PDA

View Full Version : Lufta E Xhemė Gostivarit Pėr Clirim


Tomori
18-09-04, 10:29
LUFTA E XHEMĖ-GOSTIVARIT PĖR ĒLIRIM E BASHKIM KOMBĖTAR


Pas fillimit tė Luftės sė Dytė Botėrore nė korik tė vitit 1941, njė delegacion i lartė Bullgar, nė pėrbėrjen e tė cilit gjendeshin Kryetari i qeverisė Fashiste bullgare, Bogdan Filov dhe ministri i punėve tė Jashtme tė Bullgarisė Ivan Popov, vizituan Romėn, delegacioni u pranua personalisht nga vetė Musolini dhe Konti Qano. Nė kėtė takim u bisedua pėr Ballkanin dhe si pikė e dytė ishte ēėshtja e kufizimit tė tyre nė Maqedoninė Perėndimore. Bullgaria kėrkonte edhe tokėn shqiptare tė Dardanisė, qė sot ata e dhe sllavėt e e vendit e quajnė Maqedoni Perėndimore.
Pėr kėtė qėllim u formua njė komision qeveritarė bullgaro-italian pėr caktimin e kufijve. Ky komision filloi punėn gjatė vitit 1942, takimin e parė e patėn nė Tiranė, ndėrsa tė dytin nė Shkup mė 7 shtator 1942. Por pas caktimit tė kufirit nė terren erdhi deri te njė incident i rėndė nė mes ushtrisė bullgare dhe italiane nė vijėn kufitare mbi fshatin Zhelinė, ku pati disa tė vrarė nga tė dy palėt. Ky kufi i caktuar nga pushtuesit italo bullgarė kurrė nuk do tė pranohet nga forcat nacionaliste shqiptare, nė krye me Xhemė Gostivarin, qė mė vonė me formimin e aradhave tė para tė ushtrisė tė Ballit kombėtar tė udhėhequra nga Xhemė Gostivari do tė jetė territori mė i sigurtė nė aspektin e shtetėsisė nė rrethanat ekzistuese, duke filluar nga gryka e Dėrvendit mbi fshatin Zhelinė, nė drejtim tė Shkupit, duke pėrfshirė, pikėn mė strategjike tė gjitha kohėrave fshatin Radush me qytetet Tetovė, Gostivar,deri nė Dibėr e Strugė. I njohur si vend i lirė i shqiptarėve ose shpeshėherė si zonė mė e sigurtė nė aspektin e sigurisė gjatė lėvizjeve nėpėr rrugė, falė komandantit Xhem Has Gostivarit dhe bashkėpuntorėve tė tij, Mefail Kėrēova, Lokė Lakavica Aqif Reēani, Arif Kapetan Globoēica, e shumė tė tjerėve.V.XH.)
Nė kėtė kohė situata politike ishte shumė e ndėrlikuar nė Tetovė e Gostivar. Qarqet sunduese bullgare asesi nuk mundė tė pajtoheshin me caktimin e kufive pasi me kėtė ndarje Fusha e Pollogut i takonte Italisė. E jo Bullgarisė e cila ėndėronte krijimin e Bullgarisė sė Shėn Stefanit, tė krijuar nga diplomacia ruse mė 3 mars 1878. Poashtu duhet theksuar se edhe emisarėt sllavo maqedonas qė jetonin nė kėto treva edhe pse nė njė numėr simbolik, nuk pushonin me kėrkesa e protesta e memorandume, duke kėrkuar se vetė dėshirojnė tė hynė nėn sundimin Bullgar.
Por veprimtaria e patriotėve shqiptarė ishte shumė mė specifike, por e organizuar mirė nga veprimi i hapur, antishqiptarė, tė sllavėve tė vendit qė ende nė atė kohė kordinohej nga politika komuniste serbe. Por Balli kombėtar dhe bijtė mė tė mirė tė saj nuk e kursyen as veten as fėmijėt e tyre, kurr nuk u dorzuan para armikut shumė tė fuqishėm Italo-Bullgarė dhe nga veprimi i mbrendshėm komunist, ku bėnin pjesė edhe nė numėr i konsideruar shqiptarėsh. Ky veprim i mbrendshėm komuniste. e ēonin popullin nė gojė tė komunizmit drejtė sundimit tė Ri, pasi ky sundim i Ri 50 vjeēar nuk ndryshoi fare nga sundimi i vjetėr Jugosllav, por vetėm e ndėroi emrin nė sundim komunist-titist.
Por forcat mė tė shėndosha kombėtare edhe kėsaj radhe ishin nė nivel tė detyrės kombėtare, Lėvizja kombėtare vendosi tė organizojė mbrojtjen e vendit nga sulmet e papritura bullgare qė tė mos coptohej ndonjė pjesė toke nga trungu i saj etnik.
Por duhet theksuar edhe njėherė se politika Italiane shprehet shumė qartė me veprimin e ushtarėve italianė nė Pollog e mė gjėrė, se ajo mbante njė politikė poltroniste pasi haptazi ushtarėt e sajė mbėshtetnin sllavėt e Maqedonisė qė e identifikonin veten si Bullgarė dhe konsideronin se kėto toka duhet ti takojnė Bullgarisė
Poashtu situatėn e rėndonin elemernti i ardhur nė kėto troje qė shpeshėherė e quanin veten "drazhist", qė jetonin nė disa fshatra tė Pollogut tė ardhur pas luftrave ballkanike si kolonistė, si psh. tė vendosur nė disa fshatra tė Pollogut: nė Bervenicė, Sedllarcėn e Poshtėme, Falishtė, Ēellopekė, Vratnicė, Xhepēishtė Ratajė, Gllogjė, Shemshovė, Pallēishtė, Vrapēishtė, Vrutokė etj. Ky element edhe sot e kėsaj dite ėshtė i pa definuar, herė shitet si serb e herė si maqedon, pasi me forcimin e trendeve demokratike dhe shpalljen e Maqedonisė si shtet nė vete ky element me tė madhe po deklarohet si sllav tė Maqedonisė me pėrkatėsi maqedone.V.XH.).
