PDA

View Full Version : Figura te shquara te kombit Shqiptar.


Murgesha
26-04-04, 12:47
Te nderuar diskutues ju ftoj qe ne ket teme te flasim dhe bisedojm, te sjellim materiale te ndryshme rreth figurave me eminente te popullit tone te lavdishem.

Murgesha
26-04-04, 14:11
SAMI FRASHĖRI



Sami Frashėri ėshtė ideologu mė i shquar i lėvizjes sonė kombėtare. Si udhėheqės ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet njė nga personalitetet mė tė rėndėsishėm tė Rilindjes.
Vėllai mė i vogėl i Abdylit e i Naimit, ai lindi nė Frashėr mė 1850, ku mori edhe mėsimet e para. Mė 1871 mbaroi gjimnazin "Zosimea" nė Janinė, mėsoi gjuhė tė vjetra e tė reja dhe u pajis me njė kulturė tė gjerė. Mė 1872 shkoi nė Stamboll pėr punė dhe atje u lidh menjėherė me patriotė shqiptarė, me Pashko Vasėn, Jani Vreton, Ismail Qemalin, Kristoforidhin, Hoxha Tasinin etj. Samiu u dallua shumė shpejt midis tyre dhe, me formimin e shoqėrisė sė Stambollit, u zgjodh kryetar i saj, ndonėse ishte nga mė tė rinjtė. Gjer nė fund tė jetės ai mbeti udhėheqėsi kryesor i kėsaj shoqėrie.
Samiu ishte njeri me horizont tė gjerė dhe dha ndihmesė tė shquar pėr kulturėn turke. Drejtoi disa gazeta turqisht, ku mbrojti edhe tė drejtat e kombit shqiptar. Botoi nė turqisht edhe njė varg veprash letrare e shkencore. Ndėr kėto janė disa vepra themelore, si: i pari fjalor i plotė etimologjik i turqishtes, si dhe e para enciklopedi turke e historisė dhe e gjeografisė nė gjashtė vėllime. Ai shkroi nė turqisht dramėn Besa me subjekt shqiptar, bėri pėrkthime nga letėrsia botėrore etj.
Veprat e Samiut nė turqisht pėrshkrohen nga ide iluministe dhe godasin obskurantizmin fetar tė Perandorisė Osmane. Me to ai i sillte ndihmesė tė vlefshme mendimit pėrparimtar. Duke goditur bazat e pushtetit feudal tė sulltanėve ai i ndihmonte njėkohėsisht edhe popullit tė vet nė luftėn pėr liri, edhe popullit turk nė luftėn pėr pėrparim.
Krijimtaria e Samiut nė gjuhėn shqipe ėshtė e lidhur tėrėsisht me idealet e lėvizjes kombėtare pėr ēlirim, me nevojat e shkollės e tė kulturės kombėtare. Pa dyshim ai ėshtė njė nga themeluesit e saj. Pėr shkollat e para shqipe Samiu botoi kėto vepra: "Abetare e gjuhės shqipe„(1886), "Shkronjėtore e gjuhės shqipe„(gramatikė e shqipes,1886) dhe "Shkronja„(gjeografia, 1888). Hartoi edhe njė fjalor tė gjuhės shqipe, qė nuk i dihet fati.

Murgesha
26-04-04, 14:15
NAIM FRASHĖRI



Figura qėndrore e letėrsisė shqiptare tė Rilindjes, ai qė u bė shprehės i aspiratave tė popullit pėr liri e pėrparim, si poet i madh i kombit, ėshtė Naim Frashėri, bilbili i gjuhės shqipe. Naimi lindi mė 25 maj 1846 nė Frashėr, qė ishte edhe njė qendėr bejtexhinjsh. Mėsimet e para i mori tek hoxha i fshatit nė arabisht e turqisht. Qė i vogėl nisi tė vjershėronte. Studimet e mesme i kreu nė Janinė, nė gjimnazin e njohur "Zosimea". Aty horizonti i tij kulturor u zgjerua sė tepėrmi, njohu letėrsinė, kulturėn dhe filozofinė klasike greke e romake, ra nė kontakt me idetė e Revolucionit Borgjez Francez dhe me iluminizmin francez. Duke pėrvetėsuar disa gjuhė, si: greqishten e vjtėr e tė renė, latinishten, frėngjishten, italishten e persishten, Naimi, jo vetėm qė mori bazat e botėkuptimit tė vet, por njohu edhe poezinė e Evropės e tė Lindjes. Tė gjitha kėto tradita poetike ndikuan nė formimin e tij si poet. Mė 1870, pas mbarimit tė shkollės, shkoi pėr tė punuar nė Stamboll, por u prek nga turbekulozi dhe u kthye nė Shqipėri nė klimė mė tė shėndetshme.
Gjatė viteve 1872-1877 Naimi punoi nė Berat e nė Sarandė si nėpunės. Kjo periudhė pati rėndėsi tė veēantė nė formimin e tij. Atdhetar e si poet. Ai njohu mė mirė jetėn e popullit, zakonet, virtytet dhe aspiratat e tij, gjuhėn e bukur e shpirtin poetik tė njerėzve tė thjeshtė, krijimtarinė popullore, bukurinė e natyrės shqiptare.
Ndėrkohė vendi ishte pėrfshirė nė ngjarjet e mėdha tė lėvizjes ēlirimtare, qė do tė sillnin formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizerenitmė 1878, udhėheqės i sė cilės ishte Abdyli, vėllai mė i madh i Naimit. Naimi dha ndihmesėn e vet pėr krijimin e degėve tė lidhjes nė Jugun e Shqipėrisė, pėrkrahu dhe pėrhapi programin e saj. Mė 1880, kur veprimtaria e Lidhjes ishte nė kulm, ai shkroi vjershėn e gjatė "Shqipėria", nė tė cilėn shpalli idetė kryesore tė Rilindjes. Me kėtė krijim Naimi niste rrugėn e poetit kombėtar. Mė 1881 Naimi u vendos pėrfundimisht nė Stamboll, ku u bė shpirti i Shoqėrisė sė Shkronjave dhe i lėvizjes sė atdhetarėve shqiptarė. Gjithė forcat dhe talentin ia kushtoi ēėshtjes kombėtare, punoi pėr ngritjen e shkollės shqipe dhe hartoi libra pėr tė, shkroi vjersha, pėrktheu e botoi vazhdimisht, duke ndihmuar pėr zhvillimin e letėrsisė sonė, pėr botim edhe tė shumė veprave tė autorėve tė tjerė. Lėvizja kombėtare, idealet e ēlirimit tė Shqipėrisė, tė pėrparimit e tė qytetėrimit tė saj, u bėnė faktori themelor qė ndikoi nė formimin e Naimit si poet e atdhetar.
Krijimtaria e gjerė letrare e Naimit, me veprat poetike e didaktike, kap njė periudhė tė shkurtėr prej 13 vjetėsh (1886-1899). Vetėm nė vitin 1886 ai botoi veprat "Bagėti e Bujqėsia", "Vjersha pėr mėsonjtoret e para", "Histori e pėrgjithshme" dhe poemėn greqisht "Dėshira e vėrtetė e shqiptarėve", "E kėndimit ēunavet kėndonjėtoreja". Mė 1885 botoi pėrmbledhjen me vjersha persisht "Tehajylat" (Ėndėrrimet) mė 1888 botoi "Dituritė", mė 1890 "Lulet e verės", mė 1894 "Parajsa dhe fjala fluturake", mė 1898 "Historia e Skėnderbeut" dhe "Qerbelanė" dhe mė 1889 "Historia e Shqipėrisė". Sėmundja dhe lodhja e madhe ia keqėsuan shėndetin poetit, zemra e tė cilit pushoi sė rrahuri mė 20 tetor 1900, nė moshėn 54-vjeēare, i zhuritur nga malli pėr atdheun dhe me brengėn qė s'e pa dot tė lirė.
Vdekja e poetit qe njė zi e vėrtetė kombėtare. Shqiptarėt kishin humbur atdhetarin e kulluar, apostulin e shqiptarizmės, poetin e madh. Dhembjen dhe vlerėsimin pėr Naimin e shprehu bukur elegjia e Ēajupit, qė niste kėshtu:

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipėri,
mendjelarti, zemėrtrimi,
vjershėtori si ai.

****************************

Naim Frashėri vuri themelet e letėrsisė kombėtare shqiptare. Vepra e tij shėnoi lindjen e njė letėrsie tė re me vlera tė vėrteta artistike. Ajo shprehte aspiratat e shoqėrisė shqiptare tė kohės dhe ndikoi fuqishėm nė luftėn e saj pėr liri e progres.
Naimi krijoi traditėn e letėrsisė patriotike, qytetare, ai solli nė letėrsi botėn shqiptare, aspiratat jetike tė popullit.
Dashuria pėr Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombėtare dhe besimi nė tė ardhmen, ideja e madhe e ēlirimit, formojnė thelbin romantik tė veprės sė tij. Naimi e afroi letėrsinė me popullin, duke trajtuar tema tė reja, tė ndryshme nga ato tė letėrsisė sė vjetėr, temat e problemet e kohės.
Nė formimin e Naimit si poet ndikuan disa faktorė, por faktori kryesor ishte jeta e popullit tė vet dhe lėvizja e tij pėr ēlirim kombėtar.
Naimi njohu disa tradita poetike tė huaja, prej tė cilave mori elemente qė u tretėn mjaft natyrshėm nė veprėn e vet. Por krijimtarisė sė tij vulėn e origjinalitetit ia vuri jeta dhe tradita historike e artistike e populli tė vet. Traditat poetike popullore, qė pėrbėn njė nga burimet e formimit tė tij si poet, i dha shumė mė tepėr nga ēdo traditė tjetėr. Lidhja me tė u shpreh jo vetėm nė gjuhėn e poezisė sė Naimit dhe nė figuracionin e pasur, por, nė radhė tė parė, nė pėrmbatje dhe nė frymėn e saj.
Naimi ėshtė bilbili i gjuhės shqipe, mjeshtėr i fjalės. Vepra e tij vuri bazat e gjuhės letrare kombėtare shqipe, e cila do tė njihte mė vonė njė zhvillim tė mėtejshėm, pėr tė arritur gjer nė shqipen e sotme letrare kombėtare tė njėsuar e tė zhvilluar. Tradita qė krijoi Naimi, ėshtė e gjallė dhe frymėzuese edhe nė jetėn e shoqėrisė sonė tė sotme. Naimi mė tepėr se shkrimtar, ėshtė poeti mė i madh i Rilindjes sonė Kombėtare, ėshtė atdhetar, mendimtar dhe veprimtar i shquar i arsimit dhe i kulturės shqiptare.

Honesty^uk.
29-04-04, 19:41
Faik Konica- elita e kombit





Historia e nje dashurie te ndaluar, qe prodhoi nje nga kryeveprat e letersise boterore. C'rol kishte ne te, eruditi shqiptar Faik Konica. Marredheniet e tij dhjetevjecare me Guillaume Apollinaire. Shfletimi i mbi 40 letrave te korrespondences se tyre, prej nga lindi "nje miqesi evropiane".

Nje poet i ri francez, vetem 23 vjecar, atehere krejtesisht i dashuruar dhe krejtesisht i panjohur, por i gatshem per aventura, zbriste ate nentor te 1903-shit ne stacionin Viktoria te Londres, me nje brenge te madhe mbi shpine. Kishte ardhur nga vendi i tij ne ishullin perballe, vetem me nje qellim: Te vihej ne gjurme te Annie Playden, vajzes qe e kish takuar me pare ne Gjermani e qe atehere kish perndritur zemren e tij. Ishte i gatshem ta ndiqte nga pas dhe me cdo kusht, pavaresisht refuzimeve te saj te panumurta. Ndejti disa dite ne Londer, por me kot. Serisht nga Annia, guvernantja e nje familjeje te pasur, mori pergjigje refuzuese. Arriti ta takoje, por per vajzen e gjitha kjo, nuk ishte vecse nje aventure e pakuptimte. Nga i gjithe ky shtegtim - qe te kujton deri ne nje fare mase rendjen e poetit tone Lasgush Poradeci pas bukuroshes se tij angleze - poeti i ri do te dilte i mundur. Por, letersia franceze, do te fitonte nje buqete poezish te denja per cdo antologji boterore. E mbi te gjitha, poezine e djaloshit te ri Apollinaire "La chansion du mal-aime", nje nga kryeveprat e poetit, te permbledhura ne vellimin e tij me te famshem "Alcools". Po c'bente ky djalosh 20 vjecar ate nentor te larget, ne stacionin e Viktoria te Londres? Ajo qe dihet boterisht dhe qe e permendin te gjitha biografite e tij, eshte rendja pas dashurise se ndaluar, qe brengoste ate kohe poetin. Por, ajo qe studiuesit dhe biografet e tij shpesh e anashkalojne, eshte nje tjeter fakt. Eshte fakti se ai, aty, ishte ftuar nga nje shqiptar. "I deshiruar per te ripare Anni Playden, ai perfiton nga ftesa e mikut te tij shqiptar, Trank Spiro beg, i vendosur ne Londer, ku botonte revisten Albania", shkruan ne nje studim per Apolinerin, ish anetari i Akademise Goncourt, Andre Billy.

Ne fakt, i huaji, qe e kishte ftuar ne Londer poetin nuk eshte njeri tjeter, vecse eruditi i madh shqiptar, Faik Konica. Pikerisht, ai qe, me nje shenje ne xhakete, do t'i dilte ate dite ne stacionin e trenit. Te dy nuk njiheshin. Nuk ishin pare me pare. Vetem se, prej disa muajsh, kishin filluar nje korrespondence te rregullt. "Nga ky leterkembim, sot jane ruajtur vetem rreth 40 letra te Konices derguar Apolinerit, nga 16 shtatori i 1903 deri me 16 dhjetor te 1913", thote ne studimin me te plote, qe eshte kryer ndonjehere per marredheniet mes dy njerezve te letrave, studiuesi dhe shkrimtari shqiptar me banim ne Shkup, Luan Starova.

