PDA

View Full Version : A MENDONI QE GRUSHTSHTETI DO TA SHPETONTE KOSOVEN


markopollo
26-03-04, 11:23
A MENDONI QE KJO DO TE ISHTE FORME E DUHUR PER TI ZBARKUAR DISA POLITIKAN TE KOSOVES NGA ANIJA E TYRE E CILA POTHUAJSE KA MBETUR E NGUJUAR SIKUR TE KISHTE MBET NEN AKULL SIKUR ..... KAPITENIN E SAJ TA KETE ZENE GJUMI., :arrow:

vushtrria
18-04-04, 14:41
pershendetje marko polo shoki per qfar grushteti e ke fjalen ju lutem kunder kujt eshte fjala nuk po kuptoi mir pytjen

me nderime vushtrria

illyria
18-04-04, 17:30
Fjala ėshtė pėr grushtshtetin e tentuar mė 17,18 dhe 19 mars 1999 nga opozita dhe militantėt e sajė tė sponzoruar nga krimi dhe kriminelėt e organizuar nė mėnyrėn mė tė ulėt duke keqpėrdorur mbytjen e fėmijėve nė Ibėr,grushtshtet ky qė ka pėr qėllim eliminimin fizik tė tė gjithė kundėrshtarėve politik dhe krijimin e njė shoqėrie komplet mbi baza tė mafisė dhe klaneve tjera kriminogjene nė Kosovė.
"NĖ NJĖ SHOQĖRI KU TĖ GJITHĖ JANĖ HAJNA,HAJNI MĖ I MADH KA RESPEKTIN MĖ TĖ MADH!" !
Kėsi lloj shteti apo shoqėrie kanė pėr qėllim ata qė udhėheqėn dhe prap mendojnė tė udhėheqin grushtshtete nė Kosovė.

Murgesha
18-04-04, 17:54
O zot ka te tille qe mendojne edhe gjera qe sti kaperthen mendja.
Hajde po e zeme se Kosova ka nevoje per grushtshtet. Po kush do ta bente kete? Kush eshte aq i Zoti sa te marr frenat ne dore e te drejtoj kete anije qe dikush po thot se ka marre drejtim te gabuar??????
Kush???????????????????????????????????????????

progoni
18-04-04, 19:38
a po mendon qase sikur ne fiset e Afrikės, sikur qė na ke nė Shqipėri mozamakeq .

Markopollo ti hala nė kohen e markopollės, Europa i ka harru ato metoda tė marrėjes tė pushtetit,mos u zhgynje shumė,merre veten me tė mirė,
se bėhet mirė.(biri vetės mas ,thon nga ne)

markopollo
02-06-04, 11:16
:cry: me vjen shume keq se nuk keni shije as dijeni se cfare te ardhme mendoni te krijoni e aspak te ndertoni te nderuar juve ju ka mallkuar historia por do tu mallkojne edhe femija..................nese e dini nje gje mire nese jo atehere poua perkujtoj>QE EDHE PAQA NE PADREJTESI ESHTE TIRANI................... NUK JAM ma shqiptar se ju por mendoj pak ma shqip se ju.. :wink:

nota
03-06-04, 09:22
Kosova nuk ka nevoj per grushtet, nuk ka nevoj per administrator, nuk ka nevoj per Ibrahim Rugov. Kosova ka nevoj per institucione per nerez te rinje qe do ta qojn Kosoven perpara, Kosova ka nevoj qe krejt ata qe kan qene ne pushtet deri ne vitin 1999 te hiqen te shkojn ne pension, e jo ata komunist ta udheheqin ende Kosoven, Kosova ka nevoj per rini per njerezit qe mesojn demokracin e s'kan pas kurr libreza te komunizmit,
Kosova nuk ka nevoj per grushtet, nuk ka nevoj qe te huajt te naj miratojn ligjet apo jo, nuk ka nevoj per pijaneca etj. Kosova ka nevoj qe populli ti hap syt edhe ne keto zgjedhje te dij kujt ti jap voten siq po e shihni qw 12 vitet qe shumica e popullit i ka jap voten Rugoves qfar ka perparuar ne Kosov asgja sepse me njerez si Rugova Kosova nuk do te arrit asgja por do te humb perfundimisht dhe do te vazhdoj me refrenin e perditshem,
"Kerkova pavarsin formale te Kosoves" po ajo reale? d.m.th ai vetem formalitetet i din sepse edhe ashtu po jeton veq formalisht, e s'po mundet ende ta jetoi realitetin e jetes kosovar
Pershendetje nga NOTA

