PDA

View Full Version : Kur u formua uēk-ja, si dha sa!!!!!

Online
24-10-03, 00:47
Pėrshėndetje

Pra tema ishte se kur u formua uēk-ja,pra ne cilin vite, si u formua ajo dhe nese mendon dikush qe kan qen me shume se 1 uēk dhe e ciles parti ka qen kur u formua ajo, apo ide e kujt ka qen ajo

tung

fadil
24-10-03, 06:13
pershendetje:

nuk jam shum i sigurt per kete por UĒK-ja me duket se eshte formuar ne vitet 91-92?

por nje jam shum i sigurt se ideator te emblemes se Ushtris Ēlirimtare te Kosoves kan qen Emrush Xhemajli dhe Ali Ahmeti.

Rrespekti u takon atyre qe e rrespektojn veten dhe vlerat e kombit te tyre....

Beni_gjk
26-10-03, 20:10
valla me bo me te ni se nuk ki shkru per xhavit halitin si ideator i emblemes edhe i krejt UQK ko me tu prek keq a po nejse e din edhe ai se ska qen as ai e as keta qe i ki qit ti

Themeluset zoteri kan qen Adem Jashari, Sali Qeku dhe Zahir Pajaziti per keta do te shkrun historia e jo tjer njerz e sa per formim eshte formu ne fund te vitit 1990 Mos mundohi me qit emra tjer se po ju piskasin keta jan te vertetit

MEDALIM
27-10-03, 09:20
Ju pershendes dhe jau urej Ramazanin muajin e bekuar per muslimanet,

Kurre eshte formua dhe kush e ka formua UĒk-en edhe une nuk jam i sigurt,por e di se historianet ne ta thon fjalen e vete,do merren me kete pun,per na mjafeton qe tju jemi mirenjohur deshmoreve dhe lufetarve te liris,duhet te kemi kujdes mos te bejm propogand politike dhe shpifje ne emen te tyne.

Ju uroj cdo te mire MEDALIM

vullneti
11-12-03, 13:54
mire e ke Medalim...po kur do ta japin historianet...dikur voooone...atehere ndoshta kur do te mund te shkruhet lirshem..pa tute ,pa e damkos asnje parti...se tani per tani...realiteti eshte laaaarg

kaedhemazi
23-12-03, 03:40
sipas Informatave qe posedoje une eshte formuar ne vitin 1990 dhe ka qendruar direkt nen Urdherin e Dr.Fehmi Aganit.

progoni
24-01-04, 00:19
Grupa e par pėr vetmbrojtje tė Kosovės ėshtė formu nė shtatorin e viteve 90,me autorizimin e Kryetarit Rugova nė emėr tė partive politike nė ishjugosllavi e nėnėshkruar nga:
Ramiz Alia (atėher kryetar i Republikės Popullore tė Shqipėris)
Sali Berisha (atėher kryetar i opozitės shqiptare)
Ali Aliu (atėher kordinator pėr diasporėn shqiptare pran LDK-sė)
Hafiz Gagica (atėher pėfaqsues i Ldk-sė pėr diaspor)
Kan qen dy grupe i pari 53 veta nga gjithė hapsira shqiptare nė ish-jugo pra edhe nga maqedonia.
Edhe grupi i dyt kishte te 50(nuk jam i sigurt pėr nr. e grupit tė dyt)
Pėr her te par nė form tė organizuar tė veshur me uniform ushtarake ushtrimet do ti bėnin nė malet e dajtit(vendi Surel i Shqipėris)
Udhėheqės i ktyre ushtrimeve do tė jet Heroi i yn Kombtar i pavdekėshmi SALI QEKAJ.
Me formimin e Qeveris sė Kosovės do tė lindin probleme pėr financimin e ktyre grupeve nė aksionet e tyre ku edhe Heroi Legjendar Adem Jashari do tė vinte nė Shqipėri nė bised me Bujar Bukoshin aty do tė mundsohet tė ndėrmjetson i madhi prof. Fehmi Agani.
Ata kishin bėr kalimin nė Kosovė tė armatosur dhe me arm tė tjera nga Shqipėria pėr her tė par nė mėnyr tė organizuar tė udhėhequr nga Heroi Sali Qekaj.
Nė grupin e par ishte Heroi tjeter Zahir Pajaziti.
Nė grupin e dyt legjenda vet Adem Jashari.
Kurse nė dyt kush tjetėr tė MADHIT qė veq zoti diti tė na lind SALI QEKAJ.
Nga kta pjesmarrės nė kėt veprimtari pėrveq ktyre herojėve jan e dhjeta tė tjer qė sot nuk jan me tė gjallėt siq ėshtė prof. i nderuar nga Ferizaj Ahmet Hoxha Xhevat Qerimi e tjerėt lavdi paqin.

fadil
31-01-04, 20:42
pershendetje:
ky esjhte trillim!
nuk meriton te shkruhet apo te demantohet se eshte krejtsishte trillim pa asnje te vertet!

Zero Cool
31-01-04, 20:51
progoni edhe kaedhemazi mos shihni ėndrra me sy hapur .
Dikush pyti azje pėr UĒKnė e jo pėr grupe tė ndryshme po leje kėtė muhabet se historia e tregon njė ditė ma mirė...

progoni
01-02-04, 00:23
Fadil un pajtohem qė kjo nuk tė pėlqen por ėshtė e vėrtet.
Ke dėgjuar Ti pėr prallėn e urthit, kur i drejtohet nėnės se un po sheh.
Nėna i pėrgjigjet:
Eh biri i im tė dua mė sė shumti nė kte jet por e vėrteta ėshtė se Ti nuk sheh.
Shiqo librin e Zahir Pajaziti i ke edhe fotot tė 53 vetave para monomentit tė Skenderbeut nė Krujė,nuk e kam shkru unė por njėri nga Ju.
Adem Jashari,Bujar Bukoshi, Muj Rugova,Rifat Jashari jan taku nė Shqipėri nė 92 njė foto e asaj kohe ėshtė botu nė tė pėrditshmėn Bota sot(Adem Jashari dhe Ibrahim Rugova).
Argument tjetėr sulmi nė Prekaz 91 pjesėmarrės ka qen nė grupin e dyt edhe Murat Jashari(lexo:intervist me Rifat Jasharin nė Zėri ditor ).
Zero Cool kur ėshtė emėrtuiar UQK(apo uzurpuar nga njerėz tėtjer ėshtė tem tjetėr qė do tė merret historia me tė-pajtohem me Ty).
Sa jan grupe tė ndryshme nuk e dij veq dij diq tjetėr se jan celulat e para tė UQK sė ardhshme ,njėherit kan ushtru nė kazermat shtetrore tė shtetit Shqiptar me miratimin e strukturave tė atėhershme shterore nga oficir tė akademis ushtarake tė Shqipėris.
Mos tė ju dhemb aq shum kjo e vėrtet se tė tjerat dhembin mė shum e ato gjat luftės nuk po flasim kėsaj here.

fadil
01-02-04, 14:51
pershendetje:
Bota Sode dhe ju te ndjeret per te fituar poena politike e keqperdorni emrin e Adem Jasharit se kinse ai ka bashkpunuar me Rugoven!
kjo eshte e quditshme veq te mendohet pasi qe Rugova Adem Jasharin dhe bashkluftaret e tije i ka quajtur dore e zgjatur e serbis, a te kujtohet kjo?
a e ke pare ndonjeher kaseten kur Adem Jashari,Hamz Jashari dhe daja i tyre ne nje ingjizim ne oden e Shaban Jasharit thoshin Rugova po mendon se Kosova qlirohet me lutje , thoshte Hamza jo jo per ta qliruar Kosoven duhet Luftuar!
edhe kjo eshte e parendesihme per juve sepse ju nuk jeni te interesuar te postoni fakte ne kete forum por keni qellim qe te shkruani trillime qe per ta pastruar te kaluaren e juaj te turpshme ti akuzoni ata qe ja kthyen identitetin ketij Kombi Kosoves!

me thuaj a ka thene Rugova se Ushtria Qlirimtare qe ne ate kohe e komandonte Adem Jashaari eshte dore e zgjatur e serbis?
pres pergjigjje te sinqert ne kete pyetje nga ti!

progoni
01-02-04, 18:36
Fadil mė ke ftuar pėr pėrgjegjėje tė sinqert do tė pėrgjigjem.
Po ishte njė deklerat e till nga presidenti Rugova por ishte kėshtu se nuk dij pėr kėte aksione mund tė jet edhe dorė e zgjatur e serbis ishte fjala kur kishin filluar atentatet ndaj intelektualve shqipėtar(ishte bėr tentim vrasje ndaj Sabri Hamitit ,Enver Malokut e tė tjerėve).Deklerata ishte pas kėtyre aksioneve (mė pastaj kjo deklerat ėshtė keqpėrdor nga Baton Haxhiu).Pėr rastin e Prekazit ka thėn tekstualishtė"Jan patriot tė frusruar qė mbrojėn pragun e shtepis",vlerso nė at kohė dhe nga pozita qė kishte Ai atėher.
Nuk jam telall i Botės sot nuk tė solla si argument asnjė artikull tė saj ,vetėm fotografin meq ėshtė publikuar,tė solla argumente tė publikuar nga Ju.
Pajtohem me Ty qė ka luftuar Adem Jashari po kush ėshtė shitur si komandant nėpėr Tiranė pyete Azem Sylėn.
Po e kam par atė kaset dhe po tė tregoj ku e kam parė:
Nė zwilingstr nr.2 ė Munchen atėher banesa e Rifat Jasharit (tash nuk banon aty se nuk e kisha publiku),kasetėn e kam par para Milaim Zekės qė Ai mė von e publikon njė pjesė tė saj atė kaset nga Prekazi e ka sjell Sali Kaqkini nga Llausha pra vendas i dajės sė tyre(Osman Geci qė Ju nuk po i dini emėrin).
Nė asnjė rast Hamz Jashari nuk thot se Rugova ėshtė trathtar i shitur siq thoni Ju,normal qė thot se me kėshtu nuk shlirohet Kosova bile baci Shaban thot disa thojn kėshtu kurse ne kemi gjetur kte rrugė(kjo ishte pėrafėrsisht mund tė mos e pėrpikėt tekstualisht),ndėrsa Ademi flet mė konkretishtė pėr paknaqėsin e finansimit me emra konkret qė ti kam cekur mė lart qė nė kasetėn e Milaim Zekės nuk jan publikuar kėrko origjinalin i gjen.
Bindu se kesh i sinqert .
Dhe un u pėrgjegja se mė kishe ftuar pėr pėrgjegjėje ndryshe nuk jam i interesuar mė tė vazhdojm kėte diskutim un dhe Ju nuk mund ta bindim njėri tjetrin (pse nuk dojm)le tė vlersojn te tjerėt se cila ėshtė e vėrteta.

kaedhemazi
09-02-04, 05:56
UCK-ja( me mire te mos ishte formuar kurre ) sepse ka egzistu Ushtria ,ku edhe vet Adem Jashari ka qen pjestare.
Emri UCK nuk ka pas nevoje te egzistoje ,emri FARK mjafton edhe i tille do te mbetet ne Zemren e Popullit.Kete emer nuk e kam zgjedhur une por
bijet me te menqur dhe me burrerore te Kosoves,Dr Fehmi Agani dhe Dr.Ukshin Hoti me fjale te tjera Elita e Kosoves ne ate kohe.

data
23-02-04, 22:20
Harrova si filloj kjo teme ketu!!!!!!!

Kush,ne c“vend ,dhe si,dikush kishte afishu ne menyre amatoreske me FAKTE=0.
deri ne vitin 1992-93,kur u shperbe m.b.gje qe erdhi nga DEKONSPIRIMI,i sahan lepresve te sllaveve(ketu mendoj per pasardhesit e Titos-TITISTEVE)te gjith ishin se bashku.
Mundet me qen edhe ndoj musafir ne forum qe ka mare foto me ta ????
Ata qe thirren ne emer te Mr.Ukshin Hotit,dhe barazojne me Aganin,duhet te mendojn pak me mire.(na ishte ne nje kohe nje Agani qe kerkonte zgjidhje ne kuader te Sllaveve te cunguar,menjeher pas Dejtonit,ka fakte)
Na ishte nje here nje i madh Mr.Ukshin Hoti,te cilin e likuidoi po kjo klika e titisteve,burgu i pare,i dyti,dhe i treti!?(ata te madhin Mr.HOTI,e shifnin me nje sy tjeter,dhe etiketohej per prishje te vllazerim -bashkimit,lexo,J.Buxhovi,karakushi,Agani,Rugova,et j etj)
Partia ne pushtet pa Shtet,likuidimin e figurave te veta,e arsyeton me intriga alla sllave,lexo serbi nga Gjilani,me primje pedofile!!!!
Xhemajl Mustafa,ish poroti i viteve te 80-ta,u vra vetem e vetem se ne mbledhje komomerative te Enver MAlokut,ne referatin e tij nuk etiketoj UCK-ne, per sherbimet sllave,mu per kete edhe LIKUIDOHET.
Pas kesaj vie,vrasja e sherbtorit te ushtrise sllave(t.zema,qeshtje biznesi UKA I RUGOVAJVE-T.Zema)vrasja e RRAcit,nga Klina,A.K.klines(kryetar)vetem e vetem, se ishte per nje kooperim te perbashket per te miren e komunes,se bashku me partite qe percetojshine ne ate asamble komunale.
etj etj.....
ATA CE FORMUAN UCK-ne,KTO GJERA I KISHIN VEREJTE NE FILLIM;DHE MU PER KET LARGOHEN, NGA NGA BASHKPUNTORI I ATIJ QE BENTE MASAKRA NE BOSNJE,DHE KROACI,NJERIU QE I THUHET "akademik"ME SA VEPRA TE SHKRUARA HEHEHE :roll: :idea:

P.S. "Je i lire me bajte burrnin t“ande,je i lir me u shburrnue"§518

kaedhemazi
24-02-04, 03:42
Na ishte nje gazet dhe shkruante aty ketu dicka dhe na ishte nje i shkret qe e lexonte dhe na rrefente se cfare shkruan ne te........dhe na ishin te tjeret diskutues qe nuk i besonin.........
cka ishte kjo??
Pakic Kombetare

eltoni
24-02-04, 09:07
data dhe fadil ja faktet se kur eshte formuar Ushtria e Kosovės.

Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshem lidhur me pėrgaditjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo verimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Megjithatė, ekziston pėrshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftėn sipas shijės sė krahut politik qė i kanė takuar gazetarėt. Veē shijes sė gazetarėve dhe bindjeve politike tė tyre, shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjindeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasėve, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prap kanė vėrshuar shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Salih Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervisten e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren “Bota sot” mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn “Zėri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren “Bota sot”, e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, tė flas mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj. (S.K)

Prill 2003 / Intervistuanė: Sefedin KRASNIQI dhe Beqir KAMERAJ

PYETJE: Sikur shumė ushtarė dhe komandantė edhe Ju keni folur disa herė pėr gazetėn “Bota sot” pėr luftėn. Pėr shkaqe qė tashmė dihen, asnjėherė as Ju nuk keni mundur t’i thoni tė gjitha gjėrat qė keni dashur. Ēka ka mbetur ende pa u thėnė? Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēkajt me kėto grupe?

Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgaditjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit Shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėta tre janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgaditėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr soldateskės serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pregaditjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.

PYETJE: Atėherė na thuani diēka mė imtėsisht, pėr pregaditjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.

Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēer nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse nė sa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drjetimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pregaditje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė Grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.

PYETJE: Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarke?

Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndyshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė deshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.

PYETJE: Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?

Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.

PYETJE: Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.

SI HYRI NGA SHQIPĖRIA NĖ KOSOVĖ GRUPI I ISHTARĖVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS, PREJ 33 VETAVE, I KOMANDUAR NGA SALIH ĒEKAJ?

PYETJE: Atėherė, si qėndron puna me Grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?

Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ka ushtruar nė Surel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake.

Pasi unė bashkė me shumė djem tjerė tashmė i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicėra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgaditjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare.

Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.

PYETJE: Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr tu futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ky komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?

Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgaditeshin tė futen nė Kosovė.

Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta ceku, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrserisė, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gadi e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt.

Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucinet e atėherėshme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.

PYETJE: Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?

Saim Tahiraj: Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja.

Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merrė njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mengjesit dhe u vendosen nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit.

Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgaditjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu.

Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgaditur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit “Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės”.

Veē kėsja ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.

LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:

Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
1 Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2 Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
3 Saim Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
4 Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
5 Muharrem Bobi Prizren 7350 4 120/150
6 Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
7 Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
8 Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9 Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
10 Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11 Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
12 Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
13 Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
14 Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
15 Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
16 Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
17 Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
18 Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
19 Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
20 Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
21 Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
22 Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
23 Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
24 Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25 Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
26 Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
27 Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
28 Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
29 Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
30 Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
31 Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
32 Jakup Limani Shkup 411651 4 120
33 Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
Gjithsejt 33 132 3960

Me datėn 08. 12. 1991
Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj

PYETJE: Kush kanė qenė anėtarėt e grupit tė Gjilanit?

Saim Tahiraj: Ndėrlidhja me ēerdhėn nė Ferizaj (Ahmet Hoxha) ka qenė Imer Halimi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė Dega Gjilan, ndėrkaq organizatorė pėr regrutim: Fadil Kajtazi, Lutfi Haziri, Naim Behluli, Naser Latifi, Ramiz Ramadani.
Nė grupin e parė tė shqiptarėve nga Kosova qė kanė marrė pjesė nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri kanė marrė pjesė edhe kėta tė rinj nga Gjilani. Udhėheqės i grupit ka qenė Ramiz Kelmendi nė ndėrkohė qė nė kėto ushtrime kanė marrė pjesė Hysen Agushi dhe Halil Halili.

Vendi i takimit para nisjes ka qenė shqėpia e raif Cernicės, nga fshati Starasellė komuna e Ferizajt. Takimi i parė ėshtė bėrė me anė tė taksive “furgona” nėpėr Greqi, mirėpo grekėt nuk kanė lejuar kalimin nėpėr territorin e tyre. Ndėrkaq tentimi i dytė, ėshtė bėrė me aeroplan nga Shkupi pėr Zürich, Zürich - Trieshtė, Triestė-Durrės me anije.

Nė portin e Durrėsit pritja ėshtė organizuar me Salih Ēekajn dhe Zymer Berisha. Grupi tjetėr nga Gjilani, i cili po ashtu kursin nė vitin 1992 pėr veprime tė posaēme nė kuadėr tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės janė: Ramiz Ramadani, Fadil Kajtazi dhe Naser latifi.

Organizatorė nė Kosovė ishin Ahmet Hoxha nga Ferizaj, i vrarė gjatė luftės.
Shkuarja: Ferizaj-Shkup-Sofje-Tiranė (Rinasi).
Kthimi: Tiranė-Bled (Slloveni)-Shtutgart-Dyzeldorf-Shkup-Gjilan.
Pritja nė Tiranė: Ali Aliu dhe Zymer Berisha.
Pritja nė Bled: Ramush Tahiri, zėvendėsi i Kryeministrit.
Pritja nė Shtutgart: Fehmi Agani, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Hafiz Gagica dhe Shaqir Shaqiri. /BM.

PASI MORI 12 KALLASHNIKOVĖ, ADEM JASHARI THA: “ME KĖTO ARMĖ, I GJALLĖ S’KA KUSH QĖ MĖ DEL PĖRPARA”!

PYETJE: Ku ishit Ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?

Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.

Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.

PYETJE: Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?

Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak”? Ademi iu pėrgjegj, “me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara”. Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.

PYETJE: Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?

Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn “Bota sot”, ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės “Zėri” ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė.

Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė “Zėri”. Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.

E PYES XHAVIT HALITIN, PSE SALIH ĒEKAJ, ADEM JASAHRI E ZAHIR PAJAZITI NUK JANĖ PYETUR FARE PĖR PAGĖZIMIN E UĒK-SĖ?

PYETJE: Si i spjegoni atėherė ata zėra qė kanė propoganduar se Salih Ēekaj nuk ka qenė njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė, nuk ka kryer asnjė aksion dhe ėshtė vrarė duke u futur nė Kosovė? Mė i zėshmi ndėr ta ėshtė Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.

Saim Tahiraj: I di dhe i njoh tė gjithė ata qė flasin pas shpine. Ndėrsa, Shefqeti ka edhe njė faqe interneti ku figurojnė disa artikuj tė botuar mė herėt nė gazetėn “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme. Nėse dikush ka tė drejtė tė merret me keto gjėra, mė sė paku ka tė drejtė tė mirret pikėrisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem njė tė drejtė, tė flas vetėm pėr aktivitetin e LDK-sė nė Zvicėr derisa ka qenė anėtar i Kryesisė. Me pėrgjegjesi po e them, se njė javė pasi grupi i Salih Ēekajt i ka bėrė disa aksione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme dhe mė kanė lutur tė antarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt. Kjo qė ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, pėrkundrazi, me shkrimet e kohėve tė fundit ma ka forcuar bindjen pėr etikėn e tij cakiqiane.

Ndėrsa sa i pėrket themelimit tė UĒK-sė, unė pajtohem se pagėzues tė UĒK-sė nuk kemi qenė ne. Por me kėmbėngulje e them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve edhe pse disa persona pėrgjegjės nuk i kanė kryer detyrat me tė cialat kanė qenė tė ngarkuar. Sa i pėrket pagėzimit tė UĒK-sė, do tė ishte mė sė miri tė dakordohen mes veti, ata qė lėshonin komunikata nga Zvicėra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumė shokė kryenin aksione nėpėr Kosovė.

