PDA

View Full Version : Tė keshė apo tė jeshė??????????


Stili
25-04-04, 17:41
Te kesh apo te jesh???
Zoterimi dhe qenia jane 2 menyra themelore te ekzistences se njeriut...Mbizotrimi i njeres prej te cilave percakton dallimet me karakter individual te njerezve dhe tipet e karakterit social...
Kur perdoret fjale ``qenie`` shpesh kuptojme nje menyre te tille te ekzistences ne te cilen njeriu & nuk ka asgje & nuk deshiron ndonje gje ,por qe eshte i lumtur ti perdori ne menyre produktive aftesite e tij duke u gjetur ne unitet me te gjithe boten...
Kurse me fjalen ``zotrime `` kuptojme kur qenia jote,emri jot ``njeri`` varet nga ajo qe ti zotron,nga ajo qe ke dhe jo nga ajo qe je....
Erich Fromm mendonte se thelbi i qenies konsiston pikerisht ne zoterimin qe njeriu nuk eshte asgje nqs ai nuk ka agje...
Majster Ekhart thoshte se`` njerezit duhet te mendojne jo per ate se cfare duhet te bejne se sa per ate se cilet jane ne thelb.Te mos zoterosh asgje & ta besh qenien tende te hapur dhe ``te permbushur`` te mos lejosh ``unin`` te ngrihet ne rrugen e tij eshte kusht i perfitimit te pasurise shpirterore & i fuqise shpirterore``
Ndersa Karl Maksi besonte teorine ``Se sa me e pavlere te jete qenia jote ,aq m epak e shfaq ti jeten tende ,sa me e madhe te jete pasuria jote aq me e tjetersuar eshte jeta jote...``
Buda thoshte se ``Per te arritur shkallen me te larte te zhvillimit njerzor nuk duhet te zotrojme pasuri``
Dh e perfundojme me ekuacionin e famshem Frojdjan
PARA=FEKALE.....

Cila mendoni se do te jet me e rendesishme per njeriun per te qene vertete i tille dhe per ta mbajtur me kranari mbi supe kete emer...Thone se`` Nsq une jam cka une kam dhe une e humbas ate qe kam atehere kush jam une``....???Kush jeni ju ???

Sinqerisht nga
Stili/Beni

Anonymous
29-04-04, 19:33
Pytje e veshtire

Vera
30-04-04, 16:41
Stili te pershendes por une mendoj qe Buda ka then shum mir " per te arritur shkallen me te lart te zhvillimit njerzor nuk duhet te zotrojm pasuri" dhe une mendoj qe at qe e fiton qė te jesh nuk te duhet edhe qe te kesh sepse kur te jesh do te kesh natyrisht

Me respekt Vera

Stili
01-05-04, 23:47
Pershendetje
Me gjith rrespektin por te behemi pak te drejt se po te krahasojm ne dy gjinit del se e rendesishme tek femrt eshte TE KESH sepse femrat jan ndersa nuk kan kurse te mashkujt eshte te jen sespe nuk jan por kan ketu kam krahasuar dy gjinit me me menyren Mentale dhe Financjare
Po ti e nderuara ciles i takon (pak sa e di duke pas parasysh gjinin tende)
Sinqerisht nag Stili

Barbaroza
16-05-04, 09:08
Fatkeqesisht ne ditet e sotme,per shumicen TĖ KESH,do te thote edhe TĖ JESH!

Murgesha
16-05-04, 09:28
Fakeqesisht historia nuk njehe ndonje etape kur qenjes i eshte kushtuar rendesi.
Te kujtojme vetem anekdoten e Nastradinit te ftuar ne nje dasme.
Na shkoi Nastradini i veshur si fukara, e lane te dera, askush nuk e beri mall se erdhi.
U kthy Nastradini ne shtepi dhe u vesh bukur e shkoi serish ne ate dasme, e priten me te gjitha nderimet dhe e ulen ne krye te vendit.
A thua sa kohe kane kaluar nga kjo ndodhi, askush nuk e din, por eshte nje anekdote e bukur qe na e perkujton se gjithnje eshte vlefesuar pasja, e qenia si teresi, pa pasuri edhe pse kapacitet shume pak i eshte kushtuar rendesi.

