PDA

View Full Version : Sa kan njohuri mashkujt e Kosoves ne Kuzhine??


Sport_Billy
12-12-04, 04:44
Teme e mir per femra me qfry mllefin e vet per Kuzhinen e mashkujve :lol:

Un per veti di pak ( me i shti durt ne brum e me gatu zdi ), do femrave shqiptare ju vike qudi kur me shihnin qe po pergaditi diqka!!!

Nejse ti shohim komentet tjera!!

Me t'miraa :)

halla e madhe
12-12-04, 10:54
Ashte teme e mire,sidomos per mashkujt qe nuk dijne te pergadisin gjella.Kishte me qene mire te mesohen te gjithe ngapak,nuk i dihet situatave te jetes :?: Bile se paku nganjihere te perpiqen burrat te bejen ndonji gjelle krejt te thjesht,me ndihmen e gruas,kuptohet :wink: ashtu do te lind motivacjoni dhe mburrja per nji sukses te treguar ne kuzhine :!: Mos harroni se kuzhinjeret me te mire boteror jane mashkujt :cry: :wink: :wink:

Barbaroza
16-12-04, 19:00
Ftojme meshkujt ta japin kontributin e tyre ne kete teme.Te shohim cka dijne ata rreth kuzhines e besa te na servojne fare recete! :wink:

halla e madhe
16-12-04, 20:55
Barbaroza_loqki qka ke fole,qy...po ku ka mori burr sote qe te tregon nji recete?te rralle jane ata qe dijne te bejne gatojca :cry: Leri mori,ata jane vetem orator te spikatur per tema qe nuk na sjellin asgja popullit tone,me kuptova qka desha te theme :?: :wink:

Barbaroza
16-12-04, 21:12
Barbaroza_loqki qka ke fole,qy...po ku ka mori burr sote qe te tregon nji recete?te rralle jane ata qe dijne te bejne gatojca :cry: Leri mori,ata jane vetem orator te spikatur per tema qe nuk na sjellin asgja popullit tone,me kuptova qka desha te theme :?: :wink:
Hmmmm,edhe ke te drejte ne kete rast. :wink:

Mr_100%
16-12-04, 21:24
E NDERUARA HALLA PER AT EDHE JEMI BURRA,SE ME PA DITE NE TE GATUJM DO QUHEJMI GRA.

E PO PO EDHE NA DIME KAPAK ME LEXU MES RRESHTAV HALLA,E UN MENDOJE SE EDHE ATO TEMA JAN TE MIRA TE CILAT ZBATOHEN EDHE NE PRAKTIKE,DHE I KAN SJELLUR POPULLIT TONE DIQE,KEMI NJE SHKALLE SHUME TE LARTE TE NATALITETIT,SHUME ME RENDESI A

SELAM U BON MIXHA RAME

Sport_Billy
17-12-04, 00:33
Barbaroza_loqki qka ke fole,qy...po ku ka mori burr sote qe te tregon nji recete?te rralle jane ata qe dijne te bejne gatojca :cry: Leri mori,ata jane vetem orator te spikatur per tema qe nuk na sjellin asgja popullit tone,me kuptova qka desha te theme :?: :wink:
Hmmmm,edhe ke te drejte ne kete rast. :wink:

hahahaha, qysh na qitni posht edhe ju Grat neve ncncncnc!!
Ka plot asi mashkuj qe din me pergadit ( jo specialista sikur grat ), edhe veq pak nese logjikoni se qdo mashkull qe ka jetu vetun aj nuk osht ushqy veq me frymarrje :lol:.

Edhe ti halla e madhe qe po lyp mashkujt permes kuzhines me i ndihmu popullit!! Shko mas nja 20 vjet edhe vete veten a ma hallal ja kishe bo me gatu BUK a me i kap mi bo tana punt fizike te mashkullit per me mujt me siguru ushqimin t'familjes :)

Per veti nuk shtyhna me juve grat se jini ma t'afta per kuzhin amo di sa mos me hjek keq per tu ushqy :)

Me t'mira :)

toni toni
17-12-04, 02:52
Ty sport bill mos te qoft hallall se po tu japesh te drejt grave te diskutojne per qeshtje qe vet dine ti bejne mire (apo shume mire apo shtihen se i bejne mire) kjo eshte ferr loje po pak e e qmendur .
Se femrat po jo dhe rastin nuk kan pike fytyre qa nuk te thone.
Nejse sa per kuzhinen femrat per te tilla pune jan e te prera per shume arsye:E para se ca gjera qe mund ti bejne mashkujt nuk i bejne dot ato
(ne kte pike do te thosha barbaroza nuk do te vishte tirqit e zhgunjte po te mos lakmonte se i rrine mire(dhe ne fakt i shkojne halllall) po e dine edhe vet se nuk eshte e zonja ti dal per zot .Meri si komplimente BARBAROZA se me te thenen drejt atyre tirqi me shume gajtana as un as ti nuk ju dalim pwer zot.
E dyta Tek femrat un per vete veq bukurise se tyre te pergjithshme vleresoi bukurine e duarve te tyre ,dhe ne kte pike do te thosha po te shohesh se po gatuajne duar aq te bukura thjesht te hapet oreksi dhe ja vlene te permendet.
Sa i perket meshkujve dine te gatuajne dhe gatimi i tyre i servirur per cilin do mund te jete me i shishem se ushqimii qe mund te servirin femrat per nje arsye :se femrat duke gatuar perdite e marrin si pune te dores se dyte qeshjen e gatimit.

I THOT GRUAJA BURRIT LAJ ENET .
BURRI THOT QA THU MOJ GRUA KU I LAJ ENET UN.
I THOT GRUAJA PRAP QOHU BURRE ME I LA ENET MOS ME RRI ATY KOT .
BURRI I THA JO JAM BURRE UN NUK I LAJ ENET.
I BERTITI GRUAJA QOU LAJ ENET, JO THA BURRI NUK I LAJ.
I LAN I LAN THA EDHE TUJ KENDU BILEEEEE
NUK I LAJ BURRI .
I BERTITI PER HERE TE FUNDIT GRUAJA QOHUUUUU.
u QU BURRI SHKRET E THA ME BURRNI:
DEGJO THA GRUA PER TI LA ENET DO TI LAJ ,PO PER TE KNU KURR NE BOTE SKAM ME KNU QEE, SE JAM BURR EDHE PIKKKKKKKKKE.