Mundėsisht tė dalin me njė qėndrim ku dhe kur u pagėzua UĒK-ja, kush ishte i pranishėm, a ka procesverbal dhe a u inēizua ai moment. Deklaratat nė shtyp se “kur ėshtė themeluar UĒK-ja, Ademi ėshtė gėzuar shumė (R.Selimi) apo “unė e themelova UĒK-nė mė 28 e 29 nėntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit nė “Zėrin” se “LPK e ka themeluar UĒK-nė”, mė herėt i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, nė librin e tij thotė se “LPK i ka lėshuar 47 komunikata nė emėr tė UĒK-sė”!!! Ndėrsa unė e pyes Xhavit Halitin, a janė pyetur Salih Ēekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti pėr pagėzimin UĒK-sė dhe a kanė bartur kėta emblemen e UĒK-sė?

Pastaj komunikatat qė i lėshonin nga banesat e ngrohta nė Zvicėr nė emėr tė UĒK-sė pėr aksionet e tyre, a e kanė pyetur ndonjėherė Salih Ēekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e kėtyre komunikatave dhe faksimilin me nėnshkrime tė komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Nga tė gjitha shkrimet qė kam lexuar deri tash, ata flasin pėr komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnė se Ademi ishte edhe anėtar apo komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-sė nga Perėndimi kanė qenė denoncimi mė i rėndė dhe dekonspirim mė fatal, qė pėr kapuq tė madh, i ėshtė bėrė organizimit ilegal tė armatosur kundruell forcave serbe?! E them kėtė nga fakti se nė disa raste ende pa lėshuar Kosovėn Grupi i Salih Ēekajt, pas kryerjes sė aksioneve, LPK-ja ka lėshuar komunikata duke u bazuar nė lajmet e televizionit tė Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirės dhe nevojave tė politikės gjakpirėse tė Millosheviqit. Le t’u tregojė shqiptarėve Xhavit Haliti pse komunikatat lėshoheshin nė emėr tė UĒK-sė kur ne qysh nė vitin 1991 jemi futur nė Kosovė me uniforma ushtarake por pa emblema tė UĒK-sė.

PYETJE: A ėshtė i gatshėm Grupi i Salih Ēekajt tė merrė pjesė nė ndonjė simpozium pėr t’i qartėsuar tė gjitha kėto gjėra? A jeni nė gjendje tė ballafaqoheni publikisht me ata qė aq shumė pas luftės u promovuan nė shpinė tė UĒK-sė?

Saim Tahiraj: Po natėn dhe ditėn, nė gazeta, nė radio, nė televizion apo nė ēfarėdo sesioni apo simpoziumi tė organizuar nga historianėt apo sesione tė ndyshme shkencore. Por jam thellėsisht i bindur se ata nuk janė tė gatshėm pėr kėtė sepse nuk janė mėsuar tė flasin me gjuhėn e fakteve por me gjuhėn e forcės.

PYETJE: Tė kthehemi edhe njėherė si vazhdoi puna mė tutje me pjestarėt e grupit nė fjalė? Disa prej tyre shumė shpejt u burgosėn.

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, njėri nga shokėt tanė, Xhavit Gubetini, i pari ra nė duar tė policisė serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mėnjėhershme nė tė gjitha drejtimet si nė Llap, Drenicė dhe Deēan etj... Ky organizim kishte shtrirje tė gjėrė, pasi ishin tė pėrfshira Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, falė organizimit tonė tė asaj kohe, ne arritėm tė lajmėrojmė njeri-tjetrin dhe tė largohemi. Mirėpo, pesė pjestarė tė ushtrimeve nė Shqipėri u burgosėn, e bashkė me ta edhe tre tė tjerė qė e ndihmonin kėtė organizim. Por, u zunė vetėm pesė armė.

Pjesa tjetėr mbeti e pazbuluar nė shtepinė e Salih Ēekut dhe nė shtėpinė tonė, nė Beleg. Nė vazhdim, me ato pushkė qė mbetėn tė pazbuluara, u kryen shumė akasione kundėr forcave serbe nėpėr Drenicė, Llap e Dukagjin. Disa vite mė vonė, kur filloi lufta e hapėt, ato armė iu shpėrndanė luftėtarėve tė lirisė. Nė komunėn e Deēanit shpėrndarjen e bėri Musa Ēakaj nga Bėrliqi, vėllai i Salihut dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.

PYETJE: Pas kėtyre arrestimeve si vepruat ju?

Saim Tahiraj: Meqenėse u rrezikuam shumė, ne u detyruam tė tėrhiqemi nė Shqipėri dhe prisnim urdhėra tjerė. Nė Shqipėri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisė. Ata na urdhėruan qė ta lėshojmė sa mė parė Shqipėrinė, sepse, sipas tyre, Jugosllavia nė atė kohė kishte shtruar nė OKB-sė njė ankesė, gjoja se Shqipėria po pėrgadiste grupe terroriste kundėr ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Kėtė na e konfirmoi mė vonė edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshėm i Shqipėrisė. Ne u tėrhoqėm nga Shqipėria dhe shkuam nė Zvicėr e Gjermani. Nė Gjermani u takuam me Salih Ēekajn dhe biseduam pėr mundėsinė e vazhdimit tė aktiviteteve ushtarake. Njė prej takimeve mė tė rėndėsishme qė na mundėsoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Nė atė takim prej grupit tė Deēanit te Bujari kemi qenė kėta persona: Salih Ēekaj, Zenun Idrizi dhe unė. Me ne ka qenė edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam nė Shtutgard pėr t’u takuar dhe pėr tė biseduar pėr veprimtarinė e mėtutjeshme.

Para se tė takohemi me Bujar Bukoshin u takuam nė Shtutgard nė zyrėn e LDK-sė me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik qė diēka duhej ndryshuar. Ato forca qė ishin tė pėrgaditura tė vazhdonin veprimtarinė e tyre por tė jenė nėn kontrollin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe kurrsesi mos tė merrnin ndonjė veprim jashtė kontrollit. Propozoi qė Salihi tė jetė ndėrmjetės nė mes organeve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre qė do t’i kryenin kėto veprime ushtarake.

Pas kėtyre udhėzimeve qė morėm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam qė tė vazhdojmė aktivitin tonė. Financimin ta bėnte Qeveria e Republikės sė Kosovės. Si lidhshmėri mes nesh dhe qeverisė mbeti Salih Ēekaj. U kthyem nė Zvicėr dhe filluam pėrgaditjet konkrete. U sigurua materiali i nevojshėm. Njė shumė rreth 10’000 DM i morėm nga Bujar Bukoshi, ndėrsa financimin tjetėr e siguroi Salih Ēekaj. Blemė gjėrat qė na nevoiteshin diku nė vlerė prej 35.000 Frs. Unė dhe Ismet Avdullahi udhėtuam pėr Shqipėri dhe u takuam me Xhemail Berishėn aty ku e kishim lėnė takimin, pasiqė Xhemailin e kishim lėnė nė Shqipėri si pikėtakim.

BUJAR BUKOSHI NJĖ DITĖ DUHET T’I BĖJĖ PUBLIKE TĖ GJITHA RAPORTET TONA PĖR VEPRIMET QĖ I KEMI NDĖRMARRĖ NE SI GRUP

PYETJE: A ishte e vėshtirė kjo rrugė pėr nė Kosovė?

Saim Tahiraj: Ishte shumė vėshtirė. Me shume rreziqe tė mėdha... Por moralin e kishim shumė tė lartė. Ē’ėshtė e vėrteta kėto gjėra na dukeshin fare tė vogla. Kemi qenė tė bindur se ne duhej tė vepronim edhe mė shumė pėr ēlirimin e Kosovės. Veē kufirit Kosovė-Shqipėri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda nė Shqipėri. Nė Vlorė, nė korrik tė vitit 1993, forcat shqiptare na kanė bllokuar pėr gjashtė orė, por pasi u detyruam t’i korruptojmė, u bėnė “zemėrgjerė” dhe na lėshuan.

Pasi u takuam nė Tiranė me Xhemail Berishėn, kemi udhėtuar drejt Tropojės: unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur nė shtėpinė e Abedin Berishės, familje e afėrt e Salih Berishės. Kėtė bazė e kishte krijuar shumė mė herėt Xhemail Berisha. E morėm Abedin Berishėn, e bashkė me Xhemailin po atė mbrėmje ata na kanė pėrcjellur deri nė kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe tė veshur me uniforma ushtarake kemi hyrė nė Kosovė nėn komandėn e Salih Ēekajt. Pra, e them mirė, me rroba ushtarake dhe armatim.

PYETJE: Po tash, a kishin emblema kėto uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin?

Saim Tahiraj: Jo, ishin vetėm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjė shenjė tjetėr. Qėllimi ynė ka qene tė zgjerohej veprimtaria. Kemi udhėtuar natėn. Dikur filloi me ra shi. U rėnduam shumė. Terreni ishte i vėshtirė. Shpeshherė jemi rrokė dorė pėr dore qė mos tė rrėzohemi. Bile gjatė udhėtimit aq shumė u lagėm dhe u lodhėm saqė u ndalėm ta ndezim njė zjarr. Por, ishim krejt tė qullur. Madje ēdo letėr qė kishim nė xhepa ishte e lagur. Nuk patėm mundėsi tė ndezim as zjarrin. Ishim tė rėnduar me armė dhe municion. Megjithatė, pasi pushuam pak, vazhduam rrugėn. Diku rreth mėngjesit kemi kaluar rrugėn te bariera e Jasiqit.

Nė Shkozė tė Junikut kemi ndejt gjatė gjithė ditės. Duhej tė rrinim tė fshehur. Pėrsėri natėn kemi udhėtuar. Rreth mesnatės kemi arritur nė Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan pėr nė Strellc tė Epėrm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhėtuar me Zenunin pėr Llap. Armatimin e kishin lėnė nė Strellc te Zenun Idrizi pėr shkaqe tė sigurisė. Kurse unė dhe Salih Ēekaj e Zymer Lulaj shkuam nė Beleg, nė shtėpinė time. U ndalėm nė livadh. E thirrėm vėllain tim Ismetin dhe ai na solli darkė. Para se tė ndahemi, u dakorduam tė takohemi nė mbrėmjen tjetėr te Verrat e Llukės me Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi.

PYETJE: Cili ka qenė qėllimi i atij takimi?

Saim Tahiraj: Pasi u takuam me Zenunin shkuam nė Broliq te Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Tė nesermėn u takuam me Rrustem Bruēin dhe Ismet Mehmetin nė bjeshkėn e Belles. Biseduam pėr mundėsinė e veprimit konkret gueril kundėr forcave policore serbe. Pėr kėtė edhe u ndanė detyra konkrete. Rrustemi dhe Ismet Mejmetaj muarėn njė pjesė tė armatimit dhe qėndruan nė Kosovė. Njė pjėse tjeter e armatimit mbati nė shtėpinė time nė Beleg. Unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj dhe Zenun Idrizi u kthyem nė Shqipėri nėn pėrcjelljen e babait tė Zymer Lulajt, Pajazit Lulaj. Me te u ndamė te Pėrroi i Pleqes. Kemi dalė pėr Zallė tė Rupės, pastaj pėr Stanishtė tė Tropojės nė Bjeshkėt e Junikut. Kemi udhėtuar mė se 12 orė.

Kur arritėm nė Tropojė tė Vjetėr na arrestoi policia shqiptare. Na mbajtėn 8 orė. Pastaj ka ardhė Selim Demushi dhe na ka nxjerrė. Pasi na liroi Selimi shkuam nė Tiranė dhe u takuam me shokėt e Llapit. Ata nuk patėn mundėsi tė udhėtojnė me ne dhe shkuan pėr Maqedoni. Tre prej nesh kemi udhėtuar pėr Zvicėr. Salih Ēekaj ka shkuar nė Gjermani dhe i ka raportuar pėr tė gjitha Bujar Bukoshit dhe ka pritur pėr veprimet tjera qė duhej ndėrrmarrė. Shpejt kuptuam se prisnim kot sepse njerėzit e qeverisė, fatkeqėsisht, e pikėrisht vetė Bujar Bukoshi, prej asaj kohe nuk dha kurrėfarė urdhėri. Nuk e di pse!? Megjithatė, ne nuk ndejtėm duarkryq. Biseduam dhe u dakorduam qė pėrsėri tė vazhdojmė kėtė organizim. Falė disa prej shokėve tanė qė na financuan si: Fadil Tolaj, Xhafer Rraci dhe disa shokėve tė Salih Ēekajt nė Gjermani (tė cilėt i njeh Zymer Lulaj) , ne vazhduam punėn qė kishim filluar.

PYETJE: A keni edhe diēka me shkrim pėr tė gjitha kėto gjėra ?

Saim Tahiraj: Po, Bujar Bukoshi nė cilėsinė e kryeministrit i ka tė gjitha shkresat dhe raportimet tona pėr tė gjitha veprimet qė i kemi ndėrmarrė. Ai njė ditė duhet t’i bėj publike. Unė konkretisht po flas se ne kur donim tė ndėrmerrnim ndonjė aksion, e qitnim nė letėr dhe ia dorzonim Qeverisė sė Kosovės, pikrisht Bujar Bukoshit. Ai e shikonte dhe nuk pėrgjigjej. Nė fakt e pėrkrahte por nuk na ndihmonte. Megjithatė, ne vepronim dhe kryenim punėn tonė. Kryenim aksione dhe pėrsėri ktheheshim dhe i raportonim. Isnstitucionet e Republikės sė Kosovės i kemi ditur si diēka tė shenjta. Kemi pasur besim tė madh nė to, sidomos qeverisė pasi ajo vepronte jasht Kosovės dhe nuk kishte frikė nga reperkusionet e policisė serbe. Veē individė tė caktuar nuk i kanė krye detyrat e veta dhe njė ditė ata duhet tė japin llogari pėr kėtė. Shumė gjėra kanė mbetur edhe nė zyren e LDK-sė nė Shtutgart me tė cilat disponon Hafiz Gagica, e pėr kėtė nga grupi jonė ėshtė i autorizuar Zymer Lulaj tė mirret me to dhe t’i bėj publike.

PYETJE: Si ka shkuar puna nė vazhdim? A mori fund veprimtaria e kėtij grupi nė vitin 1993?

KUR JANĖ VĖNĖ KONTAKTET E PARA TĖ SALIH ĒEKAJT ME MINISTRIN E MBROJTJES AHMET KRASNIQIN?

Saim Tahiraj: Jo, jo edhe nė vitin ’94 kemi vazhduar aktivitetin tonė. Blemė armatim [...] dhe e dėrguam nė Tiranė. Por, me sygjerimin dashamirės tė Anton Kolės e leshuam Tiranėn dhe u kthyem mbrapa. Antoni nė atė kohė ishte pėrgjegjės nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė. Nė mes tij dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės ndodhėn disa mosmarrėveshje. Edhe kėtė vit grupi ka kryer edhe disa aksione nėn komanden e Salihit.

Nė vitin ’96, ne pėrsėri u vetorganizuam me Salih Ēekajn. Ishim Salih Ēekaj, Zenun Idrizi, dhe unė... Ismet Ēekaj ishte nė Tiranė. Edhe Ismet Ēekaj ėshtė anėtar i Grupit tė Salih Ēekajt qė ka vepruar qysh prej vitit ‘91. Shkuam nė Tiranė e morėm Ismetin dhe u nisem drejt Tropojės nė tjetrėn bazė tonėn qė e kishim te Shpend Ēela. Morėm armatimin qė e kishim aty dhe u nisem pėr Kosovė. Kishim dy qėllimet pėr kryerjen e aksioneve. Sulmi mbi stacionin e policisė nė Irzniq dhe sulmi tjetėr frikėsimi i refugjatėve serbė tė ikur nga Kroacia qė ishin vendosur nė kompleksin e ndėrtuar rishtas nė Baballoq dhe Junik. Aksioni i parė pra, pėr frikėsimin e refugjatėve serbė tė Kroacisė dhe viseve tjera qė kishin ardhur nė shtėpitė e refugjatėve nė Junik ishte kryer nė vitin ’94. Siē thash ne u nisem drejt shtėpive tė refugjatėve nė Baballoq. Ky ishte mė tepėr aksion propagandistik. Pėr vrasjen e civilėve te pafajshėm as qė na shkonte mendja. Ndėrsa sulmin mbi stacionin e policisė nė Irzniq ishte diēka tjetėr. Arritėm te Ura e Bajram Hasanėve nė orėn 11: 00 tė natės.

E pamė se ishim vonuar me veprimet tona dhe e shtymė aksionin pėr tė nesėrmen mbrėma. Qėllimi ynė ishte qė tė shkonim dhe tė flenim nė ndonjė shtėpi. Por Salihu gjithmonė kėrkonte mendimin e shokėve dhe erdhėm nė perfundim se mė mirė ishte tė flejmė nė ndonjė arė pasi ishte vera sesa t’u nxirrnim telashe njerėzve se pastaj policia serbe mund t’u binte nė gjurmė. Jo ishin te filani apo te filani dhe mund t’i burgosnin njerėzit. Nuk donim tė linim sherre mbrapa nesh. Atė natė shkuam afėr Prokollukut. Posa agoi, nė njė arė, fjetėm tėrė ditėn. Bėnte shumė zheg. Nė mbrėmje unė dhe Ismet Ēeku shkuam drejt stacionit tė policisė nė Irzniq. Salih Ēekaj, Agron Tolaj dhe Zenun Idrizi shkuan nė Baballoq te shtėpiat e refugjatėve. Aty ishin disa shtėpi tė pabanuara. Qėllimi ishte tė minonin ato shtėpi tė pabanuar dhe tė friksohen refugjatėt serbė sepse nė atė kohė kishte filluar kolonizimi i Kosovės.

Me kėtė akt ne donim t’u tregonim se populli shqiptar ishte kundėr kėtij kolonizimit tė Kosovės me serbė nga Kroacia dhe Bosnja. Pra qėllimi ishte vetėm frikėsimi dhe kurrsesi vrasja e njerėzve tė pafajshėm siē e pėrmenda mė lartė. Ndėrsa unė dhe Ismeti shkuam nė Irzniq. Por kur arritėm afėr stacionit, vėrejtėm pėrforcime tė mėdha tė policisė serbe. Aty ishin kryer disa aksione mė parė dhe tash i kishin marrė masat e nevojshme pėr mbrojtje. Ne ishim vetėm dy veta dhe vendosėm tė heqim dorė nga aksioni.

Megjithatė, bėmė inēizimin e terrenit. Veē numrit tė shtuar tė policėve, tash telat me gjemba ishin mbi dy metra. Pastaj, pas mesnate shkuam te Ura e Bajramhasanėve dhe u takuam me grupin tjetėr tė Salih Ēekajt. Ata e kishin kryer aksionin me sukses. Kishin minuar katėr shtėpi tė pabanuar dhe njė eskavator. Kjo pati njė efekt mjaft pozitiv sepse ngjarja u bė e madhe pėrmes mjeteve tė informimit: si nė mjetet elektronike ashtu edhe nė ato tė shkruara. Mandej, pėr habinė tonė, edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė lėshoi njė komunikatė dhe mori mbi vete aksionin. Thamė i qoftė pėrhajr Shtabit! Kėsaj radhe, Agron Tolaj na ka ndihmuar shumė sepse ende ishte i lirė pėr qarkullim. Tė gjithė shkuam te Gėshtenjat e Pobėrgjes. Agroni na solli ushqim. Pastaj natėn na pėrcolli deri nė kufi me Shqipėrinė. Te Agroni lamė njė sasi tė eksplozivit dhe armatime tjera. Ne u kthyem nė Zvicėr, e ai me disa shokė kreu disa aksione.. Agroni pas njė kohe u burgos dhe u dėnua me 20 vjet burg me, tash tė ndjerin, Arif Panxhen

PYETJE: Vitet kalonin, aksionet kryheshin dhe Shtabi i Pėrgjithashėm i UĒK-sė tash i pėrcillte me komunikata duke i marrė mbi vete tė gjitha kėto aksione. Si i komentoni Ju kėto gjėra?

Saim Tahiraj: Po, i ashtuquajturi ShP i UĒK-sė lėshonte komunikata nga Bahnhofėt dhe Flüghafenėt (stacione trenash dhe aeroportesh) tė Zvicrės. Ne nuk jemi marrė me kėto komunikata, por flitet se komunikatat e para iu kanė dėrguar shtypit serb si pėrshembull “Nedelni Telegrafit” tė Beogradit dhe telegrafėve tjerė tė Serbisė. Nėse nuk kam harruar nė mes komunikatės nr. 32 dhe asaj me nr. 33 dikush e pati lėshuar njė komunikatė pa numėr fare. Ka qenė qesharake se ajo komunikatė as qė pėrfshinte ndonjė aksion apo gjėra ushtarake. Megjithatė, papagallėt edhe kėtė e lexonin nėpėr tubime. Dikur komunikatat nuk mirreshin mė me ushtrinė por kėrcėnonin tė gjithė ata qė nuk i pėrgjigjeshin fondit “Vendlindja thėrret”.

Punėt u ngatėrruan dhe muarėn tė prapshtėn qysh nė vitin 1997 kur “Revolucioni demokratik i vonuar” dogji deri nė themele Shqipėrinė. Shumė thonė se ėshtė dashur kjo ēbėrje e Shqipėrisė pėr t’u furnizuar me armatime mė lehtė. Unė nuk pajtohem me kėtė. Pasi institucionet e Shqipėrisė na kishtin lejuar tė bėnim dy herė ushtrime ushtarake nė kazermat e tyre, pasi kėto ushtrime ishin kryer nėn kujdesin e oficerėve tė Ushtrisė shqiptare, s’ka asnjė dyshim edhe armatimin do ta siguronim mė lehtė me marrėveshje nė Shqipėri.

