PDA

View Full Version : Gjysmefinalja!!!


Murgesha
08-12-04, 23:49
Lazdrani
MemphiSx
Barbaroza
Armani
Albaname
Dr.Leone

Te nderuar si fitues ne garat e shkuara, ftoheni qe te merrni pjese edhe me nga nje shkrim tjeter, per tju votuar dhe per te zgjedh tre me te miret.

Tre te paret shkojne ne finale. :lol:

MemphiSx
09-12-04, 21:00
Ngjarja ka t'bej me Rastin e Bombardimit te kolones se Te ikurve nga fshatrat e Rekese se Keqe qe ka ndodhur ne fshatin Bishtazhin Bombarduar nga Aeroplan te Nato-s Piloti qe ka qen Grek




....Mbas Kolonave shihej nje autonjet i policis qe hynte shtepi per shtepi duke i nxjerr njerzit nga shtepit e tyre e duke ja u djeg shtepit
Rruges na percillnin dy aeroplane te NATO-se ishin shum ulet.Kur arritem te punkti ne fshatin Brekoc aty kish shum polic aty ish edhe rruga per Qafe te Prushit rruge qe te dergonte per ne Shqiperi,kur e pashe se nuk po na dergojne andej,menjeher me shkoi mendja se po na dergojn per Prizren ne Kukes,disa thonin se po na qojn neper disa shkolla e ne Palestren Sportive te Gjakoves
Aty pashe Kazermen e Ushtris te zbrazet pa asnje ushtare qe e kishte shkatrruar Nato. Ushtria ishte e vendosur ne kishat katolike,pash edhe dyqane te plaqkitura shtepi te djegura rruge te zbrazeta dukej si ne Sarajeve.
Gjakoven nuk e kisha pare qe 68 dit me dukej qe kisha ardhur ne nje qytet tjeter,edhe ashtu e shkaterruar me dukej me e buker se kurr
Arritem te Parku i Lagjes se Geces keshtu quhej kjo lagje aty Kolona u ndal pritnim qe te na drejtoj dikush kah te shkojm. Fillum rrugen per ne Prizren Mbi kry gjat gjith rruges qendronin dy Aeroplan me nje ushetim shum te madhe.
Kur arritem 500-600 metra afer Ures se Bizhtazhinit njeri Aeroplan zbriti shum poshte dhe e shkrepi nje Rakete ne Rimorkio te Traktorit qe ishte ne kolone. Ne ate Traktore gjindeshin 30 veta gra,femij,te rinj,pleq e plaka te gjithe ishin vdekur disa ishin te djegur krejtesisht
Nje femij kishte mbetur pa koke,tjetri pa dore e pa kembe nje te riu iu kishte ndare trupi ne dy pjes nje cope trupi e njeriut ishte hedhur ne tela te rrymes ka te kqyrshe trupa njerzish te vdekur Tmerr i vertet
Une isha vetem dy traktora mbrapa ktij te goditurit dhe e kisha pa per se afermi se si ra Raketa ne Traktor ne ate rast Kolona qe mbeti pas Traktorit te djegur u ndalen te gjithe dhe zbriten nga traktoret ishin ulur ne asfalt bertitnin me te madhe
Ne qe ishim para traktorit u nisem ne nje shpejtesi te madhe Une e Agroni (shok i imi) e nderruam traktorin hypem ne nje traktor tjeter Aeroplanet prap u kthyen uleshin shum poshte sapo kemi shkuar nja 500 metra kur ka shkrepur raketa tjeter ne Traktorin qe ishte para nesh
Aty nuk kam pare asgje vetem Tym e Flake
Kemi zbrit nga traktori me Agronin edhe prej aty kem fillu te i ndihmojm te afermit e viktimave si dhe te bejme Identifikimin e te vrarve
Kemi organizu te gjith njerzit qe ishin mbi 20 mij veta qe te hynim ne fshatin Bizhtazhin aty na kan dal disa te rinj te fshatit dhe nuk na lejonin qe te hyjm ne fshat per arsye se policia serbe po na maltreton se kemi fut refugjat mbrenda
Aty ne mesin e tyre njeri me ka thirr mu dhe me tregoi qe e kishte nje dyqan dy katesh edhe mundeni qe ti futeni disa prej njerzve qe jan me te lodhur

Aty me Agronin kem fillu me i nda disa prej pleqve dhe disa prej Familjarve te viktimave por nuk e dinin se qfare ju ka ndoshur.....

.....Mandej shkuam ne oborr te kishes qe gjindej ne fshat aty ishin gjith njerzit tjer te ktij Tmerri
Ate nate kemi fjetur ne qiellin e hapur sepse policija nuk na lejoi qe te niseshim per Shqiperi me arsyetimin qe po i presim Gazetaret deri sa te vinin nga Shkupi qe kinse ta shikoj bota se qka po na ben NATO
Ata e fyenin NATON, Ibrahim Rugoven Klintonin kush do qe ju vinte nga goja ......


Tregimi vazhdon ende por per arsye qe mos ta zgjas me shum edhe mos te ju shkon ne nerva juve lexues te nderuar gjate leximit po e ndaloj ketu

Ju pershendes ;)

Honesty^uk.
09-12-04, 22:50
I nderuar Memphixs, edhe pse jam disi i njoftuar me ngjarjen, kureshtja po me behet me e madhe pasi ti qenke njeri nder ta qe e ke perjetuar kete nate ferri, pra me shume kureshtje do te ndiqja vazhdimin e ketij tregimi te mallkuar por real.

Te pershendet
Honesty

Murgesha
13-12-04, 17:37
Luten pjesėmarrėsit nė garė, tė shkruajnė shkrimet garuese e tė hapim sondazhin.

