PDA

View Full Version : Nje pyetje per ju Politikan?


Murgesha
12-12-03, 01:13
Para disa diteve ne Mitrovice kryeministri i Kosoves u sulmua nga serbet.

Besoj se te gjithe e keni ndegjuar kete lajm dhe nuk po dua te jap komente. Ajo qka me intereson eshte nje pyetje per ju diskutues te temave politike.

Qka kishit bere po te ish sulmuar nga nje grupacion partiak i shqiptareve. Pse askush prej juve nuk e ngritet zerin dhe te jepni komente rreth ketij rasti. Apo pse e bene serbet dhe ju duket se eshte normale qe serbet te sulmojne edhe vet Kryeministrin e Kosoves.

Kam pa ne kete forum e jo vetem ne kete, qe beni diskutime, keni mospajtime dhe grindeni per gjera qe edhe nuk jane te rendesishme e per ket rast heshtni te gjithe. Qe sa dite kam prit qe dikush te hap teme per kete rast. Dhe tani shpreh keqardhje dhe e di qe ju qe mundoheni kush me teper te levderoni partine tuaj dhe te shani rende partin tjeter nuk jeni asgje tjeter perveq njerez te pa pjekur per te bere diskutime politike.



Me nderime Murgesha.

vullneti
12-12-03, 09:03
pershendetje

e paske qele nje teme te re...edhe pse...me titullin une skam te bej asgje...se politikan sjam,po megjithate po shkruj pak.

mire e ke,qe askush se permendi kete ndodhi,prej neve ne kete forum...se partite politike kane dale te gjitha me kumtesa.

eee per ate qe thua se grindemi tu i mbrojte partite...mire e ke...po mu per kete se kemi percarje mes popullitper shkak te partive...na ndodhin keto sende....ani kryeministri mire shpetoi kesaj radhe ,se me i pase ndodhe kryetarit...a po do me ni komente edhe ne gazata bile:mire ja kan ba,cysh sja kane q. .....,etj etj.

kur ne nuk e duam veteveten tone ,dhe nuk rrespektohemi mes vete...per ate qe ka ba armiku...sme duket befasi.

po befasi...me doket...se mu ne mitrovice partia e kryeministrit e ka pase qite flamurin gjate promovimit para zgjedhjeve...dhe eshte pase betu :se do ta bashkojme mitrovicen...po qe sdoli ashtu(per momentin ende)...e na ka mbete veq me e kendu kengen e shkurte fejzes...jo nuk ndahet mitrovica...e sdihet pas ketij rasti...shkurta a iliri e qesin naj kenge te re...se :"populli pe han me ndegju kenge dhe me u frymezu me to"

te pershendes murgeshe...shyqyr qe shpetoi kryeministri...po edhe do shqiptare qe na i vrane ne veri te mitrovices pas lufte...edhe ata kane pase babe e nane,grua e femije...edhe ata kane qene SHQIPTARE!

MemphiSx
12-12-03, 20:57
Pajtona me mendimin e vullnetit se po te ish sulmu Kryetari shum propaganda ish qu per te

leka
13-12-03, 16:10
Po te ish vra disave edhe ju kish bo qefi e sa per presidentin aj nuk shkon ne mitrrovic as kurr nuk ka me shku se nuk i ha palla ati per mitrovicen

kaedhemazi
04-03-04, 05:00
Per te ngritur zerin per te .......ai duhet te fitoje respekt tek Populli Shqiptare e jo te jete Kryeminister qe zbaton urdherat e Thacit.

nezi
11-03-04, 21:50
Pershendetje Murgesha!

Po te ish sulmuar presidenti kishin thene e ka sulmuar Thaqi..!!!!!!

kaedhemazi
12-03-04, 08:42
Natyrisht ...se po te ishte sulmuar Presidenti dihet ....ai vetem Serbet dhe miqet e tyre i ka armiq

nezi
12-03-04, 09:42
une nuk e di kur, ai eshte sulmuar apo denoncuar, nga serbet. Nese ju e dini na tregoni!? une di nje gje qe ai ka vepruar ne baraken, perballe ,sigurimit shtetror serb, por asnjeher nuk ka ndodhe qe se paku njeher te mirret ne pytje, e leje me shume....

