PDA

View Full Version : Privatizimi i luftės


Anonymous
29-01-04, 12:50
Privatizimi i luftės

Te punėsuarit e firmave ushtarake angleze dhe amerikane po marrin gjithnjė e mė tepėr detyrat e ushtarėve tė rregullt. Pika kulminante e kėtij modeli: angazhimi nė Irak


Ato janė firmat mė tė sukseshme nė tė gjithė botėn. Produkti qė shesin ėshtė: rritja e forcės luftarake tė ushtrive. Biznesi i tyre ėshtė: lufta. Forcat angleze dhe amerikane do tė ishin tė humbur pa ekspertėt e tyre qė janė pikėrisht kėto firma ushtarake qė po ndėrmarrin gjinthnjė e mė tepėr detyrat e ushtarėve tė rregullt. ”Lufta po privatizohet” tha eksperti Peter Singer nga instutiti i Brookings nė Uashington. ”Pika kulminante e kėtij modeli ėshtė angazhimi nė Irak”.

Shifrat tregojnė qartė: ndėrsa nė luftėn e parė tė Gjirit njėri nga 100 ushtarė ishtė i punėsuar nga firmat ushtarake, sipas gazetės”Guardian” tani nė Irak njėri nga 10 ushtarė anglez apo amerikanė ėshtė “me kontratė private” dmth i punėsuar nga firma private ushtarake. 10000 ushtarė privatė janė momentalisht nė aksion nė Irak. Sa pėr krahasim: Britania e Madhe, qė ėshtė forca e dytė ushtarake nė Irak ka 9900 ushtarė tė stacionuar atje.


Mercenarė

Kėto ushtarė privatė apo si njihen mė mirė mercenarė janė shumica anėtarė tė ushtrisė apo ish-ushtarakė nga njėsitė speciale dhe janė aktivė nė tė gjitha format e makinerisė ushtarake. Kėshtu psh ishin pikėrisht kėto mercenarė (tė punėsuar nga firma private ushtarake qė kėnė kontratė mė Pentagonin) tė cilėt drejtuan sistemin e armatimit te bombarduesve B-52 tani nė Irak. Po ashtu ishte njė firmė amerikane qė i ushtroi forcat e GI-s pėr luftimin trup me trup nė Kuvajt.

Tani njė firmė e tillė amerikane ka marrė detyrėn fitimprurėse qė tė kryej stėrvitjen e ushtrisė dhe policisė irakiane. Ndėrkohė njė firmė tjetėr angleze ėshtė e ngarkuar me mbrojtjen e zyrtarėve amerikan nė Irak.

Fitimi i kėtyre firmave private ushtarake tė USA dhe Britanisė sė Madhe arrin nė 300 miliard dollar nė vit.

Sidomos nė Irak, ku sipas tė dhėnave dhe llogaritjeve shpenzohet nė aspektin ushtarak njė e treta e buxhetit amerikan, kėto firma kanė fitime shumė te mėdha. Nga njėra anė janė arsyet ekonomike qė i nxisin qeveritė e Londrės dhe Uashingtonit tė angazhojnė firmat private nė luftė. Nga ana tjetėr ushtritė kombėtare tė kėtyre vendeve, me mbarimin e luftės se ftohtė po zvogėlohen si psh forcat amerikane tė cilat janė reduktuar me 40%. Ushtria angleze asnjėherė nuk ka qenė mė e vogėl nė numėr sesa sot. Megjithė shpenzimet e mėdha qė duhen bėrė pėr tė angazhuar firmat private, pėr USA dhe Anglinė ėshtė mė me leverdi tė marrin ekspertė tė gatshėm sesa ti stėrvitin e pėrgatitin vetė ato.


Kontroll nuk ka.

Ėshtė dhe njė arsye tjetėr ndoshta mė kryesorja qė USA dhe shtetet e tjera perėndimore po pėrdorin kėto firma private nė luftė: Aksionet e kėtyre ushtarėve tė firmave nuk janė nėn kontrollin e parlamentit tė qeverisė qė i merr “me qera”. Por ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė sė qeveria nuk mban pėrgjegjėsi pėr “gabimet” qė mund tė bėjnė ushtarėt e firmave. Kėshtu ushtari pėrgjigjet para firmės qė e ka “punėsuar” pėr gabimet e tij dhe nuk duhet tė dalin para gjygjit ushtarak. Gjenerali amerikan Hackworth thotė: Ushtarėt e marrė me qera kryejnė “punė”tė cilat opinioni publik nuk i merr vesh kurrė. “Eksiston rreziku qė situata dalė jashtė kontrolli sepse kėto firma mund tė kthehen nė ushtri tė vogla” paralajmėron njė gjeneral amerikan tashmė nė pension.