Kontribut tė ēmuar patriotik dhe udhėheqės i denjė tė ēėshtjes kombėtare duhet pėrmendur Udhėheqėsit e Komitetit tė Qarkut tė Tetovės: Shuaip Kamberin, Jusuf Jahja dhe Islam Izairi nga Tetova, nga Gostivari Kadi Saliun e Mexhit Cana, ndėrsa ga Kėrēova: Shaban Saliu e Nuredin Mexhiti, tė cilėt ishin edhe anėtarė tė Komitetit. Kėta patriotė gjatė kohė kishin qenė nė vijėn e parė tė politikės sė Lidhjes sė II, tė Prizrenit, ku pas vizitės qė i bėri Tetovės mė 9 tetor 1944, Kryetari i Lidhjes sė Prizrenit Xhafer Deva, propozoi rriorganizimin e ri tė Komitetit Qarkor pėr Tetovė. Vizita e Kryetarit tė Lidhjes sė Prizrenit ka pasur jehonė tė madhe nė masat e gjėra popullore te Shqiptarėt e Maqedonisė, nė luftė kundėr ideologjisė komuniste. Pėr vizitėn qė i bėri Tetovės, Kryetari i Lidhjes sė II Prizrenit Xhafer Deva, patriotėt tetovarė nė shenjė respekti shtruan njė darkė qė e finansoi Baki Tetova, nė restorantin "Shqipėria e Lirė".
Kundėr sundimit serb nė kėto troje ishte Lėvizja Kombėtare e udhėhequr nga Balli Kombėtar, i cili nė kėtė kohė ishte mbėshtetės i fortė i idesė dhe programit kombėtarė tė Lidhjes sė II tė Prizrenit pėr bashkimin e trojeve shqiptare nė njė shtet tė pėrbashkėt.
Nė kėtė periudhė lufte ishin dy udhėheqės tė denjė nė Pollog Shaip Mustafa nė Tetovė.
Ndėrsa pėr Gostivar, Kadri Saliu. Ky doli haptazi para qytetarėve tė Gostivarit dhe mė gjėrė, qė mos tė pėrkrahet veprimtaria e e pėrbashkėt e shqiptarėve qė bashkėpunonin me komunistėt maqedonas dhe serb.
Ky atdhetarė i pa thyeshėm hapatazi nė njė takim tė qytetarėve tė Gostivarit tha:"se dėshira e komunistėve ėshtė pėr sjelljen e sėrishme tė Serbisė sė Vjetėr nė kėto anė" .
Xhemė Hasa pasi gjeti njė pėrkrahje nga paria e qytetit nė krye me Kadri Saliun, por edhe nga masa e gjėrė popullore. Ky posa hyri nė qytet sė bashku me parinė e qytetit filloi rriorganzimin e pushtetit lokal duke kėrkuar nga qytetarėt e Gostivarit qė tė respektohen ligjet tona kombėtare tė njohura sipas Kanunit tė "Lekė Dugagjinit". Ky menjėherė urdhėroi qė kėto regulla tė respektohen edhe nė anėn e Tetovės, pasi nė Pollog, deri nė kėtė kohė kishte shumė trazira, vrasje, plaēkitje, vjedhje. Pasi ēetat qė vepronin nė anėn e Tetovės, si ajo e Sherif Zhelinės, Muharem Bajraktarit dhe Selim Bokės dhe ca grupe tjera, nuk ishin nė nivel tė kėrkesave ushtarake dhe nė vijė tė drejtė pėr mbrojtjen e popullsisė sė pa aramatosur. Prandaj ky nė emėr tė Komandės Operative pėr Tetovė dha urdhėr: "Kushdo qė do tė baje ndonji vrasje, vjedhe, plaēkitje, grabite e ēnderoje, do tė varet nė mes qytetit".
Kėto ēeta tė rebeluara fusnin frigė dhe pasiguri te masa e gjėrė e kėsaj ane. Qytetarėt e e kėtyre vendbanimeve ndiheshin shumė tė pasigurtė, bile edhe lėvizjet nga fshati nė fshatė ishin shumė tė rrezikshme, mundė tė kushtonin ndonjė qytetari me kokė.
Kėto dukuri negative tė paraqitura nė fushėn e Pollogut, u ndėrprenė kur u pėrhapė lajmi se Xhemė Gostivari po udhėheqė me popullin. Mundė tė konkludojmė nė bazė tė deklaratave tė luftarėve tė tijė se kėto dukuri negative u ndėrprenė nė tėrėsi nė bazė tė udhėresės qė lėshėoi nėpėrmes gazetės Zani i Sharrit, qė nė atė kohė botohej nė Tetovė ku thuhej, "Kėrkoj nga tė gjithė qytetarėt e zonės sė lirė qė tė respektohet rregulli dhe qetėsia"
Kėtė regull dhe qetėsi qė u solli qytetėrve tė zonės sė lirė nga Tetova deri nė Dibėr, qarqet komuniste mundohen nė tė gjitha fushatat ta minimizojnė, duke tentuar tė rrisin veprat plaēkitėse nė njė anė dhe nė anėn tjetėr tentuan ta paraqesin Komandantin Shqiptar tė kėsaj zone se po lufton pėr pasurim personal. Krahas komandantit tė ushtrisė sė Ballit Kombėtar u sulmuan ashpėr edhe ata udhėheqės tė Gostivarit dhe disa njerėz me influencė me tė cilėt bashkėpunonte si: Xhevat Kallajgjiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raēa Zihni Fiqeriu, Abdi Gola dhe shumė tė tjerė.
