PDA

View Full Version : Xhon Kerri, me gjak mbreteror shqiptar!


Murgesha
18-08-04, 10:48
Xhon Kerri, me gjak mbreteror shqiptar

Kandidati demokrat per President te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ka nje linje trashegimie qe rrjedh permes gjakut te nenes, mes te tjerave dhe nga familja Mbreterore Shqiptare. Lajmi eshte publikuar dje Asociatted Press, agjensia zyrtare amerikane e lajmeve. Nje lidhje gjeanologjike, nepermjet Nenes Mbretereshe Geraldine, me prejardhje nga nje familje e famshme fisnike e Hungarise

Senatori Xhon Kerri, kandidati demokrat per President i SHBA, ka gjak blu, e rrjedhur vec te tjerash edhe nga familja mbreterore e Shqiperise. Lajmi interesant per shqiptaret, eshte publikuar dje nga agjensia zyrtare e lajmeve te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Asociatted Press (AP). Lajmi i eshte referuar studimit nje mujor te te mirenjohurit ne fushen e gjeanalogjise, Harold Brooks- Baker, Drejtori i Burke's Peerage, nje lloj bible per aristokracine britanike. Keshtu qe pas zellit tone te njohur, per te gjetur lidhjen e figurave me te shquara te te gjitha fushave ne bote, me Shqiperine dhe shqiptaret, kete radhe duket se lajmi ka vlere zyrtare: Xhon Kerri, njeriu qe pretendon qe pas zgjedhjeve te nentorit te ketij viti, te drejtoje SHBA, duket se ka ne dejet e tij, edhe gjak shqiptar te trasheguar nga nena. Gjak mbreteror madje.

Sipas AP, "senatori Xhon Kerri ka gjak blu dhe ate e ka te trasheguar nga te gjithe Familjet Mbreterore te Europes. Madje, kete lidhje e ka edhe me te madhe se lidhja e Presidentit aktual Xhorxh Bush". Lajmi eshte bere i njohur ne media, duke i'u referuar Burke's Peerage. I njejti burim, qe eshte i famshem per kerkimet ne fushen e gjenealogjise, ka thene se kandidati demokrat per ne Shtepine e Bardhe ka nje linje trashegimie, qe rrjedh permes gjakut te se jemes nga Shtepite Mbreterore te Shqiperise, Anglise, Suedise, Norvegjise, Danimarkes, Rusise, Bizantit, Persise (Iranit) dhe Frances.

Lajm ky qe eshte botuar dje nga disa prej gazetave me te famshme te botes dhe agjensi prestigjioze lajmesh.

Forbes rrjedh nga Eilliam Forbes, "Laird of Neee", nje familje, qe shtrihet tutje ne histori dhe qe perfshin shume barone, ka bere te njohur, Burke's Peerage. "Pikerisht ne saje te kanaleve te kesaj familje, kandidati demokrat per president, Xhon Kerri ka rrjedhur nga Henri II, Mbret i Anglise, qe ishte edhe babai i Rikard Zemerluanit, drejtuesi i Kryqezates se Trete ne vitin 1189"- ka thene Peerage.

Ndryshe nga ai, Presidenti aktual i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh E. Bush ka lidhje direkte me Mbretereshen Elisabet te Anglise, me 20 duke britanike dhe me shume princa europiane, ka thene ai.

Ndersa, siti amerikan, www.MyFamily.com, i cili publikon regjistrimet e trashegimise nga viti 1841-1901 ne Internet ka gjetur se Presidenti Bush, Princesha Dajana dhe Uinston Cercill jane te lidhur me njeri- tjetrin ne largesi, me ane te nje peme gjeanalogjike e cila tregon se origjina e tyre shkon ne shekullin e XV, me kaloresin Henri Spenser e Badby, qe ka jetuar ne Northamptonshire ne vitet 1420-1478.

Tani qe fushata elektorale per zgjedhjet presidenciale ne SHBA eshte ne kulmin e saj, shume media dhe studiues, rreken cdo dite qe te studiojne dhe bejne publike, te gjitha anet e dy kandidateve krysore, deri tek prejardhja e tyre e larget, duke hulumtuar si ne rastin e Presidentit Bush, qe 6 shekuj me pare, ne vitin 1420. Nje hulumtim qe ka bere te dale ne drite, edhe lajmi se kandidati demokrat per President i SHBA, Xhon Kerri rrjedh edhe nga familja mbreterore shqiptare. Oborri Mbreteror shqiptar nuk ka bere ndonje koment ne lidhje me kete fakt, por ka shume mundesi qe kjo lidhje te jete nga familja e Mbretereshes Geraldine, gruas se Mbretit Zog, e cila sic dihet rridhte nga nje familje fisnike hungareze, me lidhje gjaku me disa familje mbreterore te Europes. Nje kombinacion i cuditshem gjaku, qe ka bere qe ne dejet e kandidatit aktual per President te SHBA, Xhon Kerri, te rrjedhe gjak mbreteror shqiptar.

Murgesha
20-08-04, 23:11
Familja Kerry janė mė tė pasurit!!

Nėse kandidati demokrat pėr president tė SHBA-ve John Kerry fiton nė zgjedhje, ai dhe bashėshortja e tij Teresa do tė jenė ēifti mė i pasur. Revista amerikane Fortune ka bėrė tė ditur se Teresa Kerry ka trashėguar nga burri i saj i parė fabrikėn Heinz, e cila ėshtė e njohur pėr prodhimin e keēapit dhe pasuria e saj llogaritet tė jetė 1 miljardė dollarė. Pasuria e familjes Kerry logaritet tė jetė nė mes tė 667.000 dhe 2.5 milion dollarėve. Kerry vitin e kaluar ka marrur njė kredi nė vlerė prej 6.4 milion dollarėve pėr tė financuar kampanjėn e tij parazgjedhore. Nga tetė kryetarėt e kaluar tė SHBA-ve mė i pasuri ka qenė Lyndon Johnson me 19 milion dollarė ku bėnė pjesė vetėm pasuria e patundshme, pas tij rradhitet George W. Bush me 13 milion dollarė, Ronald Reagan me 4.8 milion dollarė. Nė vendin e fundit rradhitet Bill Clinton me 0.93 milion dollarė. Pasuria e Bill Clinton-it ka filluar tė rritet me botimin e librit tė tij autobiografik "My life" me tė cilin ai ka fituar 10 milion dollarė.