PDA

View Full Version : TRURI & STRESI


Honesty^uk.
12-11-04, 15:55
Eshte pjesa me e rendesishme dhe me e nderlikuar e sistemit nervor,veqanarisht luan rol te rendesishem per zhvilimin e jetes psiqike te njeriut.Pra eshte bartes i te gjitha proceseve psiqike.Truri i te posalindurit eshte kater here me i leht se sa ai i nje njeriu te rritur.Deri ne vitin e gjashte truri arrin perafersishte 90% te peshes dhe te proprcineve te tij perfundimtare.Keshtu ndermjet moshes 9 dhe 10 vjeqere truri i femijes arrin te kete proporcione gati te njejta me ate te trurit te te rriturit.Gjathashtu eshte vertetuar shkenctarishte se pesha e trurit nuk eshte e lidhur drejtperdrejte me intelegjencen e individit.
Truri peshon rreth 1.5 kg.Pjeset kryesore te trurit jane tri:truri i madh,truri i mesem,dhe truri i vogel,kurse pjesa me e rendesishme dhe me e zhvilluar e trurit eshte korja e trurit(korteksi),dhe permban rreth 14 miliard elemente qelizore.Gjithashtu,truri i madh ndahen ne dy gjysmepjese:e majta dhe e djathta,keshtu qe secila ane e trurit kontrollon pjesen e kundert te trupitra,ne qofte se demtohet ana e ma te e trurit peson paralize ana e dhjathe e trupit ose anasjelltas.Pjesa e majte e trurit drejton aktivitete shkencore,matematiken,logjiken,analizen etj,,ndersa pjesa e djathe drejton aktivitete artistike,fantastike,ngjyrat,ritmin etj.Eshte interesat se kur njera ane e trurit dobesohet,ateher e gjithe forca kalon ne anen tjeter.Por neqofte se shfrytezohen te dy pjeset e trurit,shumfishohet aftesia deri ne gjenialitet.
Konsidrohet se truri eshte nje nder krijesat me te nderlikuara dhe me te cuditshme te natyres ne tok dhe se eshte fare pak i shfytezuar.Supozohet se vetem rreth 4% e trurit shfrytezohet nga njerezit.Kapaciteti i trurit eshte i pakufishem.Sa eshte i pakufishem,aq eshte edhe i pazbuluar dhe misterik ose me fjale te tjera, truri eshte i vetmi organ qe studion vetveten.

STRESI

Fjala stres eshte nje fjale mjaft e perdorshme,por qe ne te shumten e rasteve perdoret pa pasur parasysh kuptimin e vertete te saj.Stresi perkufizohet si,nje shperndarje mendore ose emocionale,brenga ose hidherim,si pasoj e nje shtypje apo lodhje mendore.Nga ana e vet,kjo shtypje apo lidhje mendore vjen si pasoje e nje ngjarjeje jashte pervojave te perditeshme,qe perjeton njeriu.
Stresi mund te veproj mbi cilin do dhe te perjetohet me frike,tmerr dhe humbje te shpresave.Shkaku me i rendomte qe shpie ne nje pasoje te tille eshte psh: nje kercenim serioz per jeten,per humbjen e femijes apo te bashkeshortit,per shkaterrimin e nje mardhenjie te ndieshme.Trauma mund te perjetohet pas nje aksidenti ne grupe njerezish,luftera,fatkeqesi natyrore etj.Edhe ngjarje te perditshme mund te behen burim stresi si psh:nje zanje ne treg,rruge,shkolle apo ne familje.Ne gjendjen fizike te nje njeriu te stresuar shfaqen keto simptoma: dhimbje koke,ndryshim oreksi,luhatje tensioni,lodhje te shpejte,pagjumesi,renie ne pesh,ethe,dhimbje muskujsh,rrahje te forta te zemres etj.
Ndera ne gjendjen emocionale te te stresuarit shfaqen keto simptoma: rritje te ankthit,irritimi,deshperimi,enderrat e keqija,te folurit duke bertitur,depresioni etj.
Problemet spirterore qe shkaktohen nga stresi:zbrazeti,kerkon nje zgjidhje,humbje te kuptimit magjik per te dale nga situata,dyshimi,vetmartirizimi,gjendja e mos faljes,humbja e drejtimit,humbja e shpreses,kerkon meshire.
Problemet mendore qe shkaktohen nga stresi: harresa,marramendja,shikimi i turbullt,perqendrim te varfer,merzitje,qendrime negative,habitje,mjegullim,turbullim,te folurit keq per veten,topitja,plogeshtia.
Mardheniet me te tjeret e te stresuarit:veteizolohet,hypja neper lartesira,i patolerueshem,rrenja e deshires per seks,fyen te tjeret,i vetmuar,humb besimin tek te tjeret,qesh me te madhe,u fshihet te tjereve,shfrytezon te tjeret,mashtrues.

~AnnA~
05-07-11, 10:19
Stresi me te vertete e ngarkon trurin...Te gjitha tensionimet, te gjitha streset, te gjitha shqetesimet shkaktojnë crregullime jo vetem ne tru por edhe ne shtresat e thella te qenesise te cilat, pastaj, manifestohen si pasoja te jashtme......