PDA

View Full Version : Kosovarėt, tė interesuar pėr plazhin e Durrėsit


Anonymous
01-06-04, 13:53
Kosovarėt, tė interesuar pėr plazhin e Durrėsit

Ll. Kallēo

Nė takimin e zhvilluar me pushtetarė lokalė tė Durrėsit, kryetari i Odės Ekonomike tė Kosovės, Ismail Kastrati, konfirmoi interesin e kosovarėve pėr tė frekuentuar plazhin e Durrėsit. Nga ana tjetėr, ai kėrkoi qė standardet e akomodimit tė kėtij fluksi tė jenė tė pranueshme nė garantimin e pushuesve kosovarė nė drejtim tė pikave turistike nė Shqipėri. Delegacioni nga Kosova vizitoi njėsitė akomoduese nė plazhin e Durrėsit si dhe disa nga qendrat e kulturės dhe historisė sė qytetit. Ata u takuan me pėrfaqėsuesit e biznesit turistik nė Durrės. Autoritetet e Shqipėrisė kanė premtuar masa tė jashtėzakonshme policore gjatė sezonit turistik, ndėrkohė qė pėr pushuesit kosovarė do tė ketė lehtėsira nė pikat kufitare dhe nė shėrbime tė natyrave tė tjera. 176 hotele me mbi 1700 shtretėr do tė jenė tė gatshme pėr pritjen e fluksit tė turistėve nga Kosova. Burime nga zyra e turizimit nė prefekturė thanė se tashmė ėshtė prezantuar oferta turistike pėr sezonin veror tė kėtij viti. Zona e plazhit ėshtė sistemuar nė njė gjatėsi prej 4,3 km, ndėrsa janė hapur dhe 15 banja publike qė mungonin nė sezonin e kaluar. Burime nga bashkia e Durrėsit thanė se ėshtė bėrė largimi i gardheve qė pengonin hapėsirat e plazhit si dhe ėshtė akorduar njė fond i veēantė pėr pastrimin e plazhit, qė nė fillim tė sezonit mendohet tė jetė krejtėsisht i pastėr.