PDA

View Full Version : Cfare do te jete Statusi per ne Shqiptaret e Kosoves?


folmemua
11-12-04, 17:18
Une jam Kuki.
Deshiroj te marr mendimet e juaja ne lidhje me ceshtjen e Statusit te Kosoves. Cfare do te jete ky Status per ne Shqiptaret e Kosoves, nje vend parajse buze detit apo nje shkop bejzbolli mbi qafat tona te trasha.
Kete teme deshiroj tjua dedikoj te gjithe shqiptareve te deshperuar dhe te zhgenjyer, te gjitheve atyre qe jane papune qe 5 vjet, atyre qe si dalin paret me pi kafe, atyre qe rrine duarkryq dhe presin statusin me ardh me ja ndreq punet. Te gjithe kemi shpresen qe statusi do i ndryshoje shume gjera. Qe statusi do na jape nje te ardhme me te mire, Statusi do na jape pune dhe uje dhe drita.
Nese nuk kemi uje, a mos valle kemi harruar ta pagujme ujin. Apo po presin statusin qe ta vij dhe ta paguaj.
Nese nuk kemi rryme, a mos valle kemi harruar ta pagujme. A po presim Statusin qe te vij dhe ta paguaj.
Nese rruget jane pis, amos valle ke pertuar te shkosh deri te konti i berllgut. A po po pret Statusin te vij dhe ti marri te dera
Mos valle i ke paguar taksat sivjet, apo i ke lene per vitin tjeter? ah po, po pret Statusin me ardh me te liru prej taksave.
Ne se ju ka marre malli per pak dajak nga ligji, uroni me ardh Statusi. Ai do te vije gjithsesi por do te vije per ne Kokeboshet dhe Qafetrashet.

LUMI_007
29-12-04, 23:57
SOT KURRSESI NUK GUXOJMĖ TĖ GABOJMĖ

Nuk ka dyshim se kombi shqiptar ėshtė populli mė i sulmuar, mė i masakruar dhe mė i nėpėrkėmbur nė Evropė. Edhe sot kombi shqiptar ėshtė populli mė i copėtuar
nė Evropė dhe ndėr mė tė rrezikuarit nė botė. Megjithkėtė, edhe pse ish okupatorėt, shtetet e tyre mike e forca tė tjera tė rrezikshme gjenden nė aksione kundėr Kosovės e interesave jetike tė kombit, sot Kosova, shteti e populli shqiptar, pėr herė tė parė gjatė historisė po gėzojnė pėrkrahjen e drejtuesve kryesor tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Prandaj, pėrkrahjen e shteteve mike sot duhet ta kuptojmė dhe menaxhojmė pėr tė mirėn e Kosovės e tė interesave kombėtare. Por, gjithqysh duhet kuptuar qė armiqtė gjenden nė aksione kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar. Pastaj, nė ēdo shtet zgjedhjet e drejtuesve tė rinj mund tė ofrojnė ndryshime e pėrcaktime tė tjera politike. Ndėrkaq, plasartijet brenda Aleancės Perėndimore kanė pėr tė shkaktuar dėme tė paparashikuara nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duke ashprėsuar sė pari situatėn nė Ballkan e nė Evropėn Juglindore.

Sigurisht, ēdo popull ka trathtarė e mbeturina tė tjera. Por, pėrveē hutaqve, robėria shekullore nė gjirin e popullit shqiptar ka krijuar mė shumė karrierizėm, mosdurim, urrejtje dhe konfrontime tė papėrmbajtura ndėrmjet shqiptarėve. Fatkeqėsisht e pėr ēdo turp, nga kėto mjerime, angazhimet kryesore shqiptarėt shpeshherė i kanė transferuar nga frontet e luftrave me armiqtė nė urrejtje dhe nė konfrontime tė ashpra ndėrshqiptare. Dihet, gjithashtu, qė gjatė historisė asnjė popull nuk kishte atdhetarė e trima ashtu siē kishin shqiptarėt. Ndėrkaq, populli shqiptar nuk kishte ose nė tė shumtėn e rasteve nuk i prinin njerėzit me aftėsi tė dalluara politike. Ekzistojnė e mund tė bėhen transparente dokumente autentike nga tė cilat mund tė shihet qė kemi pasur mundėsi ta shpėtonim popullin shqiptar nga sulmet ose t’i zvogėlonim masakrat shfarosėse tė cilat e goditėn gjatė luftrave mė 1998/1999. Gjithashtu, pėrveē faktorėve ndėrkombėtarė, edhe mungesa e strategjisė dhe organizimi i duhur e kanė ndihmuar ndarjen e Mitrovicės dhe tė veriut tė Kosovės.

As unė nuk kam pritur formimin e shpejtė tė institucioneve tė Kosovės. Pėr tė mos u vonuar sikur mbas zgjedhjeve tė mėparshme, miqtė e Kosovės po e pėlqejnė formimin e shpejtė tė institucioneve. Mirėpo, pėr kah numėri i votuesve mbas Lidhjes Demokratike vjen Partia Demokratike. Pastaj, pėr tė arritur rezultate pozitive nė veprimtarin e tyre institucionet, sidomos Qeveria, duhet tė gėzojnė pėrkrahjen e mbarė popullit tė Kosovės. Nė kėto rrethana nė tė cilat gjendet Kosova, tani nuk duhet tė ketė pozitė dhe opozitė, por ėshtė esenciale e shpėtimtare qė tė gjithė tė veprojmė sė bashku pėr qėllime e nė rrugė tė duhur. Prandaj, luten drejtuesit e institucioneve tė sotme dhe zyratrėt relevant ndėrkombėtar, qė nė kėto institucione e resore tė tjera, tė pėrfshijnė edhe njerėz nga PDK-ja. Gjthashtu, luten tė gjithė individėt e faktorėt e brendshėm e tė jashtėm qė seriozisht t’i luftojnė tė gjitha orvatjet pėr diskriminim e konfrontime. Shqiptarėt nga tė tri partit kryesore politike duhet vėllezėrisht e bashkarisht t’i pamundėsojnė gjelozitė dhe urrejtjet nė tė gjitha nivelet e institucioneve tė Kosovės.

Me siguri, si kurrė mė parė, duhet ta kuptojmė qė armiqtė e shumtė dhe tė ndihmuar nga shtete e forca kundėr stabilitetit e paqes, tani janė tė gatshėm tė marrin ēdo aksion pėr t’i pėrēarė e konforntuar shqiptarėt nė Kosovė, sidomos prijėsit e dalur nga lufta e UĒK-sė. Qėllimet e aksionet e kėtilla kurrsesi dhe nė asnjė mėnyrė nuk guxojnė tė na mashtrojnė, ato me tė gjitha mjetet duhet t’i asgjesojmė. Nuk duhet tė ketė asnjė dyshim qė konfrontimet mes prijėsve tė luftės dhe tė liderėve tė Kosovės e tė partive politike, forcat e egėra antikosovare kanė pėr t’i shfrytėzuar dhe akuzuar mė shumė shqiptarė. Kėshtu mundė tė dėrgojnė nė Hagė mė shumė individė tė pafajshėm.

Dr.R.Xhema
Prishtinė, 29 dhjetor 2004.