PDA

View Full Version : Vitaminat-Mikroelemntet dhe Rendesia e tyre


Naki
03-12-04, 20:12
VITAMINAT DHE MIKROELEMENTET, RENDESIA E TYRE NE ORGANIZMIN E NJERIUT.

Cfare jane vitaminat, nga ka ardhur fjala “Vitamine” dhe sa llojesh jane ato?
Vitaminat jane disa perberes natyrale presente ne pothuaj te gjitha ushqimet.Ndonese ne sasira te vogla ato jane thelbesore per te gjitha funksionet e organizmit perfshi rigjenerimin e indeve dhe ne mirembajtjen e shendetit te njeriut.
Nje shkencetar polak i quajtur Casimir Funk (1884-1967) perdori per here te pare termin “Vitamin” pas zbulimit nga ana e tij te disa perberesve thelbesore ne ushqime qe jane themelore ne mirembajtjen e shendetit .Fjala vitamin vjen nga fjala latine “Vita”(jete) dhe termi biokimik amine(perberesit nitrogjenike ). Por jo te gjitha vitaminat permbajne nitrogjen.
Trupi yne perdor vitaminat cdo dite gjate proceseve biokimike normale jetesore. Marrja e vitaminave te rekomanduara nga ushqimet ndihmon ne leshimin e energjise nga trupi yne dhe ndihmon ne proceset e rritjes dhe regjenerimit te indeve.
Marrja e pamjaftueshme do te kete nje shendet me pasoja shume shpesh te prekshem nga semundjet.
Deri tani jane identifikuar 13 lloje: A, C, D, E, K si dhe 8 te grupit B.
Grupi i B complex perfshin: Thiamina (B1) Riboflavin (B2) Niacine (B3) Acid Pantothenic (B5) Pyridoxina (B6) Cyancobalamina (B12) Acidi folik(Folacin folate) dhe
Biotine (H).

Kush eshte ndryshimi midis vitaminave te tretshme ne uje (water soluble) dhe te tretshme ne yndyrera (fat soluble) ?
Vitaminat jane te ndara ne dy grupe: te tretshme ne uje dhe te tretshme ne yndyrera.Te tretshme ne uje (vitamina C dhe Bcomplex) jane lehtesisht te absorbueshme nga indet trupore.Trupi i njeriut nuk mundet ti ruaje apo ti akumuloje vitaminat e tretshme ne uje keshtu qe marrja e tyre ditore eshte e domosdoshme per te plotesuar nevojat . Vitamina B12 ben perjashtimnga ky rregull.Nqs marrja e saj ka qene e menjehershme melcia mundet ta ruaje ate per disa muaj.
Vitaminat e tretshme ne yndyrera (A, D, E dhe K)absorbohen nga ushqimet ne pergjithesi dhe ato te yndyreshme ne vecanti.Ato mund te ruhen ne melci per nje kohe te gjate keshtu qe marja e tyre ne nje doze te vetme eshte e mjaftueshme.

Mundet qe vitaminat te sintetizohen nga vete trupi yne , a clirojne energji ato dhe a te shendoshin vitaminat ?
Ne pak raste po.Vitamina Keshte prodhuar nga disa bacterie te pranishme ne organizmin e njeriut(mikroflora) Femijet e porsalindur nuk e kane kete lloj bacterie prandaj ato kerkojne marrje vitamine K derisa kjo bacterie te filloje te rritet.
Vitamina D dhe niacina B3 mundet gjithashtu te prodhohen nga organizmi, por ne sasira te vogla keshtu qe serish lind nevoja e marrjes se tyre nga rruge te jashtme.
Vitaminat vete nuk clirojne energji.Vitaminat ndihmojne ne konvertimin e ushqimeve ne energji te cilen trupi e nevojit te qendroje ngrohte, aktiv dhe i shendetshem.Keshtu qe njerezit qe marrin nje diete te pabalancuar mundet te vuajne nga lodhja dhe infeksione te shpeshta virale dhe bakteriale prandaj mmarrja e vitaminave dhe elementeve te tjere mundet te ndihmoje ne ruajtjen e energjise se nevojshme.
Vitaminat nuk kane vlera kalorike dhe nuk jane burim enegjie, sidoqofte vitaminat ndihmojne trupin te perdori ose te leshoje enegjine prezente ne ushqime. Disa vitamina mundet te kene nje mbulese sheqeri e cila mund te japi 1calori ose maksimum 2