Ardi_pr
03-06-04, 16:09
Hahahaha, me te vertet mu knaqe njeriu tuj qesh me ju, jo me te gjithe por me disa. E lexova ketu e larte se nevitin 1999 kriminelet paskan nise te bejne grusht shtet, e sipas atij qe e ka shkruar kete (VUSHTRRIA) kriminel qenkan ushtaret e UCK-se apo ata qe nuk jan me LDK-ne. Nuk e di nese i ke lexuar edhe me heret disa opinione te mia se une sjam me asnje parti dhe nuk e dua asnje parti e lere me LDK-ne, por desha te te them se ajo qe thua ti dhe sa kam lexuar ketu nuk eshte hera e pare qe thua keshtu per ata qe kane luftar dhe ti i quan kriminel. Onjeri nese je shqiptare si mund ta quashe nje shqiptare tjeter kriminel i cili ka luftuar kunder shkaut dhee ka vrare shkaun, apo ty po te dhimben ata shkije edhe une mendoj se po te dhimben, sepse i paske dashte shume. MIrepo ta befte zoti lehte se me nuk ke me i pase ketu edhe nese ti plase nga inati.
Tjetra skemi nevoje per grushtshtet, sepse grusht jemi kah i bime veti cdo dite e me shume............

Ardi_pr
03-06-04, 16:14
Me fal VUSHTRRIA, se eshte dashur ta skruaj emrin Illyria. Ani emrin qe po embajka e me fole keshtu, te mjeret na.

4ever
05-06-04, 23:13
Ata qe u mundun me bo grushtet ne Kosove jan pikrisht ata qe mbas luftes ne Kosove e shkaktun nje atmosfere pasigurie duke vra shume njerez vetem pse nuk kishin mendime te njejta me ta.Jane keta njerez qe nuk i respektojn instuticionet e dala prej votes se popullit sepse interesi i tyre eshte anarkia qe ne kete menyre te pasurohen me rruge te flliqura.
Shtepit para se te digjen u plaqkiten qe tregon qe qellimi i tyre ishte plaqkitja e jo dicka tjeter.
Kosova ka nevoje per qetesi ,rend dhe respektim te ligjit,hajnat dhe plaqkashat e kan vendin ne burg!

vushtrria
06-06-04, 08:28
4ever ju pershendes shum dhe dua te ju them se edhe une jam plotsisht i po te njejtit mendim dhe ska tjeter

me nderime vushtrria

MemphiSx
06-06-04, 09:54
Ardi_Pr Kur kan hy ne lufte te gjithe ushtaret e UQK kan qen anetare te LDK-se perveq udheheqsin se UQK qe kan qen marksista e tjere etjera
E mos i perzi ushtaret e UQK me grupin e marksisteve sepse ushtari ka shku ne lufte me luftu e jo me bo politik Oki

Ardi_pr
07-06-04, 14:12
Memppfis nuk e di pse thua ashtu. Ate une e di shume mire, por cka don te thiuash se cfare kane qene. Edhe keta te tjeret ishin komunista por sot jane ne postet kryesore te LDK-se. Ne fund dua te them se te gjithe kane qene dikush tjeter e sot jane dikush tjeter. besoj se pajtohesh me mua

