PDA

View Full Version : BASHKIMI EVROPIAN DHE URREJTJA FETARE


LUMI_007
24-12-04, 21:02
BASHKIMI EVROPIAN DHE URREJTJA FETARE

Jo vetėm disa prijės e besimtarė fetarė, por edhe zyrtarė tė Bashkimit Evropian po shfaqin urrejtje ndaj besimtarėve tė besimit tjetėr fetar! Nuk ka nevojė tė pėrkujtojmė se sa e mbrapshtė, primitive dhe e rrezikshme mund tė jetė urrejtja fetare. Dihet qė nė tė kaluarėn urrejtjet fetare kanė shkaktuar luftėra jo vetėm ndėrmjet etnive e shteteve, por edhe nė mes tė njerėzve me besime tė ndryshme fetare brenda tė njėjtit nacionalitet. Mirėpo, duhet kuptuar qė urrejtja rėndon psikėn dhe shqetėson e mundon personin qė urren. Nė qoftė se urrejtja arrinė qė nė masė tė madhe ta pėrfshijė tė menduarit, atėherė ajo mund ta brejė njeriun si ndryshku hekurin. Nga urrejtja njeriu mund tė humbas orientimin, por edhe rrugėn qė synon. Nė raste mė tė theksuara, urrejtja mund tė shkaktojė sė pari sėmurje funksionale dhe, nė qoftėse nuk shėrohet ose zvogėlohet me kohė, ajo mund tė pėrfshijė ndonjė organ tė njeriut dhe tė manifestohet me simptome tė ndryshme. Nuk ka dyshim se urrejtjet e papėrmbajtura shkakatojnė destabilizime brenda shteteve, nacionalitetve dhe regjioneve tė ndryshme.

Mjerisht, edhe pėr shkak tė urrejtjes fetare, shtetet e Evropės Pėrendimore vite me radhė nuk ndėrmorėn masa serioze pėr t’i ndėrprerė masakrat e tmerrshme tė agresorėve serbė pėr ta shfarosur popullin boshnjak nė Bosnjė e Hercegovinė. Egėrsitė e kėtyre krimeve mbi fėmijė, mbi tė moshuar, mbi tė sėmurė edhe nėpėr spitale, e sidomos dhunimet shtazarake tė femrave, nė shumė raste i tejkalojnė tmerret e bėra mbi njerėz e mbi popuj gjatė Luftės sė Dytė Botėrore.Tmerret arritėn kulminacionin sidomos kur boshnjakėt e rrethuar e tė rrezikuar pėr vdekje, i sulmuan prapa shpine disa forca kroate tė urdhėruara nga kryetari Franjo Tugjman. Dihet mirė pėr kasaphanen e tmerrshėme tė Srebrenicės ku u masakruan me mjete e nė mėnyra mė tė tmerrshme mė se shtatė mijė boshnjakė. Vetėm aksionet e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, tė drejtuara nga kryetari Bill Klinton, e me propozimin e senatorit Robert Dole, i ndėrpren masakrat e djegiet masive dhe e shpėtuan popullin boshnjak tė besimit mysliman nga shfarosja. Gjithashtu, vetėm Amerika me Anglinė, Gjermaninė dhe me aleatė tė tjerė, me aksione tė vendosura i ndali masakrat e djegiet pėr shfarosjen e popullit shqiptar tė Kosovės. Mjerisht dhe pėr ēdo turp, kishte liderė fetarė e shtetėrorė qė nuk donin tė sulmonin ose i sabotonin aksionet e forcave tė NATO-s pėr shpėtimin e popullit shqiptar nga shfarosja. Ndėrkaq, mbasi filluan aksionet e forcave tė NATO-s kundėr agresorėve serbė, disa liderė fetarė, grupe e organizata reaksionare nėpėr botė, por dhe liderė tė shteteve, kėrkonin qė ato tė ndaleshin, ose sė paku tė ndėrpriteshin pėr dy-tri javė, aq sa kėtyre kriminelėve u nevoiteshin pėr shfarosjen e popullit shqiptarė, sė pari nė Kosovė. Prandaj, askush le tė mos harrojė se popujt e shtetet i vlerėsojnė e i ēmojnė vlerat njerėzore tė drejtuesve tė shteteve tė mėdha qė e zbatojnė drejtėsinė dhe ndėrmarrin aksione pėr shpėtimin e popujve tė vegjėl.

Pėr kėtė arsye, pėrveē tjerash, edhe urrejtja fetare me vite tė tėra nuk po lejon pranimin e Turqisė nė Bashkimin Evropian. Ata qė duan ta kuptojnė tė vėrtetėn mund tė pyesin pse pranimi i Turqisė nė Bashkimin Evropian po kushtėzohet me njohjen e Qipros si shtet dhe a duhet liderėt e kėtij organizmi ndėrkombėtar tė kujdesen edhe pėr jetėn e lirinė e popullit turk nė kėtė ujėdhesė? Pastaj, pėrse Bashkimi Evropian nuk po kėrkon qė zyrtarėt e Greqisė t’i ndėrpresin tė gjitha qėndrimet kundėr popullit tė Qamėrisė tė masakruar e tė pėrndjekur nga vatrat e tyre shekullore? Gjithashtu, ėshtė mirė tė dihet pėrse liderėt e Bashkimit Evropian nuk po ngrisin zėrin kundėr askioneve tė Greqisė nė Jugun e Shqipėrisė?! Dihet mirė dhe fakte tė pamohuara dokumentojnė qė Greqia me vite tė tėra po e destabilizon gjendjen dhe po e rrezikon Shipėrinė demokratike. Ēfarė mund tė jenė marrėdhėniet ndėrkombėtare nė qoftė se urrejtja dhe forcat agresive i komandojnė drejtuesit e shteteve tė mėdha?!

Do tė bėhen gabime dhe do tė shkaktohen dėme nė qoftė se nuk kuptohet qė mbas ndryshimit tė sistemit shoqėror nė shtetet bolshevike tė Evropės Lindore, urrejtjet fetare ndėrmjet popujve e shteteve janė intensifikuar dhe paraqesin rrezik pėr konfrontime ndėrmjet popujve e pėr stabilitet e paqe. Gjithashtu, duhet kuptuar qė forcat agresive nėpėr botė, e veēanėrisht nė Ballkan, janė duke propaganduar pėr gjoja “rrezikun nga ndonjė besim tjetėr fetar” me qėllim qė t’i mashtrojnė e keqpėrdorin drejtuesit e Aleancės Perėndimore.

Dr.R.Xhema
Prishtinė, mė 23 dhjetor 2004