PYETJE: Nė fillim tė vitit 1998 filloi tė flitet pėr formimin e Ministrisė sė Mrojtjes tė udhėhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ēfarė mund tė na flisni pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, nė fillim tė vitit 1998, nėse nuk gabohem dikund nė muajin mars, kishin filluar disa pėrgaditje pėr themelimin e Ministrisė sė Mbrojtjes nėn udhėheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Ne ramė nė kontakt me Ahmet Krasniqin nėpėrmes Sefedin Krasniqit. Pasi kėta e kishtin kėrkuar Salihin nė zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart dhe nuk e kishin takuar, me insistimin e kolonel Ahmet Krasniqit u takuam kah fundi marsit tė vitit ’98.

Takimi ėshtė realizuar nė Les-Chaux-de-Fonds tė Zvicrės, nė banesėn e Ismet Tahirajt, me insistimin e vetė Ismetit. Nga ana jonė ishim, Salih Ēekaj, unė dhe Zenun Idrizi, si pėrfaqėsues tė grupit tė Deēanit, ndėrsa nga ana e Ministrisė sė Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihi. Biseduam tėrė natėn deri nė orėn shtatė tė mėngjesit. Ata kishin biseduar edhe me disa grupe tė tjera. Ato grupe kishin vėnė kushte, kurse ne u kyēem pa asnjė kusht sepse edhe deri atėherė, ne kishim vepruar nė kuadėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Salihi si udhėheqės i grupit tonė nuk vente kushte kur ishte nė pyetje realizimi i aspiratave tė popullit shqiptar tė Kosovės qė njė ditė tė ēlirohemi nga zgjedha serbe. Veē kėtij takimi, ende pa u vendosur ministri Ahmet Krasniqi pėr Tiranė ka pasur edhe takime tjera. Por, nė ato takime ka qenė Salih Ēekaj.

PYETJE: Pas takimit tė parė, a ju ngarkoi kolonel Ahmet Krasniqi me ndonjė detyrė?

Saim Tahiraj: Po, Ahmet Krasniqi na dha detyra konkrete. Pėr katėr ditė duhet tė futeshim nė Kosovė pėr t’u bashkuar me njerėzit tonė atje. Tash shumė armatime kishin depėrtuar nė Kosovė dhe ishte fillimi i luftės. Unė, Ismet Ēekaj dhe Zenun Idrizin, nė rrugėtimin pėr Kosovė muarėm nė Sopot tė Tropojės edhe Xajė Ēelen. Sa u futėm nė Kosovė filluam kontaktet dhe bisedat me shokėt tonė, si dhe me tė gjithė pėrfaqėsuesit e fshatrave. Ne ua paraqitėm projektin e Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilin, tė gjithė e pranuan me optimizėm. I caktuam pėrgjegjėsi dhe u dhamė detyrat qė kur tė vinin njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė e pėrgaditur dhe nė vendin e caktuar.

PSE SALIH ĒEKAJ NUK KISHTE PRANUAR PROPOZIMIN QĖ TĖ MERREJ ME NGRITJEN E GJYKATĖS SUPREME USHTARAKE NĖ KUADĖR TĖ FARK-ut?

PYETJE: Kush i kishte propozuar Salih Ēekajt qė tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut? Kush ishte krahu qė veten e quante UĒK dhe qė pengonte punėn e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive nė Dukagjin?

Saim Tahiraj: Veē kėsaj, ne pritnim tė na vinin edhe disa shokė nga Drenica. Ata ishin Halil Geci dhe Hamit Gashi. Pra, ndejtėm katėr-pesė ditė nė Dukagjinė. U takuam edhe me Adem Ukėhaxhen. Ishte oficer aktiv i ushtrisė nė atė kohė. Ia propozova projektin e Ministrisė sė Mbrojtjės tė cilin e mirėpriti. Menjėherė shprehu gatishmeri tė vinte me ne nė Shqipėri dhe tė takohej drejtėpėrdrejt me njerėzit e institucioneve, konkretisht me ministrin Ahmet Krasniqi. Edhe ne e pritėm me kėnaqėsi gatishmėrinė e tij. Kėshtu u bėmė bashkė unė, Adem Ukėhaxhaj, Halil Geci, Hamit Gashi, Xajė Ēela, Zenun Idrizi, Ismet Ēekaj, Daut Berisha dhe u kthyem nė Shqipėri. I raportuam ministrit tė Mbrojtjės pėr gjithė punėn tonė qė kishim bėrė. Ai u nda shumė i kėnaqur. Adem Ukėhaxhaj ndejti nėntė ditė tė tjera nė Shqipėri. Unė u ktheva nė Zvicėr se kisha marrė disa detyra konkrete nga minstri Krasniqi lidhur me logjistiken.

Adem Ukėhaxhaj pastaj udhėtoi pėr Tropojė tė Vjetėr. Atje nė bazėn tonė nė kuadėr tė institucioneve ishte Ismet Ēekaj nga ku kishim filluar shpėrndarjen e armatimit nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė prill i vitit ’98, nga Zvicėra udhėtova pėrseri pėr Shqipėri. Nė bazėn tonė nė Tropojė tė Vjetėr e gjeta Adem Ukėhaxhajn, Xajė Ēelėn, Ismet Ēekajn. Tė nesemen Daut Berisha, Adem Ukėhaxhaj, Xajė Ēela udhėtuan pėr Deēan me detyra shumė konkrete qė i kishte ngarkuar ministri Ahmet Krasniqi. Adem Ukėhaxhaj ka qenė oficeri i parė qė me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes mori pėr detyrė kordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak nė Rrafshin e Dukagjnit. Nė atė kohė, ai kontakton edhe me disa oficerė tjerė; si me Skėnder Rexhahmetajn, Rrustem Tetajn, Shemsedin Ēekajn, pastaj veprimtarėt Ismet Mehmetajn, Vesel Lekajn etj. Kėta njerėz pra kanė qenė tė caktuar pėr t’i bėrė pėrgaditjet qė kur tė vinin Njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė nė vendin e caktuar.

PYETJE: Pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė vonė edhe tė Adem Jasharit, ende ishte gjallė Sali Ēekaj, shtylla e tretė e Lėvizjes sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ku ndodhej Salihi nė atė kohė?

Saim Tahiraj: Salih Ēekaj nė atė kohė ndodhej nė Tiranė, por udhėtonte edhe pėr Gjermani sepse merrte pjesė nė pėrgaditjet e disa planeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Veē kėsaj, Salihut i kishin propozuar qė ai tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut . Por, ai nuk e pranoi kėtė detyrė. “Unė tha tash jam ushtar i Kosovės. Kur tė ēlirohet Kosova do tė kaloj nė profesionin tim”. Kėtu Salihu ishte i ngarkuar me gjėra mė tė mėdha qė ishin bėrė jashtė shtetit. Ai u bė njeri i afėrt dhe i besueshėm i kolonel Ahmet Krasniqit.

PYETJE: Tė kthehemi edhe njė herė kthimit tė Adem Ukėhaxhajt nė Dukagjin. A pati kthimi i tij ndonjė efekt?

Saim Tahiraj: Pas futjes sė Adem Ukėhaxhajt nė Kosovė, fshati i parė qė erdhi pėr t’u furnizuar me aramtime ishte Strellci i Epėrm, rreth 85 veta tė udhėhequr nga Shaban Rama dhe Hasan Zemaj. Marrin armatime dhe kthehen shėndosh e mirė nė Strellc. Ne vazhduam nga baza jonė tė shpėrndajmė edhe mė shumė armatime.

Papritmas u ndodhėm tė rrezikuara nga ata qė thonin se i pėrkisnin Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Ministri Ahmet Krasniqi, nė atė kohė, ndodhej nė Turqi rreth furnizimit me armatime dhe prej andej, pasi dikush e kishte lajmėruar se jemi tė rrezikuar, dha urdhėr qė ta mbyllim atė pikė tė furnizimit dhe tė vendosemi nė njė vend tjetėr mė tė sigurtė. Respektuam urdhėrin dhe u vendosėm nė shkollėn e Viēidolit. Pastaj vendosėm tė futemi nė Kosovė. Krahu qė e quante veten UĒK vazhdonte tė pengonte punėn e Ministrisė sė Mrojtjės dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive. Fillojnė shantazhet nga mė tė ndyshmet dhe nė kėtė kohė paraqiten listat e zeza pėr likuidimin e fytyrave politike dhe ushtarake tė Kosovės. Njerėzit qė mirrshin me gjėra kaq tė pista ishin tė ndihmuar nga pushteti i atėhershėm nanoist nė Shqipėri, ashtu siē janė edhe sot tė ndihmuar derivatet politike qė nė Kosovė kanė dalur nga ky krah.

PYETJE: Si reflektoheshin kėto gjėra te ju? A dėshproheshit kur vėrenit se kishte ardhė njė kohė qė pėrveē nga policia serbe ishit tė rrezikuar tash edhe nga shqiptarėt? Nga ata qė kishin pėrvetėsuar mundin tuaj dhe djersėn e derdhur me vite tė tėra. Nga ata qė kishin pėrvetėsuar edhe vetė figurėn e Adem Jasharit!

Saim Tahiraj: Ka pasur momente tė vėshtira, por kurrė deri nė atė shkallė sa tė braktisim dhe tė ndėrprejmė definitivisht aktivitetin tonė pėr ēlirimin e Kosovės. Megjithatė, biseduam me Salihun dhe i shoshitem disa variante tė tjera qė kishin tė bėjnė pėr furnizimin me armatim. Ne kishim mjaft pika tonat nė rrethinėn e Tropojės. Ato ishin pika ku kishim vepruar qysh prej vitit ’91.

Pra nė rast se nė kėto qė kishim hapur do tė pengoheshim, duhet tė riaktivizonim pikat tjera. Pas njė kohe jemi kthyer nė Zvicėr prej ku vazhduam tė mirremi me logjistikė. Pėrmes njė “shoqate” arritėm tė sigurojmė pesė gjashtė kamion me uniforma dhe gjėsende tjera tė natyrės ushtarake dhe i kemi dėrguar nė vendin e caktuar. Lirisht mund tė them se nė Ministrinė e Mbrojtjes ishin infiltruar edhe njerėz tė krahut tjetėr pėr ta penguar punėn tonė. Kjo edhe na e vėshtirsonte veprimtarinė ushtarake. Nė atė kohė Salihu, ishte qershori apo fillimi i korrikut 1998, udhėtoi pėr Tropojė.

PYETJE: Nė Kosovė lufta ishte intesifikuar. Nga Dukagjini arrijnė refugjatėt e parė. Si u manifestua kjo ardhje nė Shqipėri?

Saim Tahiraj: Po ashtu ėshtė. Ishte fshati Pobėrgj qė ishte shpėrngulur nga soldateka serbe. Ardhja e tyre normalisht e ngarkoi situatėn. Forcat serbe tregoheshin, si gjithmonė, gjakatare tė pamshirshme duke mos bėrė dallime nė fėmijė, gra e tė moshuar. Por edhe ne kishim kaluar nė njė shkallė mė tė lartė tė organizimit. Pėr Shtabin e Rrafshit tė Dukagjit tė emruar nga Ministria e Mbrojtjes nė krye me Tahir Zemaj udhėtuam me njė xhip pas dy ditė nė Tropojė dhe u vendosėm nė bazėn tonė nė Viēidol.

Nė kėtė bazė u vendosėn kėta oficerė: Tahir Zemaj, Fadil Hadėrgjonaj, Bajram Stojkaj, Shemsedin Kuēi etj., si dhe unė e Ismet Ēekaj. Salihun e gjetėm atje duke u marrė me refugjatėt nga Pobėrgja. U pėrpoqėm qė djemtė e ri nga Pobergja t’i aktivijzojmė drejtpėrdrejt aty por ata ishin tejet tė tmerruar nga lufta. Njė pjesė e vogėl u aktivizua. Unė dhe Rrustem Bruēi vendosėm tė futemi nė Kosovė. Tė shikojmė shokėt tonė se deri ku kanė shkuar me pėrgaditjet. Ismet Ēekaj kishte arritur nė fshatin Irzniq tre-katėr ditė para nesh. Unė dhe Rrustem Bruēi, kėsaj radhe, u futem me ushtarėt e Isniqit. Me Hasan Zukajn e Belegut pėrgaditėm 18 kuaj armatim pėr fshatin tonė dhe 18 kuaj armatim pėr fshatin e Isniqit.

PREJ VITIT 1991, NĖ DUKAGJIN, NĖ LLAP DHE DRENICĖ, KA EKZISTUAR NJĖ KOORDINIM I GRUPEVE GUERILE ME SALIH ĒEKAJN

PYETJE: Ku e morėt kėtė armatim dhe a e paguat?

Saim Tahiraj: Njė pjesė tė armatimit e kemi marrė nga Shtabi i Ministrisė sė Mbrojtjes qė ishte nė Viēidol, ndėrsa pjesėn tjetėr e kemi blerė me paratė e fshatit Beleg. Pas tri katėr ditė veprimi nė komunėn e Deēanit erdhi Xajė Ēela, nė cilėsinė e kuririt, dhe na dha njė letrėr ku kėrkohej tė pėrgaditnim rreth 100 ushtarė nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t’i dėrguar nė Shqipėri. Takohemi unė Rrustem Bruēi, Shemsedin Ēeku, Ismet Ēekaj, Xajė Ēela dhe vendosėm qė ushtarėt tė dėrgohen sa mė parė. Por, pati edhe kritika pse duhej tė dėrgoheshin ushtarėt nė Shqipėri, kur kishte aq shumė djem tė Kosovės qė bredhnin kot atje. Mendimi ishte se duhej tė aktivizoheshin ata qė ishin atje qė tė mos sillen rrugėve kot e kot sepse i rrezikonim kėta tjerėt duke i dėrguar pėrtej kufirit.

Megjithatė, arritėm pėlqimin qė nga fronti tė dėrgohen ushtarėt andej. Rrustem Bruēi pranoi me njė kusht dhe tha, “i dėrgojmė vetėm nėse shkon Saim Tahiraj dhe Ismet Ēekaj”. Kishte besim tė madh sepse terrenin tash e dinim sikur shkalltė e shtėpive tona dhe ishim shokė tė grupit qė nga viti ’91.

U nisėm tė shoqėruar me Xajė Ēelėn. Kanė qenė mėse 112 ushtarė. Kaluam nė Junik. Atė natė u granatua Juniku. Aty kishte ushtarė edhe nga Drenica. Ishin rreth 400 ushtarė tė vendosur nė xhaminė e Junikut. Pasi qėndruam njė ditė aty, kah mbrėmja kaluam nėpėr Gjocaj. Na ndihmoi edhe ushtari Bajram Gjoci i Gjocajve, qė kish qenė polic pėrpara. Diku me 112 ushtarė kaluam nė Shqipėri. Shkuam nė Viēidol dhe tė gjithė kėta ushtarė ia dorzuam komandantit Tahir Zemaj qė ishte i caktuar pėr Rrafshin e Dukagjit. Prej aty filloi organizimi i mirėfilltė i Njėsiteve Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kėshtu filluan pėrgaditjet e tri brigadave: brigada 131, 134 dhe 133. Pėr strehimin e tyre u gjetė njė vend nė Papaj.
Me urdhėr tė Salihut u ktheva nė Zvicėr dhe vazhdova pėrsėri me furnizim. Salihu dhe brigadat u futėn nė Kosovė nėn udhėheqjen e Tahir Zemajt. Unė pėrsėri nisa disa kamion me furnizime pėr nė Ministrin e Mbrojtjes nė Tiranė.

PYETJE: Pėr kėto tri brigada ka folur nė dy librat e tij kolonel Tahir Zemaj. A mendon se ka mbetur ende diēka pa u thėnė?

Saim Tahiraj: Detalet dhe pėrvojat e secilit nuk do tė mungojnė kurrė. Secili e ka pėrjetuar luftėn nė mėnyrėn e vetė. Sidoqoftė, respektoj deri nė fund atė qė ka thėnė kolonel Tahir Zemaj dhe ato libra janė dokumente tė pakontestuara pėr historinė mė tė re tė Kosovės.

Pra pas vendosjes sė kėtyre brigadave nė kazermėn e Prapaēanit, nuk vonoi shumė dhe u zhvillua Beteja e Loxhės nė komandėn e kolonel Tahir Zemajt dhe major Nazif Ramabajes. Edhe aty ishte prap Salihu. Ishte edhe Rrustem Bruēi qė ra dėshmor nė kėtė betejė. Kjo dėshmon se qė nga viti 1991, qoftė nė Dukagjin, nė Llap apo Drenicė ka ekzistuar njė kordinim me Salih Ēekajn. Ndėrsa, ne nė Deēan gjithmonė kemi punuar nėn komandėn e tij. Tė tri brigadat janė rezultat i punės dhe veprimtarisė tė Salihut dhe grupit tė tij, si nė pėrgaditjen e terrenit, caktimin e bazave apo edhe shpėrndarjen e armatimeve.

PYETJE: Pas “Betejės sė famshme tė Loxhės”, nė Prapaēan fillon tė mungojė armatimi. Thuhet se edhe Salih Ēekaj edhe kolonel Tahir Zemaj janė ndier shumė keq. Ēfarė dini Ju pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Pas njė kohė, nė kazermėn e Prapaēanit fillon tė ndihet mungesa e amramtimit dhe Salihu detyrohet tė kthehet nė Shqipėri pėr t’u furnizuar me armatime sepse nė atė kohė pritej tė vinte armatimi modern nga shtete tė ndryshme. Armatimin qė e kishte blerė ministri Ahmet Krasniqi, fatkeqėsisht, u bllokua nė portin e Durrėsit. Nė atė natė kam qenė nė hotel “Kruja” bashkė me Salihun. Unė kisha sjellė disa furnizime nga njė vend tjetėr. Kemi fjetur pesė netė nė hotel “Kruja” nė Tiranė. Biseduam gjėrė e gjatė me Salihun dhe mė tha se ato ditė kishte planifikuar disa takime si: me Perikli Tetėn, me Fatos Klosin dhe Luan Hajdaragėn.

Gjatė kėtyrė takimeve e kemi pėrcjellur unė dhe Ismet Ēekaj. Ai u nda shumė i zhgėnjyer dhe na tha se kishte kuptuar qė atė natė do tė binte Juniku. Ishte tmerruar se si zyrtarėt e Shqipėrisė e dinin dhe s’bėnin gjė. “Tė jeni tė bindur se do tė bjerė Juniku dhe varri i tij ėshtė bėrė kėtu nė Tiranė, nga qeveria socialiste e Fatos Nanos”. Pastaj tha se duhet tė ndahemi. Mė sė pari duhet tė takohemi me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe tha se grupi duhet tė ndahet. Megjithėse ishte veshtirė, sepse Salihi ishte i rrezikuar nga njerėz qė thirreshin nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ne duhej tė ndaheshim pėr tė kryer detyra tė ndryshme. Atė natė nuk fjetėm fare. Shkuam dhe u takuam me ministrin Ahmet Krasniqin. Pasi i referuam pėr gjėrat qė i ceka mė lartė (rėnjen e Junikut) me tė cilat Salihu nuk pajtohej, ministri e nderperu bisedėn dhe na ftoi pėr njė darkė nė restoranin “Nėna Mbretėreshė”.

PAS VRASJES SĖ AHMET KRASNIQIT NĖ MINISTRINĖ E MBROJTJES U INFILTRUAN NERĖZ NGA SH I UĒK-sė, QĖ NGA VILA E ENVER HOXHĖS “KOMANDONIN” LUFTĖN NĖ KOSOVĖ

PYETJE: Cilat ishin pengesat qė qeveria kuislinge e Fatos Nanos i bėnte Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės dhe ushtarėve tė saj? Si e filluan Sali Ēekaj e Agim ramadani riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, shumica e tė cilėve u pėrkisnin brigadave operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134, 133?

Saim Tahiraj: Te restorani “Nėna mbretėreshė” kemi qėndruar rreth njė orė. Edhe Ministri Ahmet Krasniqi na tregoi pėr pengesat qė i kishte prej qeverisė sė Nanos, pastaj prej grupeve qė e quanin vetėn Shtab i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė atė kohė dhe na tha nė konfidencė se e kishte vėshtirė nga tė gjitha anėt. E luti Salihun qė tė kthehej pėr Gjermani dhe tė pushojė atje pėr disa ditė. Salihu nuk pranoi. “Jo tha kurrėn e kurrės. Nesėr do tė udhėtoj pėr nė Veri, sepse mė duhet t’i dalė nė ndihmė me ushtarėt e mi kolonel Tahir Zemajt, cili kishte filluar tėrheqjen taktike nga Prapaēani”.

Atė natė fjetėm nė Tiranė. Salihi mė dha urdhėr tė kthehem pėr Zvicėr dhe tė vazhdoj aktivitetin tim dhe mobilizim tė ushtarėve. Zymer Lulajt i urdhėroi tė kthehet nė Gjermani dhe tė mirrej me mobilizimin e ushtarėve nga ajo anė dhe me furnizime. Ismet Ēekajn e urdhnoi tė rrijė nė Tiranė si lidhje mes nesh dhe Salihit i cili shkoi nė Tropojė. Tash ėshtė koha kur Salihi me Agim Ramadanin fillojnė riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, e qė shumica i pėrkisnin brigadave Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134,133. Unė tė nesėrmen u ktheva pėr Zvicėr dhe vazhdova aktivitetin tim si zakonisht. Salih Ēekaj pasi takohet me Tahir Zemajn vijnė nė Tiranė.