MemphiSx
08-06-04, 11:50
Normal se e gjithe Evropa ka qen ne Komunizem por jan transformu ne Demokrat Por disa ende jetojn me ide Komuniste Bilem kur flitet per komunizem kan nostalgji te madhe per te mu me ka zan rasti te qelloj me nje restorant ku aty qelloj nje komandant i luftes dhe porositke kenge per enver hogjen kjo nuk don koment apo

Ardi_pr
08-06-04, 11:56
Po edhe une them se nuk don koment qe ai komandanti ka kerkuar kenge per Enver Hoxhen, por prap dua te them se eshte problem i tij. Ai ka te drejte te jete komunist, marksit, demokrat. Ti a e din se ne shume vende perendimore partite komuniste jetojne bile ne Spanje e disa vende edhe jane te forta. Te drejten per te menduar nuk bene t'ia mohosh askujt. E ai qe ka keruar kenge per e.hoxhen ka pasur te drejte, sepse fundi fundit, jo qe e dua enverin se te te them te drejten jam zogist i perbetuar por njeriu ka te drejte te degjoje kenge cfare te doje. Sikur ti dhe une qe kerkojme ndonje kenge per gurbetin, apo per dashurine ai e kerkon per enver hoxhen.

MemphiSx
08-06-04, 22:40
Po po amo Me pa lype une keng per Ibrahim Rugoven ai tipi ish qu edhe ndoshta edhe me kish qellu me ndonje arme apo me kish grushtu sepse kan urrejtje ndaj Te gjithe Demokrateve jo vetem ndaj Rugoves kurse mu edhe pse me pengojke nuk me beri shum pershtypje
E ketu qendron problemi se ne Kosove ka shum ndikim komunizmi sepse te gjithe kemi hjek prej tij edhe nuk dojm mo me ndi qe ka komunista apo

Ardi_pr
09-06-04, 11:55
MemphsiX, me duket se dalgadal po mirremi vesh dhe po kuptohemi.
Vetem dua te te them se nuk i perkas asnje partie jo pse une jam i menqur, por me duket se asnjera nuk po ben asgje, nuk po ndryshon asgje, po mendojne vetem per karrike etj etj, mos te hy me shume. ndersa tjetra se po ta kishe keruar nje kenge per Ibrahim Rugoven do te te kishte rrahir ai tipi ne restaurant, ndoshta, e kishtebere kete se toka cka nuk mbane, nuk e mohoj kete, por edhe nje dua ta the. As nuk te njohe as nuk e di se ne cfare moshe je, nese je me i ri se une edhe me mire sepse po du me te thene se mos krijo mite nga nje njeri. E di e kuptoj se e don Rugoven, por mos krijo mite. E sheh Ameriken, i nderrohen kryetaret dhe secili me i mire se tjetri por populli nuk krijon mite. Edhe rugova sot eshte neser vjen tjetri Rugove,. Une per vete nuk do ta kisha kerkuar per ta degjuar nje kenge qe kendohet Rugova Thaci apo Haradinaj, sepse ata nuk jane heronje, nuk kane qene kurr (vec haradinajt qe eshte munduar dicka), ndersa pse te kerkoj kenge per ata qw Kosoven vetem po e qojne ne humnere. Djalosh mendo mire per keta lideret tane, dhe te lutem ndalu ne vetmi dhe mendo vetem 5 min per secilin dhe kujto se cka kane bere per ty dhe cfare po bejne. me fal se e zgjata pak si shume. te pershendes