Pasi u formua Fronti Kombėtar i Shqipėrisė, qendėr e Ballit Kombėtar nė Maqedoninė Perėndimore ishte Gostivari, nėn udhėheqjen e Kadri Saliut, ndėrsa pėr Tetovė udhėheqės i organizatės sė Ballit Kombėtar ishte caktuar Shuaib Kamberi. Kėta dy ishin edhe anėtarė tė Komitetit tė Qarkut tė Kosovės.
Nė organizimin e dytė tė Lidhjes sė Prizrenit me qendėr nė Prizren, edhe kėsaj radhe gjeti fushė veprim tė fortė posaēėrisht nė Tetovė e Gostivar. Nė Kongresin e Dytė morrėn pjesė edhe delegatė nga Tetova e Gostivari. Udhėheqėsit e Ballit nga kėto qytete, nė bashkėpunim me administratėn e vendit, pranuan vendimin e marrė nė Kongresin e Dytė tė Lidhjes sė Prizrenit, pėr formimin e aradhave vullnetare, "Pėr ruajtjen e paqės dhe mbrojtjen e atėdheut". Duhet theksuar se aktivitet tė posaēėm nė kėto rrethana lufte zhvillonte Komiteti Ekzekutiv Shqiptar nė Tetovė.
Nė vitin 1940 Xhema kthehet nga Elbasani ku qėndronte nga viti 1938, nė fshatin Simnicė. Pushteti italian e thėrret dhe e ngarkon me detyrėn e gardianit tė burgut pranė Nėn Prefekturės sė Gostivarit. Nė burgė ndodhej Shefqet Presheva, e Xhema e lėshoi prej aty shokun e idealeve dhe aratisen nė mal, ku organizojnė njė ēetė tė pamvarur. Kjo ndodhi nė vitin 1942, ku Xhemė Gostivari si pėrgjegjės i burgut tė Gostivarit, i ēeli dyert e burgut dhe i lėshojė tė gjithė tė burgosurit. Ai me shokėt e idealit Shefqet Preshevėn, Hajvaz Kalishtin dhe Bajram Dobėrdollin, pėr tu fshehur me ēetėn e tij nga ushtria italiane, u vendosėn te Lok Llakavica.
Ky i vendosi kėta atdhetarė nė stanet e Koshares, ku qėndruan pėr tre muaj, duke bėrė parapregaditje pėr luftė kundėr ushtrisė italiane. Armėt e para kjo ēetė i pagėzoi nė fillim tė vitit 1943. Nė luftė kundėr ushtrisė fashiste italiane nė rrugėn Gostivar Tetovė nė tė cilin aksion jo vetėm qė vrau ushtarė italianė por u paisė me material luftarak. Nga kjo krismė e parė u ēarmatosėn shumė ushtarė italianė, duke tronditur komandėn e saj.
Nė kėtė kohė Xhemė Gostivari emėrohet komandant i Ballit Kombėtar. Nė kėto rrethana lufte nė kordinim me Shtabin Kryesor tė Ushtrisė sė Ballit Kombėtar me Qendėr nė Prizren, duke e afirmuar gjithmonė kombėtaren kundėr intercionalizmit tė rrejshėm sllavo-komunist.V.XH.)
Nė atė kohė nė Gostivar me rrethinė vepronte njė ēetė partizane e udhėhequr nga Tomė-Gjel Shumski, i cili ishte i ardhur nga Tirana por nė bazė tė dokumentacionit ekzistues ai ka njė biografi tė pa definuar nė aspektin nacional. V.XH.).
Pėr organizimin e luftės partizane Xhemė Hasa pati njė takim me Tomėn nė malin Smilojcė tė fshatit Llakavicė. Tema e bisedės ishte lufta e pėrbashkėt pėr ēlirimin e trojeve shqiptare kundėr okupatorit italian. Nė kėtė takim Tom Gjela i tha Xhemė Gostivarit, "se ne na kanė dėrguar nga Tirana qė tua ēelim sytė se ikeni tė mbyllur". Xhema kėsaj pyetje provokative i pėrgjigjet,"Ne i kemi tė mbyllur por do ti hapim vetė se ju nuk jeni tė gjithė njėlloj. Disa prej jush janė duke punuar pėr komunizmin, qė ėshtė nė kundėrshtim me ēėshtjen tonė kombėtare".
Pas kėtij takimi duhet theksuar se krerėt e ballit kombėtar u informuan pėr qėllimet e aradhės sė Tom Gjelės, i cili angazhohej pėr idealet komuniste, tė ashtuquajtur "Internacionalizėm", qė nuk pėrputhej fare me pėrcaktimet kombėtare tė programit tė Ballit.

Ndarja definitive e Ballit-nga forcat partizane

Ndarja definitive nė mes ushtrisė sė Xhemės dhe Tom Gjel Shumskit, u bė pas kapitulimit tė Italisė mė 8 shtator 1943, kur forcat partizane tradhtuan nė sulmin e pėrbashkėt kundėr italianėve nė fshatin Raven, pasi duhej tė mirrej Gostivari, por nė sulmin qė do tė pasonte Zhivku i Beliēicės qė ishte edhe zavendės komandant i aradhės sė Tom Gjel Shumskit, kėrkoi qė nė krahun e djathtė tė valojė flamuri i Jugosllavisė ndėrsa nė nė krahun e majtė flamuri shqiptar. Por kėtu nuk u pajtua Komandanti i Ballit Xhemė Gostivari, kėtu erdhi deri te pėrleshja e parė. Xhemė Gostivari nuk lejoi ardhės partizane dhe ēetės sė Tom Gjelės tė hynė nė Gostivar me flamurin jugosllav, dyshimi i Xhemės nė ēetėn e Tomė Shumskit ishte tejet i arsyeshėm, pasi shumica e ushtarėve tė kėtij njėsiti ishin ushtarė sllav serbo-maqedonas.VXH.).
