PDA

View Full Version : Kafeja dhe te mirat e saj!


Anonymous
27-04-04, 21:11
Kafeja dhe te mirat e saj!



Pini kafe- ajo te ben mire!
Mberrijne me ne fund lajme te mira shkencore nga Italia, per ata miliona njerez ne bote,- sigurisht edhe ne qe pijne cdo dite kafe. Ajo madje keshillohet si nje terapi e mire edhe per nje sere semundjesh, perfshi ate te zemres, por mos u cudisni, edhe per femijet. Por, nuk eshte e keshillueshme per grate shtatzena dhe ata me ulcer ne stromak

ne Milano

Kafeja, thote nje prej dietologeve me te njohur te Italise, te ben mire- ju, ashtu edhe femijeve.

Filxhani i mengjesit i ekspresit qe behet ne kuzhinen e shtepise apo pihet shpejt e shpejt ne nje kafene gjate rruges per ne pune, eshte nje rutine e perditshme per miliona italiane.

Por ka shume vite qe informacionet per menyren e tyre me te preferuar per te filluar diten jane negative- per shembull nje nga lajmet me te fundit ishte qe mjeket i kishin thene kryeministrit britanik Toni Bler te pinte me pak kafe.

Por tani duke se batica po ulet. Harrojini njoftimet frikesuese, thote dietologia Chiara Trombeti, e institutit Humanitas Gavazeni ne periferi te Milanos. Ka arsye te shendosha shkencore per ta gezuar ekspresin e mengjesit pa u shqetesuar per pasojat negative ndaj shendetit.

Kafeja mund te te beje mire- thote ajo- dhe sa me e forte te jete aq me e mire. Prandaj ajo rakomandon nje ekspes ne vend te nje neskafeje te pergatitur vete, qe nuk eshte fare italiane.

Te dhena shkencore

Dr. Trombeti thote se ajo e urren edhe vete kete gje- por ve ne dukje nje numer te madh faktesh shkencore qe mbeshtesin theniet e saj. Kafeja permban tanin dhe antioksidante- qe jane te mire per zemren dhe arteriet, thote ajo. Kafeja mund te te lehtesoje dhimbjet e kokes. Ajo eshte e mire per melcine dhe mund te ndihmoje ne parandalimin e cerozes dhe gureve ne veshka. Dhe kafeina ne kafe mund te zvogeloje rrezikun e krizave te azmes- dhe ndihmon ne permiresimin e qarkullimit brenda zemres.

Nuk mund ta mohosh se kafeja nuk eshte e mire per te gjithe. Nese pi me shume se c'duhet mund te te beje nervoz, te te shkaktoje shpejtim te rrahjeve te zemres dhe dridhje te duarve. Grate shtatzena, te semuret me zemer dhe ata qe vuajne me ulcera ne stomak zakonisht keshillohen ta shmangin kafene.

Edhe Dr. Trombeti thote se asnje nuk duhet te pije me shume se 3- 4 filxhane ne dite. Por eshte vecanerisht nje grup italianesh qe mund te perfitojne me shume nga keshillat e saj. Shume prinder mund te tmerrohen nga ky mendim, por Dr. Trombeti kembengul me force se nje filxhan qumesht me kafe mund te jete nje fillim ideal per brezin tjeter te te apasionuarve pas kafese- femijet gjumashe te Italise- duke i nxitur trurin atyre para nje dite qe shpesh zgjat nga ora 08. 30 ne 04. 30 mbasdite.

BBC

Kafeja ndikon mire per:

" zemren e arteriet

" dhimbjet e kokes

" melcine

" cerozen

" guret ne veshka

" azmen

" Ndersa aroma e kafese se sapo bere vertitet cdo mengjes ne mijera sheshe, lajmet jane te mira per miliona e miliona njerezit neper bote,- sigurisht edhe per shqiptaret,- per te cilet kafeja eshte pija me te preferuar e mengjesit "

Vera
30-04-04, 16:22
pershendetje guest pse pra gjithnje na thon qe mos pini kafe?? kete nuk e kuptoj edhe pse une pi kafe por jo edhe shpesh

turisti
27-08-04, 00:29
Tung Guest. KAFEJA ESHTE ENERGJION-CIGARJA VITAMIN. :wink:

lulipz
28-08-04, 10:49
pershendetje te gjitheve
desha te tregoj nje sende per kafen , se une kam fillu te pi kafe prej moshes 10/11 vjeq me keshillin e mjekut familjar per shkak te tensionit te gjakut te ulte dikush pyet se si eshte mundur qe nje femije ta kete tensionin e ulte por po ndodhka .Ne fillim mjeket tjera me jepni barna per si te them tensionit nje kohe te gjate kam perdorur deri kur mjeku familjar me ka nderprere barnat dhe me keshilloj te pi kafe se tu shku e ritesh dhe do te pish kafe nja dy tre kafe ne dite .Prej atehere une vazhdimisht pi kafe por une mendoj nje qe se kafeja nuk ndikon ne tension apo ne rahurat e zemres por krej mvaret prej gjendjes psihike te njeriut ja nje shembull ne qoftese bjen tensioni themi te pime nje kafe dhe do te ngritet apo do te normalizohet tensioni ne ate moment ne vetvetit e bindim se po te pime kafe e ne fakt ne e qetesojme gjendjen tone psigjike dhe organizmin e trurin e jo kafeja siq po mendojme e di se shkencetaret thojne se kafeja eshte mire edhe per gripin etj .Por vet njeriu eshte mjek i vetvetes

fisniku
28-08-04, 11:15
lulipr pershendetje,
Eshte e vertet ajo qe ti ke shkru qe kafja nuke ngrit tensionin.Kafja permban kofein e cila i shpejton te rrahurat e zemres, mirepo permban edhe diuretik i cili e ule tensionin e gjakut, keshtu qe personat me tension te ulet te gjakut nuk preferohet te pin shume kafe, ashtu qysh nuk preferohet edhe te personat me takikardi(te rrahura te shoeshta te zemres).

4peace
04-09-04, 17:27
Pershendetjet e mia

Thuhet: cdo e mire e ka edhe nje te keqe.

Me hapjen e kesaj teme ishte bere fjale per te miren, anen pozitive.

Tash per te keqen, anen negative.

Keni degjuar per vapen e veres se 2003? Ate vit, ne shume vende perendimore paten vdekur shume njerez, kryesisht pleq. Shifrat e sakta nuk i kam prane. Kryesorja, pas kesaj ngjarjeje eshte ardhur ne perfundim se shkaktar kryesor i ketyre vdekjeve ka qene etja.
Ekspertet per shendet dhe ushqim bejne verejtje se:

Kafja, ēaji dhe shėrbetet * nuk e shuajne etjen, sic mendojne nje shumice.

*Shėrbetet (gjerm.: Zuckerwasser, qe dtth uje me sheqer) jane te gjitha lengjet si: Coca Cola, Fanta, Sprite, Red Bull...
P.sh. 1 liter Coca Cola permban 36 kubtha (kocka, sic i themi ne) sheqer.

Preferohet te pihet sa me pak nga keto. 2-3 kafe, 2-3 ēaja apo 2-3 dl shėrbet ne dite. Sasia me e madhe shkakton vetem deme.

Zgjidhja:
Uji.2-3 litra uje ne dite e shuajne etjen dhe bejne pastrimin e gjakut.


Cdo te mire!


P.S.
Ishte fjala per ketu ne perendim ku p.sh. kafja pihet edhe me litra.


***

dr1ta
27-09-04, 11:58
Kafja mmmmmm

Nese pini kafe para se te ushtroni ushtrime me puls te lart ateher to te djegni \yndyren ne trup shum me shpejt(kjo vlen per vajzat) :D

rilinda
22-01-08, 19:18
Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan

Marrja e pėrditshme e dozave tė mėdha tė kafes gjatė shtatzėnisė shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dėshmuar studimi i publikuar tė hėnėn nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė njėkohėsisht ka vėrtetuar rezultatet e hulumtimeve tė mėhershme.Shtatzėnat do tė duhej “tė mendojnė pėr tė ndaluar pirjen e pijeve tė cilat pėrmbajnė kafeinė”, shkruajnė autorėt e studimit tė publikuar nė numrin e fundit tė gazetės amerikane pėr obstetrikė dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology).

Pėr shkak tė mundimeve tė mėngjesit dhe vjellave tė shkaktuara nga shtatzėnia, shumė gra e ndėrpresin konsumimin e pijeve me bazė kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente.

Autorėt e studimit i kanė pėrcjellė 1.063 gra shtatzėna gjatė dy vjetėve dhe kanė vėrtetuar “se ekziston lidhje e fortė nė mes tė kafeinės dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi pėr herė tė parė ka pėrcjellė vetėm shtatzėnat tė cilat kanė vazhduar tė konsumojnė pijet me kafeinė”, shkruan Li.

http://www.telegrafi.com/data/image/kafeja1.jpg

Gratė tė cilat kanė konsumuar sė paku dy filxhanė kafe nė ditė apo pesė kanaēe tė pijeve tė gazuar me kafeinė, qė do tė thotė 200 miligramė tė kafeinės nė ditė, kanė pasur dy herė mė shumė gjasa pėr abortim spontan pėr dallim nga gratė tė cilat nuk kanė futur aspak kafeinė nė organizėm.

Tek gratė tė cilat kanė marrė mė pak se 200 miligramė kafeinė nė ditė, rreziku pėr tė humbur frytin e tyre ka qenė prapėseprapė 40 pėr qind mė i madh sesa tek gratė tė cilat kanė hequr dorė tėrėsisht nga konsumimi i kafeinės.

Rreziku nga abortimi spontan rritet pikėrisht pėr shkak tė kafeinės, e jo pėr shkak tė pėrmbajtjeve tjera kimike tė kafesė, sepse futja e kafeinės nė organizėm nėpėrmes pijeve tjera siē ėshtė qaji, pijet e gazuara apo ēokolata e nxehtė, tregon pėr rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, pėrfundon studimi.

Preshevar
28-01-08, 08:17
"Njė kafe nė dite, te mban larg doktorit..."

rilinda
29-01-08, 13:03
Nga kafeina rritet sheqeri


Pa marrė parasysh sa ėshtė e ithėt kafja juaj, nėse vuani nga diabeti i tipit 2, kafeina mund tė rris nivelin e sheqerit nė gjak. Po aq e papėrshtatshme ėshtė edhe ajo nga ēaji, pijet joalkoolike, dhe disa tableta pėr dhimbje tė kokės.
Konsumimi i pėrditshėm i kafeinės nė kafe, ēaj apo pije joalkoolike tek disa persona qė vuajnė nga diabeti i tipit 2, mund tė rris nivelin e sheqerit nė gjak, kanė vėrtetuar rishtazi shkencėtarėt britanikė.

Tabletat kundėr dhimbjes sė kokės, tė cilat shpesh pėrmbajnė kafeinė, gjithashtu paraqesin rrezik pėr ngritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak tek diabetikėt.

Shkencėtarėt supozojnė se kafeina pengon procesin me anė tė sė cilit, glukoza nga gjaku vendoset nė muskuj dhe nė qeliza tjera nė trup. Kafeina mund tė rris edhe prodhimin e adrenalinės qė gjithashtu ėshtė nxitėse pėr ngritjen e nivelit tė sheqerit nė gjak.

http://www.telegrafi.com/data/image/kafeja1.jpg


"Pacientėve tė cilėt vuajnė nga diabeti i tipit 2 dhe kanė problem me kontrollimin e nivelit tė glukozės nė gjak, e tė cilėt njėkohėsisht adhurojnė tė pinė kafe, kėtu e kam fjalėn pėr ata qė brenda ditės pinė mė shumė se katėr filxhanė kafe, u kėshilloj tė zvogėlojnė dozėn dhe tė pėrcaktojnė vet nėse e kanė hetuar dallimin", kėshillon James Lane nga Duke University Medical School dhe shton se tek disa do tė pasojnė ndryshime tė mėdha.

Cathy Moulton, kėshilltare nė Qendrėn britanike pėr diabet tėrheq vėmendjen se hulumtimi ėshtė shumė interesant, mirėpo qė mostra e atyre qė kanė marr pjesė nė tė ėshtė shumė e vogėl – vetėm dhjetė persona brenda 72 orėsh, qė nuk ėshtė e mjaftueshme pėr ndonjė pėrfundim serioz. Ajo gjithsesi rekomandon hulumtime tė mėtutjeshme.