PDA

View Full Version : Babe ME apo PA zemer...


jehona
22-11-03, 16:44
ju pershendes te githeve, ju kisha ftuar ne kete temen e re...



nje shoqe e imja e kishte nje babe shum fanatik dhe keshtu erdhi koha qe ate e martoj baba pa mirkuptimin e qikes, dhe sipas saj ja shkatrojte jeten baba i saj. keshtu ajo thot prej asoj dite dhe mbas kurr nuk mundet ta donte baben siq e ka dashur nje here me gjith zemer, ajo thot



"une babait kurr ma nuk mundem me i thon BABE me zemer, kete e baj veq me goj"



si mendoni ju, a esht e vertet apo ma mir te them e mundeshme, e kuptushme ose e paramendushme qe qika babain nuk mundet ta donte siq duhet baba, apo ta largonte nga zemra si mos te ishte babai nje pjes e jetes te femies ......

lazdrani
22-11-03, 17:02
E paqe ne qafe gjithmone ai baba qe vendose per fatin e femijeve pa pranimin dhe pajtimin e femijeve.....mendim im personal!!!!

:twisted: :twisted: :twisted: lazdrani te pershendet jehona dhe kompliment per temen :P

Murgesha
22-11-03, 17:08
Jehona shumica e prinderve mundohen per te miren e femijve te vet.

Por fatkeqesisht ndonjeher edhe gabojne si ne rastin qe kishe parashtruar ti. Ajo vajza njeher eshte e mllefosur ne babain e vet por me kohe do te kuptoj se qellimi i fundit i tij ka qene per mireqenien e saj.

Gentiana
22-11-03, 17:09
Jehona te Pershendes shoqe.

Kjo tem me pelqen,sepse esht mir te bisedohet sa jemi na fanatika.

Edhe un po te tregoj nje ngjarje.



Nje shoqe e imja kur ka qen 17vjeqare ka punu si te gjith tjert, po babain e ka pas shum te veshtir dhe fanatik, nuk e ka len as me shoqe te del

(si Shqiptaret ma).

Kurse nje dit ajo ka then se ka me punu e ne tvertet e ka pas te lir, dhe ka dal me shoqe por Zemra e saj ka ndjer se do te ndodh diqka, po at dit.

Bash at dit ka shku Baba i saj tek ajo vetem me e marr,kurse ata i kan then se nuk esht aty. Babai ka thirr e ka lyp ka esht e ka nuk esht,e nuk ka mujt me e gjet,por kjo pa dit,kur esht kthy ai e ka rreh deri sa nuk ka mundur te livret nga krevati nuk di sa koh. Dhe me e keqja nuk esht kjo. Ai i pari njeri se ka ardh me e lyp e ka dhen kur ajo i ka pas 17vjet,kur i ka pas enderrat me te mdhaja kur ka dashur qe te mberrin diqka. Ok ndoshta i ka pas fajet ajo ku ta di un,po le se e ka rrahur po perse me e dhen me 17vjet.

Sidoqoft ai i ka ra Pishmanit dhe e merr me te mir,po ajo thot: un do tja japi respektin siq i ipet Babait dhe do te therras e do te qona ne kemb per te,i blej per ditelindje kurse tjerat motra as qe ju bie ndermend se e ka, dhe te gjitha por ne Zemren time ai e ka humbur vleften se e ka babai per Bijen e vet.

Ajo nuk ka dashur te marr ate per kend e kan feju,po ka then se vetem mos me ja humb ftyren babait e marr, dhe sidoqoft gjithmon do tja japi rrepektin por ai per mua apo per Zemren time ka vdekur!!

E zgjata pak! ok sidoqoft kjo se i ka ndodh asaj nuk ka te falje,ndoshta po e perseris ndoshta ajo i ka fajet ok,ama te jipet per kte,tja shkaterron jeten e saj per nje gabim te vogel.

Qka mendon ti Jehona,apo edhe ju te tjeret???

Genta

Murgesha
22-11-03, 17:16
Gentiana pershendetje!

Ju thuani se ndoshta ajo edhe ka pase faj.

Te analizojme pak ketu. Sa eshte nje 17 vjeqare ne gjendje te aresyetoj dhe te mos bej faje. Ne kete rast mua me vie shume keq per ate vajze te gjore. Ky rast lirisht mund te quhet edhe krim. Te rrahesh vajzen vetem pse ka dal ne sheti me shoqe, absurditet mendoj une. Mirepo fatkeqesisht ne si shqiptare ende nuk jemi te emancipuar sa duhet dhe mendojme se vetem pse i kemi bere koken femijeve tane mundemi edhe te zoterojme te gjitha te drejtat ndaj tyre. Me kohe do te largohen keto vese edhe nga shoqeria shqiptare mirepo gjer ateher do te kete akoma viktima.

lazdrani
22-11-03, 17:55
Ju pershendes te gjitheve juve ne kete teme.

Desha te ju tregoje nje rast qe ne germany ka ndodhure dhe neper mes shtupit gjerman kam lexuare kete tragjedi te keqe te disa baballareve tone primitiv dhe fanatik.

Nje familje shqiptare ne nje qytet te gjermanise kishte tri vajza qe jane rriture dhe bejne shkollimin po ashtu.Vajza e pare ishte diku 17 vjeqare dhe ishte e dshuruar ne nje mashkull qe ne koncert kishte njoftuar.

Babai i saj gjithmon bente presion ne Gruan e vete dhe po saqerisht ne kete vajze duke rrahure dhe ndaluare te dashuroje.Me e keqja e keti Babe fanatik ishte qe nje nate e rrahe kete vajze te re kinse kishte veshure gjera te ngushta dhe kishte ndaluar dashurin e saj dhe me e keqja e rrahe aq shume sa ne fund ja mbeshtjelle gojen dhe kryt me (ngjites lepake)dhe hudhe vajzen e vet ne liqe.Kjo tragjedi me ka prekure shume kur lexova ky njeri eshte tani ne Burge gruja e saj ju ka ndare dhe me dy vajza te tjera ka bere nenshtesin gjermane dhe kane kaluare ne besimin Katolik ku edhe tani kjo grua falet dhe beson ne Zotin si ajo komenton.....

Pytja ime eshte deri kur me keto tradita te vjetra te disa baballareve tone.

Cka kishte faje ajo vajze e re qe ishte e dashuruar duhej ajo qe me jete ta paguaje :?: :idea: !!!!Per Disa Prinder kisha thene me mire ishte te shkojne ne Kosove dhe te jetojne ne Shpella se aty e kane vendin si kafshe te egra....

Me falni por ky aksident gjithmon ne koke e kam dhe nuk po mundem ta harroje....

Murgesha
22-11-03, 18:05
Lazdran e tmerrshme. Nuk kam koment po :cry:

rowenna
25-11-03, 13:42
hehee ku po din ti ku po shkrun kesht u............................. palidhje teme ska femije qe uren prindin apo dhe kunderta mendoni njehre qethere hapni gojen .......................... palidhje mos shkruni ...heren tjetr se kjo sdiskutohet a sdin naj teme ma te menqme me hap........ me mirekuptim djema . :wink:

jehona
29-11-03, 18:27
Ju pershendes te gjitheve juve ne kete teme.

Desha te ju tregoje nje rast qe ne germany ka ndodhure dhe neper mes shtupit gjerman kam lexuare kete tragjedi te keqe te disa baballareve tone primitiv dhe fanatik.