PYETJE: Thuhet se po atė natė ėshtė vrarė me atentat Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi pas njė darke nė njė restorant nė periferi tė Tiranės. Pasi Salihu ka qenė nė atė darkė, a tė ka folur ndonjėherė pėr kėtė rast?

Saim Tahiraj: Po, mė ka folur por shkurt. E di qė jemi dėgjuar nė telefon dhe mė ka thėnė, “rėndė, medet shumė rėndė”. Ishte tepėr i dėshpruar. Mezi fliste.

PYETJE: A tė ka folur se kush ka qenė i pranishėm nė atė darkė dhe me kend ka qenė ministri nė veturė nė tė kthyer nė banesėn e tij?

Saim Tahiri: Jo, me Salihun kurrė nuk kemi biseduar nė detale, por mė vonė, nė qarqe tė ndryshme, ėshtė folur se nė darkė kanė qenė tė ftuar disa ushtarakė qė kishin marrė pjesė; qoftė nė ushtrime ushtarake nė Tropojė me rrethinė apo nė operacione ushtarake nė Kosovė. Atėherė ėshtė folur se nė darkė kanė qenė kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Bicaj, Hilmi Nebihi, Ismet Ibrahimi, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Fadil Hadėrxhonaj, Salih Ēekaj, Rifat Haxhijaj, dhe shoferi i ministrit Naim Geci nga Llausha. Ndoshta ka pasur edhe ndonjė tjetėr por tash nuk mė kujtohen.

Pas darkės, ėshtė thėnė se nė restorant kanė vazhduar ndejėn Halil Bicaj dhe Hilmi Nebihi, ndėrsa tė tjerėt janė kthyer me tri automjete tė transportit nė banesat e tyre. Pas ca peripetive qė kanė pasur rrugės nga policia shqiptare e trafikut, nė shoqėri me Rifat Haxhijajn dhe Naim Gecin, siē ka spjeguar Rifat Haxhijaj (Lufi) nė njė shkrim nė gazetėn “Zėri”, nga persona tė maskuar vritet Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nė Tiranė dhe gjėrat marrin tatėpjetėn, sepse nė Ministrinė e Mbrojtjės nė vazhdim u infiltruan njerėz nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė qė nga villa e Enver Hoxhės me gotė tė viskit nė dorė dhe me mobila nė vesh beheshin se komandonin betejat dhe luftėn nė Kosovė.

PYETJE: A ka ekzistuar FARK-u?

Saim Tahiraj: Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.

Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė “Revistėn Ushtarake”, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: “Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:

1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)
2. UĒK (Policia Ushtarake)
3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)

Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.

Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do t’ia arrijnė t’i realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės.

Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti t’u eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr t’u vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.

PYETJE: Kush janė ata?

Saim Tahiraj: Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.

PYETJE: Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi.

Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė t’ia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.

SIKUR TĖ MOS INTERVENONTE NATO, KOSOVA SOT DO TĖ KISHTE TJETĖR STRUKTURĖ DHE PĖRMBAJTJE TĖ POPULLSISĖ !

PYETJE: Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?

Saim Tahiraj: Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.

Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: “Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera.

U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr t’u aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel”. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.

Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.

PYETJE: E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?

Saim Tahiraj: Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.

PYETJE: A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?

Saim Tahiraj: Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: “Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė”. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund”.

PYETJE: E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?

Saim Tahiraj: Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. Pėrndyshe Zymeri ėshtė gjall

data
26-02-04, 04:11
Per eltoni-in,ja faktet!!!!!!!!!!
Ne lidhje me afishimin tend,sa i perket pjeses ku nder te tjera nga ju ceket;jane botuar shume libra,shume te tjere jane ne botim e siper.
Megjithate,ekziston pershtypja se shtypi Kosovar,e ka trajtuar luften sipas shijes se krahut politik qe i kan takuar gazetaret,ketu deri diku pajtohem me ju..( apo autoret ,e librave qe ke harruar ti potencosh si p.sh.Naim Kelmendin)!!!!!
Naim Kelmendi,kinse reporter lufte,ne prag te demostratave te 1981,thurte poezi per MARSHALIN,ja po ta rikujtoj nese ke harruar!?

NAIM KELMENDI

DRITE QE S“DI TE SHUHET
(TITOS)
NE ZEMREN TIME
FLAKE FJALA YTE QE S“DI TE SHUHET

EMRI YT NGADHENJYES I STUHIVE
QE RODHEN MES VITEVE
ZAMBAKU I PARE I PRANVERAVE TONA

E GJETA RRUGEN O PISHTARE I NDERIT
DREJTESI
FJALA YTE BUTESI
QE THERRET ZEMREN E POETIT

GJURMET TUA PERMENDORE NE SYTE TANE
E DI
TI JE NE ZEMREN E CDO NJERIU QE DI TE FRYMEZOJ

FLAKE CE S“DI TE SHUHET
EMRI YT
LULEZIM PER CDO KENGE
("BOTA E RE",nr.2;15.01.1981)
Me potencimin tend per "KOMBETAREN-BOTA SOT",me siguri nuk ju ka ra ndermen,kjo poezi e keti MEGALOMANI!!!(keni harru SHEFQET JASHARIN -STROFCI,gazekarin BAJRUSH MORINA,qe akuzon ish UCK-ne,etj etj)
Nga kjo desah te dal te intervista e S.Tahirajt.
......
Pjesa e jteter e armeve mbetet e pazbuluar ne shtepin e S.Cekut,ne shtepin tone ne Beleg.Ku me ato"PUSHKE",te pazbuluara ne kryem shume aksione!?
Kjo vlen per te dyte,behet fjale per "PUSHKET",qe ishin te fshehura ne thellesi,nje meter ne dhe,te pakonzervuara,e ku me te cilat u kryen aksionet ne 98/99,por jo nga te potencuarit!?
Rrustem Bruqi,Ismet Mehmetaj,moren nje pjese te armatimit!!!!!!
Pyetje per ju te dy?
Une,di ce ajo pjese e armatimit ishte;DY SNJAPER,prodhim gjerman-zvicerran,dhe jo me numra dy,apo treshifror(20-30,kallashnikov)te armatimit.
Ne intervisten e S.Tahirajt,i cili bie ne kundershtim me intervisten e dhen vet,sa vijon;ne shkuam ne fshatin RREZAR(ish Irzniqi)mirepo aty kishte perforcime te medha policore,si dhe telat gjembor dy metra te lart,e ku si pretrekst i ketyre perforcimeve ishte SULMI I KETI STACIONI POLICOR;DISA DITE ME PARE,dhe ne vendosim te heqim dore nga aksioni!!!!(qfare vendosmerie?????)
HABIA E TE INTERVISTUARIT S.TAHIRAJ,DHE E JUAJA,PAS CA DITESH SH.P.I UCK-s,LESHON NJE KOMUNIKATE PER MEDIA,PER NJE SULEM,MBI KOLONIZATORET SLLAVE!!!!(a thua ket e paska ber i vetequajturi,DON ZHUANI"KESHTU BERI ZARASUTRA"-SAIM TAHIRAJ .....)
Vlen per ju te dy?(S.T-eltoni)
...DESHMORI ADEM UKEHAXHAJ,merr detyra konkrete,ai keshillohet me SKENDER REXHAHMETAJ-RRUSTEM TETAJ,etj..

Une ju theme,se SKENDER REXHAHMETAJ,i biri i ISE BAJRAMIT-REXHAHMETAJ,ky i fundit njifet per mardhenie te mira ce kishte,dhe per konaket qe ju ka bere,ALI SHUKRISE,STAMBOLIQIT,R,DIZDAREVIT,qe nga koha e famekeqit RANKOVIQ,"aktivizohet" ne lufte ne muajin MAJ,1998 nen nje mbikqyrje te forte(baba i keq t“i lź lpźnrat e pules ne dorź!!!)
S.Tahiraj:shkuam ne Vicidol,dhe i dorezuam T.Zemes,ushtaret!!!(ishin rober,apo vellnetar?????)

Dhe se fundi demagogi,S.Tahiraj,ZBULON VETEN SE KUSH NA PASKA CEN;AI VET ME NJE PJESE!(merre si te duash,pjese te shokeve,ose pjese e armatimit ELTON)

DHE NGA ATY FILLON ORGANIZIMI I MIREFILLTE,Sa QESHARAKE,(populli thot:mos e dvet se te tregon vet)

Lind pyetja;valle per qfare organizimi,na folet me nalt-ekxkluziv,pergjigja e fundit!?

Ne pergjigjen e S:tahirajt,ne lidhje me ate se S.Ceku,ishte anetar i L.D.K-se,dhe takimet me kryesine e L.D.K,-se,dega Zvicerr;PERKUNDER PREMTIMEVE QE JU KISHIN DHENE SALIHUT;NUK U REALIZUA ASNJE.

UNE JU THEME TE DYVE(eltoni-it,dhe S.tahiraj)SE EKZISTON INCIZIMI NE VIDEO NE ATE MBLEDHJE KU S.Ceku,NDER TE TJERA KRITIKON EDHE PRIJESIN E SAJ(LDK-se)ne KOSOVE.

Nga kjo kritike ne adrese te kryetarit te saj,dhe deges ne Zvicerr,mirren vendime,ce vien deri te likuidimi fizki i Salih Cekut dhe ???..... :arrow: :arrow: :arrow:

P.s.i nderuar elton,une nuk pajtohem me mendimin tauj,dhe anasjelltas,mirepo respektoj mendimin e tjetrit.

Me respekt nga "data"

kaedhemazi
28-02-04, 04:45
.si me kon djali i Rifat Kukaj valla ...po keq qe nuk e ki baben shqiptare hiq ..poezi te kendshme po na jap ,veq permbledhi pak me fakte.

data
29-02-04, 21:38
Permbaju temes "kaedhemazi=karagjorgji" :roll:

Jeni spekulant i mrekullushem,gjith ajo qe silllet e pshtillet ne lidhje me UCK-ne,ka vetem nje te vertete.Ajo e vertete dihet.
E gjithe ajo qe ju mundoheni ta njollosni,formimin,dhe luften e UCK-se,ka vetem nje gjeneze,ajo i ka rrenjet ne akademit serbo-sllave,ku une nuk spekuloj,por sipas shkrimeve tuaj edhe ju jeni nje nder akademistet,serbo sllave.

keshtu qe te kisha lutur permbaju temes :!:

kaedhemazi
02-03-04, 00:45
na ishte njiher.........
na ishte njiher.........

a tu kan harxhu poezit aaa???
OOO Kadarea jem hiq mos ta nin se ti edhe kerkush tjeter.........
veq perpara aaa!!!!!!!!!!
UCK-ja nuk asht formu kurre......njerzit e menqur e kan formu FARK-un....prej Ukshin Hoti e deri te Adem Jashari...............te gjithe ishin anetare te saj.
FARK edhe pik.

Llapi
03-03-04, 05:13
kaedhemazi mier e kie se FARK-u qe deshti ta kall Tiranen ne kohen kur populli i Kosoves i prir nga UĒK-ja ishte ne luft me shkie ,e paten formue KOS-i e UDB-ja sllave FARK-un kta se luan as topi
e persa i perket UĒK-se ti ski te drejt as dorza te perzihesh hiq bile dhe pik.

Llapi
03-03-04, 05:40
Tiranė 14 shtator 1998

Me 14 shtator 1998 nė Tiranė ndodhi tentim grushtshteti nė tė cilin ishin tė impikuar ish Oficer tė APJ-sė tė ashtuquajtur FARK. Atbotė qe marrė ndėrtesa e Qeverisė dhe Televizioni shtetror TVSH. Vetėm pas intervenimit amerikan ishte ndėrprer marrja e pushtetit me dhunė. Qeveria Shqiptare atbotė akuzoi shėrbimet sekrete Serbe nė implikimin nė vrasjen e deputetit Azem Hajdari dhe nė tentim grushtshtetin nė periudhėn kur nė Kosovė zhvillohej lufta ēlirimtare mes UĒK-sė dhe okupatorit Serb.

http://www.beepworld.de/memberdateien/membes48/shllapashtica/15shtator1998tirannzvogluar.jpg

kaedhemazi
04-03-04, 04:38
jo more.......mos je pak heret........mos eshte formuar pas luftes ne KOsove.

data
04-03-04, 13:33
Tema;Kur u formua UCK-ja,si dhe sa!!!!!!
I nderuari Online!?
Formimi i Ushtria Clirimtare e Kosoves,nuk eshte nje gje ce ka mbetur sekret.
E them "sekret",per arsye se dihen burgosjet qe beheshin nga rezhimi sllav ne Kosove,e ku si pretekst i ketyre arrestimeve(kupto vitet,1994-95,deri ne 98!!!) ishte formimi i UCK-se.

Nje pyetje e ketill publike,sipas meje nuk eshte e mire.
Ketu has njeriu ne botekuptime te ndryshme!!!
Nje gje dihet,se pas burgosjeve te ish bashkpunetoreve te celizave te para,te UCK-se,qendruan bashkpuntoret e sllaveve,ne Kosove.(fatkeqsisht )

Me ardhjen e bashkpuntoreve te SHSUJ(sherbimit sekret ushtarak jugosllav)ne Kosove ,gjegjesisht KOS,me ne krye;tahir zezen,UCK-se,ju ngushtua rrethi,arsyeja e ngushtimit ishte DEKONSPIRIMI,se qka posedon UCK-ja.

Me ardhjen e bashkpuntorit te KOs-it,ne Kosove kinse ne emer te FARKUT,filloi edhe lufta PSIKOLOGJIKE,e cila luan nje rol te rendesishem ne cdo lufte.

I ashtuquajturi major,me vone edhe me grade me te larte,per dezertim,dhe dekonspirim,formoi celulat e para te FARKUT,e FARKU=FARK-un,e KOLUMBISE!!!
Ket e deshmojne zyrtare te larte te vendeve te ndryshme,qe kan qendrim pozitiv ndaj Kosoves.
Per te mos u eksagjenuar ju kisha ftu te vizitoni ndoj LIBRARI,ne Kosove aty munde te gjeshe liber,publicstike,e tj,ne lidhje me temen qe kishe hap.

==============================================
citat nga deshmori i Kombit JUSUF GERVALLA,
Nje popull pushon te jete i roberuar nga ai moment qe ngritet kunder roberise,i vendosur qe te luftoje deri ne funde dhe me bindje te palekundura ne fitoren e tij

kaedhemazi
08-03-04, 19:33
kush eshte pak i menqur edhe sheh me sy e din se kush ishte majori e kush Komandantat e mahallave te cilet natyrisht se shpetuan dhe sot dikush i njeh si politikan te "shquar".
E sa per ato librat ........kujt te i duhen le ti lexoje.
Ata qe u perpoqen te bejne nje ushtri te rregullt e jo me giliptera ....u vran nga SHIk-u edhe nga dora e Kosovareve,pyeti Politikanet e pasluftes per detaje.

nota
26-05-04, 14:39
[quote="kaedhemazi"]UCK-ja( me mire te mos ishte formuar kurre ) sepse ka egzistu Ushtria ,ku edhe vet Adem Jashari ka qen pjestare.
Emri UCK nuk ka pas nevoje te egzistoje ,emri FARK mjafton edhe i tille do te mbetet ne Zemren e Popullit.Kete emer nuk e kam zgjedhur une por
bijet me te menqur dhe me burrerore te Kosoves,Dr Fehmi Agani dhe Dr.Ukshin Hoti me fjale te tjera Elita e Kosoves ne ate kohe.

Z. Kaedhemazi
nejse nuk esht problem, sepse e drejta e qdo kujt eshte te flas ashtu siq deshiron , faktikisht realiteti asht krejt tjeter.Dua te pergjigjem ty, sepse vertet po e shoh se gjumi te paska dal shum von ndoshta edhe ma von se qduhet me duket se ty gjumi do te del ateher kur i del edhe kryetarit ton (pijanecit qe se hjek shishen nga goja kurr).
UĒK-ja eshte formuar atehere kur ndoshta ti ke qene duke thithur.... e nenes e jo ateher kur ti mendon qe ka dal ne sken
Farku ka dal si revash kunder UĒK-s zoteri, se nje grup intelektualesh s'kan qene ne gjendje me mendu per ushtrin e Kosoves se duhet te ekzistoi dhe te forcohet nje ushtri ateher kur ka dal UĒK-ja ata kan menduar per nje ushtri ku ju vu emri FARK e cila si u formua shpejt edhe u shua shum me shpejt, ushtaret e kesaj ushtrie kane hyr ne Kosov pasi qe nga Kosova u larguan forcat serbe .
Ndersa ushtaret e UĒK-s kan luftuar ball per ball me forcat serbe,
ju zoteri po e mohoni, po e fyeni edhe gjakun e deshmoreve te martireve me kete qe e keni shkruar. Sa i perket Adem Jasharit eshe heroi yne legjendar i cili ka qene nje nder themeluesit e Ushtrise Ēlirimtare te Kosoves i cili nuk meriton te fyhet e te perlyhet me emrin FARK.
Ndersa edhe per Ukshin Hotin e Fehmi Aganin mund te then se kan qene dhe do te mbeten kokat me te mprehta te Kosoves te cilet me dy duart e veta Rugova i dergoi ne duart e armikut sepse ja rrezikonin postin.
I.Rugova se pari ja shkatrroi familjen Ukshin Hotit e mandej e burgosi edhe ate per te cilin edhe sot sdihet a eshte ende gjall, shpresojm qe te jet gjall dhe ta shohesh te verteten me syt e tu, sepse armiku me i madh i Ukshin Hotit ka qene rugova.

vushtrria
30-05-04, 08:21
pershendetje te gjithve meqense ishim edhe njeher ne ket tem une vetem lexova shkrimet qe i keni ber dhe polemikat qe u ben nga nje fadili ELTONI dhe PROGONI ju e keni dhen nje te vertet sa qe merre me mend ELTONI me qove edhe nje her ne ato male te shqiperis tuje lexue shkrimin tend dhe me kujtoheshin ato dit qe ishin shum te veshtira por edhe ishte drit per popullin shqiptar.Une ELTONI mund te ju dergoi nje fotografi te grupit te par ku aty eshte edhe ZAHIR PAJAZITI DHE SALI QEKAJ me krejt grupin prej 60 vetave ELTONI ju e keni dhen nje shum te vertet nje ngjarje qe ka ndodh dhe qendrojme te gjith pas te vertetes dhe me ket qka tregoni edhe une e kam then ket por jo aq gjat me ket po du me than ELTONI bandat e XHAVIT HALITIT e te shumve te tjer do ju ndalet buka ne kosov.Une jam per at qe thot VULLNETI me lart e shum te tjer ti ja lejme historis do rregullohet qdo gje.

me nderime vushtrria

bali
29-07-04, 14:13
Po ta kishin pas♪7 shqiptarėt mendjen nė luftė pėnjėmend, po tė kish pas UĒK aq anėtarė sa thuhet dhe po t'i kish pasė dy ushtri, Serbia sot do tė ishte nė Pashallakun e Beligradit.
FARKu e ka fillue dhe pėrfundue luftėn nė plazhet e Shqipėrisė dhe paramendoni tė ULCINJit.
E sot, fali Zot, dikush kėtu ndėrton dhe shkruan histori nė emra tė tė vdekurve. Po si nuk mbet njė hero i gjallė i tyre!?
Jo o bukurosha, ata qė nuk janė sot, nuk kanė luftuar pėr parti. Duhet tė keni pak ndėrgjegjje kur i mbushni bateritė tuaja patriotike me emra tė dėshmorėve. Nėnat, gratė, fėmijėt e tyre e ndjejnė mungesėn pėr ta. E Kosova?! E ne?!
Tmerr, mbulojmė tė pabėmat tona dhe u'a ulim vlerėn!!!!?

progoni
29-07-04, 21:20
e more bali qe besa shumė HEROI TĖ GJALLĖ na ishin,

po vetė njėherė tek ata qė po aludon,
kushė na i likfidoi.

bali ,mos ja bėr edhe Ti si ata,
vrai natėn e vajto ditėn

kujt dushė ja lam, guha pej tuli
veq pej pashalluki tė beligradit nuk erdhėn me na i vra
HEROIT nė istikame e mbasė lufte.[/quote]

bali
30-07-04, 07:46
Me njerėz qė vajtojnė, nuk e vlenė tė diskutosh!
Dhe nėse nuk je ndonjė serb apo nė kajde tė tyre, atėherė ndėrroje kėtė pseudonim me kuptim shkinisht. Apo Progoni me tė vėrtetė ėshtė shka. Edha ma mirė. Ju shet mend shqiptarėve dhe u'a shtin fitilat e pėrqarjes?!!!

MemphiSx
30-07-04, 11:15
o bali le qe koke bale po edhe prejardhjen e paske te dyshimte

qfare i thu vetit kur nuk e din prejardhjen e emrit Progon

E shitesh ketu kishe din diqka per Kosove e Shqiptari

Ik bre shko ruj bullicat edhe ruju se po e hup ndonje ;)

progoni
30-07-04, 12:26
Bali e qa do me than me kan balė (baloshė,emėr kafshe).

Ti ke pas rast me dėgju pėr disa HEROI.

Valla balė mu ma ka dhėn zoti atė mundėsi qė shum i kam njoftė,
e mos me tė rrejtė hiqė edhe me legjendarin,
bile more balė
njė ditė pa u nisė nė mision tė shenjėt pėr SUREL tė Tiranės,
e pata pėrciell, sė bashku me Xhafer Zenėn.

