PDA

View Full Version : Diqka ne Jeten e juaj?!


Gentiana
10-03-04, 12:03
Pershendes te gjith.

Me siguri se ne Jeten e juaj ka ndodhur diqka qe edhe sot nese e kujtoni skuqeni nga marrja, diqka se nuk kujtoni me deshir, diqka se ju vie inati se si juve tju ndodh kjo, qka esht ajo??
Do kisha deshir ti shkruajm ketu, pse jo te qeshim edhe ne pakes :wink:

Mua me ndodhin shpesh ksi gjera, dhe me duket se me ndjekin ne gjdo hap, qe nje.
Para disa vite kishim dalur te blejm sende me nje shoqe te ngusht,ne nje qytet ku nuk kisha qen shpesh her, dhe him ne gjdo shitore,kurse ne nje e pash kishin qen do sende me mark,kurse un desha tja blej nje vllaut, hina tu shiku, po pyet nje Grua mundem disi tju ndihmoj,thash jo krejt esht ne rregull vetem po shikoj diqka,ajo prap nuk u largua,tha Zonjush mos jeni ne vend te gabuar per te shikuar?thash pse mos esht e ndalume,me tha shikoni nje her!Kur shikova e pash se ku isha. isha ne Fitness-studio dhe kishin qen te gjith duke me shikuar. U skuqa nga marrja dhe ne vend te dal nga aty ku isha shkova ne nje sob tjeter, kishe tu dal........ :oops: :oops: :oops:
Edhe sot kur kujtohem me vjen inati dhe marre po si po.


Ju pershendes.

Genta :oops:

BlertaB
10-03-04, 14:48
Pershendetje Genta !!!!!!!!!!!!!!!!
Genta me than te drejten edhe mua me ka ndodh ne jet shum ksi gjera te padeshiruara.
Si per shemull po e ceki vetem njo prej tyre???
Isha ka hy ne autobus i kisha dy bileta njeren se i kishte dal afati e tjetren normal edhe te dyjat me ni folie bashk edhe po hy une ne autobus edhe ja kthej bileten e cila nuk u nevojitke edhe une me hy brenda ma ban??? te lutem??? Urdhno i thash tha ajo bilet si e kini nuk vlen ma.. Si i thash nuk vlen,vlen edhe mir bile a je qorru ti a???
Edhe e mer e kqyr thot qe zonjush i ka kalu afati. auuuuuuuuuuu meta niher.
Edhe i kerkoj falje shum her i thash kqyre ne anen tjeter asht ajo qe nevojitet se kjo ka qen gabim.
E qka me kuqi mua se aty ishin disa shqiptar e me shikojshin thu se ku me dit qka bera une.
Ju pershendes te gjithve kalofshi bukur

Barbaroza
10-03-04, 18:27
Auauauauauauu C'ka ju paska ndodhe ewewewewewewew a po skuqeni moj ende,kuku marrja e Zotit hahahahahaahahahahaaaa.
Jo bre,po bej shaka pas se keto qe keni shkruar u ndodhin shume njerezve ne jete.Edhe une kam disa gjera qe kur me kujtohen skuqem dhe inatosem ne vetevete pse me kane ndodhur bash mua,por edhe keto jane pjese e jetes.

Ju pershendes
Barbaroza

Gentiana
10-03-04, 21:24
Po mir moj Barbaroza tregona ti diqka nese mendon se kjo ndodh dhe i takon jetes.

:(

Barbaroza
10-03-04, 22:14
Kam edhe une disa Genta,por tash nuk di cilen ta tregoj te paren :oops:
Njehere tjeter po e le :wink:

Murgesha
19-03-04, 16:56
Genta nuk e paskam pare kete teme te bukur qe paske hapur.
Ja edhe une po e tregoj nje ngjarje qe me ka ndodhur dhe ndjehem keq kur e kujtoj.

