PDA

View Full Version : Shqipetaret qe nuk duan te flasin shqip


taralushi
29-09-03, 18:42
Shqipetaret qe nuk duan te flasin shqip



Si thoni ju forumi, si ju vjen qe kur digjoni nje shqipetar qe flet Anglisht edhe hiqet sikur nuk di shqip, ose ndryshe flet kot per te shitur mend qe ja une di gjuh te huaj, ose tjeter din shqip po nuk dune me fol shqip se se kane qejf se e kane me te let per te folur ne nje gjuh te huaj se sa ne gjuhen e tyre. Ja psh nje rast i sotcem hyra kot ne nje chat shqipetar edhe flisnin gjuhe te huaj i thashe flisni shqip nuk donin se ashtu ju pelqente. Pra nuk e di nqs me kuptuat se per ca e kam llafin......Pra o forumista jepni mendim tuaj.. :idea:

Mbretėresha
30-09-03, 09:43
Taralushi te pershendes.

Edhe une pajtohem me ty.Me kete tregojne se ata nuk posedojne kurrfare edukate familjare ne rend te pare pastaj edhe personale.

Sot te gjithe ne kemi mesuar se paku nje apo dy gjuhe te huaja,

por keto duhet te fliten kur te flasesh me dike qe nuk e njeh gjuhen tende e jo ta flasesh me vellaun apo motren tende gjuhen e te huajve.Kjo per mua eshte me shume se krim.

Cool_Boy
30-09-03, 13:05
Tung Taralushi



Nej pyetej teper me vend e ki bo jaran pardon te qoft.



Ka shqiptare qe nuk dojn te flasin gjuhen shqipe sepse e din nje gjuh tjeter (angelishten sidomos)e mendojn se kan mrri ku me dit se ku e thojn ta harrojm gjuhen ton ametare e bohen kishe nuk po din shqip kjo eshte fakt se me ka ndodh mua . Ata njerz qe nuk dojn te flasin gjuhen ametare ata njerz nuk kan kur ni fare edukimi kur ni fare lidhje me veteveten ata menje fjal tjeter jan korrnazaaaaaaaaaaa ok.

Por taralushi besoj se e ki pa se ne mediat tona shqiptare ne dit te sodit kan zene te hyn dhe tu perdor shum do fjal angelsiht dhe ne rinijen e sodit per shembul nje po ta thame(maices nuk po i thojn maic por T-shirt, bye,party,hi e shume te tejera) ka shum shembuj tjer tashti me ja nis me fol per ato duhet me shkru tan diten more jaran.



tung te pershndes

Mbretėresha
30-09-03, 13:19
Cool_boy,sa keq po me vjen qe niku yt eshte ne gjuhe te huaj :(

amelda
01-10-03, 10:02
po eshte e vertet edhe une kame pasur rast te degjoj shqiptaret te flasin gjuhe te huaj kendej ne danimarke ........... ata thjesht nuk perdorin gjuhen tone po perdorin gjuhe te huaj nuk e di pse atyre ju duket vetja se ku medit qfare bejn apo dhe jane nese ata flasin gjuhe te huaj kur une i njof qe jane shqiptar ne fytyre po edhe ne gjeste ............. e aq me pak te flasesh gjuhen e armikut kur askush nuk e deshiron keta shqiptaret zakonisht jane nga nje qyteze ku te gjithe e dijme ...nuk jane te gjithe kuptohet ........... per disa eshte fjala ka raste nuk dijn te flasin gjuhen shqipe flasin te huaj............

Mbretėresha
02-10-03, 09:20
Kush nuk kupton ndonje fjale ne shqip,mund te lajmerohen ketu sepse

ne mesin tone mund te gjenden studiues qe mund te na ndihmojne ne kete drejtim.

Cool_Boy
02-10-03, 14:51
TUng Mbretėresha



TE pershdes per ate fjalen qe me kishe thane "Se nikun a kam ne gjuh te huaj".