Komunistėt shqiptarė qė ishin pėrkrahės tė fortė tė ideologjisė sllavo-komuniste, ndarjen e Xhemės dhe Ballit Kombėtar nga ēeta e Tom Gjelės e pėrshkruanin nė mėnyrė tejet ofenduese" Xhema kaloj krejtėsisht nė anėn e armikut italo-gjerman, dhe u bė hyzmeqar i okupatorit". Pranė Xhemės u radhitėn bashibozukė, njerėz qė kishin bėrė tė kėqija nėpėr fshatrat, individė tė koruptuar, duke formuar kėshtu bandėn tradhtare tė Xhemė Gostivarit. Ky u cilėsua si nga partia dhe njerėzit e ndershėm tradhėtar dhe bashkėpuntor i okupatorit. Selmani Kasapi dhe Kiēo Progri, u larguan nga ēeta e Xhemės dhe pėrkohsishtė u vendosėn nė Gostivar. Por sė shpejti, kinse nga rreziku qė u kanosej nga njerėzit e Ballit u larguan nga Gostivari, mbasi mundė tė prisnin ndonjė tė keqe. Propaganda komuniste edhe kėsaj radhe si pėrpara ishte tejet e ulėt dhe mirrej me cikrime kundėr vllezėrve tė vetė dhe nė tė shumtėn e rasteve ata zbatonin diktatin e komunistve sllav duke minimizuar heroizmin e Ballit dhe komandantit tė saj. Ata deklaronin nė memoaret e veta: me gjithėse u kthye Xhema, por kurrė nuk guconte tė bėnte tė keqe pėr komunistėt pasi ishte frigacak dhe e dinte forcėn e partizanėve. Xhema me "bandėn e tij" u dėgjua jo pėr tė luftuar hajdutėt, por partizanėt nė Dibėr, Bukoviq, Pogradec etj. Ai luftoi pėrkrah ushtrive italiane.".
Situata bėhet edhe mė e tendosur nė Pollog dhe mė gjėrė pas mbajtjes sė Konferencės sė Pezės mė 16 shtator 1942. Nė kėtė mbledhje nga Gostivari kanė marrė pjesė mėsuesit e ardhur nga Tirana, Kiēo Progori dhe Ahmet Pere, tė cilėt pasi u kthyen nga konsultimi i Pezės, filluan ashpėr me propagandėn e tyre kundėr programit tė Ballit Kombėtar. Kthimi i kėtyre dy komunistėve, "krijoi te masa njė entuziazėm dhe besim pėr tė ardhmen", nėnvizojnė autorėt e Monografisė Amet Pere dhe Selman Kasapi.
Kėta pasi u kthyen nė Gostivar e filluan detyrėn e shejtė sllavo-komuniste pėr demaskimin e programit tė Ballit Kombėtar duke shpallur tradhtarė, bajraktarėt dhe gjithė politikanėt simpatizuesit dhe pjesėmarrėsit tė Ballit Kombėtar. Kėta komunistė tė Shqipėrisė lavdrohen se kanė pasur sukses nė demaskimin dhe largimin e popullatės shqiptare nga dredhitė qė bėnin antarėt e Komitetit tė Ballit nė Gostivar, Xhevat Kajllaxhiu, Kadri Saliu, Ibrahim Trshana, Rakip Raēa, Zihni Fiqriu, Abdi Golja, e shumė tė tjerė.
Mė 10 maj 1943 nė fshatin Reēan tė Gostivarit nė veri tė Vrutokut, te burimi i lumit Vardar, u mblodhėn tė gjithė udhėheqėsit e partizanėve, si Hamdi Dema nga Kėrēova, Tom Gjela dhe Mahmut Gjenovica e shumė tė tjerė. Kėta pėr komandant tė pėrgjithshėm e emruan Jelisie Popovskin. Por nuk guxuan tė hynė nė Gostivar. Pasi Xhemė hasa kishhte urdhėruar qė nisja nė drejtim tė Gostivarit do tė ishte katastrofal pėr partiznėt. Prandaj ata duke patur frigė nga forcat e ballit nė krye me Komandant Xhemėn. Ata u nisėn nėpėr male kah Mavrova, nė drejtim tė Dibrės, kurse njėsiti i Xhemė Has Gostivarit dhe komanda e saj i lėshuan pozicionet e luftės dhe tė udhėhequr nga Lok Llakavica, Haqif Reēani, Ilmi Trnova dhe Merr Sėrmnova hynė nė Gostivar triumfalisht, duke mbajtur lart flamurin e Skėnderbeut.
Pas hyrjes nė Gostivar u mbajtė njė takim me kryetarin e Komunės Sali Kadriun, ku u muar vendim pėr veprim tė mėtutjeshėm tė Ushtrisė sė Ballit Kombėtar. Nė kėtė takim u vendosė tė luftohet kundėr ēdo kujtė qė rrezikon interesat kombėtare shqiptare. Kjo ishte njėherit edhe ndarje pėrfundimtare
e Ballit me ideologjinė sllavo-komuniste. Kjo ndarje nga komunistėt tė udhėhequr nga Balli Kombėtar para 60 viteve na dėshmon edhe njė herė se populli shqiptar gjithmonė nė mesin e vetė ka pasur udhėheqės tė formuar nė aspektin kombėtar qė kanė ditur tė rezonojnė drejtė, se lufta e Dytė Botėrore nuk mund tė quhet pėr shqiptarėt e Maqedonisė, Kosovės, Malit Tė Zi, Ēamėrisė, "luftė Nacional-ēlirimtare", se me kėtė luftė shqiptarėt edhe mė tutje ngelėn tė ndarė nė mes veti, me pranga pi hekuri edhe nga Shqipėria edhe nga sistemi titist-komunist. Shqiptarėt e qė ngelėn nėn sundimin jugosllav pas luftės nė emėr tė "Internacionalizmit", vetėm u terrorizuan nėn sistemin e ri sllavo komunist. Prandaj askush prej shqiptarėve nuk ka tė drejtė morale qė luftėn e Shqiptarėve tė Maqedonisė ta pagėzojė si "Luftė-Nacinal-Ēlirimtare", se nga mos respekti i luftės sė drejtė qė bėri vetėm Ballit Kombėtar, do tu rotullohen eshtrat luftarėve tė Ballit Kombėtar dhe tė gjithve atyre qė ranė nė luftė pėr bashkimin e trojeve shqiptarėve.V.XH.).