TONI TONI

Sport_Billy
17-12-04, 05:21
Toni,

Nuk jam shum me ty qe e konsideron nje mashkull te lig nese qohet e pergadit diqka!!

Psh 1. Je tu jetu me none tonde edhe rastesisht smuhet ajo ( larg teje e meje), qka bone ti?? Ma merr mendja qe ishe qu me kqyr a ka diqka me honger ose i kishe pergadit ma se paku 2 Vo i kishe perrzhit per me mush barkin tond!! Me ket pun nuk dmth qe po e Hup Burrnin a!!

2. Je i martum edhe rastesisht te smuhet gruja, apet osht te ti me ja dhon ndihmen grus tonde edhe femive tu per mos mi lon me hjek per ushqim!! Edhe me ket pun ma merr mendja qe nuk e HUP BURRNIN a :lol:

Nuk osht puna me u qu nje mashkull edhe me i shti durt ne BRUM ( edhe pse pasuri osht me dit ) po me ndihmu kur osht puna e besa kaniher edhe per qef, pse jo ( surprizat jon t'mira si per mashkuj ashtu edhe per femra)!?

Qe i rendise do rreshta puna e enve, edhe qe i tutesh qe gruja t'hyp permbi kry!!! Ma ligesi osht per mashkull me e lon grujen e vet qashtu me i komandu per gjithqka sesa nganjeher me pergadit diqka ne kuzhin!! A pajtohesh me mu a jo??

Puna e eneve te un TONI, ma para i pergaditi 10 darka e dreka sesa i laj 2 tanira e 3-4 lug e piruna ( po nesa ska kush apet me duhet mu), kshtu qe mos u bazo veq ne nje send qe kta e ka per detyre gruja e kta un, mundet mu nda funkcionet e familjes edhe me gru, po dihet qe grat jan ma te zhvjellta per ne Kuzhin!! E un per veti nuk ja anashkaloj ndihme teme shkaku qe po hupkna BURRNI :)

Toni, ose sje i martum ose e ki ne kry t'betoniratne qe femra osht Robot i kuzhines!? :)

Me t'mira :)

Kercovari
17-12-04, 08:56
Barbaroza_loqki qka ke fole,qy...po ku ka mori burr sote qe te tregon nji recete?te rralle jane ata qe dijne te bejne gatojca :cry: Leri mori,ata jane vetem orator te spikatur per tema qe nuk na sjellin asgja popullit tone,me kuptova qka desha te theme :?: :wink:
Ububuu!halla e madhe,na paske be te gjithe neve burrat lecke!
Po si harrove se te gjithe shefat e kuzhinave hoteliere jen burra,e jo gra?!

halla e madhe
17-12-04, 09:05
Barbaroza_te tregova qe ketu nuk ka buke me hallen...kesaj i thone:bjen nji kashte,i nxjerr gjashte!

Mr_100%_je argumentuar shume bukur :!: A valle gatimi na qenka pune femrash :?: sote kane ndyshuar raportet ne mes profesjoneve mashkullore dhe ato femrore,kush eshte me i zoti mixho :wink: tregona ndonji recete,siq po shifet kemi mbete pa buke...hahaha :cry: :wink:

Sport_Billy_Shifet qe prej teje paska buke ne raste urgjente :wink: ma shkruani ndonji recete te shofim marifetet tua :?: :wink: Pershendetje..

Toni toni_mos u ngushto he burr :!: askush nuk po te ngarkon me gjana qka nuk munde ti barte :!: mtjara fizike qe per ju mashkujtos harro se edhe femra me duar te bukura e jo qe dine te gatuaj ,por edhe shume pune tjera me pergjithsi te madhe ne qdo drejtim profesjoni.Toni toni _na trego me hallen bile nji recete sallate se ju atje ne usa jeni te mbushur me mc'donalds :lol: :lol: ose tregona se si i lane enet,me kenge apo tu fluturu :wink: :wink: pershendetje...

Sport_Billy
17-12-04, 10:47
Halla e madhe, ti po lypshe shum sa pe shoh un!! Knaqu me pak se e kur ta jep doren dikush mos ja lyp edhe krahun :)

Jo veq per urgjence halloo, po kom ndi kaniher qe kur po rrike femra shum permbi avull t'gjellave ajo krypa pu shprendajke ne ajr, e boni pu zatetke per buze te fembres pu qajshin BuZeT :lol: e masandej pe din qka me pengon mu :lol:

Qe i recet; Vo t'perrzhita me sos t'kopurthes e me bazilik( ushqim dietetik), thjesht as 5 min nuk i merr edhe shkon me Vere t'bardh.
Dmth per me ja rujt Buzet nje femre qe ni surprize e vogel per ma von me kon knaqsia per MU ne nivel, e mos me lon mi avullu Buzet ajo ne avull t'ndonje gjelle :lol:

hajt me t'mira se koke tu pa ondrra ose po don me tregu qe po dishe me ngjesh ( brumin ) :lol:

toni toni
17-12-04, 11:05
Halla e madhe kur kam shkru per kete teme e kam prit se ju te gjinise femrore mund te thoni diqka kundershuse si zakonisht dini te beni ju kundrejt meshkujve .
Kshu nuk me ngelet hatri . Sa i perkeet recetave per momentit po te jap nji te thjesht:
Merr nji gote uje hidhi nja dy luge sheqer perzieje dhe pije se qenke pelim fare, e kshu halla e madhe nuk te do kush.ktu me posht po te jap nji skeme teknologjike te prodhimit te veres se bardhe per te tregu se nuk laj ene ne amerikeeee masi edhe dikush te paska propozu nji recete dietike qe shkon me vere e ti nese ke kohe edhe veren beje vet