Ate dite kisha provim. Ne lenden Histori e Letrsise Shqiptare.
Per fat timin me ra tema per romanin "Sikur te isha djale" nga Haki Stermilli.
Ne ate kohe isha e dashuruar, ishte ajo dashuria ime e pare.
Fola e fola per temen kur profesori me beri kete pyetje.
Cka mendoni a eshte e aresyeshme dashuria e Dijes ndaj Shpendit? Kur nga vete leximi i romanit figura e Shpendit mbetet e erret, eshte e lene si nen hije dhe Dija gjithashtu nuk e njeh shume ate person.
Po thash profesor si jo. Dashuria nuk pyet per njohje, zemra dhurohet dhe nuk pyet per pengesat e mundshme.
Pastaj profesori me beri pyetjen tjeter.
Po ju nga e dini kete?
Po edhe une nuk e njoh shume te dashurin tim ama e dua, dhe ktheva syte nga i dashuri im. Te gjithe studentet qe ishin ne klase e kthyen koken atje ku une po i mbaja syte dhe keshtu e zbulova sekretin tim.
Pasi ishim shoke klase e kishim bere me fjale qe te tjeret mos ta dinin. E une e zbulova vetveten hahhaahahaahha.
Kjo ishte e tera :D

Gentiana
22-03-04, 15:39
Ufffffff Murgesha sa e mir esht dashurija e par, dhe mundem ta paramendoj se si te ka ardhur ne at koh. Po kjo nuk qenka bash negative siq e shkruan ti(spaku mendimi i im) se pse mos me dit krejt bota se je e dashurume??

Murgesha
22-03-04, 15:46
Po, po Genta po ateher shoku i klases konsiderohej vetem shok, dhe po e kupton tani se si jam ndjer :oops:

Gentiana
22-03-04, 16:27
Upssssss,sorry nuk dita,ama tash ma merr mendja se si je ndjer.

lazdrani
29-03-04, 10:06
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: Eh moj Genta me ke kenaqe per ate qe te ka ndodhure ne Fitness-Studio :wink: Pa ngacmime me ke sjellure gazin e pe paremendoje veten po te me ndodhte mua kjo :twisted: :twisted: :twisted:

Gentiana
29-03-04, 18:23
:evil: :evil: :evil: :evil: u knaqe ti apo?? :evil: :evil:
E more Ladzran per kte duhet shikuar njeriu mir e mir,dhe po ashtu te mendoj mir e mir para se te veproj. Un aq e lodhne qe kam qen,dhe dojsha te kryej pun sa me shpejt,dhe nuk e pash vehten se ku gjindem, e tani :oops: :oops: kur te mendoj.

lazdrani
30-03-04, 10:37
Genta po te tregoje diqka qka mua me ka ndodhe.
Para 8 vitesh kisha ne mengjes pune dhe zakonisht orari i pune fillon 6:30
une kisha pregaditur ziljen qe te nesermit te zgjohem 5:30 dhe rashe te fleje.....pase nje kohe gjume isha zgjuar nga vetevetja kisha etje dhe kur hapa syte po shikoje oren pashe se ora ishte 6:00 ateher kam fluturuar nga shtrati dhe shpejte e shpejt ne pune.Kur arrita te Spitali im po shohe se diqka ne rregull nuk eshte nje moter medicinale po me shikon dhe po qeshet me ze dhe po me pune se a e di sa eshte ora tani une i thashe se po dhe jam vonuar pake apo jo,ajo qeshte prape dhe i thashe se cka ka per te qeshur ajo me tha se oren tani e kemi 3:30 te mesnates :oops: :oops: :oops: Kjo me ka ndodhure edhe mua po qa ti bajshe shpeshe hre qeshem me veten se si me ndodhi mua kjo :?:

Gentiana
05-04-04, 14:36
Lazdran, po si qe puna se e ngaterrove oren?? kjo tani po me intereson?!
Genta

lazdrani
19-04-04, 20:09
Lazdran, po si qe puna se e ngaterrove oren?? kjo tani po me intereson?!
GentaE ngatrrova oren perarsye se nuk i kisha pastruar syte :D Nuk e di moj as vet se si :(

turisti
25-08-04, 23:45
Ju pershendes,a si pergjegjje nga memorja ime per juve veqova : une nuk i lejoj vetes shume devijime. :wink:

Murgesha
26-08-04, 07:54
Ju pershendes,a si pergjegjje nga memorja ime per juve veqova : une nuk i lejoj vetes shume devijime. :wink:

Turisti kontrollo pak te kaluaren se gjen, gjen ndonje. :wink:

turisti
26-08-04, 11:14
Pershendetje Murgeshe. Ke te drejta per fjalet larte shenuara,por pergjegjja ime ka qene ne tansi dmth nuk ka diq specifike sepse edhe une jam rritur si femije tjere,edhe une kam qene pak i lazdravt. :wink:

ShEjToNkA
27-08-04, 21:47
Volla nga njė herė aq shumė qė mė ndodhin tė tila gjėra ,sa qe mendoj dhe thėmė mos jam nėna e kėtynev vakivee

Ishte mėngjes ,kisha pėr tė shkuar nė Prishtin, dhe ora ishte 7:30 e mėngjesit sa isha pėrgjumėshum aq edhe me sy mirė nuk pajsha.
Pritja autobusin ,dhe mė nė fundė arriti dhe hyna mbrenda ,unė kisha njė shokė kalsa qė nga shkolla filore e gjerė nė shkollėn e mesme ku kishim njė shopqėri shumė tė mirė dhe ishim qė tė dytė mjafėt komunikativ.
Dhe pėr deri sa po hy mbrenda nė autobus mė shkojnė syt tek njė djalė i cili ishte shok i tij dhe unė krejt tre herė kisha fol mė tė.
Por ja ,se c'farė mė ndodhi ,unė shkoja nė drejtim tė tij duke menduar se ai ishte shoku imė tė cilin e pėrmenda mė lartė:-Dhe i drejtohem unė: oo Mirėmėngjesi Beni ,
Dhe ai mė pėrshndet mua , krejt normal:Mirėmėngjesi ,si je?
Unė derisa po ulja nė ulsen e cila ishte e lirė tek ai ,ia kėthej :Mirė flm ,oo sa kam pritu mu zgju sot nga gjumi se ki iden.......,Ani diq tė reja nga ti Beni (Unė krjet t'u mendu se ėshtė shoku imė e jo ai edhe pse vrejsha se diq nuk ėshtė nė rregull)
Ai:Hiq be krejt me tė vjetra ,po nga ti ? (Unė pėshteurėdhe dorėn nė faqe dhe gati veq sa nuk fjetsha as qė e shikoja mirė)
Edhe ja filloj unė bisedes dhe bla bla bla ,po shkuam 10 km ,mirė po e diktojsha se diq nuk po shkon ai nuk ėshtė si mė parė ,thjesht nu bisedojke sic e kishte shprehi.
Dhe duke e pytur lidhje me mėsim diq i drejtohėna unė ,Beni Po c'kėeeeee..( edhe mė mbetė fjal nė fytė) e shikoj mirė dhe habitna dhe i mėshaj ballit me dorė ,dhe themė ooooooooooo Nystret tii jeeeeeeeeeeeeeee , e tė luuuutem mė falė se jam shumė pėrgjumėshum sa qė jam ka mendoj se je Beniiiiiiiiiiiiiiiiiii as mirė nuk jam t'u pa nga gjumiii
Edhe ati i vjen pėr tė qeshurr ,dhe mė thotė ,hejjj s'ka kurgja more hajt se njerz jemi duhet tė kuptohemi ndodhin kėto gjėra ,por ai shton se ,mendova se ti je ka mė njef ama thashė me vetė se ėshtė ka bėnė shaka ,mirė po me kohė e vrejta se vėrtet je t'u mendu se jam Beni.
edhe unė humba kurgja s'disha c'tė themė vetėm edhe njė herė i kam kėrku falje dhe heshta ma s'fola as njė herė.Shkova nė Pr u ndav nga ai ,dhe mė nė fund erdhi koha pėr t'u kthyer,erdha nė shtėpi ,dhe nga nervoza ja futa gjumė.
Ora 9:00 e mbrėmjes ,dhe ja celulari me prishė gjumin, njė shoqe e imja nė( pra lajmin e kishin dėgju nga Beni tė gjithė,se c'farė mė ka ndodhur),Dhe pėrgjegjmė dhe mė thotė: Tė lutem urgjent mė duhesh me fol ,ja po tė pres nė vendin e zakonshumė
Ehe unė ,Ok ja pas 10 min jam aty.Menjėherė clulari sėrish (tashė Beni) Dhe ai nuk fol asgje vetėm qeshet
Unė ej o insan amani ta kofė si jam nervoz fol ma e mos qeshh
Dhe ai mė thotė tė njejtėn si shoqja potė pres me pi kafeee
Dhe unė i themė oki se aty jam t'u shkuar se mė thiri Neta(ata ishin tė gjithė bashk unė nuk dija asgjė)
Dhe ja shkova dhe kur hy aty ,jaaaa tavolin pėrplot tė gjithė ishin tubuar dhe me pritėnin, dhe tė gjithė duke qeshur vetėm unė siha shumė nervoz ,dhe u bėra edhe mė shumė nervoz kur i pash tė gjithė bashkė se dita qė e paskan kuptuar tė gjithė, dhe i pėrhnsdeti dhe ulna (ata Askush s'un folke t'u qeshė edhe ju drejtonhėna unė ejjjjjjjjjj a mė thirėt me qesh a me bisedu ,jo thojnė mė tė jap njė dhurat qė e ke bė sot njė gabim
Qė do mbahet nė mend pėr gjithmonė, dhe u skuqa dhe edhe njėher ėrkova falje ati shokut tė tij dhe ma s'dita qa tė themė vetėm dėgjoja se c'farė po visedojn ata por as njeri s'munde tė bisedonte duke qeshur kur mė pramendojshin se c'mė kishte ndodhurr,mirė po dikur ja filova edhe vetė me fol e me qesh dhe pėrshkruaja rasitn se s'i mė kishte ndodhur.
Dhe ja kjo ishte e tėra ndoshta pak e zgjata shkrimin ama desha t'ju tregoj se c'farė mė ka ndodhurė.