Nje familje shqiptare ne nje qytet te gjermanise kishte tri vajza qe jane rriture dhe bejne shkollimin po ashtu.Vajza e pare ishte diku 17 vjeqare dhe ishte e dshuruar ne nje mashkull qe ne koncert kishte njoftuar.

Babai i saj gjithmon bente presion ne Gruan e vete dhe po saqerisht ne kete vajze duke rrahure dhe ndaluare te dashuroje.Me e keqja e keti Babe fanatik ishte qe nje nate e rrahe kete vajze te re kinse kishte veshure gjera te ngushta dhe kishte ndaluar dashurin e saj dhe me e keqja e rrahe aq shume sa ne fund ja mbeshtjelle gojen dhe kryt me (ngjites lepake)dhe hudhe vajzen e vet ne liqe.Kjo tragjedi me ka prekure shume kur lexova ky njeri eshte tani ne Burge gruja e saj ju ka ndare dhe me dy vajza te tjera ka bere nenshtesin gjermane dhe kane kaluare ne besimin Katolik ku edhe tani kjo grua falet dhe beson ne Zotin si ajo komenton.....

Pytja ime eshte deri kur me keto tradita te vjetra te disa baballareve tone.

Cka kishte faje ajo vajze e re qe ishte e dashuruar duhej ajo qe me jete ta paguaje :?: :idea: !!!!Per Disa Prinder kisha thene me mire ishte te shkojne ne Kosove dhe te jetojne ne Shpella se aty e kane vendin si kafshe te egra....

Me falni por ky aksident gjithmon ne koke e kam dhe nuk po mundem ta harroje....



LAZDRANI per bes shum keq po e ndi veten kur po lexoj per ksi raste qe po ndodhin tek familiet shqipetare.



ngapak i kuptoj baballaret ton qe thojn qika mos te ket dashnor (apo ma mir te them mos te jet e vendoset), sepse shkurt tuten qe mund te luaj gjdo LAPER me vajzen e ti dhe tani keta mendojn qe kur ta rrejn vajzen mundet ti ndalin ndjehnjat apo dashurin qe e ka ajo....po une mendoj se ky esht gabim shum shum i madh nga prindi qe e rreh vajzen per qe e dashuron nje djal me zemer. nese nje prind e rreh vajzen per ate pun, ai veq qka i shton vetit probleme, sepse vajza ndoshta per INATI te prindit qe e ka rre po ta vazhdon apo ta shton at veper.



me shkurt: une mendoj qe duhet ta verteton ne menyra tjera qe vajza e don ate djal me zemer dhe esht dashuri e vertet dhe mund ta paramendon jeten me ate, amo kurrsesi mos ta perdor dhunen, sepse nuk mundet kurr te arrit diqka positive nga dhuna!!!



po ne te kunderten une prap si prap mendoj qe baba ka te drejt te prishet me vajzen e cila po lun shum bisht her knej her anej edhe thom qe esht ma mir ai ate vajze mos ta perkrah si ivlad, amo dhunen mos ta perdor, sepse ne ditet e sotit dhuna nuk esht asgje qka esht fjala!



ishalla me kuptuat qka mendova....

lazdrani
04-12-03, 14:01
Hi jehona te pershendes kudo qe te jeshe,pajohem me mendimin tend.

Desha te theksoje se komentin e larteshem nga une me ate rast te asaj vajze 17vjeqare ishte mbrem me 3.12.03 ne kanalin gjermanRTL Stern TV. Te them te drejten tere naten nuk kam fjetur nga merzitja e keti rasti pasi qe nena e kesaj vajze ishte e ftuare ne studio dhe tregonte te gjitha qe i kishin ndodhure asaj me vinte keq per ate grua shqiptare qe kishte vuajtur me vite tregonte fotot se si e kane martuar ate me 17vjet pa e pyet dhe pa e pare kurre burrin e vet e shume gjera tragjike....

Qka me shturi mua te tregoje kete rast eshte se kete emision se paku 6 deri 10 milion gjerman e shohin dhe eshte turp per disa prider apo shqiptare qe nuk e respektojne gjinin femrore por e mbajne dhe trajtojne si sllave.Kjo familje Gashi une i uroje fate ne jete dhe dy motrave tjera qdo te mire ne jete Ulrikes dheMimozes.lazdrani :idea: :idea: :idea:

jehona
04-12-03, 17:55
Hi jehona te pershendes kudo qe te jeshe,pajohem me mendimin tend.

Desha te theksoje se komentin e larteshem nga une me ate rast te asaj vajze 17vjeqare ishte mbrem me 3.12.03 ne kanalin gjermanRTL Stern TV. Te them te drejten tere naten nuk kam fjetur nga merzitja e keti rasti pasi qe nena e kesaj vajze ishte e ftuare ne studio dhe tregonte te gjitha qe i kishin ndodhure asaj me vinte keq per ate grua shqiptare qe kishte vuajtur me vite tregonte fotot se si e kane martuar ate me 17vjet pa e pyet dhe pa e pare kurre burrin e vet e shume gjera tragjike....

Qka me shturi mua te tregoje kete rast eshte se kete emision se paku 6 deri 10 milion gjerman e shohin dhe eshte turp per disa prider apo shqiptare qe nuk e respektojne gjinin femrore por e mbajne dhe trajtojne si sllave.Kjo familje Gashi une i uroje fate ne jete dhe dy motrave tjera qdo te mire ne jete Ulrikes dheMimozes.lazdrani :idea: :idea: :idea:



LAZDRANI te pershendes, per bes bash po me jet marak qe nuk e paskna pas pa STERN TV, sespe shum me intersojn keto raste. nje kritik e ki per shkrimin ton: normal qe miliona gjin e kan po at emision dhe ja din emrin asoj familie dhe atyne vajzave, sidoqoft nuk po me duket e arsyshme apo korrekte ti permendish ti ata emra ketu.... apo jo? flm per mirkuptim.....

lazdrani
04-12-03, 20:24
Hi Jehona!!!

Ndoshta ke te drejte por te them te drejten ato te gjitha u prezetuan me emer edhe ate publikisht pra para kamerave Tv dhe ne bild zeitung!!!

me nderime lazdrani. :?

Murgesha
04-12-03, 23:08
Une mendoj se kane bere mire ato qe jane prezentuar me emer dhe mbiemer. Cdo gje le te quhet me emrin e vet. Edhe pse me vjen shume keq per tragjedin e asaj familje.

jehona
08-12-03, 13:52
LAZDRANI dhe MURGESHA mir e keni, po tek ne shqiptaret si te kallxohet diqka me emer, ne i marrim te krejt at familie apo ne pergjithsi krejt familiet qe e kan ate mbiemer, s.p.sh. ne kete rast krejt familien GASHI e jo veq ato vajzat dhe prinderit, nuk di sa po me kuptoni....

Shpati
08-12-03, 18:03
Lasdran te pershendes !



Ju flitni per nje ngjarje ku vetem njera pal ka dhen mendimin e ai tjetri esht ne burg e ai qka ka then nuk e dim ende asnje...as qka dua ta di.

Si do qe te jet e njeta Shqiptark as qka ka pasur te drejt te shfrytzoj mediat Gjermane as qe te lejoj qe ta shfrytzojn ate ndoshta mediat Gjermane.

E gjitha ka qen nje problem familjar si ne gjith Boten.



Pasi ashtu se ashtu Gjermanet nuk shkruajn kurri mir per Shqiptaret.