SKEMA TEKNOLOGJIKE E PRODHIMIT TĖ VERĖS SE BARDHĖ TĖ TRYEZĖS

Rrushi i bardhė

Shtrydhet hiqen frenjat

Sulfitim 10-20 gr/hl SO2

Vetrrjedhje

Bėrsi tė papresuar
↓ ↓
Shtim uji baraz Presim i bėrsive Musht i fituar me vetrrjedhje
me sasinė e lėngut ↓ shtim majaje 5-6%
↓ tė vetrrjedhjes musht i presuar toēitje pa ajrim 15-20 min
↓ ↓ ↓
Fermentim i parė Fermentim i parė Fermentim i parė
(1 ose 2 toēitje) (1 ose dy toēitje) (1 ose 2 toēitje me ajrim)
↓ ↓ ↓
Mbarim i fermentimit Dendėsiteti i mushtit Dendėsiteti 1005-1008
↓ 1005-1008 ↓
Kazan distilimi ↓ tėrheqja e dytė me ajrim
↓ ↓
Raki Tėrheqja e parė me ajrim Sulfitim 7-15 gr/hl SO2
↓ ↓
↓ Sulfitim me 7-10-15 Tėrheqje dhjetor-janar
Fermentim I dytė gr/hl SO2 ↓
↓ ↓ Sulfitim 2-3gr/hl
Dendėsiteti 992-996 Trajtime pėr kthjellim ↓
↓ Tėrheqje mars
Tėrheqje me ajrim ↓
pas 8-10 ditesh sulfitim 2-3 gr/hl SO2
↓ ↓
Kazan distilimi Tėrheqje qershor-korrik

Raki ose alkool
rrushi



Ka mundesi qe kjo skeme te mos vie ashtu siq e paraqes un megjithate ti mundohu ta zberthesh.

pershnetje toni toni+

Ylberi_be
17-12-04, 12:12
Pershendetje

S' di si mendoj vajzat por včrtet nuk asht burrri me gatu djemt kur ka kush gatun dhe mirret me to sa kam qen i vogč kisha qef me gatu diqka po sna lejshin dhojshin sčsht per burra gatimi.

Por kur erdha ne gyrbet kush smč bajke buk Keshtu qe u deshke vet me ba kafen buken ne pun me shku. Me la tesha keshtu qe i mésum edhe punt e grave. Veq ball te merzirshme jan Ma para kisha punu diqka shum rand veq mos me u mirr me do cikrrivija por me koh u mesum.

Keshtu kur fillova punene e par ishke kushin nje her lava en e dikur u bera ndims kuzhinjeri dikur u bera kuzhinjer dikur u bera shef kuzhine dhe e lash ket profesion.Njof kuzhinen franceze italjane dhe greke turke dhe shqiptare kam punu 4vite ne Hotel palas***** Mos mendoni se veq ju vajzat dini me gatu dim edhe ne na ka msu zori se me qef hiq.

halla e madhe
17-12-04, 15:04
Ylberi_ Sa me vjen mire qe paske pervoja,gezohem per ty!Le Lumte!!

Tono toni_te falenderoje shume per keshillat thumbuse,nuk ishte qellimi te kritokojme dikendmpor ishte vetem nji deshire me pak humor te tregoni per prirjet ne kuzhinemhajt me hallen se tastatura asht e durushme,bashke me te edhe une :wink:

Sport_Billy_kjo vlene edhe per ty!Mos u mundohi me se miri....ishte kjo vetem nji mahi nga une :wink:

Barbaroza
17-12-04, 17:21
Djema,permbajuni temes dhe "mos u beni nervoz" :evil: .Ai qe di te gatuaje,le te shkruaje pervojat e tij ne kuzhine,ndoshta edhe ne mesojme diq ani pse jemi femra.
Dhe nje pyetje kisha per djemat pasi disa u deklaruan se eshte pune e merzitshme kuzhina per burra por halli i ka mesuar!Cilat pune jane me te merzitshme,te grave apo te burrave? :wink:

Sport_Billy
17-12-04, 22:06
Halla e madhe kur kam shkru per kete teme e kam prit se ju te gjinise femrore mund te thoni diqka kundershuse si zakonisht dini te beni ju kundrejt meshkujve .
Kshu nuk me ngelet hatri . Sa i perkeet recetave per momentit po te jap nji te thjesht:
Merr nji gote uje hidhi nja dy luge sheqer perzieje dhe pije se qenke pelim fare, e kshu halla e madhe nuk te do kush.ktu me posht po te jap nji skeme teknologjike te prodhimit te veres se bardhe per te tregu se nuk laj ene ne amerikeeee masi edhe dikush te paska propozu nji recete dietike qe shkon me vere e ti nese ke kohe edhe veren beje vet

SKEMA TEKNOLOGJIKE E PRODHIMIT TĖ VERĖS SE BARDHĖ TĖ TRYEZĖS

Rrushi i bardhė

Shtrydhet hiqen frenjat

Sulfitim 10-20 gr/hl SO2

Vetrrjedhje

Bėrsi tė papresuar
↓ ↓
Shtim uji baraz Presim i bėrsive Musht i fituar me vetrrjedhje
me sasinė e lėngut ↓ shtim majaje 5-6%
↓ tė vetrrjedhjes musht i presuar toēitje pa ajrim 15-20 min
↓ ↓ ↓
Fermentim i parė Fermentim i parė Fermentim i parė
(1 ose 2 toēitje) (1 ose dy toēitje) (1 ose 2 toēitje me ajrim)
↓ ↓ ↓
Mbarim i fermentimit Dendėsiteti i mushtit Dendėsiteti 1005-1008
↓ 1005-1008 ↓
Kazan distilimi ↓ tėrheqja e dytė me ajrim
↓ ↓
Raki Tėrheqja e parė me ajrim Sulfitim 7-15 gr/hl SO2
↓ ↓
↓ Sulfitim me 7-10-15 Tėrheqje dhjetor-janar
Fermentim I dytė gr/hl SO2 ↓
↓ ↓ Sulfitim 2-3gr/hl
Dendėsiteti 992-996 Trajtime pėr kthjellim ↓
↓ Tėrheqje mars
Tėrheqje me ajrim ↓
pas 8-10 ditesh sulfitim 2-3 gr/hl SO2
↓ ↓
Kazan distilimi Tėrheqje qershor-korrik

Raki ose alkool
rrushi



Ka mundesi qe kjo skeme te mos vie ashtu siq e paraqes un megjithate ti mundohu ta zberthesh.

pershnetje toni toni+

Toni Toni,

Doze e ronde osht kjo per Kuzhinen e femrave, femrat mburren qe gatujn naj pite a ta mushin ni Tengjere Pasul me Paprika edhe profesionaliste ne Kuzhin a!! :lol:

me t'mira e boni hajgare a :lol: ma mir per shnet :lol:

DEA
17-12-04, 23:56
zero njohuri

Sport_Billy
18-12-04, 01:00
zero njohuri

Dea, a hina me kusht??