Perse shpesh i gjejme vitaminat ne perberesit kozmetike?
Vitamina A, E dhe panthenol jane shume te rendesishme per shendetin e lekures. Vitamina A permireson regjenerimin e qelizave te lekures. Vitamina E ndihmon ne mbrojtjen kunder efekteve negative te rrezeve ultra violet, redukton skuqjen nga expozimi dhe mban lageshtiren e lekures.Panthenol si derivat i acidit panthothenik mban lekuren larg tharjes, qeteson inflamacionin dhe shton shkelqimin dhe hollesine e flokut

Perse adoleshentet dhe mosha mbi 55 vjec kerkojne me shume vitamina se te rriturit?
Vete procesi i rritjes tek adoleshentet eshte nje kohe kur trupi kerkon me shume energji(kalori) si dhe nje sasi me te madhe te vitaminave thelbesore si dhe te kriperave minerale. Megjithate, duke ditur qe nje adoleshent konsumon sasira me te medha ushqimesh pasi ai ha disa here ne dite edhe jashte vakteve dhe sidomos kur kjo diete eshte e ekujlibruar shtimi i vitaminave nuk eshte i nevojshem. Por, n.q.s. nje adoleshent eshte nje “henges i keq” (selektiv) per nje kohe te gjate , merren me sport apo hane gjithmone jashte shtepise dhe sidomos e theksuar kjo te disa vajza qe kerkojne te mbajne “linjat” marrja suplementare e vitaminave eshte e keshillueshme.
Shume te moshuar kane nje interes te vogel (jane pa pretendime) per ate cka ata hane . Kjo do te thote se konsumojne nje diete te varfer. Disa kushte te tjera si probleme dentare, gjendja financiare, apo disa semundje te tjera shoqeruese si dhe renia e aftesise thithese te zorreve ne kete moshe bejne qe vitaminat te jene te rekomandueshme ne kete moshe per te pasur nje shendet te mire,
Moshat e vjetra kane nje nivel te ulet te vitamines D pasi ato eleminojne nga dieta disa ushqime qe kane kete vitamine si qumeshti, veza etj. Po keshtu mundesia qe ta prodhojne vete vitaminen D ne organizem eshte e paket pasi dihet se rrezet e diellit jane nje faktor I rendesishem ne kete proces dhe kjo moshe shpenzon shume pak kohe ne diell.Keshtu qe nje shtim i vitamines D eshte i nevojshem per nje shendet te mire.
Meqenese vitamina D eshte toksike ne sasi te medha 400UI ne dite nuk duhet kaluar.

A duhet te marrim vitamina kur jemi me diete ?
Gjeja e pare qe percaktohet ne fillimin e nje formule diete eshte te percaktohet sa eshte sasia ditore e kalorazhit qe ju do te merrni per te perballuar periudhen e dietes.
Nga kjo varet dhe se do te duhet te merren vitamina shtese apo jo.Shkencetaret kane pare nje pamjaftueshmeri ne vitamina dhe ne minerale kur dieta ka me pak se 7600kj ose aproximalisht 1800 kalori.