Si do qe te jet nje Tragjedi familjare qe te them te drejten as qe me hyn ne udhe .



E kur ju jepeni kshill shqiptarve ju nguteni ndoshta se ju jeni Lasdran.



Familja Shqiptare esht e njohur ne Bot per nder,besnikri e respekt.



Prinderit Shqiptar nuk jan Barbar ashtu siq i pershkruani ju as qka kan nevoj te shkojn ne Shpella.



Por edhe po te shkojn ne Shpella qe i permende ti ata i respektojn femijet e tyre por edhe femijet prindert e tyre.



Ne qoft se do te bejm nje krahasim psh :

Qdo e dyta familje Gjermane ndahet e ku len jetim.



Ndarje te familjeve Shqiptare jan nje perqindje te vogel ose shkurt 2-3 % ne nje 100 familje.

Te them te drejten ju mund te piskatni sa te mundni por si duket juve ju mungon kompetenca.



Shqiptaret din ti zgjedhin problemet e veta e prinderit Shqiptar jan munduar gjithnje per femijet,familjet e tyre ashtu siq esht ma se miri.



Edhe pse ndonje rast ndodh ashtu siq ndodh ne gjith boten ku edhe ndonje Shqiptar do te kerkon pak me shum diciplin por ajo nuk esht edhe aq e demshme.

Nuk ka nevoj te Genjehet... Prindert Shqiptar kuptojn per problemet qe kan femijet e tyre edhe ata i ndimojn aq sa mundin.

Nuk njo un as qe nje dikush se mund te ket Shqiptar qe nuk ja do te miren femiut te vet.



Ju pershendet



Nje Prind Shqiptar

lazdrani
09-12-03, 12:18
Shpati te pershendes!!!



Po te shkruaj nje cope koment nga Bild me 6.12.03. ne gjuhen gjermane dhe nese nuk ke kuptuar te perkthej ne gjuhen tone pastaj...





ENDLICH IST UNSER BÖSER VATER IM GEFÄNGNIS!!!!

DREI JUNGE MÄDCHEN UND IHRE ATRAKTIVE MUTTER FÜHLEN SICH ZUM ERSTEN MAL IN IHREM LEBEN FREI:ABER UM WELCHEN PREIS?

ULERIKA 16 DIE GROSSE SCHWESTER,DIE ÄLTESTE TOCHTER IST TOT!!!

VATER TOTGESCHLAGEN,NACHTS IN EINEM BAGGERSEE VERSENKT!!!

ULERIKA WAR SIE SELBSTBEWUSST;DAS SIE SOGAR ZUR SCHULSPERCHERIN GEWÄLT WURDE UND SIE HATTE SICH ZUM ERSTEN MAL VERLIEBT!!!

DER FATER LATIF Z:SAGTE IM MORDPROZESS IN LANGERICHT TÜBINGEN:

"BEI UNS ALBANER HAT SICH EINE FRAU NICHT ZU SCHMINIKEN UND SCHICK ZU MACHEN" "ICH SCHLAGE MEINE FRAU WENN SIE ES VERDIENT HAT:SOIST DAS BEI UNS":::



IN NDERUAR SHPATI NESE TE INTERESON TE QOJE ORIGINAL KOPJEN NGA KJO GAZETE ME FOTO TE GJITHE FAMILJES !!!! ME DUHET VETEM ADRESA!!

TI KE DREJTE ME ATE QE SHQIPTARET JANE TE NJOHUR NE BOT PER NDER,BESNIKRI E RESPEKT:

POR ZOTERI PO HARRON TI QE ME KEQARDHJE KEMI ASI GRUPI END TE PRAPAMBETUR MERRE SI TE DUASH SE NUK PO MA KANA AS MUA POR JA QE KA KESI LLOJI EDHE TE NE !!!

ME VINTE KEQ PER KETE FAMILJE DHE NUK MUNDEM TA BESOJA SE SI NJE BABE TA MBYSTE VAJZEN E VET CFARE ZEMRE KA PASE AI NJERI?

VAJZA 16 KA MERITUAR VDEKJEN AQ TRAXHIKE?JO ZOTERI UNE BESOJE QE POPULLI JONE DIKU90 % ESHET BUJAR DHE KA KULTURE DHE TRADICION QE BOTA NA NJEHE POR JA QE KEMI NJE GRUP BERLLOGESH ANALFABETASH DHE PRIMITIV QE VETEM LIGJI JU BJEN NE HAKE!!!

MUA ME VINTE KEQ SE JETOJME KETY ME GJERMANET DHE MENDIMI IM ESHET QE TE SHKOJME NE SHIJE TE GJERMANEVE TE INTERGROHEMI SI TA NE ATO POZITIVE EH ADET TONA DHE KULTUREN TONE KURRE MOS TA HARROJME PA MARRE PARASYSHE KU JEMI DHE JETOJME!!!!!

ME NDERIME LAZDRANI :twisted: :evil: :twisted: :evil:

Shpati
09-12-03, 17:44
Lasdran !



Te falinderoj per angazhimin qe te me dergon artikullin e asaj gazete qe permend nuk ka nevoj.

Te dy gjuhet i kuptoj edhe at mjaft mir.



Per rastin ne fjal nuk mund te jap ndonje koment se me mungojn deshmit edhe as qka me intereson ti di, per at edhe e kam quajtur "tragjedi - e ka nxen taksirati ket Familje".



Bild Zeitung ne vitet e fundit nuk ka shkruar asnje artikull pozitiv per shqiptaret.

Nuk ka njerz primitiv si i quan por ka njerz qe jetojn dhe njohin norma te tjera shoqrore.



Te pershendes

Enkeleta
09-12-03, 19:26
Tung t'gjithėve!

Pajtona plotsisht me Shpatin.mendojė qė nuk osht e nevojshme me dalė para mediave gjermane apo qa po di unė,boll jemi n'sy t'keq ne shqiptarėt n'perendim pra nuk pe shoh t'arsyshme mu ekspozu hala ma shumė rastet qė na fundosin gjdo ditė e ma shumė si qyky rasti n'diskutim!

Problemet familjare nuk revelohen n'kėt mėnyrė se tani i mbar kombi shqiptar po pėrbuzėt!

Edhe kombsitė tjera kanė probleme hala ma t'tmershme se tonat ama nuk ia qesin zonin e zi vetit edhe kombit t'vet!

Fakt osht qė ka raste t'tilla qė n'kohėn e tashme nuk pranohen mo sepse njeriu ecė me kohėn dhe ne shqiptarėt fatkqsisht nuk po mujmė kursesi me ecė me ni hap me kohėn edhepse boll po mundohemi!



Falimnderit pėr mirėkuptim!

Tung!

jehona
10-12-03, 00:08
LAZDRANI te pershendes, e kisha pasur nje pyetje per ate qe ja ofrove SHPATIT, a kishte mujt ti me mi dergu edhe mua ato kopiet dhe fotot e asaj families nga ajo gazeta, se met vertet shum shum po me intereson ky rast.....

python
10-12-03, 05:36
[quote="Enkeleta"]Tung t'gjithėve!

Edhe kombsitė tjera kanė probleme hala ma t'tmershme se tonat ama nuk ia qesin zonin e zi vetit edhe kombit t'vet!

Fakt osht qė ka raste t'tilla qė n'kohėn e tashme nuk pranohen mo sepse njeriu ecė me kohėn dhe ne shqiptarėt fatkqsisht nuk po mujmė kursesi me ecė me ni hap me kohėn edhepse boll po mundohemi!