Balė kur tė qohesh eja prapė.

bali
01-08-04, 08:38
Me te vertete eshte shume problem te diskutosh me femijet. ATA, OSE QAJNE OSE SHAJNE!
Nese keni ndonje tendence te paraqiteni me te menqurit... kujdes - kush ju ben nervoz eshte me i menqur se ju!
Lufta dhe heronjte e mirefillte kane rene ne Kosove. Disa jane vrare ne Shqiperi nga tradhetia dhe interesat e disa jane rrezitur ne Durres dhe Ulqin.
Une per veten jam frikesuar dhe kam ikur me gra dhe femije ne Maqedoni. Dhe mos u frikesoni nga e verteta dhe sinqeriteti. Kur jemi te sinqerte me vetveten nuk kemi frike nga paragjykimet.
U qofte i lehte dheu deshmoreve te kombit. Aferim atyre qe rroken pushket dhe u'a kthyen tyten shkaut.

progoni
01-08-04, 09:50
Bali unė shum sinqerishtė tu drejtova.

Se disa HEROJ na jan vra,
mbasė lufte,
disa nė Shqipėri,
e besa edhe nė istikame.

Unė pa tė ofenduar nė personalitet,
tu drejtova.

Fyrjet ishin argumenti i juaj,
pse e bere kėt autogol.

Unė kam njė nofkė tė princit tė parė shqiptarė,
Princi PROGON themelusi i principatės sė parė shqiptare,
Principatės sė Arbėris.

Ndėrsa ju njė nofkė qė ne pėrdorim pėr kafėsh(balooo),
edhe kėtu autogol.

Unė kurrė nuk frigohem nga e vėrteta,
andej po shkruaj se jan vra nė trathėti
PENAMERĖT E KOSOVĖS
dhe pėrpiluesit e ktyre listave,
sot shiten patriot,
bejn kercnime,

e Ai qė fletė pėr kėt tė vertet,
Ai nuk frigohet,

prap bėre autogol.

AFERIM ATYRE QĖ RAN NĖ ALTARIN E LIRISĖ,
i bashkohem kėtij bekimi tuaj.

shtoj:
MALLKUAR QOFTĖ AJO DORĖ QĖ VRAU NĖ TRATHĖTI

KY NUK ĖSHTĖ VAJ,
po obligim i gjithėsecilit nga Ne,
pėr hirė tė vėrtetės,
dhe borqit ndaj TYRE.

Nuk e dijė cili ishim mė i menēurė aty asė qė pretendova.

Kaq nėse kėte mesazhė,
mė keni drejtuar mua.

[/quote]

bali
01-08-04, 14:29
Mjafton zbutja e tonit per fillim...
Une nuk jam duke u shtyre me askend. Nje verejtje te sinqerte, pa pretendim se jam me i menqur se dikush. Te percaktosh dikend per pejgamber eshte kafshate e madhe per njerezit e vegjel. Te besh etiketime per vrasje eshte edhe me e rende kur nuk ke kurfare argumentesh perveq deshperimit ne vetvete. Lere gjyqesine dhe historine ta kryejne punen e vet.
Une mendoj se Serbia ka lene shume njerez qe jane permalluar ne Kosove. Edhe zakonisht vrasjet politike kryhen nga kriminelet e ordinuar dhe te paguar nga dikush. Une per kete dikushin jam kah mendoj ne Serbine e ti ne shqiptaret. Nuk jemi asnjeri te sigurte, apo jo!?
Nuk ka problem per autogolat. Nuk vuaj nga komplexi i dominimit.
E admiroj qdo verejtje te mire dhe shkrim te mire. Vetem le te jete shqip. Pavaresisht edhe kush e shkruan.
Gjenerata e re dhe e pa komplexuar do ta jetoje dhe ndertoje Kosoven!

progoni
01-08-04, 15:11
Duke mos e zgjatur,
pse hudhė topin ,andej nga nuk ėshtė.

Lehtė ėshtė e kemi gjetė fajtorin kujdestarė,
serbia.

Do ishte mirė po tė ishte ashtu,
fatėkeqsishtė nuk ėshtė.

Mes Tirane nuk patėn depurtu serbet.

Mė e rėndė ėshtė vepra e tyre kriminale,
se sa argumentet e mia,
qė ju me dredhi i queni etiketime.

Kurse pėrbuzja qė i bėni njerėzve tė rėnė
nga kėto bėnda,
se jam i vogėl ti quaj pengamer,
mė shtyn tė dyshoj nė sinqeritetin tuaj.

bali
01-08-04, 17:11
Jam shume i kenaqur me perparimin tuaj. Kesaj radhe nuk keni perdore ofendime. Jo se me lendon i padituri por kam bajagi nje moshė.
Zemer, kujdes nė urrejtjen qė mbani nė shpirt. Ka jeta edhe emocione tjera.
P.S. Mos i beso kurrė serbise!

progoni
01-08-04, 19:38
Bali duhet t'ia dishė hallin veti.

Prap ju keni pėrdor fjalin i padituri.
Unė po kursehem nga ky fjalori i juaj.

Meq bėni rigja
jam bejagi nė moshė.

P.S
Kujdesė pėr fjalėn e fundit,
meq je nė moshė,
ajo mund tė jet e fundit,
dhe e ke mė afėr se
kėmishėn qė ke veshė

kaedhemazi
06-08-04, 10:21
Emrush Xhemajli e Ali Ahmeti jan kontrabandista....cfar formuesve te ushtris bre....
UCK-ja osht formu kur e ka pa serbia qe FARK-u po e cliron Kosoven

progoni
02-10-04, 00:38
[quote:4f55ea697e="eltoni"]data dhe fadil ja faktet se kur eshte formuar Ushtria e Kosovės.

Nė pėrvjetorin e pestė tė luftės sė Jasharėve nė Prekaz, tė 5, 6, dhe 7 marsit 1998, shtypi i shkruar i Kosovės ka botuar artikuj tė ndryshem lidhur me pėrgaditjet e luftės, ushtrimeve tė grupeve tė para nė Shqipėri nė vitin 1991 deri nė fillimin e luftės sė hapur dhe zhvillimin e saj nė Kosovė. Prej mbarimit tė luftės ėshtė folur dhe janė realizuar shumė intervista me komandantė dhe ushtarė apo verimtarė qė e kanė ndihmuar ēlirimin e Kosovės. Janė botuar edhe shumė libra, shumė tė tjera janė nė botim e sipėr. Megjithatė, ekziston pėrshtypja se shtypi kosovar e ka trajtuar luftėn sipas shijės sė krahut politik qė i kanė takuar gazetarėt. Veē shijes sė gazetarėve dhe bindjeve politike tė tyre, shumė gjėra kanė mbetur pa u thėne nga shkaku se shumė ushtarė tė UĒK-sė gjindeshin ende nėpėr burgjet serbe. Pasi nė burgjet serbe, sipas tė gjitha gjasėve, nuk ka mė pjestarė tė UĒK-sė, intervista dhe fejtone, me rrėfime pėr luftėn, prap kanė vėrshuar shtypin e Kosovės. Interesim i veēantė ėshtė shfaqur pėr rrėfimet e anėtarėve tė familjes sė Adem Jasharit. Nė rrėfimin e Rifat Jasharit flitet edhe pėr disa pjestarė tė grupit tė Salih Ēekajt, sidomos pėr familjen e vėllezėrve Tahiraj nga Belegu si dhe tė Osman Ferizit nga Kodralia. Pėr kėto familje ka folur pėr sė gjalli edhe Hamzė Jashari, i cili nė intervisten e Shpresė Mulliqit, tė botuar post-mortum nė kombėtaren “Bota sot” mė 16, 17 dhe 18 prill 1998, ka deklaruar: ”Familja Jashari e njeh mirė familjen Tahiraj nga Belegu si dhe familjen Ferizi nga Kodralia etj.” Nė njė intervistė tė gjatė, nė muajin shtator tė vitit 2002, nė gazetėn “Zėri”, Rifat Jashari ka deklaruar fare ngjajshėm sikur vėllai i tij Hamza. Pėr komėtaren “Bota sot”, e lutėm njėrin nga vėllezėrit Tahiraj, Saim Tahirajn, pasi qė ky ishte edhe mė aktivi nė grupin e Sali Ēekajt, tė flas mė imtėsisht rreth veprimtarisė sė kėtij grupi si dhe zhvillimeve tė luftės nė pėrgjithėsi. Gjatė bisedės tė pranishėm kanė qenė edhe vėllezėrit Ismet dhe Sami Tahiraj. (S.K)

Prill 2003 / Intervistuanė: Sefedin KRASNIQI dhe Beqir KAMERAJ

PYETJE: Sikur shumė ushtarė dhe komandantė edhe Ju keni folur disa herė pėr gazetėn “Bota sot” pėr luftėn. Pėr shkaqe qė tashmė dihen, asnjėherė as Ju nuk keni mundur t’i thoni tė gjitha gjėrat qė keni dashur. Ēka ka mbetur ende pa u thėnė? Ku dhe kur kanė filluar kontaktet e juaja me Adem Jasharin dhe Grupin e luftėtarėve tė Drenicės dhe tė Llapit? Cilat ishin lidhjet e Grupit tė Salih Ēkajt me kėto grupe?

Saim Tahiraj: Dua tė jem i qartė. Ne nuk kemi punuar kokė mė veti. Para se tė fillojmė me pėrgaditjet ushtarake nė Shqipėri, nė mes tė institucioneve tė shtetit Shqiptar dhe atyre tė Kosovės, sa di unė, ėshtė arritur njė marrėveshje. Protogonistėt e kėsaj marrėveshje janė gjallė, si nė Kosovė edhe nė Shqipėri. Ata mė nė fund duhet tė flasin e ta thonė tė vėrtetėn. Kėtė ia kanė borxh historisė dhe gjithė shqiptarėve, por nė veēanti ua kanė borxh Salih Ēekajt, Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit. Pėr mua kėta tre janė tri shtyllat kryesore tė luftės sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ata e pėrgaditėn luftėn, i realizuan aksionet e para kundėr soldateskės serbe dhe vazhduan me luftėn e hapur derisa ranė heroikisht nė fushėn e nderit. Ndėrsa pėr kontaketet me Adem Jasharin dhe kontaktet me grupe tjera luftėtarėsh do tė flas nė kuadėr tė kontakteve qė kemi pasur me rastin e pregaditjes sė Grupit tė Dytė nė Shqipėri, e sidomos pas hyrjes sė kėtij grupi nė Kosovė.

PYETJE: Atėherė na thuani diēka mė imtėsisht, pėr pregaditjet ushtarake dhe futjen e kėtyre grupeve nė Kosovė.

Saim Tahiraj: Pas daljes sė Salih Ēekajt nė Gjermani, veprimtaria e tij zhvillohet nė dy drejtime: nė atė politik, duke u kyēer nė LDK me qendėr nė Shtutgard, sepse nė sa ishte nė Kosovė ishte anėtar i kėsaj partie. Drjetimi tjetėr ishte fillimi i veprimtarisė ushtarake, e qė nė atė kohė ka vepruar nė kuadėr tė Qeverisė sė Kosovės e cila punonte nė egzil. Ai pra kishte marrė instruksionet nga njerėzit e qeverisė pėr tė filluar pregaditjet e para ushtarake, bashkė me shumė shokė dhe njerėz tė besueshėm tė ēėshtjes kombėtare. Pas shumė analizave dhe konsultimeve, Salihu ka shkuar nė Shqipėri dhe atje bashkohet me rreth 60 djem tė zgjedhur nga tė gjitha viset shqiptare jashtė Shqipėrisė Londineze. Me kėta djem ka bėrė pregaditje ushtarake nė Surrel tė Tiranės, nė malin Dajt. Ky ka qenė Grupi i parė i ushtarėve tė Republikės sė Kosovės.

PYETJE: Do tė ishte me interes tė thuani diēka pėr kėtė grup. Nė opinion dihet shumė pak. A janė futur nė Kosovė ushtarėt e kėti grupi tė armatosur dhe me uniforma ushatarke?

Saim Tahiraj: Jo, ata nuk kanė qenė tė armatosur as tė uniformuar. Pas ushtrimeve ushtarake njė muajshe, qėllimi i tyre ka qenė futja nė Kosovė nėpėr rrugė dhe mėnyra tė ndyshme. Pėrjashtim bėjnė Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Kėta dy kanė udhėtuar nga Shqipėria nė drejtim tė Kosovės dhe kanė qenė tė armatosur. Mendoj qė pėr kėtė duhet tė flas mė gjerėsisht Zymer Lulaj. Ai ėshtė deshmitar i gjallė. Por e di qė ata nė Deēan i kanė vėnė bazat e para pėr ushtarėt e ardhshėm tė Republikės sė Kosovės.

PYETJE: Nė kėtė grup veē Salih Ēekajt dhe Zymer Lulajt a dini edhe ndonjė emėr tjetėr tė rėndėsishėm qė duhet pėrmendur?

Saim Tahiraj: Po, nė kėtė grup ka qenė edhe Zahir Pajaziti, i cili, gjithashtu bėri shumė pėr formimin e bėrthamave tė para tė luftėtarėve tė lirisė tė Llapit por edhe mė gjerė.

PYETJE: Pėr vrasjen e tij para luftės, e nė veēanti pas saj ka pasur polemika nga individė tė ndryshėm. Ēfarė mendoni ju?

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, ai u vra heret nga forcat serbe. Rreth vrasjes sė tij ėshtė folur e pėrfolur shumė, janė dhėnė vlerėsime dhe spekulime, por unė nuk dua tė ngatėrrohem me gjėra qė nuk i di.

SI HYRI NGA SHQIPĖRIA NĖ KOSOVĖ GRUPI I ISHTARĖVE TĖ REPUBLIKĖS SĖ KOSOVĖS, PREJ 33 VETAVE, I KOMANDUAR NGA SALIH ĒEKAJ?

PYETJE: Atėherė, si qėndron puna me Grupin e Dytė tė ushtarėve tė Republikės sė Kosovės?

Saim Tahiraj: Unė kam pasur privilegjin qė grupit tė dytė t’ia bashkangjes njė grup djemsh nga komuna e Deēanit. Edhe ky grup ka ushtruar nė Surel tė Dajtit, nė tė njėjtėn bazė stėrvitore ushtarake.

Pasi unė bashkė me shumė djem tjerė tashmė i kishim filluar aktivitetet tona ende pa filluar ushtrimet nė Shqipėri, posa u paraqit nevoja udhėtova nga Zvicėra nė Kosovė. Nė Deēan kontaktova me Xhemail Berishėn, njė veprimtar mjaft i denjė pėr kohė tė vėshtira dhe kushtet nė tė cilat vepronim atėherė. Me Xhemailin u dakorduam rreth organizimit dhe ai, pa vonuar, filloi pėrgaditjen e njerėzve dhe tė terrenit se kush mund tė ishte nė grupin e dytė nga komuna e Deēanit, ndėrsa unė u ktheva nė Zvicėr. Posa e morėm sinjalin e duhur nga njerėzit pėrgjegjės, nga Kosova nė Zvicėr erdhėn bashkė me Xhemail Berishėn, Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni dhe Hasan Ferizi. Vėllai im, Sami Tahiraj, ndodhej nė Zvicėr. Meqenėse, ky tashmė ishte i kyēur nė kėtė organizim, iu bashkua kėtij grupi nė Zvicėr dhe udhėtuan tė gjithė sė bashku nė Shqipėri. Ushtrimet kanė zgjatur 30 ditė dhe ato i kanė udhėhequr oficerė tė specializuar tė ushtrisė shqiptare.

Pas ushtrimeve nė Shqipėri, qėllimi kryesor ishte qė me njė pjesė tė armatimit tė depėrtojnė ilegalisht nė Kosovė. Pra ky mision delikat, i kalimit ilegal tė kufirit Shqipėri-Kosovė, me 33 ushtarė tė armatosur, iu besua Salih Ēekajt, tash hero kombėtar.

PYETJE: Cilat kanė qenė arsyet qė determinuan qė Salih Ēekaj t’i printe kėtij grupi pėr tu futur nė Kosovė? Kush ia besoi kėtė rol dhe a ishte ky komandanti i parė i grupeve tė armatosura tė luftėtarėve tė lirisė?

Saim Tahiraj: Arsyet qė Salih Ēekaj duhej t’i printe kėtij grupi ishin tė shumta dhe tė ndryshme. Por, arsyet kryesore ishtin se ai kishte njohuri ushtarake pasi ishte oficer rezervė dhe pėr kėtė fushė posedonte njohuri profesionale, pastaj ishte person qė njifte mė sė miri terrenin kah duhej tė hyhej nga Shqipėria nė Kosovė. Sali Ēekaj ishte njeri i qetė, serioz, i besės dhe njė intelektual qė dinte shumė mirė ēfarė duhej bėrė pėr Kosovėn. Udhėheqės e kanė zgjedhur ushtarėt qė pėrgaditeshin tė futen nė Kosovė.

Kėshtu pra, pas 30 ditė ushtrimesh prej 55 ushtarėve sa ishin nė grupin e dytė, vetėm 34 veta u nisėn drejt Kosovės me 75 kallashnikovė, me njė pjesė municioni e me bomba dore. Me kėtė rast dėshiroj ta ceku, por nėse ėshtė nevoja edhe ta pėrserisė, se kjo ėshtė thyerja e parė e kufirit dhe jo siē po pretendohet, se thyerja e kufirit u bė vetėm nė vitin 1999. Jo, thyerja e kufirit, pėr trima, ėshtė bėrė nė vitin 1991. Atėherė ishte tepėr vėshtirė dhe gadi e paimagjinuar njė ndėrmarrje e kėtillė. Ka njerėz qė kanė kaluar kufirin Shqipėri-Kosovė; dy, tre a mė shumė veta, por me qėllime luftarake, tė armatosur dhe tė organizuar nė baza institucionale, kjo ėshtė hera e parė deri nė fillimin e luftės sė hapėt.

Tė tjerėt le tė thonė si tė duan e ēka te duan. Grupe bashibuzukėsh mund tė ketė pasur edhe para vitit ’91 dhe pas vitit ’91, por ky ishte njė rrugėtim me detyrė, i mbėshtetur nga institucinet e atėherėshme tė Republikės sė Kosovės. Pastaj nė kėtė rrugėtim ka qenė edhe legjenda e mėvonshme e luftės sė vitit ’98, Adem Jashari. Kjo thyerje kufiri nuk u ndal mė as pėr Salih Ēekajn, as pėr Adem Jasharin, as pėr Zahir Pajazitin. Qėllimi i futjes sė armatimit nė Kosovė ishte armatosja e bėrthamave tė para tė njėsiteve ushtarake pėr ēlirimin e Kosovės, tė cilat quheshin njėsitet e para vetėmbrojtėse.

PYETJE: Pas mbarimit tė ushtrimeve nė Shqipėri, pra grupi prej 33 vetave, nėn komanden e Sali Ēekajt niset pėr Kosovė. Si rrodhėn punėt nė vazhdim?

Saim Tahiraj: Unė me detyrė udhėtova nga Zvicra me aeroplan pėr Kosovė. Atje bashkė me Xhemail Berishėn e kemi pasur pėr detyrė ta presim grupin prej 34 vetave qė do tė vinin tė armatosur nga Shqipėria. Veē kėsaj, ishim tė caktuar tė vėzhgonim forcat serbe, qofshin ato tė policisė apo tė ushtrisė. Pėrmes kanaleve tona e lajmėruam Salihun tė mos nisej nė kohėn qė ishte e cakuar, meqė kishte lėvizje shumė tė mėdha tė ushtrisė dhe policisė serbe, sidomos rreth kufirit nė zonėn e Rekės sė Keqe e deri te Juniku dhe Pobėrgja.

Kėshtu, Salihu e shtyn udhėtimin pėr pak kohė. Pėrveē qė e shtyn udhėtimin, e ndėrron edhe drejtimin. Merrė njė udhė tjetėr, e jo atė qė ishte planifikuar. Nė vend se tė arrinin pėr 3 orė e gjysmė, udhėtimi u kishte zgjatur nėntė orė. Megjithatė, tė prirė nga Salih Ēekaj, arritėn rreth orės 5 tė mengjesit dhe u vendosen nė fshatin Voksh; nė shtėpinė e Salih Panxhajt dhe Avdyl Panxhajt. Pushuan pak. E lanė armatimin dhe u ndanė nė tri grupe. Njė grup erdhi te unė nė Beleg, pasi vėllau im, Samiu, kishte ushtruar dhe udhėtuar me ta. Tė tjerėt u vendosėn nė Kodrali nė shtėpitė e Osman Ferizit, Hasan Ferizit dhe Shkelzen Gjonit.

Adem Jashari ka qenė me grupin qė u vendos nė Kodrali, tė cilin grup e ka bartur me qerre kuajsh Bajram Selim Tolaj nga Pobėrgja. Pra, po theksoj dhe le tė dihet pėr jetė tė jetėve, se nė mesin e 33 ushtarėve, nėn udhėheqjen e Salih Ēekajt, ndodhej edhe Adem Jashari, Ilaz Kodra, Fadil Kodra etj... Por, edhe le tė dihet pėr jetė e mot se Salih Ēekaj ishte komandanti i parė i formacioneve tė para ushtarake qė filluan pėrgaditjet pėr ēlirimin e Kosovės me luftė qysh nė vitin ’91. Nė atė kohė ngjarjet janė zhvilluar kėshtu.