Albanam
15-12-04, 01:01
Ishte njė ditė e zakonshme marsi. Viti i largėt 1990. Dita e parė e stinės sė pranverės, edhe pse kjo stinė e vitit kaherė sikur kishte humbur shkėlqimin e saj tė vėrtetė nė Kosovė.
Po afrohej fundi i javės, kurse unė me padurim prisja qė sa mė shpejt tė pėrfundoj ushtrimet dhe ligjėratat e asaj dite dhe tė kthehem nė gjirin familjar, pėr tė pushuar pak nga lodhjet qė di nganjėherė t’i bėjė ai orar i stėrngarkuar i Fakultetit tė Mjekėsisė.
As qė mė kishte shkuar mendja se kjo ditė marsi do tė ishte njė ditė qė do tė mė mbetet nė kujtesė pėr tėrė jetėn, sė paku jo e ndėrlidhur me njė ngjarje tė tillė pėr tė cilėn po shkruaj.
Koncentrimin ushtrimeve qė kishim nga lėnda e sėmundjeve interne e prishi njė zhurmė e parėndomtė e automjeteve dhe piskamė e njerėzve jashtė ndėrtesės sė spitalit. Dhe pėrderisa akoma nuk kishim tė qartė se ēfarė nė realitet po ndodhė, hyrja e vrullshme nė klasė e njė motre tė shastrisur medicinale e ngriu gjakun nė damarėt tanė: “Zotėri Profesor, studentė, mė falni por poshtė ėshtė rrėmujė e vėrtetė, shumė pacientė ia kanė mėsyer spitalit, nuk di se ēfarė po ndodhė, dėgjohet zhurmė e piskamė! Ndihmoni ju lutem!” Pa diskutuar dhe pa zgjatur shumė u vėrsulem shkallėve teposhtė pėr tė parė se pėr ēka ėshtė fjala. Atje, nė hyrje tė spitalit, tollovi e vėrtetė: njerėzit bartin nė krahėt e tyre vajza tė reja e djem tė rinj, kurse veturat me sirena tė lėshuara nuk zgjedhin rrugėn pėr tė arritur sa mė shpejt deri te spitali. Tė sėmuarit lėshonin zėra lemeritės, kurse simptomet dominuese ishin shtangimet, vėshtirėsitė nė frymėmarrje, tė qajturit dėnesės i pėrcjellur me skuqje dhe djegije tė syve, alivanosje.
“Tė gjithė kėta janė nxėnės tė shkollave tė mesme. Gjatė procesit mėsimor nėpėr shkolla janė hedhur gazra tė dyshimtė. Fėmijėt janė helmuar!”, ishin fjalėt e vetme qė kishin mundėsi tė thonė ata qė me shumė vėshtirėsi kishin sjellur kėta tė rinj e tė reja tė pafat para dyerve tė spitalit.
U mobilizua atė ditė pothuasje i tėrė personeli i fakultetit tė mjekėsisė, kurse studentėve tė kėtij fakulteti pa planifikuar dhe padashje iu mundėsua njė kalitje profesionale nė njė gjendje kaq tė rėndė.
Nė gjendje tė tillė morbide nuk ishte vetėm Prishtina, por tė sėmurė tė panumėrt vinin edhe nga qytetet tjera tė Kosovės. Nė valėn e tėrė atij kaosi dhe aktiviteti pėr ndihmė urgjente, njė taksi vozitės privat mė njė zė gjysmė tė shterrur na informoi pėr shumė nxėnės e qytetarė tjerė qė kishin nevojė pėr ndihmė nė qytetin e Ferizajt. Pa menduar shumė, bashkė me dy kolegėt tjerė u futėm nė veturėn e tij dhe ia mėsyem kėtij qyteti. Edhe pse shumė shpesh kam kaluar rrugėn Prishtinė - Ferizaj, si asnjėherė mė parė kjo rrugė m’u duk e gjatė dhe e paarritshme. Dhe vėrtet doli e paarritshme pėr qėllimin pėr tė cilin ishim nisur! Nuk arritėm t’u ndihmojmė tė helmuarve nga Ferizaj, nga shkaku se nė hyrje tė qytetit, te Qendra Policore e Sigurimit, na ndaloi policia e pozicionuar serbe dhe na prangosi me pretekstin se ishim duke prishur rendin dhe qetėsinė dhe ishim duke pėrhapur dezinformata mbi helmimet e nxėnėsve shqiptarė! Manteli i bardhė ishte kartela jonė identifikuese. Arma dhe mjeti ynė dezinformues!
Pasuan bisedat informative tė shoqėruara me sharje dhe ofendime, kurse aty - kėtu edhe me grushtime, shqelmime dhe goditje kėrbaēi. Punė serbėsh! Pastaj na futėn tė treve nė njė qeli betoni qė nuk kishte mė tepėr se katėr metra katrorė. Mbi 20 orė pa gjumė, pa bukė, pa ujė, pa mundėsinė e kryerjes sė nevojave fiziologjike… Por nuk ishte kjo asgjė, vėrtetė asgjė krahas dhembjes shpirtėrore qė ndjenim qė nuk arritėm tė bėjmė mė tepėr pėr fėmijėt e helmuar. Kurse edhe mė tragjik dhe prekės ishte fakti se nxėnės dhe qytetarė tė helmuar kishte sjellur policia serbe edhe nė Qendrėn e Sigurimit! Jo pėr t’ju ndihmuar, por pėr tė zbuluar dhe vėrtetuar “mashtrimin” dhe “aktrimin” qė bėnin kėta njerėz tė pafat qė kinse simulonin helmim! Nė vend se tė dėrgohen nė spital pėr t’ju dhėnė ndihmė, ata ishin sjellur nė polici pėr biseda informative. Burgosja jonė nė krahasim me atė tė nxėnėsve dhe qytetarėve tė helmuar ishte asgjė!
Tė nesėrmen na dėrguan nė Gjykatėn komunale pėr kundėrvajtje nė Ferizaj, me akuzat e sipėrpėrmendura tė prishjes sė rendit dhe paraqitjes sė dezinformatave. Fati ynė nė gjithė kėtė fatkeqėsi ishte se atė kohė akoma nuk ishin larguar nga puna tė gjithė shqiptarėt me gjak shqiptari, kėshtuqė gjykatėsi I. H. vendosi pėr lirimin tonė nga aktpadia qė kishte ngritur policia serbe…
Ishte ky marsi i vitit 1990, kur nė kuzhinat nacionalshoveniste serbe ishte pėrgatitur ky plan morbid pėr helmimin e disa mijėra nxėnėsve dhe qytetarėve shqiptarė.
Sot kur po shkruaj kėtė tekst, 14 vjet mė vonė, njė ndjenjė e dyfishtė ka kapluar qenien time: ndjenja e dhembjes dhe mėrzisė pėr gjithė atė tmerr qė pėrjetoi popullata kosovare ato ditė marsi, por edhe ndjenja e dinjitetit dhe krenarisė se pata rastin dhe mundėsinė tė bėj sado pak pėr vėllėzėrit e mi dhe motrat e mia qė kishin nevojė pėr ndihmė mjekėsore.
Por, poashtu sot, 14 vjet mė vonė, disi kam pėrshtypjen se sikur kjo ngjarje ėshtė zbehur dhe shmangur nga vetėdija jonė kolektive, se e ka mbuluar njė pluhur mashtrues i harresės, sikur edhe shumė katrahura tjera qė kemi pėrjetuar nga pushteti fashizoid serb pėr disa dekada me radhė. Kurse kjo nuk guxon tė ndodhė, ngase mendoj se kjo ngjarje megjithatė paraqet njė pjesė tė rėndėsishme tė historisė sonė mė tė re, ajo simbolizon nė mėnyrė tė denjė qėndrueshmėrinė dhe sakrificėn tonė para tentimit makabėr pėr shfarosjen kolektive tė qenies sonė, paraqet njė tullė tė rėndėsishme nė kalanė e quajtur LIRI.


