PDA

View Full Version : Lajme Nga Muzika


Naki
19-12-04, 13:52
Kjo teme i dedikohet lajmeve te ndryshme nga Muzika,te gjithe artedashesit e Muzikes mund te postojne lajme,komente,artikuje te ndryshem ,intervista me kengetare te ndryshem, manifestime ndodhi qe ndodhin rrethe Muzikes dhe per Muziken.

Me nderime Naki

Naki
19-12-04, 13:56
Grupi i njohur Metal "MEGADETH"

organizon koncertin e pare te lamtumires per fansat e tij ne Milano me 21 Shkurt 2005. Koncerti pritet te jete nje nga me te medhenjte ne historine e kesaj muzike. Koncerti do te bazohet me shume nga albumi "The System has Failed". Vokalisti dhe kitaristi i grupit gjithashtu Dave Mustaine ka bere te ditur qe grupi ne muajt e ardhshem do te impenjohet ne nje "tour" te fundit ku do i japin lamtumiren skenes.

Pasi u nda nga grupi "METALLICA", ne 1983, vokalisti Dave Mustaine formoi kuartetin thrash metal te quajtur "MEGADETH". megjithese ky grup ne fillimet e tij ngjante shume me ish grupin e vokalistit, "MEGADETH" u veēua per rrymen ROCK Progresive duke shtuar dhe rendesine e zotesise ne instrumentim dhe kompozim. Kjo beri te mundur rritjen e kohes ne muziken ROCK dhe fillimin e nje epoke te re. Pas nje eksperience 12 vjecare ne skenat me te medha boterore, grupi vendos te dedikoje muajt e ardhshem ne nje tour lamtumire, i cili fillon ne Milano me 21 Shkurt 2005. Ky koncert parashikohet te jete nje nga me te medhenjte ne historine e kesaj rryme muzikore. Ne karrieren e tij ky grup ka publikuar rreth 20 permbledhje albumesh:

1. Hidden Treasures
2. Youthanasia
3. Peace sells...But Who's Buying
4. Killing is my Business...and Business is Good
5. Anarchy in the U.K.
6. So Far, So Good... So What
7. Rust in Peace
8. Maximum Megadeth
9. Countdown to Extinction
10. Sweating Bullets
11. A Tout le Monde
12. Cryptic Writings
13. Live Trax
14. Risk
15. Breadline
16. Capitol Punishment: The Megadeth Years
17. The World Needs a Hero
18. Rude Awakening
19. Still, Alive... and Well
20. The System has failed

Naki
19-12-04, 14:05
Festivali i 43 i Kenges ne Radio Televizionin Shqiptare


Festivali nė duart e El Sajed dhe Menkshit

Prezantuesit do tė jenė Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi, tė cilėt mendoj se kanė jo vetėm dėshirėn, por edhe kanė shumė pėr tė dhėnė. Pra do tė sjellin performancėn qė...Pasi ėshtė bėrė zhurmė dhe hamendėsuar pėr prezantuesit e edicionit tė 43-tė tė Festivalit tė Kėngės nė Radio Televizionin Publik Shqiptar i cili nis pas dy ditėsh, nė 16 dhjetor, regjisori i kėtij aktiviteti, Pali Kuke, ka vendosur t’i bėjė ata publikė. Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi do tė jenė dy prezantuesit e kėtij viti. E para, njė balerinė e suksesshme, sė fundi edhe kėngėtare, mendohet tė sjellė gjallėri nė skenėn e festivalit, ndėrsa i dyti, seriozitetin dhe pėrvojėn e dy festivaleve dhe aktiviteteve tė tjera qė ka drejtuar. Pra gjithēka, qė sipas regjisorit Pali Kuke, i nevojitet njė aktiviteti tė tillė. Por sipas Kukes, prezantuesit janė vetėm njė element i festivalit. Duke qenė njė festė e kėngės, kėtė herė ėshtė menduar qė
shoė-n ta bėjnė vetė kėngėt, tė cilat kėtė vit, pėr hir tė tri ēmimeve qė do tė pėrfaqėsojnė muzikėn shqiptare nė aktivitete tė mėdha ndėrkombėtare, si ai Evropian, i tė Rinjve dhe i Mesdheut, priten tė jenė edhe mė cilėsore. Pėr Pali Kuken e rėndėsishme ėshtė tė mund tė transmetohet atmosfera e garės dhe premton se do tė sjellė elementė tė tillė, qė ta bėjė atė sa mė tė pranishme. Nuk do tė mungojė spektakli i mirėfilltė, sipas formulės sė njohur: tė ftuar, balet, humor.

Jeni pėrsėri regjisor i Festivalit tė Kėngės. Ēfarė do t’i sillni publikut gjatė netėve, veē garės?
Regjisori ėshtė nė shėrbim tė festivalit, tė mjeshtėrve tė muzikės, qė duan tė sjellin nė kėtė aktivitet tė reja. Eshtė fat i madh qė kėtė vit marrin pjesė kompozitorė si Shpėtim Saraēi, Adrian Hila, Alfred Kaēinari dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme. Tė jep mundėsinė tė mendosh qė festivalin qė vjen, prurjet do tė jenė mė tė mėdha. Dhe unė jam nė shėrbim tė tyre, tė bėj tė mundur qė kėto vlera, emocione, t’i pėrcjell. Jam ai kryepunėtori qė vė skelat, qė i vesh me dritė, me beze, dhe nė podium do tė ngremė kėngėtarin. Po pėrpiqem tė sjell sa mė mirė me mjetet shprehėse atė qė unė kam nė dorė.