Enkeleta une pajtohem me ty, por kam nje pyetje per ty edhe se do ta pranoja edhe respektoja c'fardo qe eshte pergjigja jote,..... C'fare mendon ti eshte, qe nuk i lejon shqiptaret te ecin me kohen?



falm shum pres pergjigjen

lazdrani
10-12-03, 16:41
Jum pershendes juve Shpati,Enkeleta,dhe python ju falm.per mendimin e juaj.me nderim lazdrani :!: :!:

lazdrani
10-12-03, 16:43
hi jehona ska problem nese duash me jep adresen ne mesazh privat dhe ju dergoje me post.me nderim lazdrani :!:

vullneti
11-12-03, 12:46
pershendetje te gjitheve

i lexova mendimet e juve.secili e dha mendimin e vet.per rastin e kesaj familje kam lexua ne shtyp ketu ne kosove.disa thane :pa i marre mendimet e dy paleve...nuk duhet te gjykojme...edhe une mendoj ashtu...per mua eshte tragjedi...e gjithe asaj familjeje...po...nuk e dime arsyen e vertete pse erdhi puna deri aty...separi...emri i viktimes...emer gjerman...me ka qudite shuuuume,pastaj...nena e viktimes...pas arrestimit te burrit...me u ba edhe me gjermane...e nderron fene...mundohet qe...me ane te shtypit ti perlyen zakonet shqiptare...edhe ate tu e nderlidhe me ate shqiptaret si musliman..dhe te prapambetur...cfare poshtersie....po Kanuni i Lekes...nuk eshte kanun i muslimaneve....

kam nje bindje se fajtori i gjithe kesaj eshte nena e viktimes...ajo i ka dhene nje liri te tepruar asaj vajze te shkrete....se...ju lutem...pa keqkuptim...tek vajzat zakonisht nenat jane fajtore se...o ua mbulojne disa veprime te pamatura o ju japin kurajo per ato veprime...andaj edhe ne kete rast fajtore eshte e ema...

sa te quditshem qe jemi...po biem ne kontradita me shkrimet tona shpesh...permendim krenari e moral kombetar...e kritikojme veprime si ky(nuk e perkrahu...asesi) si dicka antikombetar!!!

ku e dime ne..ai baba...qe megjithate e pati bije te veten,gjak te vetin...pa i plase zemra shuuume dhe pa ja tepru e mori ate veprim sikur kur e rreh njeriu nje armik???...

andaj...ju lutem..duhet te dihet puna miiiire..e te flitet.

e mediat gjermane....ju thash...memzi presin te ndodh dicka e tille dhe ta bejne te maaadhe punen...se ketu i kane pase dy te rame...nje per shqiptare dhe nje per adete muslimane (ketu e kane pase kunder turqeve dhe muslimaneve te tjere ne gjermani)

e morali shqiptar...nuk eshte ruajte me kanune fetare po me kanune kombetare...se as muslimanet shqiptare e as katoliket...jeten e shfrenur shtazarake se kane lejuar as te mashkujt e as te femrat...per moral...eshte denu njeriu me plumb ne balle!

andaj...me falni dikush prej juve..disa edhe jeni te rinj...po megjithate njeriu duhet ti kontrolloj sjelljet e veta ,te femijeve te vet...jo ti shtyt ata ne pune jo te mira...se ne fund bine viktime si e shkreta Ulrike...

edhe dicka...dikush e din...jashte italie...nje femer italiane...aty ku ka qytetar italiane..ajo ruhet prej tyre..se per veprime te shfrenuara,secili italian e ruan ate...se thone:nuk guxon askush ti jap hije te keqe popullit italian...

e NE?????...ne i marrim prej shtepie e i qojme neper bote me i ba prostitutaaaaa...ne SHQIPTARET E NDERSHEM...TE MORALSHEM....

eee qeshte me e keqja...edhe rastet kur vertete duhet te gjykohen...i qajme e i vajtojme...

lazdrani
11-12-03, 16:55
vullnet te pershendes nga mergimi!!!

Dua te them se pajtohem me mendimi tend ne pergjithesi,ndoshta ke te drejte qe Nena i ka pasure fajet,mua me pengonte shume qe nje jave ne te gjitha kanalet e gjermanis para kamerave tregonte kete tragjedi,une kuptoi qe edhe gazetat e bejne te veten po ja qe eshte reale kjo tragjedi familjare.Cka nje me pengonte te kjo familje qe nena shqiptare tregonte edhe historin e saj se si eshte martuar pa e pare burrin dhe jo me deshire eshte martuare dhe se nuk e ka deshte por me zore eshte mbajte kjo lidhje martesore.

Per mua eshte kjarte qe fajtore per vdekjen e kesaj vajze jane te dy priderit,por nje nuk e kuptoi cka ka pasure te keqe qe kjo vajze ishte dashuruar ne nje shqiptare qe kishte njofuar ne koncert..

Nuk dua te komentoi me shume kete pune se koka po me dhembe por nje e vertet eshte qe nje Dreq i madhe ishte kety...Fatekesisht.



Me nderime lazdrani

vullneti
12-12-03, 08:47
pershendetje lazdrani

une te them drejte se paskem dite qe paska shku me nje shqiptar,se ketu te na ne gazeta se kane dhene qe ka shku me shqiptar e kam mendu se me te huaj...nejse...kjo pune ka ndodh...me nuk mund te c'behet...po...mu aq shume me ka nervozu ajo grua...sa sbehet me....e tash kur me tregove qe edhe e ka spjegu martesen...ende me shume.

ishalla me sna ndodhin raste te tilla...se mjaft e kemi reputacionin e keq ne bote...e veq edhe keso raste na vyejne me ja vnu majen...haha

te pershendes

Shpati
15-12-03, 15:39
Mendim i menqur...



Te pershendes

Mergimi-Ger
16-12-03, 09:03
Mire dita te nderuare te gjith pjesmarrse ne ket tem me vemendje i lexova disa shkrime te disa vllazer dhe motra shqipetare qe kishin shkrua ketu ne ket tem po me ket zotriun (Lazdranin) I nderuar Zotri pasi qe e keni pa ate emisjon ne Tv (sterntv)Ju more zotri i nderuar a e analizuate pake biseden qe e bani ajo grua qe pere mendimin tim nuk ashte ase(Shqipetare) po nji pjell e ndonji kombi qe neve nuk na don te miren.

Lazdran-Me vjen shum keqe po keni nji mendim shum te keqe pere ate shkrim qe keni be se sikure ajo vajze te ishte pakeze ma me ndere nuk i kishte prua Babaj te vet ne ate gjendje qe te veproj ashtu se po i thon nji fjale popullore se si nena ashtu edhe e bija.

Po ju lutem se pari analizoni mire temat e athere shkruani se si ashte e verteta.



I lutem zotit qe mose te kemi me asnji familje Shqipetare si ajo Gashi

Enkeleta
16-12-03, 12:50
Python m'fal qė nuk ta kom kthy pėrgjigjėn ma heret ama beso qė nuk po kom kohė me hy n'site!

Mendoj qė faktori i parė qė nuk na lenė neve shqiptarėve me ecė me ni hap me kohėn osht mentaliteti jonė ende i pakryer,morali dhe thashethemnajat! Pėrderisa ne gjithmon preokupohemi me problemet e kojshisė kurr nuk kemi me mujtė me pėrparu!