Po e vrtet eshte qe nikun e kam ne gjuhen angleze ama ajo nuk do me thane gje ne jemi tu fol ketu per ata njerz qe nuk dojn me fol gjuhen ametare kur te folin me tjere e une ketu shqip po flas shqip po shkruj etj dakord?



Tung te pershndes Mbretėresha

Mbretėresha
05-10-03, 15:53
TUng Mbretėresha



TE pershdes per ate fjalen qe me kishe thane "Se nikun a kam ne gjuh te huaj".

Po e vrtet eshte qe nikun e kam ne gjuhen angleze ama ajo nuk do me thane gje ne jemi tu fol ketu per ata njerz qe nuk dojn me fol gjuhen ametare kur te folin me tjere e une ketu shqip po flas shqip po shkruj etj dakord?



Tung te pershndes Mbretėresha



Cool_Boy te pershendes.

Une plotesisht u pajtova me shkrimin tend te mesiperm,por vetem

shpreha pak keqardhje jo vetem per ty por edhe per disa tjere qe kane

pseudonimet ne gjuhe te huaja.Une me kete nuk dyshoj se nuk jeni nje djale i mire shqiptar.Te pershendes dhe te kerkoj falje per keqkuptimin.

Cool_Boy
07-10-03, 17:34
Tung Mbretėresha



Per mendimin tim ne te dyt kemi keqkupto ne kete pyetje por sbesoj se ka problem...Por vetem nje mos mendu ti apo kush te don se une uk dua te foli gjuhen shqip, niku eshte tjeter send krejt per mendimin tim dhe nuk ka ndikim..





tung pershndetje dhe respekt per ju se jeni me te vrtet nje Mbretėresha qe i kuptoni keti gjera me mire se te tjert...

MiRa007
11-10-03, 13:23
ju pershendes!



me vjen shume keq nese i ndegjoj shqiptaret( femrat si dhe meshkujt) neper diskoteka ose koncerte te shqiptarve kur flasin gjermanisht!

nuk ka nevoj me rrit mendjen ne kete menyre.pse me fol gjermanisht tukan shqip!

une jam rrit ketu e di gjermanishten sikur gjuhen shqipe veq prap nuk shes mend me kete.njehere pernjehere e planifikoj ketu ardhmerin time vetem e di qe edhe femijet e mi do te flasin ne shtepi gjuhen e nenes!

qysh ka than njani:fol vlla shqip, le't merr vesh krejt bota!!!

florim baftiu
12-10-03, 01:25
halo

mir e ke por nuk duhet me na pengu disa gjuh te huaja :roll:

adam
31-10-03, 13:39
FOLE shqipen si e ke msu pej none ..MOS u perpiq me ndrru akcentin KURRE ,, pa mar parassh se ,, a fol si katunar apo si i tiranes a i shkodres apo i qameris a po i apo....!MA E RENDESISHJA ESHTE MOS MEHARRU akcentin qe e ka fol bab e babegjysh,,,

Murgesha
31-10-03, 22:54
Une nuk po jap koment ketu po po e citoj pak poezin e te madhit Fishta



Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qė kėtė gjuhė tė Perėndis

trashėgim qi na la i pari

trashigim sja lė ai fėmis

edhe atij iu thaftė, po, goja,

qė pėrbuz, kėtė gjuhė Hyjnore

qi nė gjuhė tė huaj kur sėsht nevoja

flet e tveten lė pasdore.

jehona
01-11-03, 00:22
te pershendes murgesha, i lumt fishtes qe i ka shkru keto shkrime dhe te lumt ty qe te ka ra ndermend ti mbrojtish keto fjal dhe ti qitish ketu.......

venera
01-11-03, 11:41
keq

TOXIC_TUNA
01-11-03, 12:40
:arrow: NE GJUHEN MEDICINALE THUHET SE ME LEHTE ESHTE QE TE PARANDALOSH SESA TE SHEROSH......GURI NJEHERE KA LEVIZUR NGA VENDI I VET DHE VESHTIRE QE MUND TE KETE RAHATI PA U KTHYER ATY KU KA QENE ....VITET DHE SHEKUJT KALOJNE POR IDENTITETI DHE HISTORIATI I NJE POPULLI NUK HARROHET ......... :?: ATE GJERGJ FISHTA NGA MLLEFI ESHTE SHPREHUR<LET TA DIN GJITHE BOTA MBARE SE GJERGJ FISHTA MA NUK ESHTE SHQIPTAR>