Nuk keni zbuluar ende prezantuesit e festivalit, cilėt do tė jenė?
Prezantuesit do tė jenė Huejda El Sajed dhe Leon Menkshi, tė cilėt mendoj se kanė jo vetėm dėshirėn, por edhe kanė shumė pėr tė dhėnė. Pra do tė sjellin performancėn qė do t’iu kėrkohet. Ndėrkohė ka pasur edhe kandidatura tė tjera. Fillimisht e kisha tė vėshtirė, sepse ēdo kandidaturė e krahasoja me Adi Krastėn, por sė fundi vendosėm.

Mendohet qė kėtė vit gara tė jetė e fortė. Sa e pranishme do tė jetė kjo atmosferė?
Kėtė vit, ethet e konkurrimit janė shumė herė mė tė forta se mė parė, pasi bėhet fjalė pėr tri ēmime dhe kjo tė sugjeron qė kėtė atmosferė ta shprehėsh me mjete tė ndryshme artistike. Do ta krahasoja me atmosferėn para njė gare kuajsh. Pikėrisht kėtė atmosferė duam tė pėrcjellim edhe ne. Do tė mundohemi qė kėtė ta shprehim qė nė hapjen e festivalit, me prezantimin e kėngėtarėve. Por jo vetėm kaq. Kėtė vit, tė gjithė konkurrentėt janė mė tė motivuar dhe po mundohen tė pėrgatisin performanca sa mė tė mira. Ndryshe nga herėt e tjera, kėtė herė kemi lejuar qė kėngėt tė jenė tė shoqėruara edhe me performanca koreografike, qė do ta bėjnė mė tėrheqėse paraqitjen e tyre.

Mė shumė spektakėl?
Duke qenė se ne shqiptarėt jemi shumė “qibarė” dhe duam qė festivali tė jetė edhe spektakėl, nuk do tė “shpėtojmė” dot prej tij. Nėse e keni ndjekur Festivalin Evropian, ai nuk kishte fare spektakėl dhe mund tė mendosh qė regjisori i tij ishte i dėshtuar, por nė fund tė fundit, ai bėri festivalin, pra atė qė i kėrkohej. Festivali ishte vetė shoė dhe ne duam tė arrijmė pikėrisht kėtė, por duke qenė se nuk i shpėtoj dot vetvetes dhe mėnyrės si ėshtė edukuar spektatori ynė, do tė sjellim edhe elementėt e shoė-t, pa harruar qė strumbullari i gjithė kėsaj ndėrmarrjeje ėshtė kėnga. Madje kemi gjetur elementė tė veēantė, edhe pse nuk ėshtė e lehtė.

Eshtė folur se do tė ketė shumė tė ftuar….
Do tė ketė edhe tė ftuar, si fituesja e ēmimit tė parė nė Festivalin Evropian, Rusllana, njė kėngėtar shumė i mirė, qė pėrfaqėsoi Maqedoninė nė kėtė festival, si dhe fituesja e Festivalit tė Mesdheut, Linda Valori. Ēdo natė do tė jenė tė pranishėm numra koreografikė, nga balerinėt e Akademisė sė Dancit, pėrgatitur nga Arian Sukniqi, qė do tė pėrcjellin pėr publikun mesazhe kundėr luftės, njė herė tjetėr ėshtė njė histori dashurie, shumė e bukur, e hollė…. Kėto performanca do tė jenė tė shoqėruara me muzikė ballkanike. Gjithmonė kemi huazuar muzikėn italiane, amerikane, por asnjėherė atė tė fqinjėve, kėshtu qė kėtė herė vendosėm tė sjellim diēka ndryshe.

Njė vit mė parė, pėrmes njė fabule tė thjeshtė, interpretuar nga Salsano Rrapi, sollėt humor nė skenėn e festivalit…
Nuk do tė mungojė njė personazh qė do tė “zhurmojė” pak nė skenė. Ndoshta do tė vijė tė heqė mikrofonin, mbase do tė dojė tė kėndojė dhe nė pamundėsi, vetėm do tė qeshė. Nuk bėhet fjalė pėr njė tip “Salsano”, pasi ai ishte i dashuruar kokė e kėmbė me Ledinėn, kurse kėtė herė ėshtė i konceptuar ndryshe. Ndosha mund tė dalė edhe nga salla, duke pėrfaqėsuar pikėrisht dėshirėn e publikut pėr tė marrė pjesė. Ndoshta do tė pėrsėris diēka qė kam thėnė edhe mė parė: Kur e pyetėn njėherė Majk Bonxhornon se si kishte mundėsi qė ishte aq i suksesshėm, ai pėrgjigjet: “Ajo qė unė pėrpiqem tė bėj ėshtė e tillė, qė gjithkush qė mė shikon, tė mund tė mendojė se edhe ai ėshtė i zoti ta bėjė atė”. Pra mendojmė tė bėjmė njė farė lidhjeje mes spektatorit dhe skenės.