P.S. Dje rastisi puna qė ta vizitoj Prishtinėn. Ia hodha njė sy fakultetit ku studjova plot 5 vjet. Gjėja e parė qė mu kujtua nga jeta studentore ishte ngjarja qė pėrshkrova mė lartė. Sa pėr inspirim.

Murgesha
15-12-04, 01:12
Albaname, mė nxorre lotėt me kėtė shkrimin tėnd.
Ke tė drejtė Historia nuk duhet harruarr.

Albanam
15-12-04, 01:24
Albaname, mė nxorre lotėt me kėtė shkrimin tėnd.
Ke tė drejtė Historia nuk duhet harruarr.

Mė fal pėr shqetėsimin Murgesha:cry:
Qoftė histori e kaluar dhe e pa pėrsėritur.

uliksi31
15-12-04, 01:37
Albanam,Zoti te shperblefte si per shkrim si per veper humane qe paske bere.AMIN

lazdrani
15-12-04, 12:59
Viti 1990-Mai

Ora 6:30 e mengjesit,u zgjova me vullnet.Ishte dita ku ne Shkollen time kishim manefestime me shkollat tjera ne rajonin e Mitrovices.Ne kete turnire isha inkuadruar ne Orkestre,Korin E Shkolles,Humore,Letersi.
Kisha edhe nje detyre qe isha ngarkuar nga Drejtoria,Une dhe shoqja ime e Klases Leonora te drejtojme planprogramin e ketije Manefestimi.
Sa arritem ne oborrin e Shkolles takuam shoket dhe shoqet qe do te marrin pjese ne kete turnire.Nje vrejta qe shoku im i Klases H.H mungonte aty,por mendoja qe Ai udhetonte nga nje fshate do te arrije me kohe.Kolona e Autobusave arrinin ne Oborrin e Shkolles,Ne mirpritje kishim per detyre Une dhe Leonora ti pershendetim te ftuarit dhe ti vendosim ne Dhomat qe kishim rezervuar per ta.Pasi i vendosem te gjithe te ftuarit ne dhomat e tyre dhe pritej qe pase pake qaste te filloje ky turnire vreja qe Shoku im H.H ende nuk kishte mbrri.Te the te drejten Ky shoke im ishte nje djaloshe Intelegjent qe ne moshen e tije me befasonte me njohurin e tije.Mirepo H.H vinte nga nje familje shume e varfer dhe per shkake te kushteve ekonomike nuk mundej te vazhdone Shkollen me tutje...Isha shume i brengosure per kete Shoke.Ora ishte 9:00 vendosa te shikoje ne Stacioni ku Autobusi i tij ndalej mos valle kishte mbrri.Autobusi mbrrin por Shoku im nuk ishte.Oh zot mendoja cka tash,edhe nje ore Turniri fillone...Cka tani te beje,mendoja mos valle ka ndodhe me te diq e keqe me H.H.
Shoku im kishte pregadite nje poezi te bukure qe ne kete turnire ta recitonte.Dhe te them te drejten ne proven gjenrale pata rast te ndegjoje kete poezi,trupi me rrenqethej se si recitonte me endje...
Mendoja ne vete sa shume keq do te ishte po te mungonte ku djaloshe.Pa pritmas takova nje shoke tjeter Samiun qe punonte Ne Servise te Autos aty afer.U pershendetem dhe i tregova hallin tim qe me bregonste.Ai me tha ok te shkojme ne fshatin e tije ku jeton nese dine adresen ikum tani me Auto te tije.Hmm nuk kishim edhe aq kohe cka te bejem ok ikum i thashe..Me ne funde arritem ne kete fshate ku jetonte H.H.Sami me prite kety kthehem me njehere.U nisa ne nje shpate ku ishte nje Shtepise e Vogel,trokita ne dere dhe leshova nje ze oh H......!Pa pritmas dule shoku im me koke te ulure dhe mu drejtua.Me vjen keq qe nuk mundem te marre pjese ne kete manefistim.Pse ku eshte problemi H.I dashuri shoku im nuk mundem te marre pjese pasi nuk kam pantollona te zeza dhe kemishe te bardhe siqe ishte vendosure nga Drejtoria e Shkolles.Oh Zot ne ate qast ndjeva veten shume keq,mbeta pa fjale.Ne oborr te shtepise se shokut H.H dule i Ati i tije.Eh more Shoqe mu drejtua mua jam invalid e me penzine tem nuk po mundem ti plotesoje deshirat e femijeve te mi.E plote mundje disi pe kalojme muji-mujin,uli koken ky njeri plake e me ze u drejtua H.H.Shko biro shko mos mungo ne kete manefestim.Morra fryme thelle e i drejtova shokut tim:H.... eja tani se Auto po prete e mos mbaje gajle per veshje.Ok pranoje shoku im te vije,gjate rruges per ne Shkolle i thashe Shokut Sami qe te jjap pake shpejtesi e drejte ne Shtepi time se pari.Aritem diku 9:45 minuta.H.H u drejtova eja shpqejte ne dhomen time,i dhurova rrobat e mija dhe me shpejtesi shkuam ne Shkolle ku ne ora 10:00 duhej te hapi planprogramin me Shoqen time Leonoren.Arritem ne momente te fundit.Shoqja ime ishte bere merake valle ku isha duke me kerkuar ne gjitha kalset e shkolles.Rastesisht u takuam ne korridore.Ah edhe ti ku humbe more djale.Me fale por me duhej ashtu te veproje te tregoje pasi ta perfundojme garet.
Ok shkuam se bashku ne tribune dhe pershendetem te gjithe te ftuarit ne kete progaram duke i pershendeture dhe uruar sukses ne kete Turnire Tradicional.
Programi filloi,Te gjithe te ftuarit treguan programe te bukura ,perjetuam qaste te bukura deri me tani,ku ne radhe ishte Shkolla jone 28 Nentori me plane programin e tije.
Ne fillim ishte grupi i Korit ku isha edhe une aty.
Kenga Trepca kenduam per mrekulli,duartrokitje te publikut na benin edhe me te emocionuar.Ne vazhdim kishim nje skeq humoristik qka gazi nuk kishte te ndalure nga te ftuarit.Pastaj erdhe radha e Shokut tim H.H.
Gjate prezentimit tim ne tribune u prezentova shokun tim.Te nderuar Shoke dhe Shoqe ,Arsimatar,Drejtor,Te nderuar Baballare kam nderin te ju prezentoje Shokun tim H.H.Ju lutem nje duartrokitje.H.H ishte mbase perdes se Tribunes me shiqonte me nje buzeqeshje te embel.Pasi u afrua afer meje me tha ne veshe,Faliminderit per gjithcka.H.H te ju them te drejten gjate recitimit te tije qe poezin e kishte pregaditure vete te gjithe te ftuarit ne kete manefestim ka qajte si femijet.Ishte shume prekese ajo qe recitonte H.H.
Nena -Ishte poezia e tije(nena e tije kishte lene ate 1 vjete jetim)