MemphiSx
09-06-04, 21:44
Ardi_Pr Sikur qe jan te bindur shumica e qytetareve po ashtu edhe une jam i bindur se Rugova me LDK ka bere me shume se sa keta rraha gjokeset e Mbas luftes
Sepse keta qe kan qu kry mbas luftes kan mujte edhe ne 10 vjetshin Kur i ka dal LDK perballe gjithe atij populli i cili kan qen aq te mllefosur ne rexhimin serb te cilet u vranin qdo dit pa e dit se pse u vriteshin
E po du me te thon se kan mujt me jap kontributin e vet per KOSOVEN
Por une jam i bindur se ne ate kohe atyre nuk ju ka interesuar Kosova sikur qe nuk ju intereson as sot
Per ata populli ka besim te LDK nuk eshte e thene se po krijojm mite se normal se not eshte Rugova neser tjetri por eshte me rendesi Kombetarisht me qen i paster edhe ai qe ne rend te pare KOmbin shqipetare per mu eshte zot e gjitheqka Ju pershendes

Ardi_pr
10-06-04, 15:08
Faleminderit per pershendetje MemphiSx.
E perserise se jemi gati duke u kuptuar plotesisht, por jane edhe disa pika qe jemi ende larg. Une nuk dua qe ketu te shkruaj me fjale te ashpra sikur qe po lexoje ne shkrimet e tjera, por dua te them se gjate dhjete vietev para luftes kane bere te gjithe ate qe eshte dashur te behet. Ne fillim te viteve 90-ta LDK e ka filluar nje pune te madhe, askush nuk mundet ta mohoj kete, por duhet ta dijshe, se edhe keta njerez qe i quan rrahagjoks te pasluftes kane bere, por ne nje menyre tjeter. Deri ne fillimin e luftes keta njerez kane punuar fshehurazi nga serbet, ndersa LDK-ja ka punuar si parti, poir edhe si levizje kombetare, prandaj i kemi pasur dy fronte qe besoj se ka qene shume mire ky organizim, filloj lufta u kry lufta me te gjitha ato qe i pame fituam nje fitore te zbehte etj etj.
Por tash [as luftes eshte fjala, cka po bejme tash. A e din ti se si ata te LDK-se, si te PDK-se e te tjere jane duke luftuar per karrike, une e kam kete ,mendim ndoshta e kam gabim dhe ishala e kam gabim.

Prandaj, pote them se eshte veshtire me u ra ne fije ketyre "politikaneve" tane. pershendetje nga prishtina

illyria
12-06-04, 20:00
Ardi-Pr,
Unė nuk i ceka si kriminelė ata qė kanė luftue kundėr shkijeve pėr ēlirimin e vendit por i ceka ata kriminelė,bandita dhe vrasės qė pas lufte nė Kosovė vepruan aq haptazi,sa qė tė gjithė nė botė e dinė,duke vrarė kundėrshtarė politik tė bosėve tė tyre(FAKTE sa TĖ DUASH,bile edhe mė shumė),duke uzurpuar dhe plaēkitur pa masė(FAKTE SA TĖ DUASH),duke reketuar tregėtarė tė ndershėm nėpėr qytetet tona,nė disa raste duke vrarė ata tė pabindurit,duke kidnapuar persona nga familjet e pasura pėr qėllime tė ulta kriminale.
Ardi,ti je shumė naiv dhe i vogėl pėr me mė gjykue.Vetė shkrimet e tua e tregojnė kėte.
Kosova ėshtė aq e vogėl sa qė ēdo gjė dihet dhe shihet mirė nė te.
Tani kisha kėrkuar nga ti dhe tė tjerėt ta bėni listėn duke filluar prej 1 se kush ėshtė fajtorė pėr kėtė gjendje qė kemi ne sot nė Kosovė.Pėr shembull:
1.Vetė shqiptarėt
2.Partitė politike
3.Mafia
4.UNMIK-u
5.Serbia
6.Fatos Nano
7.Ibrahim Rugova
8.Skenderbeu
...
...
KY ISHTE VETĖM SHEMBULL,JO MENDIM I IMI.

Ardi_pr
14-06-04, 12:25
Pershendetje Illyria.