Starova, profesor i frengjishtes ne Universitetin e Shkupit dhe ish ambasador i vendit te tij ne Paris, eshte marre per nje kohe te gjate me marredheniet mes dy njerezve dhe ka botuar me pas, ne vitin 1988, ne Paris, librin "Une Amitie Europeenne", kohet e fundit e botuar edhe nga shtepia botuese "Onufri" me titullin "Faik Konica dhe Guillarme Apollinaire - Nje miqesi europiane". Pikerisht, ne kete liber, dalin per here te pare edhe detajet e nje miqesie tashme te ditur, asaj mes poetit francez dhe botuesit te "Albanias". Po aty, per here te pare, mund te verehet se gjate udhetimit te pare te Apolinerit ne Londer, Konica, ate kohe 28 vjecar, nuk i ka sherbyer vetem si mikprites, por ai edhe ka ndermjetesuar, qe lidhja dashurore e poetit te ri te funksiononte.

Ka qene ai qe, per nje kohe te shkurter, ka mbajtur korrespondence me Anni-ne e qe eshte munduar ta "zbuse" kete te fundit. Faik Konica ka marre nje leter te pare, ku guvernantja e re (qe, pa e ditur, do te imortalizohej ne poezine boterore) i thote se, i vinte keq qe nuk i kishte dhene asnje shans te dyte per takim Apolinerit.

Ndersa, ne nje leter te mevonshme, Konica thote: "Mikesha juaj me ka shkruar se, si drejtor gazete une duhet te merresha me pune teper me serioze dhe ajo cuditet qe une fus hundet ne kete 'farse'. Se paku, para se te niseshit, te na kishit njoftuar dhe, nga ana tjeter, dalldia juaj qe aq qesharake dhe me pak arsye, sa, po te dua ta takoj, ajo do te me thote se i keni ju te gjitha fajet".

Por, per studiuesin dhe shkrimtarin Luan Starova, "asgje nuk do te ishte me e gabuar dhe me e padrejte, sesa te rrudheshin marredheniet mes dy burrave ne permasen anekdodike te kesaj histori dashurie. Te lidhur nga nje shije te perbashket per pseudonime, qe habisin si ne njerin ashtu edhe ne tjetrin rast, lidhjet mes Apolinerit dhe Konices, kane rrenje me te thella".

Autori Starova gjen shije dhe ide te perbashketa te tyre per hulumtimet gjuhesore, per pozicionet kunder gjuheve te perbotshme eksperimentale, si Esperando. Starova kembengul gjithashtu se, nje prej personazheve te romanit jo shume te njohur te Apolinerit "La femme assise" (Gruaja ulur), frymezohet nga nje dyzim i dy figurave, Faik Konices dhe Pablo Pikasos, me te cilin autori sapo ishte njohur. Gjithashtu, leterkembimi nxjerr edhe ndonje mosmarreveshje, qe keto dy personazhe, sa te talentuara aq edhe kontradiktore, kane pasur me njeri-tjetrin. Flitet per nje shkrim, "Skice per nje metode, qe t'i dalesh te duartrokitesh nga borgjezet", qe Konica i kishte derguar Apolinerit per ta botuar ne revisten qe drejtonte vete, "Festin D'Esope". Por shkrimi botohet i masakruar. Dhe, atehere, duke ruajtur tonet e miqesise, Konica shperthen ne nje leter derguar ne janar 1904: "Sinqerisht nuk prisja te sakatohej kaq keq ky shkrim i mjere. Sigurisht qe shkrimi mund te mos ju kete pelqyer dhe nuk ju qortoj, por atehere nuk botohet. Ja qe keshtu veprohet dhe keshtu bej une ne revisten time... Sigurisht, nga kjo ndodhi e pakendshme, nxjerr mesimin te mos ju shqetesoj me me shkrimin tim, por nga ana tjeter, miqesia ime nuk eshte fashitur aspak".

Nga sa dihet deri me tani, korrespondenca miqesore e Faik Konices me Apolinerin, u nderpre pas nje letre te fundit qe i erdhi me 1913 nga Cikago:

"E dergonte njefare Beniamin De Casseres. Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri". Ata nuk u pane me. Konica u end nje kohe te gjate mes Shqiperise dhe Evropes, per t'u vendosur me pas ne SHBA. Ai do te drejtonte aty "Vatren", do te behej ambasadori i Mbretit Zog dhe ndahet me 1942 nga kjo bote me nje amanet: Qe eshtrat t'i kthehen ne Shqiperi. Miku i tij francez ishte larguar nga kjo jete qe me pare. Pasi kishte botuar dy vellime me poezi, pasi ishte martuar duke pasur per deshmitar Pablo Pikaso-n dhe pasi nje grip i rende, qe kishte rene ne Paris me 1918, e shpuri pa kthim drejt Pere Lashaise. Nga kontaktet e tij me Konicen , ai la rreth dhjete shkrime. Ndersa, per cudi, tek Konica nuk gjendet asnje shenje e njohjes se tij me poetin e famshem. Valle, nje rastesi? Apo thjeshte, sic thote Kadare, "nje vetepermbajtje apo trill shqiptari, nga ata qe, sado qe perpiqesh, nuk i shpjegon dot"?.
__________________

Honesty^uk.
29-04-04, 19:42
Kush Ishte Faik Konica




Nje profil i shkrimtarit dhe botuesit shqiptar nga pena e famshme e Apolinerit

Nga njerezit, qe kam njohur dhe te cilet i kujtoj me me shume kenaqesi, Faik Konica eshte nje nga me te vecantet. Eshte lindur ne Shqiperi para dyzet vjetesh, ne nje familje qe i ka qendruar besnike kultit katolik. Ky shqiptar u edukua ne France dhe rreth moshes njezetvjecare, ishte kaq i devotshem sa donte te futej si rishtar ne Grande-Chartreuse. Por nderkaq, kjo nuk ndodhi dhe pak nga pak, feja e tij u kthye jo ne shperfillje, por ne nje lloj antiklerikalizmi te vendosur, qe te kujtonte ate te Merimese. Vazhdoi studimet, por meqe kish shume te theksuar ndjenjen e dashurise per atdheun e vet shqiptar, kur u kthye ne Turqi, shestoi dhe sipas te dhenave te tij, u denua dy here me vdekje ne mungese. Erdhi perseri ne kete France, te ciles i njihte ne menyre te admirueshme gjuhen dhe letersine, dhe u lidh me te gjithe ata qe merreshin me Shqiperine. Megjithate, liria qe gezojne ketu, nuk i'u duk e mjaftueshme. Shkoi dhe u vendos ne Bruksel, ne rrugen "Shqiperia", per te themeluar aty nje reviste dijetare "Albania", ku merrej me politike, por edhe me shume me letersi, me histori, me filologji. E gjalleroi keshtu shume levizjen per gjuhen shqiptare; duke e pastruar gjuhen shqipe nga fjalet e papershtatshme ose parazite, qe kishin hyre ne te. Ne pak vite, e beri ate, nga nje e folme mejhanesh marinaresh, ne gjuhe te bukur, te pasur dhe te zhdervjellet.

Megjithate, liria si kuptohet ne Bruksel, nuk i pelqente me shume se ajo qe kemi ne Paris. Pati madje nje here pune ne rruge me nje polic. E pyeti: "Kombesia? - Jam nga Shqiperia. - Ku banoni? - Ne rrugen "Shqiperia". - C'pune beni? - Drejtoj "Shqiperine" (Albanian). - Ta dish, me duket se kesaj here po tallesh me mua. - tha polici. Dhe memedhetarit shqiptar i'u desh ta kalonte naten ne rajon.

I neveritur nga Brukseli, Faik bej Konica u nis per ne Londer. Braktisi shtypshkronjen e vet qe perdorte vetem shkronja plantiniene, ku pat kompozuar dhe botuar vete veperza, qe sot gjenden rralle. Kjo nuk zgjati shume, sepse punetori i vetem qe kishte i'a doli t'i beje te gjitha shkronjat pelte, te paperdorshme.

E njoha Faik bej Konicen me 1903, ne Londer. Banonte ne Oklej Kresent Siti Roud, E.C. S'e kisha pare ndonjehere me pare. Me pat ftuar ta kaloja disa dite tek ai dhe duhej te vinte te me merrte ne stacionin e trenit. Duhej nje shenje, fale se ciles do ta njihja. U morem vesh, qe te mbante nje orkide, ne thilen e xhaketes. Treni im mberriti me shume vonese. Dhe ne peronin e stacionit Viktoria vura re se, te gjithe zoterinjte, qe ishin aty, kishin nga nje orkide ne thile. Si ta njihja shqiptarin tim? Zura nje talkie dhe mberrita tek ai ne castin qe shkonte te blinte orkidene.

Qendrimi im ne Londer qe shume i kendshem. Faik bej Konica ishte i dhene pas klarinetes, obojes dhe bririt anglez. Kishte ne sallonin e vet nje koleksion te vjeter te ketyre instrumenteve prej druri. Ne mengjes, duke pritur te hame, gjithmone me vonese, mikpritesi kendonte me hunde per mua melodi te vjetra dhe rrinte ndenjur, me sy te ulur, me pamje serioze, para pupitrit te vet.

Hanim mengjes shqiptarce, domethene pambarim. Njehere ne dy dite, kishte si embelsire crčme renversee, qe une s'e shijoj fare. Kenaqej me te. Dhe te nesermen kishte blanc-manger (xhelatine e bere me qumesht, sheqer, bajame dhe pelte peshku), qe me pelqen sa me s'behet dhe qe ai nuk e hante.

Drekat zgjatnin kaq shume, sa nuk munda te vizitoj asnje muze te Londres, sepse ne mberrinim gjithmone ne castin kur mbylleshin dyert.

Megjithate, ne benim shetitje te gjata dhe fillova te kuptoj se c'mendje e holle dhe e ditur ishte Faik bej Konica.

Si thuajse gjithe shqiptaret e vertete, ishte pak me huqe, megjithate, isha kaq i prekur nga miqesia qe tregonte per mua, saqe nuk e vija re fare, qe e tepronte.

Huqet e tij shfaqeshin ne menyren me te cuditshme. Nese rastiste qe te hynte ne ndonje shitore per te blere dicka, dilte andej me friken se mos shitesi e ndiqte nga pas e i thoshte se e kish vjedhur: "Dhe me te vertete, shtonte ai, si do ta provoja qe s'e kam vjedhur?"

Kur e pashe ne Londer, Faik bej Konica sapo e kish ndryshuar biblioteken e vet; pat shitur te gjithe librat e vet per te blere nga ato botime angleze, ku teksti eshte shtypur me shkronja kaq te vockela saqe duhet nje thierze per t'i lexuar. Pat bere kesisoj nje goxha biblioteke, qe futej e tera ne nje dollap te vogel.

Nga librat e vet te vjeter nuk pat ruajtur gje tjeter vec fjalorit te Bejlit, te cilin e mbante per mjeshtrin e vet, si dhe fjalorin e Darmesteterit.

Adhurimin me te madh letrar e kishte per zoterine Remi de Grumon dhe u tregua shume mirenjohes kur, me vone, i dergova nje portret te mjeshtrit, qe munda ta gjej.

Faik bej Konica, si Bejli tjeter, ka pasur gjithmone manine e pseudonimeve. I nderron shpesh. Ne kohen kur e njoha, donte ta quanin Thrank-Spirobeg, sipas emrit te heroit te nje romani historik te Leon Kahenit, qe eshte nje lloj kryevepre dhe vepra me e mire e frymezuar nga historia civile e shqiptareve. Po kur e pa, qe shtypshkruesit e shkruanin gjithmone pseudonimin e tij: Thrank-Spirobeg, Faik bej Konica vendosi qe te nenshkruaje keshtu.

Kjo nuk zgjati vec dy a tri vite; mori nje tjeter pseudonim, me te cilin nenshkroi nje veper shume te pasur, te shkruar shume mire, qe ka titullin "Sprove permbi gjuhet e sendergjuara", nga Pyrrhus Bardyli.

Edhe nje here tjeter kalova ca kohe ne Londer te Faik bej Konica, qe ishte martuar dhe qe banonte ne Shingford. Ishte pranvere, shetitnim ne fushe dhe kalonim ore te tera duke pare ata qe luanin golf...

Pak kohe para se te mberrija une, Faik bej Konica kishte kerkuar t'i blejne pula te gjalla qe te kishte veze te fresketa, por kur i kishim, ishte e pamundur t'i hanim. Dhe me te vertete, si mund te hahen vezet e pulave qe i njeh, qe i ushqen vete?

Pulat nuk vonuan t'i hanin vete vezet e tyre dhe kjo e llahtarisi deri ne ate pike Faik bej Konicen, sa t'i shihte nga tmerri te gjorat shpese, pa guxuar kurre me t'i lere te dalin nga qymezi i tyre i vogel, ku shqyen njera-tjetren, vec njeres qe, duke qene se doli fitimtare, jetoi edhe ca ne vetmi. E pashe pikerisht aty. Ishte bere e eger dhe e cmendur. Meqe ishte e zeze dhe ishte tretur, duke qene se kishte humbur puplat, ishte shnderruar ne nje lloj miu gjirizash.

Faik bej Konica botonte "Albanian" me shume kujdesje. Ne syprine te revistes kishte, emblemen e mbreterise se ardhshme te Shqiperise, te vizatuar nga nje skulptor francez me talent, emrin e te cilit e kam harruar dhe qe vdiq para ca vitesh ne rrethinat e Nju-Jorkut, nga qe ra baloni me te cilin fluturonte. Megjithate, kujdesja qe Faik bej Konica i kushtonte hartimit te artikujve te vet dhe ngadalesia e tij karakteristike, beheshin shkak qe revista e tij te dilte gjithmone me shume vonese.

Me 1904, nuk dolen vecse numrat e 1902-shit. Dhe me 1907, dilnin rregullisht numrat e 1904-es.

Vetem revista franceze L'Occident do te mund te hahej ne kete pike me Albania-n.

Kur plasi Revolucioni turk, Faik Bej Konica mendoi te kthehej ne atdhe. Por ngjarjet nuk rrodhen aspak si deshironte ai. Dhe u nis papritmas ne Amerike, ne nje kohe qe nxitej revolta ne Shqiperi.

