PDA

View Full Version : Nenes time


Giovanni
19-05-04, 12:16
Kam njohur shume persona,
por askush nuk eshte si ti.

E kam quajtur nje tjeter nene,
por nuk me dukej si ti.

Mi fshinte loten neper faqe,
por jo sikurse i fshije ti.

Ne datlindjen tende,
shume isha i piklluar.

Deshiroja te isha pran teje,
per te perqafuar.

Edhe pse je larg,
je gjdohere me mu.

Te kam ne zemren time,
dhe nuk mundem kurre me te harru.

Giovanni

mickoja
20-05-04, 00:29
Giovanni shum vargje te bukura
nuk mundem dhe as un te besoj se dikush mundet nčnen e vet ta harroj kurr suksese vetem vazhdoni

Giovanni
01-04-05, 15:20
Ne prag te veres,
po e shkruaj kete poezi,
dije oj nena ime se eshte vetem per ty.

Ne rrezet e djellit,
shofe syte e tu,
dije oj nene,
se djali yte gjithmone ka me te mendu.

Kur djelli perfundon,
e yjet fillojm ne vizllu
ne driten e henes
une ty oj nene rri duke te mendu.

Ne thellesi te nates
kur qetesija mbretron
djali mendon ne nenen
qe shume e don.

Giovanni
04-04-05, 14:06
S’KA RĖNDĖSI



Njeriu ėshtė mendjepaktė, jologjik, vetjak

S’KA RĖNDĖSI, DUAJE



Po qe se bėn mirė tė mveshėn qėllime tjera vetjake

S’KA RĖNDĖSI, BĖJE TĖ MIRĖN



Nėse s’je i njėanshėm do tė gjesh miq tė rrejshėm dhe armiq tė vėrtetė

S’KA RĖNDĖSI, MOS JI I NJĖANSHĖM



E mira qė e bėn sot do tė harrohet nesėr

S’KA RĖNDĖSI, BĖJE TĖ MIRĖN



Nderi dhe sinqeriteti do tė tė lėndojnė

S’KA RĖNDĖSI, JI I NDERSHĖM DHE I ĒILTĖR



Ēka ke ndėrtuar me vjet, mund tė rrėnohet pėr njė ēast

S’KA RĖNDĖSI, NDĖRTO



Po qe se u ndihmon njerėzve do tė kesh pasoja

S’KA RĖNDĖSI, NDIHMO



Jepi botės mė tė mirėn nga vetja, dhe do tė tė shqelmojnė

S’KA RĖNDĖSI, JEPI BOTĖS MĖ TĖ MIRĖN NGA VETJA.

Giovanni
04-04-05, 14:07
JETA



Jeta ėshtė mundėsi, duhet ta pranosh.

Jeta ėshtė bukuri, duhet t’i kėnaqesh.

Jeta ėshtė lumturi, duhet ta shijosh.

Jeta ėshtė ėndėrr, duhet tė ndėrmjetėsosh,

Jeta ėshtė thirrje, duhet t’i dalėsh pėrballė.

Jeta ėshtė detyrė, duhet ta kryesh.

Jeta ėshtė lojė, duhet ta luash.

Jeta ėshtė pasuri, duhet ta ruash.

Jeta ėshtė dashuri, duhet ta pėrjetosh.

Jeta ėshtė fshehtėsi, duhet ta zbulosh.

Jeta ėshtė premtim, duhet ta plotėsosh.

Jeta ėshtė pikėllim, duhet ta kapėrcesh.

Jeta ėshtė kėngė, duhet ta kėndosh.

Jeta ėshtė tragjedi, duhet ta kuptosh.

Jeta ėshtė enigmė, duhet ta zbėrthesh.

Jeta ėshtė kėnaqėsi, duhet ta meritosh.

Jeta ėshtė e ēmueshme, duhet ta nderosh.

Jeta ėshtė jetė, mbroje gjithmonė.

Giovanni
04-04-05, 14:08
KOHA



Gjej kohė pėr tė menduar

Ėshtė gurrė e fuqisė



Gjej kohė pėr t’u lutur

Ėshtė nė botė mė e madhja forcė



Gjej kohė pėr tė qeshur

Ėshtė muzika e shpirtit



Gjej kohė pėr lojė

Ėshtė fshehtėsi e rinisė sė amshuar



Gjej kohė pėr tė dashur dhe tė tė duan

Ėshtė pėrparėsi e dhėnė prej Zotit



Gjej kohė pėr t’u dhuruar

Dita ėshtė shumė e shkurtėr pėr vetjakėsi



Gjej kohė pėr tė lexuar

Ėshtė burim i urtisė



Gjej kohė pėr t’u miqėsuar

Ėshtė rruga e lumturisė



Gjej kohė pėr tė punuar

Ėshtė vlera e suksesit



Gjej kohė pėr tė bėrė mirė

Ėshtė ēelėsi i Parrisit.

Giovanni
06-02-07, 22:25
Me ka mbetur vetem fotografia,


Ishime shume te lumtur,
sa te gjith na kishin lakmi
por nje dite ti me nuk u ktheve
dhe tani nga ti me ka mbetur vetem nje fotografi.

A thua pse nuk u ktheve?
A thua ku ti shkove?
Shkove pa sqarime,
pse e dashur keshtu me lendove?

Me fotografi ne dore,
ne ty po mendoj,
me fal e dashur,
se lotet nuk po mund ti ndaloj.

Ende po te pres
po te pres pa durim
qe te kthehesh tek une
dhe te ma jepesh ndonje sqarim.

GjiLanasJa_
28-07-07, 01:31
Jet he Jet e Poshter :((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((((( (((((

Dr. Leone
29-07-07, 00:38
Meqe keni hapur nje teme vertet te vecante, do doja dhe une te postoja nje poezi per nenen, me brengen qe eshte nga te rrallat qe kam per te.

Nena

Dege e kumbulles renduar nga bora
Me trokiti lehte mbi xhamin tim
Mua befas m’u kujtua nena
Kur me zgjonte heret ne agim

Ky mengjes i sotem, gri, i lagesht
Bryme e ngrire ne udhe e ne mendime
Si nje nape hollake dhe e akullt
Ma tronditi keq kujtesen time

Shpejt harrova ditet e veshtira
Kur mjerimi ulur rri ne fron
Por ndodh shpesh kur neteve pa gjume
Vjen nje ankth e fytin ma shtrengon

Mblidhem kruspull, pres nje dore te dashur
Te m’i largoje makthet dhe dyshimet
Jam si foshnje e trembur ato caste
Dua vetem fjale nga nena ime:

-Ngrehu, zemer, dielli u ngjit lart
Zgjohu, shpirt, se zogjte ia thirren kenges…
Dege e kumbulles qe troket mbi xham
Po me ngjan si dore e bardhe e nenes…

Dr. Leone

Dr. Leone
29-07-07, 00:55
ZEMER E EMBEL ME DASHURI

e kush tjeter mund te jete veq ti
nene fjale me te embel ska bota
nene e para fjale qe belbezon foshnja
ne kraharorin tend ,me aromen tende nis jeta
Vitet kalojne dashurine per nenen ato se mposhtin dot
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
qe mbjell veq paqe e dashuri
je ti o nena ime je ti
Dashuria jote eshte e vetmja pije qe shpirtin ma sheron
Aroma e lekures tende eshte magji
e perqafuar te pushosh ne kraharorin tend
ndonese me thinja ne koke
ti gjithmone ndihesh femije
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
e shtrenjte e pa krahasueshme e vetme je ti
nje zemer e madhe qe din veq te fale e te dhuroje
parajse e shpirtit per qdo femije
ti per ne thurr endrra
tek ti behen sa shfajsime ehh sa justifikime
Parajse e jetes je ti
nje veshtrim ne sy qka ndodh brenda meje
e ndjen veq ti
ndjenja kurre ste genjejne
para se te ndodh ekeqe e mire
zemra jote ndje parandjen qdo jot gezimi apo trishtime qe rrjedh ne syte e mi
ZEMER E EMBEL ME DASHURI
E DASHR E SHTRENJTE E VETME NENE JE TI

aLbaChiCk
29-07-07, 19:09
NENE

Degjo NENE ti Zerin tim
Larg Atdheut jam ne Mergim,,
Besa NENE Shume jam Merzit
E spo me le malli me qel syte.