Pase perfundimit te gares H.H u shperblye me nje Cup dhe Zertifikat ne Vendin e Pare.
Kaluam qate te bukura isha shume i gezuar qe H.H kishte marre pjese ne kete manefestim,lexoja ne syte e tije se si ndihej i gezuar.
Te nesermi ne Shkolle H.H me drejtua.I nderuari Vella kam biseduar me Baben dhe kam vendose qe Shkollen edhe me tutje ta vazhdoje.Isha i gezuar per H.H.Gjate studimeve te tije pata vendose me Babin tim qe ne nje menyre tjeter te ndihmoje familjen e tije.Cka edhe kemi vepruar 4 vite.Sot H.H me profesion eshte Profesor i martuar ka dy femije,dhe nje jete Moderne.
Vitin e kaluar pata raste ta takoje ne pushime shkurte por ishte nje kenaqesi e madhe per mua.Biseduam dhe kujtuam te kaluren qe kaluam ne Bankat Shkollore...

Albanam
15-12-04, 20:12
Albanam,Zoti te shperblefte si per shkrim si per veper humane qe paske bere.AMIN

Tė falėnderoj nga zemra Uliksi pėr fjalėt e bukura.
Zoti tė shpėrbleftė edhe ty.

Me respekt,
Albanam

yllka
16-12-04, 21:01
Kompliment per tre zoterit Lazdranin Albanam dhe Memphixs
Tregimet e juaja me kane pelqyer shume,jeni me te mirit suksese

Dr. Leone
17-12-04, 14:36
Vjeshtė me lotė

Si pa kuptuar vapa mori arratine!
Nderkohe qe ne horizont u duken serish zogj shtegetare, dhe bashke me to plot lejleke e dallendyshe te cilet lajmeronin fillimin e shirave vjeshtore.
Pas nje stopimi serish qielli do te qante dhe dallendyshet e pellumbat e bardhe duke qene shume te ndijeshem preferuan te arratisen andej ku lotet jane hedhur tutje,atje ku ben vere dhe dimri eshte gremisur.
Nderkohe qe edhe gjethet nga deshira e madhe per te ndejkur mjelmat lane pemet por nuk munden dot te sigurojne krahe.
Pas ketij peisazhi qielli u rimbush madje edhe u sternxi nga avjonet e shumte qe rendnin pas dallendysheve.
Periudhe e merziteshme kur shirat nuk kishin as ylber, kur te rinjte dikush me torbe pas krahu per te siguruar buken e gojes, dikush per te studjuar jashte vendit te tij e dikush...
Sa dhimbje e madhe kur sheh nenat me lot ne sy neper ballkone qe tashme mendja ju rri tek djemte e tyre qe kane ikur aq larg aq larg…
O Zot sa e trishte eshte te shikosh vetem te moshuar ne qytet.
Ky qe qyteti im ne periudhen e vjeshtes, lashe nenen time te dashur ne ballkon e cila ndiqte me sy cdo levizje timen madje mu duk se do te me ndjeke deri jashte kufinjve, pashe zemren e saj te bardhe dhe me dukej sikur thoshte:”mos shko te lutem” .
Ndiqte cdo hap me meshiren e madhe prej nene.
Nene!
Fjala me e dashur per mua, fjala e pare qe shqiptoi gjuha ime,nje emer qe me ther ne shpirt sapo degjoj per te.
Nena kjo heroine e meshires dhe dashurise, ajo qe me rriti, ajo qe me edukoi dhe me urtesine e saj me fali burrerine.
Kur te gjithe hanin ajo nuk hante pasi do me ushqente mua.Ne netet e gjata dhe te ftohta dimerore nena nuk flinte kur te gjthe flinin, pasi do me perkunte mua,lotet e saj bashkoheshin me te mijet, dhembja e saj bashkohej me timen…
Sa here qe jam larg kujtoj zerin tend te embel, ninullat e tua qe me kendoje kur isha ne djep, perkedheljet e dores tende qe ndjeja mbi balle.
Kujtoj kujtoj…
Nene! U be shume kohe qe qendroj larg teje madje edhe festen e tete marsit u be pothuaj tete vjet qe ta uroj nepermjet telefonit apo ndonje kartoline. Tete marsi!!! Hipokrizia me e madhe qe mund ti behet nje nene!!!
Ti nene qe me linde, qe me ushqeve, me rrite … nuk meriton vetem per 8 mars te urohesh por, pėr cdo dite, cdo kohe, cdo moment,sa here qe te marim fryme.
Ti duhet te urohesh dhe te respektohesh pasi kenaqesia e Zotit eshte ne kenaqaqesine tende, hidherimi i Tij eshte ne hidherimin tend, suksesi im varet nga sherbimi qe do te te bej ty. Parajsa eshte nen kembet e tua…
Nene!
Ndoshta tete marsi eshte nje mundesi ku une demostroj kete dashuri ndaj teje ne pamundesi per te te qene me afer.

Nderkohe qe letrat e gjata e kartolinat i nis rrjesht ne drejtimin tend.
Rralle here kartolina nga pesha e madhe e dhimbjes nxin qiellin,ben lotin te rrjedhe porsi rubin ,prish motin, rrezon avjonet dhe tashme askush nuk merr persiper ti sjelle kartolinat per tek ti.

Megjithate mesazhin tim do ta lexosh ne pranvere te premtoj, pasi dallendyshet me kane premtuar se do ta marrin letren time e do ta sjellin pikerisht ne ballkon ku me pret ti me lot ne sy.