Falimnderit pėr mirėkuptim!

Mergimi-Ger
16-12-03, 15:38
Pershendetje per ju te gjithe se jeni inkuadru ne ket tem mendimi im esht rredh kesaj teme

se fajtori kryesor ne ket tragjeti ishte nena e vajzez e cila mjerisht ishte e pa kulturume ne aspektin e kultures shqiptare .Masi vet jam nene e tre femive te cilit i kam rrit ne gjermoni e shkollu por mundem te ju them me plot vete besim se femija rritet e kulturohe njet si rredhi familjar .

Edhe pse esht shum e veshtir kjo mundet te behet kur njriu sidomos nena punon me femit e vet duke ju tregu se kush jemi e nga kemi ardh

se nuk esht kultur ta ndrrosh fen apo ti mersh zakonet e popujve te tjer se sikur ne shqiptaret edhe te tjert kan probleme ndoshta hala ma te kqija se ne .

Sepse nuk esht kultur siq e permendni ju te shkoj vajza pa pajtimin e prindit ter naten e pastaj te ktheht kur te doj me me ken te doj , pastaj te thot se babaj esht fanatik se nuk me lejon te dal ,fatkeqsisht kemi shum raste se femnat shqiptare dalin me te hujt argetohn po si shohin tragjetit si ju vin mas.



Me rrespekt nga nji nene Shqipetare

Kosovare
16-12-03, 15:49
Mire dita te nderuare vizitore dhe pasi e lexova disa shkrime qe kishi shkrua ne ket faqe po me vjen shum keqe nga disa bashkebiseduase ne ket faqe si pershembull Lazdrani e disa qe shkrujne shkrime pa e dite se qka po shkruje po pajtohem me Zotrin (Shpati.Mergimi-Ger) se me te vertet nuk jemi Gjerman dhe nuk Mundemi me u be se kultura jon Shqipetar eshte Shqipetare dhe do te mese Shqipetare .



Me rrespek nga Kosovarja

lazdrani
16-12-03, 17:29
:evil: E nderuara Mergimi-ger dhe Kosovare!!!!

Eshte shume keq kur jep njeriu nje kritik paushalle veq hajt ashtu,e urreje kete gje shume...

Edhe pse nuk kam dashure te jap pergjigjje me ne kete teme prape dua te sqaroje diq ketu,disa keqkuptime.

E nderuara Mergim-ger ju ceket me larte se jeni nena e tre femijeve nje te kisha keshilluare mos thuaj asgje se vet ke femije e nuk dihet puna se si e fundja vjen.Me fale po ti me ke akuzuar si une ti kisha qite kete rast nga vetvetiu dhe po tregoje pralla.Jo zonje nje gje duhashe te kuptoshe se bashku me zonjen Kosovare qe shume keq qka ka ndodhure ky rast kety ne gjermani eh ata kana apo jo kjo nene ishte nene shqiptare 100%.

E pse ,qysh ,si,propagant etj etj ateher lexoje shtupin ndegjo lajmet nese te intereson e ju lutem gjithmon me argumente ku done diken te kritikoshe.Kete rast nuk e shpifa po ja qe ka ndodhe e pse nuk te flasim si Demokrat qe ta denojme kete rast pa marre parasyshe se si ka ndodhure une e di se si por ju dyjat jo. :twisted:

Dhe ne fund ju deshiroje nje vite te lumture te gjitheve e ishalla nuk ndodhe kurre keso marrina se pa marre parasyshe se si gjermanet thojne Shqiptaret ishin ata si ku rast.Me respekt dhe pa hidherime lazdrani :twisted:









Jepi Zot mende atyre qe nuk kane!!!!!

Shpati
17-12-03, 18:15
Familja Gashi duhet te ndimohet qe te kaloj dhembjen e kesaj Tragjedie,



Edhe pse rreth keti rasti "drejtperdrej"nuk kam dashur te jap ndonje koment,ne shkrimet qe kam ber ne ket tem jam angazhuar rreth "Funksionit Prind-Baba-Nene-Familje Shqiptare"...



Por mendoj se e njeta Familje duhet te ndimohet ...



Qeveria Kosovare duhet te dergoj nje Protest Qeveris Gjermane...pasi e njeta Familje ende esht Familje Kosovare e te njetit jan "Shtetas te Kosoves"e veprimet e shtetit Gjerman nuk mund te durohen.



Te ndimoj me nje Mbrojtes Avokat Babain e Ulrikes.



Te themelohet nje Fond Financiar ku Qeveria Kosoves por edhe Qytetaret qe jetojn ne Diaspor qe duan vullnetarisht te ndimojn .

Fondi i till do te mund te perdorej qe te ndimohen Familjet Shqiptare ne qoft se gjenden ne "Situata te cilat vet nuk mund te ndimohen"



Ministria e Drejtsis se Kosoves duhet te autorizoj Gjykaten kompetente ku Nenes se Ulrikes ti refuzohet e drejta e kujdestaris ne femijet tjer.



Drejta e kujdestaris duhet te transferohet te te afermit qe ka kjo familje ne Kosov.



Mund te kuptoj dhembjen e Nenes se Ulrikes por edhe mbas fatkeqsis disa rregulla vlejn edhe per te e njeta ka shkuar shum larg...

E njeta duhet te i kerkoj falje kosoves por edhe Kosova ate duhet ta fal.



Pse e them kete ?

Si person qe kam perfunduar Studimet ne "Lemin e te Drejtes",

Nuk shoh Vrasje .



Simbas disa deshmive te cilat jan publikuar kemi te bejm me nje fatkeqsi.

Ulrike ka humbur jeten ne nje fatkeqsi,ket esht dashur ta kuptoj edhe Nena e Ulrikes.



Ulrikja Shqiptare te kthehet e te Rivrroset ne Kosov.

vullneti
23-12-03, 15:28
pershendetje Shpati

e shoh qe je mundu me e "zbute"pak sa kete ndodhi,po....jo shoku im,nena e Ulrikes nuk pajtohet me ty,bile bile me ndegju cka ke shkru ne fyt te kish mbete,joooo shoku im,se ajo si duket shuuume pak kish qene shqiptare e tani hiq se hiq,dje e lexova shtypin si kish vajte gjykimi,mu ajo kish qene ajo qe e kish be kete tragjedi e sot ...u liru praj burri e as qente tani si pret,se mire e kish dhene gazetari...me qene qysh duhet edhe ajo ish deshte te gjykohet....po tash skemi cka bejme...per fat te keq kemi "rod" te keq ne kombin tone,qe e flliqin kah te shkojne...

Gentiana
20-01-04, 13:10
Pershendetje te gjithve.