Me shkroi edhe njehere te fundit para se te nisej, mandej as qe u ndie fare. E dija qe kishte ne Amerike nje koloni te rendesishme dhe te pasur shqiptaresh. Mendoja se ajo e kish pritur me nderime, gjalleruesin e gjuhes shqipe. Me vinte keq, qe nuk me mbante ne dijeni te aventurave te veta, kur, vitin qe kaloi gjeta krejt rastesisht te nje librashites, numrin e pare te nje botimi me titull "Trumpeta e Krujes", qe ka pas qene kryeqytet i Skenderbeut. Pashe aty se Faik bej Konica jetonte ne Shen Lui, ne Misuri, dhe se pat hequr dore nga te shkruarit frengjisht, te cilen e njihte shume mire, per te perdorur anglishten, qe e fliste shume keq.

I shkrova ne Shen Lui, por s'mora pergjigje fare. Kur keto ditet e fundit, nje leter e ardhur nga Cikagoja, me kujtoi shqiptarin tim. E dergonte nje fare Beniamin De Casseres (ne nje fjale te vetme me dy shkronja te medha). Por, shkrimi mbi zarf nuk me la asnje dyshim. Ishte pikerisht shkrimi i Faik bej Konices, i imet, me forma te mira, me a-te te ngjashme me ato te shtypshkronjes dhe qe qene kopjuar nga shkrimi i Petrarkes.

E hapa letren. Ajo ngerthente nje lloj prospektusi, te botuar ne dy faqe, ne anglisht me titullin "Prelude", dhe u ishte kushtuar "te gjithe atyre qe perzuri egoizmi im militant". Eshte nje lloj poezie ne proze, mbushur me fraza filozofike dhe imazhe biblike, ku permenden Beethoveni, Geteja, etj. Kjo lamtumire e vecante, qe Faik Bej Konica u dergonte atyre qe ka njohur dhe me te cilet ka keputur te gjitha lidhjet e miqesise, nuk me le me asnje shprese ta shoh perseri.

Hoqi dore nga Evropa, nuk boton me "Trumpeta e Krujes", ndoshta as Shqiperia vete nuk ben pjese ne preokupimet e veta. Dhe, ky pasardhes i bashkeluftetareve te Gjergj Kastriotit, shetit tani midis afaristeve te Miciganit melankoline, vesvesllekun e vet te mergimtarit dhe, pa kurrfare pike dyshimi, te kater vellimet e fjalorit te Bejlit.

Kronike, botuar ne "La Vie Anecdotique", me maj 1912.

Murgesha
12-05-04, 23:15
Mbreti i Ilirive, Bardhyli

Bardhyli lindi nė vitin 449 p.e.r. dhe mbretėroi pėr 34 vjet (393-359 p.e.r.). Ai ishte me origjinė nga shtresat e ulta tė shoqėrisė skllavopronare, qė gėzonin respektin e fisit ushtarak tė enkeleasve.
Bardhyli njihet si themelues i shtetit tė parė nė gjithė trevat e Ilirisė, organizoi njė ekonomi tė fuqishme dhe njė ushtri tė madhe. Historia e Ilirisė dhe e shtetit Enkeleas nė shek. V-VI p.e.r. ėshtė e lidhur me zhvillimin e shteteve skllavopronare dhe mbretėrit e
tjera, me ushtritė e strategėt e saj, sidomos me Maqedoninė, Spartėn, Athinėn, etj.
Maqedonia, si mbretėri dhe perandori e ardhshme, nė rrugėn e zgjerimit e tė fuqizimit, u bė njė kėrcėnim serioz dhe pėr Ilirinė. Mbreti i maqedonisė Filipi II udhėhoqi ekspedita tė mėdha ushtarake pėr nėnshtrimin e fiseve fqinjė, por qysh nė ndeshjet e para, ushtria e tij u rezikua disa herė, deri nė humbje tė plota. Pikėrisht kėtu qėndron madhėshtia e mbretit Bardhyl si udhėheqės shteti dhe komandant i njė ushtrie tė fuqishme. Ai sfidoi shtetin dhe ushtrin mė tė madhe tė Ballkanit nė atė kohė. Bardhyli si strateg duhet vlerėsuar pėr faktin se u ballafaqua me disa ushtri e ushtarak me zė pėr atė kohė, siē qenė ata maqedonas e grekė, ndaj tė cilėve shumė herė doli fitues.
Bardhyli, spikati nė drejtimin e shtetit, jo vetėm si njė komandant me aftėsi tė larta, por dhe si njė burrė shteti i zgjuar qė fitoret nuk i mbėshteti vetėm tek shpata. Ai dobėsoi ndikimin politik dhe fuqinė ushtarake spartane e maqedonase.
Nė vitin 385 p.e.r. Bardhyli u lidh me sunduesin e Sirakuzės (Itali).
Mė 383 p.e.r. ai mundi Amynten II (mbret me zė i Maqedonisė), e detyroi atė tė paguante njė atribut dhe njėkohėsisht u mori atij peng Filipin (mė tė voglin e djemve qė do tė bėhej tepėr i dėgjuar) duke ua dhėnė atė tebanėve.
Nė vitin 369 p.e.r. Bardhyli theu Aleksandrin II (djalin e madh tė Amuntės), kurse nė vitin 360 p.e.r. shpartalloi Perdikėn III (mbret maqedonas) dhe nė vitin 359 p.e.r. u ndesh me vet Filipin II.
Bardhyli pėrvetėsoi traditat origjinale tė luftės ilire. Ai organizoi e pėrsosi njė ushtri tė rregullt. Objektivi i tij strategjik ishte: konsolidimi dhe mbrojtja e shtetit tė parė ilir, pėr tė mos lejuar zgjerimin dhe daljen e mbretėrisė sė Maqedonisė nė Adriatik e Jon, qė ajo e lakmonte shumė.
Bardhyli synonte ta priste e ta godiste kundėrshtarin pėrtej kufijve tė shtetit tė vet, sepse kėshtu do tė pėrfitonte nga shumė drejtime. Ai nuk angazhohej gjatė nė luftime, por pėrpiqej tė mbaronte nė njė kohė sa mė tė shkurtėr. Shėmbulli i qartė pėr kėtė karakteristikė tė tij ėshtė beteja me Filipin II.
Nė vitin 359 p.e.r. kundėr Bardhylit niset vetė Filipi II, tė cilit nuk i kishin mbetur kundėrshtarė tė tjerė nė afėrsi, mbasi i kishte nėnėshtruar. Ilirėt e pa mposhtur donte ti nėnėshtronte me zjar e gjak. Me njė ushtri prej 10.000 kėmbėsorė dhe 600 kalorės, iu tur Ilirisė, i ndjekur dhe i pėrkrahur edhe nga shtetet greke tė futura nėn sundimin e tij. Bardhyli, nė kėtė situatė ēoi delegatė pėr paqe, me kusht qė tė dy palėt tė mbanin qytetet nė zotėrim, paqe qė nuk u pranua dhe konflikti u bė i pa shmangshėm. Bardhyli, i nxitur nga fitoret qė kishte aritur dhe nga trimėria e luftėtarėve qė kishin pėrballuar me sukses frontin maqedonas, u doli atyre pėrpara me 10.000 kėmbėsorė dhe 500 kalorės. Dy ushtritė sapo u afruan, u pėrleshėn. Nisi njė betejė e pashėmbullt. Pas shumė luftimesh fitorja nuk po anonte nga asnjėra anė. Ushtritė luftonin me kėmbėngulje. Bardhyli kishte mundur t’i pėrqėndronte forcat mė tė shumta nė pikėn mė tė dobėt, nė krahun e majtė tė falangės maqedonase. Kur ky krah po shkėrmoqej, Filipi II, i ndodhur nė krahun e kundėrt, hodhi nė kėtė anė dhe nė shpinė tė enkeleasve kalorsinė,ndėrsa vetė me kėmbėsorėt sulmoi ballas. Manovrės rrethuese strategu ilir i’u pėrgjigj me rigrupimin e shpejtė tė forcave, duke i vendosur ato nė formėn e njė pyke, sepse kėshtu i krijohej mundėsia mė e madhe pėr tė pėrballuar situatėn. Ky ndryshim i shpejtė i ilirėve shmangu krahėmarjen dhe shpinėmarjen. Katėrkėndėshi ilir i Bardhylit luftonte pa u tundur. Veē anėve tė tjera tė mira, nė krye tė tyre, hipur nė kalė, komandonte dhe luftonte prijėsi Bardhyl nė moshen 90 vjeēare. Ky rast pėrbėn njė dukuri unikale qysh nga lashtėsia dhe deri nė kohėt e reja qė njė luftėtar strateg tė udhėheq e tė pėrdor armėn nė fushėn e betejės nė njė moshė kaq tė thyer. Mbreti Bardhyl, sė fundi, vendosi tė tėrhiqej nga lufta, por duke luftuar. Ai u tėrhoq nė mėnyrė tė organizuar e pa rezik, nė thellėsi tė maleve tė fisit ilir tė Taulantėve. Maqedonasit nuk ishin nė gjėndje qė ta ndiqnin atė. Kjo betejė vėrtetė anoi nga Filipi II dhe pati humbje tė rėnda nga tė dy anėt, por Bardhyli si burrė shteti dhe strateg ushtarak, e shpėtoi ushtrinė nga shpartallimi dhe pėr pasojė edhe shtetin e tij nga pushtimi. Ai i dha Filipit II qytetet e pretenduar prej tij. Filipi II, i kėnaqur me marjen e qyteteve, u largua pėr nė Maqedoni, duke e lėnė Bardhylin nė mbretėrin e tij i detyruar qė tė pranonte faktin e njė shteti dhe njė ushtrie ilire tė enkeleasve rivalizues.
Bardhyli vdiq 3 vjet mė vonė (356 p.e.r.) Nė moshėn 93 vjeēare. Me vdekjen e Bardhylit fuqia ushtarake e Enkeleasve u dobėsua. Kjo pasojė, shėrben si tregues i famės dhe rolit tė madh tė Bardhylit.
Bardhyli dhe enkeleasit meritojnė tė vlerėsohen edhe si faktorė i parė historik i luftės sė drejtė qė ka bėrė nė shekuj populli i ynė pėr tė mbrojtur truallin e vet.

Murgesha
12-05-04, 23:20
Papa me origjine shqiptare Klementi XI
U zgjodh Pape me 8 dhjetor 1700 dhe vdiq me 19 mars 1721.
Kur u njoftua per postin e larte priti 7 dite qe te ish i bindur ne vetvete se e meritonte kete nder e privilegj. Pershkruhet si nje person me kulture te gjere qe pelqente shume artin dhe pasuroi mjaft Biblioteken e Vatikanit.


http://www.forumihorizont.com/attachment.php3?s=&postid=64198

Nje medalje tip monedhe kushtuar Klementit te 11-te ose Giovanni Francesco Albani-t !

http://www.forumihorizont.com/attachment.php3?s=&postid=64199

Monedhe e prere nga shteti Papal (Vatikani) gjate kohes se Klementit XI ...

http://www.forumihorizont.com/attachment.php3?s=&postid=64201

Pjesa e prapme e monedhes se siperme.

http://www.forumihorizont.com/attachment.php3?s=&postid=64202

VARDARI
11-06-04, 16:02
ABAZ KUPI - PINJOLL I NACIONALIZMIT TĖ KULLUAR DHE BESNIK I IDEVE DHE PRAKTIKĖS PERĖNDIMORE TĖ QEVERISĖ SĖ MBRETIT ZOG
-- nga Luan Gashi

Quins NY: Asht nji kenaqesi, qe sot gjindemi para nji figure heroike, politike, patriotike e fisnike, sic ishte Abaz Kupi. Sot, gjindemi para nji trimi legjendar, para nji komandanti, para nji koloneli, majori dhe sic e thirrshin bashkfshataret e tij kapedan ose sic e thirri vizionari largpames, strategu dhe themeluesi e drejtuesi i shtetit te pare shqiptar Mbreti Zog, Abazi im.Sot, ne shenje respekti kujtojme kete hero vigan, ku jeta e tij asht plot kujtime e ngjarje dhe ndodhina historike, ne periudhen ma kulminante, i cili Heroi ka qene aktori ne levizjet kombetare te shekullit XX, duke nderue kombin dhe vetveten.

Abaz Kupi, lindi me 6 gusht 1892, ne nje lagje te quajtun Varosh ne Kruje. Ai u rrit ne nje familje heroike e patriotike ne nje dhome burrash ku bisedohej per Shqipni, per flamur per trimni, per bese e burrni.

Historia e lavdishme e Kupeve fillon para Abazit, si me te atin Hasanin dhe te afermit Osmanin dhe Brahimin. Te gjithe keto paraardhes te Abazit, shquheshin si figura parėsore. Koloneli, edukaten e celikte e kishte marre nga topraku (oxhaku), aty ku trashegohej legjenda e Skenderbeut. Ai qysh i ri spikati me ndjenjen e dashnise per vendlindjen dhe urretjen per pushtuesit turq, duke kontribue me bashkmoshataret ne grumbullimin e fishekeve.

Ne vitin 1914, filloi levizja rebeliste apo me mire me thane levizja e Haxhi Qamilit. Ketu Abaz Kupi naltesohet, duke mbrojtun flamurin Shqiptar. Perfaqesuesit rebelist me ne krye nji far trathtari Llan Hoxha, donin te perdhosnin Flamurin tone kombtar, ndersa Abazi mbrojti flamurin dhe turkomanit i tregoi vendin me nji plumb.

Rebelistet jo me kaq, donin te shkaterronin edhe kishen shqiptare ne Rreshen, kurse shpirti fisnik dhe human i Abaz Kupit spikati dukshem duke luajtur rolin kryesor ne mbrojtje te kishes shqiptare. Ai kishte fillue me u ndigjue dhe me i dale zani e nami si Kapedan, ashtu sikurse e therrshin me respekt te madh asokohe.

Ne periudhen e fillimit te shekullit XX, apo siq do ta quajme periudha e Rilindjes apo e Rizgjimit Kombetar (sikurse eshte shprehur profesori i nderuem Arshi Pipa), Shqipnia ishte e ndame fise e fise, tarafe tarafe. Kujtojme, se ishte koha e cubave, se ishte koha e gishtit dhe ishte koha e grupeve rivale.