TUNG NGA T.T RESPECT PER TE GJITHE







KURSE ATYRE QE AGJEROJN NE KETE MUAJ TE SHENJT TE KONFESIONIT ISLAM ,JU DESHIROJ QE TA KALOJNE ME ME LEHTSIM :?:

Murgesha
01-11-03, 17:29
[quote="TOXIC_TUNA"]:arrow: NE GJUHEN MEDICINALE THUHET SE ME LEHTE ESHTE QE TE PARANDALOSH SESA TE SHEROSH......GURI NJEHERE KA LEVIZUR NGA VENDI I VET DHE VESHTIRE QE MUND TE KETE RAHATI PA U KTHYER ATY KU KA QENE ....VITET DHE SHEKUJT KALOJNE POR IDENTITETI DHE HISTORIATI I NJE POPULLI NUK HARROHET ......... :?: ATE GJERGJ FISHTA NGA MLLEFI ESHTE SHPREHUR<LET TA DIN GJITHE BOTA MBARE SE GJERGJ FISHTA MA NUK ESHTE SHQIPTAR>







Zoteri T.T a ben nje shpjegim te vogel ne kete rast se nuk po kuptoj qka deshe te thuash.

Murgesha
01-11-03, 17:30
T.T a edin qka deshe te thuash apo veq tha sa per te thene diqka ju lutem.

TOXIC_TUNA
03-11-03, 12:10
:wink: ORI ZONJUSHA E RENDOMT KURRE NE JETEN TIME NUK KAM SHKRUAR DIQKA VETEM PER PLOTESIM SIQ TI E THUA TE LUTEM MOS U PREK VETEM TY DHE DISAVE NE KETE FORUM LIRISHT JU JAP LEKSIONE PER SHUME LAMI TE JETES QOFTE PROFESIONALE QOFTE TE KARAKTERIT JO PROFESIONAL EKUPTONI TANI ? :wink:







HHHAAAAAAAAAAAAAAA :wink:

Murgesha
03-11-03, 20:32
Juhuhuuu qfare fati qe paskna hy ne kete forum, Toxic_Tuna qenka profesionist ne shume lemi te jetes. Edhe mesimet sigurisht i jep gratis. Veq po kam frike se mos je pak i trashe. Me nderime Murgesha.

Zana
04-11-03, 16:49
Tung!

Ata se jan Shqiptar dhe folin Anglisht ja Germanisht,vec dojn mu livdu se kishe na jena prej jashtit,edhe une jam Prej Austris,po nuk e kam Mendjen e mardhe e me fol germanisht..se Shqipa asht ma e mire..



Zana :wink:

LIBERO_78
05-11-03, 13:16
:wink: ZANA TE LUTEM TE LUTEM SHUME MOS I NGATERRO GJERAT DHE MOS MOS U BEN KRITIKE NDAJ DIKUJT KUR VET ENDE NUK E KE TE QARTE SE NE CFARE GJUHE SHKRUAN ...........PO ME DUKET SE NE BUNDUS TE AFRIKES...PERMIRESOHU PAK ZANA PASTAJ KRITIKO..TUNG DHE ME FAL PER KETE NGASE NUK DESHTA TE TE NGACMOJI OK.. :wink:









NDERSA PER TY <MURGESHE > PASHE JEZU KRISHTIN MOS ME BEN NERVOZ E KUPTONI TANI A.......GJITHASHTU NDERIME EDHE PER TY PA REZERVE NGA ALIAS LIBERO_78 :wink:

python
22-11-03, 19:31
edhe une pajtohem me te gjith por nganjher mendoj se edhe ata qe flasin gjuh tjera kan veshtirsi me te madhe te flasin shqip sesa anglisht apo ndonj gjuh tjeter, pra po flas per shprehje, sikur une, une kisha pasur deshir shum ta njoh gjuhen shqipe te persosur, por nuk e di edhe nganjeher me vjen me leht te shprehem ne gjuhen angleze sesa shqip, pra ky eshte gabim edhe munges i imi per te cilin po mundohem edhe po bej te gjitha qe ta mesoj sa me mire

goni
23-11-03, 12:05
Shqipetaret qe nuk duan te flasin shqip



Si thoni ju forumi, si ju vjen qe kur digjoni nje shqipetar qe flet Anglisht edhe hiqet sikur nuk di shqip, ose ndryshe flet kot per te shitur mend qe ja une di gjuh te huaj, ose tjeter din shqip po nuk dune me fol shqip se se kane qejf se e kane me te let per te folur ne nje gjuh te huaj se sa ne gjuhen e tyre. Ja psh nje rast i sotcem hyra kot ne nje chat shqipetar edhe flisnin gjuhe te huaj i thashe flisni shqip nuk donin se ashtu ju pelqente. Pra nuk e di nqs me kuptuat se per ca e kam llafin......Pra o forumista jepni mendim tuaj.. :idea:

Per mua nuk ka me turp se te injorosh gjuhen tende te nenes qe e ke fol prej lindjes dhe qe tash behesh se se sdin te flasish edhe une jam plotesisht dakord me ty per kete teme

dhe duket gjithēka te behet qe keto sjellje barbare te hiqen nga ne shqiptaret njeher e pergjithmone se duhemi te jemi krenar qe e flasim njeren nga gjuhet me te vjetra ne evrope;Pershendetje te perzemerta

meti
24-11-03, 16:24
Eshte mekat te flitet ne gjuhe te huaj, kur e kemi gjuhen tone me te bukur,gjuhen shqipe.

Ne te gjitha forumet si ne ato gjermane poashtu edhe ne ato angleze, anetaret posedojne njohuri te mira te gjuhes se tyre,mirepo kjo nuk ndodh edhe tek ne.Ju shkruani shqip po me shume gabime.Ky eshte mekati me i madhe per njerzit.Atehere me mire te flasesh ne gjuhe te huaj se mos te dishe te shkrujash korrekt ne gjuhen tende.

rowenna
25-11-03, 13:34
hehhe shqip sflasin veq bugaret e ravecit ....... ata sflasin shqip ................ :shock: ata qe dokushi pi don....................... :!: :!: :!: urejte ndaj tyne vetem urejtje qe flasin gjuhen e tyre po gjuhen sllave ......................................... :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

kitaristja
01-01-04, 20:06
mendimi im esht se gjuhen e huaij ta per doresh kur te nevoitet me njerz te huaij por jo sice thoijn kosovaret ce me serbet mos te flasim serbish dhe ne ce se din

Engjellushja
12-06-04, 13:44
Un ketyre Mashkuj sja ap shansen as n Ender t shoqerohem e jo n xhgender !!! Kta sjan Shqiptar kta jan 501 Kopie Shqiptar hahahahahah i kisha shti nj thes dhe cilen gjuh ta kishin perdor ajt i kisha derguar, por dhe aj vend R..S me qen e kisha gjet vendin secilit c ik apo e nenqmon gjuhen m t bukur dhe m t embel: gjuhen shqipe! ska pas aj faj c ka then: Une dua nj Grua c fol shqip....gatun shqip dhe c dashuron SHQIP !!!! Per mashkuj::::::: Si mendoni dhe si e ndjehni vehten nese Femra shqiptare dot flet gjuh t huaj me ju????

A NUK PO JU DALIN BOLL GJERMONKAT AAAAAAA!!!??????? ishalla ngihen ata c jan keshtu, me gjuh te huaja hahahahahah se ma gjynah :-( ska me bo vehten me tendin........TURIST mu be ;-)

VARDARI
12-06-04, 14:29
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja

Vera
13-06-04, 17:44
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja
te huajen e flet e t'veten e len pasdore

Per mua eshte shum me rendesi te di shum gjuh te huaja po qe ato ti perdori vetem ne vende ku vetem ajo gjuh flitet, perndryshe nuk flas edhe shum me shqiptar ne gju te huaj perveq shqipes gjuhes EME.