Por kėtė termė historiko-politik, mund ta pėrdorin ata qė pėrfituan nga lufta vllavrasėse e shqiptarėve, si maqedonasit, Boshnjakėt, Malazezėt e popuj tė tjerė. E nė veēanti ajo i ka plotsuar normat juridiko-shetrore vetėm pėr sllavėt e Maqedonisė, tė cilėt u njohėn si popull. Ndėrsa pas luftės shqiptarėt ngelėn si pakicė nė trojet e veta historike. Kėtė luftė tė padrejtė pėr historikun e shqiptarėve, sllavėt e Maqedonisė e shfrytėzuan hegjemonizmin e tyre edhe nė viset ku jetojnė me shumicė shqiptarėt, duke e shpallur shtet vetėm tė maqedonsve. Pra me mbarimin e luftės sė Dytė Botėrore, shqiptarėt nuk u ēliruan por u okupuan nga forcat sllavo maqedone dhe bashpuntorėt e tyre.V.XH.)
Komanda maqedonase pranon: "se deri nė fund tė luftės Gostivari me rrethinė mbeti kėshtjellė e pa thyer e pėr forcat partizane. Pra ky si problem kryesor ngeli deri nė fund tė ēlirimit tė vendit."

Luftat e Xhemės kundėr partizanėve

Pas kėsaj ndarje kemi disa beteja , nė Dibėr, Zdunjė, e Kėrēovė. Mė 2 tetor tė vitit 1943, nė bashkėpunim me Mefail Shehun u ēlirua Kėrēova nga komunistėt. Pas fitores sė shkėkqyer nė Kėrēovė me forca tė pėrbashkėta nė Bukoviq, (qė nga shqiptarėt njihet si vend i Ahishtes). Nė kėtė betejė tė shkėlqyer tė Ballit dhe komandantit tė saj Xhemė Hasės, u mundė keq ēeta e Tom Gjelės dhe vetė ai u vra e sot e kėsaj dite vrasja e tij ka ngelur enigmatike. Por, kėtė vrasje enigmatike e vėrteton edhe udhėheqėsi i brigadės sė VII-shqiptare dhe bashkėluftari e tij nga fshati Dobėrdoll i Gostivarit. Ai haptazi pranoi se vrasja e Tom Gjelės nuk dihet, se nga cili plumb u vra. "Por trupin e tij unė i pari e preka dhe e varosa nė fshatin Zajaz. Ai ishte i vrarė pas shpine.
Pasi edheTomė Gjelaj ky luftėtar i dejnė pėr ēėshtjen shqiptare shpeshėherė deklaronte se nuk duhet tė luftojmė kundėr ushtarėve tė Ballit Kombėtar qė u pengonte me tė madhe ushtarėve sllav dhe komandantėve tė tyre.
Komanda e Ballit Kombėtar qė udhėhiqej nga Xhemė Gostivari e Mefail Kėrēova e asgjėsuan pėr njė brigadėn 1 dhe 15 maqedonase. Shtabi kryesor i Maqedonisė intervenoi me tė shpejtė qė tė dėrgohen pėrforcime tė reja duke e dėrguar njėsitn e 6 gjashtė sllavo-maqedonas, dhe brigadėn e 4 shqiptare. Por burrėria e Xhemės dhe Mefalit kur panė se nė drejtim tė tyre kah fshati Zajas po marrėshonin ushtarė shqiptarė tė brigadės sė 4 shqiptare pėr mos u derdhė gjak vėllau, Xhema dha urdhėr qė mos tė vritet asnjė nga vllezėrit shqiptarė dhe tė lėshonin tė lirė tė kalonin. Mbetej enigmatike dukuria qė sapo futeshin nė veprim forca tė saj. vullnetarėt e Xhemės e tė Mefalit hapnin rrugėn e largoheshin me njė qėndresė e zjarr disi tė zvogluar. Au vinte keq tė dy palėve qė kishin gjak shqiptari qė tė pėrplaseshin me njeri tjetrin pa e ditur se nė Mulli tė kujtė shkonte gjaku e trimria e tyre, se nė tė ardhmen do tė jetonin nė tė njėjtat kushte diskriminuese? sigurisht se po.
Sipas gazetės "Zani Sharrit" njė betejė e shkėlqyer e Xhemės u zhvillua kurr forcat sllave tentuan nga Shkupi pėrreth lumit Treska, pėrgjatė Malit tė Thatė mbi fshatin Gurgunicė e sedllarevė, tė hynė nė Tetovė. Kėto forca ēetnike pasi hynė nė kėtė dy fshatra malltretuan shumė gra fėmijė duke vrarė 9 burra tė fshatit Sedllarevė. Por focat e Arif Arifit, Shaban Koritės dhe Xhemė Hasės i dhanė njė leksion tė fortė ushtrisė sllavo maqedonase e cila numronte 500-600 vetė, se nuk shkilet lehtė kjo tokė shqiptare.
Ushtria partizane pati njė numėr numėr tė vrarė e tė mbytur nė Treskė. Kjo ushtri ēetnike u tėrhoqė nga Poreēa. Nė kėtė betejė ka pasur nga ana e ushtrisė sė Ballit Kombėtar mbi 20 tė vrarė, qė ishin mbrojtės sė fshatrave pėr rreth fshatrave, Gurgurnicė, Sedllarevė Strimnicė etj.