Te faleminderit per ate qe me quan naiv i vogel, por kisha pasur deshire te fije se si po e din ti kete? ok ska rendesi se cfare mendon ti, por do ta respektoj mendimin tende ashtu qe edhe ti duhet ta respektosh mendimin tim.

Sa per kriminel qe i ke cek apo nuk i ke cek, apo edhe ke e quan ti kriminel e ke jo prap ehste problem i yti. Por dua te te them, pasi ke fakte se kush i beri ato vrasje pas luftes te lutem trego se kjo po na duhet ne ne Kosove. Shko te lutem ne polici dhe trego se na shpeton te gjitheve ama nese ke fakte. une per vete nuk kam. E dyta uzurpimet e di se ke fakte kane fakte te gjithe, por mendoj kujt eshte dashur ti lihen ato shtepi apo banesa apo edhe ckadoqofte tjeter, po dua te them se kush ehste dashur ti marr sipas teje, ti dhe une qe kemi pi qaj e kafe duke shikuar televizorin gjate luftes apo kush. Po me duhet ta perserise shume shpesh se nuk me interesojne partite asnjeren nuk e dua, por te lutem te gjithe kane uzurpuar kete dije se edhe une kam fakte per anetare te kryesise se LDK-se PDK-se dhe AAK-se kam fakte per te gjithe, a per vrasje s'kam.


Pasi po perkon nga une kush ehste fajtor per kete gjendje ta them. Kryetari dhe kryeministri i Kosoves, lideret partiak, e nuk ehste fajtor as mafia e as UNMIK_u, sepse dihet se mafia per cka punon e edhe unmik-u nuk i intereson per asgje, por fajin e kemi vet, sepse po presim qe cdo gje te na vije nga qielli e ashtu nuk ka. Nuk fitohet asgje me fjale me deklarata boshe, kuptoje nese nuk e ke kuptuar. Illyria, nuk e di se cka punon ose cfare profesioni ke? por te pershendes dhe edhe nje here faleminderit per qe me ke quajtur naiv. Une ty ste them ashtu, sepse po e shpreh mendimin tende e fundja te gjithee kemi nje qellim. tung

illyria
15-06-04, 05:34
Ardi,nėse ke pirė ti qaj,unė nuk kam pirė,nėse ti pret qė e mira tė tė pikė nga qielli,unė nuk pres sepse pas lufte kam filluar nga zeroja si edehj shumė e shumė kosovarė tjerė.
Kurse pėr mua je naiv vetėm pėr njė arsye e ajo ėshtė sepse ti mendon qė nuk ka kriminelė ordinerė,hajna pulash gjer te mafiozė milionerė e vrasės nė radhėt e ish UĒK-sė.
Sa i pėrket "fakteve",ja njė shembull:gjat dhe pas gjykimit tė grupit tė Dukagjinit,njė nga njė u vranė dėshmitarėt e aktpadisė,mu si nė filma pėr mafiozė Ardi.Njeriu i cili udhėheqė njė parti nė Kosovė haptazi kėrcėnoi tė gjithė duke thėnė se do tė vjen dita kur ata do ta marrin drejtėsinė nė duar!!!
E njejta ndodhi gati edhe me grupin e Llapit!!!
Kjo fare qart tregon se ēka e pret Kosovėn nėse ata fitojnė,e unė jam i bindur qė kurr nuk kan me fitue,sė paku jo me vota tė popullit.
Populli ėshtė mė i menēėm se tė gjithė.

Ardi_pr
15-06-04, 12:36
Illyria, dua te te pergjigjem edhe ketu dhe shkurt. Nuk them se nuk ka hajna , une gjate tgjithe kohes jam duke thene se ka edhe ka shume bile. E dyta edhe une pas luftes kam nisur nga zeroja dhe nuk dua te permendi ketu si dhe qysh se ska rendesi tash. E sa per qaj natyrisht seedhe ata mos ta kemi cka hamami me pi ne