PDA

View Full Version : Lajme nga Mjekesia


Faqet : 1 [2]

Zero Cool
25-09-12, 13:18
Mirupafshim operacioneve ne gjoks!



21.09.2012

Acidi ialuronik eshte shpikja mė e re e mjekėsisė estetike pėrsa i pėrket zmadhimit tė gjoksit.

Kjo substances mbushėse ėshtė e njėjtė me atė qė ndodhet nė indin lidhes tė gjoksit.

Ajo ėshtė shumė e kėrkuar sepse I jep gjoksit mė tepėr volum dhe njė tonifkim tė muskujve pa pėrdorur operacionet e ndryshme plastike.

Pasi injektohet nė zonėn e gjoksit, substanca forcohet duke dhėnė njė efekt natyral tė gjoksit.

Problemi i vetėm i kėsaj substance ėshtė se me kalimin e kohes ajo ezaurohet dhe zgjat vetėm 12 muaj.

Por ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme ėshtė se nė krahėsim me operacionet plastike nė gjoks efektet anėsore janė shumė tė vogla.

Materiali mund tė pėrdoret edhe nė vithe apo pjesė tė tjera tė trupit.

Guri i madh
14-10-12, 18:59
Shkencėtarėt turq prodhojnė lėkurė njeriu nga pendėt e pulės

http://www.kohaditore.com/repository/images/f1_14lekure1350218296.jpg





Publikuar: 14.10.2012 - 14:38Ankara, 14 tetor - Akademikėt turq me detyrė nė Universitetin Kocaeli kanė arritur tė prodhojnė lėkurė njeriu nga pendėt e pulės, transmeton TRT njoftimin.Doc. Dr. Gyralp Ozkoē (Güralp Özkoē) pedagog nė Fakultetin e Inxhinierisė nė Universitetin “Kocaeli” ka prodhuar nga puplat e pulės njė produkt biomedikal me vlerė tė lartė tė shtuar, i cili do tė pėrshpejtojė pėrmirėsimin e djegieve nė lėkurė dhe humbjet e indeve.

Produkti i ri do tė pėrdoret nė veēanti nė kurimin e plagosjeve dhe djegieve dhe do tė sigurojė riciklimin nė ekonomi tė 30 mijė tonė puplave tė pulės qė shkojnė dėm nė plehra.

Ozkoē sqaron se me mijėra tonė pendė pulash nė gjendje mbeturinash merren nga thertoret dhe pasi pastrohen mirė kompozitėt e puplės shkrihen me teknikėn e pėrzierjes nė njė tretėsirė deri sa tė pėrfitojmė njė fibroid tė veēantė. Pasta duke pėrdorur shumė teknika tė reja kemi siguruar fije dhe lėndėn e keratinės, tė cilat krijojnė njė komunikim mjaft tė fuqishėm me trupin e njeriut.

Naki
15-10-12, 16:45
Si ta arrini lumturinė?


13-10-2012 Zeri info


Qė tė ndjeheni tė lumtur dhe tė plotėsuar nuk duhet tė mbusheni me ēokollatė apo gjėra tė shtrenjta. Gjėrat mė tė mira pėr pėrmirėsimin e disponimit nė tė shumtėn e rasteve janė pa pagesė dhe afėr duarve! Ju vetėm duhet tė mundoheni pak pėr kėtė dhe pa problem do ta arrini.

- Mė shpesh bėni dashuri: Bėhet fjalė pėr ushtrimet aerobike pėr formėn e mirė fizike dhe psikike. Njė studim suedez i kryer nė mesin e personave tė vjetėr ka treguar se personat aktivė seksualisht janė njėherė edhe tė shėndetshėm.
- Mendoni pozitivisht: Studimet tregojnė se nė organizėm personat optimistė kanė mė shumė antitrupa dhe mė shumė rruaza tė bardha nė luftė kundėr sėmundjeve. Deri te kėso rezultate ka arritur edhe studimi i gjatė amerikanė i cili ka treguar se personat tė cilėt nė rini shikojnė vetėm “zi” nė jetė, nė pleqėri vuajnė nga sėmundje tė ndryshme serioze.
- Qėndrimi i duhur ėshtė gjė e rėndėsishme: Me qėndrimin joadekuat shumė e ngarkoni kurrizin, shkaktoni tension nė muskuj, shpinė dhe kraharor, dhe dukeni tri kilogramė mė rėndė. Kėshtu drejtohuni nė gjatėsinė e juaj tė plotė, ngriheni kokėn dhe tėrhiqeni barkun. Derisa ecni, imagjinoni se majėn e kokės diēka vazhdimisht ėshtė duke ua tėrhequr lart.
- Ēdo ditė pesė minuta merrni frymė thellė: Me frymėmarrjen sipėrfaqėsore nė trup fusim pak oksigjen, dhe nxjerrim pak dyoksid karboni. Frymėmarrja e thellė heq stresin dhe i siguron organizmit mė shumė oksigjen, dhe me kėtė edhe mė shumė energji.
- Pini ēaj tė gjelbėr: Sipas studimit tė ri japonez, njerėzit qė pijnė ēaj tė gjelbėr mė rrallė preken nga kanceri i gjirit se sa personat qė pijnė ēaj tė zi. Ēaji i gjelbėr ndihmon kundėr shtypjes sė lartė tė gjakut dhe kolesterolit tė rritur nė gjak.

Naki
15-10-12, 19:29
Cilat fruta vjeshtore bėjnė ēudi pėr shėndetin?

http://www.kohaditore.com/repository/images/f1_15frutat-jpg1350324915.jpg




Publikuar: 15.10.2012 - 20:14 Kosovapress

Ushqimet vjeshtore qė i gjejmė lehtė nė treg dhe dyqane na ruajnė shėndetin. Disa prej tyre kanė veēori tė veēanta dhe mund tė ndihmojnė me problemet, siē ėshtė ftohja.

Manat (dudat) janė tė pasura me hekur

Manat janė pasuri e vėrtet pėr pasqyrėn e gjakut dhe dobitė nga kjo frutė qėndrojnė nė maje tė listės nė mes frutave tė tjera malore. Janė tė pasura me hekur, ushqejnė qelizat e kuqe tė gjakut dhe parandalojnė aneminė. Nė njėqind gramė ka rreth 1,85 miligramė hekur, ka thėnė doktoresha Sarah Wilson pėr “Daily Mail”. Pėrveē se janė tė pasura me hekur, manat janė tė pasura edhe me vitaminė C dhe resveratrol, antioskidantin i cili pėrndryshe gjendet nė rrush. Disa studime tė reja thonė qė kjo substancė ndihmon nė luftėn kundėr kancerit.

Lajthitė ruajnė zemrėn

Kanė pėrqindje tė lartė tė yndyrave mono-tė pangopura tė cilat janė tė mira pėr uljen e kolesterinės. Studimi i para disa viteve ka dėshmuar qė rreth 35 pėr qind tė meshkujve tė cilėt kanė ngrėnė rregullisht lajthi kanė reduktuar rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Pėrveē qė parandalojnė kolesterinėn e rritur, janė tė mira kundėr aritmisė sepse pėrmbajnė acidet omega-3.