Mbreti Zog u ba vete Mbret dhe jo me trashigim si bir Mbreti, por tue kalue neper te gjitha fazat e rregullta politike e ushtarake te nje njeriu qe kishte synim te Maja e Kodres. Ai vinte nga nje familje qe kishte sunduar ne Mat, prej nje familje me gjak princor, ku bisedohej politika e sundimit dhe e fuqise. Kjo ishte faza e pare e stervitjes per me hyp tek Maja e Kodres. Permbi gjithcka ishte se Ai kishte le per me u ba Princ, me u ba i pari nder te pare, se ne Shqipni nuk ishte e lehte me u ba Princ veq se rjedh nga nje famlje e madhe. Kishte dhe familje te tjera te njohuna, por ai ishte vete personi qe kishte le me te gjitha elementet intelektuale dhe ushtarake dhe u ba i pare nder te pare.

Veme ne dukje se Mbreti Zog perballej me nje veshtiresi shume te madhe: me bashkimin e fiseve, tarafeve ne dobi te kombit, nje veshtiresi te tille kishte ndeshe edhe me Abaz Kupin. Levizjet e tij patriotike Mbreti i studionte, jo vetem te Abazit por edhe te te gjithe te tjereve. Kur ishte nevoja, per interesat e nalta kombtare te Shqipnise, i ftonte per bisedime edhe kundershtaret e tij me nje zemergjensi dhe largpamsi prej nji udheheqsi.

Xhelozite e fqinjeve ishte te pasosuna ndaj Shqipnise. Keshtu serbo-malazias, kishin fillue planet per te marre Shkodren, vater kjo teper e rendesishme. Shteti shqiptar kishte marre sinjalin si dicka po e kanoste vendin e shqiponjave. Abazi me gjithese kishte marredhenie te akullta me Ahmet Zogun, ai e kishte pyetur vehten, se kur eshte nevoja per Shqipni nuk kursej asgje.

Abazi mblodhi vullnetaret e vet dhe iu bashkangjit menjihere ne ne vitin 1920 ne Luften e Koplikut, ku operacioni ushtarak ne ate kohe drejtohej drejtperdrejte nga Ahmet Zogu. Me 1921, fill pas Koplikut, serbet filluan tentativat per te krijue te ashtequajtunen Republika e Mirdites. Mirepo kjo anderr u shue ne saj te zotesise se Ahmet Zogut dhe ne saj te gatishmerise te Abaz Kupit dhe Bajram Currit.

Ma vone ne vitin 1922, shteti shqiptar ndeshet me kryengritesit dibrane. Elez Isufi, me forcat e tij kishte avancue drejt Tiranes. Ne saj te marredhenieve te ngurta, qe ekzistojshin mes Zogut dhe Abazit, ky u ishte bashkangjite kryengritesve, por kur e pa dhe u bind se Shqipnia ishte ne pikpyetje ne zhdukje Abaz Kupi u ndal dhe tha: “Shqipnia mbi te gjitha”. Konsulli anglez i bindi kryengritesit, se Shqipnia asht drejt zhdukjes dhe kjo kryengritje e pakuptimte vecse e shpejton shperberjen e kombit me te lashte ne Europe.

Pas shume ngjarjeve, mbas shume veprave, mbas shume levizjeve, Zogu kishte arrit me krijue besimin per nji bashkepunim me Abaz Kupin, ndersa Abazi kishte forcue besimin me nji logjike te shendoshe, qe Zogu me veprimet e tij te matura diplomatike dhe ushtarake po del si nje shpetimtar i Shqipnise. Ketu nji kontribut te pazevendesueshem kishte dhane miku i dy figurave te rendesishme historike, negociatori, patrioti nga Tirana i quajtur Sene Elezi, per bashkimin e dy burrave te medhenj Ahmet Zogun me Abaz Kupin.

Ah cfare kenaqesie ndien shpirti i njeriut kur sheh se ne ate kohe burrat e shquar te kombit shqiptar, kane lane pas krahesh bindjet dhe grindjet politike e jane bashkuar ne interes te kombit shqiptar. Sikur te vepronin keshtu edhe politikanet shqiptare sot, qe as nuk e kane mendue ndonjehere nje veprim te tille, qe si shembull pozitiv e solla pak me lart nga historia!?

Me 1925, Zogu ishte Kryeminister. Atij i duheshin njerez si Abaz Kupi. Nderkaq, ai duke e vleresuar lart figuren e Kupit, i beson atij detyren e Komandantit dhe ma vone te Kapedanit. Abazi, si Kapedan shquhej dhe rolin kryesor i kishte kushtue pajtimit te gjaqeve, me te cilin kishte patur nji sukses te vecante. Gjithashtu kishte krijuar stabilitet dhe qetesi. Ne ate kohe shteti shqiptar perfaqesohej denjesisht ne Kruje nga Abaz Kupi. Per pune te mira qe bani dhe besimin qe krijoi tek shteti, ai u caktue nga Mbreti per te kontrollue nji turbullim qe u shkaktue ne Vlone. Me forcat e veta dhe zotesine e tij, ai u nis ne Vlone,duke vu rregull dhe qetesi. Me ndjeshmerine e nji atdhetari te flakte, vlonjatve u tha se: “E dua Vlonen taman si Krujen time”.

Sa vuni qetesine dhe rregullin ne qytet, ai u kthye me respekt nga Vlona e Pavarsise dhe u prit me ngrohtesi nga Mbretnia Shqiptare per sherbim te nalte ndaj shtetit.

Erdhi 7 prilli, nji dite e zeze per popullin shqiptar. Ducja, me ane te Konti Ciano-s, kishte hartue planin me pushtue Shqipnin. Italia po merrte hovin e Gjermanise, Parlamenti shqiptar ne ato dite te zeza, mblidhet dhe unanimisht hodhi poshte planin e zi te Italise. Ata urgjentisht filluen pergaditjet ne popull. Mehdi Frasheri, nji nder patriotet dhe intelektualet e asaj kohe, bante propaganda qe fashizmi te pritet me rezistence. Populli shpirtnisht ishte i pergaditun per lufte. Perpara kesaj gjendje te rende, Mbreti Zog, duke pa planin ogurzi, ma te rendesishme e quajti Mbrojtjen e Durresit. Pikat e tjera ku do te perqendrohej rezistenca me arme ne dore ishin Shkodra, Shėn Gjini, Vlona dhe Saranda. Mbreti me nji besim te plote, caktoi Abaz Kupin si komandant i operacionit ushtarak te mbrojtjes.

Ai menjiherė filloi organizimin per rritjen e rezistences antifashiste ne Shqipni. Keshtu vullnetare te panumert nga e gjithe vendi, i bashkangjiteshin komandantit. Lufta kudo vazhdonte ne menyre te pameshirshme, kunder nji ushtrie teper te motorizueme per kohen. Luftarve te lirise ne token e shqipeve nuk u trembej syni aspak dhe komandanti Kupi ishte ne vijen e pare te frontit duke derdh pa pushim plumba mbi pushtuesit kemishzinj. Durresi i lashte po bahej tym e flake. Italianet te befasuem nga kjo rezistence e vendosun e shqiptareve, filluen te dergojne perforcime te kualifikueme ne te gjitha drejtimet ku luftohej. Nderkohe vritet Mujo Ulqinaku, nji nder luftaret ma te permendun te kohes dhe simbol i lirise per te gjithe brezat. Italianet per te dobesue pikat e forta te rezistences, u kishin ofrue disa trathtarev te kombit edhe flori, qe te sabotonin luften dhe te gjenin menyren per te kompromentue Komandantin Abaz Kupi, por me kot, se Kupet asnjihere nuk i ka lakmue etja per flori ne dem te interesave kombtare.

Heroizmin e popullit, te komandantit dhe luftetareve te tjere antifashiste rapsodi popullor do ta perjetesoje ne kengen e vet me keto vargje historike:

“…Sjam italjan, por jam shqyptar,
Sqaj per fmij, e sqaj per djal,
Nuk jam burre me ngrane flori,
Do te luftoj une per Shqipni
Per Flamurin Kuq e Zi…”

Shtypi nderkombetar, gazetat e kohes shkruenin, se trimat shqiptare po mposhtin nji ushtri moderne. Cėrcilli vete thoshte se si po heshte Europa. Agresori kishte fillue me avancue si rrjedhim i epersise tekniko-ushtarake. Ne keto momente te pashprese, Mbreti Zog, i pikelluem shume detyrohet qe me dhimbjen ne shpirt te largohet nga Atdheu se bashku me familjen dhe princin e vogel Leka te porsa lindun. Ai gjithnje mendonte dhe shpresonte qe se shpejti nji dite do te kthehej ashtu sikurse e kthyen anglezet dhe francezet ne kohen e Nolit.

Po te gjykojme sot me gjakftohtesi dhe pa pasione politike, koha na sjell nji argument te forte, sikurse e dini edhe ju te nderuem pjesemarres ne kete ceremoni perkujtimore, se Ahmet Zogun e prune ne pushtet per asyen e forte qe ne Shqipni te mos depertojne bolsheviket e rusise, te importuem pa kursim nga Noli.

Murgesha
21-07-04, 22:26
MULLA IDRIZ GJILANI
Udhėheqėsi Shpirtėror, Politik e Ushtarak


Nė historinė e re tė gjysmės sė parė tė shekullit tonė, ēfaqet dhe figura e Mulla Idriz Gjilanit. Studjuesi Muhamet Pirraku e portretizon si "Fetar atdhetar konseguent, orator e mjeshtėr i penės, i zoti i punės, besnik i fjalės, predikues fetar dhe mualim-mėsues iluminist, ideolog dhe luftėtar i lirisė, i vendosur nė idealet e veta liridashėse, si bjeshkėt e Kosovės, tė cilat i mbrojti me fjalė, me pushkė, me gjak, burrėrisht, trimėrisht, i pathyeshėm, me plagė nė zemėr e nė trup, nuk u dorėzua, u bė legjendė si Basho Muji".
Mulla Idriz Gjilani lindi nė Velekincė, katund nė periferi tė Gjilanit, mė 4 qėrshor 1901. Ndoqi studimet fillestare nė mejtepin e Cernicės, tė cilin e mbaroi nė vitin 1911, kurse studimet e mesme i vazhdoi nė medresenė "Atik" nė Gjilan. Mė 1926 u diplomua, pas njė ndėrprerjeje tė shkollės. Nė moshėn 25- vjeēare u bė imam dhe fitoi titullin Mulla. Shėrbeu nė detyrėn e Imamit nė Karadak e nė Hogoshtė. Mė 1941 u zgjodh nė postin e Bashvajizit nė Ulema-mexhlizin e Kuvendit fetar-arsimor tė Vakufit tė Shkupit.
Nė karrieren e tij prej fetari ai u nis nga disa parime kur’anore dhe hadithore qė pėrcaktonin vlerat e arsimit, tė kulturės dhe tė edukatės: "Pa shkollim - thotė ai, - nuk ka fe tė mirėfilltė", "Talebet (nxėnėsit) tonė nuk duhet tė mėsojnė mė vetėm pėr leximin e Kur’anit, por edhe pėr njohjen e mjeshtėrisė sė shkrimit. Talebet tonė duhet t’i nisim nė rrugėn pėr ta njohur islamin dhe jo pėr ta prezantuar si diēka statike", "S’ka fe pa atdhe", "Tė ndihmojmė njėri-tjetrin me fjalė, me penė, me pasuri, tė duhemi si vėllezėr", "Pa njė atdhe tė lirė feja nuk mund tė mbahet, nuk mund tė ushtrohet", "Lexoni te mualimė tė urtė sa e mirė dhe sa e kuptueshme ėshtė feja islame, kur shpjegohet shqip, nė gjuhėn e Zotit pėr shqiptarėt".
Gjatė kohės si hoxhė dhe bashvaiz zhvilloi njė veprimtari intensive nė fushėn e edukimit fetar me frymė atdhetare. Hapi mejtepin e Pidicit pėr mėsimin e djemve dhe tė vajzave, organizoi ilegalisht mėsimin e shkrim-leximit me alfabetin e gjuhės shqipe, futi mėsimin shqip nė medresenė "Atik", ushqeu mirėkuptimin dhe bashkėpunimin vėllazėror me bazė kombėtare shqiptare nė popullsinė muslimane-katolike tė zonės sė Karadakut. Kur qe mėsimdhėnės nė tre mejtepe njėkohėsisht, shfrytėzoi sistemin monitor: pėrgatiti nxėnėsit mė tė mirė dhe me moshė mė tė madhe pėr ta zėvendėsuar kur ai mungonte.
Nė prill tė vitit 1937, nė kushte ilegaliteti, themeloi nė Arllat tė Drenicės Organizatėn e Rinisė Pėrparimtare "Drita" tė Kosovės. Aktivitetet e tij fetare nuk dalloheshin nga ato atdhetare e humane. Kudo, kurdo e me kėdo ato ishin tė pranishme.
Mulla Idrizi ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve. Nė funksion tė kėsaj bindjeje atdhetare e humane ai programonte nė xhami, nė konake, nė kuvende e deri nė ceremonitė e vdekjes. Nė formė kushtrimi ai thėrriste: "Jemi pėrgjegjės pėr varret e prindėrve tanė para Zotit dhe para kombit. Nuk guxojmė tė heqim dorė prej tyre t’i lėmė tė shkreta pėr t’i lavruar derrat e naēalnikėve sllavė! Jo vetėm nė Turqi, por as nė Shqipėri nuk bėn tė shkojmė. Zoti nė Kur’an na ka bėrė pėrgjegjės pėr vatanin dhe kombin!"
Ai, pėrsonalisht, u printe aksioneve pėr ndėrtimin e urave, rrugėve, ēesmeve, mejtepeve, xhamive, mirėmbajtjes sė varrezave, tė cilat i shikonte si mjete dėshmuese tė bashkimit tė popullsisė shqiptare. Uniforma e ndihmoi pėr tė maskuar aktivitetin e tij patriotik. Mulla Idriz Gjilani ishte njė "rilindės" nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės nė kushtet qė kalonte Kosova. Nė kohėn kur Mulla Idriz Gjilani ushtronte detyrėn e bashvaizit, numri i nxėnėsve tė ""Atik medresesė" tė Gjilanit arriti nė 734, nga tė cilėt 326 ishin femra. Po ashtu i organizoi shkollat lėvizėse me mėsues shetitės. Vetėm nė zonėn e Gjilanit u hapėn 39 shkolla tė tilla fetare, qė zgjuan te brezi i ri ndjenjat fetare dhe ndėrgjegjėn kombėtare.
Nga prilli 1941 Mulla Idriz Gjilani iu kushtua plotėsisht veprimtarisė politike. Si hoxhė me forcėn e Zotit, si mėsues me forcėn e fjalės, si luftėtar me forcėn e armės, si komandant me besnikėrinė e ushtarit, ai luftoi pėr unitetin territorial tė trevave shqiptare, luftoi kundėr genocidit serb e bullgar, kundėr komunizmit.
Nė qėrshor tė 1944 -ės drejtoi betejėn e Kikės, ku shqiptarėt e udhėhequr prej tij dolėn fitimtarė kundėr ushtrisė sllavo-komuniste. Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilanit ėshtė heroike. E tillė ėshtė edhe periudha 1944-1949 dhe kallja e tij nė zjarr mė datėn e 25-26 nėndorit 1949 pėr tė mbetur shembull te pasardhėsit si dhe luftėtar, qėndruar dhe vdekur si shqiptar.