Vera

betimi_15
13-06-04, 18:05
i lexova te gjitha postimet taralushi por sjam i mendimit ton sepse edhe ata qe folin english kurgja sosht sepse me dit anglishten ja she hajrin.Kurse gjuhes ToN..... :arrow: Visit The USA TARALUSHI and Go IN NeW York And LooK The PARAJS...

turisti
24-08-04, 22:49
Pershendetje o Taralush.
Une nuk muj mu pergjegj pa dit se ku jeton ti,sorry. :wink:

Tomori
25-08-04, 19:07
Une nuk po jap koment ketu po po e citoj pak poezin e te madhit Fishta



Pra, mallkue njai bir Shqyptari,

qė kėtė gjuhė tė Perėndis

trashėgim qi na la i pari

trashigim sja lė ai fėmis

edhe atij iu thaftė, po, goja,

qė pėrbuz, kėtė gjuhė Hyjnore

qi nė gjuhė tė huaj kur sėsht nevoja

flet e tveten lė pasdore.

Bashkangjitem Murgeshes

MALLKUAR QOFTE JETE MBAS JETE

KURIT E KURIT MOS U GZOFT
Amin

megi
27-08-04, 22:28
PERSHENDETJE KUSH I THOT VETES DHQIPTAR
JU PERSHENDET MEGI SWE

turisti
27-08-04, 23:50
Te pershendes dhe mire se erdhe, - megi -. :wink:

nitushe
09-09-04, 08:59
po e rrisin mendjen kishe na dikushi jena bo a se din qe deri dje jane kane bari e baresha edhe skan pas buke me u ngi mire e tash e kane msu nje gjuhe na shesin mendje po se din qe veq sharrojn edhe shkon ne dem te tyne, se mire o me dite edhe gjuhe tjera ama duhesh me dite se ku me i fol ato :wink:

DEA
14-10-04, 11:51
Diskutim shume me vend: desha edhe une te shtoj ketu diqka nje rast qe me ka ndodhur mua personalisht dhe tash qe nje muaj: dola te blej gjerat e shkolles meqe djali im hynte ne klase te pare dhe ne shitoren Handelshof pash nje puntore qe kishte te shkruar emrin SEBAHATE mbiemri sme kujtohet ,ju drejtova asaj ne gjuhen tone qe te me ndihmonte ti gjeja ato gjerat qe ishin ne liste, por ajo mu drejtrua ne gjuhen gjermane ,Wie bitte? ich verstehe Sie nicht! ( Si ju lutem? nuk ju kuptoj juve!) mbeta pa mend qfare ti them ne te njejten kohe me kaluan 100 mendime se si te sillem por prap nuk reagova ju drejtova ne gjuhen gjermane se qfare me duhej dhe ika po nga kujtesa nuk me largohet kurre dhe sote ku te shohe Shqiptare qe punojne diku largohem ne vend qe ti pyes me mire , une largohem se kam frike se po te me ndodhte edhe nje here veshtire se do te ndalem pa u zbraz! :(

Kaltrushi
14-10-04, 12:53
Mos u mundoni ta harroni gjuhen tane te bukur!!

Dea nuk je e vetmja qe i ka ndodhur kjo. Afer meje ku banoj esht nje supermarket. Aty punon nje shqiptare. Une me motren time e folem shqip se na vjen mire kur shohim dikend afer neve qe banon dhe esht shqiptar. Por ajo nau pergjigj ashtu siq the edhe ti: "Wie bitte". Na folem gjermanisht. Por ajo nuk ka menduar se na banojm afer e shpesh shkojm aty ne supermarkt. Pas nje jave qellova une aty kur ate e vizitoj nena e saj. Dhe ato normal flisnin shqip. Kur ajo me pa vetem ka mbetur. (u kuq njeher dhe pastaj u zbeh) une mund ta kuptoj at situat por esht e njejta sikur i folem na shqip. Une prap se prap shkova dhe i fola dhe e pyeta pse nuk fliste shqip por gjermanisht (por kuptohet kur u largue nena e saj)hehe ajo mu pergjigj "kam pat provoja te keqija me shqiptar dhe nuk dua te kontaktoj me shqiptar" Mund te paramendoni se qka i thash.