Kjo leter nga larg
Me i vogli sinjal
E me e madhja
Dashuri.

Ne dhimbjen tone
U lexuakan yjet
E dalkan mangut
Sa cudi!!!

Keto letrat me dhimbje
Si marrin avjonet
Rrezohen nga pesha e tyre
Keshtu thone!

E ndaj dallendyshet
Per pesha te tilla
Shpesh here kthehen
Ne avjone.

Nene ashtu si me pecillje ti me sy, percjell edhe une dallendyshet nga meraku qe kam per letren.
Sa here vejne e vijne dallendyshet dhe une gjithmone lutem o Zot me jep edhe mua krahe te fluturoj, pasi do te doja te iki edhe une bashke me dallendyshet.
Do te doja edhe une te rend atje ku nena me pret me plage ne zemer e me lot ne sy.
Do te doja qe pasi te zbrisja ne qytetin tim te rendja me vrap ne pallatin e vjeter, ti ngjisja shkallet e tij me nje fryme dhe te trokisja ne dere.
Jo vetem kaq por do te doja qe deren te ma hapje ti nena ime e dashur dhe te te hidhesha ne qafe ashtu si je femije i vogel, nderkohe qe ti te me puthje e perkedhelje me doren tende aq te bute.

Nene ti je dashuria e vete Allahut
Ti je miresia e dhuruar permbi toke
Ashtu si ze e cel drita e sabahut
Une nga ti erdha si filiz ne kete bote.

Nen zhurmat e jetes me dhe kete emer
Ledhat si pishtare me ndricojne syte
Vuajtjet e tua me mbeten plage mu ne zemer
Kurre si ti moj nene smund te kete te dyte.

Nene!
Do te doja te shkruaja shume por nuk dua qe letren time ta rendoj akoma me dhimbje pasi kam frike se edhe dallendyshet do te refuzojne ta marrin.Do ta refuzojne pasi nuk mund te fluturojne dot me tere kete peshe dhimbjeje.
Perfundimisht po e mbyll mesazhin me lutjen e perditeshme:
“O Zot me bej te denje qe te jem nje sherbyes i denje per dashurine e meshiren Tende ne toke.”


Me respekt
Dr. Leone

Murgesha
17-12-04, 16:58
Armani, lutesh i nderuar tė postojsh shkrimin tėnd, e tė hapim sondazhin.

INDRITI
17-12-04, 19:17
Kam kohe pa hyre ketej por ky konkurs me pelqeu dhe mendoj te rri ne kontrast e te shoh kush do fitoje.
E di qe jam me vonese por ju lutem a mund te futem edhe une ne konkurim?
Gjithesesi deri tani Dr. Leone ka postin me te bukur ose te pakten mua me duket keshtu :)

Suksese dhe ishalla fitofshi te gjithe.

ARMANI
18-12-04, 15:00
Pershendetje te gjithve , Une po jap nderheqje nga gjysem finalja nuk kam koh ta bej nje tem te mir i pershendes te gjith ata qe kan votuar per mua :wink:

Murgesha
18-12-04, 15:05
Armani dhe Barbaroza nuk e kam pritė kėtė nga ju dy.
Duhet ta dini se kjo ėshtė vetėm njė argėtim i joni, e nuk po i kuptoj arėsyet se pse po pritoni tė ja kushtoni 10 minuta kėsaj gare.
Po sidoqoftė askend nuk mundemi ta detyrojmė.
Ju pres edhe sot dhe do ta hapi sondazhin.
Me nderime Murgesha.

Barbaroza
18-12-04, 18:22
Murgesha e nderuar,me beso se sapo e shkrova gjysmen e textit,u ndal rryma dhe te gjitha me humben.Ka shume crregullime ne rrjet ,por edhe rryma po na shkakton telashe te medha.Me se shumeti deri neser edhe texti im do jete i gatshem!

Barbaroza
18-12-04, 19:25
Me shoqen time Suzin u njohem ne bankat e shkolles fillore.Nje vajze e ndrojtur nga natyra,me floke te verdha dhe shume inteligjente,kishte ardhur nga fshati dhe tash kishin vendosur te vinin ne qytet per te jetuar.Edhe ajo pak toke qe kishin ne fshat kish qene jopjellore dhe tani nje familje 9 anetareshe nuk mund te ia dilte dot.
Qysh ne ditet e para kur erdhi ajo,verejtem deshiren e saj t’i bashkohej”grupit”tone te shoqerise dhe ne e pranuam me deshire.
Dita-dites ajo po”ēlirohej”ne mesin tone dhe na spjegonte se ishte vajza me e madhe nga 7 motra sa ishin,pa asnje vella,ne mjerim te tejskajshem sa i perket kushteve ekonomike.
Por,katrahura e saj nuk mbaron me kaq.Ne vazhdim,jeta per te do te ishte nje ferr i vertete!!!
Nje dite te ftohte dhjetori,nje shoqe me lajmeroi:
-“A degjove moj se Suzit i kishte vdekur nena?!”
-“Ēkaaaaa???A edhe kjo e zeze e paska gjetur aa??-klitha sa munda dhe ndjeva sikur kembet po me keputeshin.Tani po ecja neper dhome si nje e burgosur dhe shume e tronditur!
Po mendoja se tani Suzi do te behej” grua”para kohe.Valle si do t’i rriste ajo 6 motra qe te gjitha te vogla nga mosha??
Ne kohen kur ne nuk dinim per punet e amvises,Suzi i kishte mesuar te terat,ne kohen kur ne po dilnim te lumtura duke buēitur vendi nga te kater anet nga qeshjet tona vajzerore,Suzi duhej te ikte nga shtepia te gatuante,te lante e pastronte,ne kohen kur ne pas mbarimit te mesimit po frekuentonim kafiterite,ajo nxitonte t’ia”dorezonte’kepucet motres ne radhe!!!
Shpesh shkoja pa e lajmeruar ne shtepine e saj pasi nuk kishte telefon dhe ndjehesha shume ligesht kur e shihja si lante rrobet ne nje govate teneqeje te shtremberuar,duke mbushur uje me kove ne bunarin qe kishin ne oborr !
Njehere kur shkova,pashe se ne korridorin jo me te gjere se dy metra ,po hanin dreken ne nje sofer tradicionale shqiptare.Gjithcka ne jete kisha dhene veq mos ta shihja ate pamje ne sofer,por syri me tradhetoi dhe…
Ditet po iknin duke qene te njejta dhe monotone per te.Suzi tani kishte marre pamjen e nje vajze te rritur.Po e verente se nuk kishte nje bukuri te mjaftueshme dhe veshtire do ta kishte per te zene nje vend pune,siq thoshte.
-“E bukur je moj”-i thoja por kot t;ia mbushje mendjen.
Ishte interesant se kishte nje inteligjence te hatashme sa qe veq po ta shikonte fytyren apo siq themi ne,gojen,ajo e dinte cfare ke ne mendje te thuash.
Me shikoi me nje buzeqeshje te vrare dhe heshti!
Por,kurre ne jeten time nuk kam pare njeri aq te forte sado qe jeta per te ka qene njerke e vertete.Kurre ne jete nuk kam pare njeri aq durimtar dhe me dy duar gjithmone drejtuar nga Zoti.
Se fundi,Zoti mendoi edhe per te.I fali nje vella qe ia beri njerka,nje grua jo me mendje te shendoshe dhe tani kjo duhej ta rriste edhe nje femije te babait ashtu siq i rriti edhe te motrat.
-“Me shkoi jeta duke rritur femije”-qeshi para nje jave kur shkova t’ia uroj lindjen e vellait.
-“Shendosh,dera juaj s’po mbyllet,Suzi”-i thashe.
-“Po,po,fale Zotit”-tha dhe drejtoi syte perseri nga qielli...