Veq nese dina qdo jave ka ni Pite me Post me ja qu qatina qe e fiton kushtin :lol: OKI

Me t'mira :)

DEA
18-12-04, 17:08
zero njohuri

Dea, a hina me kusht??

Veq nese dina qdo jave ka ni Pite me Post me ja qu qatina qe e fiton kushtin :lol: OKI

Me t'mira :)


po more pse jo edhe me kusht, po si do te ma vertetosh more qe je kuzhinjer i zoti?

Sport_Billy
18-12-04, 22:56
zero njohuri

Dea, a hina me kusht??

Veq nese dina qdo jave ka ni Pite me Post me ja qu qatina qe e fiton kushtin :lol: OKI

Me t'mira :)


po more pse jo edhe me kusht, po si do te ma vertetosh more qe je kuzhinjer i zoti?

Dea,

M'ke ngushtu qetash se Virtualisht smuj me t'bind :!:

Mundoje pak kryt e propozo ti qysh me ja bo :lol:

zemermiri
20-12-04, 22:54
Une mendoj se gatimi eshte nje nga artet me te rendesishme te shoqerise moderne.Shikuar nga ky aspekt,gatimi kerkon nje trajtim te veqant, ku une do te veqoja dy gjera kryesore :
1. KRIJIMIN , qe nenkupton aftesine e kombinimit te marerialeve te ndryshme, perpunimin e tyre ne menyre te kujdesshme qe rezulton me krijimin e nje gjelle TE KENDSHME dhe
2.SHIJIMIN qe nenkupton aftesine e personit ,ne kete rast te vet krijuesit apo vezhguesit ,duke shijuar gjellen e gatuar te jap vleresimin e tij rreth
vepres(GJELLES) artistike.
Nisur nga ky fakt ,mendoj se duhet dalluar gatimin profesional nga ai i perditshem .
Megjithese, historikisht dihet se meshkujt jane me kreativ ne cdo lami
atehere , edhe kesaj radhe ne dalim fitimtare, me gjithe respektin per gjinin me te bukur.

toni toni
21-12-04, 03:23
A moj halla e madhe thene me drejt nuk e kam per zakon me i thumbu njerzit dhe nese te duket thumbim meqe edhe ashtu janne bere dy mesazhe radhazi ,i imi dhe i spot billit noshta noshta nuk te ka ardhe mire megjithate ne dime te kerkojme falje .
Megjithate kjo mund te them eshte reciproke se kur kam lexu letren tende drejtuar neve meshkujve qe eshte pak me lart ne renditje,mu duk se tek personi yt figurativisht po shoh figuren e nje,, Dive,, qe jo thjesht nuk do tja dije per meshkujt por i duken ata si lodra qe kur te do i merr ne dore kur te do nuk i merr.
Diva thene te drejten me pelqejne femrat e tilla qe nuk e qajne koken fare per meshkujt dhe jan aq te zzonja sa nuk pyesin per asgje(shprehjen qe kam me poshte ,,ju lutem te jini te degjueshem dhe kur eshte nevoja ju urdheroi ,,sipas nji libri eshte shprehje e nje gruaje .)
Megjithate shpresoi qe ne dime ti kuptojme gjerat dhe ti diskutojme sa me teper ,sa i perket thumbimeve me njerzit qe di te thumbohem thjesht i dua me shume
meqe jemi tek kuzhina me duhet te jap nji recete spagetash te shpejt se ndoshta i ngelet hatri ati qe ka hap temen.

Spageta
Ne tengjere me uje hidhen spagetat pasi uji vlon.
duhet te kihet parasysh te kapet piku i zierjes ne menyre qe spagetat te jene mjaftueshtem te ziera dhe te rUajn elasticitetin. Kripe sipas nevojes.Pas zierjes spagetave u derdhet uji dhe kullohen.
Ne nje ene tjeter hidhet mish i grire im( me pak vaj ose me shume varet sie don) dhe mishit per disa arsye i hidhet edhe uj duke krijuar nje shellire mes ujit dhe mishit .Hidhet kripe sipas nevoje.
Pasi mishi te jete bere gati i hidhet salca domateve (sipas preferences shume apo pak) dhe pasi salca te nderro ngjyre nga e kuqe ne te kuqe te lehtee e perziejme me spagetat.
Pasi te jen ndare neper pjata spagetave u hidhet djath i fort kaqkavall i grire im .
Sipas preferencave mund te hidhni edhe erzat qe ju pelqejne .

halla e madhe
21-12-04, 22:24
toni toni_sa me erdhi mire qe na paske prezentu nji recete..BRAVO!!Me ne fund e theve mendjen dhe shkrove vetem per hater te DIVES :wink:

Blondi1
27-05-05, 14:08
UN DI NJĖ RECET TĖ MIR PĖR pITE ME MOLLA , NUK DI SI TA QUAJ SHQIP


BRUMI NDREQET SIKUR PĖR PICA VETĖM SE I SHTOHET PAK MARGARIN DHE PAK SHEQER

PASTAJ SHTROHET BRUMI NĖ TEPSI

MBI BRUM NJĖ SHTRES ME MANDELN TĖ BLUARA- SDI SI I THOJN SHQIP JAN SI LEJTHIJA PO PK MA TE GJATA SE LEJTHIT

PASTAJ LĖSHOHET EDHE NJĖ GRUSHT RRUSH I TERUR I ZI

PASTAJ MBI TO RENDISEN RRISKA TĖ MOLLAVE TĖ QERUARA - NJA 5 OSE 6 MOLLA , MVARSISHT NGA MADHSIA E TEPSIS, RRISKAT RENDISEN JO SHTRUAR