Pėr hir tė vėrtetės dhe pėrgjegjėsisė historike, versionet tjera, nga kushdoqoftė, do t’i demantoj sa herė qė tė mė jepet rasti. E vėrteta ėshtė njė dhe nuk ndryshohet sipas politikės ditore. Ajo nuk mund tė ndyshohet, tė mohohet, as tė thjeshtėsohet pėr hatėr tė askujt. Fundja, ne kemi edhe listen e 34 ushtarėve qė kanė hyrė nė Kosovė, me emėr e mbiemėr tė secilit prej tyre. Kemi edhe numrin e secilės armė, si dhe sasinė e municionit. Pastaj e dimė edhe kush i ka mbushur karikatorėt dhe ku janė pėrgaditur! Kush ua ka pėrgaditur edhe bukėn pėr drekė kėtyre trimave etj,... Ja edhe lista, tė cilėn e ka edhe Niman Muēaj, autori i filmit dokumentar dhe librit “Sali Ēekaj gurthemel i pavarėsisė sė Kosovės”.

Veē kėsja ne kemi edhe fotografinė e ushtarėve tė Grupit tė Dytė, ndėrsa forografinė e Grupit tė Parė ku figuron edhe Zahir Pajaziti na e ka dhėnė Lutfi Haziri, tash kryetar i komunės sė Gjilanit.

LISTA E 33 USHTARĖVE QĖ HYNĖ NĖ KOSOVĖ NĖ DHJETOR TĖ VITIT ’91:

Emri dhe mbiemri Komuna PU.A. Nr. Karikatorė Fishekė
1 Hasan Ferizi Deēan 20102614 4 120
2 Shkelzen Gjoni Deēan 20097018 4 120
3 Saim Tahiraj Deēan 17029553 4 120/5
4 Osman Ferizi Deēan 4176733 4 120/20
5 Muharrem Bobi Prizren 7350 4 120/150
6 Hilmi Peci Mitrovicė 12133987 4 120
7 Ramadan Begu Mitrovicė 11113957 4 120
8 Nazmi Bajrami Mitrovicė 4176505 4 120/6
9 Ejup Murseli Mitrovicė 20115049 4 120/24
10 Shahin Bejtullahu Mitrovicė 20112290 4 120/180
11 Lutfi Jonuzi Mitrovicė 20060919 4 120
12 Fadil Kadria Skenderaj 11112153 4 120
13 Iljaz Kadria Skenderaj 111174110 4 120
14 Adem Jashari Skenderaj 20109662 4 120
15 Murat Jashari Skenderaj 20084113 4 120/7
16 Avni Rama Skenderaj 20061583 4 120/28
17 Sahit Jashari Skenderaj 20103940 4 120/38
18 Shaqir Salihi Skenderaj 11125407 4 120
19 Xhemajl Kelmendi F.Kosovė 20096701 4 120
20 Naim Gubetini Prishtinė 20098575 4 120
21 Shemsi Zeqiri Prishtinė 20102917 4 120/6
22 Xhavit Gubetini Prishtinė 20113567 4 120
23 Faton Gajtani Prishtinė 20108076 4 120/8
24 Isuf Ismajli Prishtinė 20065291 4 120/32
25 Driton Restelica Podujevė 11101858 4 120/240
26 Ekrem Sheholli Podujevė 1112249 4 120/2
27 Qenan Azizi Tetovė 20106021 4 120
28 Feriz Xhemaili Tetovė 20060106 4 120
29 Nuri Bexheti Tetovė 20027760 4 120
30 Bujar Zeneli Kumanovė 20063866 4 120
31 Orhan Ibrahimi Kumanovė 20050812 4 120
32 Jakup Limani Shkup 411651 4 120
33 Halil Palloshi Shkup 12123606 4 120
Gjithsejt 33 132 3960

Me datėn 08. 12. 1991
Ushtari i 34 ishte komandanti Salih Ēekaj

PYETJE: Kush kanė qenė anėtarėt e grupit tė Gjilanit?

Saim Tahiraj: Ndėrlidhja me ēerdhėn nė Ferizaj (Ahmet Hoxha) ka qenė Imer Halimi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė Dega Gjilan, ndėrkaq organizatorė pėr regrutim: Fadil Kajtazi, Lutfi Haziri, Naim Behluli, Naser Latifi, Ramiz Ramadani.
Nė grupin e parė tė shqiptarėve nga Kosova qė kanė marrė pjesė nė ushtrimet ushtarake nė Shqipėri kanė marrė pjesė edhe kėta tė rinj nga Gjilani. Udhėheqės i grupit ka qenė Ramiz Kelmendi nė ndėrkohė qė nė kėto ushtrime kanė marrė pjesė Hysen Agushi dhe Halil Halili.

Vendi i takimit para nisjes ka qenė shqėpia e raif Cernicės, nga fshati Starasellė komuna e Ferizajt. Takimi i parė ėshtė bėrė me anė tė taksive “furgona” nėpėr Greqi, mirėpo grekėt nuk kanė lejuar kalimin nėpėr territorin e tyre. Ndėrkaq tentimi i dytė, ėshtė bėrė me aeroplan nga Shkupi pėr Zürich, Zürich - Trieshtė, Triestė-Durrės me anije.

Nė portin e Durrėsit pritja ėshtė organizuar me Salih Ēekajn dhe Zymer Berisha. Grupi tjetėr nga Gjilani, i cili po ashtu kursin nė vitin 1992 pėr veprime tė posaēme nė kuadėr tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Kosovės janė: Ramiz Ramadani, Fadil Kajtazi dhe Naser latifi.

Organizatorė nė Kosovė ishin Ahmet Hoxha nga Ferizaj, i vrarė gjatė luftės.
Shkuarja: Ferizaj-Shkup-Sofje-Tiranė (Rinasi).
Kthimi: Tiranė-Bled (Slloveni)-Shtutgart-Dyzeldorf-Shkup-Gjilan.
Pritja nė Tiranė: Ali Aliu dhe Zymer Berisha.
Pritja nė Bled: Ramush Tahiri, zėvendėsi i Kryeministrit.
Pritja nė Shtutgart: Fehmi Agani, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Hafiz Gagica dhe Shaqir Shaqiri. /BM.

PASI MORI 12 KALLASHNIKOVĖ, ADEM JASHARI THA: “ME KĖTO ARMĖ, I GJALLĖ S’KA KUSH QĖ MĖ DEL PĖRPARA”!

PYETJE: Ku ishit Ju ditėn kur ata u futėn nė Kosovė, si u pritėn nėpėr familje dhe si kanė rrjedhur mė vonė ngjarjet e asaj dite?

Saim Tahiraj: Unė atė ditė kam shkuar nė Gjakovė pėr t’u dėgjuar nė telefon me Imer Berishen dhe Ismet Avdullahun, tė cilėt si pjestarė tė organizimit duhet tė flasin pėr detyrat dhe pėrgjegjėsit qė i kanė pasur nė atė kohė. Ata sot mund tė kenė ndėrruar kampin, por pėr hir tė gjakut tė atyre qė sakrifikuan jetėn duhet tė flasin. Pra, atė ditė kėta ushtarė kanė drekuar nė Beleg dhe Kodrali. Pastaj janė shpėrndar, nėpėr shtėpitė e veta. Para se tė shpėrndahen, u dakorduam qė pas dy javėsh tė vinin pėr ta marrė armatimin. Nga entuziazmi qė kishin, nuk respektuan marrėveshjen por filluan tė vijnė pas dy-tre ditėsh.

Ndėrkohė, Salih Ēekaj erdhi bashkė me Demė Tolajn te ne, nė Beleg, dhe mė tha qė grupi i tretė qė e kishte pėrgaditur Xhemail Berisha, Ismet Mehmetaj, Sokol Gjocaj dhe IsmetT Tahiraj mos tė udhėtonin pėr nė Shqipėri sepse kushtet ishin tė vėshtira dhe duhej tė pritnin njė moment mė tė volitshėm. Mbeti qė Salihi tė na sinjalizonte. Veē kėsaj, Salihi me Samiun (Tahirajn) biseduan rreth shpėrndarjes sė armatimit. Ai na tha, shkoni e merren armatimin nė Bėrliq, i cili armatim, nga Vokshi ishte bartur nė Pobergjė, nė shtėpinė e Fadil Tolajt, e pas disa ditėsh nga Pobėrgja bartet nga Agron Tolaj dhe Halit Tolaj me vėllezėr nė Broliq nė shtėpinė e Salih Ēekajt. Prej Broliqi nga Musa Ēekaj dhe Smail Ēekaj, 34 kallashnikovė i morėm unė me Xhemail Berishen dhe Sami Tahirajn dhe filluam t’i shpėrndajmė sė bashku me Grupin e Deēanit ku bėnin pjesė edhe Osman Ferizi, Shkelzen Gjoni e Hasan Ferizi. Dua ta theksoj se mė vonė punėt pėr shperndarjen e kėtij armatimi kanė mbetur nė duar tė Ismet e Bajram Tahiraj, si dhe tė Avdyl Molliqt.

PYETJE: Kush ishin tė parėt qė erdhėn pėr tė marrė armatim?

Saim Tahiraj: I pari ka ardhur vetė Adem Jashari. Me Ademin ka qenė edhe Xhafer Zena nga Majanci i Podujevės, por me banim nė Prishtinė. Atė natė pasi hangrėm darkė e pitėm ēaj, ne vėllezėrit Tahiraj, Adem Jasharit ia kemi dhėnė 13 kallashnikovė si dhe municion e nevojshėm. Kėtu do ta pėrshkruaj momentin e nisjes sė Ademit dhe dialogun e tij me Xhafer Zenėn. Pasi i futėn 12 kallashnikovė nė arkėn e veturės tė markės Askona me ngjyrė tė kuqe e me targa tė Prishtinės, Xhaferi u ulė nė vendin e shoferit ndėrsa Ademi u ulė pėrpara nė anėn e djathtė tė tij. Ademi kallashnikovin e vetė, me dy karikatorė, e vuri nė prehėr, ndėrsa Xhaferi i tha: “Adem ndoshta ėshtė mė mirė qė edhe kėtė ta maskosh pak”? Ademi iu pėrgjegj, “me tėrė kėto armė, i gjallė s’ka kush qė mė delė pėrpara”. Natėn udhėtuan me Xhafer Zenėn pėr Drenicė e Llap pėr ta shpėrndarė atė armatim. Kėshtu u shpėrnda njė pjesė e madhe e armatimit. Pastaj, Nazmi Bajrami nga Shipoli i Mitrovicės dhe Ramadan Begu erdhėn nga Mitrovica, tė cilėt i kanė pėrcjellė Osman Ferizi dhe Shkėlzen Gjoni nga Kodralia pas mes nate.

PYETJE: Nė atė kohė dihet se u kryen aksionet e para kundėr policisė serbe. A ishin kėto armėt e para qė me ushtimėn e tyre lajmėruan ēlirimin e Kosovės, i cili do te pasojė mė vonė?

Saim Tahiraj: Pas shpėrndarjes sė kėtij armatimi, duhet theksuar se grupi i Llapit kishte bėrė sulmin e parė mbi punktin e policisė, qysh nė vitin ’91. Salih Ēekaj me njė pjesė tė shokėve sulmon patrullėn e policisė nė aksin rrugor Deēan-Lumbardh. Ndėrsa Adem Jashari, me Hamzėn dhe Rifatin rezistojnė nė Prekaz nė shtėpinė e tyre dhe i plagosin dy policė serbė. Pėr rezistencėn e vėllezėrve Jashari, ata kanė folur edhe vetė: Hamėza pak ditė para se tė flijohet pėr lirinė e Kosovės, ka dhėnė njė intervistė e cila ėshtė botuar post-mortum, mė 16, 17, 18 prill 1998 nė gazetėn “Bota sot”, ndėrsa Rifati nė fejtonin e gazetės “Zėri” ka dhėnė njė inervistė, e cila ėshtė botuar nė cilėsinė e fejtonit gjatė muajit shtator tė vitit 2002. Me kėtė rast ka folur edhe Murat Jashari, i cili ishte edhe vetė me Adem Jasharin nė Shqipėri nė Grupin e Dytė.

Mė vonė Baca Rifat ka qartėsuar edhe shumė gjėra, nė njė intervistė para disa ditėsh nė “Zėri”. Gjithmonė duke pasur respekt pėr familjen e tij do ta lusja qė t’i sqaroj edhe shumė gjėra pėr figuren e Salih Ēekajt, sepse edhe vetė Baca Rifat ka qenė nė tė njėjtin organizim. Nuk ka nevojė qė askush tė flas nė emėr tė familjes Jashari, siē po tentohet, kur fatmirėsisht disa anėtar tė kėsaj familjeje i shpėtuan masakres sė policisė serbe. Fundja Baca Rifat e di se edhe nė Gjermani kemi pasur kontakt me tė. Ai e ka njohur shumė mirė Salih Ēekajn, i cili ndejti te Baca Rifat nė Munchen nėntė ditė nė tė pame pas vrasjes sė Adem Jasharit dhe anėtarėve tjerė tė familjes.

E PYES XHAVIT HALITIN, PSE SALIH ĒEKAJ, ADEM JASAHRI E ZAHIR PAJAZITI NUK JANĖ PYETUR FARE PĖR PAGĖZIMIN E UĒK-SĖ?

PYETJE: Si i spjegoni atėherė ata zėra qė kanė propoganduar se Salih Ēekaj nuk ka qenė njėri ndėr themeluesit e UĒK-sė, nuk ka kryer asnjė aksion dhe ėshtė vrarė duke u futur nė Kosovė? Mė i zėshmi ndėr ta ėshtė Shefqet Cakiqi Llapashtica, i cili e mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.

Saim Tahiraj: I di dhe i njoh tė gjithė ata qė flasin pas shpine. Ndėrsa, Shefqeti ka edhe njė faqe interneti ku figurojnė disa artikuj tė botuar mė herėt nė gazetėn “Epoka e Re”. Kulufet dhe shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme. Nėse dikush ka tė drejtė tė merret me keto gjėra, mė sė paku ka tė drejtė tė mirret pikėrisht Shefqet Cakiqi. Ai ka vetem njė tė drejtė, tė flas vetėm pėr aktivitetin e LDK-sė nė Zvicėr derisa ka qenė anėtar i Kryesisė. Me pėrgjegjesi po e them, se njė javė pasi grupi i Salih Ēekajt i ka bėrė disa aksione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme dhe mė kanė lutur tė antarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt. Kjo qė ka shkruar Cakiqi as nuk me ka hutuar fare, pėrkundrazi, me shkrimet e kohėve tė fundit ma ka forcuar bindjen pėr etikėn e tij cakiqiane.

Ndėrsa sa i pėrket themelimit tė UĒK-sė, unė pajtohem se pagėzues tė UĒK-sė nuk kemi qenė ne. Por me kėmbėngulje e them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve edhe pse disa persona pėrgjegjės nuk i kanė kryer detyrat me tė cialat kanė qenė tė ngarkuar. Sa i pėrket pagėzimit tė UĒK-sė, do tė ishte mė sė miri tė dakordohen mes veti, ata qė lėshonin komunikata nga Zvicėra kur Ademi, Salihu e Zahiri me shumė shokė kryenin aksione nėpėr Kosovė.

Mundėsisht tė dalin me njė qėndrim ku dhe kur u pagėzua UĒK-ja, kush ishte i pranishėm, a ka procesverbal dhe a u inēizua ai moment. Deklaratat nė shtyp se “kur ėshtė themeluar UĒK-ja, Ademi ėshtė gėzuar shumė (R.Selimi) apo “unė e themelova UĒK-nė mė 28 e 29 nėntor 1994 (N.Hasani)” apo edhe fejtoni i fundit Xhavit Halitit nė “Zėrin” se “LPK e ka themeluar UĒK-nė”, mė herėt i ka demantuar Muhamet Kelmendi, i cili, nė librin e tij thotė se “LPK i ka lėshuar 47 komunikata nė emėr tė UĒK-sė”!!! Ndėrsa unė e pyes Xhavit Halitin, a janė pyetur Salih Ēekaj, Adem Jashari dhe Zahir Pajaziti pėr pagėzimin UĒK-sė dhe a kanė bartur kėta emblemen e UĒK-sė?

Pastaj komunikatat qė i lėshonin nga banesat e ngrohta nė Zvicėr nė emėr tė UĒK-sė pėr aksionet e tyre, a e kanė pyetur ndonjėherė Salih Ēekajn, Adem Jasharin apo Zahir Pajazitin? Pse o burra nuk po i tregoni origjinalet e kėtyre komunikatave dhe faksimilin me nėnshkrime tė komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Nga tė gjitha shkrimet qė kam lexuar deri tash, ata flasin pėr komandantin Adem Jashari, por askund nuk thojnė se Ademi ishte edhe anėtar apo komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė.

A ju shkon mendja se komunikatat e LPK-sė nga Perėndimi kanė qenė denoncimi mė i rėndė dhe dekonspirim mė fatal, qė pėr kapuq tė madh, i ėshtė bėrė organizimit ilegal tė armatosur kundruell forcave serbe?! E them kėtė nga fakti se nė disa raste ende pa lėshuar Kosovėn Grupi i Salih Ēekajt, pas kryerjes sė aksioneve, LPK-ja ka lėshuar komunikata duke u bazuar nė lajmet e televizionit tė Beogradit, i cili i rregullonte sipas deshirės dhe nevojave tė politikės gjakpirėse tė Millosheviqit. Le t’u tregojė shqiptarėve Xhavit Haliti pse komunikatat lėshoheshin nė emėr tė UĒK-sė kur ne qysh nė vitin 1991 jemi futur nė Kosovė me uniforma ushtarake por pa emblema tė UĒK-sė.

PYETJE: A ėshtė i gatshėm Grupi i Salih Ēekajt tė merrė pjesė nė ndonjė simpozium pėr t’i qartėsuar tė gjitha kėto gjėra? A jeni nė gjendje tė ballafaqoheni publikisht me ata qė aq shumė pas luftės u promovuan nė shpinė tė UĒK-sė?

Saim Tahiraj: Po natėn dhe ditėn, nė gazeta, nė radio, nė televizion apo nė ēfarėdo sesioni apo simpoziumi tė organizuar nga historianėt apo sesione tė ndyshme shkencore. Por jam thellėsisht i bindur se ata nuk janė tė gatshėm pėr kėtė sepse nuk janė mėsuar tė flasin me gjuhėn e fakteve por me gjuhėn e forcės.

PYETJE: Tė kthehemi edhe njėherė si vazhdoi puna mė tutje me pjestarėt e grupit nė fjalė? Disa prej tyre shumė shpejt u burgosėn.

Saim Tahiraj: Fatkeqėsisht, njėri nga shokėt tanė, Xhavit Gubetini, i pari ra nė duar tė policisė serbe. Pas tri dite filloi bastisja e mėnjėhershme nė tė gjitha drejtimet si nė Llap, Drenicė dhe Deēan etj... Ky organizim kishte shtrirje tė gjėrė, pasi ishin tė pėrfshira Kosova dhe viset shqiptare nė Maqedoni. Megjithatė, falė organizimit tonė tė asaj kohe, ne arritėm tė lajmėrojmė njeri-tjetrin dhe tė largohemi. Mirėpo, pesė pjestarė tė ushtrimeve nė Shqipėri u burgosėn, e bashkė me ta edhe tre tė tjerė qė e ndihmonin kėtė organizim. Por, u zunė vetėm pesė armė.

Pjesa tjetėr mbeti e pazbuluar nė shtepinė e Salih Ēekut dhe nė shtėpinė tonė, nė Beleg. Nė vazhdim, me ato pushkė qė mbetėn tė pazbuluara, u kryen shumė akasione kundėr forcave serbe nėpėr Drenicė, Llap e Dukagjin. Disa vite mė vonė, kur filloi lufta e hapėt, ato armė iu shpėrndanė luftėtarėve tė lirisė. Nė komunėn e Deēanit shpėrndarjen e bėri Musa Ēakaj nga Bėrliqi, vėllai i Salihut dhe Bajram Tahiraj nga Belegu.

PYETJE: Pas kėtyre arrestimeve si vepruat ju?

Saim Tahiraj: Meqenėse u rrezikuam shumė, ne u detyruam tė tėrhiqemi nė Shqipėri dhe prisnim urdhėra tjerė. Nė Shqipėri na nxori telashe sigurimi shqiptar. Ishte ende koha e Ramiz Alisė. Ata na urdhėruan qė ta lėshojmė sa mė parė Shqipėrinė, sepse, sipas tyre, Jugosllavia nė atė kohė kishte shtruar nė OKB-sė njė ankesė, gjoja se Shqipėria po pėrgadiste grupe terroriste kundėr ushtrisė dhe policisė serbe nė Kosovė. Kėtė na e konfirmoi mė vonė edhe Salih Berisha, presidenti i ardhshėm i Shqipėrisė. Ne u tėrhoqėm nga Shqipėria dhe shkuam nė Zvicėr e Gjermani. Nė Gjermani u takuam me Salih Ēekajn dhe biseduam pėr mundėsinė e vazhdimit tė aktiviteteve ushtarake. Njė prej takimeve mė tė rėndėsishme qė na mundėsoi Salihu ishte takimi me Bujar Bukoshin. Nė atė takim prej grupit tė Deēanit te Bujari kemi qenė kėta persona: Salih Ēekaj, Zenun Idrizi dhe unė. Me ne ka qenė edhe Ismet Avdullalhu nga Llapi. Ne shkuam nė Shtutgard pėr t’u takuar dhe pėr tė biseduar pėr veprimtarinė e mėtutjeshme.