Un per veti me vemendje dhe me interes i lexova kto shkrime per x her
dhe per me e dhen mendimin tim ketu plotesisht,duhet te kem fjalet e dy aneve! Ok shum ketu kan te drejt se nje gje e till esht shok dhe edhe nese esht plotesisht fajtore nena,nuk esht arsye per me shku dhe me e mbyet vajzen,apo Ivladin ai! Nuk e arsyeton,pa marr parasysh se qfar jemi apo qfar kombi kemi. Esht nje gje,se te keqen njeriu nuk e pranon kollaj,kurse per te miren ngritim krye,qka esht e kuptueshme,por esht tmerr per ne me degju te huajt per ksi rastesh,per kta do te jemi te smuar ne kry,e jo se po e mbrojm kombin apo adetet tona,apo ku ta di un. dhe Psh un nuk mundem te msona prej rasteve nese te keqen nuk e pranoj. Siq e kam cek edhe ndo vende kur nuk je i lumtur mundet te jet jeta shum shum e gjat dhe ate monotone,pse e them kte tash? Sepse vall si e ndjen ai Zoteri se esht ne burg tash vehten?! nese esht krenar per at qe ka ber,ateher esht por esht ne burg,dhe herdo kurdo do te pendohet,nese i ka ra pishmanit se qka ka ber,ateher esht von dhe ai e ka meritu dhe jo vetem aq ai e kish meritu edhe me keq,jo se e ka mbrojt adetet apo ku ta di un,po se asgje asgje ne kte bot nuk e asryeton te mbysish nje njeri e sidomos Ivladin tend,e sidomos kur esht as me pak e as me shum se e/i dashuruar....
Pranojeni se esht tmerr,mos e perkahni te keqen se keshtu nuk do te shohim kurr ditė. Ndoshta esht nena fajtore,ndoshta vajzat apo ku ta die un,por (po e perseris) asgje asgje ne kte bot nuk e arsyeton me e mbyt femijet tu..........
Genta

vullneti
20-01-04, 14:00
pershendetje gentiana
e kam tepru mbase me shkrimet e mia ne kete teme,po qe sod ti me shtyre qe parp te shkruaj .
thua asgje nuk arsyetohet me mbytjen e femiut...ashtu eshte ...po edhe ai fatkeq nuk e ka bere qellimisht (aty veq mendja ma merr),po ...aty kishe pase shku rremuje e madhe...kish qene perleshje e madhe ne njeren ane nene e bije dhe tjetren ai fatkeq...nuk dihet si vertete ka shku puna aty...
une veq e them mendimin gjithmone ne baze te njohurive prej gazetareve shqiptare qe kane raportu...se ne diten e fundit te gjykimit kish qene mendim i gazetarit tone dhe atyre te huajve ...se edhe nena eshte dashte patjeter te gjykohet...e pse...detajet si di...po si eshte sjelle ajo "nene" dhe si ka vepru mbas gjykimi...se besoj qe eshte gjak i paster shqiptari...ate mbase jam i bindur...se nje bije shqiptari nuk sillet me perbuzje ndaj kombit te vet...nuk e shet identitetin e saj kombetar e fetar per nje grusht parash e ...edhe nuk behet shkaktare me e humb femiun e vet..si u be kjo bushter shkaktare...po...kjo mundet me qene veq nje rod i flliqte.
poooo...skemi cte bejme...kjo eshte tek e fundit pasoje e gjendjes tone te keqe ekonomike e politike...pasoje e mergimit qe njeriu deshti e nuk deshti duhet me ju adaptu nje rrethi me doke e zakone tjera e shume here jo te pelqyera nga ne...shume here per ne "jonormale"
seq ma ka kujtu kengen e hikmetes...dikush e di e dikush edhe ndoshta e ka lexu...po aty bile vertete kemi pase te bejme me nje nene boshnjake e ketu?....thirret se eshte shqiptare ...po jo...ajo eshte veq nje funderrine....po edhe ai fatkeq babe...sdi...mbase ka pase zgjidhje tjeter...
ne fund te kenges se hikmetes kengetari porosite: Prite punen pa u ba,se kur te behet mos ban za.[/b]

Gentiana
21-01-04, 11:25
Vullneti te pershendes.

E din ti se ka qen perleshje apo rremuj apo edhe me shum??? i ke faktet,nese po ateher na trego edhe neve,qe te pajtohem me ty!!???Dhe ok ndoshta nena esht bushter siq thua ti,por besoj se nuk esht per te e leht,psh i ka vdek vajza,bile bile e ka mbyt burri i saj,baba i vajzes. Te lutem,nese je i drejt mos e perkrah te keqen,nese i din faktet dhe kjo se e perkrah nuk esht e keqja,na trego edhe neve te bindemi edhe na. Un nuk di shum rreth ksaj, vetem sa kam degjuar, dhe un e ceka se nuk i di dy palet,por vetem dua te them se mendimi i im esht: At burrin nuk e arsyeton asgje per me e mbyt qiken, hiq asgje.
e ketu nuk esht ne pyetje se kush i ka fajet,se fajtori dihet tash,ai qe esht ne burg,por do tme interesonte se qka ka qen ajo aq e tmerrshme me reagu ai ashtu??!!! Ok edhe nena tash kendej esht duke folur keq apo duke treguar se si e kan Martuar, por ajo nuk ehst ne burg,ajo nuk e ka mbyt femijen e vet!!!!
Njeriu duhet te ket krenari,por jo te tepert qe ta perkrah te keqen!!!
E sa per keng mir e ke: Prite punen pa u ba,se kur te bahet mos ban za!
Puna u be tash, e na e perkrahim te keqen apo te miren,e te tjeret duke qeshur me ne..........
Genta

vullneti
21-01-04, 12:11
Oj Genta
se di sa i ke lexu me vemendje shkrimet e mia.une e kam ceke se..nuk arsyetohet krimi i bere nga babai i vajzes...po edhe une e kam njohurine nga shkrimet si ti...lexova qe edhe nena e ka meritu burgun...pse qysh...muj me rrejte,po dicka ka aty...edhe..hehehe...me ato deklarata qe ia ka dhene...nuk pendohem fare per ato fjale qe e kam quajte ate funderrine...
se di tani(mbase po) u rehatu ajo funderrine,mendoj pa burrin,e normal qe i mungon vajza se rrugen qe kish fillu me ja mesu i ka mbete ne gjysme...po e qoj te shkreten ne boten tjeter...e jam i bindur ..krejte kjo ka ndodhe me fajin e saj...e jo me fajin e Ulrikes tani te ndjere

caki
12-02-04, 10:38
Ka raste ku edhe humbet, por ky problem eshte problem i dy anshem: Raportet sot ne mes femijeve dhe prinderve sidomos ne popullin ton shqiptar eshte shume i pakt, mungon nje raport reciprok. Nese ajo shoqja jote e ka humb dashurin ndaj babait ka gabuar sepse nese Babai i saj ka gabuar qe te sillet ne ate menyre me vajzen e vet, vajza nuk duhet te bien ne te njejtin ndikim duke e humbur dashurin, sepse ajo ne ate menyre nuk ka bere asgje vetem se ēka ka humbur. Po sikur ajo po te vazhdonte me dashuri ndaj babait kishte arritur ne kete menyre ti ja bej te ditur se ka gabuar, por vetem me ane te dashurise....

nezi
01-03-04, 14:00
caki si paske lexuar te gjitha ? keta kane kaluar nga TEMA ne teme, nga urrejtja ndaj babait ne tragjedi qe ka bere babai ne fmiun e tije ... bile bile shkojne shume large duke mbrojtur kriminelin dhe duke akuzuar nenen !!!! Athua valle more meshkuj ... Kushe akuzohet per turpet e juaja qe beni si gjini me e forte, turpe mbi turpe.. vjedhje, tradheti korrupcion shpihunazh, dhunime , shitblerje te motrave shqiptare, martesa me lloj lloj race,shkina, ruse , zezake, gjermane ,plaka po cka jo ?????? Dhe perseri mos akuzohet nena,per ju ???? apo babai ?babai gjithnje qehlibare a !!!!! Cfare mendoni ju ???? ......Apo jeni mesuar ju meshkujt qe femrea shqiptare te jete e sunduar, e torturuar,nga prinderit ,nga vllezerit pastaj vije nga burri nga vjehrrit ,nga kunetet etj. oreee kam ardhe ne perfundim se me e shtypur se femra shqiptare ne kosove ,... e gjetiu nuk ka ne bote perps ne ato arabe... muslimane.. etj .....