Llapi
12-03-04, 14:26
haha presidenti sot ne mengjes i dehur drras kish dhane urdhnin me ja thye gjamat e viles se ti ne dardani e kinse e paskan sulmue me nji granat dore eu president po heret te paska ra ndermend me e fillue fushaten parazgjedhore!

Cool_Boy
12-03-04, 14:34
Perhsndtje Murgesha

Te pergezoj per kete tem te bukur fantastike Murgesha, me te vretet me pelqen.

Nje deshta ta theme Murgesha ne Shqiparet e kem zakon Shqiptare me Shqiptere kursh behemi e kyr te vjeni te i huaji e limojm a di qush..E ky problem me pas ndodh mes partive poltike qe i kemi ne Kosov mos vete valla a i ishin vra a ishin que njerzet ne protesta qkas kishin be...

E drejten po ja tregoj pse nuk e kam hap kete tem:Nuk jam dhe aqe i njoftum per kete rast sa kam qene i nxant e nuk e kam percjell politiken ketyre javeve e kur nuk te kam fakte nuk kam qef te hy dikun e te jes ne lloq...

Me respekt Cool_Boy

kaedhemazi
13-03-04, 22:57
e kan sulmu boll por njeri i forte eshte i forte..........nuk ka tregu frike edhe ka shpetu faqebardh.
edhe mos harroni se Dr.Ibrahim Rugova eshte Profet.kush te sulmon ,ai veq njiher nji Dove te shkurt edhe Zoti Ameriken ne qafe ja leshon...qyre cka e gjeti Serbin,e bani gjurullti.
Mos e ngucni fort se ma i mire eshte nje Akademik me Whisky ne dore se nje RRugaq me Kallashnikov

agroni I
28-03-04, 21:21
Po, eshte nje pyetje e mire. Kryeministri vizitoj mitrovicen ne menyre spontane dhe beri nje pune te mire. U tregoj te gjitheve se ne vendin e tij nuk ka nevoj te beje protokoll per ta vizituar dhe aq me shume ne mitrovic. Se pse nuk u diskutua rreth kesaj, kjo nuk ka shume rendesi sepse ata qe tentuan ta sulmojn ishin nje grup huliganesh serb dhe per kete se fundi ishte pergjegjese UNMIK-u, rezultat i asaj mospergjegjesie deri dikun eshte edhe revojta e protestuesve.
pershendetje.

lazdrani
30-03-04, 11:01
Pershendes Auroren e temes.
Desha vetem diqka te shkrimi i lekes se nuk eshte e vertet qe Presidenti nuk ishte ne Mitrovice pos kesaj rradhe....
Ndersa Kryeministri Rexhepi duhej patjeter te vinete se eshte Vendelindja e tije ku Familja dhe farefisi i tij jetojne ne kete qytete.Lazdrani

markopollo
31-03-04, 15:03
O ZOT FALI NJEREZIT QE NUK DINE CKA PO BEJNE DHE CKA PO SHKRUAJ DH SI PYESIN : ori zonjushe nese nuk e kupton politiken atehere po te perkujtoj pak zonjushe e nderuar...............ppolitika eshte instrumenti me te cilin ndertohet shteti dhe varesisht prej perdorimit teketi instrumenti se si perdoret ky pra nga mjeshtria si dhe koha qe perdoret ky instrument jan karakteristikat e keti. kurse ky instrument e ka edhe nje pjese integrale pa te cilen nuk do te ishte efikase e ajo pjese eshte patriotizmi zemer po qe se nuk do ta percjellte kjo ndjenje politiken atehere do te kete kahje dhe forme te padeshiruar e kupton ti kete apo jo? kurse per z. regjepin nuk ka rendesi se nuk e duan te gjithe qytetaret por me rendesi eshte qe nuk e ka frigen nga gjaku i tij..ne kete rast nga populli i tij he..... :wink:

Murgesha
31-03-04, 16:54
O ZOT FALI NJEREZIT QE NUK DINE CKA PO BEJNE DHE CKA PO SHKRUAJ DH SI PYESIN : ori zonjushe nese nuk e kupton politiken atehere po te perkujtoj pak zonjushe e nderuar...............ppolitika eshte instrumenti me te cilin ndertohet shteti dhe varesisht prej perdorimit teketi instrumenti se si perdoret ky pra nga mjeshtria si dhe koha qe perdoret ky instrument jan karakteristikat e keti. kurse ky instrument e ka edhe nje pjese integrale pa te cilen nuk do te ishte efikase e ajo pjese eshte patriotizmi zemer po qe se nuk do ta percjellte kjo ndjenje politiken atehere do te kete kahje dhe forme te padeshiruar e kupton ti kete apo jo? kurse per z. regjepin nuk ka rendesi se nuk e duan te gjithe qytetaret por me rendesi eshte qe nuk e ka frigen nga gjaku i tij..ne kete rast nga populli i tij he..... :wink:

Ore Zoteri kete teme une e kam hapur me 12 Dhjetor 2003. Ateher Kryeministri u sulmua nga serbet dhe askush nuk e ngriti zerin per ta mbrojtur. As ne forume nuk e lajmeruan as e diskutuan, Por shko lexoje edhe njeher temen e fillimit e pastaj eja te bejme politike. Veq mos harro se gjeja me e parendesishme ne jeten time eshte Politika.
Mos harro se ateher ishin serbet ata qe e sulmuan se po ta kishte ndonje grupacion shqiptar kish fillu lufta e trete boterore mes shqiptareve.

Vera
31-03-04, 20:30
per sulmin ndaj bajram rexhepit ne mitrovic mete than te drejten me vjen keq por nuk duhet me u mburr fort ju komunistat se vet esht ai bajram rexhepi i cili ka qen kryetar i vet zgjedhur i komunes se mitrovices kur esht ndar mitrovica i cili nuk ndermuerr asgje per me pengu ndarjen e qytetit dhe dihet se pas lufte as ne veri nuk ka pas shkie
dy jav pasi qe hyri nato dhe dikush nga komunistat perfitoi shum nga ndarja po mir bajrami kto i din krejt