Shega mbron nga ftohja

Shurupin e shegės ėshtė mirė ta pini sapo tė ftoheni, sepse ka njė mijė herė mė shumė vitaminė C se portokajtė dhe limonėt. Pėrveē vitaminės C ėshtė e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat ruajnė shikimin

Antioksidantėt antocianine, tė cilat gjenden nė boronica, janė tė dobishme sepse ruajnė indin nė sy dhe parandalojnė mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnė enėt e gjakut. Dihet qė boronicat janė tė mira kundėr rritjes sė tumoreve.

Lona
17-10-12, 15:10
Si tė mbrohemi nga sėmundjet e vjeshtės dhe dimrit http://zhurnal.mk/data/news/allergies.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=allergies.jpg)
Tė gjithė e kanė provuar tashmė qė stinėt vjeshtė-dimėr janė shumė “kapriēoze” nė lėvizjen e temperaturave. Kėtė gjė mė shumė se gjithēka e ndjen trupi i njeriut. Shumė njerėz ndihen tė lodhur, tė tjerė nė depresion e disa tė tjerė akoma sėmuren nė mėnyrė tė pashpjegueshme dhe tė pėrsėritur. Atėherė, ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė qenė nė formė njėlloj si nė verė? E rėndėsishme ėshtė tė ndjekim disa kėshilla tė thjeshta dhe praktike. Gjatė stinės sė vjeshtės ditėt shkurtohen nė mėnyrė progresive, temperatura ulet ndjeshėm, njerėzit janė mė tė predispozuar pėr tė kaluar mė shumė kohė nė vende tė mbyllura dhe tė ekspozohen gjithmonė e mė pak nė diell.

Mbrojtja

Vjeshta dhe dimri janė stinėt kur shumė njerėz fillojnė tė ndėrmarrin masat mbrojtėse. Ulja e temperaturave shton mundėsitė pėr t`u prekur nga infeksionet bakteriale dhe virale. “Tė mbrohesh” nė kėtė rast do tė thotė ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa mė efiēent, pėr tė qenė mė tė fortė dhe mė tė gatshėm pėr t`u mbrojtur. Stresi ndikon nė uljen e mbrojtjes sė organizmit. Njė nga faktorėt qė mė shumė se tė tjerėt ul mbrojtjen natyrale tė organizmit ėshtė stresi, ku bėn pjesė si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumė njerėz as qė e mendojnė se edhe njė stėrvitje e sforcuar mund tė provokojė stres nė organizėm dhe tė ulė sistemin imunitar.

Aktiviteti

Njė aktivitet i moderuar sportiv mund tė pėrmirėsojė qarkullim e gjakut, tonifikojė muskulin kardiak, t‘i japė mė shumė oksigjen organizmit dhe tė shkarkojė stresin motiv. Sigurisht, edhe njė ushqyerje jo korrekte dhe e pashėndetshme mund tė dobėsojė funksionin e sistemit imunitar. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė dihet se njė ushqyerje e shėndetshme duhet tė pėrshtatet me stilin e jetesės, me llojin e punės qė bėjmė, moshėn dhe sezonin. Dihet qė nevojat ushqimore janė tė ndryshme nė periudha tė ndryshme tė jetės, ashtu siē janė tė ndryshme nė stinė tė ndryshme. Megjithatė, rregulli i pėrbashkėt ėshtė: shumė fruta, perime jeshile dhe ushqime tė freskėta.

Masa pėr t’a forcuar sistemin

Stina e re sapo ka nisur, por fatkeqėsisht shumė prej nesh nuk janė tė gatshėm pėr ta pritur buzagaz. Me njė sistem korrekt ushqyerjeje dhe me njė administrim tė mirė tė stresit, do tė jeni vėrtet nė gjendje ta pėrballoni sa mė mirė stinėn e vjeshtės dhe dimrit. Gjatė vjeshtės ėshtė vėnė re se kemi njė rėnie mė tė madhe tė flokut, krahasuar me muajt e tjerė tė vitit. Ky proces qė prek gjithė qeniet njerėzore, nė kėtė periudhė manifestohet edhe te gjitarėt qė kanė qime nė trup. Megjithatė, nė disa raste vihet re njė rėnie jashtė normave tė lejuara, ndaj ėshtė e nevojshme tė ndėrhyhet pėr ta parandaluar.


Domatet parandalojnė sulmin nė tru http://zhurnal.mk/data/news/f1_14domate-jpg1350205799.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f1_14domate-jpg1350205799.jpg)
Ushqimi i pasur me domate redukton rrezikun nga sulmi nė tru, pohojnė hulumtuesit nė Finlandė. Ata kanė studiuar ndikimin e likopenės, substancės sė kuqe e cila mund tė gjendet nė domate, speca dhe shalqi.Rezultati i studimit, i cili ėshtė kryer nė mostrėn prej 1.031 meshkujsh, i cili ėshtė publikuar nė revistėn “Neurology”, ka treguar qė personat tė cilėt kanė pasur mė sė shumti likopenė nė qarkullim tė gjakut kanė qenė mė sė paku tė ekspozuar ndaj rrezikut pėr tė pasur sulm nė tru.

Shoqata pėr sulmin nė tru ėshtė angazhuar pėr hulumtime shtesė rreth asaj se pse likopena e ka kėtė efekt, pėrcjell BBC.

Niveli i likopenės nė gjak tek tė testuarit ėshtė matur nė fillim tė studimit, ndėrsa hulumtuesit i kanė pėrcjellė gjatė 12 viteve tė ardhshme.
Ata kanė qenė tė ndarė nė katėr grupe nė bazė tė sasisė sė likopenės nė gjak.

Nė grupin prej 258 meshkujsh me shkallėn e ulėt tė likopenit janė shėnuar 25 sulme nė tru dhe 11 sulme nė tru nė grupin prej 259 meshkujsh, tek tė cilėt ka qenė i lartė niveli i likopenės.

Rezultate tregojnė qė rreziku nga sulmi nė zemėr ėshtė reduktuar pėr 55 pėr qind nėse personi ka konsumuar ushqim tė pasur me likopenė.
Mjeku Jouni Karppi nga Universiteti i Finlandės lindore nė Kuopio ka thėnė qė ky studim ka vėrtetuar qė ushqimi i pasur me pemė dhe perime ėshtė i lidhur me rrezikun mė tė vogėl nga sulmi nė tru.

“Kėto rezultate vėrtetojnė rekomandimin qė njerėzit duhet tė hanė pesė herė nė javė pemė dhe perime, ēka do tė ēojė deri tė reduktimi i madh i numrit tė sulmeve tė trurit”, ka thėnė ai.

Karppi ka shtuar qė likopena vepron si antioksidant, redukton inflamacionet dhe parandalon mpiksjen e gjakut. Dr. Clare Walton nga Shoqata britanike pėr sulm nė tru ka thėnė qė studimi tregon qė amntioksidanti, i cili mund tė gjendet nė domate, spec tė kuq dhe shalqi mund tė ndihmojė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru.