Me ka marre malli Per ty oj NENE
Kam harru me thirr Baba,,
Me ka marre malli Per ty oj Moter
qysh e kam Vllaun e Vogel ??

NENE Shume Detyrime te kam Borxh ty
Te Kujtoj me Lot ne sy,
Te Kujtoj kur me the rruga e mbare
Dhe ja nise duke Qare.

NENE ketu jam larg Perhere
Edhe Malli Po me merr,
Per Ty une Mendoj Shume
valle a do te Gjej kur t“kthehem une .

Ketu nuk ka as Diell te Plote
njehere ben vape, dhe njehere ben ftohte,
Rralle here del edhe Hena
e mua teper me mungon NENA

Shume here Pyes Veten kur Do kthehem
Kalojne Vitet dhe nuk kthehen,
edhe ditet me duken Si Muaj
Te Pershendet e dashura NENE
vajza Jote nga Dheu i Huaj

Jana
28-05-08, 00:13
NENES

Nė rrudhat e ballit tėndė lexoja vuajtjen
qė kurr askujt si ja ke rrėfyer
heshtje dhe dhimbjet i mbuloje me ofshama
askush sta njohi vuajtjen qė e ruaje me druajtje

Rrudhat e ballit tėnd val val fshehin vitet
sakrificat , mallin dhe pėrpėlitjet e zemrės
qė kurr s'diti me urrejt as me fy
kot e fsheh lotin , ftyra e ngrysur flet pėr ty

Dhe kur e pata mė sė vėshtiri
kur pėr hallet sflisja me ty dot
Ti ishe ajo qė e heshtur flokėt mi ledhatove
Kur bota ish e verbėr,veq ti mė diktove...

Dilaver
27-06-08, 22:54
Dy poezi drithėruese pėr nėnėn nga poeti disident Dalan Luzaj‏
Keze Zulo
Po sjellim dy poezi drithėruese pėr nėnėn, nga poeti dissident Dalan Luzaj, kryetar i shoqatės sė shkrimtarėve shqiptaro-amerikanė, i cili sė bashku me familjen, u pėrsekutua, internua, u burgos pėr 30 vjet, pėr tė vetmėn arsye absurde, sė ishte i biri njė intelektuali tė shquar professor Isuf Luzaj lauruar nė Universitetin e Sorbonės, ku mori tituj shkencor si: doktor nė letėrsi, doktor nė filozofi.
Me diplomėn e dy doktoratave, zotėrues i mėse tetė gjuhėve tė huaja qė nga latinishtja, greqishtja, persishtja, nis rrugėn e njė pelegrini, ky polyglot i karakterit nacionalist kombėtar i tejmbushur pėr tė kėrkuar lavdinė e tij maratonė qė nga auditorėt a Argjentinės, Amerikė e ēfarė pėrfshijnė meridianėt e paralelet e kėtij globi nė mbarė botėn perėndimore. Nuk rreshtnin e mbusheshin kėto auditorė pėr tė dėgjuar leksionet e mbi 120 veprave te tij nė mbrojtjen e tė gjitha vlerave shoqėrore e mė nė gjerėsi tė ideve te tij pėr demokracinė.
Prof Isufi hyn nė "Almanakun" Toltojan i cili me gjeografinė e gjerė tė kulturės sė tij e nė luftėn e pa mbarim kundėr murtajės komuniste, sa vinte e tėrhiqte vėmendjen perėndimore deri nė sferat mė tė larta tė shteteve. Parlamenti i Argjentinės i akordon medaljen e florinjtė: "LUCHADOR POR LA PAZ" . Po aty, krijon institutin francez, "LA FRANCE A L'ETR ANGER" i cili pėrshėndetet dhe vizitohet personalisht nga ish presidenti i Frances De Gaule.
Nė vitin 1956 presidenti i Amerikes i dorėzon medaljen "PAQE". Nuk rreshti lavdia e tij, kur arrin vetė presidenti Regan t'i vendosė nė qafėn e tij tė rrudhur me brazdat mishtore qė mbanin nė brendėsine e tyre historinė kombėtare, pjesė e sė ciles ai u bė. Kjo ishte dekorata e lartė dhe aq domethėnėse: "MĖSUES I AMERIKĖS".

Nje Nene

Sa lot kish derdhur ne vetmi,
sa "ah"! tek zoti pat derguar,
kete vec shpirti i saj e di
dhe zoti lart n'e paste degjuar.

Gjithcka qe prekte behej lot
dhe loti ndriste syte e tretur;
ah, mrekullite qe kish kjo bote,
kaq mizorisht ia pati fshehur.

Gjithe zine e mbledhur neper jete
a thua vdekja do t'ia trese?
E luti vdekjen "eja shpejt"-
dhe vdekja s'mund te mos e merrte.

Drita

Drite quhej nena ime,
E mjera drite nuk pa kurre,
helmin qe la pas,
s'e ka as gjarperi nen gure.

Lodhje. Plage. Trishtim.
Te njohu emrin qe le pas,
te njohu brenga e shpirtit tim.
me ligje vdekja qan mbi ty;
tani je larg, moj e shkrete,
mbi ballin tend,
hedh hijen nje selvi.
Nene e braktisur... Pese femije...
Dheu s'te tret,
nga dheu me ben drite.

Prishtinasja_
28-06-08, 06:37
Kam njohur shume persona,
por askush nuk eshte si ti.

E kam quajtur nje tjeter nene,
por nuk me dukej si ti.

Mi fshinte loten neper faqe,
por jo sikurse i fshije ti.

Ne datlindjen tende,
shume isha i piklluar.

Deshiroja te isha pran teje,
per te perqafuar.

Edhe pse je larg,
je gjdohere me mu.

Te kam ne zemren time,
dhe nuk mundem kurre me te harru.

Giovanni

Wow....cfare poezie Giovanni...! Tamam mua po mu pershtatka...:frown:

Jana
09-12-08, 18:07
" Nena "

Ku je moj Nene,
dua pran te te shikoj
si dikur te te perqafoj
ti puth sy, duar, floke
te them Nene lozim tok.
Dua floket te mi krehesh
dua rrobat te mi veshesh
edhe sot qe jam gati
mua nene me duhen keshillat e tua
te kerkoj po ku te te gjej vall
te lutem me thuaj nje fjal
te vi e te te gjej
eren tende un e ndjej
se gjithcka ne kete bote
do te jesh edhe nje here
midis njerezve te mi mbi toke . . .

Jana
09-12-08, 18:08
Nene dua te te kem prane
C'eshte ky mur Berlini qe po na ndan
Pse s'na le te perqafohemi si gjithmone
nga njera-tjetra, pse na largon


Oh, nene te lutem afrohu tek un
se te dua me te vertete shume
je gjeja me e shtrenjte qe kam ne bote
por me ty nuk po takohem dot


Nene te lutem mos u largo pa me takuar
pse mos te jemi perjete te perqafuar
ej ku shkon, nene me prit
nene, nene, te lutem mos ik.


Oh nene te lutem eja perseri
mendo per mua se jam ende femi
nene, te lutem mos me ler
te hedhur, te braktisur, te mjere


Nene, eja perseri me diellin
eja dhe pastroje qiellin
jo vetem ate por dhe zemren time
mos e ler keshtu, te zhytur ne mendime ...

Jana
09-12-08, 18:09
"Me Mungon "

Nena ime e Dashur
ti mua me mungon
dhe do te me mungojsh
Nene per gjithmon.

Me mungojn mendimet e tua
fjalet e embla qe mi ke then
me mungon koha me ty
qe se bashku e kaluam.

Me mungojn momentet
se bashku me ty
me mungojn buzeqeshjet
qe se bashku i pata me ty.

Ne qell kur shikoj
me shkelqejn keto Yje
se per ty Nene
jam duke mendue.

Mirpo nga njeher
po ri dhe mendoj
Nena ime e Dashur
Ty kurr nuk te harroj.

Jana
23-02-09, 16:08
LETER NENES

Gjallė je, nėnoke? Edhe unė
Gjallė jam. Shėndet mė paē, shėndet!
Dritė e bėftė krejt kjo mbrėmje e lume
Izbėn tėnde, qė me mall mė pret.

Thonė se je ligur e je tretur
Nga meraku im, po nuk ankon,
Se, pėshtjellė me njė shall tė vjetėr,
Fillikate rrugės shpesh kalon.

Dhe kur mugėtirė e kaltėr bie,
Njė vegim i zi tė kall ty frikė,
sikur nė njė sherr diku nė pije,
Vjen dikush e ma kėput me thikė.

Kot, e dashur, vuan kaq, besomė,
Brenga t’i fanit kėto ndėr sy.
S’jam aq pijanec i lig sa ē’thonė,
Si do vdes pa tė tė parė ty?

Unė jam po foshnje, si njė herė,
Dhe njė shpresė veē ushqej nė gji:
T’iki nga ky tym e kjo poterė,
Te shtėpiza jonė aty tė vij.

Dhe do vij, kur kopshti ynė i bardhė
Anekėnd tė vishet me blerim.
Vetėm ti, si tetė vjet mė parė,
Mos mė zgjo aq herėt nė agim.

Mos e zgjo atė qė shkrumb iu bėnė
Endėrrat e moshės plot hare.
Mė ka vrarė jeta mjaft, o nėnė,
Dua veē tė shlodhem e tė fle.

As t’i lutem Zotit mos mė thuaj,
Si dikur nė t’artėn mituri,
Ti ke mbetur ngushėllim pėr mua,
Dritė e parrėfyer, vetėm ti.

Ndaj merak ti mos m’u bėj aq tepėr,
Tek e liga mendjen mos e ēo,
Dhe aq shpesh, me shallin tėnd tė vjetėr,
Fillikate rrugėn mos kalo.

Jana
23-02-09, 16:09
NENE JAM E LODHUR!!

Nene o nene jam mbet e vetmuar shum
Qdo pjese trupit me dhemb nene
Kam shum nete te gjata pa gjum
E tera jam e dermuar nene
Nuk gjej prehje askund!

E dij qe smund te me ndihmosh
E dij qe je shum larg meje
Te lutem lutjen te ma pranosh
Merrem afer teje

Pse nuk me pranon o nene
A je hidherua me mua
Jam e lodhur o nene
Te kesh meshire per mua!

Asnjehere!!

Asnjehere nuk te kerkova me shum o nene
Te te kem pran meje ne kete nate te gjate
Si duket eshte nje nate pa mbarim
Nate e perlotur me fatin tim

Doja te rrefehem per dhembje qe kam
Doja te tregoja si ndihem o nane
Ti tregoj plaget e shpirtit te vram
Dhe plaget e zemres qe sherim nuk kan

Nuk te gjej kot kerkoj mbeshtetje
Edhe qe shpirti flak me digjet
Mallin qe kam si ta shuaj o nane?
Ah sa shum sonte per ty kam etje!!!!!

Zero Cool
06-06-11, 17:27
Nėnė - mbete tė pragu i derės
Duke pritur me lotė nė sy
Unė nė shtigje kėrkova mbijetesėn!

Dashurinė tėnde kurrė se harrova
Gjithmonė nė mendje dhe nė zemėr e kam,
Amanetin me mall e ruaj
Bije,bėhu e shkolluar

Gjaku yt me rrjedh nėpėr damarėt e mi
Mė fal nėnė qė nuk tė gjendėm pranė
Kur mėse shumti tė duhem , tė mungoj!

Malli pėr mua i ka vėnė thinja pleqėrisė sate
Tė zbardhen flokėt e tė rrudhet balli
Duke klith pėr mua kur do tė vijė
Ty, tė te shuhet malli

Nėnė, mori nėnė !
Kurrė s'arrij tė te shpaguhem
Pėrjetėsisht tė dua se kurrė s'u kurseve!
Po kthehem tė tė gėzojė!
Dorėn tė ta shtėrngojė
Diplomėn tė ta tregojė.

Zero Cool
09-06-11, 19:58
Njė nėnė e mirė vlen sa njėqind mėsuese.

Zero Cool
09-06-11, 20:02
Nėse nėna yte buzėqeshė,dielli s'prish punė edhe tė mos lindė...

Zero Cool
09-06-11, 20:06
... Kur dilja, ajo ishte nė dritare pėr tė qėndruar njė minutė mė shumė me mua…Ngrija kokėn drejt nėnės sime, njė ose dy herė, i siguruar, i mbrojtur, por pa e kuptuar gjer nė fund lumturinė time. Tani, kur dal nga shtėpia, prapė e ngre kokėn… Por nė dritare nuk ka asnjeri...

Zero Cool
11-06-11, 17:08
Mė ka marrė malli pėr bukėn e nėnės,
Pėr kafen e nėnės,
Pėr pėrkėdhelitė e nėnės...
Dhe fėminia po rritet brenda meje,
Ditė pas dite,
Dhe e dua shumė jetėn, sepse
Po tė vdisja,
Do tė mė vinte turp nga lotėt e nėnės!

deas
11-06-11, 18:12
gjithmone ke bere vetem gjera te mira,beje dhe nje te fundit,,,sikur t'me kishe marre prane vetes te lutem!

emine
11-06-11, 18:30
Zemra e nenes dhe syte e zotit te percjellin kudo

Honesty^uk.
11-06-11, 20:06
Sot ne diten e lindjes Tende
NENA IME


Te shoh perdite qe je prane meje..
Ashtu e bute.e thjeshte,
e pabujshme ne brenga e halle.
Syte e vegjel jane zhveshur nga lodhja,
por akoma kane nje dritez qe shpon
ditet per t'i dhene kuptim ekzistences se saj.
Rrudhat nen lekuren tende te pazene nga dielli
kane te gjitha nga nje emer te capkenlleqeve
te femijeve tu te rralle.
Thijnjat e bukura kur te zbulohen nga boja,
te shkojne aq shume..
Edhe psse ne te duam te stolisur
e te mbajtur..
Nene..!
Sa me fat jemi qe te kemi..!
Nene..!
Sa caste ikin kot,
e une nuk te them qe je Dielli im i hapur..!
Nene..!
Vec ty te shkon kjo fjale,
kur te thirrim ne femijet e tu,
qe te shtojme vec jeten me naze..!
Nene..!
Lum une qe te kam ty madheshtorja ime..!
Ne jemi bijte e tu..!
TI.....Nena jone me fat..!!


Honesty

Honesty^uk.
11-06-11, 20:09
Mallshem gjuaj token me hapa puthjesh.
E dua shume..shume eren e saj te zeshket.
Me jep dashuri qe askund se kam ndjere.
Me do dhe dhimbjen si nje nene e djegshme.
Ikem larg per te qene me njerez.
Por ty te kishim si lot malli ne sy e zemer..
U rreshkem si drure te thare e ngrene nga i ftohti e vapa.
Na marrin shpirtin me mirsjellje deri ne piken e fundit te gjakut.
Ne vend te emrave kemi pseudonim te klasifikueshem
per te ecur ne tranvaje percmimesh prej europianeve.
Ti toka ime,nena ime do shtrydhesh gjirin te me embelsosh varferine.
Le te vuaj duke mesuar shkollen e sakrifices..
Kjo jete qenka bilete..fati..
Por fat i madh eshte qe te kam ty nene ..
Nene burrneshe,Nena ime..

Honesty

Zero Cool
04-07-11, 15:28
“Nėno moj tė ra dėshmor” (Fan Noli)


Tridhjetė e gjashtė shkronja tė Kongresit tė Manastirit janė pak pėr tė pėrshkruar nėnėn dhe dashurinė e saj pėr jetėn. Njė alfabet krejt unik do tė duhej pėr sakrificėn e saj. Fėmijėt nė gėzim e dhimbje fjalėn e parė e kanė; nėno moj.

Njė shėnim pėr nėnat nuk mjafton kurrė. Njė roman pėr nėnėn sa e sa herė ėshtė shkruar, dhe kurrė nuk ka mjaftuar Fjala e parė nė jetė ka qenė nėnė dhe nėno ka mbet. Asaj, pjesė jete i mbeti ballafaqimi me vdekjen, nė ēdo orė e nė ēdo ditė.

Edhe nė luftėn e fundit nė Kosovė, nėnės i mbeti barra mė e rėndė, ajo e jetės dhe e vdekjes. “Kur lind vajzė, gėzohet gjithė natyra, ndėrsa kur lind djalė vetėm kulmi i shtėpisė”, thotė njė kėngė popullore.

Nėna e kėtij shėnimi mund tė jetė nga cilido fshat a krahinė, nga cila do pjesė e Kosovės.
Atėherė kur luftohej ēdo ditė pėr jetėn, edhe atėherė kur nuk i dinte shkronjat, ajo mbajti gjallė fijet e jetės. Ajo kurrė nuk e bėri hesap mortin. Edhe atėherė kur vdekja ia mori zemrėn pjesė-pjesė, nuk njohu fjalėn dėshpėrim. Lotin e konsideronte dobėsi. “Vetėm kur mėsohesh me punue, ti din me jetue”, thoshte nėna.

Ajo mundė tė kishte veē njė emėr; nėna e jetės

Shėnimi pėr jetėn mund tė fillonte me emrin e saj. Nė ēdo mėngjes ėshtė zgjuar me njė tė vetmin qellim; si tė mbajė gjallė fėmijėt deri sa tė perėndojė dielli. Ajo diti ta ruaj zjarrin. Ajo duke lidhur agimet me zjarr mbajti gjallė farėn e jetės.

Pastaj, nėn saē, pritej tė piqej buka qė shumė herė nuk kishte mė ēka tė gatuhej. Shumė herė edhe pėrralla shėrbeu si ushqim. Gjumi jo rrallė shėrbeu si shpėtim nga vuajtjet. Kaloi edhe njė ditė.

Pak hithra apo lakra ishin tė mjaftueshėm edhe pėr njė ditė jete mė tutje. Peta nėse nuk ėshtė djegur, lakror do tė ketė edhe njė ditė. Kėshtu errej e zgjohej njė nėnė , diku nė njė pjesė tė Kosovės. Nuk ka rėndėsi as emri e as fshati i saj.

Nėna mbeti e para nė frontin e luftės pėr jetė. Nėna e kėtij shėnimi, betejėn e jetės e zhvillonte pėrditė, nė ēdo orė, nė ēdo minutė. Edhe atėherė kur njeriu ynė e ka pritur tė huajin, si mė tė dashurin, si mbinjeri, pa menduar kurrė kush ėshtė,pse ėshtė,ēka fshihet nė fshehtėsi, ēka mundet nė pamundėsi, nėna ruajti fijet e jetės, pa u trembur.

Tre vjet thatėsi

Shumė kush nuk ka idenė, pse nėna e kėtij rrėfimi, derisa e tradhtuan kėmbėt, nuk mund tė largohej nga shtėpia pa njė copė bukė. Tri vjet, thonė nuk kishte rėnė shi. Timat, atje shumė herė i ka djegur dielli. Nėse vonohej shiu edhe hėna dėmton tė mbjellat, thoshin vendasit si pėr mahi. Jeta ishte aty. Fėmijėt ishin aty. Edhe vdekja ishte po aty. Lufta pėr mbijetesė zhvillohej pėrditė aty.

Pak mill, qoftė edhe hua , pėr tė bėrė njė petė. Petėn me duar e saj e vendoste nė fund tė tepsisė. Mbi te lakrat apo hithrat. Fėmijėt duhet tė hanė aty, por peta duhet tė mbetet, mendonte deri nė pafundėsi. Ashtu edhe mbetej peta derisa digjej, dhe atė nuk mund ta hante mė asnjeri.

Ditėt e netėt e tilla zgjasnin. Thatėsia sikur nuk po mbaronte kurrė. Fėmijėt ishin mėsuar se peta nuk hahet, megjithėse ishin tė uritur. Njė fėmijė, njė ditė nuk u zgjua nga gjumi. Kish vdekur loēka e nėnės. Cili ka mbetur pa ngrenė? As kjo nuk ka rėndėsi. Dita tjetėr agon pa fėmijėn tjetėr. Kishte vdekur edhe njė copė zemre e nėnės.

Nėna e jetės pėrditė i caktonte vetės detyrė pėr tė mbajtur nė jetė fėmijėt. Kishte vdekur edhe fėmija i tretė njė ditė. Nuk ka rėndėsi a vdiq ai para agimit apo pasi filloi tė ngryset.
Nėna e jetės varroste fėmijėt e vetė, njė nga njė. Dorėzimi, pėr te ishte fjalė e pa njohur.
I vdiqėn tri pjesė zemre, tri pjesė jete. Nėna e jetės, para syve kishte edhe tre fėmijė tė tjerė. Dy vajza e njė djalė ia kishin dal tė mbijetoni pa ngrėnė petėn e lakrorit. Nėna e jetės kishte ngadhėnjyer mbi vdekjen.

Nė vitin e katėrt, bora ia behu para shiu. Nė vjeshtėn e vonė apo nė pranverėn e hershme pak kush pati ndonjė kokėrr fare pėr ta hedhur nė arė. Mbolli dikush, tha nėna e jetės, e cila do tė priste farėn vetėm nga teprica e mundshme nė vitin tjetėr. Ajo kurrė nuk shihte ėndrra nė pik tė ditės. U martua dhe djali. Nusja lindi dy vajza e gjashtė djem. Nėna e jetės martoi edhe dy vajzat.

Rapsodėt, Salih e Feriz Krasniqi kanė kėnduar nė tė gjashtė dasmat e nipėrve tė nėnės. Nėna priti tė martojė edhe djalin e djalit tė djalit!

Dy javė para Shėn Gjergjit ditėlindjen

Nėna e jetės nuk ishte sėmur kurrė.
Edhe pasi martoi gjashtė djemtė e djalit nuk e pa askush tė mos punonte. Njė copė buke mbante tė lidhur nė shami pėr brezi. Nipėrit e thėrrisnin “nėna e bukės”. Kushdo qė ta ketė takuar, lirisht ka mund tė kėrkojė bukė prej saj. Jo rrallė, ajo u ka shtruar bukė edhe atyre shtegtarėve tė panjohur qė kanė rastisur andej.

Edhe kur apoteoza e misrit u harrua, nėna nuk dilte asnjėherė nga shtėpia, pa njė copė bukė tė mbėshtjellė nė shami. Pėr askėnd qė e ka njohur, nuk ka qenė befasi, kur nėna e kėtij rrėfimi ofronte njė copė bukė. Hajde, hajde, tash duhet ushqyer fėmija.

Ajo nuk kishte kohė pėr fjalė. Ajo u bė sinonim i jetės. Ajo nuk ka ditur kurrė pėr datėlindje. Dy javė para Shėn Gjergjit.. Nuk ka as datė tė vdekjes. Dy javė pas Shėn Mitrit.

Kur dimri mbėrthente natyrėn, ngrohtėsia e zjarrit tė nėnės bėhej mė e fortė se acari.
Edhe si vajzė kur po thurte me dorė gjithė veshėn e trupit, nga tė mbathurat e deri te qilimat, kish pandeh se pėr tė rritur fėmijėt do t’i duhen. Ajo kishte deshifruar kodin e jetės.

As nė skamje, as nė thatėsi, as me pushtuesin e vjetėr e as me tė riun, ajo nuk njohu ligėshti. Thellė nė shpirtin e saj ngrohtėsia nuk shtirrej kurrė. Tjerrja dhe thurja e rrobave pėr tė lidhur pranverėn me pranverė zėvendėsonin diellin nė dimėr, kur vetėm pisha nėnėn shoqėronte.

Agimet e reja shumė u pėrplasen me ritmin e vekut tė nėnės qė nuk kish fjetur. Ēejzi i saj lidhi penjtė e jetės. Ajo fitoi luftėn kundėr mortit, do tė thoshte Kadare.

Njeriu duket ndonjėherė i egėr e ndonjėherė i butė. Besimi dhe mos besimi janė krijuar nga vetė njeriu. Brenda njeriut gjithmonė jetojnė dy botė, plotėsisht tė kundėrta; edhe njeriu edhe djalli vetė.

Urtėsia dhe egėrsia pėrherė jetojnė bashkė. Njeriut i mbetet vetėm tė zgjedhė.
Nėna kishte zgjedhur dhe ia kishte dalė. Rrėfimi pėr “nėnėn e bukės”, atje diku nė Kosovė, jeton edhe sot.

P. S.
Janė kėto vetėm pak shkronja nderimi nė letėr, pėr nėnat tona,tė cilat ia dolėn edhe nė luftėn e fundit. Askush tė mos mashtrohet, se nuk ka fjalė qė mund ta pėrshkruaj sakrificėn e nėnės pėr fėmijėn.

lovely
13-08-11, 18:00
Tetė gėnjeshtrat e Nėnės time...
Nėna ime jo gjithmonė e ka thėnė tė vėrtetėn… mė ka gėnjyer tetė herė nė momentet e rėndėsishme tė jetės! Tregimi fillon me lindjen time. Kam lindur si djalė i vetėm nė njė familje tė varfėr… aq tė varfėr saqė nuk kishim ushqimin e mjaftueshėm. Nė raste t...ė rralla ndodhte qė tė kishim pak oriz nė shtėpi… Nėna pėrgatiste shujtėn e thjeshtė dhe gjithmonė pjesėn e saj tė pjatės e hudhte nė pjatėn time duke thėnė: “Ha biri im, unė nuk jam e uritur”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PARĖ.
Kur u rrita pak, nėna ime pasi pėrfundonte punėt e shtėpisė, shkonte te lumi qė gjendej afėr shtėpisė, duke shpresuar se do tė zinte ndonjė peshk, qė unė tė kisha ushqim tė shėndetshėm dhe tė zhvillohesha sikur fėmijėt tjerė. Me njė rast, falėnderoj Zotin, arriti t’i zej dy peshq. Nxitoi nė shtėpi dhe i pėrgatiti dy peshqit dhe i vendosi para meje. Duke parė se unė me shije e ngrėna peshkun tim, ajo vendosi edhe peshkun e saj nė pjatėn time duke thėnė: “Biri im, ja edhe kėtė peshk timin, sepse ti e di qė unė nuk e dua peshkun”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E DYTĖ.
Koha kalonte dhe erdhi momenti qė unė tė hyja nė shkollė. Meqė nuk kishim pasuri qė unė tė shkollohem, nėna hyri si shitėse te njė tregtar i pasur. Njė natė tė ftohtė dhe me shi, nėna u vonua mė tepėr nė punė. I brengosur dola nga shtėpia ta kėrkoja. E vėrejta duke ardhur me njė torbė tė rėndė tė rrobave nė dorė. E thirra: “Nėnė, eja nė shtėpi, ėshtė vonė dhe ftohtė.” Ajo buzėqeshi dhe tha: “Biri im, unė nuk jam e lodhur”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TRETĖ.
Erdhi koha e provimeve tė shkollės. Edhe pse ishte vapė e madhe, ajo dėshiroi tė vinte me mua nė shkollė. Dielli pėrcėllonte tokėn, ndėrsa sipėrfaqja e rėrės avullonte nga nxehtėsia. Hyra nė shkollė, ndėrsa ajo mbeti duke pritur nė oborrin e shkollės. Kur pėrfunduan provimet, dola nga shkolla e ajo mė priti me pėrqafim amėnor, mbushur me dashuri dhe mėshirė. Nė dorė mbante njė lėng tė ftohtė qė e kishte blerė pėr mua. Kur fillova ta pija, e ktheva kokėn dhe vėrejta atė, nga balli i saj rridhnin pika djerse. Ia ofrova gotėn duke thėnė: “Nėnė, pi edhe ti pak”, ndėrsa ajo tha: “Biri im, vetėm ti pije, unė nuk kam etje”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E KATĖRT.
Pas vdekjes sė babait tim, nėna jetoi njė jetė tė vėshtirė si e vejė. Mbi supet e saj mbajti tėrė pėrgjegjėsinė pėr udhėheqjen e shtėpisė, thjeshtė duhej tė kujdesej pėr ēdo gjė. Jeta ishte vėshtirėsuar, dhe shumė shpesh ishim tė uritur. Pranė shtėpisė sonė jetonte xhaxhai im, njeri i mirė, shpesh na sillte ushqim, por edhe ai ishte i varfėr. Fqinjėt kur panė qė gjendja jonė ishte e papėrballueshme, kėshilluan nėnėn, e cila ishte ende e re, tė martohej pėr dikė qė do ta ndihmonte. Mirėpo, nėna ime refuzoi kėtė kėshillė duke thėnė: “Unė nuk kam nevojė pėr dashuri”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E PESTĖ. Pasi pėrfundova fakultetin, hyra nė njė punė me pagė tė mirė nė njė firmė dhe vendosa ta marr pėrsipėr kujdesin e shtėpisė. Meqė shėndeti i nėnės ishte dobėsuar, nuk mund tė punonte si shitėse rrobash, filloi tė shesė perime nė treg. Kur nuk mundi mė tej tė punonte, unė ndava pjesėn nga paga ime dhe ia dhashė asaj, ndėrsa ajo i refuzoi duke thėnė: “Biri im, ruaji tė hollat, unė kam mjaft pėr vete”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E GJASHTĖ.
Vazhdova shkollimin e mėtejmė dhe shumė shpejtė u bėra magjistėr. Paga ime u rrit edhe mė shumė. Firma gjermane mė ofroi njė punė tė mirė nė Gjermani. U gėzova pa masė dhe fillova tė ėndėrroja pėr jetėn e re tė lumtur. E ftova nėnėn tė vinte tė jetojė me mua, por ajo refuzoi duke mė thėnė: “Biri im, unė nuk jam mėsuar me jetė luksoze”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E SHTATĖ.
Koha kalonte, nėna ishte plakur dhe shumė shpejtė u sėmur nga karcinomi malinj. Nė ato momente nė mes meje dhe nėnės sime tė dashur ishin shumė shtete. I nevojitej pėrkujdesja e dikujt. I lashė tė gjitha dhe u ktheva nė shtėpi. Nėnėn e gjeta nė shtrat. Kur mė pa, u mundua tė buzėqesh. Zemra m’u copėtua, sepse ishte e molisur. Nuk ishte mė ajo nėna qė e kam njohur… Lotėt mė shkonin rrėke nėpėr fytyrėn time, por edhe tani ajo u mundua tė mė ngushėllojė duke thėnė: “Biri im, mos qaj, unė nuk kam dhembje!”… KJO ISHTE GĖNJESHTRA E SAJ E TETĖ.
Pasi qė tha kėto fjalė, mbylli sytė dhe mė nuk i hapi kurrė. Secilit qė ka humbur nėnėn e tij tė dashur, e kėshilloj: Gjithmonė kujto se sa ka sakrifikuar ajo pėr ty.

Nga facebook-u

Zero Cool
16-10-11, 16:59
Nga mall’ i zemrės sė zhuritur
rrodhi vesa mėngjesore.
Me njė buzėqeshje dhe lot tė kripur
pėr ty nėnė bėj pėrmendore.

Kush na i puthte sytė ngadalė
kur derdhėm lotin ton tė parė ?
Shqiptuam NĖNĖ tė parėn fjalė
kur kemi qeshur edhe qarė.

Zjarri i dashurisė fėrfėllon
edhe ngrihet gjer te dielli
Fjalėn nėnė kush e harron
pastė mallkim ē’do lot qielli.

Kur suri i lodhur mu pėrgjumė
ndėr shkėndijat e njė ylli
dashuria jote mė pėrkundė
dhe bie mbi mua si gjethe pylli.

Nė atė vajtim tė lėnduar
qė thuri e shkuara fėmijri
zėrin e dashur sta kam harruar
dhe as buzėt qė puthėn sytė e mi.

Me afshin e jetės magjiplote
fjalėn nėnė nė qiell skalisė
zėri, sytė, dora jote
jan proverbė i perėndisė.

Mbi flokėt e thinjur nėna ime
nėse njė ditė do tė hedhė zhgėnjim....
Nė tė falsha brengė a dhimbje
vdeksha si dielli nė perėndim.

E shndėrroj nė lule njė re tė bardhė
dhe e vadisė me pika loti
se nėpėr shekuj gjithė me radhė
Fjalėn NĖNĖ e bekoi zoti.

lovely
21-10-11, 22:08
Njė zė nga ana tjetėr e botės
sa ėmbėl mė flet
gufojnė ndjenja tė pėrziera
tė qaj apo tė hesht?!

Vaji mė ngulfat ne fyt
nuk nxjerr fjalė dot
dridhshėm zgjat dorėn
tė tė prek , por kot!

Mė njeh zėrin, mė njeh mallin
heshtje e vdekur mbretėron
tė ndiej lotėt, fshij tė mitė
si cdo bijė nė kėtė tokė!

Zero Cool
21-10-11, 22:22
U rrita kudo me hallet e jetės
E lotėt si shiu mė bien nė faqe
Dua qė ēdo sekond tė dėgjoj zėrin e saj
Por edhe ashtu prap nuk kėnaqem.

Si nuk munda vargjet t’i mbaroj
As lotėt qė bien nė faqe e mjekėr
Nuk po mundem mallin ta kaloj
Asgje nė botė mė tė dashur nuk paska tjetėr

Marr tė flas me tė, por nuk mundem
Marr ti shkruaj por jo.
Sa shumė unė pėr tė po vuaj,
Siē vuan pėr mua dhe ajo.

lovely
21-10-11, 22:26
Lamtumire

e strukur, si hije
syte ngulur ne tavan
e si te them ate fjale??

largohem
dhe ne secilin hap
nje pjese nga shpirti me keputet

nje dore e ngrire ne ajr
nje lot i fresket ne faqe
nje koke e kthyer mbrapa

nje nene qe sa vjen e zvoglohet....
nje fytyre e tronditur
nje buzeqeshje e trishtuar
nje diqka e pakuptimte
nje dhimbje qe te ndal frymen
nje mire u pafshim ....

Zero Cool
21-10-11, 22:34
Kur dhimbja ne shpirt tė gjuan me shuplaka merzije
dhe dielli shpirtėror te shikon me inat
kur dita e lodhur ta fiku semaforin e fatit
vjen nena si ne nje ėndėrr tė arte.

E dhimbja ne ēast iken rreshqathi te mbytet ne det
dhe dielli shpirteror te fal ledhatime
fati te merr ne krahe pa pertim e tuj qesh
merzija e mbyll rubinetin e nuk ka me shi dhimbjeje!

Nena kjo ndienje e qeshur si vete pranvera
por kur ajo ėshtė mungese
ke gjithmone tallaze shpirterore
dhe asnjehere ndienjat nuk kane me qeshe !

Zero Cool
22-10-11, 20:13
Askujt nuk i intereson nese ti po vuan. .Perveē nenes tende.

lovely
01-11-11, 13:09
Dot nuk u ē'malla...

Njė jet' tė tėr' ndėnja me nėnėn
Kurr' s`u ndava
Njė jet' tė tėr' mė priste malli
... E dot su ē`malla

Edhe sa her' mė shkuli veshin
Kurr' nuk qava
Njė jet' tė tėr' i putha dorėn
E dot su ē`malla

Edhe nė gjum' ja ndjeja dorėn pėrmbi ball'
Timen e kisha tė gjithė botėn si nė pėrrall'
Kur kisha hall a kisha ndonjė brengė nė shpirt
Buzėqeshje e saj si njė mėngjes ēelte njė drit'
Buzėqeshje e saj mė ndjek nga pas mua dhe sot
Njė jet' tė tėr' ndėnja me nėnėn su ē`malla dot..


e huazuar

Zero Cool
01-11-11, 18:24
MONOLOGU I NĖNĖS SĖ EMIGRANTIT

U bėnė shtatė vjet
me rėnie gjethesh tė verdha ndėr mote,
shtatė shekuj qė tė pres
me sytė nė pėrgjim,
te kjo derė e pashkelur nga fryma jote
dhe nga gjurma e harruar
larg nė mėrgim.

Tė pres te kjo derė e gozhduar
me kufomėn e vetmisė brenda,
te ky prag i zi qė e mbėshtolli
me shurdhėri nata jote e ikjes.
Yjet kėputen
nga gėrmadhat e reve tė rėnda
dhe bien mbi duart e mia
tė shtrira drejt qiellit tė pritjes.

Por ylli yt
nuk pikoi vėshtrimin e syrit
mbi pėrrenjtė e tharė
tė rrudhave tė mia.
U bėnė shtatė shekuj
me trokitje vetėtimash,
duke pritur tė trokasė zėri yt
te dritarja me thinja.

Por kam dėgjuar
vetėm ankthin e erėrave dimėrore.
qė vijnė e shkojnė
me psherėtima tė pikėlluara.
Derisa vetmia
mė ngurtėsoi rrudhjen kockore,
pėr tė gdhendur
statujėn e pritjes sė nėnave tė harruara.

Por ti nuk erdhe
tė zbutesh mallin tim gjėmėmadh.
Shumė shira breshėruan lot nė sytė e mi
qė u tretėn nga mynxyra e dhimbjes.
nėpėr mjegullat e harrimit tėnd pa kufi.

Vjen gjithmonė njė korb mortor,
gdhihet natėn te dritarja ime e shkretuar,
ku hija jote ngjyrė molle lulėzon nė oborr
dhe gjithmonė mė pėshpėrit
ardhjen tėnde tė tejvonuar.

Por tani qė edhe ajri u mbush
me mungesėn tėnde,
ndjej se fryma mė ėshtė pakėsuar.
Dhe fjalėt e ngrira
mė janė kthyer nė mermer tė zbardhur,
ku mund t’i falesh kujtimit tėnd nė kthim.
Nėse dikur ke pėr tė ardhur... o yll im!

Zero Cool
04-02-12, 11:01
http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/381935_231776453557534_231450110256835_536631_3353 57500_n.jpg

Alima
04-02-12, 23:14
...

Dua te shkruaj , shuuume dua te shkruaj ...nena ime !

Sa marre forcen , me ngulfatin lotet , shpirti d'nes dhe nuk mund te theme ate qe ndiej !

Te pash ne enderr nene , te pash buzqeshjen tende qe aq shume me mungon , te ndiva zerin e embel mjalte ...nena ime e dashur !...Shpesh edhe te harroi , jo se dua , por gjendja e atij te cilit ja fale rinin dhe pleqerine , atij me te cilin ndave vite e vite , te mira e te liga ... pas vdekjes sate nana ime , i eshte keqesuar gjendja .Edhe ai done te filloi te flase per ty , por ngulfate , dhe edhe pse shterp nga lotet une ja shohe !


Na mungone nene , ke marre nje pjese te madhe nga ne , me e shtrenjta ime !





.

Alima
04-02-12, 23:57
...

Dergone te proza diku me te njejten tematike , pasna gabu vendin !

Me keqardhje ,
Alima!


.

Zero Cool
16-02-12, 15:20
Njė jet' tė tėr' ndėnja me nėnėn
Kurr' su ndava
Njė jet' tė tėr' mė priste malli
E dot su ē'malla

Edhe sa her' mė shkuli veshin
Kurr' nuk qava
Njė jet' tė tėr' i putha dorėn
E dot su ē'malla

Edhe nė gjum' ja ndjeja dorėn pėrmbi ball'
Timen e kisha tė gjithė botėn si nė pėrrall'
Kur kisha hall a kisha ndonjė brengė nė shpirt
Buzėqeshje e saj si njė mėngjes ēelte njė drit'
Buzėqeshje e saj mė ndjek nga pas mua dhe sot
Njė jet' tė tėr' ndėnja me nėnėn su ē'malla dot.



ps: Nėse nėna jote ėshtė gjallė dhe afėr teje, jepi asaj njė puthje tė madhe dhe kėrkoi falje. Nėse ajo ėshtė shumė larg, telefonoi asaj. Nėse ajo ka vdekur lutu pėr tė...

Zero Cool
08-03-12, 10:44
Nėnė sa bukur ėshtė tė jesh pranė teje….
Tė prek tė ndiej buzėqeshien nė sytė e Tu,
Nėnė Sa emėr tė bukur qė ke nė Jetė..!
Je Ikona mė e shtrenjta nė Botė…

Pa Ty Nėna ime nuk do isha unė nė Jetė,
Nuk do shkruaja dot asnjė varg pėr Ty…
Fjala Nėnė ėshtė e ėmbėl ka shumė vlerė,
Eshtė emri Yt mė I bukuri nė Botė…

Pa Ty nuk do egzistoja as unė,
Se ti mbart vlera me Emrin tėnd kudo …
Ti je ajo qė mė mėsove tė hedh hapat e para nė Jetė,
Ti je ajo qė mė mėsove rrokjet e fjalėve ti shkruaj..

Ti je pasaporta mė e bukur e Jetės sime…
Ti je trėndafili qė ēel nė ē’do stinė e mėngjes,
Ti je Gėzimi I Jetės i syve tė Mi…
Nėnė Ti mė mėsove tė dua Njerzit Jetėn,

Mė mėsove tė Dua njerzit kudo janė…
Ti je zgjimi I mėngjeseve qė unė bėj,
Mirmėngjes Nėnė Gėzuar 8 Marsin tėnd..
Mos e harro Ti je frymėmarrja e Jetės sime,

Ti je "ikona" qė shkrin ē’do akullnaj…
Emri Yt I bukur lėshon rreze Drite kudo,
Ti vetėm fal Dashuri pa shkėmbim te fėmijėt e tu..
Emrin Tėnd e mbaj gjiithmon nė Zemėr Nėna Ime..!


http://a4.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/422931_285760454825800_231450110256835_657687_7316 90040_n.jpg

Zero Cool
08-03-12, 13:27
Sot jam mami. Kete mengjes u zgjova me ty, beb. Kemi qene bashke gjate gjithe ketij muaji, po s'e dija. Me fal, shpirt! Ti duhet te kesh ardhur tek une me 28 janar, te pakten keshtu mendon mjeku. Mbase ka te drejte, sepse ajo ka qene nje dite shume e cuditshme, nje nga ato dite qe sjell vec gjera te bukura. E tmerrshme, nuk kam as fjalor per memesine! Te quaj "gje". Ti je shpirt, ti je zemer, ti je frymemarrje brenda barkut tim, ti je nje bukuroshe e vockel, qe me behej se po qeshje me fytyren time te pataksur, ndersa kisha ngrire kur te pashe brenda nje aparati. Mjeku nuk tha se je patjeter vajze, po une keshtu dua te jesh, madje te kam gjetur edhe emrin. Ty, beb, te quajne Ana. Ne te dyja do te rrime bashke 9 muaj, vetem bashke, pa te tjere neper kembe. Oh, sa njerez do te na ndajne kur ti te dalesh, kur ti te rritesh! Ne fillim do te jete mjeku, pastaj babi yt, pastaj te dashurit e tu qe, do te te marrin prej meje, cik e nga njecik. Andaj, tani qe te kam, te vogel e te bukur brenda meje, do te te rrefej perdite nga nje perralle. Ku i dihet, bebushe, ne do te kesh me kohe e qejf te me degjosh kaq gjate, ndaj, po nuk t'i thashe tani gjithe c'doja te me thoshte nena ime dikur, s'di ne kam per te t'i thene ndonjehere.
Rudina Xhunga - fb

Zero Cool
14-03-12, 18:16
♥ ♥ ♥ Tė dua ♥ ♥ ♥


http://a7.sphotos.ak.fbcdn.net/hphotos-ak-ash4/190369_203929626300601_156489887711242_790901_1449 451_n.jpg


Nėse do ta dije sa mallė ndjejė pėr ty
Qdo sekond tė jetė sime i mungon ti
Qdo qastė nė mendje ti mė rri
Qdo ditė pėr ty lotė kam nė sy
Qdo natė nė ėndėrr ti je aty
Qdo hapė qė bėjė ti je me mua
Qdo rrahje e zemrės tė thotė tė DUAA
ME MUNGON NENA IME

Zero Cool
17-04-12, 20:29
A mundet valle nje njeri te bleje prinder? A mundet valle nje i vdekur te bleje jete? A mundet valle nje i verber te bleje shikimin? A mundet valle nje i shurdher te blej tinguj? A mundet valle nje memec te bleje fjale? A mundet valle nje invalid te bleje te ecuren? A mundet valle nje mendje te bleje dije? A mundet valle nje zemer te bleje dashuri? JO,atehere cfare blen paraja kur gjerat per te cilat cdo njeri ka nevoj nuk i blen dot.
Une ne jeten time nuk e bleva dote nje......PRIND.... qe ishin shume te shtrenjte per mua !

Zero Cool
30-04-12, 20:48
Edhe nėse unė e gjej princeshėn time prap se prap ti nėnė do tė ngelesh mbretėresha ime.

Denim
24-05-12, 13:04
You are the reason I am. You are the reason, I smile. I wish to have you as my mother, every time I rebirth. I might not know the pains you went through to make me what I am. But, what I know is that I love you , And with all of my heart , I wish you a happy Birthday.

Zero Cool
29-05-12, 18:29
Nėna


Ti rri e vetmuar aty, buzė lumit tim,
Duke parė si ndrinė hėna e bien fletėt?
Pėr mua mbase ndjenė merak a trishtim,
Mos lodhem kot! Askush s'i lexon mė poetėt...!

Degėt shkundin gjethe, hėna derdhė dritė,
Ti i pėshpėritė lumit, (bėnė poezi... !).
Veē unė e di ke njė drithėrimė nė shpirt:
Pse thonė qė poetėt s'i lexon mė njeri...!?