Artikulli eshte marre Nga Shekulli

Honesty^uk.
20-12-04, 21:21
Ledina Ēelo shkon nė Festivalin Evropian

Ēmimet e Festivalit tė 43-tė kėngės nė RTSH

Ēmimi i parė Ledina Ēelo “Nesėr do tė shkoj”
Ēmimi i dytė Luiz Ejlli “Hėna dhe yjet dashurojnė”
Ēmimi i tretė Jonida Maliqi “Frikem se tė dua”
Ēmimi i tė rinjve Trioja nga Kosova “Flakaresha”

Alma Mile

Ledina Ēelo do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Eurofest 2005. Eshtė mbyllur mbrėmė, Festivali i 43-tė tė Kėngės nė Radio Televizionin Shqiptar. nė bazė tė votimit tė jurisė, por edhe spektatorit, ēmimin e parė tė kėtij viti e ka fituar kėnga “Nesėr do tė shkoj”, kėnduar nga Ēelo, me muzikė tė Adi Hilės e tekst tė pandi Laēos. Ēmimin e dytė e ka fituar shkodrani simpatik, Luiz Ejlli me kėngėn e Shpėtim Saraēit, “Yjet dhe hėna dashurojnė”. Kjo kėngė do tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Festivalin e Mesdheut. Ēmimi i tretė i ėshtė dhėnė kėngėtares Jonida Maliqi, me njė tjetėr kėngė tė Adi Hilės. Ndėrsa ēmimin e tė rinjve e kanė marrė tre “Flakareshat” nga Kosova, Vesa Luma, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu. Tre vajzat do tė pėrfaqėsojnė pėr tė parėn herė muzikėn shqiptare nė Festivalin Evropian tė tė Rinjve. Pėr herė tė parė nga njė festival dalin tri kėngė pėr nė tri festivale ndėrkombėtare, ose “trinjakėt” si u quajtėn ndryshe. Ky ka qenė edhe mesazhi qė regjisori Pali Kuke ka dashur tė japė nėpėrmjet numrit koreorafik qė ēeli natėn finale e qė u mbyll me njė atmosferė dasme. Pas prezantimit tė 32 kėngėve, nė natėn finale kanė mundur tė kualifikohen vetėm 18 kėngė, mes tė cilave ato tė interpretuara nga Marsida Saraēi, Saimir Braho dhe familjae tij e re, Jonida Maliqi, Arbėr Arapi dhe Rosela Gjylbegu, Mariza Ikonomi, treshja nga Kosova, etj, tė cilėt kanė risjellė edhe njėherė ritme ballkanike e folk me shumicė nė skenėn e festivalit. Pjesa e parė e mbrėmjes ka ecur me njė ritėm tė shpejtė, ku ndihej tempi i garės e mė pas, juria e pėrbėrė nga emra tė njohur tė artit, si Hajg Zaharian, Edison Miso, Edit Mihali, Suzana Turku, etj, por edhe publiku pėrmes numrit tė telefonit tė vėnė nė dispozicion nga AMC, kanė votuar e pėrzgjedhur fituesit. E ndėrsa shoshiteshin emrat e fituesve, skenėn e kanė “pushtuar” tė ftuarit. Ashtu siē ėshtė kthyer edhe nė traditėn e festivalit, nuk mund t’i mungonte kėsaj mbrėmjeje, kėnga fituese e njė viti mė parė dhe njėkohėsisht e para pjesėmarrėse nė festivalin Evropian, “Dua tė bėhem imazhi yt” dhe Anjeza Shahini. Ndėrkohė qė tė tjera nota, ka sjellė kėngėtari italian Luka Barbarosa, i cili duket se ėshtė dashuruar pas Shqipėrisė, pasi ėshtė e treta herė qė vjen nė vendin tonė, brenda pak muajsh. Ai ka kėnduar njė nga kėngėt mė tė preferuara tė shqiptarėve “Portami a ballare” dhe njė kėngė tė albumit tė tij mė tė ri. Pa dyshim, pėrveē fituesve, njė tjetėr surprizė e mbrėmjes finale ka qenė edhe Rusllana “e egėr” ukrahinase, e cila solli jo vetėm atmosferėn e Festivalit Evropian, por edhe ritmet e lėvizjet ukrahinase. Pjesė e spektaklit kanė qenė edhe prezantuesit Leon Menkshi e Huejda El Sajed, e cila iu kthye origjinės si balerinė nėn njė ritėm hip-hop, pėr tė kaluar tek notat e kėndshme tė Patricia Kass. Njė natė e tillė, padyshim qė ngjallte emocione tė forta, garė, spektakėl, ritėm…, e ndoshta kjo ka qenė edhe arsyeja pse prezantuesit e ēoroditėn pak publikun me ēėshtjen e ēmimeve, megjithatė sė fundmi u kuptua: Ēelo shkon nė Evropian, Ejlli nė Mesdhetar dhe tre kosovaret nė Evropianin e tė rinjve.