fadil
01-04-04, 15:46
pershendetje:
duke e lexuar shkrimin e te quajtures vera ne kete forum fillova te mendoj se kush kjo vajze dhe a e din kjo se qka ka shkruar!?
pergjigjja me doli se kjo nga emocionet nuk ka ditur se qka te shkruaj tjeter perpos kesaj qe ishte vetem nje trillim dhe asgje me shum!
pse shqiptaret e Kosoves nuk vlersojn drejt veprimtarin e gjdo politikani por pavarsisht se qka bejne Politikanet ata i perkrahin ata qe njeher kan thene se ne jemi per kete Politikan dhe pavarsisht se qka bene ai qe seshte ideol i tyre e urrejn?
pergjigjja edhe ne kete eshte se nje pjes e Kosovarve ende jan large te qenurit shoqeri e mirfillt demokratike!
kur them se jan large te qenurit shoqeri demokratike e mbeshtes ne faktin se ne gjithe boten e qytetruar qytetaret e votojn dhe e perkrahin ate qe sakrifikon per lirin e tyre kurse te ne vlersohet dhe perkrahet ai Politikan qe per popullin nuk bene asgje perpos vetvetes.!
Bajram Rexhepi eshte nje Kryeminister i Kosoves qe ja kan lakmi te gjitha shtetet ballkanike,Bajram Rexhepi eshte i vetmi Kryeminister ne rajonin e ballkanit qe ka perkrahjen e te gjitha fuqive botrore Demokratike duke perfshir ketu Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe Te Bashkimit Evropjan, kjo u deshmua edhe ne trazirat e fundit ku Bajram Rexhepi me profesionalizem te papar deri me tasht ne ballkan e menagjoi situaten thuajse te dale krej jashte kontrollit dhe per kete menagjim ka marrur lavdatat me te medha nga te gjithe miqt e Kosoves Majkell grosman nensekretar i Amerikes per qeshtje politike,havier Solana perfaqsues i Lart i Bashkimit Evropjan,Kris Paten kryetar i Parlamentit evropjan dhe te gjithe te tjeret.
ketu linde nje pyetje per qytetaret e kosoves:
a deshironi ju te keni nje Politikan te kalibrit te Bajram Rexhepit kryeminister te Kosoves apo deshironi politikan qe ne momente kur Kosova dhe kosovaret jan ne kriz nuk kan guximin te dalin me large se ne terasen e zyreve ku jan te vendosur me voten e juaj?
nese deshironi politikan te tille qe eshte ne balle te problemeve te juaja ateher qmojeni Bajram rexhepin i cili fatmirsisht eshte kryeminister i Kosoves.
e nese doni te tille qe pavarsisht se qka ndodhe ne Kosove ai qendron ne zyren e tije ateher perkrahne ibrahim Rugoven dhe Nexhat dacin qe fatkeqsisht jan Kryetar i Kosoves dhe Kryetar i Parlamentit.
si shembull qe Bajram rexhepi eshte i gatshem te sakrifikoj gjithqka per te miren e qytetarve te kosoves eshte vizita e tije ne kushte shum te veshtira ne fshatin Qaber vendlindja e tri viktimave te pafajshme te vrar nga kriminelet serbe qe te ju shpreh ngushllime dhe te ju jep kurajo se qeveria e kosoves fuqimisht eshte ne perkrahjen e juaj, dalja para mases ne fshatin qakllavis para qytetarve shum te revoltuar duke ju thene kthehuni ju ne shtepit e juaja se ne jemi ata qe i zgjedhim problemet e qytetarve te Kosoves!
bajram rexhepi me bashkpuntor ishin ata qe e shpetuan Kosoven dhe kosovaret nga kritikat e miqve tan botror por ne kete raste jo me lutje por me veprime konkrete sa qe askush ne asnje vende nuk kishte mundesi te thoshte asnje fjal kritike ne drejtim te qeveris se Kosoves perpos lavdatave kurse instutucionet tjera siq eshte presidenca dhe parlamenti u kritikuan ashper nga te gjithe miqte e Kosoves si ne evrop ashtu edhe ne amerik.
Rugova ne vende se ta qetsonte situaten ne kosove ai organizonte protesta per perfitime partiake ne deme te qeshtjes se kosoves te cilet protestues ia mesyen qakllavices dhe u perleshen me forcat e rendit kurse rugova u kthye ne zyren e tije te ndertuar me para te popullit te cilen zyre njekohsishte e shfrytzon edhe si shtepi banimi dhe nuk kishte guximin te dilte dhe te ju thoshte qytetarve te kosoves mjaft me me kesi veprime se ne jemi ata qe i zgjedhim problemet e juaja.

shpresoj se kjo situat qe u krijua ne Kosov ra dhe si thote populli u pan ata qe din dhe kan guximin te udheheqin me kosoven.

nezi
01-04-04, 16:26
Pershendetje LLapi !
Per te qene politikan duhet te jeshe edhe Trim.. e jo te futesh ne guac, te kesh frike nga POPULLI .. Fobija eshte rrjedhe e fajeve..