Para se tė takohemi me Bujar Bukoshin u takuam nė Shtutgard nė zyrėn e LDK-sė me Fehmi Aganin. Profesor Agani ishte kategorik qė diēka duhej ndryshuar. Ato forca qė ishin tė pėrgaditura tė vazhdonin veprimtarinė e tyre por tė jenė nėn kontrollin e institucioneve tė Republikės sė Kosovės dhe kurrsesi mos tė merrnin ndonjė veprim jashtė kontrollit. Propozoi qė Salihi tė jetė ndėrmjetės nė mes organeve tė Republikės sė Kosovės dhe atyre qė do t’i kryenin kėto veprime ushtarake.

Pas kėtyre udhėzimeve qė morėm prej profesor Aganit u takuam me Bujar Bukoshin dhe u dakordam qė tė vazhdojmė aktivitin tonė. Financimin ta bėnte Qeveria e Republikės sė Kosovės. Si lidhshmėri mes nesh dhe qeverisė mbeti Salih Ēekaj. U kthyem nė Zvicėr dhe filluam pėrgaditjet konkrete. U sigurua materiali i nevojshėm. Njė shumė rreth 10’000 DM i morėm nga Bujar Bukoshi, ndėrsa financimin tjetėr e siguroi Salih Ēekaj. Blemė gjėrat qė na nevoiteshin diku nė vlerė prej 35.000 Frs. Unė dhe Ismet Avdullahi udhėtuam pėr Shqipėri dhe u takuam me Xhemail Berishėn aty ku e kishim lėnė takimin, pasiqė Xhemailin e kishim lėnė nė Shqipėri si pikėtakim.

BUJAR BUKOSHI NJĖ DITĖ DUHET T’I BĖJĖ PUBLIKE TĖ GJITHA RAPORTET TONA PĖR VEPRIMET QĖ I KEMI NDĖRMARRĖ NE SI GRUP

PYETJE: A ishte e vėshtirė kjo rrugė pėr nė Kosovė?

Saim Tahiraj: Ishte shumė vėshtirė. Me shume rreziqe tė mėdha... Por moralin e kishim shumė tė lartė. Ē’ėshtė e vėrteta kėto gjėra na dukeshin fare tė vogla. Kemi qenė tė bindur se ne duhej tė vepronim edhe mė shumė pėr ēlirimin e Kosovės. Veē kufirit Kosovė-Shqipėri neve na ngrisnin kurthe edhe mbrenda nė Shqipėri. Nė Vlorė, nė korrik tė vitit 1993, forcat shqiptare na kanė bllokuar pėr gjashtė orė, por pasi u detyruam t’i korruptojmė, u bėnė “zemėrgjerė” dhe na lėshuan.

Pasi u takuam nė Tiranė me Xhemail Berishėn, kemi udhėtuar drejt Tropojės: unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj, Xhemail Berisha, Zenun Idrizi, Ismet Avdullahu dhe Nazmi Ajeti. Jemi ndalur nė shtėpinė e Abedin Berishės, familje e afėrt e Salih Berishės. Kėtė bazė e kishte krijuar shumė mė herėt Xhemail Berisha. E morėm Abedin Berishėn, e bashkė me Xhemailin po atė mbrėmje ata na kanė pėrcjellur deri nė kufi. Pra ishte viti ’93 kur ne me armatim dhe tė veshur me uniforma ushtarake kemi hyrė nė Kosovė nėn komandėn e Salih Ēekajt. Pra, e them mirė, me rroba ushtarake dhe armatim.

PYETJE: Po tash, a kishin emblema kėto uniforma ushtarake dhe si kaluat kufirin?

Saim Tahiraj: Jo, ishin vetėm uniforma ushtarake, pa emblema dhe pa ndonjė shenjė tjetėr. Qėllimi ynė ka qene tė zgjerohej veprimtaria. Kemi udhėtuar natėn. Dikur filloi me ra shi. U rėnduam shumė. Terreni ishte i vėshtirė. Shpeshherė jemi rrokė dorė pėr dore qė mos tė rrėzohemi. Bile gjatė udhėtimit aq shumė u lagėm dhe u lodhėm saqė u ndalėm ta ndezim njė zjarr. Por, ishim krejt tė qullur. Madje ēdo letėr qė kishim nė xhepa ishte e lagur. Nuk patėm mundėsi tė ndezim as zjarrin. Ishim tė rėnduar me armė dhe municion. Megjithatė, pasi pushuam pak, vazhduam rrugėn. Diku rreth mėngjesit kemi kaluar rrugėn te bariera e Jasiqit.

Nė Shkozė tė Junikut kemi ndejt gjatė gjithė ditės. Duhej tė rrinim tė fshehur. Pėrsėri natėn kemi udhėtuar. Rreth mesnatės kemi arritur nė Beleg. Zenun Idrizi, Ismet Avdullahi dhe Nazmi Ajeti vazhduan pėr nė Strellc tė Epėrm. Pastaj Ismeti dhe Nazmiu kishin udhėtuar me Zenunin pėr Llap. Armatimin e kishin lėnė nė Strellc te Zenun Idrizi pėr shkaqe tė sigurisė. Kurse unė dhe Salih Ēekaj e Zymer Lulaj shkuam nė Beleg, nė shtėpinė time. U ndalėm nė livadh. E thirrėm vėllain tim Ismetin dhe ai na solli darkė. Para se tė ndahemi, u dakorduam tė takohemi nė mbrėmjen tjetėr te Verrat e Llukės me Zenun Idrizin, pasi te kthehej nga Llapi.

PYETJE: Cili ka qenė qėllimi i atij takimi?

Saim Tahiraj: Pasi u takuam me Zenunin shkuam nė Broliq te Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Tė nesermėn u takuam me Rrustem Bruēin dhe Ismet Mehmetin nė bjeshkėn e Belles. Biseduam pėr mundėsinė e veprimit konkret gueril kundėr forcave policore serbe. Pėr kėtė edhe u ndanė detyra konkrete. Rrustemi dhe Ismet Mejmetaj muarėn njė pjesė tė armatimit dhe qėndruan nė Kosovė. Njė pjėse tjeter e armatimit mbati nė shtėpinė time nė Beleg. Unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj dhe Zenun Idrizi u kthyem nė Shqipėri nėn pėrcjelljen e babait tė Zymer Lulajt, Pajazit Lulaj. Me te u ndamė te Pėrroi i Pleqes. Kemi dalė pėr Zallė tė Rupės, pastaj pėr Stanishtė tė Tropojės nė Bjeshkėt e Junikut. Kemi udhėtuar mė se 12 orė.

Kur arritėm nė Tropojė tė Vjetėr na arrestoi policia shqiptare. Na mbajtėn 8 orė. Pastaj ka ardhė Selim Demushi dhe na ka nxjerrė. Pasi na liroi Selimi shkuam nė Tiranė dhe u takuam me shokėt e Llapit. Ata nuk patėn mundėsi tė udhėtojnė me ne dhe shkuan pėr Maqedoni. Tre prej nesh kemi udhėtuar pėr Zvicėr. Salih Ēekaj ka shkuar nė Gjermani dhe i ka raportuar pėr tė gjitha Bujar Bukoshit dhe ka pritur pėr veprimet tjera qė duhej ndėrrmarrė. Shpejt kuptuam se prisnim kot sepse njerėzit e qeverisė, fatkeqėsisht, e pikėrisht vetė Bujar Bukoshi, prej asaj kohe nuk dha kurrėfarė urdhėri. Nuk e di pse!? Megjithatė, ne nuk ndejtėm duarkryq. Biseduam dhe u dakorduam qė pėrsėri tė vazhdojmė kėtė organizim. Falė disa prej shokėve tanė qė na financuan si: Fadil Tolaj, Xhafer Rraci dhe disa shokėve tė Salih Ēekajt nė Gjermani (tė cilėt i njeh Zymer Lulaj) , ne vazhduam punėn qė kishim filluar.

PYETJE: A keni edhe diēka me shkrim pėr tė gjitha kėto gjėra ?

Saim Tahiraj: Po, Bujar Bukoshi nė cilėsinė e kryeministrit i ka tė gjitha shkresat dhe raportimet tona pėr tė gjitha veprimet qė i kemi ndėrmarrė. Ai njė ditė duhet t’i bėj publike. Unė konkretisht po flas se ne kur donim tė ndėrmerrnim ndonjė aksion, e qitnim nė letėr dhe ia dorzonim Qeverisė sė Kosovės, pikrisht Bujar Bukoshit. Ai e shikonte dhe nuk pėrgjigjej. Nė fakt e pėrkrahte por nuk na ndihmonte. Megjithatė, ne vepronim dhe kryenim punėn tonė. Kryenim aksione dhe pėrsėri ktheheshim dhe i raportonim. Isnstitucionet e Republikės sė Kosovės i kemi ditur si diēka tė shenjta. Kemi pasur besim tė madh nė to, sidomos qeverisė pasi ajo vepronte jasht Kosovės dhe nuk kishte frikė nga reperkusionet e policisė serbe. Veē individė tė caktuar nuk i kanė krye detyrat e veta dhe njė ditė ata duhet tė japin llogari pėr kėtė. Shumė gjėra kanė mbetur edhe nė zyren e LDK-sė nė Shtutgart me tė cilat disponon Hafiz Gagica, e pėr kėtė nga grupi jonė ėshtė i autorizuar Zymer Lulaj tė mirret me to dhe t’i bėj publike.

PYETJE: Si ka shkuar puna nė vazhdim? A mori fund veprimtaria e kėtij grupi nė vitin 1993?

KUR JANĖ VĖNĖ KONTAKTET E PARA TĖ SALIH ĒEKAJT ME MINISTRIN E MBROJTJES AHMET KRASNIQIN?

Saim Tahiraj: Jo, jo edhe nė vitin ’94 kemi vazhduar aktivitetin tonė. Blemė armatim [...] dhe e dėrguam nė Tiranė. Por, me sygjerimin dashamirės tė Anton Kolės e leshuam Tiranėn dhe u kthyem mbrapa. Antoni nė atė kohė ishte pėrgjegjės nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė. Nė mes tij dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės ndodhėn disa mosmarrėveshje. Edhe kėtė vit grupi ka kryer edhe disa aksione nėn komanden e Salihit.

Nė vitin ’96, ne pėrsėri u vetorganizuam me Salih Ēekajn. Ishim Salih Ēekaj, Zenun Idrizi, dhe unė... Ismet Ēekaj ishte nė Tiranė. Edhe Ismet Ēekaj ėshtė anėtar i Grupit tė Salih Ēekajt qė ka vepruar qysh prej vitit ‘91. Shkuam nė Tiranė e morėm Ismetin dhe u nisem drejt Tropojės nė tjetrėn bazė tonėn qė e kishim te Shpend Ēela. Morėm armatimin qė e kishim aty dhe u nisem pėr Kosovė. Kishim dy qėllimet pėr kryerjen e aksioneve. Sulmi mbi stacionin e policisė nė Irzniq dhe sulmi tjetėr frikėsimi i refugjatėve serbė tė ikur nga Kroacia qė ishin vendosur nė kompleksin e ndėrtuar rishtas nė Baballoq dhe Junik. Aksioni i parė pra, pėr frikėsimin e refugjatėve serbė tė Kroacisė dhe viseve tjera qė kishin ardhur nė shtėpitė e refugjatėve nė Junik ishte kryer nė vitin ’94. Siē thash ne u nisem drejt shtėpive tė refugjatėve nė Baballoq. Ky ishte mė tepėr aksion propagandistik. Pėr vrasjen e civilėve te pafajshėm as qė na shkonte mendja. Ndėrsa sulmin mbi stacionin e policisė nė Irzniq ishte diēka tjetėr. Arritėm te Ura e Bajram Hasanėve nė orėn 11: 00 tė natės.

E pamė se ishim vonuar me veprimet tona dhe e shtymė aksionin pėr tė nesėrmen mbrėma. Qėllimi ynė ishte qė tė shkonim dhe tė flenim nė ndonjė shtėpi. Por Salihu gjithmonė kėrkonte mendimin e shokėve dhe erdhėm nė perfundim se mė mirė ishte tė flejmė nė ndonjė arė pasi ishte vera sesa t’u nxirrnim telashe njerėzve se pastaj policia serbe mund t’u binte nė gjurmė. Jo ishin te filani apo te filani dhe mund t’i burgosnin njerėzit. Nuk donim tė linim sherre mbrapa nesh. Atė natė shkuam afėr Prokollukut. Posa agoi, nė njė arė, fjetėm tėrė ditėn. Bėnte shumė zheg. Nė mbrėmje unė dhe Ismet Ēeku shkuam drejt stacionit tė policisė nė Irzniq. Salih Ēekaj, Agron Tolaj dhe Zenun Idrizi shkuan nė Baballoq te shtėpiat e refugjatėve. Aty ishin disa shtėpi tė pabanuara. Qėllimi ishte tė minonin ato shtėpi tė pabanuar dhe tė friksohen refugjatėt serbė sepse nė atė kohė kishte filluar kolonizimi i Kosovės.

Me kėtė akt ne donim t’u tregonim se populli shqiptar ishte kundėr kėtij kolonizimit tė Kosovės me serbė nga Kroacia dhe Bosnja. Pra qėllimi ishte vetėm frikėsimi dhe kurrsesi vrasja e njerėzve tė pafajshėm siē e pėrmenda mė lartė. Ndėrsa unė dhe Ismeti shkuam nė Irzniq. Por kur arritėm afėr stacionit, vėrejtėm pėrforcime tė mėdha tė policisė serbe. Aty ishin kryer disa aksione mė parė dhe tash i kishin marrė masat e nevojshme pėr mbrojtje. Ne ishim vetėm dy veta dhe vendosėm tė heqim dorė nga aksioni.

Megjithatė, bėmė inēizimin e terrenit. Veē numrit tė shtuar tė policėve, tash telat me gjemba ishin mbi dy metra. Pastaj, pas mesnate shkuam te Ura e Bajramhasanėve dhe u takuam me grupin tjetėr tė Salih Ēekajt. Ata e kishin kryer aksionin me sukses. Kishin minuar katėr shtėpi tė pabanuar dhe njė eskavator. Kjo pati njė efekt mjaft pozitiv sepse ngjarja u bė e madhe pėrmes mjeteve tė informimit: si nė mjetet elektronike ashtu edhe nė ato tė shkruara. Mandej, pėr habinė tonė, edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė lėshoi njė komunikatė dhe mori mbi vete aksionin. Thamė i qoftė pėrhajr Shtabit! Kėsaj radhe, Agron Tolaj na ka ndihmuar shumė sepse ende ishte i lirė pėr qarkullim. Tė gjithė shkuam te Gėshtenjat e Pobėrgjes. Agroni na solli ushqim. Pastaj natėn na pėrcolli deri nė kufi me Shqipėrinė. Te Agroni lamė njė sasi tė eksplozivit dhe armatime tjera. Ne u kthyem nė Zvicėr, e ai me disa shokė kreu disa aksione.. Agroni pas njė kohe u burgos dhe u dėnua me 20 vjet burg me, tash tė ndjerin, Arif Panxhen

PYETJE: Vitet kalonin, aksionet kryheshin dhe Shtabi i Pėrgjithashėm i UĒK-sė tash i pėrcillte me komunikata duke i marrė mbi vete tė gjitha kėto aksione. Si i komentoni Ju kėto gjėra?

Saim Tahiraj: Po, i ashtuquajturi ShP i UĒK-sė lėshonte komunikata nga Bahnhofėt dhe Flüghafenėt (stacione trenash dhe aeroportesh) tė Zvicrės. Ne nuk jemi marrė me kėto komunikata, por flitet se komunikatat e para iu kanė dėrguar shtypit serb si pėrshembull “Nedelni Telegrafit” tė Beogradit dhe telegrafėve tjerė tė Serbisė. Nėse nuk kam harruar nė mes komunikatės nr. 32 dhe asaj me nr. 33 dikush e pati lėshuar njė komunikatė pa numėr fare. Ka qenė qesharake se ajo komunikatė as qė pėrfshinte ndonjė aksion apo gjėra ushtarake. Megjithatė, papagallėt edhe kėtė e lexonin nėpėr tubime. Dikur komunikatat nuk mirreshin mė me ushtrinė por kėrcėnonin tė gjithė ata qė nuk i pėrgjigjeshin fondit “Vendlindja thėrret”.

Punėt u ngatėrruan dhe muarėn tė prapshtėn qysh nė vitin 1997 kur “Revolucioni demokratik i vonuar” dogji deri nė themele Shqipėrinė. Shumė thonė se ėshtė dashur kjo ēbėrje e Shqipėrisė pėr t’u furnizuar me armatime mė lehtė. Unė nuk pajtohem me kėtė. Pasi institucionet e Shqipėrisė na kishtin lejuar tė bėnim dy herė ushtrime ushtarake nė kazermat e tyre, pasi kėto ushtrime ishin kryer nėn kujdesin e oficerėve tė Ushtrisė shqiptare, s’ka asnjė dyshim edhe armatimin do ta siguronim mė lehtė me marrėveshje nė Shqipėri.

PYETJE: Nė fillim tė vitit 1998 filloi tė flitet pėr formimin e Ministrisė sė Mrojtjes tė udhėhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ēfarė mund tė na flisni pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, nė fillim tė vitit 1998, nėse nuk gabohem dikund nė muajin mars, kishin filluar disa pėrgaditje pėr themelimin e Ministrisė sė Mbrojtjes nėn udhėheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Ne ramė nė kontakt me Ahmet Krasniqin nėpėrmes Sefedin Krasniqit. Pasi kėta e kishtin kėrkuar Salihin nė zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart dhe nuk e kishin takuar, me insistimin e kolonel Ahmet Krasniqit u takuam kah fundi marsit tė vitit ’98.

Takimi ėshtė realizuar nė Les-Chaux-de-Fonds tė Zvicrės, nė banesėn e Ismet Tahirajt, me insistimin e vetė Ismetit. Nga ana jonė ishim, Salih Ēekaj, unė dhe Zenun Idrizi, si pėrfaqėsues tė grupit tė Deēanit, ndėrsa nga ana e Ministrisė sė Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihi. Biseduam tėrė natėn deri nė orėn shtatė tė mėngjesit. Ata kishin biseduar edhe me disa grupe tė tjera. Ato grupe kishin vėnė kushte, kurse ne u kyēem pa asnjė kusht sepse edhe deri atėherė, ne kishim vepruar nė kuadėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Salihi si udhėheqės i grupit tonė nuk vente kushte kur ishte nė pyetje realizimi i aspiratave tė popullit shqiptar tė Kosovės qė njė ditė tė ēlirohemi nga zgjedha serbe. Veē kėtij takimi, ende pa u vendosur ministri Ahmet Krasniqi pėr Tiranė ka pasur edhe takime tjera. Por, nė ato takime ka qenė Salih Ēekaj.

PYETJE: Pas takimit tė parė, a ju ngarkoi kolonel Ahmet Krasniqi me ndonjė detyrė?

Saim Tahiraj: Po, Ahmet Krasniqi na dha detyra konkrete. Pėr katėr ditė duhet tė futeshim nė Kosovė pėr t’u bashkuar me njerėzit tonė atje. Tash shumė armatime kishin depėrtuar nė Kosovė dhe ishte fillimi i luftės. Unė, Ismet Ēekaj dhe Zenun Idrizin, nė rrugėtimin pėr Kosovė muarėm nė Sopot tė Tropojės edhe Xajė Ēelen. Sa u futėm nė Kosovė filluam kontaktet dhe bisedat me shokėt tonė, si dhe me tė gjithė pėrfaqėsuesit e fshatrave. Ne ua paraqitėm projektin e Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilin, tė gjithė e pranuan me optimizėm. I caktuam pėrgjegjėsi dhe u dhamė detyrat qė kur tė vinin njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė e pėrgaditur dhe nė vendin e caktuar.

PSE SALIH ĒEKAJ NUK KISHTE PRANUAR PROPOZIMIN QĖ TĖ MERREJ ME NGRITJEN E GJYKATĖS SUPREME USHTARAKE NĖ KUADĖR TĖ FARK-ut?

PYETJE: Kush i kishte propozuar Salih Ēekajt qė tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut? Kush ishte krahu qė veten e quante UĒK dhe qė pengonte punėn e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive nė Dukagjin?

Saim Tahiraj: Veē kėsaj, ne pritnim tė na vinin edhe disa shokė nga Drenica. Ata ishin Halil Geci dhe Hamit Gashi. Pra, ndejtėm katėr-pesė ditė nė Dukagjinė. U takuam edhe me Adem Ukėhaxhen. Ishte oficer aktiv i ushtrisė nė atė kohė. Ia propozova projektin e Ministrisė sė Mbrojtjės tė cilin e mirėpriti. Menjėherė shprehu gatishmeri tė vinte me ne nė Shqipėri dhe tė takohej drejtėpėrdrejt me njerėzit e institucioneve, konkretisht me ministrin Ahmet Krasniqi. Edhe ne e pritėm me kėnaqėsi gatishmėrinė e tij. Kėshtu u bėmė bashkė unė, Adem Ukėhaxhaj, Halil Geci, Hamit Gashi, Xajė Ēela, Zenun Idrizi, Ismet Ēekaj, Daut Berisha dhe u kthyem nė Shqipėri. I raportuam ministrit tė Mbrojtjės pėr gjithė punėn tonė qė kishim bėrė. Ai u nda shumė i kėnaqur. Adem Ukėhaxhaj ndejti nėntė ditė tė tjera nė Shqipėri. Unė u ktheva nė Zvicėr se kisha marrė disa detyra konkrete nga minstri Krasniqi lidhur me logjistiken.