Ajo ka shtuar qė kjo nuk duhet t’i dekurajojė njerėzit pėr tė ndalur sė ngrėni edhe llojet tjera tė pemėve dhe perimeve tė cilat kanė efekt tė mira pėr shėndetin sepse ende mbesin segment i rėndėsishėm i ushqimit. “Hulumtimet shtesė duhen tė ndihmojnė pėr tė kuptuar pse antioksidantėt e caktuar nė perime siē ėshtė domatja ndihmojnė nė reduktimin e rrezikut nga sulmi nė tru”, ka thėnė Walton.


Si ta hiqni celulitin pa tretman tė shtrenjtė http://zhurnal.mk/data/news/f1_15celuliti-jpg1350315020.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f1_15celuliti-jpg1350315020.jpg)
Celuliti sulmon gjithnjė e mė herėt dhe pothuajse nuk ka femėr e cila nuk ka telashe me tė, prandaj ja disa kėshilla praktika.

Celuliti ėshtė njė nga “shqetėsimet” e epokės moderne, qė pa dyshim ėshtė nė majė tė listės tė gjėrave qė femrat i urrejnė nė trupin e tyre. Ėshtė zhvilluar njė industri e tėrė pėr ta larguar celulitin, nga kremrat e ndryshme dhe rrobat e veēanta e deri tek trajtimet e shtrenjta.

Megjithatė, kundėr celuliti mund tė luftoni edhe vetė, por ka nevojė pėr pak mund dhe disiplinė. Pėr fillim, ndryshoni ushqimin. Gjyshet tona nuk kanė pasur celulit, mė sė shumti pėr shkak se kanė ngrėnė ushqim mė tė shėndetshėm. Do tė thotė, sa mė shumė perime, pemė tė freskėta dhe drithėra integrale, sa mė pak miell dhe oriz tė bardhė. Tė dėshirueshėm janė edhe peshku nga ujėrat e ftohta, si salmoni pėr pėrmbajtjen e madhe tė acideve esenciale yndyrore tė cilat reduktojnė dėmtimet qelizore.

Uji ėshtė gjithmonė recetė e mirė, rreth dy litra nė ditė, qė lėkura juaj tė jetė gjithmonė e hidratuar, ndėrsa nė kėtė mėnyrė pastrohen edhe toksinat nga trupi. Pėrveē ujit tė mirė janė edhe ēaji i verdhė dhe i gjelbėr, ndėrsa rekomandohet shmangia e plotė e ushqimit tė yndyrshėm dhe tė fėrguar dhe lėngjeve me sheqerna tė plota.

Po, ushtrimet janė tė obligueshme, sigurisht. Cili do aktivitet i rregullt fizik do tė ndihmojė qarkullimin mė tė mirė, njėkohėsisht edhe largimin e toksinave, ndėrsa nuk bėn keq as heqja e ndonjė kilogrami mė shumė dhe zhvillimi i muskujve.

Pėr fund, bėni masazhe tė rregullta, tė paktėn t’ua bėjė partneri ose ju vetė. Bėni masazh pjesėt e trupit me celulit me pėrdorimin e kremrave ose vajrave pėr masazh, ndėrsa rezultate tė shkėlqyeshme mund tė arrihen dhe me vajrat esenciale tė greipit ose portokallit.


Vitamina C nuk mund tė mbrojė nga ftohja, por mund ta shkurtojė atė http://zhurnal.mk/data/news/f1_16vitaminc-jpg1350375992.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f1_16vitaminc-jpg1350375992.jpg)
Doza e rekomanduar ėshtė 90 miligramė pėr meshkuj dhe 75 miligramė vitaminė C pėr femrat, ndėrsa shtesat e kėsaj vitamine nuk guxojnė tė qėndrojnė nė banjė ose kuzhinė, sepse nuk janė njėlloj efikase.

Vitamina C nuk ka efekt nė forcimin e imunitetit nė atė masė qė mund tė bllokojė krijimin e ftohjes, por ka dėshmi se si dozat e larta tė vitaminės C mund tė shkurtojnė kohėzgjatjen e saj, ka zbuluar studimi i Qendrės nacionale australiane pėr epidemiologji, e cila ka shikuar 30 studime tė ndara pėr ndikimin e kėsaj vitamine nė imunitet, tė cilat kanė pėrfshirė 10.000 njerėz.

Njerėzit tė cilėt ēdo ditė marrin shtesė prej njė grami tė vitaminės C nė pėrqindje tė njėjtė sėmuren nga ftohja, si edhe ata qė nuk marrin shtesat e asaj vitamine. Megjithatė, ata qė e marrin qėndrojnė dyfish mė shkurt tė sėmurė, shkruan San Francisco Chronicle.

Organizmi ynė e pėrdor vitaminėn C pėr tė forcuar eshtrat, kėrcin dhe muskujt, por ndihmon edhe tek absorbimi mė i mirė i hekurit. Ekspertėt rekomandojnė konsumin prej 90 miligramėsh tė vitaminės C nė ditė pėr meshkujt dhe 75 miligramė pėr femrat. Nėse merrni shtesat e kėsaj vitamine, nuk duhet t’i mbani nė banjė ose kuzhinė, sepse ruajtja nė hapėsira ku lagėshtia nė ajėr ėshtė e lartė, dobėson veprimin e saj.

Citruset, perimet e gjelbra, dredhėzat dhe pjepri janė burime tė mira tė vitaminės C, ndėrsa mėnyra mė e mirė pėr tė rritur konsumin e asaj vitamine nė organizėm ėshtė qė pemėt dhe perimet t’i hani tė papėrpunuara, kėshillojnė shkencėtarėt.

Lona
19-10-12, 13:03
Ide tė shpejta pėr kafjall tė shėndetshėm http://zhurnal.mk/data/news/f1_17kafjall-shendet-jpg1350468691.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f1_17kafjall-shendet-jpg1350468691.jpg)
Pėr kafjall tė shėndetshėm, i cili do t’ju mbajė tė ngopur nuk duhet shumė kohė, por vetėm disa ushqime tė cilat me siguri tashmė i keni nė frigorifer

Ka shumė kėshilla se si duhet tė hahet shėndetshėm, veēanėrisht nė mėngjes. Por, kush ka kohė tė mendojė dhe tė pėrgatisė kafjall tė shėndetshėm me aq punė dhe obligime? Mos u shqetėsoni, me disa ide qė mund tė realizohen shumė shpejt, do tė keni kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ndihmojė qė dita e punės tė kalojė mė lehtė dhe t’ju japė energji.

Drithėrat edhe qumėshti: Kjo ėshtė klasike – njė pjatė mė drithėra me qumėsht tė ftohtė ose tė nxehtė ėshtė njė nga zgjedhjet mė tė mira pėr shujtėn e parė nė ditė. Drithėrat janė tė pasura me fibra dhe proteina.

Pemėt: Cilado pemė ėshtė e mirė pėr fillimin e ditės. Pemėt pėrmbajnė shumė hekur dhe materie ushqyese, ndėrsa nėse ju ngutet mė sė lehti ėshtė ta fusni nė ēantė dhe ta hani gjatė rrugės deri nė punė. Nėse doni tė zgjidhni mė tė shėndetshmen prej tė shėndetshmeve, zgjidhni mollėn.