Marre nga forumishqiptar.

Dhe ne vazhdim nje tekst na gj.angleze per historine e Gjilanit.

Gjilan has an enormous and large history. The city dates since ancient time, and it was in the Illyrian province of Dardania. During the Ottoman Turkey, Gjilan was a main political, juridical, military, and an administrative center. Gjilan got liberated from fascists and Slavic Terrorists by Balli Kombtar lead by the city’s Imam Idriz Hajrullahu known as Mulla Idriz Gjilani. The figure of the Albanian hero “Mulla Idriz Gjilani” is very important in the history of this city. Nevertheless, the Albanian National Hero “Mulla Idriz Gjilani” was murdered by the Russian Terrorists and Serbian Terrorists in 1948. Albanian people never forget the National Hero “Mulla Idriz Gjilani” and always will honor the hero.

Murgesha
29-07-04, 12:07
Fan S. Noli (1882-1965)

Fan Noli ėshtė artist dhe dijetar, pėrfaqėsues i shquar i letėrsisė demokratike, qė u zhvillua nė Shqipėri fill pas Rilindjes. Fan Noli dha njė kontribut tė ēmuar nė thesarin e kulturės kombėtare. Lindi mė 6 janar 1882 nė Qytezė (turqisht: Ibrik Tepe), fshat shqiptar nė Thrakė, jo shumė larg nga Ederneja. Si disa fshatra tė tjera tė asaj krahine tė banuar nga shqiptarė, Qyteza kishte ruajtur me kohė gjuhėn, doket dhe kostumet e tė parėve. Noli e mbante fisin e vet me prejardhje nga Qyteza e Kolonjės. I ati, Stiliani, ndonėse trashgoi njė pronė tokė, nuk u muar me bujqėsi, po shėrbeu si psallt nė kishėzėn e fshatit. E ėma, Maria, ishte shtėpiake. Familja u shtua shumė dhe erdhi njė kohė qė jetesa u bė e vėshtirė pėr tė. Sa qe i mitur. Fanoli hoqi sėmundje tė rėnda, ndaj shkollėn e nisi me vonesė. Filloren dhe tė mesmen i bėri greqisht. Por me shumė ndikoi tek ai krenaria e fshatit shqiptar pėr tė kaluarėn historike dhe dashuria pėr shkrimin shqip. Qė nė bankat e shkollės iu shfaqėn karakteri i pavarur dhe fryma e revoltės. Pėr kėtė shkak nuk iu dha diploma nė kohėn e duhur, gjė qė e pengoi tė emėrohej mėsues atė vit shkollor.

Mė 1900 vajti nė Greqi, me qėllim qė tė nxirrte jetesėn dhe tė ndiqte fakultetin e filozofisė. Nė Athinė u lidh me njė shoqėri belgjiane, e cila zotėronte tramvajet me kuaj. S'i eci mbarė. Studime nuk beri. Atėherė u hodh nė punė tė tjera, si kopist, sufler dhe aktor pranė njė trupe greke teatri shėtitės. Tek punote atje, iu ngjall dėshira tė merej me dramaturgji. Mė 1903 kaloi nė Egjipt, ku zuri punė si mėsues i greqishtes. Ndėrkohė, njihet me lėvizjen kombėtare. I ndihmuar nga patriotė, nis veprimtarinė politike dhe letrare: shkruan artikujt publicistikė, pėrkthen greqisht "Shqipėria ē'ka qenė, ē'ėshtė dhe ē'do tė bėhet" tė Sami Frashėrit.

Mė 1906, i nxitur dhe i pėrkrahur nga patroitėt, Noli u nis pėr nė SHBA, me qėllim qė tė ndihmonte nė organizimin dhe nė bashkimin e shqiptarėve tė mėrguar, qė kėrcėnoheshin nga rreziku i pėrēarjes, pėr shkak tė veprimeve tė shovenistėve grekė. Bėri punė krahu si punėtor nė njė fabrikė sharre, si pjatalarės etj. Megjihtėse nuk kishte bindje tė forta fetare, u dorėzua prift mė 1908 dhe filloi luftėn pėr shkėputjen e kishės ortodokse shqiptare nga kisha greke, duke bėrė shėrbesa shqip, duke shqipėruar libra fetare etj. Kjo gjė, pėr atė kohė, kishte rėndėsi politike, sepse i priste udhėn ndikimit tė qarqeve shoveniste greke te shqiptarėt me besim ortodoks. Ndėrkohė, bashkėpunonte nė gazeta, mbante ligjėrata, organizonte shoqėri patriotike, tė cilat, mė 1912, u bashkuan nė federaten pan-shqiptare "Vatra". Atė vit kreu studimet e larta pėr arte nė Universitetin e Harvardit (Bachelor of Arts cum laude).

Pas shpalljes sė Pavarėsisė, Noli pėrkrahu qeverinė e kryesuar nga I. Qemali. Erdhi nė Shqipėri pėr tė parėn herė mė 1913. Pėrseri shkoi nė SHBA. "Vatra" e zgjodhi kryetar. Tė kėsaj kohe janė vjershat e tij tė para dhe tė parat shqipėrime artistike. Mė 1921 doli vepra e tij madhėshtore nė prozė " Historia e Skėnderbeut ". Nė Shqipėri erdhi sėrish nė fillim tė viteve 20. Gjeti njė lėvizje mjaft tė gjėrė pėr sigurimin e pavarėsisė kombėtare dhe tė tėrėsisė tokėsore. Si deputet nė Kėshillin Kombėtar, mbrojti platformėn e Kongresit tė Lushnjės dhe u bė udhėheqės i krahut demokratik kundėr feudalėve, qė kryesohej nga A. Zogu. Noli luajti njė rol tė dorės sė parė nė organizimin dhe nė drejtimin e Revolucionit Demokratik tė Qershorit 1924, pas ngadhnjimit tė tė cilit u caktua kryetar i qeverisė. Por revolucioni nuk u ēua gjer nė fund. Noli me shokė treguan butėsi dhe ngathėsi. Revolucioni u thye nga bashkėveprimi i reaksionit tė brendshėm dhe me forca te huaj. Mė 24 dhjetor 1924, Noli mori udhėn e mergimit politik dhe s'u kthye mė nė Shqipėri.

U vendos pėrkohėsisht nė Vjenė. Regjimi zogist e dėnoi me vdekje nė mungesė. Nė periudhėn 1925-1930, krahas veprimtarisė politike, zhvilloi njė punė tė dendur krijuese: shkroi vjersha, shqipėroi disa kryevepra tė letėrsisė botėrore, me hyrje kritike, botoi artikuj tė mprehtė pėr mbrojtjen e Revolucionit Demokratik tė Qershorit, pėr denoncimin e regjimit zogist dhe tė reaksionit ndėrkombėtar. Pas vitit 1930, Noli u largua nga Evropa dhe u vendos pėrfundimisht nė SHBA. Aty ushtronte funksionin e peshkopit tė kishės ortodokse shqiptare. Mė 1947 botoi pėrpunimin qė i bėri " Historisė sė Skėnderbeut", nxori nė dritė njė botim anglisht dhe mė 1949 njė variant tė dytė shqip tė saj: kurse mė 1960 dha anglisht njė " Autobiografi " tė shkurtėr mjaft tėrheqėse. Vėllmin me vjersha "Album" u botua mė 1948. Brenda viteve 1961-1963 botoi dy vjersha tė fundit orgjinale dhe njė tok shqipėrime vjershash tė poetėve tė njohur. Mė 20 nėntor vajti nė Florida. Atje, nė banesėn e tij, nė Fort Lauderdel, mbylli sytė pėrjetė, mė 13 mars 1965, larg atdheut tė shtrenjtė, qė e deshi me zjarr tė pashuar. Fan Noli ėshtė varrosur nė Forrest Hill Cemetery, tė Bostonit.

Alb.Info

Honesty^uk.
12-08-04, 21:51
Abdyl Frashėri (1839-1892)

Abdyl Frashėri ka qenė patriot e demokrat i shquar dhe njė nga udhėheqėsit kryesor tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Lindi nė Frashėr (Pėrmet) mė 1839 nė familjen e njė spahiu tė vogėl tė deklasuar. Pjesėn e parė tė jetės e kaloi nė fshatin e lindjes. Nė moshėn 18- vjeēare u vendos pėr nevoja pune nė Janinė. U shqua si personalitet polik qysh mė 1877. Nė fund tė vitit 1877, kur ishte deputet i Janinės nė parlamentin e dytė osman, Abdyl Frashėri u zgjodh kryetar i Komitetit Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Kombėsisė Shqiptare, qė u formua nė Stamboll. Dha njė ndihmesė tė rėndėsishme nė pėrpunimin e platformės politike tė Lėvizjes Kombėtare, sidomos pas nėnshkrimit tė Traktatit tė Shėn Stefanit. Ai mori pjesė aktive nė pėrpjektet pėr themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit dhe u shqua si udhėheqės, organizator e diplomat i saj. Veprimtarinė e tij kryesore e zhvillloi sidomos nė viset e vilajetit tė Janinės dhe tė Kosovės. Luftėn pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė atdheut nuk e shkėputi asnjėherė nga lufta pėr autonominė e Shqipėrisė. Mori pjesė pothuajse nė tė gjitha kuvendet kryesore qė u organizuan gjatė viteve tė Lidhjes. Kudo udhėhoqi krahun autonomist tė lėvizjes. Nė Kuvend themelues tė Lidhjes sė Prizrenit u zgjodh kryetar i komisionit tė punėve tė jashtme tė saj.

Ai qe organizatori kryesor i Kuvendit tė Prevezės (Janar 1879), i cili arriti ta pengonte lėshimin e Ēamėrisė nė favor tė Greqisė. Nė pranverė teØvitit 1879 kryesoi delegacionin e Lidhjes qė vizitoi kryeqytet e Fuqive tė Mėdha pėr tė mbrojtur nga afėr tėrėsinė territoriale dhe tė drejtat pėr autonomi tė Shqipėrisė. U bė anėtar i qeverisė sė pėrkohshme, qė u formua nė Prizren nė fillim tė vitit 1881.

Pas shtypjes sė Lidhjes u arresta dhe u denua me ndekje nga gjygji special osman, por dėnimi u kthye nė burgim tė pėrjetshėm. Meghithatė, pasi qėndroi nė burg 3 vjet dhe nė internim 20 muaj, pėr arsye shüendetsore u lirua, por mė kusht qė tė hiqtedorė nga veprimtaria politike patriotike. Edhe pse i sėmurė dhe i izoluar, ai e vazhdoi veprimtarinė patriotike derisa vdiq nė Stamboll mė 23 tetor 1892.

Honesty^uk.
12-08-04, 21:53
Isa Boletini



Atdhetar i shquar, strateg popullor, organizator dhe udhėheqės i lėvizjeve pėr ēlirim dhe bashkim kombėtar, Hero i Popullit. Lindi nė fshatin Boletin tė Mitrovicės, nė njė familje me tradita patriotike. Nė moshėn 17 vjeēare mori pjesė si luftėtar i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nė betejėn e Slivovės (22.04.1881) kundėr forcave osmane. Pėrkrahu Haxhi Zekėn dhe atdhetarėt e tjerė nė themelimin e Lidhjes Shqiptare tė Pejės (1899-1900) dhe nė qėndresėn e saj kundėr sunduesėve osmanė dhe qarqeve shoviniste fqinjė.
Mė 1901-1902 u vu nė krey tė qėndresės popullore nė Kosovė kundėr ndėrhyrjeve tė Serbisė, Malit tė Zi, Rusisė e Austro-Hungarisė nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye u thirr nė Stamboll ku u mbajt i izoluar deri mė 1906. Isa Boletini pėrkrahu revolucionin xhonturk tė vitit 1908, ishte njė nga organizatorėt e kuvendit tė Ferizajt (1908) qė luajti rol tė rėndėsishėm nė shpalljen e Kushtetutės. Iu kundėrvu politikės reaksionare e antishqiptare tė xhonturqve. U dallua si udhėheqės dhe organizator i kryengritjeve tė mėdha popullore antiosmane tė viteve 1910-1912. Udhėhoqi luftėtarėt nė betejat e zhvilluara me ushtrinė turke nė zonat Shtimlje-Carralevė mė 1910, mbėshteti kryengritjen antiosmane tė vitit 1911, udhėhoqi forcat kryengritėse nė zonėn Drenicė-Mitrovicė dhe Podujevė-Prishtinė mė 1912. Gjatė luftės Ballkanike nė tetor 1912, u vu nė krye tė ēetave tė armatosura vullnetare pėr mbrojtjen e trojeve shqiptare kundėr pushtuesėve serbė.
Nė ditėt e pavarėsisė, nė krye tė pėrfaqėsuesėve tė Kosovės, u ndodh pėrkrah Ismail Qemalit nė Vlorė dhe mori pjesė aktive nė organizimin e forcave tė armatosura pėr mbrojtjen e Qeverisė sė Pėrkohshme tė Vlorės. Mė 1913 si anėtar i delegacionit shqiptar sė bashku me Ismail Qemalin, shkoi nė Londėr ku protestoi me forcė kundėr vendimit tė Fuqive tė Mėdha pėr copėtimin e Shqipėrisė. Mė vonė Isa Boletini kaloi pėrsėri nė Kosovė ku organizoi qėndresėn popullore kundėr pushtuesėve tė rinj serbo-malazezė. Duke e kaluar jetėn nė pėrpjekje dhe me urtėsinė e tij, fitoi autoritet tė madh si udhėheqės popullor. Isa Boletini e lidhi jetėn e tij e tė familjes me fatin e ardheut, dashurinė e besnikėrinė ndaj tė cilit e shprehu me fjalėt “Unė jam mirė kur asht mirė Shqipnia“. Mė 23 janar u vra pabesisht nga shovinistėt malazezė nė Podgoricė, sė bashku me bijtė Halil dhe Zahidi, nipėrit Jonuzi dhe Halili dhe tre luftėtarė tė tjerė.