Adem Ukėhaxhaj pastaj udhėtoi pėr Tropojė tė Vjetėr. Atje nė bazėn tonė nė kuadėr tė institucioneve ishte Ismet Ēekaj nga ku kishim filluar shpėrndarjen e armatimit nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė prill i vitit ’98, nga Zvicėra udhėtova pėrseri pėr Shqipėri. Nė bazėn tonė nė Tropojė tė Vjetėr e gjeta Adem Ukėhaxhajn, Xajė Ēelėn, Ismet Ēekajn. Tė nesemen Daut Berisha, Adem Ukėhaxhaj, Xajė Ēela udhėtuan pėr Deēan me detyra shumė konkrete qė i kishte ngarkuar ministri Ahmet Krasniqi. Adem Ukėhaxhaj ka qenė oficeri i parė qė me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes mori pėr detyrė kordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak nė Rrafshin e Dukagjnit. Nė atė kohė, ai kontakton edhe me disa oficerė tjerė; si me Skėnder Rexhahmetajn, Rrustem Tetajn, Shemsedin Ēekajn, pastaj veprimtarėt Ismet Mehmetajn, Vesel Lekajn etj. Kėta njerėz pra kanė qenė tė caktuar pėr t’i bėrė pėrgaditjet qė kur tė vinin Njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė nė vendin e caktuar.

PYETJE: Pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė vonė edhe tė Adem Jasharit, ende ishte gjallė Sali Ēekaj, shtylla e tretė e Lėvizjes sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ku ndodhej Salihi nė atė kohė?

Saim Tahiraj: Salih Ēekaj nė atė kohė ndodhej nė Tiranė, por udhėtonte edhe pėr Gjermani sepse merrte pjesė nė pėrgaditjet e disa planeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Veē kėsaj, Salihut i kishin propozuar qė ai tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut . Por, ai nuk e pranoi kėtė detyrė. “Unė tha tash jam ushtar i Kosovės. Kur tė ēlirohet Kosova do tė kaloj nė profesionin tim”. Kėtu Salihu ishte i ngarkuar me gjėra mė tė mėdha qė ishin bėrė jashtė shtetit. Ai u bė njeri i afėrt dhe i besueshėm i kolonel Ahmet Krasniqit.

PYETJE: Tė kthehemi edhe njė herė kthimit tė Adem Ukėhaxhajt nė Dukagjin. A pati kthimi i tij ndonjė efekt?

Saim Tahiraj: Pas futjes sė Adem Ukėhaxhajt nė Kosovė, fshati i parė qė erdhi pėr t’u furnizuar me aramtime ishte Strellci i Epėrm, rreth 85 veta tė udhėhequr nga Shaban Rama dhe Hasan Zemaj. Marrin armatime dhe kthehen shėndosh e mirė nė Strellc. Ne vazhduam nga baza jonė tė shpėrndajmė edhe mė shumė armatime.

Papritmas u ndodhėm tė rrezikuara nga ata qė thonin se i pėrkisnin Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Ministri Ahmet Krasniqi, nė atė kohė, ndodhej nė Turqi rreth furnizimit me armatime dhe prej andej, pasi dikush e kishte lajmėruar se jemi tė rrezikuar, dha urdhėr qė ta mbyllim atė pikė tė furnizimit dhe tė vendosemi nė njė vend tjetėr mė tė sigurtė. Respektuam urdhėrin dhe u vendosėm nė shkollėn e Viēidolit. Pastaj vendosėm tė futemi nė Kosovė. Krahu qė e quante veten UĒK vazhdonte tė pengonte punėn e Ministrisė sė Mrojtjės dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive. Fillojnė shantazhet nga mė tė ndyshmet dhe nė kėtė kohė paraqiten listat e zeza pėr likuidimin e fytyrave politike dhe ushtarake tė Kosovės. Njerėzit qė mirrshin me gjėra kaq tė pista ishin tė ndihmuar nga pushteti i atėhershėm nanoist nė Shqipėri, ashtu siē janė edhe sot tė ndihmuar derivatet politike qė nė Kosovė kanė dalur nga ky krah.

PYETJE: Si reflektoheshin kėto gjėra te ju? A dėshproheshit kur vėrenit se kishte ardhė njė kohė qė pėrveē nga policia serbe ishit tė rrezikuar tash edhe nga shqiptarėt? Nga ata qė kishin pėrvetėsuar mundin tuaj dhe djersėn e derdhur me vite tė tėra. Nga ata qė kishin pėrvetėsuar edhe vetė figurėn e Adem Jasharit!

Saim Tahiraj: Ka pasur momente tė vėshtira, por kurrė deri nė atė shkallė sa tė braktisim dhe tė ndėrprejmė definitivisht aktivitetin tonė pėr ēlirimin e Kosovės. Megjithatė, biseduam me Salihun dhe i shoshitem disa variante tė tjera qė kishin tė bėjnė pėr furnizimin me armatim. Ne kishim mjaft pika tonat nė rrethinėn e Tropojės. Ato ishin pika ku kishim vepruar qysh prej vitit ’91.

Pra nė rast se nė kėto qė kishim hapur do tė pengoheshim, duhet tė riaktivizonim pikat tjera. Pas njė kohe jemi kthyer nė Zvicėr prej ku vazhduam tė mirremi me logjistikė. Pėrmes njė “shoqate” arritėm tė sigurojmė pesė gjashtė kamion me uniforma dhe gjėsende tjera tė natyrės ushtarake dhe i kemi dėrguar nė vendin e caktuar. Lirisht mund tė them se nė Ministrinė e Mbrojtjes ishin infiltruar edhe njerėz tė krahut tjetėr pėr ta penguar punėn tonė. Kjo edhe na e vėshtirsonte veprimtarinė ushtarake. Nė atė kohė Salihu, ishte qershori apo fillimi i korrikut 1998, udhėtoi pėr Tropojė.

PYETJE: Nė Kosovė lufta ishte intesifikuar. Nga Dukagjini arrijnė refugjatėt e parė. Si u manifestua kjo ardhje nė Shqipėri?

Saim Tahiraj: Po ashtu ėshtė. Ishte fshati Pobėrgj qė ishte shpėrngulur nga soldateka serbe. Ardhja e tyre normalisht e ngarkoi situatėn. Forcat serbe tregoheshin, si gjithmonė, gjakatare tė pamshirshme duke mos bėrė dallime nė fėmijė, gra e tė moshuar. Por edhe ne kishim kaluar nė njė shkallė mė tė lartė tė organizimit. Pėr Shtabin e Rrafshit tė Dukagjit tė emruar nga Ministria e Mbrojtjes nė krye me Tahir Zemaj udhėtuam me njė xhip pas dy ditė nė Tropojė dhe u vendosėm nė bazėn tonė nė Viēidol.

Nė kėtė bazė u vendosėn kėta oficerė: Tahir Zemaj, Fadil Hadėrgjonaj, Bajram Stojkaj, Shemsedin Kuēi etj., si dhe unė e Ismet Ēekaj. Salihun e gjetėm atje duke u marrė me refugjatėt nga Pobėrgja. U pėrpoqėm qė djemtė e ri nga Pobergja t’i aktivijzojmė drejtpėrdrejt aty por ata ishin tejet tė tmerruar nga lufta. Njė pjesė e vogėl u aktivizua. Unė dhe Rrustem Bruēi vendosėm tė futemi nė Kosovė. Tė shikojmė shokėt tonė se deri ku kanė shkuar me pėrgaditjet. Ismet Ēekaj kishte arritur nė fshatin Irzniq tre-katėr ditė para nesh. Unė dhe Rrustem Bruēi, kėsaj radhe, u futem me ushtarėt e Isniqit. Me Hasan Zukajn e Belegut pėrgaditėm 18 kuaj armatim pėr fshatin tonė dhe 18 kuaj armatim pėr fshatin e Isniqit.

PREJ VITIT 1991, NĖ DUKAGJIN, NĖ LLAP DHE DRENICĖ, KA EKZISTUAR NJĖ KOORDINIM I GRUPEVE GUERILE ME SALIH ĒEKAJN

PYETJE: Ku e morėt kėtė armatim dhe a e paguat?

Saim Tahiraj: Njė pjesė tė armatimit e kemi marrė nga Shtabi i Ministrisė sė Mbrojtjes qė ishte nė Viēidol, ndėrsa pjesėn tjetėr e kemi blerė me paratė e fshatit Beleg. Pas tri katėr ditė veprimi nė komunėn e Deēanit erdhi Xajė Ēela, nė cilėsinė e kuririt, dhe na dha njė letrėr ku kėrkohej tė pėrgaditnim rreth 100 ushtarė nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t’i dėrguar nė Shqipėri. Takohemi unė Rrustem Bruēi, Shemsedin Ēeku, Ismet Ēekaj, Xajė Ēela dhe vendosėm qė ushtarėt tė dėrgohen sa mė parė. Por, pati edhe kritika pse duhej tė dėrgoheshin ushtarėt nė Shqipėri, kur kishte aq shumė djem tė Kosovės qė bredhnin kot atje. Mendimi ishte se duhej tė aktivizoheshin ata qė ishin atje qė tė mos sillen rrugėve kot e kot sepse i rrezikonim kėta tjerėt duke i dėrguar pėrtej kufirit.

Megjithatė, arritėm pėlqimin qė nga fronti tė dėrgohen ushtarėt andej. Rrustem Bruēi pranoi me njė kusht dhe tha, “i dėrgojmė vetėm nėse shkon Saim Tahiraj dhe Ismet Ēekaj”. Kishte besim tė madh sepse terrenin tash e dinim sikur shkalltė e shtėpive tona dhe ishim shokė tė grupit qė nga viti ’91.

U nisėm tė shoqėruar me Xajė Ēelėn. Kanė qenė mėse 112 ushtarė. Kaluam nė Junik. Atė natė u granatua Juniku. Aty kishte ushtarė edhe nga Drenica. Ishin rreth 400 ushtarė tė vendosur nė xhaminė e Junikut. Pasi qėndruam njė ditė aty, kah mbrėmja kaluam nėpėr Gjocaj. Na ndihmoi edhe ushtari Bajram Gjoci i Gjocajve, qė kish qenė polic pėrpara. Diku me 112 ushtarė kaluam nė Shqipėri. Shkuam nė Viēidol dhe tė gjithė kėta ushtarė ia dorzuam komandantit Tahir Zemaj qė ishte i caktuar pėr Rrafshin e Dukagjit. Prej aty filloi organizimi i mirėfilltė i Njėsiteve Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kėshtu filluan pėrgaditjet e tri brigadave: brigada 131, 134 dhe 133. Pėr strehimin e tyre u gjetė njė vend nė Papaj.
Me urdhėr tė Salihut u ktheva nė Zvicėr dhe vazhdova pėrsėri me furnizim. Salihu dhe brigadat u futėn nė Kosovė nėn udhėheqjen e Tahir Zemajt. Unė pėrsėri nisa disa kamion me furnizime pėr nė Ministrin e Mbrojtjes nė Tiranė.

PYETJE: Pėr kėto tri brigada ka folur nė dy librat e tij kolonel Tahir Zemaj. A mendon se ka mbetur ende diēka pa u thėnė?

Saim Tahiraj: Detalet dhe pėrvojat e secilit nuk do tė mungojnė kurrė. Secili e ka pėrjetuar luftėn nė mėnyrėn e vetė. Sidoqoftė, respektoj deri nė fund atė qė ka thėnė kolonel Tahir Zemaj dhe ato libra janė dokumente tė pakontestuara pėr historinė mė tė re tė Kosovės.

Pra pas vendosjes sė kėtyre brigadave nė kazermėn e Prapaēanit, nuk vonoi shumė dhe u zhvillua Beteja e Loxhės nė komandėn e kolonel Tahir Zemajt dhe major Nazif Ramabajes. Edhe aty ishte prap Salihu. Ishte edhe Rrustem Bruēi qė ra dėshmor nė kėtė betejė. Kjo dėshmon se qė nga viti 1991, qoftė nė Dukagjin, nė Llap apo Drenicė ka ekzistuar njė kordinim me Salih Ēekajn. Ndėrsa, ne nė Deēan gjithmonė kemi punuar nėn komandėn e tij. Tė tri brigadat janė rezultat i punės dhe veprimtarisė tė Salihut dhe grupit tė tij, si nė pėrgaditjen e terrenit, caktimin e bazave apo edhe shpėrndarjen e armatimeve.

PYETJE: Pas “Betejės sė famshme tė Loxhės”, nė Prapaēan fillon tė mungojė armatimi. Thuhet se edhe Salih Ēekaj edhe kolonel Tahir Zemaj janė ndier shumė keq. Ēfarė dini Ju pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Pas njė kohė, nė kazermėn e Prapaēanit fillon tė ndihet mungesa e amramtimit dhe Salihu detyrohet tė kthehet nė Shqipėri pėr t’u furnizuar me armatime sepse nė atė kohė pritej tė vinte armatimi modern nga shtete tė ndryshme. Armatimin qė e kishte blerė ministri Ahmet Krasniqi, fatkeqėsisht, u bllokua nė portin e Durrėsit. Nė atė natė kam qenė nė hotel “Kruja” bashkė me Salihun. Unė kisha sjellė disa furnizime nga njė vend tjetėr. Kemi fjetur pesė netė nė hotel “Kruja” nė Tiranė. Biseduam gjėrė e gjatė me Salihun dhe mė tha se ato ditė kishte planifikuar disa takime si: me Perikli Tetėn, me Fatos Klosin dhe Luan Hajdaragėn.

Gjatė kėtyrė takimeve e kemi pėrcjellur unė dhe Ismet Ēekaj. Ai u nda shumė i zhgėnjyer dhe na tha se kishte kuptuar qė atė natė do tė binte Juniku. Ishte tmerruar se si zyrtarėt e Shqipėrisė e dinin dhe s’bėnin gjė. “Tė jeni tė bindur se do tė bjerė Juniku dhe varri i tij ėshtė bėrė kėtu nė Tiranė, nga qeveria socialiste e Fatos Nanos”. Pastaj tha se duhet tė ndahemi. Mė sė pari duhet tė takohemi me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe tha se grupi duhet tė ndahet. Megjithėse ishte veshtirė, sepse Salihi ishte i rrezikuar nga njerėz qė thirreshin nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ne duhej tė ndaheshim pėr tė kryer detyra tė ndryshme. Atė natė nuk fjetėm fare. Shkuam dhe u takuam me ministrin Ahmet Krasniqin. Pasi i referuam pėr gjėrat qė i ceka mė lartė (rėnjen e Junikut) me tė cilat Salihu nuk pajtohej, ministri e nderperu bisedėn dhe na ftoi pėr njė darkė nė restoranin “Nėna Mbretėreshė”.

PAS VRASJES SĖ AHMET KRASNIQIT NĖ MINISTRINĖ E MBROJTJES U INFILTRUAN NERĖZ NGA SH I UĒK-sė, QĖ NGA VILA E ENVER HOXHĖS “KOMANDONIN” LUFTĖN NĖ KOSOVĖ

PYETJE: Cilat ishin pengesat qė qeveria kuislinge e Fatos Nanos i bėnte Ministrisė sė Mbrojtjes sė Republikės sė Kosovės dhe ushtarėve tė saj? Si e filluan Sali Ēekaj e Agim ramadani riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, shumica e tė cilėve u pėrkisnin brigadave operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134, 133?

Saim Tahiraj: Te restorani “Nėna mbretėreshė” kemi qėndruar rreth njė orė. Edhe Ministri Ahmet Krasniqi na tregoi pėr pengesat qė i kishte prej qeverisė sė Nanos, pastaj prej grupeve qė e quanin vetėn Shtab i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė atė kohė dhe na tha nė konfidencė se e kishte vėshtirė nga tė gjitha anėt. E luti Salihun qė tė kthehej pėr Gjermani dhe tė pushojė atje pėr disa ditė. Salihu nuk pranoi. “Jo tha kurrėn e kurrės. Nesėr do tė udhėtoj pėr nė Veri, sepse mė duhet t’i dalė nė ndihmė me ushtarėt e mi kolonel Tahir Zemajt, cili kishte filluar tėrheqjen taktike nga Prapaēani”.

Atė natė fjetėm nė Tiranė. Salihi mė dha urdhėr tė kthehem pėr Zvicėr dhe tė vazhdoj aktivitetin tim dhe mobilizim tė ushtarėve. Zymer Lulajt i urdhėroi tė kthehet nė Gjermani dhe tė mirrej me mobilizimin e ushtarėve nga ajo anė dhe me furnizime. Ismet Ēekajn e urdhnoi tė rrijė nė Tiranė si lidhje mes nesh dhe Salihit i cili shkoi nė Tropojė. Tash ėshtė koha kur Salihi me Agim Ramadanin fillojnė riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, e qė shumica i pėrkisnin brigadave Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134,133. Unė tė nesėrmen u ktheva pėr Zvicėr dhe vazhdova aktivitetin tim si zakonisht. Salih Ēekaj pasi takohet me Tahir Zemajn vijnė nė Tiranė.

PYETJE: Thuhet se po atė natė ėshtė vrarė me atentat Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi pas njė darke nė njė restorant nė periferi tė Tiranės. Pasi Salihu ka qenė nė atė darkė, a tė ka folur ndonjėherė pėr kėtė rast?

Saim Tahiraj: Po, mė ka folur por shkurt. E di qė jemi dėgjuar nė telefon dhe mė ka thėnė, “rėndė, medet shumė rėndė”. Ishte tepėr i dėshpruar. Mezi fliste.

PYETJE: A tė ka folur se kush ka qenė i pranishėm nė atė darkė dhe me kend ka qenė ministri nė veturė nė tė kthyer nė banesėn e tij?

Saim Tahiri: Jo, me Salihun kurrė nuk kemi biseduar nė detale, por mė vonė, nė qarqe tė ndryshme, ėshtė folur se nė darkė kanė qenė tė ftuar disa ushtarakė qė kishin marrė pjesė; qoftė nė ushtrime ushtarake nė Tropojė me rrethinė apo nė operacione ushtarake nė Kosovė. Atėherė ėshtė folur se nė darkė kanė qenė kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Bicaj, Hilmi Nebihi, Ismet Ibrahimi, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Fadil Hadėrxhonaj, Salih Ēekaj, Rifat Haxhijaj, dhe shoferi i ministrit Naim Geci nga Llausha. Ndoshta ka pasur edhe ndonjė tjetėr por tash nuk mė kujtohen.

Pas darkės, ėshtė thėnė se nė restorant kanė vazhduar ndejėn Halil Bicaj dhe Hilmi Nebihi, ndėrsa tė tjerėt janė kthyer me tri automjete tė transportit nė banesat e tyre. Pas ca peripetive qė kanė pasur rrugės nga policia shqiptare e trafikut, nė shoqėri me Rifat Haxhijajn dhe Naim Gecin, siē ka spjeguar Rifat Haxhijaj (Lufi) nė njė shkrim nė gazetėn “Zėri”, nga persona tė maskuar vritet Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nė Tiranė dhe gjėrat marrin tatėpjetėn, sepse nė Ministrinė e Mbrojtjės nė vazhdim u infiltruan njerėz nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė qė nga villa e Enver Hoxhės me gotė tė viskit nė dorė dhe me mobila nė vesh beheshin se komandonin betejat dhe luftėn nė Kosovė.

PYETJE: A ka ekzistuar FARK-u?

Saim Tahiraj: Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.

Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė “Revistėn Ushtarake”, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: “Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:

1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)
2. UĒK (Policia Ushtarake)
3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)

Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.

Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do t’ia arrijnė t’i realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės.

Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti t’u eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr t’u vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.

PYETJE: Kush janė ata?

Saim Tahiraj: Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.

PYETJE: Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi.

Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė t’ia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.

SIKUR TĖ MOS INTERVENONTE NATO, KOSOVA SOT DO TĖ KISHTE TJETĖR STRUKTURĖ DHE PĖRMBAJTJE TĖ POPULLSISĖ !

PYETJE: Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?

Saim Tahiraj: Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.

Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: “Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera.

U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr t’u aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel”. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.

Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.

PYETJE: E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?

Saim Tahiraj: Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.

PYETJE: A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?

Saim Tahiraj: Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: “Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė”. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund”.

PYETJE: E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?

Saim Tahiraj: Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. P

DannyAus
02-10-04, 07:28
qy FARKU ... kete FARKUN qone tek forumi Thashethemet,,,,, hahahaha

http://www.mustafa.elshani.btinternet.co.uk/uck.jpg

Dilaver
02-10-04, 09:58
DILAVER afishoj me 2004-09-29 11:39 :
************************************************** ********
Sė pari, UĒK-ja ishte ushtri aq sa Kosova ishte republikė. E lindur si lidhmeri mes grupeve kryengritėsish, ajo nuk arriti tė krijojė strukturė vertikale komanduese. Vetėm nė rambouillet, mes pėshpėrimave arritėm tė kuptojmė se njėri prej pjesėmarrėsve tė delegacionit mund tė ishte komandant i pėrgjithshėm i kėsaj ushtrie, gjė qė nuk fliste shumė mirė pėr strukturimin e saj.
Dhe, komandanti i UĒK-sė u shpall publikisht vetėm kur kishin filluar bombardimet e NATO-s.
************************************************** **********

progoni
02-10-04, 10:37
Sot me 2 tetor para 13 viteve hyri nė Kosovė grupa e parė e stėrvitur nė Shqipėri.

Nė shenjė nderimi tė atyre qė sot nuk jan:
SALI ĒEKU emri mė i merituar i historisė sėre tė Kosovės
ZAHIR PAJAZITI fjala e tij ishte gryka e pushkės pėr armikun
AHMET HOXHA profesori i Ferizajit, burri qė ishte krenaria e Ferizajit lumė ata qė patėn nder ta njofin.
XHEVAT QERIMI i cili humbi jetėn para lufte ,me lindje kishte dhėn betimin.
L A V D I