Xhemė Hasa deri sa ishte Komandantė vepronte nė tė njetėn taktikė si nė kohėn e Skenderbeut, atje ku lypte nevoja, nga gryka e Dėrvendit qė lidhė Pollogun me Shkupin e deri nė Dibėr e Pogradec. Xhemė Gostivari gjatė kėsaj periudhe kishte krijuar territorin e lirė dhe ishte i mendimit tė shpallė "shtetin e vet tė pavarur shqiptar".
Xhemė Gostivari pėr kėtė ide tė shtetėsisė shqiptare ka pasur bashkėpuntor tė denjė nė Strugė: organizator kryesor ishte "Rinia Shqiptare" nė krye me Remzi Beun, e ky njėkohsisht ishte edhe komandant nė kėto anė. Nė rrethin e Strugės kanė vepruar Rizvan Koreshtishta, Mentor Ēoku etjr.
Nė anėn e Strugės dhe Dibrės kanė vepruar nė luftė kundėr lėvizjes komuniste edhe Beqir aga, Nazmi Tateshi nga fshati Tatesh i Poshtėm, Hysni Dema nga Dibra, Faik Dobovjani nga fshati Dobovjan, Sherif Ibrahimi nga Struga e tė tjerė.
Poashtu forca qė nuk pranonin tė bashkėpunonin me lėvizjen komuniste kishte edhe nė Dibėr, Miftar Kaloshi, Azis Kaloshi, Ali Maliqi Ramadan Hoxha, Ukė Cami dhe tė tjerė. Poashtu ėshtė i njohur edhe komandanti i organizatės sė drejtėsisė Murat Llabunishta.
Njė ndėr aksionet e shkėlqyera pėrmendet lufta e Xhemė Hasė te vendi i quajtur "Dukat" mbi Bogovinė ose mė saktėsisht nė mes Novo Sellės dhe Rakovecit. Pėr kėtė betejė tė shkėlqyer rrėfen luftėtari i Xhemės Emin Xhemaili. I cili thotė: ka fundi i i vitit 1944 forcat partizane pasi kishin hyrė nė Tetovė e Gostivar, kishin vendosur tė sulmonin Xhemėn i cili nė kėtė kohė kishte vetėm 150 luftarė, ndėrsa ushtrinė tjetėr e kishte lėshuar tė lirė qė tė vendoset nėpėr shtėpitė e veta. Komanda partizane e sulmoi Xhemėn nga Sellca dhe Novosella, pėrgjatė lumit tė Bogovinės. Por falė banorėve tė kėtyre fshatrave pėr rrethė dhe barijve, Xhema u informua me kohė pėr sulmin qė pėrgaditej nga partizanėt. Sulmi u bė nga fundi i nėntorit. Kėtė betejė e ka udhėhequr vetė Xhema duke zėnė pozicione sipas taktikės sė tij tė njohur, duke urdhėruar qė vetėm ai do tė jepė shenjė pėr sulm dhe kėshtu ndodhi. Nga sulmi i papritur forcat partizane lanė njė numėr tė madh tė vrarėsh dhe tė plagosur. Sipas tė dhėnave qė dispnojmė nė bazė tė dėshmive ekzistuese dhe tė njerėzve qė morrėn pjesė nė kėtė betejė numri i tė vrarėve partizanė arrinė mbi 70 vrarė.
Pas kėsaj humbje partizanėt dhe komanda e saj nuk hoqėn dorė pėr tiu hakmarrė Bogovinės. Kah mesi i marsit mė 14-15 mars 1945, Bogovina rrethohet nga forca tė mėdha partizane, dhe kėrkojnė nga qytetarėt e Bogovinės tė tregojnė se ku fshihet Xhema. Pasi qytetarėt e Bogovinės nuk i pranojnė urdhėrat e komandės partizane, ajo jep urdhėr qė tė diqet fshati. Nė kėtė rėmujė digjen pesė shtėpi deri nė themel. Nė kėto rrethana nė mes tė fshatit Kryetari i Bashkėsisė lokale i mėshon me shkop ushtarit qė mori urdhėr tė vriste kryetarin e Bogovinės Ilijaz Rufatin. Nė kėtė tollovi kryetari i Bogovinės u vra nga disa ushtarė tjerė. Nė kėto rrethana tė jashtė zakonshme komanda partizane i lidhi udhėheqėsinė e fshatit dhe i nisi pėr Gostivar. Por gjatė rrugės tė lidhur me litar, pasi e kaluan Pirokun, Gradecin, Sanakosin Negotinėn i vranė afėr fshatit Dobėrdoll, te vendi i quajtur "Bota e Kuqe"afėr gėshtenjave tė fshatit. Nė kėtė akt trishtues u vranė pa pikė faji kėta udhėheqės tė fshatit Bogovinė: Sekretari i bashkėsisė lokale, Lazim Misimi, me anėtarėt e Kryesisė: Rushan Dehari, Garip Beluli, Mehmet Veseli. Nė kėtė masakėr kanė qenė prezent edhe disa qytetarė tė fshatit Sellcė dhe Novo Sellė. Kėtij masakri i shpėton vetėm Hazir Vahiti nga fshati Sellcė e Keqe.
Komandanti i Ballit Kombėtarė nė Pollog e mė gjėrė, gjithmonė ka kėrkuar nga luftarėt e vetė qė tė jenė shumė tė kujdesshėm qė mos tė vijė deri te vrasja nė mes tė shiptarėve. Vetė ky komandantė shpeshėherė deklarone ne nuk guxojmė tė derdhim gjak nė mes veti dhe tė kėnaqim shpirtin e sllavėve.