Honesty^uk.
16-08-04, 22:46
http://users.skynet.be/fa376533/SKENDERBEU.jpg



Pesqind e ca vjet mė parė, vendi ynė, Shqipėria, quhej Arbėri dhe banorėt e saj - arbėr. Ajo ishte po aq e zhvilluar sa edhe gjithė vendet tjera Europiane; ishte po ashtu e ndarė nė principata tė mėdha, sipas familjeve tė shquaraqė kishin nė krye. Ndėr mė tė pėrmedurat ishin Dukagjinajt, Balshajt e Zahariajt nė Veri; Topiajt, Muzakajt e Kastriotėt nė Shqipėrinė e Mesme dhe Aranitėt e Zenebishtėt, nė Jug. Por principata mė e madhe nisi tė bėhej ajo e Kastriotėve, qė e vendosi qendrėn nė Krujė dhe kryezot kishte Gjon Kastriotin.

Bujqit punonin tokat, barinjėt kullosnin bagėtitė nė bjeshkėt e pasura, tregtarėt merrnin rrugėt e karvaneve ose anijet pėt tė shkuar larg nė pėrendim e nė lindje, punishtet e zejtarve i mbushnin me zhurmė qytetet. Nė majat e maleve e nė shpatet e thepisura ngriheshin kėshtjella, ku armiqtė nuk ngjiteshin dot lehtė. Vetėm se fisnikėt arbėr, ashtu si zotėrit europianė tė njėjtė me ta, bėnin shpesh luftė midis tyre pėr zgjerimin e pronave dhe tė pushtetit.

Pesėqind e ca vjet mė parė...

Njė popullsi e madhe luftarake, e ardhur nga shkretėtirat e Azisė, po i jepte goditje vdekjeprurėse Peradorisė Bizantine dhe kishte vėrshuar nė Ballkan, duke i futur tmerrin gjithė Europės. Ata ishin turqit osmanllinj. Herė pas here ata sulmonin edhe Arbėrin me hordhitė e tyre tė panumėrta, grabisnin e kėrkonin taksa tė rėnda e haraq nga bujarėt e banorėt vendas. Por princėt nuk kishin mundur deri nė atė kohė tė bėheshin tė gjithė tok pėr ta luftuar kėtė armik tė pėrbashkėt. Popullsia luftonte, por detyrohej tė merrte malet pėr tė mos rėnė nė duart e pushtuesve.

Nė fillim tė shekullit XV osmanllinjėt arritėn ta vinin nėn sundim gjithė Arbėrin. Gjon Kastrioti, me miqėsin e krushqi tė shumta me princėt e tjerė shqipėtar, por edhe me marrėveshje me Venedikun, arriti t“i zgjeronte shumė zotėrimet e tij nė mes tė Shqipėris sė atėhershme. Kėtu kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme, qė lidhnin Arbėrinė me vendet fqinje, pra Perėndimin me Lindjen. Dhuna dhe mizoritė e osmanllinjve qė donin ta fusnin gjuhėn, zakonet dhe fenė e tyre, ia kishin bėrė popullit jetėn tė padurueshme. Arbėrit ishin tė gatshėm tė ngriheshin pėr tė shporrur grabitqarėt osmanllinj, pėr tė rifituar lirinė e begatinė e humbur.

Gjon Kastrioti, duke e ndjerė vetėn mė tė fortė se kurrė i shpalli luftė Turqisė, bile arriti edhe disa fitore kundėr disa taboreve tė saj nė trojet shqiptare. Por Sulltani, i tėrbuar nga zemrimi, mblodhi njė ushtri tė madhe dhe nisi kundėr shqipėtarve qė ishin tė pakėt nė numėr. Me zjarr e me hekur ajo e pėrshkoi gjithė vendin dhe e detyroi pėrsėri Gjon Kastriotin tė pranonte kushtet e Sulltanit. Kėtė herė kushtet ishin shumė mė tė rėnda: Gjonit iu morėn tė gjitha kėshtjellat, pėrveq asaj tė Krujės dhe zotėrimeve nė tokat e Matit, taksat iu bėnė edhe mė tė rėnda dhe ai kthehej nė vasal tė Sulltanit.

Po Sulltani kėtė radhė u tregua edhe mė dinak...

...Porsa kishte mbaruar lufta, nė portat e Krujės u duk njė grup i madh kalorėsish me jataganė ngjeshur nė brez e me gallama ngjyra-ngjyra mbėshtjellė rreth kokės. Nė krye tė tyre Hajredin beu, i dėrguar nga Sulltani me njė ferman sa njė qarqaf tė bėshtjellė si tub. Gjon Kastrioti e hapi fermanin, e lexoi me tė shpejtė dhe zuri kokėn me duar. Sulltani, nė shėnjė besnikėrie i kėrkonte peng tė katėr djemėt e tij: Stanishin, Kostandinin, Reposhin dhe Gjergjin e vogėl. Kėtė Gjoni nuk e kishte pritur . Q“tė bėnte?! I dėrguari i Sulltanit priste duke ngritur dorėn kėrcėnueshėm nė drejtim tė Stambollit.

Gjon Kastrioti mblodhi kuvendin e burrave. Pėr probleme tė rėndėsishme e tė vėshtira ai dėgjonte gjithmonė mendimin e tyre. Po tė mos ia jepte djemtė, tėrbimi i Sulltanit do tė binte mbi Arbėrin, ndėrsa djemtė ishin jeta e tij, shpresa e sė ardhmes pėr vendin.Prijėsit arbėr qėndruan tė heshtur pėr njė qast. Pastaj, mė tė rinjtė, u ngritėn gjithė vrull duke kundėrshtuar kėrkesėn e Sulltanit. Mė tė vjetrit, pasi i peshuan mirė punėt nė interes tė Arbėrisė, u ngritėn njė nga njė duke iu lutur Gjonit qė tķ jipte djemėt, ndryshe tėrbimi i Sulltanit do tė kalonte nė zjarr e nė hekur qindra mijėra djem tė tjerė arbėr.

platori
22-08-04, 20:39
pershendetje

Ju qe e keni shkruar keto tekste nuk besoj se i keni shkruar po i keni kopje.Kisha dashur ti shkruani ju vet.

Tomori
23-08-04, 23:56
pershendetje

Ju qe e keni shkruar keto tekste nuk besoj se i keni shkruar po i keni kopje.Kisha dashur ti shkruani ju vet.

Mir de plator filloja vet ty me shkrujte mos haro se ktu kemi te bejme me personalitete nuk guxohet tja fusish kot pra te uroj shkrim te mbare ...
filloja shkrimit shkruaj donje tekst pa kopje ne ket lemi...

Gentiani
15-09-04, 18:40
Historia e panjohur e Shefit tė Shtatmadhorisė
sė parė tė ushtrisė shqiptare qė u shkollua nė njė bankė me Ataturkun.

Dėnimi me vdekje nga Zogu dhe abandonimi nga komunistėt
Plot 90 vjet mė parė, vetėm disa muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, me propozim tė Ministrit tė Mbrojtjes, Mehmet Pashė
Deralla, Kryeministri i Qeverisė provizore, Ismail Qemali, emėroi tė parin Shef Shtabi tėUshtrisė Shqiptare, duke dekretuar nė atė funksion tė lartė, Major Ali Shefqet Shkupin. Po kush ishte Ali Shefqeti, cila ishte origjina e familjes sė tij, ku ishte shkolluar dhe nga erdhi ai nė Vlorė? Cili ishte aktiviteti i Ali Shefqetit pas rėnies sė qeverisė sė Ismail Qemalit dhe asaj tė princ Ėidit?

Ēfarė qėndrimi politik mbajti ai gjatė periudhės sė Monarkisė sė Zogut, gjatė viteve tė pushtimit nazi-fashist dhe nė regjimin komunist tė Enver Hoxhės?

Lidhur me kėto dhe gjithė historinė e panjohur tė Ali Shefqetit e vėllait tė tij Naxhiut, i dėshmon pėr herė tė parė pėr "Gazetėn", njėri nga pinjollėt e kėsaj familje, nipi i Aliut, 62-vjeēari Dėfrim Shkupi, Prof. Dr. dhe Drejtor i Institutit tė Kėrkimeve Gjeologjike nė Tiranė.

Origjina e familjes Shkupi

Ali Shefqet Shkupi u lind nė vitin 1883 nė qytetin e Shkupit nė njė familje tepėr tė njohur nė atė trevė veri-lindore tė Shqipėrisė, e cila asokohe ishte nė njė gjėndje mjaft tė mirė ekonomike dhe nė ato vise njihej si pasardhėse e njė fisi me prejardhje nga Berisha e Rugovės, (pranė Pejės) e fisit "Rusi". Gjatė periudhės sė Skėnderbeut, nė komandėn e pėrgjithshme tė tij, e cila pėrnbėhej prej 12 kapedanėsh (gjeneralėsh) bėnin pjesė edhe dy burra tė njohur nga familja Rusi, tė cilėt shėrbyen pranė Heroit tonė Kombėtar pėr vite me rradhė dhe morėn pjesė nė shumė beteja. Nga ky fis e kanė prejardhjen edhe "Rusėt" e Shkodrės, tė cilėt pas rėnies sė qytetit nė duart e Osmanėve nė fundin e shek. XV, mėrguan nė Kalabri.

Edhe sot e kėsaj dite ata njihen atje me emrin "Rossi". Njė pjesė e tyre vite mė vonė e lanė Kalabrinė dhe nė shekullin e XVI u kthyen pėrsėri nė Shkodėr duke u vendosur pėrsėri nė atė qytet, ndėrsa pjesa tjetėr u pėrhap nė disa krahina tė tjera si nė Mirditė, Lurė, Noke, Bllacė, Dibėr e Kėrēovė. Nė njė periudhė tė mėvonshme njė pjesė e kėtyre familjeve, u vendosėn nė qytetet e Tetovės e tė Shkupit dhe tė gjithė ata, duke pėrfshirė edhe familjen e Ali Shefqetit, mbajtėn mbiemrin "Rusi". Babai i Ali Shefqetit i cili quhej Hysen, u lind nė qytetin e Shkupit ku familja e tij ishte njė nga mė tė pasurat e atij qyteti dhe zotėronte mjaftė prona. Pasi u shkollua nė kryeqėndrėn e Perandorisė Osmane, nė Stamboll,
ku u diplomua nė Fakultetin Teologjik, Hysen Shkupi u kthye nė vėndėlindjen e tij dhe gjatė gjithė jetės deri sa ishte gjallė, ai iu pėrkushtua vetėm Teologjisė. Qė nė rininė e tij Hyseni ishte martuar me njė vajzė tė re tė quajtur Refika, e cila rridhte nga njė familje gjithashtu shumė e pasur e qytetit tė Shkupit dhe nga ajo martesė ata patėn tre fėmijė: Aliun, Ismeten dhe Naxhiun.

Shok klase me Ataturkun

Ali Shefqeti, mėsimet e para tė shkollės fillore i mbaroi nė qytetin e Shkupit nė vitin 1893 dhe mė pas ai ndoqi kursin e ulėt tė Liceut Ushtarak (Rushtije) nė Selanik, tė cilin e mbaroi me rezultate shumė tė larta nė vitin 1895. Pas kėsaj ai ndoqi pėrsėri kursin e lartė tė shkollės ushtarake (Iradije) nė qytetin e Manastirit tė cilin e mbaroi nė vitin 1899. Lidhur me kėtė dhe karrierėn e mėvonėshme ushtarake, nipi i Ali Shefqetit, Prof. Dr. Dėfrim Shkupi, dėshmon: "Pas mbarimit tė atyre dy kurseve ushtarake, xhaxhai im, Ali Shefqet Rusi fitoi tė drejtėn pėr tė vazhduar Akademinė Ushtarake (Harbije) nė kryeqendrėn e Pernadorisė Osmane, nė Stamboll
dhe pas pėrfundimit tė saj, mė 1902, ai kaloi nė Akademinė e Shtatmadhorisė (Erqaniharbije) tė cilėn e mbaroi mė 1905. Nė regjistrat e asaj akademie, atij iu shtua edhe mbiemri Shkupi (Yskyb) gjė e cila bėhej pėr tė treguar se nga vinte studenti dhe qė nga ajo kohė ai mbiemėr i mbeti vetė Ali Shefqetit dhe gjithė familjes sė tij. Familja e Ali Shefqetit kishte ardhur nė qytetin e Selanikut aty nga fundi i shekullit XIX dhe ajo ishte vendosur nė njė shtėpi ngjitur me banesėn e familjes sė Mustafa Qemalit, presidentit tė mėvonshėm tė Turqisė. Qė nga ajo periudhė Aliu dhe Mustafa Qemali lidhėn midis tyre njė shoqėri shumė tė ngushtė dhe ndonėse Ataturku ishte dy vjet mė i madh, ata ndoqėn sė bashku tė njėjtėn shkollė ushtarake, ishin nė tė njėjtėn klasė dhe
shpesh uleshin nė tė njėjtėn bankė. Gjatė studimeve nė Akademinė e
Shtatmadhorisė, Ali Shefqeti dhe Mustafa Qemali u pėrfshinė nė tė njėjtėn
organizatė tė fshehtė "Bashkim e Pėrparim" (Ittihat ve Terakki).Nė atė kohė, shėrbimet e fshehta tė Portės sė Lartė nuhatėn diēka rreth veprimtarisė sė tyre dhe i arrestuan qė tė dy dhe mė pas u detyruan qė t'i lironin pėr mungesė provash. Nė vitin 1905, Ali Shefqet Shkupi u caktua oficer i Shtatmadhorisė tė ushtrisė sė Rumelisė, me qendėr nė Selanik. Tre vjet mė vonė, nė 1908, Aliu mori pjesė aktivisht nė kryengritjen e armatosur kundėr Sulltanit, sė bashku me shokun e tij tė ngushtė, Mustafa Qemalin. Pas fitores sė asaj kryengritje, nga
viti 1908 e deri nė vitin 1910, ai shėrbeu si oficer madhor, me gradėn e
majorit, nė garnizonin e Selanikut", dėshmon 62-vjeēari Dėfrim Shkupi, lidhur me shkollimin dhe karrierėn ushtarake tė xhaxhait tė tij, Ali Shefqetit.