illyria
01-04-04, 21:23
Fadil,kur the qe situata doli jasht kontrollit,nė ēka mendon mė saktėsisht dhe a ke ndonjė ide se kush e kontrollonte situatėn nė ato momente,po mendoj nė tė gjitha taborret dhe kush e humbi kontrollin nė taborrin tonė.
Dy,dihet mirė qė bota e dinte se ata jashtė kontrollit i "kontrollonte" mu krahu politik i kryeministrit dhe pėr kėt arsye ata i bėnin lajka atij vetėm e vetėm qė situata prap tė jetė nėn kontroll.Shefi i kryeministrit ishte jasht vendit,prandaj botės iu nevoitej dikush qė kishte ndikim nė "popull".
Nė kohėn kur ende ka me mijėra familje shqiptare pa strehė tė sigurt mbi kokė nga shkaqet e shkatrrimeve serbe,kur Sėrbia ende as falje ska kėrkue e pėr pagesė tė dėmeve tė mos flitet bile,tė parėt qohen heronjtė tanė pėr meremetimin e shtėpive dhe kishave serbe.Athue e kanė bėrė kėte me vetėdėshirė apo me diktat nga bota,si njė lloj ndėshkimi,bile bile shum i madh sepse dikush paska dalė jasht kontrollit.Shumė leht e pat kryeministri me i dhėnė 5 milion euro nga kafshata e popullit.
Mua nuk po mė kujtohet nėse dikush e fajsoi popullin pėr kėte.Por ėshtė mė se e vėrtetė qė pėr arsye se "populli" i kryeministrtit doli pak nga kontrolli ,dėnimin e paguan me tė vėrtetė populli.

fadil
02-04-04, 16:16
pershendetje:
zonje apo zonjush ylliria pse trillon ate qe shkruan a e ke iden se qka po mendon te fitosh me kete trillim apo kujt je ka i sherben?
nese te kujtohet ne diten e trazirave ne Kosove me 17/03/04 Lidhja Demokratike e Kosoves kishte nje protest ne prishtin, ku nga te gjitha viset e Kosoves ishin ardhur simpatizantet e LDK-se per te protestuar ne Prishtin me ftes te LDK-se!
dhe po keta protestues pas pak qasteve qendrimi para rugoves dhe krahut te LDK-se ia mesyen qakllavices dhe u konfrontuan me POLICIN dhe KFOR-in!
pra keta ishin simpatizantet e LDK-se e jo te krahut siq thua ti te KRYEMINISTRIT!
dhe pyetja tjeter qe shtrohet ne kete forum eshte se perse ne te gjitha komunat ku qeveris LDK-ja situata doli jasht kontrollit?
mos do te thuash se skan qen antar te LDK-se as keta!?

kaedhemazi
02-04-04, 18:24
Situata doli pas Kontrollit 10 dite pas vizites se Fatos Nanos ne Kosove dhe dhe njiherit arratisjes se Hashim Thacit kinse ne USA ne menyre"Zyrtare".

markopollo
13-04-04, 19:35
:o plotesisht me ke keq-kuptuar zonje lexoje edhe njehere ok

vushtrria
16-04-04, 13:38
pershendetje te gjithve

o ju diskutues qysh vlla niset tema per kryminstrin e prfundon me te shame po e jeni ju ne rregull more tre kater diskutues e mbajne temen tani nisin krejt te kunderten dalin krejt prej teme prej se jam antar i ketij forum kurr nuk e pash nje tem qe prfundoi me ok po me te shame,fjalosje nuk shahet nje kryetar qe eshte i zgjedhun me voten e popullit apo kryeminstri qe te dyt ne e dim se si jan zgjedhur une medoi se jemi larg ende.