Ēlirimi i qyteteve shqiptare dhe
terrorizimi i tyre nga Partizanėt

Ushtritė sllavo maqedonase bėnė njė shėtitje nėpėr qytetet shqiptare tė Maqedonisė, duke "ēliruar" Kėrēovėn mė 16 nėntor hynė nė Gostivar mė mė 18 nėntor pa luftė. Nė krye tė kolonės, mbi kalė tė bardhė, gjendej komandanti i Brigadės sė IV shqiptare Nafi Sulejmani, qė mundė tė merret si disfatė e fundit e Ballit Kombėtar nė luftė pėr ēliim e bashkim kombėtar.
Kjo brigadė qėndroi pak kohė nė qytet dhe mori urdhėr nga shtabi Kryesor qė ta lėshonte qytetin dhe tė vendosej nė fshatrat pėr rreth nė zonėn e fshatit Ēajlė. Kurse nė qytet u vendosėn Brigada e Parė dhe e XV, maqedonase. Prej kėsaj kohe fillon njė epokė mė e vrazhdė e zhdukjes kundėr popullit tė pa fajshėm shqiptar, me pretekst se po kėrkonin armė.?
Ndėrsa Brigada Shqiptare vazhdonte luftėn pėr pastrimin e terenit kundėr armikut, ajo nga Gostivari hyri nė Tetovė, ku poashtu qėndroi disa ditė dhe mori urdhėr qė tė pastronte terenin nė zonėn e Shkupit, ndėrsa brigadat Maqedonase me tė madhe hynė nė Tetovė kah Shkupi.
Brigada e IV shqiptare i la ato: "deri nė fund qė ta kryenin detyrėn" dhe vetė me 5000 mijė luftarė arriti nė Kumanovė, pėr ta pastruar terrenin nga forcat e Sulė Hotlit dhe Mulla Idrizit, qė deri tani kishin pastruar disa ushtri bullgare dhe kishin zvogluar brigadėn eXVII sllavo-maqedonase, qė kishin bėrė masakra tė pa para nė kėto anė, posaēėrisht ishte shquar nė kėto masakrime barbare komandanti i saj Zufer Musiqi.
. Ndėrsa Qazim Luzha, vetė e mbante tė ēliruar Tetovėn ua dorėzoi partizanėve. Kėtė vepėr e kreu komandanti i artilerisė partizane Sabri Voci, oficer i karierės, nė bashkėpunim me shumė tė rinjė nga Tetova, muarėn nė dorėzim qytetin duke krijuar njė administratė nga vetė tetovarėt shqiptarė. Kjo vepėr e partizanėve shqiptarė, si ngjarje i shqetėsoi pa masė pushtetin maqedonas dhe kėrkuan nga shtabi i divizionit tė merreshin masa karshi kėtij akti tė pa pranueshėm. Pas ca ditėve Sabriu u burgos, me disa oficerė tjerė shqiptarė, poashtu u burgosėne edhe shumė tė rinjė tetovarė nė kampin e "Monopollit tė duhanit", tė cilėt u dorzuan pushtetin maqedonasve. Pas disa javėsh vjen nė Gostivar njė letėr e dėrguar nga Xhemal Voci nga Elbasani, i cili gjatė kohės sė okupacionit fashist ka qenė mėsues nė Gostivar sė bashku me Ahmet Peren i cili ishte edhe themelues i qelizave tė para komuniste nė shtėpinė e tij. Por duhet theksuar se edhe kėtij komunisti pushteti maqedonas nuk i ngeli borxh, as kėtij as Sali Lisit tė cilin e dėnoi me burg tė pėrjetshėm. Procesi gyqėsor ėshtė udhėhequr nga prokurori Llazar Mojsov. Kėtė e dėnoi nė fillim me 20 vite, por mė vonė ia zvogėloi dėnimin nė 18 vite, duke ia shkatruar edhe familjen nė Gostivar, gruan ia larguan pėr Turqi, ndėrsa vajzėn e vetme legjitime e ndajtėn nga Ahmet Pere, refen vetė Ahmet Pere.
Ky nė letėr kėrkonte nga Ahmeti qė ta lajmrojė pėr djalin e vetė Sabriun. Ahmeti kėrkoj nga Gafur Paēuku qė ta informonte pėr gjendjen e Sabriut, pasi i jati ishte i interesuar qė ta shoh tė birin, por mori pėrgjigje ngative pėr ta parė Sabriun pasi nė burg nga tortura qė i kishin bėrė sllavėt dukej si me dy koka. Babai i Sabriut u kthye prapė pa parė djalin. Ndėrsa me urdhėr tė Gafurit Sabriun e vizitoi Ahmet Pere, pasi Sabriun e kishte edhe shok tė normales. Si e pėrshkruan Ahmeti vizitėn e Sabriut nė Burg,"Sabriu nuk njiheshe fare ai ishte i ejntur nė fytyrė, dhe dukej sikur kishte dy koka, nga kėmbėt nuk ecte dot, por e mbanin pėr krah dy partizanė. Pas ca kohe Sabriu u dėnua me vdekje
Ushtria sllavo maqedone bėnė masakra tė pa parė. Nė rrugėn Gostivar Ēegran pėrreth Vardarit kanė vrarė mbi 300 vetė, ndėrsa pasi hynė nė Tetovė burgosėn djemtė mė tė mirė. Nė Monopol tė Duhanit ku ka tė vrarė mbi 2000 vetė nga 6000 sa ishin tė burgosur. Tė burgosur dhe shumė tė vrarė ka pasur edhe nė kampin e shkollės bujqėsore nė Tetovė. Poashtu pati shumė tė vrarė nė fshatin Saraqinė, qė ishte inprovizuar si kamp nė mesin e fshatit i banuar me shumicė maqedonas e kolonist serb. Poashtu nuk dihet edhe sa tė vrarė ka nė shkollėn e fshatit Zhelinė ku ka pasur tė burgsur mbi 600 vetė.