MARRIM NJA 3 OSE 4 VEZĖ I PĖRZIM ME NJA 3 DL SANE, KAJMAK TE HOLL^, RAHM SDI SI I THOJN SHQIP

KĖTO PĖRZIHEN ME 100 OSE 150 GRAM SHEQER NORMAL DHE I QITET PAK VANILL SHEQER
EDHE I QITET PAK CIMT /ZIMT

PASTAJ KY LĖNG I PĖRGADITUR LĖSHOHET MBI MOLLA DERI SA TĖ MBULOHEN MOLLAT

PJEKET AFĖR 35 MINUTA NĖ TEMPERATUR 200 GRAD

NUK DI SE SA E KENI TE KJART

UNE E GATUJ SHUM SHPESH EDHE TE GJITH DERI ME SOT KAN QEN TĖ BEFASUAR

laliloli
27-05-05, 22:39
TE DISH TE GATUASH SI MASHKULL NUK ESHTE TURP ,POR EDHE TE TENTOSH TE MESOHESH NUK ESHTE PUNE E KOTE .
UNE MENDOJ QE NE KOHEN E MODERNIZUAR KUR EDHE GRUAJA SHKON NE PUNE DHE PUNON NGA 8 ORE ,MENDOJ QE EDHE BURRI DUHET TE MESOHET TE GATUAJ DHE PERGATIS GJELLERA TE NDRYSHME .UNE PER VETE SI MASHKULL EDEHE PSE E KAM GRUAN AMVISE JAME SHUME I INTERESUAR TE MESOHEM QE TE GATUAJ DHE PERGATIS GJELLERA E EMBELSIRA TE NDRYSHME ,QKA GROSHEN(FASULEN)E ZIEJ PER MERAK .JA RECETA E GROSHES ME SUGJUK

-E PASTRON GROSHEN MIRE E FUT NE ENE I QET UJE ,MENJEHER I QET PAK VAJ DHE IA NGRIN NJE QEP

-POSA TE JET ZIER , NE FELTERE E QET TLYENIN OSE MARGARININ E NEVOJSHEM I NGRIN SUGJUKUN DERI SA TE KAFERDISET ME PAS E FTOHE DHE I QET NE TE PAK PIPER TE KUQ E PERZIEN MASEN DHE IA QET GROSHES ,TE CILES I QET EDHE KRYP ,PIPER TE ZI DHE VEGETE

E KETU DUHET PASUR KUJDES SE MUNDET GROSHA ME U ZAN SHKRUM E MANDEJ PUNA SHKON KREJT HUQ
E LARGON NGA ZJARRI I MADH DHE PER AFER GJYSE ORE E LEN NE ZJARRE TE ULET DHE E PERZIEN SI SHPESH DERI SA TE TRASHE LENGUN DHE TE BEHET SI KAJMAK
JU BEFTE MIRE

PER SOT KAQ E HERAVE TE TJERA DO TE TREGOJ EDHE RECETA TJERA

Urata
03-09-05, 06:34
"dibiduza"...!

Tomori
03-09-05, 15:16
"dibiduza"...!
YESS

laliloli
13-10-05, 08:43
"dibiduza"...!

Nuk te pelqeu receta qe ta tregova me lart :lol: :lol:

turisti
13-10-05, 13:12
Specialist jam per ushqimet e gatshme dhe konzervat. :wink:

rafet llapjani
22-10-05, 01:39
Ju pershendes une mbse 90perqind te gatimit spsh buk ,brum pizzave,pet etj,per pregaditje gjellna te ndryshme,marim te zoze te pizzave,per sphageti,makaroni,lasgania,edhe zoze te salatave etj,skaren gjith ashtu e punoj me lloj loj mishi dhe pregaditje ne menyr profesionale e mos te teperoj ,per ket pun nuk marrohna po krenohna dhe ekam profesjon :wink:

uliksi31
22-10-05, 05:32
Specialist jam per ushqimet e gatshme dhe konzervat. :wink:

Une di me zie ve. :lol:

Krokodilli
22-10-05, 08:47
Specialist jam per ushqimet e gatshme dhe konzervat. :wink:

Une di me zie ve. :lol:

haha edhe une besa di kete gje,,, di me zi ve,
po ashtu pasna zanatin e turistit,, specialist per ushqime te gatshme,, , 8)

p.s
eshte mire te dim te pergadisim qdo ushqim,, nuk ju dihet jetes ditet e sodit, te shtin gruja me ja ba gjellen, :lol: :lol: ,shkon ne pun, kthehet prej pune, bani se gjan te gatshme mosvet qka na pret, denim 2 muaj me flejt ne korridor :lol:

Dimri
22-10-05, 09:34
Kuzhinen kosovare e njof pak e kuzhinen italiane e njof shum mir se kam punue si kuzhinjer.

beli007
20-12-05, 17:35
kur esht fjal te kuzhina uje jam qe 8 vite kuzhinjer ne Heidelberg te Gjermanis dhe restorani ma i njoftur ne Heidelberg ,Restorani LAMM po
kur esht fjal te ushqimi dhe ambelsirat te ndryshem evrpijane dhe franqeze me vjen keq te tham por kuzhina shqiptare esht e dobet shum deri tasht por nese deshironi ma shum te dien per kuzhin mundeni te me gjeni ne imelen beli_gramos@hotmail.com ju pershendeti blerimi

beli007
20-12-05, 17:46
Kuzhina evropijane esht shum e veshtir sepse ne kuzhin esht me e rendesishmja pastereteija tani vin tjerat, kam pas deshir gjith her qe te hapi nje restoran ne Prishtin dhe ti kam nje kuzhin klasike por kushte nuk jan halla per kuzhin klasike ne Kosoav se pari ne ne kosoav deshironi te keni recepta te ndryshem si per ushqime dhe per ambelsira evropijane mundeni te kontakatoni ne imelen beli_gramos@hotmail.com pershendetje nga blerimi

illyria
18-01-06, 22:44
Gjellbėrsit apo kuzhinierėt mė tė famshėm botėrorė qė quhen SHEFA janė pikėrisht meshkuj kurse pėr kuzhinėn kosovare mendoj qė ėshtė e dobėt e sidomos ushqimi nėpėr familjet shqiptare nėpėr fshatra ku ai ėshtė tepėr i thjeshtė dhe i njėanshėm.
Kjo padyshim kushtėzohet nga fuqia ekonomike qė ka populli i Kosovės por edhe nga tregu dhe llojllojshmėria e artikujve ushqimorė kurse rrol tė madh luan edhe gadishmėria pėr tė eksperimentuar me ushqime.
Unė pėr vehte di tė gatuaj ushqime mjaft tė shishme dhe pėr fillim do t ua jap njė reqetė.