Buka e zezė: Kjo bukė e shėndetshme ėshtė e mbushur me materie ushqyese dhe hahet lehtė. Nė tė mund tė vendosni ndonjė mėlmesė qė u pėlqen, domate tė freskėt ose sallatė – keni fituar kėshtu kafjallin e shėndetshėm i cili do t’ju ngopė.

Vezėt: Pėr tė zier vezėt me tė vėrtetė nuk duhet shumė kohė e as vėmendje. Prandaj, derisa visheni, zieni dy vezė tė cilat do t’ju mbajnė tė ngopur deri nė kohėn e drekės. Veēanėrisht rekomandohet tė hahet e bardha e vezėve.

Frape: Pėrgatitja e njė gote tė kėsaj pije me ndihmėn e mikserit zgjat vetėm njė minutė. E shkėlqyeshme ėshtė qė mundeni edhe tė eksperimentoni – zgjidhni pemėn qė dėshironi, ose pėr shembull, shtoni pak kafe.


Katėr arsye pse duhet ta hani vezėn e plotė http://zhurnal.mk/data/news/vezet_duhet_te_jene_te_pranish-300x224.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=vezet_duhet_te_jene_te_pranish-300x224.jpg)
Disa ende besojnė (gabimisht) se duhet tė hahet vetėm e bardha e vezės, ndėrsa njėkohėsisht e anashkalojnė tė verdhėn e vezės.
Pasi qė pėr disa dekada janė shpallur tė dėmshme pėr shėndetin tonė, veēanėrisht nė sasi mė tė mėdha, vezėt ngadalė, por sigurt janė duke u kthyer nė listat e ushqimeve tė shėndetshme dhe bėhen pjesė e pashmangshme e ushqyerjes sė shėndetshme.

Megjithatė, ka shumė qė ende besojnė (gabimisht) qė kjo vlen vetėm pėr tė bardhėt e vezėve, ndėrsa njėkohėsisht konsiderojnė qė duhet tė anashkalojnė tė verdhėt e vezės. Ju sjellim katėr arsye tė cilat do t’ju bindin qė kjo nuk ka lidhje me mendjen e shėndoshė:

1.Njė vezė e plotė pėrmban 180 miligramė kolesterol. Asociacioni amerikan pėr zemėr rekomandon konsumin ditor deri nė 400 miligramė, ēka do tė thotė qė, nėse nuk keni problem me kolestrolin nė gjak, pa frikė mund tė hani njė vezė nė ditė, gjithnjė derisa nuk e teproni me ushqimet si mishi dhe produktet e qumėshtit.
2.E bardha e vezės ėshtė ndoshta e pasur me proteina, por pikėrisht nė tė verdhėn e vezės gjenden shumica e ushqyesve nga veza. Njė e verdhė e vezės ka 22 mg kalcium, 245 µg vitaminė A, 18 µg vitaminė D, 66 mg fosfor dhe 25 µg acid folik.

3.Ngrėnia e vezės pėr mėngjes mund t’ju ndihmojė nė luftėn kundėr kilogramėve. Njė vezė mesatare ka vetėm 92 kalori, ndėrsa jep 6,3 proteina, tė cilat do t’ju japin energjinė e nevojshme tė mėngjesit, pėr ē’arsye ka shumė mė pak mundėsi qė para dreke tė hani ndonjė ėmbėlsirė tė pashėndetshme.
4.Acidet yndyrore tė shėndetshme janė esenciale pėr shėndetin e trupit tonė, pėr ē’arsye vezėt e pasura me acide yndyrore omega 3 janė mėnyrė e thjeshtė pėr tė rritur sasinė e kėtyre acideve nė ushqimin tuaj.


Panxhari, viagra natyrale http://zhurnal.mk/data/news/f.1018005454986_m.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f.1018005454986_m.jpg)
Konsumimi i panxharit do tė sjellė shumė pėrparėsi, prandaj duhet tė gjendet ēdo ditė nė pjatat tuaja. Edhe shkencėrisht ėshtė dėshmuar se panxhari ka efekt afrodiziaku.

Qysh nė kohėrat e lashta, romakėt e vjetėr e kanė pėrdorur panxharin si afrodiziak. Edhe pse shumė bimė nė kulturat e vjetra janė konsideruar afrodiziakė, pėr panxharin ėshtė dėshmuar shkencėrisht njė efekt i tillė.

Panxhari pėrshpejton qarkullimin e gjakut nė zonėn e gjenitaleve. Po ashtu panxhari pėrmban shkallė tė lartė tė mineralit tė borit, i cili nxit lirimin e hormoneve seksuale.

Panxhari ėshtė i pasur me nitratet e pasura tė cilat nė trup shndėrrohen nė oksidin e nitratit i cili zgjeron enėt e gjakut, shpejton qarkullimin e oksigjenit dhe nutrientėve, ndėrsa juve ju jep mė shumė energji. Njė filxhan panxhar pėrmban vetėm 60 kalori dhe shumė fibra. Sheqernat nė panxhar janė karbohidrate komplekse dhe pėr dallim nga sheqeri i bardhė, kaloritė nga panxhari vijnė me shumė nutrientė dhe fitokimikate qė janė tė shkėlqyeshme pėr shėndetin tuaj.

Lona
19-10-12, 13:05
Cilat fruta vjeshtore bėjnė ēudi pėr shėndetin? http://zhurnal.mk/data/news/f1_15frutat-jpg1350324915.jpg (http://zhurnal.mk/image.aspx?img=f1_15frutat-jpg1350324915.jpg)
Ushqimet vjeshtore qė i gjejmė lehtė nė treg dhe dyqane na ruajnė shėndetin. Disa prej tyre kanė veēori tė veēanta dhe mund tė ndihmojnė me problemet, siē ėshtė ftohja

Manat (dudat) janė tė pasura me hekur

Manat janė pasuri e vėrtet pėr pasqyrėn e gjakut dhe dobitė nga kjo frutė qėndrojnė nė maje tė listės nė mes frutave tė tjera malore. Janė tė pasura me hekur, ushqejnė qelizat e kuqe tė gjakut dhe parandalojnė aneminė. Nė njėqind gramė ka rreth 1,85 miligramė hekur, ka thėnė doktoresha Sarah Wilson pėr “Daily Mail”. Pėrveē se janė tė pasura me hekur, manat janė tė pasura edhe me vitaminė C dhe resveratrol, antioskidantin i cili pėrndryshe gjendet nė rrush. Disa studime tė reja thonė qė kjo substancė ndihmon nė luftėn kundėr kancerit.

Lajthitė ruajnė zemrėn

Kanė pėrqindje tė lartė tė yndyrave mono-tė pangopura tė cilat janė tė mira pėr uljen e kolesterinės. Studimi i para disa viteve ka dėshmuar qė rreth 35 pėr qind tė meshkujve tė cilėt kanė ngrėnė rregullisht lajthi kanė reduktuar rrezikun nga sėmundjet e zemrės. Pėrveē qė parandalojnė kolesterinėn e rritur, janė tė mira kundėr aritmisė sepse pėrmbajnė acidet omega-3.