Zero Cool
24-11-12, 09:35
Si kėrcungė e zezė pėrballė oxhakut
Qan nana e shkretė afėr njė plakut
E lotėt e saj te mjekra kur shkojnė
Me kilometra rrudha kalojnė

Njė jetė e vrazhdė e masakruar
E krrusur nė shpinė me kallo nė duar
Me thinjat nė krye sikur stoli'
Vajton si qyqe sikur s'ka fėmi

Po Zoti ja dha,nana ka plot
Dikur i mblidhte si Shqipja nėn krahė
Sot kanė marrė rrugėt kudo nėpėr botė
Kjo mallkon veten edhe pse asht gjallė

Pesha e borės pemės ja ulė kryet
Rrėnjėt janė thellė e degėt janė rritė
Nana si don lekėt se loti po e mbytė
Por don tė ju shohė se kėshtu i vinė sytė

Me shkop nė dorė te pragu pret
Ditė edhe natė derėn len hapė
Don qė t'ju shohė se shpirti po i del
Pėr nanat e shkreta kurbeti asht plagė

Sulltan-Alim
25-11-12, 17:46
Ate, pasiqe ishte thinjur nuk ma donte gruaja. Vecse nuk e dija ne e kishte dashur edhe ajo vjehrren e vet te moshuar? Sa shume mut kishte kjo bote kuptova tek tash vone dikur!

lovely
04-12-12, 21:48
Pėr nėnėn time...

Plakem, e pėr nėnėn time gjithnjė jam e vogėl.
Ulem, por te ajo gjithnjė jam fėmijė.
E vetmja ajo pėr mua ka derdhur lot, qumėsht dhe gjak.
Tė gjithė mė kanė harruar, po jo edhe nėna ime.
Tė gjithė mė kanė lėnė, pėrveē nėnės sime.
Bota pėr mua u ndryshua, por jo edhe nėna.
Pėr Zotin, nėnė, sa here i ke fshirė lotėt prej fytyrės kur kam shkuar nė rrugė? Sa netė ke kaluar pa gjumė kur tė kam munguar?
Sa netė ke kaluar pranė meje kur kam qenė i sėmurė.?

Nėnė! Kur kthehesha nga udhėtimi, mė prisje nė derė me sy tė pėrlotur nga gėzimi, ndėrsa kur udhėtoja, mė pėrcillje me pikėllim nė zemėr...!

Nėnė.
Mė ke bartur nė prehėr me dhembje dhe vuajtje. Mė linde me klithma dhe rėnkime. Mė pėrqafove dhe mė prite me puthje dhe buzėqeshje.

Nėnė..
Asnjėherė nuk ke qarė deri sa isha zgjuar. Nuk ke pushuar pėrderisa nuk mė ke parė mua tė lumtur. Kur unė buzėqeshja edhe ti buzėqeshje edhe pse nuk e dije shkakun. Ndėrsa kur vija e pikėlluar, ti qaje edhe pse nuk e dije shkakun. Tek ti isha e falur para se tė gaboja dhe e harroje gabimin tim para se tė pendohesha. Mė arsyetoje para se tė kėrkoja falje.

Nėnė...
Kush mė lavdėronte, ti i besoje edhe sikur tė mė shpallte mbret i njerėzve. Kush mė kritikonte ti nuk i besoje edhe sikur t'i sillte edhe dėshmitarėt mė besnik. Vetėm ti ke qenė e preokupuar me brengėn ndaj meje.

Nėnė..
Unė jam gjėja mė e rėndėsishme pėr ty, tregimi mė i bukur, dėshira mė e ėmbėl. Kėto mė bėjnė tė ndjehem mirė, ndėrsa ti mendon se kjo nuk ėshtė e mjaftueshme, dhe shkrihesh nga mallėngjimi pėr mua...

Nėnė...
Sikur tė mundem qė me lot falėnderimi t'i lajė kėmbėt tuaja.

"Zoti im! Mėshiroi ata tė dy, sikurse mė edukuan mua kur isha i vogėl". (El Israė, 24)

Huazuar nga FB

lovely
22-12-12, 10:42
slow down mummy, there is no need to rush,
slow down mummy, what is all the fuss?
slow down mummy, make yourself a cup tea.
Slow down mummy, come and spend some time with me.

slow down mummy, lets put our boots on and go out for a walk,
lets kick at piles of leaves, and smile and laugh and talk.
slow down mummy, you look ever so tired,
come sit and snuggle under the duvet and rest with me a while.

slow down mummy, those dirt dishes can wait,
slow down mummy, lets have some fun, lets bake a cake!
slow down mummy I know you work a lot,
but sometimes mummy, its nice when you just stop.

sit with us a minute,
& listen to our day,
spend a cherished moment,
because our childhood is not here to stay!

R.Knight 2011 Shine like stars

Zero Cool
30-12-12, 20:53
Tė shkruaj bukur nuk di po mundimin po e marr, qė tė shkruaj pėr njeriun qė mė solli nė jetė, dhe pėr atė qė mė ka dashur vėrtetė. Po shkruaj pėr nėnėn time, disa rreshta tė mbushur plotė kujtime, dhe atė kur kujtoj zemra mė vajton sepse gjithmonė ishte nė zemrėn time dhe aty do tė qėndroj.
Dy sytė e nėnės sime pėr mua ishin thesar, gjithė botėn do ta ipja, edhe njė herė ti kisha parė.

Zero Cool
15-01-13, 22:04
Sot,
nuk dua tė zgjohem,
sot,
nuk dua t’i hapi sytė,
dua tė jetoj me ėndėrrėn time,
sė paku,
tė zgjas njė ditė.

Po eci nė rrugė tė akullta,
po kėrkoj lulėn mė tė bukur,
ku ta gjej, ku ta gjej?

Ajo paska lulėzuar nė mes tė dimrit!
Por, ku ta gjej, ku ta gjej?

Po eci,
nuk ka kush qė mė ndal dot,
lulėn mė tė bukur,
nuk e kėrkoj kot.

Po e nuhas njė aromė tė lulės,
ku ėshtė, ku ėshtė?

Era po tund ēdo gjė rreth meje,
madje po mė orienton,
e di tek lulja mė e bukur,
atje po mė dėrgon.

Sa jam rrėnqethur,
nuk e di ku po shkoj,
vetėm e di,
lulėn mė tė bukur,
sot, po e kėrkoj.

Arrita,
e gjeta lulėn mė tė bukur,
tė njė kopshti madhėshtor.

E gjeta,
tek njė guri i gdhendur,
me njė epitaf tė zi,
tek varri mė i bukur,
tek varri i nėnės time,
njė lule e bardhė qėndronte aty.

E di,
unė e kam mbjellur,
atė lule tė bukur,
tė kopshtit madhėshtor,
por,
mė tregoj,
se edhe nė dimėr,
unė ekzistoj.

Le jardin des disparus
20-04-14, 20:02
Nėnės sime

Kaq shumė kisha pėr tė tė thėnė
po mbeta larg e larg mėrguar
nė kėto ditė e dashur Nėnė
mė mirė ti mė ke kuptuar

Pėr ty dhuratėn kam menduar
edhe punuar gjatė e gjatė
porse mė mbeti kētu nė duar
ti mbylle sytė atė natė

Por ndjej se duke e lexuar
mė zbutet dhimbje e kėsaj zije
mirėsia jote e patreguar
mė lidh me ty me mija fije

Nė ėndėrr ti mė rri kaq larg
si mė rreh zemra, ta dish
o Nėnė, Nėnė, vallė s'di
tek unė si tė vish?!

Nė qiell enden retė pafund
nė male fryjnė e fryjnė thėllime
nė fusha endet e endet gjithkund
fėmija i humbur i Nėnės sime

Nė rrugė era pėrplas gjethėt e thata
nė pemė zogu klith me vajtim
atje, matanė malesh tė larta
ndodhet, diku, atdheu i im!

Hermann Hesse