Nevoiten:
0.5 kg mish i bardhė pule
margarin
pavllakė kosi
300 gram shampinjona
0.1 l verė tė bardhė
kripė
byber tė zi
vegetė

Pėrgaditja:
Mishi copėtohet nė rriska mė tė holla,rrihet me ēekan,kryposet dhe fėrgohet mirė nga tė dyja anėt nė margarin dhe nė zjarr tė lehtė.
Pastaj nė fėlteren me mish qesim verėn e bardhė dhe kėshtu lehtė fėrgojmė edhe 2-3 minuta pastaj aty derdhim tasin me pavllakė kosi dhe kėpurdhat(shampinjonat).
Duke fėrguar i pėrziejm me lugė druri gjersa masa tė filloj tė trashet.
Kėshtu fitohet njė gjellė e kėndshme me sos nga pavllaka dhe shampinjonat.
Shėrbeni me verė tė bardhė dhe sallatė tė gjelbėr me vaj ulliri.
Ju bėftė mirė!

krijuesiii
18-01-06, 22:52
...une di me bo speca me maze edhe vo me sugjuke shume mire i boje qe kur ti vije naj shoke paken duke hanger, ani ju qes edhe kapak bibera te zi e te kuq pahhh shume specialitet i forte...



tungiii

laliloli
20-04-06, 21:31
Une di me fėrgu gjiz me speca dhe speca me gjiz:biggrin: :biggrin:

halla e madhe
21-04-06, 20:10
Une di me fėrgu gjiz me speca dhe speca me gjiz:biggrin: :biggrin:

besa mire po dishe ti o lali...hajt se ke kohe te mesohesh..hhahahaha.. deri ne pension ke kohe te behesh kuzhinjer i famshem:biggrin:

laliloli
21-04-06, 20:24
besa mire po dishe ti o lali...hajt se ke kohe te mesohesh..hhahahaha.. deri ne pension ke kohe te behesh kuzhinjer i famshem:biggrin:

Nam halla nam di ,si u martova mire kam filluar te mesohem ,e deri ne pension do ta perfeksionoj gatimin hahahahahahaaaaaaa

arton ALIU
22-08-06, 16:46
barbaroza puna e jem me e merzitshme esht te da me nje femer neper butiqe keputz apo sende te tjera me ble .a e din pse se as femrat vet nuk e din se qka po dojn

lausanne
06-02-07, 04:19
Ftojme meshkujt ta japin kontributin e tyre ne kete teme.Te shohim cka cata rreth kuzhines e besa te na servojne fare recete! :wink:
tung te gjithve
un jam kuzhinier
mirpo sa i perket kuzhines son eshte e mir se eshte e jona
kam qen ne kosov e kam ngren ne te gjith restauranet e prishtines ka qen 0 se e kam par ne kosov nuk ka shije.
nuk din me punue me sosa e as me mish nuk ka gastronomi nuk egziston fare.
ne gastronomi nje njeri ihan deri ne 10 pjata d m th kerkimi i produkteve mirpo nuk din

Virti
05-03-07, 15:19
e di ku e kam kuzhinen :biggrin:

Arb
05-03-07, 15:50
Po po, kuzhinen e gjoj...

beli007
20-03-07, 09:42
[quote=beli007]kur esht fjal te kuzhina uje jam qe 8 vite kuzhinjer ne Heidelberg te Gjermanis dhe restorani ma i njoftur ne Heidelberg ,Restorani LAMM po
kur esht fjal te ushqimi dhe ambelsirat te ndryshem evrpijane dhe franqeze me vjen keq te tham por kuzhina shqiptare esht e dobet shum deri tasht por nese deshironi ma shum te dien per kuzhin mundeni te me gjeni ne imelen b_monaco@hotmail.com ju pershendeti blerimi

beli007
20-03-07, 09:43
beli007kur esht fjal te kuzhina uje jam qe 8 vite kuzhinjer ne Heidelberg te Gjermanis dhe restorani ma i njoftur ne Heidelberg ,Restorani LAMM po
kur esht fjal te ushqimi dhe ambelsirat te ndryshem evrpijane dhe franqeze me vjen keq te tham por kuzhina shqiptare esht e dobet shum deri tasht por nese deshironi ma shum te dien per kuzhin mundeni te me gjeni ne imelen b_monaco@hotmail.com ju pershendeti blerimi

prishtinasi
20-03-07, 23:24
Sa kan njohuri mashkujt e Kosoves ne Kuzhine??

Aq sa kane femrat njohuri ne ragbi:biggrin:

Giovanni
21-03-07, 12:54
Une ne restorante kurr nuk kam punauar por megjithate jam njefar kuzhinjeri qe 7 vite qe jetoj vetem gjdoher kam pergadit jo veq per veti por edhe per mysafiret qe kam pase eshte shume e vertete se kam shume libra se si te gatuaj por te gjith e kan lavderuar kuzhinen time.

Kush don me ardhe tek une per dark me pa se a jam kuzhinjer i fort a jo...???

emine
20-03-08, 14:48
Po kan:kur shkojn me ja tha paret qe e blejn Kuzhinen edhe me e montu ne shpi/banes!Ah gadi harrova kan njohuri me te tregu se qka ju hahet specialista jon:D(me te nime s enuk e di lol)

LaCoStA
20-03-08, 16:37
Ma shume se da femra !

Cia-Ferizaj
21-03-08, 12:36
une per veti kam njohuri me shum se femrat valla

Arkza
21-03-08, 14:01
Shih shih sa te Vyjm i kemi More Mashkujt !!! Deri tash se kam dit kete ......:rolleyes:

LuLjaa
21-03-08, 18:38
Arkza lumja ti paska met kurtalis Cia .. ti sen s'ki me ba veē me nejt hahahaa

LaCoStA
21-03-08, 19:57
Arkza lumja ti paska met kurtalis Cia .. ti sen s'ki me ba veē me nejt hahahaa
Edhe ti edhe ti, jo veq Arkza !

DritonPR
21-03-08, 23:01
ka kalu koha ku vetem femrat dijn te gatuajn. 50 me 50 tash ne qdo gje te jetes.

Une vet kam maru 3 tepsija me pite. Kam maru makarona me sauce, cheese, mish bluar. E gjera tjera ;)

Me vjen mire vetja kur bej drek apo dark.