Shega mbron nga ftohja

Shurupin e shegės ėshtė mirė ta pini sapo tė ftoheni, sepse ka njė mijė herė mė shumė vitaminė C se portokajtė dhe limonėt. Pėrveē vitaminės C ėshtė e pasur edhe me vitaminat D dhe E, si dhe kalcium dhe hekur, ka shpjeguar Sarah Wilson.

Boronicat ruajnė shikimin

Antioksidantėt antocianine, tė cilat gjenden nė boronica, janė tė dobishme sepse ruajnė indin nė sy dhe parandalojnė mjegullimin e shikimit, por edhe ruajnė enėt e gjakut. Dihet qė boronicat janė tė mira kundėr rritjes sė tumoreve.

Naki
25-11-12, 12:59
http://images.botasot.info/uploads/largea_dancing1353773882.jpg

Kercimi,nje metod preventive per nje shendet te mire trupor dhe mental.

Tė kėrcesh, jo vetėm qė argėtohesh, po i bėn mirė edhe mendjes dhe trupit. Studimet e fundit tregojnė se me kėrcimin mund tė luftosh shumė patologji
Balet klasik, kėrcim modern, tango, salsa, merenge, rege, apo ndonjė lloj tjetėr kėrcimi. E keni vetė nė dorė tė zgjidhni atė qė ju pėlqen, por pavarėsisht kėsaj, kujtoni gjithmonė se kėrcimi ėshtė njė ilaē shumė efikas pėr tė pasur njė mendje tė shėndetshme. Nė fakt, asnjė prej nesh nuk do t’i thoshte jo njė ftese pėr t’u argėtuar nė njė bar me muzikėn qė ne pėlqejnė. Arsyeja? Sigurisht pėr t’iu larguar streseve tė jetės sė pėrditshme, pėr t’u ēlodhur dhe pėr t’u ndjerė plot energji ditėn tjetėr. Por nėse efektet janė kaq pozitive menjėherė nė kaq kohė, ē’mund tė thuhet nėse kėrcimi praktikohet rregullisht, minimumi dy ose tri herė nė javė. Atėherė nuk kemi pse e vėmė mė nė dyshim: njė kurs kėrcimi do tė ishte gjėja mė e mirė qė duhet bėrė nė kėto kohė tė vėshtira. Kėtė na thonė edhe mjekėt suedezė, prandaj nuk kemi pse tė jemi skeptikė pėr tė besuar se kėrcimi mund tė na e lehtėsojė jetėn. Maria, njė vajzė 19 vjeēe, pjesė e studimit, e tregon mė sė miri kėtė. “Ndihesha e lodhur dhe shfaqja herė pas here shenja ankthi dhe lodhjeje. Rastėsisht vendosa tė bėhesha pesė e njė studimi pėr tė vėrtetuar efektet e kėrcimit nė kėto lloj gjendjesh shpirtėrore dhe fizike. Pas njė pėrvoje tė mrekullueshme, mund tė them me plot gojėn se tani ndihem mė mirė”, tregon ajo. Edhe Ingridi e mbėshtet plotėsisht kėtė tezė. Ajo tregon se tashmė shkon nė kurse kėrcimi tri herė nė javė, nė mėnyrė tė rregullt dhe nuk ka ndėrmend tė heqė dorė pėr asnjė arsye.
Sipas njė studimi tė fundit, kėrcimi ėshtė shumė i mirė pėr tė luftuar stresin, depresionin, por edhe dhembjen e kokės. Ky aktivitet i kėndshėm fizik mund tė na ndihmojė tė kemi njė shėndet mendor, shumė herė mė tė mirė. Studimet kanė treguar se simptomat e lidhura me depresionin, ankthin dhe stresin, lodhjen fizike apo mendore, madje edhe dhembjen e kokės, mund tė largohen lehtėsisht pėrmes njė aktiviteti tė thjeshtė, argėtues dhe tė shėndetshėm: kėrcimin. Me pak fjalė, kush e praktikon me njėfarė rregullsie kėtė lloj aktiviteti fizik, duket se arrin tė kontrollojė mė mirė shqetėsimet psikofizike, duke fituar mė shumė vetėbesim dhe njė aftėsi mė tė madhe pėr tė pėrballuar problemet e jetės sė pėrditshme. Kėtė e sugjeron edhe njė studim i fundit suedez qė ka analizuar me kujdes efektet e kėrcimit nė njė grup vajzash tė reja. Grupi i koordinuar nga Anna Duberg, fizioterapiste nė “Örebro University Hospital” ka pėrfshirė 122 vajza suedeze me moshė nga 13 deri nė 19 vjeēe. Tė gjitha vajzat kishin shkuar shpesh nė spital pėr tė marrė ndihmė pėr simptomat e ankthit, depresionit, lodhjes psiko-fizike, dhembjes sė kokės, dhembjes sė shpinės apo edhe qafės dhe shpatullave. Pjesėmarrėset nė studim u ndanė nė dy grupe, ku i pari pėrbėhej nga 59 vajza ndėrsa i dyti nga 53. Ato qė i pėrkisnin grupit “59” u ftuan nė njė program vallėzimi, qė parashikonte kėrcimin nė grup dhe me rregullsi pėr rreth dy ditė nė javė. Tė tjerat qė i pėrkisnin grupit “53” nuk i modifikuan aspak zakonet e tyre tė jetesės. Rezultatet e studimit ishin tė mrekullueshme. Simptomat jo vetėm qė ishin zhdukur nė kohėn kur kryhej aktiviteti, por edhe pėr katėr deri nė tetė muaj mė pas, vajzat ndiheshin shumė mirė, duke mos shfaqur shenja ankthi, stresi apo depresioni. Nė grupin tjetėr gjendja nuk kishte ndryshuar aspak. Nė fund, pjesėmarrėset deklaruan nė 91 pėr qind tė rasteve se kėrcimi kishte qenė njė pėrvojė pozitive dhe qė me siguri do ta merrnin nė konsideratė nė tė ardhmen. Me sa duket ėshtė pikėrisht rasti pėr tė thėnė kėrceni sa mė shumė, pėr tė luftuar stresin, shkaktarin e tė gjitha sėmundjeve tė sotme moderne.