Nacionalisti
01-03-04, 15:19
Se pari pershendes te gjithe ketu qe keni shkruar,nuk i lexova ne tersi gjerat por e pash se ketu po diskutohet kush ka faj e kush jo,te gjith e dim se faji eshte jetim,ketu po akuzohet te dy anet,dikush mbron babin e dikush nenen,gjithkush ka te drej te jetoj jeten e vet ashtu siq deshrion edhe pse ne shum raste njerzit bejn gabime me vetdije ose pa te,dikush i pranon ndersa dikush edhe mendon se ka te drejt ,kjo ka te bej me personalitetin e secilit person veq e veq,ka te bej me karakterin dhe edukaten,ne kete bote me heret kam menduar se ka njerz te mire dhe te kqinj,por ne fakt ne kete bot te gjith jemi te mire e te kqinja ngase perderisa per disa qe mendojn si ne jemi te mire per ata qe mendojn ndryshe do te jemi te kqinj,nese babi e ka martuar vajzen pa deshiren e saj nuk kem pse quditemi sepse nuk eshte e para dhe nuk do te jet as e fundit,ne na duhet te dim arsyen pse e ke martuar ashtu,ku ka qen qellimi i marteses dhe se fakkeqsisht dallimi mes gjeneratave tek ne shqiptaret eshte aq i madhe sa qe ka familje te pakta qe nuk kan probleme me kete gje,femija edukaten fillon ta merr se pari ne familje dhe posagjerisht nga nena sepse eshte eshte i lidhur me shume me te,por duhet edhe baba te jet pjes ne at edukat dhe te pakten ai te kete nji ndikim pozitiv,per ata qe jetojn ne perendim eshte shum veshtir te edukojn femijt e tyre ne frymen ardhetare dhe me traditat tona,ngase nuk i lejon rrethi dhe menyra e jetes se si ku jetojn dhe dihet se ne qfare shkolle vijojn ata femij mesimet,duhet mund shum i madhe dhe te ju kushtohet shum kohe,kurse ju e nderuara Nezi bet nji akuz mbi neve meshkujt,nuk do e mohoj faktin se nuk jan te verteta ato qe keni cekur,por qfar thoni ju per nenat qe i qesin femijt e tyre ne kontinera te berllokut,per nenat qe i tradhtojn burrat e tyre,per nenat qe nuk ju kushtojn rendesi femijve te tyre por mirren me gjera te kota,per nenat qe nuk din tjeter veqse te shikojn kush qka tha e kush qka bani,prandaj qdo akuz e bere ndaj dikujt duhet te kete arsye dhe fakte,askush nuk eshte perfekt te gjith kemi gabime vetem se nuk i shohim apo nuk duam ti shohim,ajo qka mund te themi eshte se qe nga vitet 90-ta ka filluar degjenerimi i rinis sone e cila ka qen me e pastrta ne bote,ka filluar amoraliteti me ardhjen kinse te demokracis,ngase ka ardh shum shpejt e qdo revolucion i shpejt bart me veta shum pasoja,kjo eshte pasoj e nji udheheqje te gabur ne te gjitha trojet shqiptare nji politk te ciles me von ende do ja shohim pasojat dhe qellimet,por duhet bere qmos qe te kete sa me shum debate televizive,qe ne shkolla te kete lende te veqanta dhe tet flitet hapur per gjithqka,qe qeverit neper trojet tona kudo qe jan te ken nji strategji per rinin sidmos sepse si jemi duke shkruar e kem nji te ardhme te zymt,nuk eshte vetem ky rast pra duhet gjykuar arsyet pse ka ndodh keshtu e jo keta persona,sepse keta kan nevoj per ndihme morale e jo akuza,sepse do te ndihen te vetmuar dhe te larguar nga shoqeria,tani ju pershendes dhe do te doja qe sa me shum te kete tema te tilla neper kete forum e shpresoj se do te ndikojn pozitivisht tek lexuasit .

me respket per te gjithe Nacionalisti

Nacionalisti
01-03-04, 15:25
P.S: duke shkuar nji te ardhme te zymt,eshte kjo fjala qe eshte tekstin e mesiperm eshte e shkruar gabimisht

nezi
02-03-04, 13:38
Pershendetje !! Edhe ju Nacionalisti nuk i keni lexuar te gjitha komentimet qe jane bere ketu , lexoj njeher qe nga fillimi ? Sepse keta kane kaluar nga njera teme ne tjetren ngjarje tragjikeqe i ndodhi nje familjeje shqiptare ne Gjermani !!! BABAI e vrau te bijen 16 vjeqare, qe te qoj nderin ne vend sepse e bija e tije ishte veshur jo sipas shijes se tije, sepse bija e tije kishte dashuruar nje djale po shqiptare dhe babai i mori te drejten per te jetuar se bijes ......

Nacionalisti
02-03-04, 14:31
e nderuara nezi e kam cekur se nuk i kam lexu te terat por u ndala ne shkrimin tend dhe bash se ke akuzur meshkujt per shum gjera prandaj nji pjes e shkrimit tim ishte kunderpergjegjje ndaj asaj qka keni shkruar ju e pjesa tjeter ka pas te bej me shkrimet tjera ne pergjithesi,

kaloni mire me respekt Nacionalisti

banda
20-11-04, 12:51
pershendetje te gjithve
Ju flm per temen qe keni ngritur esht faaaantastike
ne detyrat qe kemindaj prinderve nuk besoj se kemiper ti shlyer ndonjeher....... kete do ta kuptojm kur te behemi vet te till por ateher ma mer mendja do jet shum von!!!!!!!!!!!!!!

Ylberi_be
20-11-04, 13:39
Pershendetje

Mos akuzoni lasdranin per shpjegimin e ksaj ngjarje.
por merrni mesim dhe msoni nga gabimet e ksaj ngjarje.
Nuk ka prind qe se don evladin e vet.
Por nuk ka evlad qe si don prinderit e vet,se as kush nan dhe bab si bahet.
Baba duhet ta kuptoj vajzen a po djalit e vet dhe duhet ma heret me ja sqaru neper mjes grues qka esht normale dhe qka se esht normale tek njeri dhe tek rrespekti i dhe nderi i familjes.
Ma mir se vajza kur kush nuk mundet me dit se ajo esht e pjekur apo jo per qendrimet dhe nevojen e te dashurit apo te nje shoku.
vajzes i lejohet me iz apo pa iz te babes apo te nanes te martohet ne qofse ajo e ndjen te nevojshme dhe esht e pjekur per ket,ket duhet ta din qdo prind.
Vajza mbas 16 vjeqe esht e detyrume ti tregoj nanes per nevojan qe ajo
ka dhe ndihmen prindrore.

Me vjen keq per ket rast qe nuk esht vetem nje rast i till ka shum sa qe esht me te vertet turp ti ndegjosh kur e din se i takon te njejtit nacionalitet.

Tema esht per diskutim dhe jo per kerkim te argumentev se ato skan shperblim.

