PDA

View Full Version : Ku ėshtė elita?


Anonymous
09-01-04, 16:03
Ku ėshtė elita?

Shkruan: Xhafer SHATRI

Njė ditė e pėrcillja pėrmes televizorit njė mbledhje tė Kuvendit tė Kosovės. Aprovohej njė ligj. Njė nga ata 6000 qė ia kėrkon Bashkimi Evropian ēdo vendi para se tė integrohet nė tė.
A propos, pėr dy vjet Kuvendi ynė ka aprovuar 27 ligje, kėshtu qė sipas kėtij ritmi Kosovės do t’i duhen edhe 400 vjet pėr tė pėrmbushur njėrin prej standardeve para se ta marrė biletėn pėr Bruksel.
Nejse. Atė ditė nė mbledhjen e Kuvendit u aprovua njė ligj, por doli mandej se nuk ishte aprovuar, sepse amandamenti nuk kishte marrė pėlqimin e numrit tė nevojshėm tė deputetėve tė pranishėm. Mandej doli se megjithatė ishte aprovuar! Pra u votua tri herė pėr tė njėjtėn gjė: Po! Jo! Po!
Mė nė fund e kėrkoi fjalėn Oliver Ivanoviē, nėse nuk gaboj mjek me profesion. Doli e tha se rregullorja e Kuvendit thotė kėshtu, kėshtu, kėshtu... Duke i njoftuar deputetėt tanė se rregullorja ishte shkelur radhazi. Deputeti i Povratak-ut, ishte krejt i qetė dhe shpotiste vetėm me sy e me nje buzėqeshje tė hollė ajkėn e politikės shqiptare nė Kosovė. Ajo, ajka, heshtėte. Mbledhjen e drejtonte njė profesor i Fakultetit Juridik, pėrndryshe 100% ‘shqiptar etnik’.

Prita se nė mbrėmje nė ndonjėrin prej 3 kanaleve televizive ‘nacionale’ do tė organizohet ndonjė debat pėr kėtė faj qė quhet turpėrim publik i vendit. Asnjė fjalė, asnjė debat, asnjė koment.
Tė nesėrmen i shfletova gazetat. Asnjė fjalė! Skandali bėhet krejt i padurueshėm kur ai nuk tėrheq vėmendjen as tė atyre qė krijojnė opinionin e qė quhen gazetarė, opinionistė, analistė apo i tėrė soji i kalemxhinjve qė nė Kosovė paguhen rrast pėr tė kryer punėn e tyre.
E keqja mė e madhe ėshtė kur opinioni mėsohet t’i marrė edhe skandalet e tilla si gjėra krejt normale. Sikur puna e njeriut qė nuk gėrzhitet fare pse ėshtė bėrė gazi i botės.

Nė kėtė rast njeriut nuk mund tė mos i dal nga mesi i barkut pyetja plot vnerė: ku ėshtė elita?