emine
26-11-12, 19:59
Njė grup shkencėtarėsh kanė zbuluar arsyen se pse disa ēifte janė nė mėnyrė tė pashpjegueshme sterilė. Ky studim jep shpresa tė reja pėr gjithė ata qė duan tė bėhen prindėr.
Quhet pikėrisht “sterilitet i pashpjeguar” dhe ėshtė njė situatė e pashpjegueshme deri mė sot, kur ēiftet nuk arrijnė tė kenė fėmijė edhe pse si mashkulli dhe femra nė analizat e tyre dalin favorit pėr tė ngjizur pasardhėsin e tyre.
Studiuesit irlandezė tė Queen University nė Belfast duket se kanė gjetur njė zgjidhje.
Profesoresha Sheena Lewis dhe kolegėt e fakultetit tė mjekėsisė dhe kirurgjisė kanė drejtuar njė studim ku u pėrfshinė 239 ēifte me diagnozėn e sterilitetit tė pashpjeguar, ku u vu re se nė 80% tė rasteve problemi vinte nga njė dėmtim serioz nė ADN-nė e spermatozoidėve.
“Pjesa mė madhe e ēifteve me probleme pjellorie nuk janė nė gjendje tė marrin njė shpjegim pėr situatėn e tyre. Nga kjo situatė e dėmtimit tė spermatozoidėve, vihet re njė ulje e numrit tė spermatozoideve dhe lėvizshmėri tė dobėt pėr tė depėrtuar drejt destinacionit tė ngjizjes”, shpjegon Lewis, citon noa.al
Nėse deri mė tani nuk diheshin arsyet e kėsaj mungese pjellorie, studiuesja thotė se pas identifikimit tė shkakut mund tė lindė edhe kura pėr ta korrigjuar duke krijuar mundėsinė pėr lindjen e njė fėmije.
Rezultatet e plota tė kėtij vėzhgimi u publikuan nė Reproductive Biomedicine Online , ku thuhet gjithashtu se nė kėto raste ēiftet mund tė kenė fėmijėn e tyre falė farėzimit artificial.

Naki
05-01-13, 13:26
Dieta qė largon helmet nga organizmi
Prishtinė, (Kosovapress) 05 Janar 2013 09:27

Lėngjet e freskėta nga pemėt dhe perimet mund tė ndihmojnė qė me shpejtėsi ta pastroni organizmin dhe tė hiqni disa kilogramė shtesė, por, kurrsesi mos planifikoni qė nė mėnyrė ambicioze pėrmes kėtij regjimi rigoroz tė qėndroni mė shumė se disa ditė, nė tė kundėrtėn dėmi do tė jetė mė i madh sesa dobia.

Mė sė miri do tė ishte qė kėtė dietė ta mbani gjatė fundjavės dhe atė mė sė gjati njė ose dy ditė. Kjo kohė mjafton pėr ta liruar organizmin nga materiet e dėmshme dhe helmet e grumbulluara.

Rregulli kryesor ėshtė qė ditėn ta filloni me lėng tė freskėt tė shtrydhur nga agrumet apo portokajtė. Nė gotėn me lėng tė shtrydhur shtoni dy decilitra ujė tė vakėt, e pėrzieni dhe e konsumoni. Kjo dietė ju sugjerohet sidomos atyre personave qė kanė njė organizėm tė ngadalshėm, sepse metabolizmi i ngadaltė, tretje jo e mirė, pastrimi jo i rregullt i zorrėve, sjellin deri nė grumbullimin e helmeve nė organizėm dhe ngadalėsojnė eliminimin e dhjamit. Limoni nė raste tė tilla ka efekt tė mirė, sidomos kur merret nė mėngjes, pasi ai pėrgatit mėlēinė, laboratorin mė tė rėndėsishėm natyror pėr ta kryer funksionin e vet.

Nėse dikush pėlqen kombinimet, mundet qė nė vend tė ujit tė vakėt tė shtojė jogurt pa yndyrė apo edhe qumėsht. Pėr mbajtjen e kėsaj diete, edhe pse ėshtė mjaft e shkurtėr, nevojitet vullnet dhe qė nė organizėm tė mos konsumohet gjė tjetėr pos lėngjeve dhe eventualisht ndonjė supė tė pastėr me perime, pa shtesa apo erėza.

Zero Cool
06-01-13, 15:29
Dėshmia shkencore: Duhani nuk liron nga stresi


Nė kundėrshtim me mendimin e pėrhapur qė thithja e duhanit liron nga stresi, shkencėtarė kanė zbuluar se ish-duhanxhinjtė nė fakt janė mė pak nervozė sesa ata persona qė ende konsumojnė cigare.

Ēdo i pesti duhanxhi pohon qė thith tymin e cigares pėr tė qenė mė pak nervoz, por nga vėshtrimi shkencor kjo nuk ka kurrfarė efekti.

Shkencėtarėt kanė matur nivelin e shqetėsimeve te 500 duhanxhinj, nga tė cilėt disa e kishin lėnė duhanin, kurse tė tjerėt pėrpiqeshin pa sukses ta bėjnė kėtė.

Rreth 70 pėr qind e duhanxhinjve qė kanė pasur sukses t’ia dalin ta lėnė duhanin pėr gjashtė muaj, kanė deklaruar se janė ndier shumė mė tė relaksuar pa thithejn e tymit tė duhanit.

Pėr dallim nga kėta, ata tė cilėt kanė provuar ta lėnė duhanin por nuk ia kanė dalė, kanė deklaruar se janė nė stres edhe mė tė madh sesa pėrpara.

“Mendimi i rrėnjosur qė cigaret tė ndihmojnė tė relaksohesh tingėllon bindshėm, por ėshtė krejtėsisht i pavėrtetė. E vėrtetat ėshtė krejtėsisht e kundėrt”, kanė thėnė hulumtuesit e Universitetit tė Oxfordit pėr gazetėn londineze Daily mail.


PS: rren kofte :P

Dardanesha
06-01-13, 15:32
Dieta qė largon helmet nga organizmi
Prishtinė, (Kosovapress) 05 Janar 2013 09:27

Lėngjet e freskėta nga pemėt dhe perimet mund tė ndihmojnė qė me shpejtėsi ta pastroni organizmin dhe tė hiqni disa kilogramė shtesė, por, kurrsesi mos planifikoni qė nė mėnyrė ambicioze pėrmes kėtij regjimi rigoroz tė qėndroni mė shumė se disa ditė, nė tė kundėrtėn dėmi do tė jetė mė i madh sesa dobia.

Mė sė miri do tė ishte qė kėtė dietė ta mbani gjatė fundjavės dhe atė mė sė gjati njė ose dy ditė. Kjo kohė mjafton pėr ta liruar organizmin nga materiet e dėmshme dhe helmet e grumbulluara.

Rregulli kryesor ėshtė qė ditėn ta filloni me lėng tė freskėt tė shtrydhur nga agrumet apo portokajtė. Nė gotėn me lėng tė shtrydhur shtoni dy decilitra ujė tė vakėt, e pėrzieni dhe e konsumoni. Kjo dietė ju sugjerohet sidomos atyre personave qė kanė njė organizėm tė ngadalshėm, sepse metabolizmi i ngadaltė, tretje jo e mirė, pastrimi jo i rregullt i zorrėve, sjellin deri nė grumbullimin e helmeve nė organizėm dhe ngadalėsojnė eliminimin e dhjamit. Limoni nė raste tė tilla ka efekt tė mirė, sidomos kur merret nė mėngjes, pasi ai pėrgatit mėlēinė, laboratorin mė tė rėndėsishėm natyror pėr ta kryer funksionin e vet.

Nėse dikush pėlqen kombinimet, mundet qė nė vend tė ujit tė vakėt tė shtojė jogurt pa yndyrė apo edhe qumėsht. Pėr mbajtjen e kėsaj diete, edhe pse ėshtė mjaft e shkurtėr, nevojitet vullnet dhe qė nė organizėm tė mos konsumohet gjė tjetėr pos lėngjeve dhe eventualisht ndonjė supė tė pastėr me perime, pa shtesa apo erėza.