Une kur kam qene ne kosov u mondova qe te flisnja gjithnje shqip.

Ju pershendes shum dhe flisni shqip

PS: nese ndonjeher gaboj ne shkrim dhe nuk me kuptoni me tregoni

DEA
14-10-04, 12:59
Mos u mundoni ta harroni gjuhen tane te bukur!!

Dea nuk je e vetmja qe i ka ndodhur kjo. Afer meje ku banoj esht nje supermarket. Aty punon nje shqiptare. Une me motren time e folem shqip se na vjen mire kur shohim dikend afer neve qe banon dhe esht shqiptar. Por ajo nau pergjigj ashtu siq the edhe ti: "Wie bitte". Na folem gjermanisht. Por ajo nuk ka menduar se na banojm afer e shpesh shkojm aty ne supermarkt. Pas nje jave qellova une aty kur ate e vizitoj nena e saj. Dhe ato normal flisnin shqip. Kur ajo me pa vetem ka mbetur. (u kuq njeher dhe pastaj u zbeh) une mund ta kuptoj at situat por esht e njejta sikur i folem na shqip. Une prap se prap shkova dhe i fola dhe e pyeta pse nuk fliste shqip por gjermanisht (por kuptohet kur u largue nena e saj)hehe ajo mu pergjigj "kam pat provoja te keqija me shqiptar dhe nuk dua te kontaktoj me shqiptar" Mund te paramendoni se qka i thash.

Une kur kam qene ne kosov u mondova qe te flisnja gjithnje shqip.

Ju pershendes shum dhe flisni shqip

PS: nese ndonjeher gaboj ne shkrim dhe nuk me kuptoni me tregoni

Kaltrush e shiqova profilin tend dhe kuptova se je shume e re 16 vjeqare e qe sa kohe jetoni ne Gjermani po gjuhen e flisni bukur shyqyr qe kemi shqiptare qe me te vertet jane krenare per kombin e tyre, respekt :wink:

qika_pr
14-10-04, 16:52
Pershendetje
Ne prezentimin time ndoshta e keni pare e ceku qe kam probleme me shqipen e shkruar,por me kohe jam duke i bere permiresimet
Une kam lindur jashte Kosove,jam shkolluar atje,shkronjat shqip mi ka mesuar gjyshja dhe mami dhe gjithmon kam pas veshtersi,ne shtepin time kudo qe kemi jetuar kemi fol shqip.Kur u ktheva ne Kosove me vinte turp kur nuk i kuptoja disa fjal.U ktheva prap ne Lonnder per studime dhe kam takuar nje vajz nga shqiperia,me te cdo dite nga dy ore kemi mesuar rregulla grmatikore per autoret tane dhe tash me merr mendje qe nuk jam keq .Vullneti i mire bene cdo gje

Krokodilli
15-10-04, 09:00
Ju Pershendes Per Temen,,,, flas per ketu ku jetoj,, eshte kenaqesi te ndegjosh se si flitet gjuha shqipe ne Melbourne,,, jemi 40.000 shqiptar,, dhe te gjith flasim gjuhen shqipe,,, por eshte nje gje interesante ne KOSOVE,,, sa here te shkoj ne pushime,, ndegjoj njerez djem vajza,, qe behen kishe nuk dina me fol shqip,, dhe flasin vetem anglisht,,,,,
Me ka ndodh kete vit isha ne Ulqin,,, me ka ndodh mu taku me disa shok e shoqe,, te cilet u benin kishe nuk din shqip,,,, pasi u njoftuam dhe moren vesh se une isha nga Australia dhe kam jetu ketu per 20 vite,, te gjith u befasonin se si flisja shqip,,, dhe me ka ndodh me ka kerku falje nje person i cili kishte ardh nga Anglia,,,, me tha me vjen keq qe u paraqita si anglez,,,,, skam qka shtoj ma shume

vetem kam nje porosi ,,, pa marr parasysh ku jetojm,,, me kan shoqerohemi,,,, gjuhen e nenens mos e leni pas dore se eshte gjuha me e embel ne kete bot....
ju pershendes.....