fisniku
16-05-04, 10:34
Ne kohen e Muhamedit(a.s.)ka pasur shume njerez qe e kan dhan krejt pasurin e tyre per hire te Zotit,edhe ne ditet e sotme sigurisht qe ka shume njerez qe japin pjese te madhe te pasurise se tyre per hire te Krijuesit.Poashtu ka shume njerez qe shkojn me mijera kilometra larg vendit ku jetojn per dituri,kjo ju merr vite te tana dhe pjese te madhe te pasurise edhe keta e bejne kete per hire te Krijuesit.Po shihet se kujt i kushtojn ma teper rendesi keta njerez. Pra varet se ne cfare parimesh e nderton jeten,nese e nderton ne baze te perimeve islame atehere shume ma me rendesi eshte me qene se me pas.

Vera
16-05-04, 14:37
Stilli pershendetje

Une i krahasova shkrimet e tua te parin dhe te dytin ku ne te dytin thuhej se femra duhet te ken e meshkujt te jen sepse femrat nga kushtet financiare dhe keshtu. Jo une dua te them te jesh eshte me rendesi te veqant kurse te kesh eshte dic nga se kur te jesh edhe ke dic, dhe nvaret edhe nga personi vet ketu nuk ka ti ndash femrat ose mashkujt se ka femra qe jan e nuk kan kurse mashkuj qe kan e nuk jan kjo eshte.

Me kenaqsi Vera

qika_pr
06-07-04, 20:46
Te kesh apo te jesh???
Sot keto dyja jane bere njesoj gati
e flas ne pergjithesi te kesh munde te jesh edhe po te jesh munde te kesh
sot jane njesoj pothuajse por une them me mir te jesh sepse po jesh munde te te kesh ama te jesh ehste me primare

uliksi31
07-07-04, 03:42
Kte me se miri e ilustron Kristo Floqi ne komedin-Vllazni Interes -:(

turisti
15-08-04, 19:26
Pershendetje autorit dhe pjesmaresve. TE MOS KESH dhe TE MOS JESH ,ėshtė si TE KESH apo TE JESH. :P :wink:

Naki
17-08-04, 19:38
Pasurija dhe zhvillimet ekonomike gjithmone kane luajtur role te veqant per nje grupe te veqante biznis njerezish,ne kete menyre jane bere dikushi apo kane bere emer.
une personalishte favorizoje tezen te Jeshe me virtytet me te sinqerta njerezore,pastaj vjene pasurija.

me nderime Naki

Urata
19-09-04, 00:04
Synim imi ne jete TE JAM DIKUSHI dmth te kem diapazon te gjere njohjeje! Kombinim i te dyave buk ben keq!

Kombinacioni: AMBICIE+PASION+ENTUZIAZEM+KERKIM+STUDIM+ANALIZIM+N JOHJE = me profesionalizim dhe PASJE!

lotoshi
22-12-04, 13:45
pik se pari ju pershendes

por sa qe kuptova ketu i lezova te gjitha mendimet tuaja esht dicka mir mundoheni te pergjgigjeni
por nje gje esht po mos te jesh a nuk mundet te ndodh te kesh .

se ai qe parashton ket pyetje nuk e din edhe vet cka pyet qe thot se kjo do te thot ne te dy gjinit jo zotri ty ketu e ke fjalen vec te jesh apo te kesh . dhe ketu ka edhe nje kuptim tjeter me mir esht te egzistojsh si njeri i mir apo me karakter apo etj se sa te kesh e mos te jesh njeri qe ta zem nje njeri i me fam me karakter etj

sa e kutpoj une ketu esht me mir te jesh se sa te kesh te kesh nuk mvaret po me ste jesh nuk mundet ta kesh po mos te ejsh kjo esht me repekt thjesht mendimi im esht

Kercovari
22-12-04, 14:48
Me duket se dikund kam lexuar nje thenje te nje Filozofi per te cilin s`me kujtohet "Se jeta e materijalizuar e ben njeriun qe te mos jete"dhe me tej vazhdon "Lopa eshte nena e te gjithe njerzimit,por nuk ju kujtua asnje njeriu te i ngreje lopes nje lapidar dhe te perkulet para saj duke then"O nena ime e dashur,le qe me ushqeve me qumshtin,e une te hengra edhe mishin,e une jem ai qe te hudha kockat ,s`di as une ku, dhe me fal se ti u materijalizove vete qe me shpetove jeten"te them te verteten ne nuk dime kush jemi!"fanatike te shemtuar",por jemi.