Shumr strikte valla Naki :rolleyes:, edhe e demshme besoj..

Zero Cool
05-02-13, 19:56
Gjendet receta pėr pavdekėsi?


Pyetja e pėrjetshme: Gjendet receta pėr pavdekėsi?


Njerėzimi gjithmonė ka qenė nė kėrkim tė recetės e cila do ti mundėsontė pavdekėsinė, sipas hulumtimeve tė cilat vijnė nga Japonia, kjo do tė jetė e mundshme sė shpejti.
Shin Kubota, shkencėtari japonez nga universiteti Kyoto, konfirmoi mitin rreth kandilave tė pavdekshėm tė detit.
Turritopsis nutricula ėshtė emėrtimi teknik pėr kėtė lloj kandili e cila pėr shkencėtarėt ėshtė e njohur si e vetmja qenie e gjallė nė planetin tonė e cila ėshtė e pavdekshme.
Kandili ka aftėsinė e pazakontė tė rinovimit tė pafund. Kur kjo plaket, apo kur sėmuret, ajo prapė shndėrrohet nė polip.
Profesori Kubota beson se te ky kandil deti gjendet kura pėr pavdekshmėri dhe se jeta e njeriut mund tė zgjatet pėr disa mijėra vjet.
Turritopsis nutricula e ka zbuluar Christian Sommer, student gjerman i biologjisė, por deri tani pavdekshmėria e saj nuk ishte konfirmuar.
Shkencėtarėt thonė se ky lloj kandili ėshtė pėrhapur nga deti Mesdheu deri nė oqeane, kėshtu qė sot mund tė shihen nė brigjet e Panamasė, Floridė dhe Japoni.


SEobt0HFx58

Zero Cool
20-02-13, 17:18
Disa arsye befasuese pse duhet tė pini shumė kafe


Ka shumė arsye pse tė mos pini kafe, por kjo pije e zezė, tė cilėn njerėzit nėpėr botė e pėrgatisin pėr fitore tė reja nė punė, ka efekt pozitiv nė shėndetin tonė.

Keni dėgjuar shumė kėshilla se si kafja ėshtė e keqe pėr shėndetin dhe qė duhet tė shmanget, por nėse jeni nė dyshim nėse duhet ta filloni ditėn me tė ose tė qėndroni vigjilent gjatė kohės sė pėrgatitjes sė provimit, mos u dėshpėroni, sepse shkencėtarėt pohojnė qė kafja e zezė fsheh efekte tė pabesueshme pozitive.

Edhe pse kafeina mund tė nxisė ankth dhe pagjumėsi, kafja ėshtė e mbushur me antioksidantė tė fortė qė veprojnė nė shėndetin e njerėzve mė mirė se pemėt dhe perimet. Por shkencėtarėt nga Universiteti amerikan “Duke”, thonė se si kafja duhet tė pihet e kultivuar organikisht e cila nuk ėshtė e trajtuar me kimikate tė ndryshme qė mund tė anulojnė tė gjitha dobitė e saj.

Nėse ditėn e filloni me kafe tė shtėpisė ose kafe qė ėshtė kultivuar organikisht ja ēfarė ju pret:

Kafja redukton rrezikun nga diabeti i tipit 2 – sa mė shumė kafe qė pini keni mė pak shanse pėr t’u prekur nga diabeti. Pėr shembull, studimi i Universitetit UCLA ka treguar qė femrat nė postmenopauzė qė pinė mė sė paku katėr filxhanė kafe nė ditė kanė gati 50 pėr qind mė pak probabilitet tė sėmuren nga diabeti i tipit 2 sesa personat qė nuk e shijojnė aspak kėtė pije tė zezė. Nė fakt, ēdo filxhan shtesė i kafes nė mėnyrė tė shtuar redukton shansin pėr tė zhvilluar diabet, tė paktėn kėshtu pohojnė shkencėtarėt australianė.

Si vepron: shkencėtarėt konsiderojnė qė konsumimi i kafes rrit koncentrimin e proteinės specifike nė gjak, e cila mbron nga diabeti, respektivisht rrit tolerancėn e trupit nė glukozė ashtu qė pėrshpejton metabolizmin.

Kafja mund tė ripėrtėrijė qelizat e prekura nga kanceri – Njė kohė tė gjatė ėshtė konsideruar qė kafja shkakton kancer, por hulumtimet e reja kanė treguar qė ajo mund tė mbrojė trupin nga disa forma tė karcinomave, me siguri duke nxitur regjenerimin e ADN-sė. Pėr shembull dy studime tė ndara tė Universitetit tė Harvardit tė kryera nė vitin 2011 kanė treguar qė femrat tė cilat pinė disa filxhanė kafe nė ditė kanė rrezik mė tė vogėl nga kanceri endometrial, derisa gjashtė filxhanė kafe nė ditė reduktojnė pėr 60 pėr qind mundėsinė qė meshkujt tė fitojnė kancer tė prostatės.

Si vepron: shkencėtarėt konsiderojnė qė komponimet nga kafja parandalojnė proceset inflamtore nė trup, ndėrsa nė veēanti antioksidanti metilpiridinė i cili mund tė gjendet vetėm nė kafe sepse krijohet gjatė pjekjes apo fėrgimit tė kokrrave.

Kafja redukton rrezikun nga dementia – edhe pse shkencėtarėt nuk e kanė tėrėsisht tė qartė se nė ē’mėnyrė sėmundja e Alzheimerit ndryshon trurin, janė tė sigurt qė kafja redukton rrezikun nga humbja e kujtesės. Hulumtimi i shkencėtarėve skandinavė ka treguar qė personat tė cilėt kanė pirė tre deri pesė filxhanė kafe nė ditė kanė 65 pėr qind mė pak shanse tė preken nga dementia sesa njerėzit tė cilėt nė ditė kanė pirė dy ose mė pak filxhanė tė kafes.

Si vepron: shkencėtarėt besojnė qė antioksidantėt nga kafja luajnė rol tė rėndėsishėm sepse parandalojnė bllokimin e enėve tė gjakut, tė cilėt janė njė nga shkaqet kryesore tė humbjes sė kujtesės. Reduktohet rreziku nga diabeti i tipit 2, i cili po ashtu ėshtė shkaktar i dementias, dhe reduktohet kolesterina qė ka ndikim tė rėndėsishėm negativ nė funksionet kognitive.

Kafja mbron meshkujt nga sėmundja e Parkinsonit – me rishikimin rezultateve tė 26 studimeve tė ndryshme shkencėtarėt kanė pėrfunduar qė meshkujt qė pinė dy deri nė tre filxhanė kafe nė ditė kanė 25 pėr qind mė pak rrezik nga sėmundja e Parkinsonit sesa meshkujt qė abstenojnė nga pija e zezė. Fatkeqėsisht kafja nuk ka efekt tė dobishėm nė femra.

Si vepron: shkencėtarėt nuk janė tė sigurt sė nė ē’mėnyrė kafja mbron meshkujt nga Parkinsoni.