DEA
15-10-04, 11:35
qika_pr dhe Krokodilli vetem nje fjal per ju te dy e qe perfshine shume kam RESPEKT ndaj jushe lumet na qe kemi ende si ju :)

getoar
15-10-04, 11:40
ata qe nuk flasin shqip kam mi vra me dore timen

Krokodilli
22-10-04, 10:07
qika_pr dhe Krokodilli vetem nje fjal per ju te dy e qe perfshine shume kam RESPEKT ndaj jushe lumet na qe kemi ende si ju :)
DEA gjithashtu respekti nuk mundon nga ana ime,,,,
te pershendes kudo qe je

Kercovari
22-10-04, 13:11
Mos e haroni gjuhen Shqipe.
Ndaj fatin me shum shqiptare te cilit nuk kan pas mundesi te arsimohen ne gjuhen shqipe nga shkaqe te natyrave te ndrushme.Edhe une vete pas shkolles fillore edhe qate pak arsimim e kam kryer ne gjuhen serbe dhe maqedonishte,por gjithmon ne zemer kam alfabetin shqip,dhe fjalen e embel shqipe edhe pse pasojat ne te shkruar dhe folur jen evidente per ato qe e njohin shkelqyeshem gjuhen shqipe.
Por ,per te qene habija me e madhe shume te rinje shqiptar ketu ne Zvicer ne mes veti komunikojne ne gjuhen gjermane.Jam edhe vete deshmitar gjat nje kursi gjashtemujor(Menagjim tregtie),kam pasur edhe pese vajza shqiptare te cilat edhe ne kohen e pushimit komunikonin ne gjuhen gjermane,deri nje dite kur me plasi shpirti dhe u thashe:Ndal!Mjaft me!Se nenat e juaja flasin shqipe apo jo!?.E,me pastaj punet ndryshuan krejtsishte.

ylleza
24-10-04, 15:26
te lumte ashtu eshte sa bukur te ka ra ndermend te citosh vargjet e fishtes :wink:

ylleza
24-10-04, 15:28
te lumte murgesh sa bukur te ka ra ndermend te citosh vargjet e fishtes

Tomori
24-10-04, 16:18
-Keta indivit, per mendimin tim jan ,,njerez" te deshtuar nuk vlejn as sa nje miz, per mua personalisht po pata mundesi e kisha shkel pa asnjefar meshire, dhe nuk dot ndihesha me faj ne jet, se ja kam mar jeten kti mikrobi :wink:

kalorsi
22-05-05, 11:02
per ta dashur dhe folur gjuhen e nenes duhe ta duash nene,ta duash me zemer dhe respekt
atehr do te duash edhe gjuhen qe ajo ta ka mesuar por disa e kan humbur ket dashuri dhe respekt
dhe jetojn ne nje bot te iprovizuar dhe perdorin gjuh te iprovizuar per komunikim
me vije keq shum per ket kategori njerzish qe jan shum te varfer nga mendja dhe logjika
pra me nje fjal jetojn ne boten e vet qe mendojn se ju kan pershtatur shum mir por gabojn .keta njerz duhet ndihmuar dhe duhet te na vij shum keq per mendjen e tyre te varfer.une nuk mendoj se ne qoft se dikush njeh shum gjuh dhe i flet ato por jam per ata njerz qe me bashkombasit e tyre flasin ne gjuh te huaj .kurse mos te flasim se si komunikojn ata me prindet e tyre thuaj se fare e te gjoret ata prind qe kurr nuk ja arrin te bejn nje bised ne raportin femij prind

titi
31-05-05, 04:09
:!: :!: :!: ATA E URREJN VETEVETEN :!: :!: :!:

Rizuana
26-10-08, 15:37
....jane nje HIC.

jadore
28-10-08, 00:07
titull shume provokues , nuk e besoj qe ka shqiptare qe nuk flet gjuhen amtare ,
per shembull mua me fasionojne te rinjet e lindur ne diaspore , aq bukur dhe rrjedheshem e flasin gjuhen sa qe shume here me vie turp jam e arsimuar ne gjuhe amatare dhe pa dashtas me shkasin barbarizma apo fjalorin e kam ne shume situata te varfer krahas tyre..