DEA
22-12-04, 20:57
" Te kesh apo te jesh" shume interesante shpresoj qe tua ket hapur syt kjo tem te gjithe atyre qe s`jane dhe kane, se te kesh e te mos jesh eshte fundi i hiqit qe shpeshhere e kemi degjuar, po edhe te jesh e te kesh, tingellon paksa me normale kurse me plot gojen pershendes te gjith ata qe nuk kane po megjithate jane. Zoti dhe te gjithe ata qe jane, jane me ju :wink: Pershendetje DEA

Mafiozi
05-01-05, 21:22
Te kesh nese nuk je, do ti humb gjith qka ki ( se paku vleren )

Te jesh nese nuk ki asgje, gjitha do ti bejsh, je i kenaqur edhe me te pakten qe e ki.


:wink:

prishtinasja
08-01-05, 20:39
,,Te kesh apo te jesh " dy gjera qe secilit prej nesh shpesh i sillen neper koke. Per mendimin tim primare eshte te jesh sepse ateher kur ti ekziston si qenie tu ofrohet mundesia edhe te kesh, e sa mundohet njeriu qe te ket ajo varet prej vet njeriut ,mundesis dhe angazhimit te tij ne kete drejtim.
Sa i perket ndryshimit ne mes gjinive gje te cilen e permend stili une mendoj qe kjo nuk ekziston dhe nuk pajtohem aspak me kete mendim edhe pse eshte e drejt e secilit te shpreh mendimin e tij.

Nje fjale e urte thote :,,ME MIRE ESHTE TE DISH SE SA TE KESH E MOS TE DISH TA SHFRYTEZOSH"

prishtinasja
08-01-05, 20:40
,,Te kesh apo te jesh " dy gjera qe secilit prej nesh shpesh i sillen neper koke. Per mendimin tim primare eshte te jesh sepse ateher kur ti ekziston si qenie tu ofrohet mundesia edhe te kesh, e sa mundohet njeriu qe te ket ajo varet prej vet njeriut ,mundesis dhe angazhimit te tij ne kete drejtim.
Sa i perket ndryshimit ne mes gjinive gje te cilen e permend stili une mendoj qe kjo nuk ekziston dhe nuk pajtohem aspak me kete mendim edhe pse eshte e drejt e secilit te shpreh mendimin e tij.

Nje fjale e urte thote :,,ME MIRE ESHTE TE DISH SE SA TE KESH E MOS TE DISH TA SHFRYTEZOSH"

skendi
09-01-05, 02:08
une mendoj se edhe te jesh po edhe te kesh duhet.
dmth. nese je person i kenaqur me vetvehten se pari
atehere duhet edhe te kesh sepse po nese nuk ke
atehere eshte veshtire qe te jesh.sa ma shume qe
te kesh eshte me mire po gjithmone duke qen ne
kontroll te asaj qe ke arritur.
Po Te KEsh edhe do te jesh.
nese ke e nuk je atehere ke nje problem se diqka nuk
eshte ne rregull me ty.

Pessimiste
10-01-05, 13:15
Kjo pyetje mund te pergjigjet vetem personalisht, se sicili ka mendimin te ndryshme per jeten e vete, per qenjen e ti...
Une personalisht mendoj se qenjes dhe zotrimeve duhet tja mbashe peshoren, nqs je njeri i mire dhe ske asgje, do te keshe veshtire ne kete bote. Nqs sje njeri i mire(pa skrupel, egoist) dhe ke shume(matriel) atehere per mendimin tim sje asgje.. Njeriu s'duhet te mendoj vetem per profitin e vete... Sidoqofte si te them peshoren, duhet te gjesh nje rruge mes dyve, njera pa tjetren e veshtirone jeten... Pastaj ne kete bote nqs je dikend, ke nje emer ne rrethinen tend dhe njihesh si njeri me zemer, sdmth se ke shoqerine e mire, por gjitheashtu nqs ke pasuri s'eshte e sigurte, mbitegjithat duhet te mendohet te gjem nje rruge mes dyve. Dmth mes shikojm vetem pasurine por edhe te shikojm te jemi njerez te civilizuar, objektiv, mos te paragjykojm ose mos te keqperdorim..

tung

IceGirl
18-01-05, 01:40
Qe Te Jesh Duhet Te Kesh
Qe Te Kesh Duhet Te Jesh

modestja
26-06-05, 14:53
Ata qe kane jane te shumte ndersa pak jane ata qe jane

Te jeshe don te thote edhe te keshe
Te keshe nuk don te thote cdo here edhe te jeshe
(edhe te jeshe edhe te keshe eshte me e mira...)