vushtrria
28-08-04, 07:25
e vakia e zotit njeriu sa te jeton edhe ndegjon lloj lloj ndodhi

edhe une po tregoi diqka po mos te marrin vesh tan se qe 10 vite ka ndodh por ende ne familjen time qeshum me ket vaki edhe ndoshta keto tema i pekasin humorit

na vdiq nje dajne fshtin HADE edhe sikur ketyne herave me shkue me pa tash heren e par i qova burrat une shofer u benen ata nja shtat tet vet i qova ne rreguull u kthym si ma mir te nesermen u dashke me i que edhe grat u banen gati edhe ato u nisem si gjthmon une shofer me traktor pak pa mrri te dajte nifar udhe si teporze si e keqe edhe permenjeher del nga veni i vet kerri permas ku ishte i lidhur hop edhe veq kthehet pak kerri edhe i shtin grat ne kallamoq edhe une po vazhdoi udhen per te dajt ato grat kan bertit e paskat saq kan mujt po une nuk i kam ni zhurum traktori..... shkova te dajte mrrina te dera dul ni daj tha a mujte nipash qe valla daj erdha i pruna grat me pa qutu tha ku jan grat bre daj thash qe per mas tybe jo tha bre daj qutu nuk ki kurgju permas ... kuku more daj thash pasha zotin me to jam kan po me paska dal kungji i keerrit e pasna lan udhes evvvv ev ev e tu ktheva tuj nga kah jam ardhe kur qe dikur i takova udhes jav kish ngjit njani traktorin e ish kan kah i bjen kur po i shoh qe grat po ma bajne me dor avavaavavav e i morra e thash atij flm shum grat tani tuj bertit e tuj nem na ke lan me njeri te huj e sene per to nuk ma nijke fort qka me i ba babes e fjalve qe nuk me nalen kurr pra kjo ishte vakia ime eshte nje ngjarje e vertet qka me ba ndodhin keto sene