Kafja zvogėlon depresionin – Hulumtimi i madh i Universitetit Harvard i kryer nė 50 mijė infermiere nė periudhėn prej 25 vjetėsh ka treguar qė femrat tė cilat kanė pirė katėr filxhanė kafe kanė 20 pėr qind mė pak probabilitet tė vuajnė nga depresioni sesa ato qė nuk kanė pirė aspak kafe. Studimi finlandez ka treguar qė kafja te meshkujt redukton rrezikun nga vetėvrasja.

Si vepron: shkencėtarėt as nė kėtė rast nuk janė tė sigurt se si vepron kafja, por ekzistojnė teori tė cilat pohojnė qė kafeina pėr njė kohė tė shkurtėr pėrmirėson disponimin dhe stimulon trupin gjė qė mund tė largojė emocionet negative.

Zero Cool
25-02-13, 18:05
Arrin pilula pėr kthjellje tė shpejtė nga mamurllėku


http://www.knninfo.com/repository/images/arrin.jpg


Enzimat qė pėrshpejtojnė metabolizmin e alkoolit nė stomak krijojnė efektin e miliona qelizave tė mėlēisė tė cilat nxisin dekompozimin e tij dhe vjen deri te rėnia e nivelit tė alkoolit nė gjak.

Adhuruesit e alkoolit sė shpejti do tė mund tė kthehen nė gjendje tė kthjellėt nė afat prej disa sekondash, pohojnė shkencėtarėt nga Instituti i Teknologjisė Massachusetts. Ata kanė shpikur koktejin e enzimave pėr dekompozim tė shpejtė tė alkoolit, shkruan DailyMail, ndėrsa pohojnė qė do tė duket thuajse miliona qeliza tė mėlēisė janė vendosur nė stomak.

Njė nga enzimat, oksidaza (oxidase), pėrgjegjėse pėr dekompozimin e alkoolit gjithmonė ėshtė nė kombinim me produktin e peroksidit tė hidrogjenit, i cili ėshtė potencialisht i dėmshėm nėse konsumohet shpesh.

Prandaj ėshtė e nevojshme tė pėrdoret me enzimat tjera pėr tė parandaluar efektin e tij tė dėmshėm. Testimet kanė treguar se si pėrdorimi i kėtyre enzimave rezulton me kthjellje momentale dhe rėnie tė alkoolit nė gjak, ndėrsa vetė trajtimi quhet kundėrilaēi pėr dehje.

“Nanokapsulat e mbushura me enzime pėrshpejtojnė djegien dhe tretjen e alkoolit dhe mund tė vendosen nė pilulė tė zakonshme”,– ka thėnė udhėheqėsi i ekipit tė shkencėtarėve, profesori i biokimisė dhe inxhinieri biomolekular, Yunfeng Lu. Injeksionime kėto nanokapsula ka kthjellur minjtė laboratorikė pėr pak sekonda. Ai thekson qė nevojiten edhe testime tjera para se pilulat tė lėshohen nė qarkullim pėr shitje.

Zero Cool
08-06-13, 18:20
Shkencėtari shqiptar zbulon gjenin qė shkakton parkinsonin


http://knninfo.com/repository/images/08_06_13_144031_shkenctaret.jpg



08.06.2013


Shkencėtari shqiptar nga qyteti i Durrėsit, Edor Kabashi, ka zbuluar gjenin pėrgjegjės pėr sėmundjen e parkinsonit.

Kabashi, i cili jeton dhe punon nė Kanada prej vitesh, ka nisur mė herėt kėrkimet pėr kėtė sėmundje. Ai zbuloi se tek kafshėt, se mutacionet nė gjenin C90RF72, shkaktojnė sėmundjen e parkinsonit.

Ky zbulim shihet si mjaft i rėndėsishme pėr mjekėsinė botėrore, pasi parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve qė lidhin muskujt me trurin. Sipas Kabashit, ky ėshtė njė hap mjaft i madh nė gjetjen e shtigjeve tė reja pėr kurimin e kėsaj sėmundjeje.

Njė studiues kanadez u shpreh mjaft krenar pėr zbulimin e Kabashit. “Jemi shumė krenar pėr kėtė gjetje tė doktor Kabashit. Ne e mbėshtesim punėn e tij, shkruan “Shekulli”.

Kabashi ėshtė studiues i njohur nė Kanada. Ai drejton grupin kėrkimor pėr sėmundjen e sistemit nervor nė Universitetin e Montrealit.

Zero Cool
13-06-13, 17:16
Sėmundjet e lėkurės, uji i detit i parandalon dhe kuron


Sėmundjet e lėkurės janė tė ndryshme dhe zakonisht gjatė verės pakėsohen. Dielli ėshtė njė prej faktorėve qė ndikon nė kėtė pėrmirėsim tė sėmundjes qė mund tė keni.

Tė ekspozosh lėkurėn nė diell sjell shumė tė mira. Por dielli nuk ėshtė i vetmi qė vepron dhe ju ndihmon nė zhdukjen e sėmundjeve tė lėkurės. Kush i kalon pushimet nė plazh me siguri e ka vėnė re efektin e ujit tė detit. Ai ėshtė i jashtėzakonshėm nė shėrimin e tyre, njė ilaē i vėrtetė.

Nė fund tė sezoni zbulojmė se jemi mė tė bukur dhe se kemi njė lėkurė mė tė shėndetshme, dhe kjo jo rastėsisht.

Efektet pozitive tė ujit tė detit janė zbuluar edhe pėrmes njė studimi korean tė cilėt kanė dalė nė pėrfundimin se uji I detit shėron sėmundjet e lėkurės.

Zero Cool
20-06-13, 16:00
Pas dy vjetėsh gati pėr transplantin e kokės


http://www.knninfo.com/repository/images/Kirurgu.jpg



Torino, 19.06.2013

”Nė dy vjet ne do tė jemi nė gjendje pėr tė kryer njė transplantim koke”. Kjo ėshtė shpallja e Dr Sergio Canavero, neurokirurgu i Torinos.

Projekt i botuar nė revistėn ndėrkombėtare kirurgjikale ‘Neurologji’ ėshtė pagėzuar si Heaven/Gemini.

Njė emėr qė tregon mundėsinė e bashkimin e dy seksione tė ndryshme tė palcės kurrizore, atė tė njė organi tė dhuruar, me gjymtyrė tė mbetur nė qafėn marrjen subjektin, transmeton gazetaidea.

“Donatori i trupit dhe kandidat ideal pėr tu marrė janė pėrkatėsisht njė individ i cili ka humbur fatkeqėsisht jetėn e tij nga njė lėndim nė kokė, pa lėndime tė konsiderueshme pėr organet e tjera- thotė Canavero -ose ata tė cilėt kanė pėsuar njė goditje fatale, dhe (marrės) njė person qė vuan nga njė sėmundje e rėndė degjenerative neuromuskulare ose njė person tetraplegjik”.

Dhe tė jetė e mundur pėr tė rindėrtuar vazhdimėsinė e palcės kurrizore, thelbi i vėrtetė i sipėrmarrjes,-shpjegon Canavero-janė kimikatet speciale.