Nuk ka nevojė tė jesh apo tė kesh qenė nxėnės i shkėlqyeshėm i historisė pėr tė kuptuar njė defekt tė madh te ne, shqiptarėve. Mungesėn tragjike tė elitės dhe tė mendjes sė shėndoshė nė kthesat vendimtare tė historisė sė kombit.
Po ndalem nė 15 vjetėt e fundit:
Mė 1997 terrori serb nė Kosovė kishte marrė pėrmasa llahtarisėse. Nė atė kohė pjesa dėrrmuese e elitės sillej me njė komoditet qė do tė mund t’i lejonte vetės pėr kėtė ēėshtje vetėm elita e Zvicrės apo e ndonjė vendi tė ngjashėm. Nė Prishtinė dėgjoheshin qartė krismat e armėve qė merrnin jetėra shqiptarėsh pėr ēdo ditė, ndėrsa nė ‘kryeqytet’ i madh e i vogėl silleshin sikur kjo tė ndodhte jo nė Drenicė, por nė Timorin Lindor. Vėzhguesit kanė konstatuar se kurrė nė atė shehėr nuk ėshtė pėrpi akullorja me aq tėrpi.
Ndėrkaq, nė Shqipėri edhe pse shihej se lufta kishte pėrfshirė Kosovėn, nė vend tė njė dialogu normal pushtet-opozitė pėr gjendjen alarmuese nė vend dhe nė Kosovė, me njė vullnet diabolik nė mes dy poleve u acarua gjendja deri nė pėrdjegien e krejt vendit. Njerėzit me mend nė krye e harruan Kosovėn dhe tė zezat qė bėnte Serbia para tmerrit qė po shkėrmoqte Shqipėrinė.
Mė 1998, lufta kishte pėrfshirė krejt Kosovėn. Ndėrkaq paria e saj ishte pėrēarė e bėrė paēavėr. Puna shkoi aq larg sa qė u organizuan edhe zgjedhje parlamentare e presidenciale! Njė karaxhozllėk i pashėmbullt. Mė vonė, gjatė gjithė verės, diplomatėt amerikanė u pėrpoqėn t’i bėjnė bashkė krentė e shqiptarėve tė Kosovės. Kot. Mjafton tė lexosh librin tronditės tė Medlin Olbrajt pėr tė kuptuar se si derėzinjtė tanė ia bėnin varrin vendit!
Erdhi Ramboullet. Ishin amerikanėt ata qė i detyruan shqiptarėt tė ulen bashkė nė njė tavolinė dhe ta formojnė njė delagacion, qė mė mirė tė quhej mori brirėsh nė njė thes, dhe tė nxjerrin prej tyre njė nėnshkrim aq tė domosdoshėm pėr ta bombarduar Serbinė.
Me ēykė tė zorit u nėnshkrua Marrėveshja. Dhe orė e ēast pritej bombardimi i Serbisė nga Nato, siē priteshin edhe pasojat qė do t’i merrte me mend edhe njė fėmijė dhjetė vjeē. Ndėrkaq paria e Kosovės e bėrė pikė e pesė u kthye pa u marr vesh as se si do ta shpėtojė bthn e vet e lėre mė Kosovėn.
Mjafton tė analizojmė sjelljen e dy personaliteteve kryesore tė vendit nė orėn mė tė ligė tė Kosovės:
Ibrahim Rugova shkoi nė gojė tė ujkut dhe ia mundėsoi Millosheviēit tė luajė me tė si maca me miun, dhe jo vetėm kaq por pėrmes tij ta poshtrojė keq e faqe krejt botės njė komb tė tėrė.
Ndėrsa Hashim Thaēi, ai qė nga 150 mijė fjalė qė i ka gjuha shqipe nuk kishte gjetur fjalė tjetėr pėr pseudonimin e tij pos emrit gjarpėn, nė orėn mė tė zezė tė Kosovės, kur para hordhive serbe po boshatisej krejt vendi, pėrmes televizionit iu drejtua kombit me fjalėt qė do tė mund t’i shqiptonte vetėm Bali Katravella: „Ku janė intelektualėt e Keoseovės qi janė fut en birė t’minit dhe nuk pe udhėheqin peop’llin!“
Kur i tha kėto fjalė, personi me pseudonimin Gjarpėn, ishte pėrligjur edhe brenda por edhe jashtė si prijės i padiskutueshėm i shqiptarėve tė Kosovės!

Krejt bota ishte ngritur kundėr Serbisė, ndėrkaq paria e Kosovės nuk ishte e zonja ta formojė njė ekip tė pėrbashkėt pėr t’u imponuar vendi ynė si palė nė konflikt, dhe pėr t’u bėrė kėshtu pjesėmarrės i vendimeve qė merreshin nė emėr tė Kosovės dhe efekti i tė cilave do ta pėrcjellte vendin dhe kombin tonė gjatė gjithė shekullit qė po vinte.

Pas luftės, kryetari ynė i vetėshkarkuar ishte i fundit qė u kthy nė Kosovėn e lirė. Nė kohėn kur nė vendin tonė kishin ardhur njerėz nga krejt bota, Ibrahim Rugova vazhdonte tė mrizojė nė Itali. Ndėrsa ’homologu’ i tij, Hashim Thaēi me sojin dhe sorollopin e vet zhdepeshin sė shkrryeri lirinė e brishtė tė Kosovės, duke lejuar dhe duke marrė pjesė nė kriminalizimin e pafalshėm tė luftės sė shenjtė qė kishin bėrė pėr kėtė ditė disa dhjetėra breza atdhetarėsh.

Shqiptarėt qė harrojnė kėto fakte nuk meritojnė tė jetojnė pa zgjedhėn dhe pa kėrbaēin serb.

Pas luftės, pėr administratėn ndėrkombėtare problemi mė i madh ishte se si t’i ulė nė njė tavolinė krentė e ēakėrdisur tė Kosovės dhe tė fillojė me ta ndėrtimin e njė administrate vetėqeverisėse. Kėtė e arritėn vetėm pas njė viti e gjysmė. U aprovua Korniza Kushtetuese, marrėveshja Hakerup - Qoviē, u nxorėn sa e sa rregullore, u morėn sa e sa vendime jetike pėr vendin dhe paria e Kosovės reagonte dhe vazhdon tė reagojė edhe tash vetėm ’pasi ka ikur treni...’ Si pėr inat: reagimi vjen vetėm pasi tė jetė kryer puna.

Asnjėherė deri mė tash opinioni ynė nuk ka parė njė dokument pėr tė qenė nė tė cilin paria ose institucionet e Kosovės tė kenė shprehur pikėpamjet e tyre me shkrim dhe poashtu me shkrim t’u jenė drejtuar shteteve apo institucioneve ndėrkombėtare vendimmarėse. Dihet se shteti parasegjithash ėshtė perandori e letrave. 100% e punėve tė shtetit janė punė me letra. Nė Kosovė nuk ka letra. Nė vend tė tyre me botėn, me shtetet vendimmarrėse paria jonė komunikon pėrmes gazetarėve! Para gazetarėve kėrkohet pavarėsia, para gazetarėve falėnderohen dhe pėrshėndeten tė plotfuqishmit e globit, pėrmes gazetarėve shprehet pakėnaqėsia pėr sjelljet gjithnjė e mė arbitrare tė administratorėve ndėrkombėtarė, para gazetarėve protestohet pėr qenien nėn pushtimin e mėtejmė serb tė 15% tė territorit tė Kosovės, pėrmes gazetarėve krerėt e institucoioneve komunikojnė me njėri-tjetrin...

Nė Shqipėri pėrmes gazetarėve e jo para prokurorive zyrtarėt mė tė lartė tė vendit ia qesin njėri tjetrit tė palarat nė shesh duke treguar se nė maje tė piramidės sė shtetit ndodhen padrinot, baronėt e drogės, trafikantėt me qenie njerėzore, shtisit e vrasjeve...

Shtrohet prapė pyetja ku ėshtė elita? A kanė shqiptarėt elitė dhe a mund tė jetė elitė ajo qė para kėtyre fakteve, qė nuk janė veēse maja e Aisbergut, hesht sikur t’ia kishin kėputur gjuhėn me brisk?

A mund tė jenė elitė njerėzit qė kanė dalė nga sqetullat e shtetit dhe administratės serbe, e tė cilėt sot kanė zėnė pozita kyēe nė Kosovė, dhe, jam krejt i sigurt, me pėlqimin e tyre pėr ēdo ditė po zhvlerėsohen dokumentet e Kosovės; pasaporti, letėrnjoftimi, tė gjitha llojet e ēertifikatave dhe po zėvendėsohen me dokumente pėrkatėse serbe, tė cilat qytetarit tė Kosovės i kushtojnė njė dreq e gjysė?

A mund tė quhen elitė ata qė Vjenėn, rastin qė iu dha Kosovės tė kėrkojė ndėrkombėtarisht e para krejt botės llogari, e kthyen nė vend, ku Kosova duhej tė jipte llogari?

A mund tė jenė elitė ata qė dikur kanė lėnė krejt rininė e tyre nėpėr burgjet serbe dhe sot nuk u bie ndėrmend tė aprovojnė nė Kuvendin e Kosovės njė rezolutė pėr Ukshin Hotin? Njė rezolutė bile me dy rreshta pėr njeriun dhe intelektualin e burgosur qė e masakruan serbėt me duar lidhė dhe sot nuk dihet as ku e ka vorrin?
Ky ėshtė shėmbulli mė flagrant i mjerimit tė disidencės shqiptare... Duke parė kėtė mjerim tė shkėlqejė me kaq zijim nė Kuvendin e Kosovės, njeriu e kupton pse vende si Polonia, Ēekia etj., shkuan aq larg. Shkuan sepse disidenca e tyre kishte personalitete tė shkėlqyera njerėzore e intelektuale si Geremeku, Haveli etj., tė cilėve kurrė nuk ua turbulloi mendjen pushteti.