ju pershendes te gjithve

Murgesha
28-08-04, 12:15
Hhahahahahahahahahaahhaha Vushtrria me perkujtove nje rast gadi se te harruarr per mua.
Ateher isha 15 vjeqe dhe pata shkuar ne fshat te tezja. Te nesermen djemt e tezes kishin per te blere disa mobile ne Kamenice( Dardana e sotme). U nisem heret ne mengjez dhe ne ora 10 mbrritem te shitorja. Blene cka kishin per te blere dhe pasi i ngarkuam ne rimorkio te gjitha djali i vogel i tezes e rregulloi nje karrige ne rimorkio e po thot ju hipni ne traktor e une si zoteri do te rri ulur ne ket karrige. Nejse ashtu edhe veproi, u ul ne karrige kembe permbi kembe dhezi nje cigare dhe po i thot vellaut te vet si duke qeshur.
Hip shofer e jepi gaz se tybe kurr ma mire sjam rregulluar.
Hipa une me djalin tjeter te tezes perpara ne traktor e dhezi traktorin ai dhe u nisem.
Filluam te bisedojme bashke dhe as qe kthyem koken me mbrapa.
Pas nje gjysme ore hym ne nje lakese te ashper e po me thote djali tezes shiko mbrap se mos po na bin mobilet.
Kur kthej koken mbrapa mu duk se dicka po mungon hahahahahahha, e kisha harruar djalin e tezes krejt.
Po i them o A.... ku e kemi more N.......??
Ndalem traktorin e dolem te shohim ku ka mbetur e ai askund.
Nejse na u deshte te kthehemi serish per ne Dardane.
Shkuam drejt te shitorja ku tregtuam por N.... askund, hyme mbrenda e po e pysim shitesin mos di rastesisht ndonje gje.
Po tha shitesi kur e keni nise ju traktorin vellau juaj ka ra menjeher ne toke, tani gjindet ne spital ne Gjilan se si duket ka marre lendim te rende.
Dreq o pune, paguam nje Taxi e drejt e ne Gjilan, menzi qe e gjetem te ngratin kishte thyer doren.
Edhe pse te gjitha kane kaluar tani si eshte me se miri kur e kujtoj poziten e tij te ulur ne karrige ende me qeshet.

vushtrria
28-08-04, 12:26
ahaahahaahahahahahahahaahahhahahahhaahaahazhahahah ahhah murgeshaa ahahahahahahaah njeriu perjeton gjthqka ahahahahahaah

Tomori
28-08-04, 16:22
hahahahaha si mos ,me qesh moj Murgesh edhe mua me erdh interesant ...

turisti
28-08-04, 18:20
O mos qeshni po majuni mire sepse edhe juve mundet me ju ndodhe qe te praptoheni. :(

lazdrani
20-07-05, 21:03
Hhahahahahahahahahaahhaha Vushtrria me perkujtove nje rast gadi se te harruarr per mua.
Ateher isha 15 vjeqe dhe pata shkuar ne fshat te tezja. Te nesermen djemt e tezes kishin per te blere disa mobile ne Kamenice( Dardana e sotme). U nisem heret ne mengjez dhe ne ora 10 mbrritem te shitorja. Blene cka kishin per te blere dhe pasi i ngarkuam ne rimorkio te gjitha djali i vogel i tezes e rregulloi nje karrige ne rimorkio e po thot ju hipni ne traktor e une si zoteri do te rri ulur ne ket karrige. Nejse ashtu edhe veproi, u ul ne karrige kembe permbi kembe dhezi nje cigare dhe po i thot vellaut te vet si duke qeshur.
Hip shofer e jepi gaz se tybe kurr ma mire sjam rregulluar.
Hipa une me djalin tjeter te tezes perpara ne traktor e dhezi traktorin ai dhe u nisem.
Filluam te bisedojme bashke dhe as qe kthyem koken me mbrapa.
Pas nje gjysme ore hym ne nje lakese te ashper e po me thote djali tezes shiko mbrap se mos po na bin mobilet.
Kur kthej koken mbrapa mu duk se dicka po mungon hahahahahahha, e kisha harruar djalin e tezes krejt.
Po i them o A.... ku e kemi more N.......??
Ndalem traktorin e dolem te shohim ku ka mbetur e ai askund.
Nejse na u deshte te kthehemi serish per ne Dardane.
Shkuam drejt te shitorja ku tregtuam por N.... askund, hyme mbrenda e po e pysim shitesin mos di rastesisht ndonje gje.
Po tha shitesi kur e keni nise ju traktorin vellau juaj ka ra menjeher ne toke, tani gjindet ne spital ne Gjilan se si duket ka marre lendim te rende.
Dreq o pune, paguam nje Taxi e drejt e ne Gjilan, menzi qe e gjetem te ngratin kishte thyer doren.
Edhe pse te gjitha kane kaluar tani si eshte me se miri kur e kujtoj poziten e tij te ulur ne karrige ende me qeshet.

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: