PDA

View Full Version : Pse Zoti krijoi njeriun ?


m_tetovari
20-05-04, 13:59
Un jam i bindur se Zoti ka krijuar njeriun ,
pyetja ime ka te beje me mendimin e juaj se Pse Zoti ka krijuar njeriun ?
nese paraprakisht mendoni edhe ju se Zoti ka krijuar njeriun ?

m_tetovari
02-06-04, 01:28
pasi po shoh se askush nuk ka dhene ndonje mendim...
deshta te shkruaj per mendimin tim ne lidhje me pyetjen q duheshte hap debat:
une mendoj se Zoti krijoi njeriun qe njeriu ti lutet Atij !
domethene i pfroi gjithcka perreth dhe i mundesoi jete me shume gjera interesante ,perfshire kenaqesi dhe obligime...

ahmet delolli
26-06-04, 19:04
une mbeshtetem ne ate qe e thot feja islame se zoti e krijoi njeriun per ta adhuruar ate i qofshim fal.

Engjellushja
04-07-04, 22:56
ZOTI E KRIJOJ NJERIUN ??????


>>PER TA SAKRIFIKUAR ZOTIN

platori
09-07-04, 16:06
haha zot nuk ka .tung

turisti
15-08-04, 19:21
Tung m_tetovari. Pergjegjjen PSE ZOTI KA KRIJUAR NJERIUN e ke nė pyetjen: PSE NJERIU DUHET TĖ VDES?.

LABI
26-08-04, 08:42
Zoti kur vendosi ta krijoi boten e krijoi njeriun ! Atėhere pushoi edhe Zoti edhe njeriu. Per ta bere edhe ma te persosur kete jete ne kete rruzull dhe mbasi u ndi nevoja me kriju femren atehere Zoti vendosi ta krijoi edhe femren.
Keshtu me kurr as Zoti nuk pushoi e as njeriu.......

Kaltrina
26-08-04, 09:19
Zoti kur vendosi ta krijoi boten e krijoi njeriun ! Atėhere pushoi edhe Zoti edhe njeriu. Per ta bere edhe ma te persosur kete jete ne kete rruzull dhe mbasi u ndi nevoja me kriju femren atehere Zoti vendosi ta krijoi edhe femren.
Keshtu me kurr as Zoti nuk pushoi e as njeriu.......


O Lab pyetja eshte pse zoti e krijoi njeriun?!!!
:)

turisti
26-08-04, 13:36
Tung m_tetovari. Une plotsisht po te kuptoj,por kjo eshte problematika NE NIVELIN E LARTE,andej mos prit pergjegjje sepse askush nuk e din perveq krijuesit. :wink:

Albanam
28-08-04, 09:17
"Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė.
Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as nuk dėshiroj tė mė ushqejnė ata.
All-llahu ėshtė furnizues i madh. Ai, fuqiforti.
S'ka dyshim se atyre qė bėnė mizori u pėrket dėnimi si pjesa e dėnimit tė shokėve tė tyre, andaj tė mos e kėrkojnė shpejtimin e tij.
Tė mjerėt ata qė nuk besuan pėr atė ditėn e tyre tė premtuar!"

(Kur’an, Dharijatė, 55-60)

dr1ta
06-09-04, 12:40
zoti krijon njeriun per me i shpernda genat tona me te forta ce mbijetojn ket jet te veshtire, ska shum vend per njerzit te lige.


PS. EDHe NE jemi kafsh, vec me intelegjenc me te madhe :wink:

turisti
06-09-04, 13:19
Jeta eshte shume e THJESHTĖ,por njerzit e KOMPLIKOJNĖ. :wink:

DEA
11-10-04, 22:48
e more m_tetovari sa her kame shtruar kete pyetje po deri me sote pa pergjigje :(

Habib_Islami
16-10-04, 14:09
Nese Zoti e ka krijuar Njeriun,qe nuk ka dyshim kur e dime se sa i komplikuar jemi.
Por pyetja me pa lidhje se kjo eshte :
Kush e krijoi ZOTIN?
A ka krijues mbi krijues.
Apo zoti u vetkrijua.
Cka eshte zoti????

rikochet
28-10-04, 11:46
Njėshi(1) eshte burim i numrave tjere , eshe po u munduam ta shumezojme me nje tjeter te till ngelet prap 1.
numrat tjer egzistojne vetem pas 1-shit,pra numrat tjer jane refleksion
i numrit nje(1).
Edhe 1 000 000 egziston si numer deri ne momentin qe nuk ja lagojme
njeshin perpara ,pra pa njesh ajo kalon 000 000.
E gjithe qe sot egziston ,kan egzistuar ,dhe do te egzistojne jane
vetem refleksion i Njeshit "Zotit".
Numri 19 ne Kur'an eshte nje numer i plotėpjestueshem,por nese logjikojme do te kuptojme se ky eshte qelsi i gjithe kuranit sepse me
keta numra 1-9do ta kuptojme porosin se
1-Fillimi i Numrave(Allahu)
9-mbarimi i numrave te plot(Allahu)
Pra si fillimi ashtu edhe fundi jane ne duarte e Krijuesit.
Ē'eshte pra zeroja ?
Zeroja eshte nje joegzistence,e kushte per te egzistuar eshte
njer nga numrat e plot qe te behet e mundeshme te egzistoj
Pra vellezer ne jemi "Zeroja"e nese nuk na emeron Allahu
me nje meshire te nje "numri"(Deshira e Allahut) te plot ateher
ku do te tretemi ku do te shkojme?
"Boten dhe gjithe ēka egziston ne te dhe mbi te e krijova
pa ndonje model(Moster) paraprak".
Pra zeros (0) joegzistences iu shtua numrin e plote dhe doli ne pah
si njė (10)-she ose 1+0=1,e keshtu me radhe.
Per ta kuptuar Krijuesin Allahun (Njėshin) duhet se pari ta kuptojme
poziten tone se ne jemi pa Allahun njė Zero,dhe sa me shpejt qe ta kuptojme kete ateher minde te kemi fate dhe te na emeroj si
nje nder roberit e tij dhe ta jetojme nje bote tjeter ate te Ameshuar
te pa fund.
U mundova ta spjegoj me nje shembull te thjeshte Krijuesin dhe te Krijuarin shpresoj se ju ndihmova sado pak qe ta kemi me te kjarte
poziten tone ne kete Bote dhe arsyen e egzistnces sone.
Selam>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>>.

uck_aksh
12-04-05, 16:15
kjo eshte nje percjellje e gabuar qe perseritet brez mbas brezi se ka zot zot nuk ka ne jem te krijuar nga natyra.

rikochet
14-04-05, 12:58
nėse nuk e ke tė qartė se si funkcionon natyra,atėher per ty do te jete veshtir ta kuptosh realitetin ne te cilin jeton.
Natyra eshte nje nga menyrat e shfaqjes se krijuesit,por nuk eshte krijuesi por nje nder pasqyrimet e pa fundme te Zotit, pra kush e krijoi ate Natyre.
A nuk e shef qe ēdo krijes apo form e ekzistences eshte e lidhur njera me tjetren dhe faktikishte po te mungonte vetem njera nga ato ne zingjirin e krijesave nuk do te funkciononte kjo bote.
per fillim eshte mire ti lexosh disa libra ma te thjesht siē jane ato te Harun Jahjes e do ti kesh ma te qarta faktet egzistuese.

ARVANITI
15-04-05, 18:13
Mos duhej bere pyetja:

Pse njeriu e krijoi Zotin?

rikochet
18-04-05, 12:19
Qendro pran motos tende se me te vertet do te ishte mekat i madhe
po te martoheshe e te kesh nje pasardhes sikurse ty.

Se besoj se aq i painformuar qe ta besh nje pytje sikurse kjo.

tung....................

ARVANITI
19-04-05, 17:27
Qendro pran motos tende se me te vertet do te ishte mekat i madhe
po te martoheshe e te kesh nje pasardhes sikurse ty.

Se besoj se aq i painformuar qe ta besh nje pytje sikurse kjo.

tung....................


Po s,mund te qendroj menjane kur lexoj kete teme "pse e krijoi zoti njeriun", qe me duken e pakuptimte fare

Tung dhe qetesuhu.....fli pak gjume

GURI SYLAJ
24-04-05, 09:43
Rikoshet i nderuar spjegimi i juaj permes matematikes eshte i gabuar per shume arsye:
1. Kjo matematike eshte vetem njera nga te mundeshmet dhe eshte produkt i nje gjenerate te caktuar ne nje kohe te caktuar
2. Ne kete matematike numrat jo vetem qe shumezohen me njeri tjetrin por ata edhe pjestohen, zbriten por edhe mblidhen.
3. Zeroja , po e pranoj se eshte nje hiq por pa te nuk kemi as dhjete, as njezete e as njeqind etj.
4. Formula e jetes nuk bazohet ne kete matematike por ne nje tjeter. Atje njishi mbeledhet me njishin dhe n'a e japin numrin tre dhe keshtu jeta vazhdon me te mirat por edhe me problemet e saj qe ne kohe dhe ne vend te caktuar ndryshojn ne mes veti.
5. Sikur te ishte kaq e thjeshte pergjegjeja ne kete pytje , neve sot do te flisnim krejt per dicka tjeter ndoshta edhe per nje matematike tjeter.

Me nderime Guri Sylaj

modestja
28-05-05, 02:26
natyrisht qe njeriu nuk erdhi ne kte bote pa nje qellim,pyetjes se pse Zoti krijoi jeriun i pergjigjemi thjesht mu ashtu sic eshte e cekur edhe ne kuran:"UNE NUK I KRIJOVA NJEREIT DHE XHINET PER ASGJE TJETR POS QE TME ADHUROJNE"ja prej ketij ajeti kuptohet bukur qarte se pse jemi krijuar...
Pastaj shtrohet pyetja ku shume njerez edhe pyesin po mire po tash a thua valle ne duhet vetem te falemi e agjerojme kte kuptim mer ketu fjala "adhurim"??
kjo fjale ka kte kuptim:perputhshmeria eligjit te Zotit me ligjet e njeriut
dmth.cdo veper e mire,apo cdo veper qe ben dhe nuk bie nuk kundershtim me ligjet e Zotit,si psh gjate leximit studimit ti madheron krijuesin e keshtu me radhe...teme e gjate e cila kerkon definime te gjera por edhe lexim,studim pra..

Stuhia
28-05-05, 02:55
Pse a?
Per tju nenshtruar atij.
A nuk ju duket pak e quditshme kjo?
Mua me lindi nena babai por ata asnjeher sme kerkuan qe tju nenshtrohem plotesisht atyre.
A thua krijonjesi na krijo vetem per nenshtrim?
Po pse pasi na ka krijuar per ket shkak dhe ka mundesi te na drejtoje mendjen si don ai asnjeher qe nga krijimi e gjer tani njeriu nuk ju nenshtrua? Por thuaja se gjithmone vepron kunder urdherave te tij?

Gladiator_20
28-05-05, 10:50
Pershendetje

Mendoj se askush nuk e din se pse Zoti e krijoj njeriun.
Ne nuk dim asgje per Zotin,edhe pse shtiremi se dijm shumecka.

Pyetje : A din nje LAPS dicka per krijuesin e vet ?
Pergjigjeja :...........? Prej juve po e pres.

Byee...

ARVANITI
28-05-05, 12:26
Pershendetje

Mendoj se askush nuk e din se pse Zoti e krijoj njeriun.
Ne nuk dim asgje per Zotin,edhe pse shtiremi se dijm shumecka.

Pyetje : A din nje LAPS dicka per krijuesin e vet ?
Pergjigjeja :...........? Prej juve po e pres.

Byee...

Pse more ti, ne nje thes me lapsat ne futen?

Fakte shkencore...asgje me shume...jo kodra pa bregut

Murgesha
30-05-05, 09:46
Disa shkrime dhe barcoleta u hudhėn nė kosh.
Luteni atyre qė ju kanė hjekur shkrimet tė jenė mė serioz nė tema serioze.
Murgesha.

Blondi1
01-06-05, 10:14
Kush e krijoj njeriun----Zoti
Po kush e krijoj zotin ?
Po atė krijuesin e zotit kush e krijoj?

Kėto jan pyetje qė nuk kan pėrgjegjėje!

Njėher kan pyetur njė shkenctar i cili pohonte se egzistojn jashttokėsorėt, se pse ata nuk nojn kontakt me ne:

Shkenctari:
Po kjo do tė ishte sikur tė mundohemi ne tė kuptohemi me pula!!!!!!!!!


Un mendoj se njė krijuas egziston

Pėrse egzistojm ne
Ndoshta edhe ne jemi , ose jeta jon , shpirti jon ėsht energji pėr ndonjė egzistenc tjetėr jasht tokėsore.