A e dinė se ēka ėshtė fjala elitė ata qė sot zėnė vende kyēe nė qeverinė e Kosovės, por qė nuk u bie ndėrmend t’i ndajnė njė pension nderi Adem Demaēit, i cili njė jetė tė tėrė e ka ēuar nė rrtsms pėr kėtė vend? A i shtrojnė ata zotėrinj ndonjėherė vetes pyetjen, para ose pas allishervisheve me tenderet, se me ēka jeton Adem Demaēi, me ēka jeton Xajė Nura, ēka po ndodhė me jetimėt e Ukshin Hotit?

Ku ėshtė elita e Shqipėrisė, e cila nėse nuk ka guxim tė pėrmend emrat, tė paktėn tė pėrmend numrin e ministrave dhe tė funksionarėve tė lartė tė shtetit qė marrin pėr ēdo muaj hisen e tyre nga parat qė fitojnė ēikat e mjera tė Shqipnisė, nė trupin e njomė tė tė cilave shfryn blt krejt fundėrrina e Evropės?

Ku ėshtė elita? A mund tė thuhet se ne shqiptarėt kemi elitė? Dhe nėse vėrtetė kemi elitė, atėherė ēka po bėn ajo?

Murgesha
12-01-04, 01:32
Une nuk kam cka ti shtoj ketij shkrimi perpos qe te them se ndoshta tani Elita ka filluar te hyj neper forume te ndryshme dhe te dialogojne mes vete. E keni pare se sa debate politike behen neper forume politik.
Thot njeri se te gjithe jane aty.

fudbollisti
02-06-04, 18:43
Tė ju themi tė drejten pse ne nuk kemi elitė politike , sepse njė popullė i pa kalitur , nė politikė , ai nuk di si tė bėj politikė me armikun , bije fjala , pas luftes nė front , tash na pret lufta mė e vėshtirė , sepse lufta nė tryezė , ėshtė mė e vėshtirė , se sa lufta nė front .
Kėto fjali qe jam duke i shkruar , apo duke i thėnė , jam duke i shiquar njerzit tonė tė cilėt na pėrfaqėsojnė ne , dhe pėr deri sa njė Bujar Dugollė , mund qe tė qohet dhe ta kėrkoj pamvarėsinė e Kosoves , kur njė herė ėshtė shpallur , atė herė themi se ne nuk kemi elitė politike nė Kosovė , pėrderisa sėrbet deshėn qe tė mbajnė 1 minutė heshtje , pėr tre tė vrarė nė parlamentin e Kosoves , atėherė ne nuk jemi askund , pse nga se , ne nuk dimė as se qka ėshtė bėrė para 60 viteve nė trojet tona , pikėrishtė nisemi nga Peja , ku ndodhi masakra mė e madhe , ku vetėm e vetėm gjatė njė viti u vranė mė se 3.600 viktima shqiptare , nė "Tabje tė Pejės " kurse sot ėshtė ndėrtuar aty pari , njė fushė futbolli , nga Driton Kuka , me q ' rast duke e gėrmihur token , kanė hasur nė ėshtra tė njeriut , andaj politika do tė thotė se ne s ' jemi tė aftė as njė hap qe ta bėjmė nė politikė , tung tung nga Besniku .

ThE_OnE
14-08-04, 12:16
Ha Ha Ha
Se Di se a ka EliT politike populli Shqiptar
per Derisa te jemi popull FIKS neve Shqipetar Do vaZhDoj te Futemi ne ErrrSir ende e me shum Duke e PriTu nje SuPerMEn Qe Te na Bije KEtu nje EliT
More nuk e Di se sa e keni VreJtur qe Kosova po shkon DrejT ndaRjeS
Nuk e Di Se si Di Zgjidhet kljo QEshtja e kosovEs per Erisa qe neve Populli Edhe PoliTikanEt tan jemi Duke e RpiTur PavaRsin qe te na Vien Vete ajo
kjo Eshte Sikur nje BuRim Uji ne nje KoDer e neve ne RRafsh Duke e PritUr qe te Shuajm Etjen Po Ore Ai Uji Nuk Vjen vete nese neve nuk shkoj atje ne koder qe ta mArrim ncncncn
Edhe Diqka ndrrone Ermin e Kety WeB SajTi lene "Intelegjenca PEr Zbulime dhe kundurZbulime E KOSOVES"
Paqja Dhe meShiRa e ALLA-huT qofshin Mbi ne Se keqe PunEt i kemi!!!