Kerkojne extra vitamina njerezit qe pijne shume alkool , duhanpiresit, grate qe perdorin kontraceptive apo dhe shtatzenat?
Po.Normalisht njerezit qe pijne shume alkool kane nje renie te thithjes dhe te perdorimit te vitamines C, B6 , B1 dhe acidit folik. Nga ana tjeter dihet se alkoliket kane nje oreks te rene si dhe konsumojne nje diete shume te varfer. Por, duhet te theksojme se marrja e vitaminave nuk zgjidh problemet e shkatuara nga pirja e alkolit, por luan nje rol ne rehabilitimin e disa proceseve.
Studimet kane treguar se ato qe pijne duhan kane nje renie te sasise se vitamines C ne gjak keshtu qe normalisht sasia e vitamines C qe duhet te marrin duhanpiresit eshte 50 % me e larte tek ato qe pijne te pakten 20 cigare ne dite ne krahasim me ato qe nuk pijne fare.
Shume te moshuar kane nje interes te vogel (jane pa pretendime) per ate cka ata hane . Kjo do te thote se konsumojne nje diete te varfer. Disa kushte te tjera si probleme dentare, gjendja financiare, apo disa semundje te tjera shoqeruese si dhe renia e aftesise thithese te zorreve ne kete moshe bejne qe vitaminat te jene te rekomandueshme ne kete moshe per te pasur nje shendet te mire,
Moshat e vjetra kane nje nivel te ulet te vitamines D pasi ato eleminojne nga dieta disa ushqime qe kane kete vitamine si qumeshti, veza etj. Po keshtu mundesia qe ta prodhojne vete vitaminen D ne organizem eshte e paket pasi dihet se rrezet e diellit jane nje faktor I rendesishem ne kete proces dhe kjo moshe shpenzon shume pak kohe ne diell.Keshtu qe nje shtim I vitamines D eshte I nevojshem per nje shendet te mire.
Meqenese vitamina D eshte toksike ne sasi te medha 400UI ne dite nuk duhet kaluar.
Grate qe perdorin kontrceptive sidomos kur kontraceptivi permban sasi te larta te estrogenit. Eshte provuar se estrogeni atakon direkt metabolizmin e nutrienteve vecanerisht te vitamines B6 dhe acidit folik. Ne qofte se shtatzania do te vi menjehere pas nderprerjes se kontraceptiveve deficiensa e acidit folik do te jete e paevituar.
Meqenese bebi ben disa ndryshime ne organizmin e nenes para dhe pas lindjes grate me barre dhe ato lehona kerkojne rritjen e sasise se vitamines A, C , B1 ,B6
B12 dhe acidit folik. Gjithashtu ato kerkojne extra minerale si kalcium. Fosfor , magnez, jod dhe zinc.
Kerkimet provojne se vacanerisht acidi folik eshte i domosdoshem per fetusin gjate
30-60 diteve pas konceptimit. Ai pakeson riskun e defekteve te lindjes perfshi spina bifida dhe anencephali. Madje qe te parandalohen kete defekte expertet rekomandojne marrjen e nutritienteve te pakten tre muaj perpara konceptimit.Grate shtatzane dhe femija I tyre jane vecanerisht te rriskuara ne ushqimet vegjetariane( pa mish, veze, qumesht)
Studimet e ketyre vegjetarianeve kane pare se te dy nena dhe femija shpesh vuajne nga anemia dhe parritja e kockave si anomalitet i vitamines B12 qe nuk e kane marre gjate shtatzanise.


Kerkojne medikamentet shoqerim me vitamina ?
Po. Perdorimi i disa medikamenteve mundet te prishi balancen vitaminike ne organizem duke ndryshuar mundesine e absorbimit , perdorimit apo ruajtjes se vitaminave.P.sh. kontraceptivet orale reduktojne acidin folik , neomicina dhe kolestiramina prekin vitaminen B12 , izoniacidi prek vitaminen B1, laksativet sic eshte vaji mineral prekin gjendjen e vitamines A, E dhe D. Per te gjtha keto duhet te keshilloheni me mjekun.

eni
07-12-09, 16:04
barvo per informacionin ne te vertete me ndihmoi shume dhe do te doja ne fakt te dija me shume mbi barnat