PDA

View Full Version : Migrena


Murgesha
26-04-04, 20:09
Migrena


Migrena Tė zbulosh se ēfarė e shkakton migrenėn ke zbuluar “celėsin “ e saj dhe vetėm njė trajtim i saktė sjell kurimin. Migrena ėshtė mė shumė se njė dhimbje koke. Njerėzit mund tė provojnė simptoma tė ndryshme tė saj tė cilat, nė mė tė shumtėn e rasteve, shkaktojnė destabilizim tė shėndetit nga pak orė nė disa ditė, ka raste qė edhe mė gjatė. Migrena luan njė rol tė rėndėsishėm tek ata qė e mbartin kėtė sėmundje. Janė dy forma kryesore tė saj dhe 70% e njerėzve kanė atė qė quhet migrena pa Aura ( pamje vizive, zėra, abstraksione), ndėrsa pjesa tjetėr vuajnė nga ajo qė njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri nė njė orė. Normalisht kėto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetėsime tė tjera tė migrenės janė pamundėsia nė pėrqendrim, konfuzion, probleme nė tė folur, dobėsim etj. Ēdo njeri ka njė eksperiencė tė veēantė nga migrena. Simptomat pėrfshijnė shumė dhimbje tė ndryshme tė kokės, shpesh nė njėrėn anė tė saj. Gjithashtu mund tė shfaqet dhe pa dhimbje koke, por me njė ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave apo tė qeshurave. Ata qė vuajnė nga migrena shpesh janė tė zbehtė dhe ndiejnė tė ftohtė, ndėrsa tė tjerė qė kanė shqetėsime humori preferojnė errėsirėn derisa krizat t’u kalojnė.
Njė formė tjetėr e migrenės njihet si migrena menstruale e cila shfaqet nė periudhėn paramenstruale dhe jo nė raste tė tjera. Krizat e migrenės zgjasin nga 4 deri nė 72 orė. Disa i ndiejnė krizat e saj njė ose dy ditė para fillimit tė migrenės. Kjo ėshtė faza paralajmėruese nė tė cilėn shfaqen shenja tė pasigurisė, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj...
Stadi final i migrenės, i njohur si stadi postdrominal, mund tė zgjasė me orė dhe ditė. Shumica e njerėzve nuk i japin rėndėsinė e duhur dhe nuk i nėnshtrohen mjekimit. Nuk ka njė pėrcaktim definitiv tė migrenės pasi simptomat variojnė dhe diagnostikimi ėshtė i vėshtirė Kush e vuan nga migrena
Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia genetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht kap moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht seksin femėr. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura nga kjo sėmundje gjatė ditėve tė parardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzanisė apo menopauzės. Nga se shkaktohet migrena?
Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi i njė substance kimike tė quajtur serotoninė ose 5HT nė gjak dhe shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru. Se ēfarė ndodh me saktėsi ėshtė ende e paqartė por njė numėr shkaqesh ėshtė identifikuar tė cilat ndryshojnė nga personi nė person dhe, nė mė tė shumtėn e rasteve, ndodh njė kombimin faktorėsh qė ēojnė nė krizė ku mund tė pėrfshihen faktorė ushqyes ēokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumėrat, djathrat, alkooli (veēanėrisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.
Faktorėt hormonalė :periodat, hipertensioni apo menopauza.
Faktorėt psikologjikė: presioni i lartė i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve.
Streset emocionale: zemėrimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.
Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.
Faktorėt ambientalė : ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.
Si kurohet?
Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon. Shumė njerėz pėrdorin analgjezikėt si aspirinėn, paracetamolin apo ibuprofenin qė nė disa raste kombinohen me pėrbėrės tė tjerė si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikė gjithnjė nėn kontrollin e mjekut . Njė tjetėr medikament qė qetėson dhimbjet e migrenės ėshtė ergotamina por qė tani nuk pėrdoret mė. Ilaēi i njohur si 5HT antagonist ndihmon nė korrigjimin e balancimit tė serotominės nė tru, gjatė krizės. Zbulimi i sėmundjes qė nė fazat fillestare tė saj ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse krizat e migrenės janė tė “ fshehura si dhimbje tė shkaktuara nga ērregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilace qė absorbojnė direkt nė qarkullimin e gjakut. Disa ilaēe veprojnė nė pėrshtatje tė kėsaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnė pėrbėrės tė tjerė tė veprojnė mė shpejt.

Naki
26-04-04, 21:17
Keshill praktike per te lehtesuar Attaket e migrenes.
Ne fazen akute ,ketu mendoje me fillimine e symtomeve te migrenes eshte e preferuar qe te mirret Supozitor rektal 1gram Paracetamoldhe 1 Supozitor Paspertin te kombinuara,maksimalisht tri here ne dite.
Kjo dose duhet te permbahet per shkake te rrezikut qe dosa e tepruar mund te shkaktone Maramendje ,kolapse per shkak te tensionit te ulte te gjakut.
ne shume raste ndihmone ambientet te qeta te errta, muzika e lehte meditative.
ne ambente spitalore apo ordinanca ku egzistojne aparatura per dhenjen e oksigjenit preferohet qe pacientave qe lengojne nga Migrena tju japet 6-7 litra O2 per 15 minuta ne kontinuitet (pa nderpre).
Keto Pervoja Kane sjelle Lehtesime te pacientat me kete Syndrom-Kokedhimbjeve-Migrene.Sherim dhe lehtesim atyre qe lengojne nga migrena.
Naki

fisniku
26-04-04, 21:24
Murgeshe,ju e keni bo nje pershkrim shume te mire te Migrenes.
Une kisha me shtu vetem diqka te trajtimi qe eshte shume me rendesi,eshte fjala per krizen Migrenoze.Qdo person qe vuan nga migrena para se ti filloj dhembja e vren qe do ti filloj dhembja dhe ai eshte momenti i duhur kur duhet me i marr barnat,ne kete menyre ose parandalohet shfaqja e krizes migrenoze apo edhe nese shfaqet dhembjet jane shume me te vogla.

Honesty^uk.
27-04-04, 21:31
Pershendetje Murgesha, te falenderoj per temen, dhe me kete rast po e botoj nje metode qe mjeket po perpiqen tu mesojn pacienteve te tyre se si te clirohen nga dhimbjet e kokes apo ((MIGRENA))

Pėr pushimin e dhimbjeve tė kokės, miliona vetė mbėshteten tek ilaēet, por shumė mjekė po pėrpiqen t’u mėsojnė pancientėve tė tyre se si tė ēlirohen nga dhimbjet e kokės pa pėrdor ilaēe.

Karol Koshova vuan nga dhimbje kronike tė kokės. Mė parė ajo pėrdorte ilaēe por erdhi njė kohė kur ajo filloi tė ndjente dhimbje nė stomak pėr shkak tė aspirinave. Mjeku neurolog Emilio Cruz parapėlqen pushimin e dhimbjeve tė kokės me metoda tė tjera, pa ilaēe, nė raste kur kjo ėshtė e mundėshme. Doktor Cruz thotė se metoda e tij pėrfshin ushtrime pėr ēlirimin nga stresi dhe terapi tė psikologjike.

Pėrdorimi i imagjinatės, duke bėrė veten tė mendoni se ndodheni nė vende tė veēuara e tė qeta, mund tė uli stresin, shlodh muskujt qetėson pulsin dhe normalizon presionin e gjakut. Teknika tė tjera janė masazhet nė shpatulla. Pėrsėritja e ushrimeve ēdo 10-15 minuta ndihmon shumė thotė doktor Cruz. Ai gjithahstu kėshillon ecje tė shkurtra gjatė pushimit tė drekės dhe meditim.

Naki
23-06-04, 19:14
Keshill praktike per te lehtesuar Attaket e migrenes.
Ne fazen akute ,ketu mendoje me fillimine e symtomeve te migrenes eshte e preferuar qe te mirret Supozitor rektal 1gram Paracetamoldhe 1 Supozitor Paspertin te kombinuara,maksimalisht tri here ne dite.
Kjo dose duhet te permbahet per shkake te rrezikut qe dosa e tepruar mund te shkaktone Maramendje ,kolapse per shkak te tensionit te ulte te gjakut.
ne shume raste ndihmone ambientet te qeta te errta, muzika e lehte meditative.
ne ambente spitalore apo ordinanca ku egzistojne aparatura per dhenjen e oksigjenit preferohet qe pacientave qe lengojne nga Migrena tju japet 6-7 litra O2 per 15 minuta ne kontinuitet (pa nderpre).
Keto Pervoja Kane sjelle Lehtesime te pacientat me kete Syndrom-Kokedhimbjeve-Migrene.Sherim dhe lehtesim atyre qe lengojne nga migrena.
Naki

Mos ngurroni ata qe kane pasur lehtesime pase keshillave,mund te shkruajne dhe te preferojne me tutje,te neutralizoshe kokedhimbjet do te thote te keshe nje dite me buzqeshje.
me nderime Naki

Engjellushja
10-07-04, 11:20
Keshill praktike per te lehtesuar Attaket e migrenes.
Ne fazen akute ,ketu mendoje me fillimine e symtomeve te migrenes eshte e preferuar qe te mirret Supozitor rektal 1gram Paracetamoldhe 1 Supozitor Paspertin te kombinuara,maksimalisht tri here ne dite.
Kjo dose duhet te permbahet per shkake te rrezikut qe dosa e tepruar mund te shkaktone Maramendje ,kolapse per shkak te tensionit te ulte te gjakut.
ne shume raste ndihmone ambientet te qeta te errta, muzika e lehte meditative.
ne ambente spitalore apo ordinanca ku egzistojne aparatura per dhenjen e oksigjenit preferohet qe pacientave qe lengojne nga Migrena tju japet 6-7 litra O2 per 15 minuta ne kontinuitet (pa nderpre).
Keto Pervoja Kane sjelle Lehtesime te pacientat me kete Syndrom-Kokedhimbjeve-Migrene.Sherim dhe lehtesim atyre qe lengojne nga migrena.
Naki

Mos ngurroni ata qe kane pasur lehtesime pase keshillave,mund te shkruajne dhe te preferojne me tutje,te neutralizoshe kokedhimbjet do te thote te keshe nje dite me buzqeshje.
me nderime Naki

Mir e ke por p.sh. Paracetamol esht nj barn q n Mirgen asgj st ndihmon, ka t ndryshme por dhe ma e forta 1000mg per Migren st ndihmon, se keto jan barna c t ndihmojn per at moment por cfar behet neser??? hmmmmmmm un sdot deshiroja t pij gjdo dit barna t tilla se ateheredot ta demtoj vehten ma shum, d.m.th per at dit c e pini paracetamolin dot ta hjekni dhimbjen, por ndikon n vende t tjera dot demtoni musknit nese e perdorni Paracetamolin per Migren, migrena esht smundje c zgjat deri sa ti qlironi qelizen e dheimbjes se ajo m s shumti i perket nervozez dhe tjerave t cilave i Thuajn Zentralnervensystem...........D.m.th cka ndodh mir dhe keq apo cfar degjoni..........shehni e Informon Trunin dhe japin Signal n Tru dhe Organizem dhe ndikon n Nerv, Truri esht m i vlershemi c esht i lidhur me 10.000 nervenzelle...per ket un mendojj se jo vetem lekura apo apo eshtrat duhet tia bejm masazhen por dhe trurit, nervave......dhe per ket per Migren duhet nj Terapi ma e gjat dhe natyrale, se ajo vetem mund ta shfaq dhimbjen njeher e pergjithmon, per ket un perdori nj Terapi si per Eshtra dhe kokdhembje pamarparasysh migren, kokdhembje, reum apo dic t till. un perdori nj Terapi t cilles ithojn: AKKUPUNKTUR dhe kjo m s shumti m ndihmon, dhe mpelqen c esht Natyrale dhe nuk ndikon norganizm tjeter por vetem ia ben nj Masazh nervave dhe e qliron nervin........Esht 100% e vertet por dhe e shtrenjet.........por mbas kryhet terapia atehere ke rahati nj koh shum, shum, shum t gjat dhe nuk t vyen asnje Medikament tjeter dhe m s shumti m pelqen se nuk demton asgj tjeter n Organizem, perkundrazi, gjdo Nerv c esht i lidhur me organizem dhe c nikon e shliron Automatik, d.m.th esht pluspunkt se i drejton dhe i sheron tjerat gjera c i dalin perpara dhe c ikalon rruges ...................m kuptoni ??????

Ju pershendes, dhe mos m keqkuptoni :wink:

fisniku
13-07-04, 20:31
Vendosa te inkuadrohem ne kete teme sepse po e ndiej veten te obliguar qe ta jap mendimin tim qe lexuesi te jete me i informuar per kete semundje-plotesimet profesionale dhe prej pervojes se anetareve tjere jan te mireseardhura.
Engjellushe,ne postimet e maparshme jane sqaru relativisht mire shkaqet e semundjes,shkaqet e krizes migrenoze,trajtimi i krizes migreooze..
Pajtohem me ty qe Paracetamoli eshte analgjetik relativisht i dobet,ka analgjetik me te fort mirepo ne mjekesi eshte nje ligj "prej me te dobetes kah me e forta" sepse ka shume pacienta qe me paracetamol parandalojn relativisht mire krizen migrenoze.
Une deri sot nuk kam lexu qe paracetamoli demton mushkrit,doza prej 1gram eshte doze standarde qe perdoret ne tere boten dhe duhet te kihet kujdes vetem te pacientat qe kan alergji ne paracetamol ose qe vuajn prej melqis,perndryshe shumica e autoreve preferojn kete bare si bare fillestare.
Nuk eshte absolutisht e arsyeshme qe personat qe vuajn prej migrenes te mos marrin barna kunder dhembjes te pakten une nuk kam has deri me sot ne ndonje autor qe sygjeron nje gje te tille.

turisti
27-08-04, 14:19
Pershendetjet dhe nderimet e mija per Murgeshen dhe bashkbiseduesit.

Une pajtohem me fjalet e Murgeshes larte shenuara.Mos te harojme se pak edhe vet i prijme MIGRENES. Njeriu eshte sot aq i frustruar,sa qe haron ta mbaje sado pak kontrolle mbi emocionet dhe eshte shume i pa pregatitur per shume gjera ne jete,psh: zemerimi ishpejte, qendrimi i lishte ndaj depresioneve te ndryeshme, lejimi i dominimit te emocioneve pa kontrolluara,mos pregatitja per shokimet e papritura dhe shume te tjere...me fjale tjera- mungesa e vetkontrollimit.
Femrat jane me te traumatizuara prej migrenes.Pse? Pse femrat Evropjane ne krahasim me femrat e Japanit ja Kines? Ose femrat e atjeshit po i kontrollojne ndjenjat MĖ MIRĖ ?! :wink:

rastesishT
03-12-05, 12:01
nje i afert i imi ka migrenen por as vet mjeket skan mund ta sherojn as , ti bin ne diagnoz te pakten ti ndalin dhimbten.

ēuni01
07-12-05, 17:03
pershendetje bashk-bisedues

jan keto informata shum te detajume dhe te perpikta

por ju lus se nese merreni materjale te te tjereve

ta citoni nga e merreni ket material.

flm.

a eshte kush i informuar, per barerat e reja qe mund te perdoren per sherimin e migrenes ne te ardhmen.

si psh. extracted e hashishit, THC-ja.
nese ato jan te licencume ne ndonje shtet te europes apo diku tjeter
ju lus ta citoni emrin e barit, perdorimin e lejueshem te barit (ku perdoret) dhe prodhuesin, emrin e prodhuesit te barit.

faleminderit.

Naki
19-03-06, 21:10
Moti ndikon nė migrenė mė pak se sa mendohet
http://www.dodadent.net/foto/migrena.jpg

Kushtet atmosferike ndikojnė nė rrrezikun ndaj migrenės, mirėpo njerzit e rrisin shumė ndikimin e motit nė kokėdhembje, tregojnė hulumtimet e fundit. "Kemi treguar se pacientėt janė tė predispozuar nė ndryshimet kohore, mirėpo shumica e tyre mendojnė se koha ėshtė faktori dhe shkaktari i kokėdhembjeve mė shumė se sa ėshtė nė tė vėrtetė" tha dr Patricia Prince nga Spitali Pediatrik nė Boston.
Ekipi i saj ka anketuar 77 persona tė rritur tė cilėt ankojnė nga Migrena, dhe se nė kokėdhembjet e tyre ndikon moti dhe ka kėrkuar tė shėnojnė intenzitetin e dhimbjeve ēdo ditė prej 2 deri nė 24 muaj.
Hulumtuesit paralelisht kishin shenuar ndrrimet e kohės nė 3 vende meteorologjike nė afėrsi tė tyre.
Ata kanė konstatuar se njė e treta tė anketuarve ishin tė ndjeshėm nė temeperaturė dhe lagėshti, 13% nė ndryshimin e kohės.
Gjithsejt rreth 50% tė anketuarve kishin kokėdhembje nga ndryshimi i kohės. 62% ka pohuar se beson se kokėdhembja e tyre ėshtė shkaktuar nga kushtet klimatike.
Kushtet nė tė cilat mė sė shumti besohet se shkaktojnė kokėdhembjen janė shiu, drita e fortė e diellit, pėrqindja e madhe e lagėshtisė dhe tempereaturat e larta.
marrė nga dodadent

Murgesha
14-09-07, 22:26
Sot nė mėngjez e dėrgova djalin 13 vjeqar nė shkollė. Ishte shėndosh e mirė dhe mjaft i disponuar pėr tė shkuar nė shkollė.
Pas dy orė e gjysmė mė thėrret nė telefon dhe mė ankohet pėr dhimbje tė mėdha koke.
E dėrgova menjėherė tė mjeku i cili mė dha ushėzim pėr spital.
Pas tė gjithave kontrollave mjekėt erdhėn nė pėrfundim se ka pas sulm migrene e qė nuk qenka edhe e pa zakonshme pėr moshėn e tij. Unė u befasova se ėshtė e para herė qė ndėgjoj pėr migrenė te fėmijėt.
Pasi qė mjeku dyshon se mund t`i ndodhė tė pėrjetoj prap sulm tė tillė, do tė doja qė nėse dikush nga ju ka info pėr kėtė gjė ėshtė i mirėseardhur me kėshilla.

DEA
14-09-07, 22:30
Sot nė mėngjez e dėrgova djalin 13 vjeqar nė shkollė. Ishte shėndosh e mirė dhe mjaft i disponuar pėr tė shkuar nė shkollė.
Pas dy orė e gjysmė mė thėrret nė telefon dhe mė ankohet pėr dhimbje tė mėdha koke.
E dėrgova menjėherė tė mjeku i cili mė dha ushėzim pėr spital.
Pas tė gjithave kontrollave mjekėt erdhėn nė pėrfundim se ka pas sulm migrene e qė nuk qenka edhe e pa zakonshme pėr moshėn e tij. Unė u befasova se ėshtė e para herė qė ndėgjoj pėr migrenė te fėmijėt.
Pasi qė mjeku dyshon se mund t`i ndodhė tė pėrjetoj prap sulm tė tillė, do tė doja qė nėse dikush nga ju ka info pėr kėtė gjė ėshtė i mirėseardhur me kėshilla.

Keshilla besoj se do ti marresh nga z. naku, po desha te shtoj se migrena jo vetem tek pubertelinjet siq i quan ti eshte prezente, po edhe tek femijete vegjel goxha e perhapur, qdo dite e me shume po ballafaqohen me raste te tilla, se qka mund te jet shkaktare nuk e di!!!!!

valiii
14-09-07, 22:47
Krizat e migrenės, “tė fshehura” nė fillesat e saj , Pothuaj secili nga ne mund ta ketė provuar njė "eksperiencė" tė tillė. Nuk bėhet fjalė pėr ndodhi jashtė nesh, por pėr njė dhembje koke, dhe shpesh herė thjesht me ndjenjė acarimi, irritim ndaj zhurmave apo dritės. Shkaktare pėr gjithēka ėshtė migrena. Dhimbja qė shfaqet ėshtė e komplikuar. Por nėse zbulohen arsyet ke diēka mė shumė pėr tė bėrė. Vetėm njė trajtim i saktė mund ta kurojė. Migrena nuk mund tė cilėsohet thjesht njė dhembje koke, por disa. Tė sėmurėt me migrenė mund tė provojnė simptoma tė ndryshme tė saj, tė cilat nė mė tė shumtėn e rasteve sjellin ērregullim tė shėndetit, nga pak orė nė disa ditė. Por ka raste qė edhe mė gjatė. Migrena ka njė ndikim tė fuqishėm nė jetėn e atyre, qė e mbartin kėtė sėmundje.

Dy format kryesore tė shfaqjes sė migrenės

70% e njerėzve vuajnė atė qė quhet migrena pa aura ( pamje vizive, zėra, abstraksione), ndėrsa pjesa tjetėr vuajnė nga ajo qė njihet si migrena klasike. Zakonisht krizat zgjasin nga 15 minuta deri nė njė orė. Normalisht kėto klasifikohen si dhimbje koke. Shqetėsime tė tjera tė migrenės janė vėshtirėsia nė pėrqendrim, gjendje konfuzioni, probleme nė tė folur, dobėsim, etj. Ēdo njeri ka njė eksperiencė tė veēantė nga migrena. Simptomat pėrfshijnė shumė dhimbje tė kokės, shpesh nė njėrėn anė. Por ajo mund tė shfaqet dhe pa dhembje koke, thjesht me njė ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave apo tė qeshurave. Ata qė vuajnė nga migrena janė tė zbehtė dhe ndiejnė tė ftohtė, ndėrsa tė tjerė qė kanė luhatje humori preferojnė errėsirėn derisa krizat t'u kalojnė. Migrena menstruale ėshtė njė tjetėr formė e migrenės, qė shfaqet vetėm nė periudhėn paramenstruale. Krizat zgjasin nga 4 deri nė 72 orė. Disa i ndiejnė krizat e saj njė ose dy ditė para fillimit tė migrenės. Kjo ėshtė faza paralajmėruese nė tė cilėn shfaqen shenja tė pasigurisė, humbje oreksi, irritim, hipertension, lodhje etj. Stadi final i migrenės, i njohur si stadi postdrominal, mund tė zgjasė me orė dhe ditė. Shumica e njerėzve nuk i japin rėndėsinė e duhur dhe nuk i nėnshtrohen mjekimit. Nuk ka njė pėrcaktim definitiv tė migrenės pasi simptomat variojnė dhe diagnostikimi ėshtė i vėshtirė
Kush preket nga migrena?
Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht preken moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht femrat. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale Femrat janė veēanėrisht tė prekura gjatė ditėve tė parardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės.
Kurimi
Nuk ka njė kurė tė pėrcaktuar por vendoset njė trajtim mjekėsor qė ndihmon. Shumė njerėz pėrdorin analgjezikėt si aspirinėn, paracetamolin apo ibuprofenin qė nė disa raste kombinohen me pėrbėrės tė tjerė si kodeina, kafeina, antihistamina apo antiemetikė gjithnjė nėn kontrollin e mjekut . Njė tjetėr medikament qė qetėson dhimbjet e migrenės ėshtė ergotamina por qė tani nuk pėrdoret mė. Ilaēi i njohur si 5HT antagonist ndihmon nė korrigjimin e balancimit tė serotominės nė tru, gjatė krizės. Zbulimi i sėmundjes qė nė fazat fillestare ėshtė i rėndėsishėm, edhe pse krizat e migrenės janė tė " fshehura" si dhimbje tė shkaktuara nga ērregullimet gastrike dhe merret mjekim me ilaēe qė absorbojnė direkt nė qarkullimin e gjakut. Disa ilaēe veprojnė nė pėrshtatje tė kėsaj gjendjeje dhe gjithsesi ndihmojnė pėrbėrės tė tjerė tė veprojnė mė shpejt.

Faktoret

Faktorėt tė cilėt ndikojnė dhe shkaktojnė dhimbje koke janė:

-Stresi
- Ndryshimi i bioritmit
- Mungesa e gjumit
- Ushqimi (djathi, ēokollata, ēaji, bananet, lajthia, arra,
bajamja)
- Alkooli
- Droga
- Ndryshimi atmosferik
- Ndryshimi hormonal tek femrat

Sa zgjat dhimbja nga migrena?

Migrena ėshtė njė sėmundje neurologjike me dhimbje pulsative tė kokės e shoqėruar me bllokim hundėsh, tė vjella, ndjeshmėri ndaj dritės, zėrave dhe ndaj aromave. Eksitojnė dy lloje kryesore tė migrenės: migrena me aurė dhe migrena pa aurė. Aura zgjatė deri mė 60 minuta dhe paraqitet me halucinacione optike. Ndėrsa migrena kronike zgjat mė shumė se 15 ditė nė muaj kokėdhimbje. Migrena zgjat 72 orė pa ndėrprerje tė dhimbjes sė kokės. Nė rast tė ndėrlikimit tė sėmundjes ndodh edhe infarkti i migrenės, dėmtimi i trurit. Nga migrena vuajnė 18 % e grave dhe 6 % e meshkujve. Ajo manifestohet pėr herė tė parė rreth moshės 25 deri 45 vjeēare. Deri nė pubertet vuajnė meshkujt dhe femrat nė pėrmasa 1 me 1 pastaj nė moshėn e rritur femrat vuajnė 3 herė mė shumė se meshkujt.

Si mjekohet semundja migrenės

Terapia e migrenės bėhet nė dy shtylla: terapia akute dhe terapia profilaktike (parandaluese). Pėr rastet akute tė dhimbjes sė kokės preferohen triptanet, si: sumatriptani, zolmitriptani, eletriptani, rizatriptani. Tė pėrdorur janė edhe anti-inflamatorėt, si: acidi acetylsalicik (Aspirin), paracetamol, ibuprofen; antiemetikėt (kundėr vjelljes), domperidon. Terapi tjetėr ėshtė ajo profilaktike. Pėr parandalimin dhe reduktimin e paraqitjes sė dhimbjes pėrdoren betabllokues: metoprolol, propranolol; bllokues tė kanalit tė kalciumit: flunarizin. Gjithashtu si medikamente tė dorės sė dytė pėrdoren valproat, topiramat. Si metoda pa medikamente vlen tė pėrmenden qetėsimi nė dhoma tė errėta pa zhurmė, terapia aromatike dhe trajnimi autogjen.

Si shfaqet semundja migrenes?

Fillimisht migrena gjenerohet nė trungun e trurit. Por substanca e trurit nė vetvete nuk dhemb, janė meningjet (cipat e trurit) e enėt e gjakut ato qė dhembin. Kėshtu me anė tė njė sistemi trigeminovaskular, nervat aferente sensoriale trigeminale perivaskulare stimulohen dhe sjellin ēlirimin e neuropeptideve vazoaktive, qė rezultojnė nė zgjerimin e enėve tė gjakut e shkaktimin e informacionit qendror nociceptiv. Pasojnė njė varg impulsesh dhimbjeje tė neuroneve qendrore tė rangut tė dytė e tė tretė, si dhe aktivizimi i trungut tė trurit , qė sjell simptomat anėsore. Shumė simoptoma qė vijnė nga procese qendrore, si p.sh. nga korja okcipitale nuk varen nga mekanizmi i dhimbjes, por direkt nga gjenerimi qendror i migrenės.

Nga se shkaktohet migrena?

Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi i njė substance kimike tė quajtur serotoninė ose 5HT nė gjak, qė shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru. Se ēfarė ndodh me saktėsi ėshtė ende e paqartė por njė numėr shkaqesh ėshtė identifikuar tė cilat ndryshojnė nga personi nė person. Nė mė tė shumtėn e rasteve ndodh njė kombinim faktorėsh qė ēojnė nė krizė ku mund tė pėrfshihen faktorė ushqyes si ēokollata, fryti i portokallit, limoni, brumėrat, djathėrat, alkooli (veēanėrisht vera e kuqe), kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara. Ndikim kanė edhe faktorėt hormonalė :periodat, hipertensioni apo menopauza; si dhe faktorėt psikologjikė: presioni i lartė i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinoziti apo bllokimi i hundėve.

Shkruar nga Elberta Spaho Friday, 03 August 2007

lyra2
14-09-07, 22:48
Sot nė mėngjez e dėrgova djalin 13 vjeqar nė shkollė. Ishte shėndosh e mirė dhe mjaft i disponuar pėr tė shkuar nė shkollė.
Pas dy orė e gjysmė mė thėrret nė telefon dhe mė ankohet pėr dhimbje tė mėdha koke.
E dėrgova menjėherė tė mjeku i cili mė dha ushėzim pėr spital.
Pas tė gjithave kontrollave mjekėt erdhėn nė pėrfundim se ka pas sulm migrene e qė nuk qenka edhe e pa zakonshme pėr moshėn e tij. Unė u befasova se ėshtė e para herė qė ndėgjoj pėr migrenė te fėmijėt.
Pasi qė mjeku dyshon se mund t`i ndodhė tė pėrjetoj prap sulm tė tillė, do tė doja qė nėse dikush nga ju ka info pėr kėtė gjė ėshtė i mirėseardhur me kėshilla.
Murgeshe,mund te tregoj per raste te tilla ce une i shoh shume shpesh ne ate moshe.Pra respekto edhe keshillen e mjekut por....
Ne ate moshen e pubertetit ndodhin shume ndryshime ,e shpesh edhe diagnoza te ngutshme konstatohe n,pra te shpresojme se eshte nje sulm nga ndonje stres i dites.Te tregoj ne mp nje raste te ngjashem por me rezultat shume pozitiv.

Luana
16-09-07, 02:22
E di se kjo tem qenka te bej me shume per te rinjet , por e kam pas ket problem edhe une , sot e me asaj dite e kam ket problem te dhimbjes se kokes ..
kam migrenen me vite te tera , shpesh here me mirren mend dhe nuk duroj dote ,dritat , zerat , TV e as PC-ne , dhe shpesh me ben me vjell po ashtu rri ne erresir , e as ne pune nuk shkoj , shpesh jam kontrollu neper mjek por kot ,migerna sikur me sulmon dhe harroj se ku jam per momentet , nuk me hiqet dhimbja nga nji jave , une tash perdori disa barna te forta , por kur i marr nga dy dite rri si e mpime..

ja ket qe e perdori tani per tani ...

http://z.about.com/d/headaches/1/0/v/3/imitrex-small.jpg


Sumatriptan is available in the United Kingdom and Australia under the brand name Imigran® and in the United States and Canada under the brand name Imitrex®.

Bash mire qe e ke hape ket tem Murgesha , ndoshta dikush din edhe me mire te na kshilloj per ket ēeshtje ( veq me e ndrru me nji koke te lopes ) dhe ndoshta nuk do te kem ket dhimbje me ...hahhahahahhahhaha

Kodra
16-09-07, 10:22
**********
**********
**********

Pėrshėndetje tė nderuar,


E tėra fillon nga koka !

Tė gjitha proceset qė bėhen nė trupin e njeriut, fillojnė nga koka, kjo edhe nuk ėshtė asgjė e re por, disa ende nuk e kuptojnė ashtu siē duhet kuptuar.Vullneti i momentit negativ, nė rastin e Migrenės, shpie deri te dhimbja e kokės.Personat tė cilėt e frikojnė vetveten, tash filloi tė mė dhemb koka e nuk mė ndalet, pra po mendon qė nė fillim pėr tė mos u ndalur dhimbja, kjo ėshtė mėnyra negative e cila sjell mė shumė dhimbje dhe dhimbje tė zgjatur nė kohė.
Mundohuni tė keni mendim pozitiv, mos mendoni aspak nė dhimbje, por edhe nėse paraqitet, dilni jashtė, shėtitėni njė kohė, mundohuni ta pėrqėndroni vėmendjen nė gjėra pozitive dhe gjithmonė duke menduar se dhimbja e tashme do tė kalojė brenda sekondave.
Siē e ka pėrshkruar Luana, pengimi i shikimit tė TV-sė, kur tė ulet para PC-sė, zhurma etj., pra mundohuni kėto gjėra t'i keni nė vend tė fundit.Pas njė kohe, duke menduar pozitivisht, duke shėtitur nė vende tė qeta, duke parė gjėra tė bukura, nuk do tė ketė vend nė kokat tuaja e ashtuquajtura Migrena.
Kjo ėshtė mėnyra e kurimit natyror, ēdo kurim me medikamente sjell edhe dėmet tjera nė trupin e njeriut.

Nė tė njėjtėn mėnyrė, kurohet edhe Mėrzia!

Tė nderuarė, ata qė vozisin automobilin, pas vetėm 2 vitesh, vozitja bėhet nė mėnyrė automatike, pra pa e pėrdorur trurin, kjo ėshtė e pabesuar pėr ata qė mendojnė ashtu por, kjo ėshtė mė se e vėrtetė.
Lėvizjet tė cilat i bėjmė ne nė ndrrimin e shpejtėsive dhe lėvizjet tjera, janė tė memoruara nė trurin tonė pra, vozitja bėhet nga memorimi i levizjeve nė trurin tonė e jo nga aktivizimi momental nė rast i trurit tonė.

Mora kėtė shembull pėr tė treguar se, nėse nė trurin tonė memorohet se kur tė fillon Migrena, koka dhemb pandėrpre dhe kohė tė gjatė, atėherė koka do tė dhemb, nėse mundoheni ta largoni kėtė memorim me anė tė shėtitjeve nė vende tė qeta e pastaj me mendim pozitiv tė memoroni gjėra tė mira dhe t'i ktheheni jetės ditore, do tė keni suksese.


Pa diplomė mjekėsore, spjegoi, kėshilloi dhe duke ju pėrshėndetur, suksese
ju dėshiron


Kodra

Naki
17-09-07, 18:57
Medikamentet e mundshėme pėr mjekimin e Migrenės
http://www.hbo-freiburg.de/patienten/migraene.jpg
Dhimbjet Akute

Acetylsalicylsäure- ASS, Ergotamin,
Naproxen, Paracetamol,
Triptane (p.sh. Sumatriptan),
(u.U. plus Metoclopramid – MCP),
Hyperbare Oksigjenterapi (vetėm njėherė)


Profilaksa
pėr mbrojtjen
nga attaket
Migrenoze
Metoprolol, Propranolol, Flunarizin u.a.,
Hypnose,
Akupunktur, TCM (Trad. chinesische Medizin)
Hyperbare oksigjenterapi
(terapinė cikle /10-herė)


Kėshill praktike pėr te lėhtesuar ataket e migrenes.
Ne fazen akute ,ketu mendojė me fillimine e symtomeve tė migrenes ėshtė e preferuar qe te mirret Supozitor rektal 1gram Paracetamol dhe 1 Supozitor Paspertin ose MCP te kombinuara,maksimalisht tri here ne dite.
Nė ambiente Spitalore Pacientave ju jipet 1gr ASPISOL-ASS nė gjendje tė Infuzionit pėr ti qetsuar dhimbjet,dhe 1 amp.MCP pėr ti qetėsuar Vjelljen.
Kjo dose duhet te permbahet, per shkake te rrezikut qe dosa e tepruar mund te shkaktone Maramendje ,kolapse per shkak te tensionit te ulte te gjakut.
Nė shume raste ndihmone ambientet te qeta te errta, muzika e lehte meditative.
Ne ambente spitalore apo ordinanca ku egzistojne aparatura per dhenjen e oksigjenit preferohet qe pacientave qe lengojne nga Migrena tju japet 6-7 litra O2 per 15 minuta ne kontinuitet (pa nderpre).
Keto pėrvoja kane sjelle lehtėsime te pacientat me kete Sindrom-Kokedhimbjeve-Migrene.

Preferime:

Tė mirreni me Sportė-Vozitni Bicikletė,Vraponi,Notoni
Ushtrime relaksuese -Meditative,psh Joga
Ushqim dhe pije,sė paku 2 litra lėngje,ēajė tė lehtė,ujė mineralė dhe lėngje tė gazuara,Kafe me lėngje limoni.

Edhe Postimin nga i nderuari Kodra gjithė qka fillonė nga Koka .me kėshillat Somatike i bashkangjisė Preferimeve


Duke ju dėshiruar Lehtėsim dhe sherimė,atyre ēė lėngojnė nga Migrena
Ju pėrshėndes.

Naki

Makresh
08-04-09, 16:26
Tė gjithė e keni gabim !


Migreni mund tė shėrohėt pa asnjė BARNĖ !


Personat te cilet vuajn nga kjo sėmundje, dhe qė jetojn nė shtetet pėrėndimore dhe nė Turqi, le t'mė kontakojn nė MP, dhe do tua jap nga njė adres, ku shėrimi ėshtė i GARANTUAR nė mėnyra NATYRALE ! Dhe kjo vetėm me dy seanca !


Mos harroni tė mė kontaktoni,
Ju pėrshėndes me shpres qė do tė gjeni shėrimin e duhur,


ps: Murgesha !