me nderime vushtrria

illyria
17-04-04, 20:13
Fadil,ja ke bo si shkijet gjatė luftėrave nė ish Jugosllavi dhe ja pėrse mendoj kėshtu:
Ti thua qė situata doli jashtė kontrollit mu nė komunat ku ėshtė nė pozitė LDK-ja.Jo nė tė gjitha,jo nė tė gjitha sepse u pa mirė qė udhėheqėsit e grushtshtetit ishin mė agresiv nė ato komuna ku LDK-ja dhe PDK-ja kishin pak dallim nė vota dhe ku sipas tė gjitha gjasave dhe treguesve,strategėt e PDK-sė planifikojnė tė fitojnė zgjedhjet e ardhshme duke bėrė njė trysni agresive mbi popullatėn e sidomos mbi organet e qeverisjeve lokale.
Kėte e lidha me shkije sepse gjatė luftės,kur shkijet e okuponin njė qytet,vritnin banorėt e tijė dhe bėnin pastrimin etnik ata thonin qė mė nuk ka problem nė atė rreth dhe se problemet janė atje ku kishte ende kundėrshtarė tė tyre!Pėr qytetet e okupuara dhe tė shkatėrruara thoshnin gjithmonė se ja,kėtu tani po mbretėron paqja!
Nė asnjė komunė ku pushtetin e ka LDK-ja, opozita nuk u sjellė normalisht dhe nuk ka kontribue asgjė nė pėrmirsimin e gjendjes ekonomike dhe gjendjes sė pėrgjithshme tė asajė komune por vetėm ka luftue pėr pozitė,ka pengue zhvillimin dhe ka bėrė tė gjitha llojet e shantazheve tė mundshme kundėr pozitės.Nuk do ti pėrmendi kėtu edhe veprimet kriminale dhe tė paligjshme tė shumta tė simpatizantėve tė tyre!
Mė kujtohet fare mirė ēka shkruajti Epoka e re pėr vrasėsin e trefishtė nė komunėn e Therandės kur ai vrau kryetarin dhe dy pėrcjellėsit e tijė.Shkrimi ishte kryekėput skandaloz ku autori gati qė e shpalli patriot tė madh vrasėsin sepse gjyshja e tijė na kishte pas rrehė njiher moti njė shkinė plakė!
Qėllimi i atij shkrimi ishte shumė transparent sepse autori dhe gazeta nė fjalė shpifėn ngjarjen sipas fjalėve tė vėllait tė vrasėsit nė mėnyrė qė vrasėsi ta lexonte shkrimin nė paraburgim dhe ta koordinonte deklaratėn me ate tė Epokės sė re.
Ky ishte vetėm njė shembull ku gazetarėt nė Kosovėn e pasluftės vihen haptas nė shėrbim tė krimit dhe kriminelėve ordinerė duke u munduar qė ti paraqesin si patriotė!
Turp,turp,turp...por ne e dimė qė hajni ska marre dhe e dimė qė nė njė shtet tė hajneve,ēfarė dikush po mundohet me e bė Kosovėn,hajni mė i madh gėzon autoritetin dhe respektin mė tė madh.
PO TĖ MOS ISHTE TRAGJIKE,DO TĖ ISHTE QESHARAKE !

fadil
19-04-04, 12:34
pershendetje:
pyetje per yllyria:
a eshte e vertet qe LDK-ja me 17/03/2004 kishte organizuar nje protest ne Prishtin me te gjithe simpatizantet e vete?
a shkuan te gjithe keta simpatizant te LDK-se ne Qakllavic per ta shprehur mllefin e tyre kunder serbeve dhe UNMIK-ut pjeserisht edhe kunder KFOR-it?
me keto pyetje une nuk dua ta fajzoj asnje njeri por dua te them se kur diqka ndodhe ne Kosove si e mir si e keqe meritat dhe kritikat duhet te adresohen tek te gjithe ata qe moren pjes si ne ate ngjarje te vlefshme si ne ate te demshme.
e per ty yllyria nuk ka rendesi kjo sepse ti je e prir te shkruash trillime dhe genjeshtra ne adres te gabuar .

Laura
20-04-04, 15:07
ZOTERI I SIPERSHENUAR ME MOTIVON TE REAGOJ DHE TE REAGOJ FUQISHEM PA ASNJE REZERVE:

NA FLISNI ZOTROTE PER PATRIOTIZEM : e cilesoni si element ndertimi shteteror : krejtesisht dakord me ju zotrote! por harroni qe sot ne viset tona patriotizmi eshte fasade per te realizuar qellime personale pushtetare dhe ekskluzivisht private...

U KERKOJ NDJESE TE GJITHE ATYRE POLITIKAN SHQIPTARE TE CILET VEPROJNE NE MENYRE TE DENJE DHE TE SINQERTE SEPSE SOT DHE CDOHERE : ministerium mbetet ministerium dtth. SHERBIM dshe asgje tjeter prandaj le te veme ndjenjen patriotike ne sherbim tonin ( te te gjitheve) dhe jo ne dem te tonin dhe te tjereve!

pershendetje. lapsuset tuaja jane te papranueshme zoteri!!!