Murgesha
29-10-08, 11:39
Nuk i arsyetoj ata qė pėrdorin gjuhėn tjetėr nė biseda mes vete.
Por fatkeqėsisht kėsaj edhe nuk mund ti iket sidomos ne qė jetojmė jashtė trojeve shqiptare. Edhe pse nė dukje fėmijėt tanė flasin rrjedhshėm gjuhėn tonė kam vėrejtė se kan shumė problem pėr ta kuptuar atė.

_ELI
03-11-08, 18:16
Pėr tė rritur oshtė turp, pėr fėmijet oshtė turpi i prinderve.

Urata
03-11-08, 19:10
...sa shume deshire kisha pas me ju pas afer shume pjesemarrsve ne kete teme, me ju pa ftyren e vertet tuajen dhe femijet tuaj t'ju shihja/degjoja si dhe sa komunikoni shqip ne ato vende ku ndodheni...


ps: nje mik shqiptare, me profesion prej diplomati, i cili e din/flet gjuhen e drejte shqipe gjithemon e degjoj duke komunikuar ne Anglishte me femijet e tij, sa here qe na rastis te flasim apo shkruajm ne gjuhen shqipe dhe degjon/veren gabime gjuhesore na kritikon dhe korekton... eshte shume shqiptare i flaket dhe e don shume Shqiperin... flas nga veprat e tij...!

...femijet e mi flasin anglishte/frengjishte ne mes vete e edhe me neve.Komunikojne ne msn me njerezit andej oqeani dhe kane shkrim me te drejte/korrekt shqip sesa ata andej qe jetojne e mesojne vetem ne shqip...!


nga hije e realitetit,
Urata

~~~vera~~~
10-11-08, 12:45
...sa shume deshire kisha pas me ju pas afer shume pjesemarrsve ne kete teme, me ju pa ftyren e vertet tuajen dhe femijet tuaj t'ju shihja/degjoja si dhe sa komunikoni shqip ne ato vende ku ndodheni...


ps: nje mik shqiptare, me profesion prej diplomati, i cili e din/flet gjuhen e drejte shqipe gjithemon e degjoj duke komunikuar ne Anglishte me femijet e tij, sa here qe na rastis te flasim apo shkruajm ne gjuhen shqipe dhe degjon/veren gabime gjuhesore na kritikon dhe korekton... eshte shume shqiptare i flaket dhe e don shume Shqiperin... flas nga veprat e tij...!

...femijet e mi flasin anglishte/frengjishte ne mes vete e edhe me neve.Komunikojne ne msn me njerezit andej oqeani dhe kane shkrim me te drejte/korrekt shqip sesa ata andej qe jetojne e mesojne vetem ne shqip...!


nga hije e realitetit,
Urata

Nese femijet e ketij zotris e flasin shqipen shume mire ,pse mos ta flasin edhe gjuhen angleze e frenge.Nese mundohet prindi t'ia mesoj femijes nje gjuhe te huaj para asaj shqipe nuk mund ti thot vetes shqipetar ,le te jet me qfar profesioni te jet.Shqipetaret e kan nje budallaki ne vete ,mburren me emrin shqipetar e gati shume rralle ka shqipetar ,ne perndim thojn po merzitemi shume ,sikur ne vend tendin nuk eshte ne dhe te huaj ketu nuk degjon njeri shqip shume rralle po cka te bejm,e ne dyqan kur e verejn qe hyri nje shqipetar ikun sa te mundin nga ai vetem mos ta din qe eshte edhe ky shqipetar,kjo eshte shqipatria jone e sotme .