ARMANI
19-12-04, 13:57
Ok sonte do te mundohena ta shkruj nje tem ju pershendes :wink:

uliksi31
19-12-04, 18:27
Barbaroza,vertet ky shkrim eshte beautiful.Keni shkruar ne stil te Migjenit :)

Barbaroza
19-12-04, 18:34
Uliksi31,sa po me krahason me stilin e Qosjes e sa me ate te Migjenit.Une c'eshte e verteta me shume kam deshire te merrem me tema sciale qe jane aktuale per popullin e Kosoves!
Flm per komplimentin!

uliksi31
19-12-04, 18:59
:oops: :oops: Po Qosja & Migjeni kan dicka te ngjajshem :?: :?: :!:
Protagonistja jote suzi,vuajtjet e saj.Mendoj se mund t'i krahasojsh me Poemen e Mjerimit.
Ndersa stilin e te shkruarit si dhe gjuhen e rrjedhshime qe e perdor ne shkrime jane te njeveli t'lart.Po nejsen,mire thon; sado i mire eshte te folurit, me e mire eshte heshtja :oops:
P.S. Sado pak une u mundova te i arsyetoj fjalet qe kame then.Pra nuk ishin vec hajt kishe po thom dicka :)

Barbaroza
19-12-04, 19:20
:oops: :oops: Po Qosja & Migjeni kan dicka te ngjajshem :?: :?: :!:
Protagonistja jote suzi,vuajtjet e saj.Mendoj se mund t'i krahasojsh me Poemen e Mjerimit.
Ndersa stilin e te shkruarit si dhe gjuhen e rrjedhshime qe e perdor ne shkrime jane te njeveli t'lart.Po nejsen,mire thon; sado i mire eshte te folurit, me e mire eshte heshtja :oops:
P.S. Sado pak une u mundova te i arsyetoj fjalet qe kame then.Pra nuk ishin vec hajt kishe po thom dicka :)

Flm edhe njehere Uliski31!

Dr. Leone
20-12-04, 10:24
Bravo barbaroza me ke prek shum thell ne shpirt me ket shkrim....

Me respekt
Dr. Leone

Barbaroza
20-12-04, 12:38
Flm Dr.Leone.Kjo eshte ngjarje e vertete dhe jo nje trillim!

sexybrikenda
20-12-04, 13:31
I LEXOVA TE GJITHA SHKRIMET E AUTOREVE DHE DISI ME KANE EMOCIONUE.MEMPHIXS ME KUJTOJE QASTET ME TE KEQE NE JETEN TIME QE KAM PERJETUA NE GURBET,ALBANAM ESHTE TRISHTUESE AJO QE PATE NDODHE ME NXENESA DHE STUDENTE ME ATO HELME TE ARMIKUT,DR.LEONE TREGIM PER NENE ME KA PELQUE PO ASHTU KAM PASE RAST EDHE NE POEZI DIQ TE TILL PER NENEN TE LEXOJE,KOMPLIMET!!!
LAZDRAN&BARBAROZA SHKRIMET E JUAJA JANE DIQ TE NJEJTA DHE CKA ME KANE PELQYER DHE JAM E BINDURE SE JU JENI DY PERSONA ME ZEMER TE BARDHE JENI PERSONA QE DINI TE NDJENI,DY SHKRIMET E JUAJA JANE PER FINALE CKA EDHE PRES NGA JU!!!!SUKSES....ARDITA

alipasha
21-12-04, 22:35
STregimet me tematike sociale mbajne ne vehte mesazhe reale,spjegime te perditeshmerise njerezore, ndaj, edhe jane me te qelluara dhe me te lexuara.

Teksti i Barbarozes, edhe pse i shkurte, ne vehte permbane dimenzione te gjera edukative dhe reflektime precize te nje situate jetesore.

Jeta e Suzit, e spjeguar nga Barbaroza,te nxitin qe me nje lehtesi mahnitese, edhe ne lexuesit te futemi ne emocionet e personazhit qe gjalleron aqe realisht ne letren e Barbarozes.

Barbaroza me mjeshtri magjepse ne nje tregim te shkurte, me nje sizhe te mrekullueshem ,shkurt,qarte , spjegon nje jete te tere ….nje pamflet per perditeshmerine tone!

Urime Barbaroza!

Ebu Ibrahim
22-12-04, 16:03
--------------------------------------------------------------------------------

Pėrshėndes Albananim, i cili nė mėnyrė tė thuktė na e paraqiti njė episod nga jeta e vet....
Jo qė nuk emocionohet njeriu nga shkrimet e tilla, por edhe i bėjmė vetes njė retro pėr tė bėmat tona, pra t'i pėrkujtojmė ndodhitė tona kur kemi shprehur humanitetin, qėndrimin dhe unin tonė.
Sot pas njė dekade e gjysmė nga ky rast qė po na e tregon Albanami, vėshtirė ėshtė tė gjenden njerėz tė cilėt nuk ui janė nėnshtruar epsheve, sot mė tė infektuar nga trendet e shek. 21 pak mund tė flasim pėr njerėzi. Besoj se Albanami na dha njė kurajo se si tė jemi...
Falėnderit pėr momentet!