Nė Tetovė u bė njė kasap-hane e vėrtetė u vranė dhe u masakruan herojtė e popullit dhe njerėzit mė tė devotshėm tė kombit Shuaip Kamberi, kryetar i Komunės sė Tetovės dhe redaktor i gazetės "Zani i Sharrit",u vra me njė grup shokėsh, duke i hudhur nė gypin e hydrocentralit me Jusuf Kulikun. Ndėrsa tė gjallė ozna i ka djegur afėr familjes Afės Sulejman Shaipin, Mulla Sylė Jakupin. U torturuan komandantėt e Xhemės pėr Tetovėn, Arif Kapetani, dhe Arif Brodeci dhe u burgosėn Xhafer Tetova dhe Gajur Derralla si organizator tė xhandarmerisė pėr zonėn e lirė shqiptare.
Marrėveshja e Kalishtės nė mes Xhemė Gostivarit me Lok Lakavicėn kurrė nuk u realizua pėr vazhdimin e luftės nė pranverė tė vitit 1945. Nga Ozna u vra Aqif Rexhani. Lok Lakavica duke hikur nga ndjekja e Oznės u largua pėr Shqipėri, nė malet e Sharrit ngeli vetė Xhema me disa shokė duke kaluar dimrin nė malet e Sharrit.
Ushtria e Ballit Kombėtar ndiqej nė ēdo skaj nga partizanėt dhe komunistėt e saj. Nė kėtė kohė Udba famkeqe maqedonase arriti ti bėnė pėr vete disa bashkluftarė tė Xhemės, duke u premtuar liri dhe para. Kėta arritėn sė pari ta helmojnė me petulla, e pastaj ta vrasin Komandantin e Ballit Kombėtar i cili vdiqė nė malet e Sharrit mė 2 prill 1945.
Njė bashkėluftar i Xhemės ka deklaruar se helmimi i Xhemės ėshtė bėrė vetėm nga kunati i tij Remziu dhe baxhanaku Aliu. Ky vdekjen e Xhemė Gostivarit e pėrshkruan me njė pikėllim shpirtėror duke i pėrkujtuar ato momente tragjike tė helmimit, "Xhema ēohet nė kėmbė e rroku atomatikun dhe gjėmoi mali me piskamėn e tij mė helmuat,…unė me bukė e ju me helmė."
Nė ato momente i shkrepi disa plumba, por ato kėsaj radhe fluturuan pėrr herrė tė parrė nė drejtim tė panjohur. Mė vonė pasi i pushoi trupi kėrkush nuk guxonte ti afrohej, iu pre koka dhe u dėrgua nė Gostivar ku qėndroi pėr dy ditė nė sheshin e Gostivarit. Por falė luftarėve tė tij koka e tij u grabitė nė drejtim tė panjohur.
Pėr kėtė rast tragjik njė grua maqedonase e Gostivarit rėfen: kjo ėshtė turp i llojit tė vetė, njerėzit edhe pas vdekjes duhet thėnė tė vėrtetėn se Xhemoja nuk e merritonte kėtė vepėr ēnjerėzore, se gjatė komandimit tė tij tė gjithė qytetarėt e Gostivarit dhe rrethinės me tė vėrtetė falė tijė, kanė qenė mjaftė tė sigurtė dhe tė lirė, nė lėvizjet prej njė vendi nė tjetrin, pa marrė parasysh pėrkatėsinė nacionale "E sot pa fije turpi mundohen ta shajnė edhe bashkpuntorėt e tijė mė tė ngushtė".
Pra, pėr Familjen e Xhemės u pėrsėrit historia, kjo familje patriotike qė pėrkrahu me tėrė familjen kryengritjen e Shtatorit mė 1913, Pėr kėtė kontribut tė familjes patriotike tė Xhemės. Komandanti serb e gjymtoi nė vitin 1913, gjyshin tė Xhemės, Esat Ali Hasėn si pjesėmarrės nė kryengritje dhe e hudhi tė gjallė nė zjarr, ndėrsa gjashtė antarė tjerė tė Familjes Hasa i vrau.
Me kėtė tradhti kombėtare u kėnaqėn aspiratat e pushtetit sllavo maqedonas me tradhtinė qė bėnė vetė shokėt Komandantit tė Ballit Kombėtar. Por kjo kėnaqėsi shpirtėrore nuk do tė zgjas shumė kohė, pasi organet maqedonase dhe Ozna famkeqe shumė shpejtė kėta shėrbetor tė sllavit do ti pastrojė, qė u shitėn shumė lirė duke tradhtuar vėllaun shqiptarin dhe tėrė Kombin.
Nė fund mundė tė konstatojmė si dje ashtu edhe sot tė gjithė nė kuriz i kemi ndjerė pasojat e komunizmit e tė shovinizmit sllav. Ne shqiptarėt kėtė disfatė tė rėndė kombėtare qė shpeshėherė kemi pasur edhe pėrleshje nė mes vedi, vėllau kundėr vėllaut, pa paragjykime duhet ta kėrkojmė nė mesin tonė duke filluar nga Konferenca e Mukjes e kėndej, qė kurrė mė mos dhash zoti, tė na pėrsėritet.
Pra, ne duhet tė pranojmė se Ballistėt ishin atdhetarė Kombėtarė, vizionarė tė pėrpiktė, nė rrugėn qė ēonte drejtė Bashkimit Kombėtar. Pra krejtėsisht nė fund ideologjia komuniste popullit shqiptar i zhduku disa virtyte tė larta me tė cilat mbureshim dhe dalloheshim nga popujtė tjerė. Ndėrsa Shqipėrinė e solli buzė tė Greminės.V.XH.).


Por do tė ishte e rrugės pėr tė gjithė ata qė kanė bėrė mėkate ndaj Ballit dhe djemėve mė tė mireė tė kombit tė kėrkojnė falje publike, duke u ngritur nga njė lapidarė, nė ēdo vend tė tokės shqiptare atje ku ka pasur heronj dhe atdhetarė tė tillė, qė kanė flijuar jetėn pėr liri tė Kombit .