Rusllana e “egėr” nė skenėn e festivalit
Ka ardhur nga Ukrahina sė bashku me albumin e saj “Wild”. Pas kėngėtarit maqedonas Toshe Projevski e fitueses sė Festivalit tė Mesdheut, italianes Linda Valori, nė skenėn e festivalit ka ardhur njė tjetėr fituese. Rusllana, ukrahinasja e egėr qė fitoi ēmimin e parė nė Festivalin Evropian, ka ardhur dje nė Tiranė. Sapo ka mbėrritur nė aeroport, ajo ka shprehur kėnaqėsinė qė ndodhej nė Shqipėri. “Eshtė hera e parė, por shpresoj tė mos jetė e fundit”, - ka thėnė ajo, e paduruar pėr tė kėnduar pėr publikun shqiptar, por edhe pėr tė mėsuar se cila do tė jetė kėnga, qė do tė shkojė nė Evropianin 2005, nė Ukrahinė. Nė skenėn e festivalit ajo ka kėnduar kėngėn e saj tė zjarrtė “Wild dancing”, si njė tjetėr kėngė, qė sipas saj tashmė ėshtė njė hit, jo vetėm nė vendin e saj. Ajo ka kėnduar sė bashku me publikun, i cili ėshtė ndezur nėn ritmet e gėzueshme, tė ardhura prej Ukrahinės.

Ēmimet 2004
Ēmimi i parė Ledina Ēelo “Nesėr do tė shkoj”
Ēmimi i dytė Luiz Ejlli “Hėna dhe yjet dashurojnė”
Ēmimi i tretė Jonida Maliqi “Frikem se tė dua”
Ēmimi i tė rinjve Trioja nga Kosova “Flakaresha”

19/12/2004
Gazeta Shekulli (shekulli.com.al)

DEA
20-12-04, 21:25
Anjeza Shahini automatikisht ngritet ne vendin e gjashte ne festivalin e kenges te eurovisionit, pasi qe kenga serbe u konsiderua si e vjedhur.

Barbaroza
21-12-04, 18:29
Anjeza Shahini automatikisht ngritet ne vendin e gjashte ne festivalin e kenges te eurovisionit, pasi qe kenga serbe u konsiderua si e vjedhur.

Hahahahahahahaaa DEA,a tash e paske kuptuar a?

(shaka pak). :lol:

ShEjToNkA
29-12-04, 00:03
Elsa Lila, sėrish nė Festivalin e Sanremos




Elsa Lila ėshtė pėrzgjedhur sėrish pėr tė konkuruar nė kategorinė e tė rinjve nė edicionin e 54 tė Festivalit tė Sanremos. Gara mes tė rinjve starton nė datėn 27-28 dhjetor nė kanalin shtetėror televiziv RAI, ku vetėm 9 tė rinj do tė kenė fatin tė shkojnė automatikisht nė Sanremo. Lajmi ėshtė publikuar sė fundmi nė Itali, ku mėsohet se kėngėtarja shqiptare ėshtė pėrzgjedhur nga Akademia e Sanremos pėr ta kėnduar sėrish nė teatrin Ariston pėrkrah tė rinjve italianė. Nuk dihet ende se cili do tė jetė bashkėpunimi i rradhės i Elsės, por dihet tani titulli i kėngės qė do tė marrė pjesė nė kėtė garė dhe titullohet “Mamy”. Sigurisht qė urojmė talentit shqiptar suksese nė kėtė garė dhe sivjet me fitore. Njė vit mė parė Lila garoi nė sanremo nė bashkėpunim me Xhixhi D’Alessio dhe efekti nė publikun italian ka qenė mjaft pozitiv.



25/12/2004
Gazeta Shekulli.

MemphiSx
06-06-05, 13:00
E gjetem kush e ka fajin per humbjen e Ledines! Pandi Laēo dhe Adrian Hila, te pakten keshtu ka thene koreografi i Ledines, te cilit une nuk po ja permend emrin se ende me vjen keq per te. Shumica e njerzve kur deshtojne ne nje pune te caktuar, mundohen te thone me fale ose heshtin duke u lutur te harrohet sa me shpejt..
Koreografi i Ledines, perkundrazi eshte shprehur per shtypin se koreografia eshte pritur mire (nga kush?) dhe gjithe faji ka qene i kompozitoreve te kenges te cilet krijuan problemin me te drejtat e autorit etj etj.Thua ti 120 milion njerez qe ndoqen Eurosong '05 aty e kishin mendjen se ksuh kishte te drejtat e kenges se Ledines, ndaj nuk e votuan."JOOOO!"-, thane shikuesit,-" as ne dhjeteshe nuk do e .Advertisement


fusim se kjo ka probleme juridike HAAAA! " Po inatin e vertete koreografi e ka me Shpetim Sarahēin i cili eshte nder te paktet artiste qe u shpreh ne publik se koreografia ishte e dobet.Biles koreografi lol ka kerkuar te ballafaqohet me te gjithe ata qe mendojne se koreografia ishte e dobet...problemi i vetem? Ku ka salle qe i nxe tere ata veta.