Murgesha
22-12-04, 16:22
Edhe pse Armani premtoi se do tė shkruaj ai nuk e bėri kėte, pėr shkak tė padurimit tė anėtarėve tė tjerė pėr tė hapur sondazhin unė e hapa.
Le tė votojmė pėr shkrimin mė tė mirė, e jo pėr anėtarin pėr tė mirė.
Me nderime nga Murgesha.

Barbaroza
22-12-04, 16:46
Votova ne menyre demokratike dhe te pakushtezuar!

Mr_100%
22-12-04, 17:16
PASI LEXOVA QE TE GJITHA SHKRIMET,E TANI S“ME MBETET GJE TJETER VETEM QE NGADAL E ME VEMENDJE TE ZBRES SHKALLVE TE KUJTESES,DHE TA VLERSOJ ME TE BUKURIN, QE TE GJITHE QEN TE BUKUR, POR NJE ME PELQEU NE VEQANTI;
KISHTE NJE FILLIM TE BUKUR,NJE SHTJELLIM,DHE NJE PERFUNDIM TE BUKUR, ME NJE FJALE ISHTE I SHKRUAR NE MENYER PROFESIONALE,NE NJE GJUHE LETRARE

E KY ISHTE SHKRIMI NGA DR LEONE, TE UROJ NGA ZEMRA
VOTA IME SHKON TEK TI

INDRITI
23-12-04, 13:06
O Miro po vota eshte e fshehte mor bab pse e tregon? :)
Nejse edhe une votova dike qe me beri pershtypje me shume nga te tjeret dhe mendoj se ai do te fitoje pasi ka bere nje krijim letrar e jo thjesht histori te dhimbshme.
Nuk besoj se kjo ben pjese ne fushate elektorale apo jo?
Nese eshte pjese fushate ky shkrim le te prishet.
Me respekt per te gjithe kandidatet .
Indriti

Mr_100%
23-12-04, 14:11
TUNG INDRITI

NDOSHTA EDHE TEK UN KA QEN ARSYEJA KRYESORE KJO SIKURSE TEK TI PSE UN VOTOVA HAPUR,DHR TE THEM TE DREJTEN ESHTE ME MIRE KESHTU,SEPSE DISA I LEXOJN VETEM EMRAT E AUTORVE E JO SHKRIMET

E DHASH (VOTOVA)PER SHKRIMIN ME TE BUKUR E JO PER PERSONIN,

ShEjToNkA
23-12-04, 14:15
Tė gjitha shkėrimet ishin tė shkėlqyera.Por shkėrimi i MempfiSx , mė bėri mė sė shumit pėrshtypje. Dhe vota shkoi tek ai!



Sukses!

Zeshkani
23-12-04, 15:57
Ju pershendes te gjithve por shkrimi i Dr. Leones me terhoqi vemendjen me shum.
Dhe votova per ate suksese Dr.Leone

vushtrria
23-12-04, 17:05
i pershendes te gjithe autoret e shkrimeve dhe me te vertet me pelqyen te gjitha pa mas,shkrimin qe a ka ber barbaroza me preku aq fort sa qe me habiti dhe me lidhi shum rasti me nenen time e cila e ka pasur fatin e njejt qe te rritet pa nje prind dhe me skame te madhe andaj edhe voten ia dhashe ketij shkrimi qe me tronditi.

yllka
24-12-04, 11:57
Lazdrani ka voten time.

Naki
24-12-04, 12:28
Votova per shkrimin me te mire,respekt per te gjithe garuesit.

Murgesha
24-12-04, 12:56
Pėr shkrimin qė unė mendoj se ėshtė mė i miri.

lazdrani
24-12-04, 12:57
DR.LEONE

Honesty^uk.
24-12-04, 18:09
Vota ime eshte per tregimin me terheqes, me te vertet ishte i bukur

BeeP
24-12-04, 21:22
Rrespekt Per te Gjith kishte shkrime shum te Bukura te Gjitha me pelqyen po prap une e Votova mendimin tim per MemphiSx

Vazhdoni keshtu me te miret jeni :)

lIbErAtIoN
25-12-04, 07:29
N ket vendngjarje me eshte vra Gruja e axhes me dy vajzat

U befasova kur e lexova ket ngjarje identike me ate qe me ka tregu Axha im
Te pershendes MemphiSx dhe me vjen mir qe i ki shpetu ksaj ngjarje te hidhur per shum shqipetar

Loloku
25-12-04, 11:13
Sa keq qe asnjerin nga konkuruesit nuk e njoh, prandaj me keqardhje me duhet te abstenoj!

Ebu Ibrahim
25-12-04, 11:28
Disa gjera ngandonjehere jane aso qe te shtyne qe te mendosh thelle se a ak nevoje te marresh pjese ne forume dhe grupe te ndryshme diskutimesh. Une haptas e them se kam votuar per Albanam-in, jo qe kam simpati ndaj tij, sepse ai i takon gjinise se njejte sikur une, por per ate se diskutimete tij ne pergjithesi kam ngjalle kurreshtje tek pjesemarresit ne Dardania.de, prandaj edhe teksti i tij ne gjysmefinale ishte vazhdimesi e cilesise se deshmuar nga dora e ketij diskutues te pashoq kete ne kete forum. Shoh se Lazdrani pernjehere po ngjitet ne piedestal, por me sa duket emri i tij tregon se krejt me lazdria e ka kete pune….
Sa i perket barbarozes, ajo eshte shume modeste dhe ndoshta per shkak te modestise qe ka jo qe duhet ta shperblejme me dicka, por thjeshte ta nderojme…
Keto verejtje shpresoj se do te zene vend tek moderatoret.
Falenderit

Mafiozi
25-12-04, 11:33
Vota ime esht per MemphiSx, me respekt edhe per tjeret garues.
te gjith jeni te shkelqyeshem.

Diana007
25-12-04, 14:09
T gjitha temat ishin t mira, por tema e Barabroze me pelqeu shum,se edhe un i kam edhe 6 mora tjera ( me mu 7 vjaza ) po shyqy nuk kam fatin e shoqes tende,vertet me vjen keq per shoqen tende, pra voten time ja jap Barbarozes :wink:

T pershedes Diana

arTanibb
25-12-04, 16:51
Njo per MemphisX pak si met ngjofshem veq :P

Barbaroza
25-12-04, 18:34
Vota ime ka rene ne kutine e Albanam,edhe pse te gjitha shkrimet e garuesve tjere me kane pelqyer shume.Po te kisha mundesine,do votoja per te gjithe,por ja qe duhet njehere te votojme!