Jana
01-05-08, 15:21
Varet ka qe dijn ama jo shum se hala te na e kan at mentalitetin e burrit edhe sban me gatu.....

uck_aksh
01-05-08, 23:50
nuk po du me tregu qka di me gatu po ma mir shikoje ku punoj
kliko (http://fr.youtube.com/watch?v=vmksLJctoX4)

SANTANA-29
24-07-08, 14:58
nuk po du me tregu qka di me gatu po ma mir shikoje ku punoj
kliko (http://fr.youtube.com/watch?v=vmksLJctoX4)

qfar kuzhine eshte kjo uck e indise,,hahahah,,pak humor qat inqizimit me kamer i pash do Garnelen ,,,,spjegona pak ma shum se qfar heje pergaditet aty,,edhe ne gjuh zvicrrane bon,,

Arb
24-07-08, 15:29
hic thuaja....

jadore
24-07-08, 15:39
Valla per mashkuj nuk e di , veq qajo motra jeme me lodhi duke me dergu recepta qysh pregatitet kuss-kussi ,
u mbyta tu i thone ''shqipe '' ketu eshte Kosove , e edhe per ilaq nuk gjene artikuj arab , a eshte a jo ky vend pro -amerikan e nuk jemi ketu ne France .. nuk po merr vesh, ( kuku mu kujtu ajo po mendojka qe hala i kam paketat qe i pata ble atje ,..shkova ti shkruaj qe motiii , moti i kam hargju..)

Arkza
24-07-08, 15:57
ėėėhhh Mashkujt te Kosoves moo , pe marre me mend kete , sikur vllarzit e mij bonen qohen ata me i perrzhit dy-tri voe krejt shpin e bojne lemsht tyben......:biggrin: :biggrin:

jadore
24-07-08, 16:02
ėėėhhh Mashkujt te Kosoves moo , pe marre me mend kete , sikur vllarzit e mij bonen qohen ata me i perrzhit dy-tri voe krejt shpin e bojne lemsht tyben......:biggrin: :biggrin:

keq i pasket mesu , vete valla i pasket fajet Arkeza , se prej vellaut jem prej paqes deri ne hashaf ti bone krejte ...besa edhe mi servon ..

Arkza
24-07-08, 16:19
keq i pasket mesu , vete valla i pasket fajet Arkeza , se prej vellaut jem prej paqes deri ne hashaf ti bone krejte ...besa edhe mi servon ..Hhahhahahahahahah Jadore valla valla po te them nje gje edhe ne Kallshin Shpin Nashte Pune Madhe i Paqa te dyt per 110vjet Inshallaha !!!! I dua shume ... i kemi Lazdruar shume... Nena ime hala ajo vet Gatuan edhe pse e ka Nusen !!! e dyta Tri motra me te madhja se Vallrzit !!! Kurr kurr s'ja u kemi lan asgje ne Dore por puna eshte se kur po shkojme dikund e s'po jemi askush ne shpi ... E sa i perpreket Servim... me shum s'po e zgjati por me ndihmoj shume ketu ne pune edhe pse qe 5 vit eme shume jam ketu krejt 5 here s'kam fsh une Xhamat per veq Vellarzit te mij ... :wink:

SANTANA-29
25-07-08, 15:00
Mashkujt kan shum djeni ne kuzhin,,por me e keqja eshte se kuzhina jone shum e dobt sa i perket kuzhinave evropiane,p,sh qka kemi ne kuzhinen ton le te tregon dikush qka pergaditet ne kuzhinat e kosoves,leni picat se nje brum ta perziesh din edhe nje femij i vogel, njohohri shum te vogel kam edhe sa i perket pastertis
pak a shum jemi nder -zero,..

Oqeani
25-07-08, 19:17
E kisha be tash darken hehehehe, por fatmirsisht e kam krye ;)

jadore
25-07-08, 19:19
Mashkujt kan shum djeni ne kuzhin,,por me e keqja eshte se kuzhina jone shum e dobt sa i perket kuzhinave evropiane,p,sh qka kemi ne kuzhinen ton le te tregon dikush qka pergaditet ne kuzhinat e kosoves,leni picat se nje brum ta perziesh din edhe nje femij i vogel, njohohri shum te vogel kam edhe sa i perket pastertis
pak a shum jemi nder -zero,..
tave me kepe ,valla Santana , kryt e lo mbas saj ,
a dine me e bo..!!

Oqeani
25-07-08, 19:21
tave me kepe ,valla Santana , kryt e lo mbas saj ,
a dine me e bo..!!

Publikoje kete reēete ...http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

jadore
25-07-08, 19:30
Publikoje kete reēete ...http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

cka me publiku bre oqean , buzeqeshjen tonde-a..!!!
Une keshe prej juve kerkova receptin se sa per veti ka tri vjet qe nuk e kam shiju, ku me e dite une qysh mbarohet .. ama qe e gjene ma sjell si e mbarojne gjakovaret ..

Oqeani
25-07-08, 19:34
cka me publiku bre oqean , buzeqeshjen tonde-a..!!!
Une keshe prej juve kerkova receptin se sa per veti ka tri vjet qe nuk e kam shiju, ku me e dite une qysh mbarohet .. ama qe e gjene ma sjell si e mbarojne gjakovaret ..

Une nuk e di si e marojne gjakovaret, e gjakovartė !!!!

SANTANA-29
06-08-08, 14:25
tave me kepe ,valla Santana , kryt e lo mbas saj ,
a dine me e bo..!!

Spjegoma pak ma shum se spo e kuptoj jadore,,,se perdurimi i kepve ne kosove sbehet fare kepte perdoren vetem per gjellura sasi shum e vogel e jo mashum ,edhe pse kepa eshte shum e shendosdhme,,por perafersisht pe di se qka po mendon ,,,

Oqeani
06-08-08, 14:35
hehehe se per disa gjera syt shel i beje... mos disha pite se ... tjerat hmmmm

Arkza
06-08-08, 16:30
Mos ka Desht kjo Jadore me kerku Resptin te Jahnis ose ose nje fare gjelle qe eshte me qep e me maz diqka ?

jadore
06-08-08, 16:44
aiI, ju nima nuk po diket recepta te Gjakoves ..
dilni ma shpesh per festa te Baramit nga na se i provoni , se shpesh as ne nuk i bojme se done kohe valla ,
sa me kujtohet duhet gjithe naten te zihen ne temperature te ulte ..
edhe pastaj behet tave, pra ne furre duhet te pjeket , e permbane veq me kep, mish qingji dhe ndoshta pak shume pak oriz ...
(qy une gjermante i kam shti me ngrene kete, e ju thuani nuk paskem n'di ..)