Me ne fund Valbona ja ka arritur qellimit per tu shfaqur ne ekranet e kinemave amerikane.Siē ju kemi lajmeruar edhe me pare, ajo ka interpretuar ne nje rol te vogel, ate te agjentes Tivana ne filmin indian (me zhvillime ne Amerike) "Ja Bole So Nihaal".
Filmi eshte shfaqur ne kinemate Showcase, shikoni orarin ne qytetin tuaj.Fatkeqesisht ketu ne lagjen time e kishin hequr kete jave nga transmetimi, e une kisha vendosur ta shikoja sot lol.Po s'ka problem se e marr tel komshinjte indian ne dvd :) Te na bejne ndonje ulje ēmimi kur ti tregoj se interpreton edhe nje shqiptare aty hahaha, dhe kush indianet! Keta dhe taksat e produkteve i dyfishojne lol.Ky eshte nje shans shume i mire per Valbonen, te cilen tashme mund te shpresojme ta shohim edhe ne filma te tjere tani e tutje.

Keto dite Alban Skenderaj eshte i njohur si kengetari me premtues ne muziken shqiptare i cili u zbulua ne TopFest2 ku edhe fitoi dy ēmime.Disa vjet me pare emri i tij eshte permendur me shpesh ne Pistoia te Italise, fale nje keqtrajtimi qe i eshte bere Albanit, dy shqiptareve
te tjere dhe nje italiani, nga disa bodigarde te nje diskoteke "Panda" dhe disa policeve te zones. Per kete ēeshtje eshte shkruar edhe ne gazeten e njohur italiane "La Nazione".Te kater djemte,(ne ate kohe 21 vjeēare) jane arrestuar e me pas goditur nga policia pa te drejte dhe kete e kane ballafaquar me fakte ne gjyq.Ēeshtja gjyqesore pas disa vitesh, ka shpallur fajtor policet dhe bodigardet e "Panda", e i ka dhene te drejte kater te rinjve shqipatare-italian.Ne u munduam te kontaktonim me Albanian per te mesuar me teper mbi kete ngjarje, i lame edhe mesazh ne seretarine telefonike, por nuk morem pergjigje ne kohen e duhur.

Kanali i njohur FOX ka bere te ditur se do transferoj serilain "Tru Calling" ku interpreton Eliza Dushku ne kanalin UPN ku pritet qe edhe ineresimi per "Tru..." te jete me i madh. Serite e reja te ketij seriali duhej te ishin transmetuar vjet ne vjeshte
, tek FOX i cili me pas nderpreu "Tru..."per ta rikthyer pak kohe me pare ne nje transmetim sprint e se fundi duke e shkembyer me nje tjeter serial te kanalit UPN.Ne serite e fundit Eliza ka per partner Jason Priestly, i njohur per pjesmarrjen ne serialin e famshem "Beverly Hills 90210"


Sigurisht qe keni degjuar per nje lidhje te mundur midis Tunes dhe Shpat Kasapit, por a eshte i vertet ky lajm?
JO.Pergjigjen e ka dhene vete Tuna, e cila e pyetur nga Albaniac ka thene se Shpati dhe ajo jane vetem shoke.Asgje e jashtezakonshme ketu, pasi kane edhe te njejtin menaxher e shpesh here jane pare ne koncerte se bashku.Ok boll u shtremberuat me mosbesim, keshtu na tha keshtu po ju themi!

ARVANITI
07-06-05, 13:24
Efekti Mozart, pėrse muzika i bėn mirė trurit ?



Nuk ėshtė e nevojshme tė jetė Mozarti ose Verdi, mjafton edhe njė tingull i vetėm, pėr tė sjellė nė humor trurin tonė. Sipas njė studimi, psikologėt e Universitetit tė Torontos, pohojnė se stimuli dėgjimor, kur pėrceptohet i pranueshėm pėr trurin, ndihmon nė mirėqenien e shėndetit, veēanėrisht tė trurit. Psikologu kanadez Glenn Schnellenberg, pranon se muzika ka njė efekt mirėbėrės dhe potencial nė kapacitetet intelektive. Bėhet fjalė pėr “efektin Mozart”, sipas tė cilit simfonitė e kompozuara nga gjeniu austriak dhe jo vetėm ato qė ka krijuar ai, pėrmirėsojnė gjendjen mendore tek tė sėmurėt e prekur nga Alzheimer. Por nuk bėhet fjalė vetėm pėr efektin Mozart, pasi edhe kur ėshtė dėgjuar muzika e Blur, ėshtė pėrfituar i njėjti, efekt, pra muzika nė pėrgjithėsi, e nxitur nga njė dėgjueshmėri e kėndshme, pėrfiton tė mira pėr shėndetin e trurit. Ky kėrkim shkencor nxjerr nė dukje faktin se aktivitetet jashtėshkollore, veēanėrisht teatri, i cili shėrben si kurė pėr mjekimin fėmijėve qė janė tė turpshė nė shoqėri.