Komandant i Garnizonit tė Stambollit

Pas fillimit tė njė karriere tė shkėlqyer ushtarake nė rradhėt e ushtrisė sė Portės sė Lartė tė Stambollit, ku Ali Shefqet Shkupi shėrbeu kryesisht nėpėr vilajete tė ndryshme tė perandorisė osmane, ai pati vlerėsime tė larta pėr punėn e tij nga Shtatmadhoria turke dhe personalisht nga Ministri i Mbrojtjes i asaj kohe.

Lidhur me kėtė, nipi i tij, Prof. Dr. Dėfrim Shkupi dėshmon: "Siē mė ka pas treguar babai im, Naxhiu, pas njė karriere shumė tė mirė ushtarake nė Selanik tė Greqisė, nė vitin 1910, xhaxhai im, Aliu, u thėrrit nga Porta e Lartė e cila i komunikoi transferimin pėr nė kryeqėndrėn e perandorisė osmane, nė Staboll, ku atij iu caktua posti i komandantit tė garnizonit tė atij qyteti, detyrė nė tė cilėn ai shėrbeu deri nė vitin 1912. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė nė nėtorin e vitit 1912, Komiteti i Shpėtimit Kombėtar u bėri thirrje oficerėve shqiptarė, kudo qė ndodheshin nėpėr Europė, tė ktheheshin nė Atdhe sepse duhej organizuar Ushtria Shqiptare, duhej mbrojtur shteti i ri, duhej luftuar pėr ēlirimin e krahinave tė pushtuara tė Kosovės e tė Ēamėrisė, e plot detyra tė tjera qė shtroheshin para ushtarakėve atdhetarė shqiptarė tė asaj kohe kur sapo rilindėte shteti i ri shqiptar. Nė pėrgjigje tė kėsaj thirrjeje, ashtu si shumė
ushtarakė tė tjerė shqiptarė tė cilėt iu pėrgjigjėn menjėherė thirrjes qė iu bė nga atdheu i tyre, edhe xhaxhi ynė Ali Shefqeti braktis postin e lartė nė Stamboll. Nga aty ai shkoi nė Rumani, ku pasi qėndroi pėr pak kohė dhe mori kontakte me disa patriotė tė kolonisė shqiptare tė Bukureshit, ai u nis menjėherė pėr nė drejtim tė Austrisė. Mė pas ai udhėtoi pėr nė drejtim tė qytetit tė Triestes ku asokohe ndodheshin njė numėr i madh patriotėsh shqiptarė si Faik Konica, Fan Noli, Hamdi Ohri, Dom Pjetėr Tusha, Dr. Adhamidhi, Tef Curani, Pandeli Evangjeli, Hil Mosi, At Foti, Dervish Hima, Fadil Toptani, Ndoc Dema etj, tė cilat morėn pjesė nė njė kongres kombėtar tė organizuar atje nga 2 deri mė 4 mars tė vitit 1913. Ai kongres kishte si pikėsynim konsolidimin e pavarėsisė sė Shqipėrisė, vetėqeverisjen e saj, hapjen e shkollave dhe shpėtimin e Kosovės e tė trojeve tė tjera tė pushtuara", dėshmon Prof. Dr. Dėfrim Shkupi
lidhur me udhėtimin e gjatė tė xhaxhait tė tij Ali Shefqet Shkupit nga Turqia pėr nė Shqipėri, nė pėrgjigjie tė thirrjes qė iu bė patriotėve shqiptarė tė asaj kohe pėr tė ardhur dhe kontribuar nė themelimin e konsolidimin e shtetit tė ri shqiptar.

Shef i Shtabit tė Ushtrisė nė 1913

Pas kongresit qė u mbajt nė qytetin e Triestes, Ali Shefqet Shkupi u orvatet disa herė pėr tė hyrė nė Shqipėri, por atė gjė ai ia arriti vetėm me 25 prill tė vitit 1913 kur njė anije austriake, e zbriti sė bashku me disa oficerė tė tjerė, nė grykėn e Semanit, nė njė zonė kėnetore qė dikur kishte qenė pronė e familjes sė madhe tė Muzakajve. Lidhur me ardhjen e Ali Shefqet Shkupit nė Shqipėri dhe karrierėn e tij ushtarake si Shef i Shtatmadhorisė sė ushtrisė shqiptare, nipi i tij, Prof. Dr. Dėfrim Shkupi, dėshmon: "Sapo arriti nė Vlorė, Ali Shefqeti u prit me nderime tė larta nga patriotėt mė tė njohur shqiptarė qė ndodheshin nė atė qytet, si dhe nga vetė kryeministri Ismail Qemali. Vetėm pas disa ditėsh nga mbėrritja e tij nė Vlorė, me ndėrhyrjen e Ministrit tė Mbrojtjes, Mehmet Pashė
Derallės, kryeministri Ismail Qemali e dekretoi Ali Shefqetin nė funksionin e lartė tė Shefit tė Shtabit Madhor tė sė parės ushtri shqiptare qė sapo ishte krijuar. Pas marrjes sė asaj detyre, nė bashkėpunim me ndihmėsin e tij, kapitenin Hysni Doko, menjėherė ai iu vu punės pėr zmbrapsjen e trupave pushtuese serbo-greke nga territori shqiptar dhe ngritjen e piramidave nė kufijtė qė caktoi koncerti i fuqive tė mėdha europiane nė vitin 1913. Gjithashtu Aliu u muar njėherėsh edhe me organizimin e tė gjitha strukturave tė ushtrisė duke krijuar degėt e armėve mė tė domosdoshme tė saj dhe tė policisė", shprehet Dėfrim Shkupi pėr xhaxhanė e tij Ali Shefqetin.

Konflikti me Esat Pashėn

Bashkė me Ali Shefqetin, nė fillimin e vitit 1913 u kthye nė Shqipėri edhe i vėllai i tij mė i vogėl, Naxhiu, i cili kishte lindur nė vitin 1895 po nė qytetin e Shkupit. Pasi kishte mbaruar shkollėn fillore nė atė qytet, nė vitin 1904, Naxhiu ndoqi mė pas shkollėn qytetėse nė qytetin e Selanikut ku asokohe i vėllai i tij, Aliu, kryente detyrėn e komandantit tė garnizonit. Atė shkollė ai e mbaroi nė vitin 1907 dhe mė pas ai ndoqi edhe tri klasė gjimnaz gjithashtu nė qytetin e Selanikut, tė cilat i mbaroi nė vitin 1910. Po atė vit, Naxhiu u largua nga qyteti i Selanikut dhe shkoi nė Stamboll pranė tė vėllait tė tij, Aliut dhe njė vit mė vonė, nė 1911 u regjistrua nė Fakultetin e Jurisprudencės tė universitetit tė Stambollit. Ai nuk arriti qė tė ndiqte mė shumė se dy vjet nė atė fakultet, pasi i ndėrpreu studimet duke lėnė gjithashtu edhe Stambollin pėr t'u bashkuar me tė vėllanė e tij, Aliun qė po pėrgatitej pėr t'u nisur pėr nė Vlorė. Qė nga ajo kohė, Naxhiu iu gjet pranė vėllait tė tij, nė tė gjitha pėrpjekjet e tij tė mėdha nė organizimin ushtarak tė shtetit shqiptar. Lidhur me kėtė dhe me karrierėn ushtarake tė Naxhi Shkupit, i biri i tij, Dėfrim Shkupi, dėshmon: "Nė vitin 1914 kur kryeqyteti i Shqipėrisė u transferua nga Vlora pėr nė Durrės, bashkė me tė u transferua edhe Shtabi Madhor i Ushtrisė. Xhaxhi im
Ali Shefqeti vazhdoi ta mbante detyrėn e Shefit tė Shtabit, ndėrkohė qė Ministėr i Luftės ishte emėruar Esat Pashė Toptani. Gjatė asaj kohe Ali Shefqeti pati pėrplasje tė shumta me Esat pashėn dhe iu kundėrvu atij pėr shumė probleme qė nuk ishin nė interesin e ēėshtjes kombėtare. Pas arratisjes sė Esat Pashės, Ali Shefqeti, sė bashku me Bajram Currin, u angazhua nė shpartallimin e forcave esadiste dhe tė mbeturinave tė tyre nė zonėn Tiranė-Durrės-Peqin. Nė gusht tė vitit 1914 plasi Lufta e Parė Botėrore dhe pas largimit tė Princit Vilhelm fon Vid nga Shqipėria, vėndi ynė u bė shesh betejash tė ushtrive ndėrluftuese.

Nė atė kohė Ali Shefqeti, me njė grup oficerėsh, kaloi nė qytetin e Shkodrės dhe atje u arrestua nga forcat malazeze tė cilat e dėrguan nė burgun e Podgoricės, sė bashku me njė grup patriotėsh tė tjerė shqiptarė. Nė atė burg Ali Shefqeti qėndroi i izoluar deri nė vitin 1913 kur u ēlirua nga trupat austriake dhe nė fillim tė atij viti ai u kthye nė Shkodėr", dėshmon Prof. Dr. Dėfrim Shkupi lidhur me lirimin nga burgu tė xhaxhait tė tij, Ali Shefqet Shkupit nė vitin 1916.

Naki
02-12-04, 15:32
MIGJENI


Migjeni (pseudonimi i Millosh Gjergj Nikollės) ėshtė nga shkrimtarėt mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare. Me njė realizėm tė thellė, tė panjohur deri atėherė nė letėrsinė tonė, ai pasqyroi jetėn e pėrditshme tė shoqėrisė shqiptare, sidomos tė shtresave tė varfėra tė qytetit e fshatit, duke demaskuar sistemin e prapambetur shoqėror si dhe fashizmin qė po kėrcėnonte Evropėn. Pėrfaqėsuesi mė i shquar i realizmit kritik, Migjeni futi nė letėrsinė tonė me njė shkallė shumė tė lartė ideoartistike protestėn e hapur, ėndėrrėn pėr njė botė tė re dhe optimizmin e thellė.


Migjeni lindi mė 23 tetor 1911 nė Shkodėr, nė familjen e njė tregtari tė vogėl, ku shumė shpejt vėshtirėsive ekonomike iu shtuan edhe fatkeqėsitė familjare. Kur ishte pesė vjeē, i vdiq nėna, kurse nė moshėn trembėdhjetėvjeē humbi tė atin, e mė pas vėllanė e gjyshen me tė cilėn ai ishte lidhur fort pas vdekjes sė nėnės. Kėto fatkeqėsi e bėnė Migjenin, qė vetiu ishte njė natyrė e mbyllur, tė tėrhiqej nga jeta e moshatarėve tė tij. Pasi mbaroi shkollėn fillore nė Shkodėr, ai shkoi pėr tė vazhduar mėsimet nė Tivar dhe mė pas pėrfundoi seminarin teologjik tė Manastirit.

Pėr njė tė ri me interesa tė gjera si Migjeni, jeta e seminarit ishte mbytėse. Nga leximet Migjeni ra nė kontakt me ide revolucionare tė kohės qė zienin nė gjithė Evropėn.
Nė vitin 1932 Migjeni pasi mbaroi seminarin dhe nuk mundi tė sigurojė njė bursė pėr tė vazhduar studimet e larta, mbeti pa punė deri sa mė 1933 u emėrua mėsues nė Vrakė, njė fshat afėr Shkodrės. Rruga Vrakė-Shkodėr, qė ai bėntė pėrditė me biēikletė, ia keqėsoi gjendjen shėndetsore. Gjatė kohės qė qėndroi nė seminar, Migjeni sėmurej shpesh dhe ishte nėn kontroll tė vazhdueshėm tė mjekut, ngaqė mushkėritė e tij ishin tė dobėta dhe rezikoheshin tė prekeshin nga turbekulozi, sėmundja tipike e kohės, nga e cila i vdiq edhe nėna.
Ndėrkohė, ai kishte filluar tė botonte shkrimet e tij nė revisten "Illyria". Nė to ndihen pėrshtypjet e para, reagimi shpirtėror i Migjenit ndaj realitetit tė zymtė, ndaj mjerimit, ku ishte zhytur edhe fshati, edhe qyteti shqiptar.
Ditėt e fundit...
Nė dhjetor 1937, me vaporin qė bėnte rrugėn Durrės-Bari, Migjeni u nis pėr t'u kuruar e ndoshta pastaj edhe pėr tė studiuar pėr letėrsi nė Itali. Nga kjo rrugė, ai nuk do tė kthehej mė. Nė senatoriumin San-Luigji tė Torinos kur e ndjen se ditėt i ka tė numėruara, gjithēka tek ai merr formė testamentiale. Nė tre rreshtat e fundit qė shkroi, pėrpara se t'i fillonin krizat e tė binte nė koma, prej sė cilės nuk do pėrmendej mė, pėr herė tė parė nė veprėn e tij pėrmend emrin e Skėnderbeut. Nuk dėshiron tė vdesė pa shkruar diēka pėr Heroin Kombėtar tė popullit tė vet. I shkroi, pra, ato tre rreshta nė prozė (fjalėt e fundit ishin "s'flitet ma"), dhe ndoshta me njė lehtėsim tė fundit nisi tė shuhej, gjersa vdiq, fare i qetė, siē dėshmojnė tė gjithė, mė 26 gusht 1938.

OROSHI
06-12-04, 17:30
Pater Gjergj Fishta-Homeri Shqiptar!!!