Kalt
02-01-06, 20:01
Pyetja me e sakte do te ishte se a kane shqiptaret nje elite????????

Artisti
02-01-06, 22:42
Xhafer Shatrit i lumte per kete shkrim,Guest flm qe ke sjell kete shkrim ketu.

Lexone firmen time :

Mundonu me kuptue jo veq me lexue,ateher do te ishte elita edhe vete populli,nqofse punohet sipas firrmes time!!!


Te jesh i Sinqert
do te thote
edhe shokun
me te ngushte
duhet ta kritkosh
kur e ka keq


Kjo duhet me qene ligj,e jo me mbrojt korruptin Haraqia,i cili me para te popullit financon CD-ja e ku ta di une edhe qka tjeter,as kryetari ,as kryeministri,as Hashim Thaqi as Surroi as asnjani nuk tha se kjo qe ka be ai eshte gabim.

Po nuk kemi nevoj te shkojm larg!!!!.

Ketu ne Forum a ekziston elita ???????

Disa reagojn per te mire,mbrojn te verteten,historine por disa te tjere per shkaqe te ēpanjohura per mua,nuk deshirojn ta mbrojn te verteten ,pse se ndoshta e ka shkrue nje shok i tyre,e kjo nuk eshte elite,sepse elita ka punen qe ta mbroj popullin,qe ta qet te verteten ne shesh dhe asgje pos te vertetes.


Artisti

krijuesiii
02-01-06, 23:51
...Shqipetareve nuk i duhen elita e politikajve apo klanet e tyre, Shqipetarev i duhen njerze ne politike qe jane pragmatik qe jane per ndryshime per pune qe kane energji per ti shtyre proqeset drejt Zhvillimive progresive, Njerze te perkushtuar trasparent, thjeshte Kosoves i duhen Politikan te tipit Fatmir Limaj apo Edi Rama qe punojne me mishe e shpirte dhe me te gjitha fuqite mendore e njerzore e veprues per te miren e mbare popullit...




tungiii

Reana
03-01-06, 00:25
[quote=Anonymous]Ndėrsa Hashim Thaēi, ai qė nga 150 mijė fjalė qė i ka gjuha shqipe nuk kishte gjetur fjalė tjetėr pėr pseudonimin e tij pos emrit gjarpėn, nė orėn mė tė zezė tė Kosovės, kur para hordhive serbe po boshatisej krejt vendi, pėrmes televizionit iu drejtua kombit me fjalėt qė do tė mund t’i shqiptonte vetėm Bali Katravella: „Ku janė intelektualėt e Keoseovės qi janė fut en birė t’minit dhe nuk pe udhėheqin peop’llin!“
Kur i tha kėto fjalė, personi me pseudonimin Gjarpėn, ishte pėrligjur edhe brenda por edhe jashtė si prijės i padiskutueshėm i shqiptarėve tė Kosovės!
:lol:

http://www.cosgan.de/images/midi/froehlich/d050.gifhttp://www.cosgan.de/images/midi/froehlich/d050.gifhttp://www.cosgan.de/images/midi/froehlich/d050.gifhttp://www.cosgan.de/images/midi/froehlich/d050.gif Aiiii, edhe ky Shatri shume po kerkon :twisted: ...Mesohet edhe "Gjarpni" me fol shqip (veq i duhen edhe 20 vite tjera :lol: )!!! Bile DIKCIONIN e shqipes e ben "bilbilqe" :lol: :twisted:

E sa i perket faktit se personi me nofken "Gjarpen" na ishte VETEPERLIGJUR njehere si "prijes" i shqiptareve te Kosoves, ka edhe me zi more!!! ka disa te semure tjere psiqik qe VETEPERLIGJIN veten si prijes te krejt Botes :lol: http://www.cosgan.de/images/midi/froehlich/d050.gif