Edhe pėr Peter Singer privatizimi i luftės ėshtė problematik”Pėr hėrė tė parė nė historinė e shtetit po heqin dorė qeveritė nga e drejta e tyre monopole pėr tė ndėrmarrė veprime ushtarake”. Po ashtu ai thotė ”Nuk duhet harruar se kėto firma nuk kanė dalė nė betejė pėr tė mbrojtur interesat e shtetit por pėr tė fituar para”


Firmat nė front: Ekspertė lufte

Ne USA ka mė tėpėr se 30 firma ushtarake. Shumica e tyre janė nė listėn e 500 firmave mė tė pasura tė USA. Mė tė njohurat prej tyre janė MPRI, Dyn. Corp dhe ITT. Punėtorėt e kėtyrė firmave janė aktiv nė Irak, nė Ballkan, Amerikėn latine, Afganistan dhe Afrikė.

Edhe nė Angli ka mjaft firma tė tilla si psh ajo “Big Player”qė siguron zyrtarėt amerikanė e anglez nė Irak. Pėr kėtė firmė punojnė ish-anėtarė te njėsive speciale SAS dhe ish-paraushtarakė nga Fidxhi. Firma tė tjera janė Erinys Internacional. Genric Ltd dhe Controll Risks Group.


Detyrat e ushtarėve privat

Jo vetėm nė Irak ka ushtarė privat por me mbarimin e luftės sė ftohtė, ato janė nė tė gjitha vendet ku USA janė prezente ushtarakisht. Disa shembuj pėr kėtė: Baza ushtarake amerikane Bond Steel nė Kosovė u ndėrtua dhė ėshtė nėn drejtimin e ushtarėve privatė. Nė qytetin verior tė Bosnjės, Tuzla, ku gjendet Komanda e trupave paqeruajtėse, ka pothuajse 100% veēse ushtarė privat. Punėtorė tė firmave amerikane ushtarake po stėrvitin dhe po shkollojnė ushtrinė dhe policinė boshnjake.

Ne Afganistan pėrgjigjet njė firmė amerikane pėr sigurinė e presidentit Karzai. Sipas vrojtuesve ushtarėt privat luftojnė dhe kundėr Talibanėve. Me urdhėr tė Uashingtonit ushtarėt privat shkatėrruan disa plantazhe me kokainė nė Kolumbi.


Ushtarėt private mund tė bėjnė”gabime” mė tė rėnda sesa ushtari i rregullt

Kėtė gjė e vėrteton rasti qė solli shumė shqetėsim nė Bosnjė: Ushtarė tė firmes amerikane Dyn. Corp rrėmbyen. pėrdhunuan dhe shitėn si skllave seksi njė vajzė 12 vjecare. Shteti i Bosnjės hodhi nė gjyq autorėt e krimit. Autorėt e krimit u hoqėn nga puna dmth u larguan nga detyra nė firmėn Dyn. Corp. Ndjekje tjetėr penale pėr kėta ushtarė nuk pati. Ndėrkohė qė njė ushtarė i rregullt do tė dilte para gjyqit ushtarak dhe do tė dėnohej.

Firma Dyn. Corp po shkollon dhe policinė irakiane dhe ka marrė famė tė madhe nė Uashington. Nė vitin 2001, ushtarė tė Dyn. Corp rrėzuan njė avion nė Peru duke dyshuar se ka drogė. Mirėpo nė bordin e avionit kishte vetėm misionarė. Dhėnėsi i kėsaj detyre, qeveria amerikane, u tregua shumė e prekur nga ky incident, por pėrgjegjėsinė pėr kėtė ngjarje nuk e pranoi.


Artikull i shkėputur nga gazeta ditore austrike “Kurier” 06. 01. 2004

Autori: Susanna Bastaroli

Pėrktheu: Daud Kurtabegu