DEA
12-12-04, 22:37
Kush e ka pa stern tv dhe e ka pa menyren e shpjegimit te jetes se saj dhe te folurit e saj mund te kuptoj se sa grua shqiptare eshte ajo, mos harroni se nderi ka qene gjithmon numer nje tek ne shqiptaret nuk humbet kjo dukuri vetem pse jetojme ne mergim, une per veten time me dhimbset ajo vajze qe ka humbe jeten po fajtore eshte nena se i ka dhene edukat te keqe femijut te saj ajo ka qene e informuar mire per te gjitha dhe i ka ndihmuar tinezisht vetem mendoni se sa eshte per nje shqiptare kur te merr vesh diqka qe e gjithe familja e dine e vetem ai jo eshte vdekje per secilin prej nesh fajet i ka ajo nene qe se meriton te quhet nene e as shqiptare

Xx_Leti_80_xX
20-12-04, 04:23
ju pershendes te githeve, ju kisha ftuar ne kete temen e re...



nje shoqe e imja e kishte nje babe shum fanatik dhe keshtu erdhi koha qe ate e martoj baba pa mirkuptimin e qikes, dhe sipas saj ja shkatrojte jeten baba i saj. keshtu ajo thot prej asoj dite dhe mbas kurr nuk mundet ta donte baben siq e ka dashur nje here me gjith zemer, ajo thot



"une babait kurr ma nuk mundem me i thon BABE me zemer, kete e baj veq me goj"



si mendoni ju, a esht e vertet apo ma mir te them e mundeshme, e kuptushme ose e paramendushme qe qika babain nuk mundet ta donte siq duhet baba, apo ta largonte nga zemra si mos te ishte babai nje pjes e jetes te femies ......

Xx_Leti_80_xX
20-12-04, 04:39
Pershendetje te gjithve,

Me vjen mire qe e keni hap ket bisede, kjo lloj bisede ndodh ne shqiptarehone posaqerisht tek ato familje qe paraqiten me ma karakter burerore.
Ne fakt kisha me thon se kjo ngjarje nuk ka spjegim perveq se kisha mu mundu me ja spjegu shoqes se disa gjera i takojne fati ndoshta edhe fatit jo te preferueshem per jeten e perditshme por duhet te kuptojme dhe te pajtohem me gjera te tilla.
Pra shumica e prinderve shqiptare kan talent te till se munden me e pa djalin apo vajzen se nuk kishin me pas ardhmeri te mir sikur qift kjo mundet me kon fakti kryesor qe Babai i vajzes ka vendosur per fatin e jetes se saj, por sikur shqiptar ne te gjith i dim traditat tona dhe mundet edhe simpatia familjare me lujt rol te madh, pre le ti kuptojne kto gjera dhe ta kshillojme shoqen se gjera te tilla ndodhin edhe tek kombet tjera, rolin kryesor e lujne sympatia familjare...sidomos te shqiptart kto gjera ndodhin sepse lujne rol tjera p.sh, gjaget dhe inati etc.

tung
pershendetje nga NY
A. Kastrati

halla e madhe
20-12-04, 08:53
Pershendetje!
E lexoje kete teme qe sa kohe edhe me vemendje.Nuk eshte lehte te flasim per kete tragjedi,kjo mund ti ndodhe c'do kujt ne bote.Me erdhi keq per ate familje,qe nga fillimi i jetes se tyre paskan qene "molle e kalbur".Nga kjo familje u tregua me te madhe Krimi“,Dhuna,Urrejtja dhe degjenerimi i nje baze familjare!!Ai baba me vjen keq qe paska bere e gjithe kete krim per "NDERE dhe FYTYRE",nuk po ja vlejka nese mendohet ai qe perseri do te behet i "Pastert" :!: :?: :?: E pagoi me jeten e femiut...fundosje morali..fundosje ndjenash njerzore,....tregjedi mizere :!: :( :(

emine
20-03-08, 14:35
BAba dhe NEna !sado te jen problemet e medhaja mes prindit dhe femijes,prindi eshte prind dhe se besoi kurre qe ajo vajz nuk do te ja fal gabimin babes saj!?Ska prind te keq as femije te keq,ka vetem dite te vshtira qe duhet te dish ti kapercesh dhe te kesh guxim te falesh dhe te pranosh familjen ashtu siq eshte.....

Ajo si Femer te kishet pas aq intiligjens sish ba grueja e askujte me zor,ka njemije menyra dhe rruge per mos ta marr veten ne qaf,kur ti nuk flet per veten kush ka me e dite se cfare do ti,sado fanatik te jet baba ,kur i thu q eke dikend tjeter sa dal meq me te qu nuse tek tjetri,po kjo i bie*PO MA KONA PO S'ME LE NANA*...



mendimi im:(

gjini
25-03-08, 09:28
ju pershendes te githeve, ju kisha ftuar ne kete temen e re...



nje shoqe e imja e kishte nje babe shum fanatik dhe keshtu erdhi koha qe ate e martoj baba pa mirkuptimin e qikes, dhe sipas saj ja shkatrojte jeten baba i saj. keshtu ajo thot prej asoj dite dhe mbas kurr nuk mundet ta donte baben siq e ka dashur nje here me gjith zemer, ajo thot



"une babait kurr ma nuk mundem me i thon BABE me zemer, kete e baj veq me goj"



si mendoni ju, a esht e vertet apo ma mir te them e mundeshme, e kuptushme ose e paramendushme qe qika babain nuk mundet ta donte siq duhet baba, apo ta largonte nga zemra si mos te ishte babai nje pjes e jetes te femies ......

Ne kete teme u inkuadrova shum von se tani e pash por nje gje e kuptova shum shpejt se ketu kemi te bajme me traditen e ndyetr tonen te trasheguar nga osmanllinjet e mallkuar kur vajza ipet sipas deshires se prindit dhe te farefisit te tyre.
Ai , dhanderri mundet te jete edhe i budallem por me randesi tek nje pjese e priderve eshte qe ai te jete i pasur dhe te kete gjendjen e mire e te tjerat qe i duhen vajzes se tyre atyre fare sju intereson vetem te ken nje dhander dhe vajza e tyre duhet tju nenshtrohet atyre zakoneve te mallkuara.
Pra ajo qe baben nuk mundet me e kqyer e as me e thirr ne emer siq duhet e besoj se as une se kisha thir kurr bile as qe e kisha shique me sy ma kurr.
Po ajo nese don te jetoj jeten e vete nese nuk i pelqen asaj le te ndahet se jeta nuk qohet me njeriun qe smundesh me e pa me sy.

gjini
25-03-08, 09:48
Une e kom spjegue nje rast ku une isha prezent dhe nje meter apo dy metra larg viktimes qe ndodhei ne aeropoertine shtuttgartit me 31.03.2007 pra para para nje viti ku nje babe len dy femije pa asnjerin nga prinderit.
Me 8 plumbba ne koke e rrezon per toke ish gruan e tij dhe traumatizon nje numer te madhe njerzish te pafajshem aty.
Sa jemi fanatike tregon edhe ai rast dhe raste tjera por e udhes eshte qe sa ma teper te demaskohen keto tradita te turpshme dhe barbare aq ma afer do jemi familjeve tona dhe femijve tan.

Ai pride qe eshte fanatike nuk mundet ta don as vajzen e vete por as gruan e vete nese eshte fanatike se Fanatizmi i tij ja tret dashurin per familje dhe e ka gjithnje urrejtjen ne gjak.
Te keta tipa eshte ma i randesishem se qka thot rrethi i tij se qka thot familja e tij.