Ndoshta dikush na ka mbjell sikur bimėn nė tok dhe kur tė pjekemi na merr shpirtin.
Ndoshta nganjėher bima edhe nuk ja arrin tė rritet , por gjithmon mundohet tė rritet e madhe dhe e shėndosh!!!!!!!!

hehehe

Mas lehti asht me besu ne zot edhe mos me lodh kryt fort

Gladiator_20
03-06-05, 09:39
Pershendetje Arvanit

Une mendoj se ka shume fakte qe e deshmojne se Zoti egziston edhe qe eshte krijues i gjtheckaje.
Nje prej tyre dhe me thelbesore eshte Gjithesia prefekte.

Ma jep ti mue nje fakt qe e verteton se Zoti nuk egziston,ose qe,siq kishe potencu ma heret se : "Pse njeriu e krijoj Zotin".


Byee...

Blondi1
03-06-05, 10:48
Gladiator

Pse zoti e jo Zotėrat

Gladiator_20
03-06-05, 18:04
" Kush e krijoj njeriun----Zoti
Po kush e krijoj zotin ?
Po atė krijuesin e zotit kush e krijoj?

Kėto jan pyetje qė nuk kan pėrgjegjėje! "

A e keni shkruar ju kete me lart ???

Mendoj se pergjigjejen e paske.
Kthjellu pak.

Byee...

Fshatari
12-07-05, 21:56
Nese Zoti e ka krijuar Njeriun,qe nuk ka dyshim kur e dime se sa i komplikuar jemi.
Por pyetja me pa lidhje se kjo eshte :
Kush e krijoi ZOTIN?
A ka krijues mbi krijues.
Apo zoti u vetkrijua.
Cka eshte zoti????

Zoti nuk ka as fillim as mbarim. Eshtė totalisht i pa-pėrkufizuar. Eshtė qenje absolute; i pranishėm nė ēdo vend dhe asgjėkundi. I ngjan hapsirės tė pakufi.
Ndėrkohėqė qė njeriu i mjerė ėshtė qenje e "vdekshme" : ka njė fillim, njė jetė tė mjerė dhe njė vdekje tė sigurtė! Eshtė hiēgjė!
E ka trurin aq tė kufizuar sa qė nuk ėshtė i zoti tė kap njė koncept ( po edhe njė realitet tė pakufizuar qė ne quajmė zot!
Pak gjimnastikė mendore : mbylli sytė e merre me mend hapsirėn! Nuk ia gjen dot kufirin! Tė merren mendt sakaq dhe bie pėr tokė si i dehur...
Asnjė koncept metafizik nuk mund tė shpjegohet por mundet vetėm tė merret me mend, asgjė mė shumė...ēdo koncept metafizik ēon drejt nė deshprim dhe mbetet pėrjetshėm i pashpjegueshėm! Por njeriu nuk ėshtė i pėrjetshėm...!

Kastri
17-07-05, 22:49
Pershendetje

Te nderuare kjo pyetje ka edhe pergjigjeje ,mirpo mvarete se sa besone ne krijuesine e gjithesise ku bejme edhe ne pjese.

Me se miri kete pyetje e ka spjeguare,RTK para nje viti gjate muajite te shejete Ramazanite.

Aty thuheje se krijuesi gjithe universine e ka krijuare per 6 dite,mirpo jo nje dite 24 orshe,por nje dite e cila ka zgjate me mija vite.

Kure eshte krijuare gjithsija atehere ka mbate edhe te krijoi gjallesate te shijoine gjithe te mirate e bukurite te krijuara.

Kurse per njeriune eshte krijuare Parajsa vendi me i bukure i gjithe universite,mirpo gabimi i Havese(Eves) dhe Ademite(Adamit)ka be qe njeriu te denohete dhe te jetoi ne toke,edhe gjate jetese ne toke prape na eshte dhene mundsia qe te fitoime Parajsen,pra jeta ne toke eshte vetem nje denime te ciline duhete te punoime edhe te fitoime Parajsene,per ndryshe te prete Ferri.

Po pse u denue njeriu kur parajsa eshte krijue enkase per njeriune?
Kjo eshte nje pyetje ku pergjigjeja i ka ne veti sqarimete te kthjellta si loti,mirpo si thashe me larte duhete te besohete krijuesi,nese jo atehere nuk ka sqarime.

Nje Profesore thoshte :po te mos egzistonine fjalete "PSE" edhe "QYSHE" atehere edhe gomari do kryente Fakultetine.

Me nderime te nderuare.

AlbaSoft
03-11-12, 00:29
Pse ti e hape ket teme... me siguri se ke hap ashtu koti , dhe me siguri kjo tem su hap vetvetiu..