Albanam
25-12-04, 21:27
Pėr tė mos i mbetur borxh proēesit tė votimit te kjo gjysmėfinale, do tė shprehem publikisht pa asnjė rezervė.
Vota ime ėshtė e dyfishtė: Ajo shkon pėr postimin e Dr. Leones dhe postimin e Barbarozės.

Albanam1
26-12-04, 00:33
Pėr ta ēuar nė vend fjalėn qė thashė nė postimin e fundit, ndėrsa nė pamundėsi qė me tė njėjtin nick tė votoj dy herė, bėra regjistrimin tim te ky Forum edhe me nick-un Albanam1.
Shpresoj qė ky nick tė mbetet jashtė pėrdorimit nė tė ardhmen.

uliksi31
26-12-04, 00:42
Pėr ta ēuar nė vend fjalėn qė thashė nė postimin e fundit, ndėrsa nė pamundėsi qė me tė njėjtin nick tė votoj dy herė, bėra regjistrimin tim te ky Forum edhe me nick-un Albanam1.
Shpresoj qė ky nick tė mbetet jashtė pėrdorimit nė tė ardhmen.

:lol: :lol: I nderuari Albanam ashtu ska :lol: :lol: Edhe une isha ne te njejten dilem, ken ta zgjell mes dy shkrimeve.E bera nje person neutral qe as nuk din te lexoj shqip.I thash click njenin nga keta dy edhe mos me trego se cilit i ke click.Ose je ti ose Barbaroza motra jone e dashur.Pra Steve ka votua :lol: :lol: Cka sben vaki ne ket Dardani :shock:

erita
26-12-04, 22:02
sipas miqasis me memphisin duhet ati mi taku vota ime :roll:
mirpo une votoj per barbarozen sepse metvertet me ka prek ne zemer.
pershendetje

Gentiana
28-12-04, 16:56
****************************
Lazdran te uroj fitoren te kesaj gjysem finale,dhe te deshiroj ēdo te mire.

Per ju te tjeret, kish mundur qe kjo te perfundon edhe pa fjal, dhe vetem me votime.

Kjo tem (pasi qe kemi fituesin) mbyllet.
Me nderime

Genta

Murgesha
04-01-05, 21:19
****************************
Lazdran te uroj fitoren te kesaj gjysem finale,dhe te deshiroj ēdo te mire.

Per ju te tjeret, kish mundur qe kjo te perfundon edhe pa fjal, dhe vetem me votime.

Kjo tem (pasi qe kemi fituesin) mbyllet.
Me nderime

Genta


Genta shume mire ke bere qe ke ber mbylljen e temes ne kohen kur rreth kesaj teme linden edhe kunderthenie te ndryshme.
Tanime kur fituesi eshte shpallur dhe kundertheniet jane tejkaluar eshte e aresyeshme te hapet kjo teme dhe te urohet fituesi.
Kjo ishte gjysmefinalja dhe dihet qe tre te paret shkojne ne finale.
Normal nese fituesit jane te interesuar per ta bere kete.
Ju kisha lutur qe te jeni te aresyeshem.
Me nderime per te gjithe Murgesha.

Murgesha
04-01-05, 21:23
Lazdran urime fitorja.
Mendoj se e keni merituar kete. :lol:

Barbaroza
05-01-05, 10:22
Te nderuar diskutues,pasi qe vendin e trete po e ndakam une dhe Dr.Leone,une terhiqem nga gara per t'ia lene radhen Dr.Leone.
Une edhe me heret nuk kam mundur te shkruaja,por pasi qe kishte shume qe kundershtuan terheqjen time,une pata shkruar perseri.Por,tani mendoj se e kam me te lehte terheqjen.
Lus Dr.Leone,te marre pjese ne vazhdimin e gares!

yllka
05-01-05, 13:17
LAZDRAN URIME FITORJA LLOKUM,TE KISHA PROPOZUAR QE NE FINALE TE SHKRUASHE TAKIMIN E PARE ME MURGESHEN SI E PERJETOVE :lol: :lol: :lol: :lol: :wink:

Barbaroza
05-01-05, 14:16
Lazdrani,shume urime per fitoren!

lazdrani
06-01-05, 12:10
Te nderuar antare ju pershendes te gjitheve,njeherit ju falenderoje per votimet qe keni bere ne konto time.Por kam nje kritike pasi une per vete nuk jam i kenaqyre me ate qe keni vepruar,kesaj radhe keni votuar vetem per ate se me njiheni si Lazdran por edhe jo se cili shkrim ka qene me i miri.Pse them kete per arsye se ne finale une se pari mendoje e meritonte te jete keta antare:

Murgesha
Shejtonka
Naki
Loloku
Albanam
Dr.Leone
Barbaroza
Memphisxt
Lazdrani :?:


Le te jete kjo finalja se te gjithe e meritojne kete pasi qdo shkrim i tyre me ka pelqyer dhe e meritojne te jene ne finale.Besoje qe moderatoret do te jene te mendimit tim.Me nderime lazdrani

Gentiana
06-01-05, 16:43
Sidoqoft Lazdran,edhe nje her: urime edhe nga une.

turisti
07-01-05, 02:17
Lazdrani i nderuar,URIME,urime.Tash e pash kallaballekun ketu,se prej fillimit nuk jam kon ksajde.

Me nderime,TURISTI. :wink:

sexybrikenda
09-01-05, 14:11
Te nderuar antare ju pershendes te gjitheve,njeherit ju falenderoje per votimet qe keni bere ne konto time.Por kam nje kritike pasi une per vete nuk jam i kenaqyre me ate qe keni vepruar,kesaj radhe keni votuar vetem per ate se me njiheni si Lazdran por edhe jo se cili shkrim ka qene me i miri.Pse them kete per arsye se ne finale une se pari mendoje e meritonte te jete keta antare:

Murgesha
Shejtonka
Naki
Loloku
Albanam
Dr.Leone
Barbaroza
Memphisxt
Lazdrani :?:


Le te jete kjo finalja se te gjithe e meritojne kete pasi qdo shkrim i tyre me ka pelqyer dhe e meritojne te jene ne finale.Besoje qe moderatoret do te jene te mendimit tim.Me nderime lazdrani

Lazdran Urime,llokum shume mire ke propozue se e meriton shejtonka,murgesha,naki.loloku te jene ne finale,pasi te gjitha shkrimet kam lexua dhe me vjen keq qe ata nuk ishin ne finale.Ndersa ti Lazdrano gjitheqyshe me kane ne finale :arrow: Ke shume njerzi kety qe te kane idole :wink: :arrow: Ardita love only you