I lindur ne Troshan Te Lezhes,vazhdoi studimet ne Shkoder,Bosnje,Austri.
Eshte krijuesi i eposit Shqiptar.Nacionalist-patriot,i Lauruar me shum cmime nderi nga Turqia-Italia-Greqia etj.I varrosus per 50 vjet nga regjimi i Kuq i Shqiperise.
Lahuta e Malcis asht kryevepra e tij,besoj duhet te lexohet nga cdo shqiptar!!!

KriSTaL
12-12-04, 11:37
http://galeria.albasoul.com/albume/album79/hasanp.sized.jpg

KriSTaL
12-12-04, 11:44
Marrėveshja e Prishtinės 2 gusht 1912

--------------------------------------------------------------------------------

Ndėrkohė forcat kryengritėse.shqiptare nėn komandėn e Hasan Prishtinės e Bajram Currit mė 21-22 korik hynė nė Prishtinė. Nė anėn tjetėr edhe forca tjera tė udhėhequra nga Kadri Hasan Presheva, Idriz Seferi kah Gjilani u nisėn pėr Prishtinė.Kėta afėr fshatit Pozharan patėn njė takim tė rėndėsishėm historik me Bajram Currin ku muarėn pjesė mbi 70 patriotė tjerė qė nė mbledhjen e Prishtinės ti jepet njė pėrkrahje pa rezervė programit politik tė Hasan Prishtinės. Nė kėtė takim u zotuan se deri nė fund do tė luftojnė pėr njohjen e autonomisė dhe marrjen e Shkupit.

Kah Prizreni u nis me 3-4000 luftarė Jahja Doda, nga Tetova nėn komandėn e Halim Derrallės dhe Abdyraman beut marrshuan me 3000 luftarė.nė drejtim tė Prishtinės..

Kryengritja e Pėrgjishme Shqiptare pėr ēlirimin e Kosovės dhe tėrė Shqipėrisė etnike kishte marrė hov. Diplomacia evropiane me tė madhe i pėrcjellte tė gjtha lėvizjet nė lidhje me operacionet qė vepronte Kryengritja e Pėrgjithshme Shqiptare. Kjo shihet edhe nga raporti i konsullit Kral nga Selaniku, i cili nė atė kohė raportonte Vjenės se: Shqipėria ėshtė ngritur e tėra nė kėmbė. Shqiptarėt kudo qė janė pėrgaditen pėr tė ardhur nė vend, qė tė luftojnė pėr ēlirimin e Shqipėrisė etnike, kudo nėpėr botė po mblidhen ndihma si nė Egjipt, Evropė, Amerikė. Vetėm nga ky shtet kanė ardhur mbi 62 tė ri, pėr tė luftuar nė Shqipėri kundėr Turqisė.

Krerėt shqiptarė ishin tė bindur se me lutje dhe kėrkesa nuk mund tė pėrfitonin pozitivisht nė lidhje me ēėshtjen shqiptare dhe pėrcaktimin e kufijve natyrorė qė i takonin Shqipėrisė Etnike. Diplomacia turke nė lidhje me kėrkesat shqiptare nuk pranonte kurėfarė kompromisi ajo luftonte me tė madhe pėr shkrirjen e vlerave kulturo-historike. Ajo ndaloi reptėsisht pėrdorimin e alfabetit latin. Ajo shkoi aq largė sa qė i dėnoi me burgje tė gjthė ata atdhetarė qė favorizonin kulturėn dhe historikun e patriotėve shqiptarė, duke aprovuar ndaj tyre masa tė ashpra ligjore. Kėtė fatė e pėrjetuan shumė atėdhetarė: Rexhep Shipkovica-Tetova, pasi e botoi veprėn “Mendime”u burgos, Abdilaqim Dogani u internua nė Bursė tė Turqisė, ndėrsa Dervish Hima u vendosė nė Vjenė .

Acarimi i marėdhėnjeve shqiptare turke arriti aty kah mesi i vitit 1912 kur Turqia kundėr shqiptarėve pėrsėri pėrdori ushtrinė pėr ti qetsuar ata. Por kėto masa fare nuk ndikuan nė vendimin e krerėve shqiptarė tė dhe tė besa-besės tė marrur nė Kuvendin e Junikut, ku ishte marrė vendim qė me armė nė dorė tė luftohej deri nė njohjen e autonomisė dhe bashkimin e Shqipėrisė etnike ku hynin katėr Vilajetet, i Shkodrės Manastirit Janinės dhe i Kosovės,qė deri nė vitin 1912 pėrfshinte kėto qytete: Preshevė, Bujanovc, Kumanovė, Shkup,Veles Tetovė, Gostivar deri nė Kėrēovė.

Nė kėto rrethana lufte, Shqiptarėt e tė gjitha trojeve arrinė pėr herė tė parė nė Historinė tonė kombėtare qė kėrkesat e veta ti harmonizojnė nė njė program tė pėrbashkėt nė marrėveshjen e Prishtinės, ku pėrfaqėsues i tė gjithė shqipėtarėve pėr herė tė parė nominohet oficialisht nga tėrė trojet shqiptare Hasan Prishtina. Kjo marrėveshje nė historinė tonė kombėtare ėshtė e njohur me emrin “14 pikat e Hasan Prishtinės”.

Kėto biseda filluan nė Prishtinė mė 2 gusht tė vitit 1912. Komisioni qeveritar turk, arriti nė Prishtinė nga Shkupi, i udhėhequr nga Ibrahim pasha manastirliu i cili me origjinė ishte shqiptar, por nuk e fliste shqipen dhe shtirej, sikur e kishte haruar.V.XH). Kėtė e shoqėronin Sulejman Kolonja dhe Ali Danish Gjinolli (Prishtina). Ibrahim Pasha para se tė hynte nė Prishtinė tentoi te udhėheqėsit e kryengritjes shqiptare, duke u ofruar para dhe poste tė larta nė qeverinė turke. Kėto oferta u hodhėn poshtė nga nacionalistėt e shquar shqiptar si Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Isa Boletini. Ndėrsa nė mesin e kryengritėsve pati edhe tė atyllė qė u lakmuan pas posteve ndėr ta pati udhėheqės nga Tetova, Shkupi, dhe Prishtina.

Komisioni qeveritar turk e filloi bisedat me parinė shqiptare nė xhaminė e madhe “Sulltan Murat Pasha”tė udhėhequr nga Hasan Prishtina. Manastirliu pėr udhėheqės tė mbledhjes kishte caktuar haxhi Agush Xhemailin nga paria e Prishtinės, njeri fetar me ide tejet prapanike nė lidhje me kėrkesat e krerėve shqiptar.

Kėrkesa e parė e kryengritėsve ishte shpėrndarja e parlamentit turk. Qeveria turke kėtė kėrkesė e pranoi kinse u gjunjėzua para vullnetit tė shqiptarėve. Sulltani kinse nė besnikri ndaj shqiptarėve me dekret e shpėrndau parlamentin mė 5 gusht 1912. Me kėtė akt tė sulltanit u kėnaq vetėm opozita e itilafistve e cila nuk dėshironte gjė tjetėr pėrveē kėsaj kėrkese.

Komisioni turk rrėzimin e parlamentit u mundua ta paraqesė si fitore tė kryengritėsve shqiptarė dhe pas kėsaj reforme nuk kishin ēka tė biedonin mė tutje dhe tentuan qė tė kthehen nė Stamboll. Me rėnjen e qeverisė turke nuk u kėnaqėn krerėt nacionalist shqiptarė, pasi asnjė kėrkesė e tyre kombėtare nuk ishte realizuar sipas vendimit tė marrur nė Kuvendin e Junikut. Prandaj kėrkesa e komisionit qeveritar turk u kundėrshtua. Krerėt nacionalist nė krye me Bajram Curin u pėrgjigjėn kundėr kėrkesės sė komisionit qė donte tė kthehet pėr nė Stamboll. Duke deklaruar se bisedat me kryengritėsit shqiptarė kanė pėrfunduar me sukses.

Nė anėn e kryengritėsve shqiptarė tė udhėhequr nga Hasan Prishtina, Nexhip Draga, Bajram Curri, Isa Boletini, deklaruan se nuk shpėrndahemi kurrė, vetėm me rėnjen e qeverisė turke, por ne kėrkojmė me ēdo kusht plotėsimin e kėrkesave tona kombėtare tė nėnshkruara nė Kuvendin e Junikut, nga tė gjithė krerėt e Lėvizjes sonė Kombėtare tė mbarė Shqipėrisė Etnike.


Kryengritėsit nė pritje tė bisedimeve nė Prishtinė. Gusht 1912

Vendosmėrinė e patriotėve shqiptarė e ngriti edhe mė shumė telegrami qė i arriti Hasan Prishtinės nga pėrfaqėsuesit e Shqipėrisė sė Jugut ku thuhej: ”Ne kėshilli revolucionar i Shqipėrisė sė Jugut, pėr shkaqe lufte nuk mundė tė marrim pjesė nė biseda, prandaj nė emėr tonė e autorizojmė Hasan Prishtinėn pėr mbrojtjen e kėrkesave tona kombėtare tė ditura.


Kryengritėsit e Jugut e autorizuan Hasan Prishtinėn si pėrfaqėsues legjitim tė bisedave shqiptaro-turke

Mė 29 korik edhe nga Vlora iu dėrgua sulltanit njė memorandum tjetėr prej 13 pikave dhe kėrkonin autonominė me tėrė kuptimin e saj, njėkohėsisht me kėto u njoftuan tė gjithė konsujt e Fuqive tė Mėdha.

blusky
18-12-04, 10:40
Ismail Qemali (1844-1919)

Udheheqes i shquar i Levizjes Kombetare Shqiptare dhe kryeminister i pare i Shqiperise se pavarur.Hero i popullit.Lindi ne vlore me 1844.Pasi kreu shkolen fillore ne qytetin e lindjes dhe gjimnazin «Zosimea» ne Janine,me 1859 u vendos me familjen e tij ne Stamboll,ku u aktivizua ne levizjen patriotike shqiptare:mori pjese ne perpjekjet per caktimin e nje alfabeti te perbashket te gjuhes shqipe dhe per formimin e nje shoqerie kulturore shqiptare.Ne Perandorine Osmane pati funksione te rendesishme administrative dhe u shqua shume shpejt si personalitet me pikepamje liberale.Postet e tij i perdori jo vetem per te ndihmuar levizjen clirimtare te bashkeatdhetareve te tij,por edhe per te lehtesuar sado pak gjendjen e veshtire te popujve te shtypur te Perandorise si dhe per perhapur kulturen e dijet shkencore.Kerkesat e I.Q. per zbatimin e reformave demokratike cuan ne konflikt me rrethet konservatore te Stambollit.U denua nga Porta e Larte me internim,te cilin e vuajti per shtate vjet.Ne maj te 1900,per t'u shpetuar ndjekjeve te Sulltanit,u arratis nga Stambolli dhe u vendos ne vise te ndryshme te Europes,ku vendosi lidhje dhe bashkepunoi me rrethet politike te Levizjes Kombetare Shqiptare.
I.Q. zhvilloi nje aktivitet te dendur politik per njohjen e Shqiperise ne opinionin europian.Ai shpalli boterisht programin e tij autonomist ne intervista e artikuj te botuar ne shtypin shqiptar te kohes dhe ne organe te huaja.
Mori pjese aktive ne levizjen xhonturke,ne krahun perparimtar qe ishte per njohjen e te drejtave te kombeve te Perandorise dhe u hodh kunder xhonturqve kur keta moren pushtetin dhe vendosen diktaturen ushtarake.Ne dhjetor te vitit 1908,me gjithe luften qe i bene autoritetet xhonturke,u zgjodh deputet i sanxhakut te Beratit ne parlamentin osman ku,se bashku me grupin e deputeteve patriote,mbrojti interesat e kombit shqiptar.
U dallua si frymezues e organizator i kryengritjeve antiosmane te viteve 1912-1914.Se bashku me L. Gurakuqin e patriote te tjere hartoi memorandumin e Greces te qershorit 1911 dhe ne fund te atij viti mori nismen per organimzimin e kryengritjes se pergjithshme te 1912.I ngarkuar nga rrethet patriotike te vendit shkoi ne Stamboll per ta bindur qeverine osmane qe t'i jepte Shqiperise autonomine.Pas fillimit te Luftes se I Ballkanike ndermori se bashku me L. Gurakuqin nje aksion te ri per te shpetuar atdheun.Ne mbledhjen e Bukureshtit me 5 nentor 1912 gjeti perkrahjen e kolonise shqiptare te atjeshme dhe prej atje shkoi ne Vjene ku u takua me personalitete politike austro-hungareze dhe me perfaqesues diplomatike te Fuqive te Medha per te shtruar e mbrojtur ceshtjen shqiptare duke pasur parasysh kontradiktat qe ekzistonin ndermjet fuqive.Me 19 nentor 1912 njoftoi ne atdhe se do te shpallej pavaresia nga Kuvendi Kombetar qe do te mblidhej per te vendosur mbi fatet e atdheut.U kthye me bashkepunetoret e tij ne atdhe.Nr Vlore kryesoi mbledhjen e Kuvendit Kombetar qe shpalli pavaresine e Shqiperise me 28 Nentor 1912.U caktua kryetar i Qeverise se Perkohshme.Ne politiken e brendhme e te jashtme te qeverise kombetare u tregua i papajtueshem me cdo cenim nga ana e Fuqive te pavaresise e sovranitetit kombetar,i lire nga paragjykimet kundrejt fqinjeve me te cilet kerkonte te kishte marredhenie miqesore,por dhe kundershtar i rrepte i synimit te tyre per te coptuar Shqiperine.Qeveria e kryesuar nga I.Q. ndonese ne kushte mjaft te veshtira te brendshme e te jashme,mori nje varg masash ne fushen e ekonomise,te ndertimit shteteror e kultures kombetare qe hapnin rrugen e zhvillimit demokratik te atdheut.Ne te gjitha veprimet I.Q. u tregua burre shte-
ti dhe diplomat largpames.me politiken e tij ngjalli kundershtimin e rretheve konservatore e reaksionare te cilet e rrezuan qeverine kombetare te krysua prej tij ne janar 1914.
Vitet e fundit te jetes se tij te kaluara ne mergim I.Q. i perdori ne dobi te ceshtjes shqiptare.Vdiq ne Itali.