ARVANITI
07-06-05, 13:26
Mariah Carey si arriti tė kthehet nė njė ikonė mode ?




Mariah Carey nė fillimet e karrierės sė saj kishte pamjen e njė vajze krejt tė pafajshme. Martesa me Tommy Motola producentin e njohur tė shtėpisė diskografike “Sony” i dha dorė kėngėtares pėr tė arritur majat e klasifikimeve botėrore. Megjithatė deri kėtu askush nuk kishte menduar qė vajza e pafajshme shumė shpejt do tė kthehej nė njė ikonė mode. Pas divorcit me bosin e muzikės ajo bėhet jo vetėm diva e popit e njohur nė tė gjithė botėn por edhe njė ikonė mode. Vitet e fundit kemi parė format e rrumbullakosura tė Marias nėn veshjet dhe stilin original qė kėngėtarja di ta tregojė sa herė qė ajo shfaqet nė evenimente tė ndryshme. Origjinaliteti dhe stili i saj kanė bėrė qė shpeshherė tė na lerė edhe me gojė hapur. Ndonjėherė nga kritikė tė modės ėshtė quajtur tepėr e guximshme, veshja e saj casual, me xhinse dhe njė kanotjere e cila zor se arrinte tė fshihte gjoksin e madh (sigurisht me silicon) tė Marias. Megjithatė pa frikė ajo mund tė quhet njė ikonė mode qė kur e do rasti di tė shfaqė stil, klas, sharm. Nė njė prej videoklipeve tė albumit tė saj tė fundit, Mariah e cila ka veshur njė fustan tė zi i cili ėshtė zbukuruar me njė yll deti prej diamanti sėrish arrin tė magjepsė me lukun e saj. Suksesi i albumit tė saj tė fundit duket qė ėshtė i padiskutueshėm por po aq mund tė thuhet edhe pėr meritėn e saj pėr nje prezantim absolutisht dinjitoz nė luk.

Naki
21-06-05, 21:55
Artur



Anėtarėsuar: 19 Jun 2005
Mesazhe: 4
Vendodhja: Vlore
Postuar: Mon Jun 20, 2005 7:19 am Titulli i mesazhit: LIRIO NUSHI NJE YLL I RI I MUZIKESH SHQIPTARE NE BOTE

--------------------------------------------------------------------------------

LIRIO NUSHI NJE YLL I RI I MUZIKES KOMBETARE SHQIPTARE NE BOTE

www.lyrionushi.gr

www.lirionushi.com

Mbrapsht nė krye

Honesty^uk.
30-08-05, 14:25
17-vjeēarja nga Prishtina sfidon 500 konkurrentė

Ka qenė ndėr tė vetmet pjesėmarrėse shqiptare qė kon-kurronte mes tė rinjve norvegjezė. Megjithatė fati e ka ndjekur deri nė fund. I ka sfiduar tė gjithė, duke u shpallur si kėngėtarja mė e mirė.
Anila Mema


Doruntina Disha, 17-vjeēarja nga Kosova, pak kohė mė parė ėshtė renditur nė krye tė listės sė tė konkursit "Power Star", dublim i "Etheve tė sė premtes mbrėma", zhvilluar nė Oslo. Eshtė ky njė konkurs muzike i zhvilluar nga "Power Hit", njė prej radiove mė tė njohura nė Norvegji. Disha ka lindur nė Prishtinė dhe jeton nė Oslo qė prej vitit 1992 bashkė me familjen e saj. Aktualisht ndjek klasėn e parė nė gjimnazin e pėrgjithshėm. Miqtė e saj tregojnė se ėshtė nxėnėse e shkėlqyer. Nė njė nga gazetat mė tė lexuara nė Norvegji e mė gjerė, "Dagbladet", kėngėtarja shqiptare, pas fitores sė ēmimit tė parė nė spektaklin "Ethet…", ėshtė cilėsuar si njė yll i ri i muzikės pop-rock.

E vogla qė "ēmendte" Norvegjinė
Qė nė moshėn dyvjeēare, dėshira e saj ka qenė tė kėndonte dhe tė kėrcente pafundėsisht, kur vinte rrotull nėpėr shtėpi. Mė pas ėshtė angazhuar me koret e tė vegjėlve, kur mblidheshin pėr raste festash. Pas mbėrritjes nė Norvegji, Doruntina ėshtė dalluar si zėri mė i mirė mes bashkėmoshatarėve tė saj. Megjithatė, ajo tregon se ka shumė miq qė ia duan tė mirėn. Njė prej tyre ka qenė dhe shoqja e saj, e cila e ka regjistruar pėr tė qenė pjesėmarrėse nė audicionin e parė tė "Power Star", qė mbahej nė qendrėn Linderud nė Oslo. "Unė nuk dija asgjė. Njė shoqja ime mė kishte regjistruar pa mė thėnė fare. U paraqita me kėngėn e Celine Dion, "My Heart will go on", dhe u kualifikova", tregon Doruntina Disha. Nė audicionin e dytė ėshtė prezantuar me kėngėn "I love rock`n`roll" tė Brytney Spears, duke e mposhtur skenėn me paraqitjen e saj, debutim ky qė u duartrokit. "Ishte diēka e papritur dhe e pabesueshme pėr mua", tregon ajo.