...andaj te jesh mer bajrakun ngadhenjyes dhe triumfues cdo here

GURI SYLAJ
26-06-05, 16:04
Ai i cili nuk i din vleren asaje qe ka , cofte ajo edhe nje gje e vogel , mund t'i falesh tane boten por ai prap nuk do t'i dije vleren.
Te jeshe don te thote te dishe vleren e gjitheckaje qe te rrethon dhe te vlersosh drejt, pavaresisht je ti apo ai tjetri apo bota qe n'a rrethon.Dhe kur din te vleresosh drejt atehere orjentohesh drejt te mirave te mirefillta te cilat do te begatojn ty dhe boten rreth teje.

Me nderime Guri Sylaj

jadore
15-02-06, 15:11
po mundohem te jem objektive(jo te shpreh fraza fizolofije)

po te formesosh -te Jesh-,dhe kete -,te kesh- te vesh ne veprim te asaj -te jesh-do te dilte nje kombinim ideal i te vepruarit per kohen qe jetojme..

Murgesha
15-02-06, 15:18
Nė shumė vende tė varfėra fjala tė kesh do tė thotė tė mbetesh gjallė mos tė vdesėsh urie.

Po pasi qė unė nuk i takoj atij grupi, atėherė dua (duhet) tė jem, dhe me punėn time tė kam.

Makaveli
02-03-06, 01:05
(Tė jeshė apo tė keshė)civilizimi i sotėm shkon kah pronėsimi,bile edhe i njeriut,ndėrsa ne duhet tė arrijmė artin e "qlirimit",sepse liria nuk ėshtė nė varėsi me gjėrat,qofshin ato materiale,fizike ose thjesht personale ...!!

Rrespektivisht:Makaveli

LABI
08-04-06, 11:44
Kete pyetje e trajtoj ne menyre te sterholluar psikoanalist ERICH FROMM ne vepren e tij "Te kesh apo te jesh" , ne te cilen bene qasje psikoanalitike , duke u perqendruar vemendjen ne analizen e egoizmit dhe altruizmit si dy orientime themelore te karakterit . Ne kete liber autori nje ashtu trajton krizen e shoqerise se sotme dhe mundesite e kapercimit te saj ...

GURI SYLAJ
28-04-06, 10:31
Nese bejme nje krahasim ne mes kesaj pytjeje dhe garderobes atehere mund te themi se; TE JESHE eshte PLISI , kurse TE KESHE eshte pjesa tjeter e garderobes..............

Daja POLIC
23-07-06, 02:32
Pershendetje autorit dhe pjesmaresve. TE MOS KESH dhe TE MOS JESH ,ėshtė si TE KESH apo TE JESH. :P :wink:
:rolleyes::wink: a ka mundesi pak ma i qart , se nuk eshte ka ma rrok iq

klelia
24-08-06, 14:39
Kjo ceshtje qe keni hapur juve nuk eshte aq e rre per tu diskutuar eshte diskutuar qe ne kohera te lashta dhe per te mare nje pergjigje te sakte duhet te maresh nga dikush qe ka aritur ne piedestalin me te larte te te njohurit te vetvetes(po i referohem asaj cfare keni shkruar me poshte mbi filozofine).Po ta marim thjesht si pyetje "TE KESHE APO TE JESHE"sot te gjithe e dine qe paraja trondit boten.Po te keshe sot je me i nderuar dhe me i respektuar.Ky eshte realizmi aktual ne ditet e sotme,megjithese une jam me ate qe te jeshe dikushi.Por qe te jeshe dikushi duhet te njohesh veten tende ne radhe te pare dhe te dishe ti cfaqesh ne pah vlerat e tua,te cilat mund te jene ne dobi per dicka.