PDA

View Full Version : Bisedimet Prishtinė-Beograd


Dilaver
06-10-03, 12:36
Pse subjektet politike edhe nė ketė rast nuk kanė njė platformė dhe qendrim tė perbashkėt nė lidhje me bisedimet me Beogradin.

Unė kam pershtypjen se ėshtė proces i pashmangshėm dhe nėse ky dialog bojkotohet apo nuk dilet me njė qendrim dhe platformė koncensuale, do tė jetė njė deshtim dhe njė humbje e madhe per Kosovėn e nė veqanti humbja e pėrkrahjes dhe ndihmės nderkombėtarė per zgjidhjen e statusit final tė Kosovės.



Cili ėshtė mendimi juaj?

ODEONI
06-10-03, 15:54
Tung shoki i jem



Une me ty po shkruhna ne gjuhen e popullit te cilit i takoj, pra popullit tem qe e flet gegnishten e qe vehtes i thot shiptar i kosoves.



ma se pari nje gjo ta sqaroj ty edhe tanve shiptarve te kosoves por qe do prej jush e keni harru se jeni qasi fare a lloji dmth shiptar te kosoves, por duke i ngu do llafe te nacionalistave te stilit te Emrush Xhemajlit po delni shiptar te asnje vendi, dmth as te kosoves e as te shipnise e as....



Dialogu....



Ngo shoku i jem qka po te thom une dosti, nese na nuk shkojm ne bisedime me shkijet prej neve ka me met veq vendi pa gjin e thmi, ngase sa kam marr vesh une duhet mu perserit cecenija edhe ktu



qikakq e pata me ty e sa per informim plotesues nese mendoni ju shiptaret e unisuem se TMKja ka me ju mbrojt veq po te kallxoj edhe ni gjo shkijet kur e kan marr maliosheven ne ofansiven e 98 tenkat e haubicat e tyne udhes shkojshin me 60 ne ore kesaj rradhe kan me shku 100 neore per me hy ne kosove



selam

doni
10-10-03, 00:17
Shefi i UNMIK-ut Harri Holkeri, duke folur pėr dialogun mes Prishtinės e Beogradit mė 14 tetor nė Vjen, tha sot se koha po kalon dhe pėrgatitjet duhet bėrė. Holkeri theksoi se dera ėshtė e hapur, ndėrkaq bisedimet janė njė derė shumė e rėndėsishme pėr ta bėrė njė ditė tė panevojshme praninė e UNMIK-ut nė Kosovė. Sipas tij, afati i fundit ėshtė 14 tetori, por shtoi se duhet tė vazhdojnė pėrgatitjet dhe diskutimet me miqtė e Kosovės sesi do tė veprohet.

Holkeri ka lėshuar edhe njė deklaratė nė tė cilin ka konfirmuar qėndrimin e shefave tė zyrave tė 'kuintit' nė Prishtinė pėr zgjerimin e kapaciteteve qeverėsise tė institucioneve vendore. Andaj qė nga fillimi i vitit tė ardhshėm njė gjė e tillė do tė ndodhė nė fushėn e energjetikės dhe tė bashkėpunimit ndėrkombėtar.

doni
10-10-03, 13:49
Pėrfaqėsuesi i lartė i Bashkimit Evropian pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana u ka deklaruar gazetarėve se dialogu ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit ėshtė esencial pėr Bashkimin Evropian. Ky dialog duhet tė nisė nė datėn qė ėshtė parashikuar tė fillojė, do tė thotė mė 14 tetor, ka thėnė ai.

Bashkimi Evropian as qė dėshiron tė dėgjojė pėr mospjesėmarrjen e delegacionit tė Kosovės nė Vjenė, siē nuk dėshiron tė flitet pėr asnjė zhvendosje date ose pėr ndryshim nė pėrbėrje tė delegacioneve, pėrveē atyre qė Hari Holkeri i ka ftuar nė bisedimet e 14 tetorit. Ky ėshtė qėndrim i prerė i BE-sė.

"Nėse nė Vjenė marrin pjesė pėrfaqėsuesit mė tė lartė tė BE-sė, tė NATO-s apo tė Grupit atėherė ėshtė e natyrshme tė presim qė mė 14 tetor nė kryeqendrėn austriake tė paraqitet edhe niveli mė i lartė institucional i Kosovės, apo mė mirė tė themi presim Presidentin dhe Kryeministrin", thanė zyrtarėt e Bashkimit Evropian.

Ndėrkaq, njė zyrtarė i lartė i BE-sė ka thėnė se nėse nė Vjenė do tė jetė bashkėsia ndėrkombėtare e pėrfaqėsuar nė nivelin mė tė lartė, pra me Havier Solanėn, Kristofer Paten e Lordin Robertso, Lari Rosinin e tė tjerė, atėherė me siguri nuk mund tė pritet qė nga Kosova tė vijė kryetari i komunės sė Graēamnicės.

Por ata kanė shprehur bindjen se pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės do tė vijnė nė Vjenė, pavarėsisht nga hezitimet qė po dominojnė kohėve tė fundit nė skenėn politike kosovare. Kėto burime tėrheqin vėrejtjen se nė rast tė dėshtimit tė takimit tė Vjenės Kosova do tė ketė pasoja shumė serioze.