Nata finale
Prezantimi i saj nė natėn finale tė spektaklit, nė qytetin Drammen, 40 km larg Oslos, ishte i befasishėm. "Aty Doruntina ishte pa konkurrencė. Shkėlqeu mes 10 konkurruesve finalistė dhe pėrvetėsoi mbi 5000 shikues. Edhe pse ishte vetėm njė vogėlushe e panjohur pėr ata, ajo i entuziazmoi shikuesit me interpretimin e njė kėnge tė Shakirės. Lėvizjet e saj tė pėrsosura skenike e "hutuan" jurinė e "Power Star", e cila mė pas nuk e pati aspak tė vėshtirė ta shpallė fituese. Vendimi i jurisė u prit mjaft mirė nga publiku norvegjez artdashės", shkruhet nė "Dagbladet". "Ky ėshtė njė konkurs qė organizohet ēdo vit nė Norvegji. Natyrisht qė nė njė konkurs me traditė duhet tė kesh njė kombinim cilėsish qė tė futesh nė mesin e mė tė mirėve, pėr mė tepėr tė fitosh. Unė jam pėrpjekur shumė pėr tė marrė pjesė nė kėtė konkurs dhe mė nė fund u shpėrbleva", shprehet Doruntina pėr gazetėn norvegjeze "Dagbladet". Pėrveē zėrit karakteristik dhe melodioz ajo ėshtė shumė e lirė nė skenė. Pėrveē kėngės, di tė kėrcejė shumė mirė dhe lėvizjet e saj janė pritur mjaft mirė nga publiku dhe juria e kėsaj gare tė madhe pėr tė rinj.

Kėnga e parė
Pas suksesit tė saj si fituese e ēmimit tė parė nė konkursin "Power Star", Doruntina Disha nuk u ka shpėtuar dot tendencave tė fundit. Ka ditur tė kapė momentin. Ashtu sikurse edhe shumė kėngėtarė tė tjerė tė moshės sė saj, ka rendur tė realizojė singėlin e parė. Titullohet "Dream World". Eshtė kėngė ritmike, shumė e gjallė dhe me njė videoklip tė goditur, i cili ėshtė pritur shumė mirė nga publiku. Aktualisht kėnga e saj e parė renditet ndėr mė tė suksesshmet duke u bėrė hit pėr tė rinjtė nė Norvegji. Pas saj Doruntina ka nxjerr dhe CD e parė, e cila ėshtė cilėsuar si njė nga albumet mė tė preferuara tė verės sė sivjetshme. "Pas fitores kam marrė disa oferta pėr kontratėn e parė. Por mė shumė mė pėlqeu kompania "Dream Factory" me tė cilėn tashmė kam lidhur njė kontratė trevjeēare. Njė muaj pasi lidha kontratėn me tė kam nxjerr singėllin e parė, i cili ėshtė nė shitje", tregon Disha pėr mediat norvegjeze. Megjithatė kėngėtarja qė premton njė sukses nė tė ardhmen vazhdon tė hedhė hapa tė sigurt nė karrierėn e saj tė re muzikore. Sapo kanė nisur planet pėr koncertet e saj tė ardhshme. "Unė dhe kompania ime kemi marrė ofertėn pėr tė marrė pjesė nė njė festival me kėngėtarė tė rinj nė Nicė tė Francės, nė prillin e vitit tė ardhshėm", tregon ajo.

Naki
11-02-06, 22:07
Kengetaret qe lane gjurme ne 2005


Viti 2005 ishte i frytshėm nė mėnyrė tė veēantė pėr artistėt qė i shkruajnė vetė kėngėt si James Blunt, KT Tunstall, Daniel Powter dhe Jack Johnson.
Kjo gjeneratė e re muzikantėsh ėshtė e pajisur pėrveē talentit edhe me pamje tėrheqėse. Ata shkruajnė kėngė qė tė mbeten nė mendje dhe qė janė tė pėlqyeshme pėr njė publik tė gjerė.


Megjithėse tė ngjashėm pėr nga suksesi, muzika e tyre ėshtė e ndryshme nė stil dhe influenca.
KT Tunstall u propozua pėr njė ēmim Mercury
James Blunt kombinon tingujt e muzike folk e gėrshetur me tekste tė ngrohta, kurse Johnson bashkon melodinė akustike me ritmet e buta.
Kėngėt e Daniel Powter janė tė mbėshtetura nė piano, shumė tė stilit pop qė herė herė tė kujtojnė Elton John apo Bee Gees.
Ndėrsa nė rastin e Damien Rice krijmtaria e tij ėshtė tėrėsisht melakonlike dhe mjaft intime.
Gjatė paraqitjes sė saj nė ceremoninė e ndarjes sė ēmimeve prestigjioze tė muzikės Mercury, KT Tunstall gėrshetoi njė sėrė stilesh muzikore si jazz, blues dhe folk.
Ajo qė i bashkon kėta artistė ėshtė suksesi nė klasifikime qė i detyrohet shitjes sė disqeve dhe kohės sė luajtjes sė kėngėve tė tyre nėpėr radio.
Damien Rice
Muzika melankolike e Damien Rice e mbart suksesin prej vitit 2004
James Blunt ka edhe albumin mė tė shitur tė vitit nė Britani me 2.1 milion kopje deri tani.
Kjo ishte 2005, tė shohim ēfarė do tė sjellė viti i ri. Kritikėt thonė se kjo valė kantautorėsh tė sukseshėm nga ana komerciale ka gjasa tė vazhdojė.