hajt bre se nuk eshte gje hajri juaj .. ndoshta vjen kendej halla e madhe e ma jep receptin tamam ..

rebeldja
07-09-08, 00:38
valla mashkujt nuk din sen

rebeldja
07-09-08, 00:39
[ej pse nuk e pranoni se nuk kini lidhje per kuzhin

>>{SpOnGeBoB}<<
07-09-08, 13:52
[ej pse nuk e pranoni se nuk kini lidhje per kuzhin

thirrum mue naj dite me gatue edhe vetum kallezo qka pu don me te marue. Edhe si ta lshoj at kangen O que rrushja o me sabah e, e ka marre tepsin a qka i ka qellue me bismilah eeeee.... edhe rebledjan e ky pyte e a don arushen moj me ta mbyteeeeeeeee

Arkza
07-09-08, 13:55
Huahuahuahuhauha Dajko a din me qit Perpeq !? :biggrin:

>>{SpOnGeBoB}<<
07-09-08, 13:58
Huahuahuahuhauha Dajko a din me qit Perpeq !? :biggrin:


qysh mori nuk dije, per qesine magjetore a sha zote nuk ja leshoj rrugen kerkujna, jo nesje valla Linka tekoka qetu para meje a mas linkes vij une fill ne vendin e dyte :biggrin: Perpeqa a, belivalla si somuna ti gatuj :biggrin::biggrin:

Alkimisti_ch
07-09-08, 14:02
Kuzhina jone nuk eshte e pasur pasi dihen rrethanat ne te cilat ne kemi jetuar, dihet fare mire se ne kemi ngran vetem sa per te mnijetuar. Ne munges te lirise, nemunges te perpsektives ekonomike, kuzhina si pjese e kulturs nuk ka mundur te zhvillohet e kjo dukuri eshte thujase prezente ne shume pjese te ballkanit. Pra nese shkoni te hani burek ne bosnje ata do te thone ky eshte specialiteti yn, por nese shkon dhe han burek ne Kosove ateher ne do te themi eshte i yni, apo e njejta gje do te ndodhe edhe ne turqi.
Por tash ne kohen e fundit me zhvillimin e gatsronomise ne KS verehet nje tendence per te ngritur cilsine e gatimit edhe ne kuzhinen shqiptare e krahas modernizimit dhe barazise gjnore edhe meshkujt kane filluar te interesohen per kuzhinen. Pra mendoj se po vine dite te mira edhe per femra tona.
Per meshkujt qe nuk dine te zijne i kisha preferu qe mos te marrin nje femer te emancipuar per grua...!

Arkza
07-09-08, 14:08
qysh mori nuk dije, per qesine magjetore a sha zote nuk ja leshoj rrugen kerkujna, jo nesje valla Linka tekoka qetu para meje a mas linkes vij une fill ne vendin e dyte :biggrin: Perpeqa a, belivalla si somuna ti gatuj :biggrin::biggrin:Ngadale o daj ngadale ... se Belivallaha edhe une jam veq s'po di a jam e dyta apo e Treta ?
Se mbesa jote jam o daj ... Bile bile krejt te Shpis me thojne veq kjo ju kish ngah Dajve te vet e vyjme per qka do Qoft .. bile bile edhe ne Bahqe kam punu e kam mjel Lop e kam gatu Ufff uffff kush si une nuk din me bo as nga brumerat e as nga Gjellat ... :tongue: :biggrin:

>>{SpOnGeBoB}<<
07-09-08, 14:16
Alkimist shoqi e une qe dij me zijten qfare femre me gjeten shoq :tongue: ev shoq po paskan mu knaqen qata pizajollat edhe kuzhinjerat tu marren femna te emancipume :tongue::biggrin:

O qaj qe shkon per ni byrek ne Bosne nuk tekoka normal valla :biggrin:

A ti arkzo, nashta edhe ti din se nuk u kon qare pa msue prej dades me gatue e tana qato pune mi ba se na tana dijna mi ba me gatu me zi me fshi :tongue:

jadore
07-09-08, 14:23
Ngadale o daj ngadale ... se Belivallaha edhe une jam veq s'po di a jam e dyta apo e Treta ?
Se mbesa jote jam o daj ... Bile bile krejt te Shpis me thojne veq kjo ju kish ngah Dajve te vet e vyjme per qka do Qoft .. bile bile edhe ne Bahqe kam punu e kam mjel Lop e kam gatu Ufff uffff kush si une nuk din me bo as nga brumerat e as nga Gjellat ... :tongue: :biggrin:

op op ::qe ku po dalin talentet ..
ja arkeza, ty kismet e vendin e pare ,
(veq te lutem kallxom bre kujt i thone perpeqa , se na kish thirre Selvia per darke e s'un shkova derti qe nuk e di cka kam me honger ..!!)

Arkza
07-09-08, 14:34
op op ::qe ku po dalin talentet ..
ja arkeza, ty kismet e vendin e pare ,
(veq te lutem kallxom bre kujt i thone perpeqa , se na kish thirre Selvia per darke e s'un shkova derti qe nuk e di cka kam me honger ..!!)Po Perpeqi eshte Specialitet i Shqipris !
Eshte shume e thejsht e leht por edhe te knaqe !
Ti je e Treta qe me Pyt qe dy Shoqe i kam Msu se si bohet dhe ju kan Pelqu kjo shume !
Ja po te tregoj ketu se si bohet kjo , por jan dy Lloj edhe me Djathe por ju Perferoj te boni kete pa Djathe !
Per 4 Persona !
6 Vez ..
1 Liter Qumsht
1-2 Pet e Pejkur
Pak Vaj
pak Kryp
Pak Maz

Ne Tepci i hidhe te gjitha Peten duhet te llomitem krejt cop cop dhe te gjitha keto siper hidhen ne te i perzini mir me lug e shtin ne Furr me pejk afro 45 min ose e shihni se eshte skuqur siper dhe e leviz se a u trash , atehere dije se i pjek ...

Veq Provoni sa e shishme eshte , ne shpi timen veq une dhe Baba im e hajm kete dhe veq une dhe ky nje Tepci e ham ... :biggrin: :biggrin: http://dardania.de/vb/upload/images/icons/icon14.gif