PDA

View Full Version : ETIKA MJEKESORE


Honesty^uk.
29-04-04, 17:49
Etika mjekesore



Do te doja qe ne kete teme te marrin pjese sa me teper forumista por ne menyre te vecante ata qe kane lidhje me mjekesine ose kane njohuri mbi menyren se si funksionon sherbimi mjekesor ne vendin tone duke perfshire te gjithe vatrat shqiptare
Pyetja eshte kjo:

A e pranon etika kerkimin e parave nga mjeku ne shkembim te sherbimeve te ofruara, ne nje kohe qe ligji e ndalon kete gje?

Barbaroza
30-04-04, 12:23
Honesty^uk.,pershendetje.Kjo eshte teme shume e qelluar!Edhe pse nuk jam ndonje eksperte te flas per kete fenomen,vete fakti se kjo prek ne plagen me aktuale qe ka populli yne-Varferine-qe ka perfshire cdo segment te jetes sone,me jep te drejten qe edhe une te shpreh mllefin tim ndaj kesaj dukurie te keqe.
Vertete kur gjendesh para nje dukurie te tille,e ke veshtire te flasesh shume,por po e them veq nje fjali:Turp per disa mjeke tane,as shkau s'ka vepruar keshtu!!!!!

mantil
01-06-04, 05:58
"A e pranon etika kerkimin e parave nga mjeku ne shkembim te sherbimeve te ofruara, ne nje kohe qe ligji e ndalon kete gje?"

Thyrja e ligjit nuk eshe etike ku edhe kerkimi i te hollave poashtu nuk eshte etike.

Ne anen tjeter:

Poashtu nuk eshte etike qe nje profesionist (mjek) mos me pas nje stabilitet financiar.

kush i ka fajit...

Barbaroza
01-06-04, 15:51
Mantil,mos u brengos ti per stabilitetin finansiar te tyre,ata po e sigurojne ate dhjetefish nga xhepi i popullit permes ordinancave private!!!

mantil
02-06-04, 01:05
po mire e ki.

etika send iteresant!!!

VETON
21-06-04, 00:35
jam mjek dhe kuptoj se ndoshta ka te tille qe kerkojn te holla re sherbim,po askush me zoe nuk po ja mer parat pacientave ,e zakonisht ata me vetdeshire dhe insistojne ti kryne sherbimet ne ord.private .po pse jo kur ne kosov shtepi te reja sa te dush ,auto gjithashtu po besa edhe pre droge po kane e leje mo per kafe...e per shondet nuk kane

Naki
22-06-04, 10:57
Etika mjeksore sikurse edhe etikat e profesioneve tjera shoqerore dhe humaniste,kerkojne ne rende te pare kryerjen profesionale te sherbimeve specifike per profesionet e caktuara.
Njeriu i profesioneve te ndryshme te botes civilizuar ka ne rede te pare fitmin Material ne suaza normale te rregulluar me ligje per te plotesuar nevojat personale ,familjare qofshin ato te domosdoshme ,per te siguruar kafshaten e gojes e deri te plotesimi i deshirave dhe nevojave personale.
ne shoqerine kosovare te ndermarrjeve private apo shoqerore ka nje limit te qmimeve.dhe kjo duhet te respektohet ne raste te renda sociale
duhet te kete nje menagjimen te trajtimit institucional.
per ordinanca private duhet te kete nje paket sherbimesh me qmime te caktuara te publikuara ne shtypin ditore dhe te rregulluara me ligje.
Ne gjermani egzistone nje Katalog ku eshte standardizu qmimi per dg. te ndryshme, terapi konservative dhe operative dhe keshtu Pacienti privat ka mundesi te llogarise vete sherbimet mjekesore.
Ne shendetesi nuk duhet te kete fitime sikurse ne ekonomi prodhuese,kjo nuk ndodhe ne vendet te perparuara industriale.
Sherbimi i behet qytetarit duke mbuluar hargjimet por pa fitime duke llogaritur sherbimet profesionale.
Me nderime Naki

turisti
27-08-04, 16:30
Pershendetje per autorin.
Jeta i nderron deshirat,i bjen njerezit ( ne kete rast mjeket ) qe te ulin autoritetin e vet,qe te thyejne betimin e dhene ,zhvlersojne diplomat e tyre per cilat kan studjuar shume vite dhe me shume mundime i kan krye studimet.Nese mjeku e bjen vetin ne pozite per ta shkemben sherbimin e tij,ajo ka pasoja te medha per pacijentin a me shume per mjekun. Pacijenti paguan dhe shkon,mjeku merr,hargjon dhe deshton ne profesion ,karijere,karakter dhe shoqeri. Por mos te harojme,se ka raste kur njerzit e pasun i kan ofrue leket mjekve,sidomos perpara kush ka punue jashte,megjithse teoritikisht,mjeku eshte nen betim per t'i sherbyer popullit pa intertes dhe per ate per qka eshte i shkolluar,por,por-DIPLOMA NJERI NUK T'BAN-EDHE MJEKET JANE NJEREZ. :wink:

fisniku
27-08-04, 18:38
Mjekesia ne Kosove ne aspektin etik fatkeqesisht eshte nen cdo nivel.
Prej mbase luftes po vazhdon nje gjendje kaotike ne mjekesin e Kosoves,e cila kam bindjen qe do te jete e tille derisa me menaxhimin e institucioneve shendetesore te mos merren personat qe e meritojn.
Ne spitalet e Kosoves po ndodh nje fenomen shume i qoroditun p.sh.mjeku per nje operacion kerkon nje shume te caktuar te parave,ky mjek e shfrytezon spitalin e shtetit,instrumentet,materialin hargjues dhe ato para i fut ne gjepin e vet me arsyetimin qe rrogat jane te vogla!!!
Fatkeqesia eshte qe edhe pacientat nuk kan ku te ankohen sepse ne strukturat e larta menaxhuese ka poashtu njerez te koruptuar.
Poashtu edhe ne aspektin profesional sidomos niveli terciar i shendetesise te Kosoves eshte ne gjendje te mjerueshme dhe ky problem nuk i shqeteson fare disa persona qe jan ne struktura menaxhuese.

DUA
16-11-08, 21:20
Eh, sa te kete hallexhinj dhe mjek qe kane harru etiken,shtet qe nuk paguan mjekun etj,do te kete edhe keso fenomene per fat te keq!!!