raptile
12-02-06, 12:37
kush e din prej jush si u qujt festivali botror qe u mbajt naten e te premtes.ne qofse muni me mi tregu edhe vendu kush cilin venmd e ka fitu

Naki
13-02-06, 18:41
Ēmimi Gremi pėr boten e muzikės



Stina e ndarjes sė ēmimeve tė botės sė artit dhe muzikės sjell sonte edhe njė tjetėr ngjarje tė madhe, atė tė ēmimeve Gremi pėr botėn e muzikės. E veēanta e kėsaj mbrėmjeje ėshtė rikthimi i fuqishėm i kėngetares Maria Kerie, cila konkuron nė tetė kategori. Pėrballė saj radhiten konkurentė tė fuqishėm si U2, Kaeni Uest, Pol Makartni dhe Guen Stefani. Ne vazhdim, njė vėshtrim konkuruesve kryesorė pėr ēmimin prestigjoz Gremi.:

Nė mė pak se njė vit, Maria Ceri arriti tė transformohet nga njė ish kėngėtare drejt shuarjes e muzikės pop, nė njė mbretėreshė tė kėsaj muzike duke dominuar listat me kėngėn mė popullore tė vitit “Ui Bilong Tugether” dhe albumin mė tė shitur “Dhė Emancipejshėn of Mimi”....

Mbrėmja e sotme do tė jetė vendimtare nė pėrsėritjen e ngjarjes sė 16 vjetėve mė parė kur kėngėtarja e re fitoi pėr herė tė parė ēmimin Gremmi. Por e veēanta e kėsaj radhe ėshtė se ylli i muzikės pop konkuron pėr tetė kategori. Asnjė kėngėtare nuk ka fituar mė shumė se pesė ēmime Gremi brenda njė nate. Por ajo pėrballet me njė konkurencė tė fortė. Pėrballė saj qendrojnė grupi U2, Pol McCartni, Grin Dei dhe kengetarja Guen Stefani. Por Maria Keri nuk ėshtė e vetmja me tetė kandidatura. Pėrbri saj radhiten edhe Kejni Uest dhe Xhon Lexhend.

Keri dhe Uest konkurojnė pėr kėngėn dhe albumin e vitit. Keri paraqitet me kėngėn “Ui Bilong Together” dhe albumin “Dhi Emansipejshen of Mimi”. Kurse Kanye West konkuron me kengen “Gold Digger” dhe albumin “Lejt Rexhistrejshen”. Ky ėshtė viti i dytė qė Kejni Uest e gjen veten kandidat nė njė numėr tė madh kategorish ndėrkohė qė ka nxjerrė vetėm dy albume. Vitin qė kaloi ai ishte kandidat nė dhjetė kategori. Kėnga “Gold Digger” ishte ndėr mė tė pėlqyerat e vitit.

Kandidatė tjerė pėr kėngėn mė tė mirė tė vitit janė edhe grupi “Grin Day” me “Bulevard of Broken Drims”, Guen Stefani me kengen “Hollabek Gerl. ...... dhe grupi Gorillaz me kengen “Fil Good Inc.” Edhe pėr albumin e viti konkurenca ėshtė mjaft e fortė pasi duket se ēdo albumin i U2 fiton ēmimet Gremi.

Kėsaj radhe U-2 konkuron me albumin “Hau tu Dizmentel an Atomik Bomb”. Nė kėtė kategori konkurojnė edhe Guen Stefani me albumin “Love. Angel. Music. Baby”. Ylli i muzikės rock Paul McCartney konkuron me “Kaos and Criejshen in Bekjard. Ish Bitelsi nuk ka fituar asnjėherė ēmimin Gremmi pėr albumin mė tė mirė, kėshtu qė sonte ai ka njė shans mjaft tė mirė. Ēmimi mė prestigjoz i industrisė sė muzikės, Gremi, jepet ēdo vit nga Akademia e Regjistrimeve dhe ka tė njėjtėn rendėsi sikurse edhe ēmimet Oscar pėr botėn e filmit.

Kastriot Haxhiaj
08-02-2006

Naki
13-02-06, 19:10
http://www.viva.tv/upload/kongtent/1139478758f8eb248e3a27b19607e5027a201dd30c.jpg



U2 fitojė mahnitshėm 5 ēmime gremi,ndėrsa Mariah carey qė ishte top favoritė pėr tetė ēmimet u dashtė tė mbetet e knaqur me tri ēmime