PDA

View Full Version : SOT KURRSESI NUK GUXOJMĖ TĖ GABOJMĖ


LUMI_007
30-12-04, 21:51
SOT KURRSESI NUK GUXOJMĖ TĖ GABOJMĖ

Nuk ka dyshim se kombi shqiptar ėshtė populli mė i sulmuar, mė i masakruar dhe mė i nėpėrkėmbur nė Evropė. Edhe sot kombi shqiptar ėshtė populli mė i copėtuar nė Evropė dhe ndėr mė tė rrezikuarit nė botė. Megjithėkėtė, edhe pse ish okupatorėt, shtetet e tyre mike e forca tė tjera tė rrezikshme gjenden nė aksione kundėr Kosovės e interesave jetike tė kombit, sot Kosova, shteti e populli shqiptar, pėr herė tė parė gjatė historisė po gėzojnė pėrkrahjen e drejtuesve kryesorė tė bashkėsisė ndėrkombėtare. Tė kujtojmė se ditėn e votimeve nė Kosovė, mė 23 tetor 2004, pėrfaqėsuesi i Zyrės sė Amerikės nė Prishtinė, diplomati Filip Goldberg, vizitoi dhe prezentoi nė disa vendvotime. Dukej qartė dėshira e pėrfaqėsuesit tė Amerikės pėr tė ndihmuar qė votimet tė jenė tė qeta dhe tė zhvillohen pa probleme. Prandaj, pėrkrahjen e shteteve mike sot duhet ta kuptojmė dhe menaxhojmė pėr tė mirėn e Kosovės e tė interesave kombėtare. Por, gjithsesi duhet kuptuar qė armiqtė gjenden nė aksione kundėr Kosovės e kundėr popullit shqiptar. Pastaj, nė ēdo shtet zgjedhjet e drejtuesve tė rinj mund tė ofrojnė ndryshime e pėrcaktime tė tjera politike. Ndėrkaq, plasartijet brenda Aleancės Perėndimore kanė pėr tė shkaktuar dėme tė paparashikuara nė marrėdhėniet ndėrkombėtare duke ashprėsuar sė pari situatėn nė Ballkan e nė Evropėn Juglindore. Ndėrkaq, me rastin e largimit nga Prishtina pėr nė Berlin, pėrfaqėsuesi i zyrės sė Gjermanisė nė Prishtinė, z.Piter Rundorf kishte deklaruar: “Nė disa shtete Gjermania zhvillon mėsimin e gjermanishtes. Kam ndier kėnaqėsi kur nga Berlini mė arritėn 12 diploma pėr shqiptarė tė Kosovės si nxėnės shembullor. Mirėpo, populli i Kosovės duhet t’i dijė aftėsitė e individit dhe ta vlerėsojė se deri ku mund tė arrijė me tė. Gjithashtu, duhet tė punoni shumė mė shumė dhe tė tregoni kujdes mė tė madh pėr rininė e shkėlqyeshme tė Kosovės”.

Sigurisht, ēdo popull ka trathtarė e mbeturina tė tjera. Por, pėrveē hutaqve, robėria shekullore nė gjirin e popullit shqiptar ka krijuar mė shumė karrierizėm, mosdurim e urrejtje nga tė cilat lindin konfrontime tė papėrmbajtura ndėrmjet shqiptarėve. Fatkeqėsisht e pėr ēdo turp, nga kėto mjerime, shpshherė angazhimet kryesore shqiptarėt i kanė transferuar nga frontet e luftėrave me armiqtė nė urrejtje dhe nė konfrontime tė ashpra ndėrshqiptare. Dihet gjithashtu, qė gjatė historisė asnjė popull nuk kishte atdhetarė e trima ashtu siē kishin shqiptarėt. Ndėrkaq, populli shqiptar nuk kishte ose nė tė shumtėn e rasteve nuk i prinin njerėzit me aftėsi tė dalluara politike. Ekzistojnė e mund tė bėhen transparente dokumente autentike nga tė cilat mund tė shihet qė kemi pasur mundėsi ta shpėtonim popullin shqiptar nga sulmet ose t’i zvogėlonim masakrat shfarosėse tė cilat e goditėn gjatė luftrave mė 1998/1999. Gjithashtu, pėrveē faktorėve ndėrkombėtarė, edhe mungesa e strategjisė dhe organizimi i duhur e kanė ndihmuar ndarjen e Mitrovicės dhe tė Veriut tė Kosovės. A kemi tani strategji tė domosdoshme pėr bisedime nė tubimet ndėrkombėtare pėr pavarėsinė e Kosovės?!

As unė nuk kam pritur formimin e shpejtė tė institucioneve tė Kosovės. Pėr tė mos u vonuar si atėherė pas zgjedhjeve tė mėparshme, miqtė e Kosovės po e pėlqejnė formimin e shpejtė tė kėtyre institucioneve. Mirėpo, sipas numėrit tė votuesve,pas Lidhjes Demokratike vjen Partia Demokratike. Pastaj, pėr tė arritur rezultate pozitive nė veprimtarinė e tyre, institucionet,e sidomos Qeveria, duhet tė gėzojnė pėrkrahjen e mbarė popullit tė Kosovės. Nė kėto rrethana nė tė cilat gjendet Kosova, tani nuk duhet tė ketė pozitė dhe opozitė. Por, ėshtė esenciale dhe shpėtimtare qė tė gjithė tė veprojmė sė bashku nė rrugė tė duhur. Prandaj, luten drejtuesit e institucioneve tė sotme dhe zyrtarėt relevantė ndėrkombėtarė qė nė kėto institucione e resore tė tjera tė pėrfshijnė edhe njerėz nga PDK-ja. Gjthashtu, luten tė gjithė individėt e faktorėt e brendshėm e tė jashtėm qė seriozisht t’i luftojnė tė gjitha orvatjet pėr diskriminim e konfrontime. Shqiptarėt nga tė tri partitė kryesore politike duhet vėllezėrisht e bashkarisht t’i pamundėsojnė xhelozitė dhe urrejtjet nė tė gjitha nivelet e institucioneve tė Kosovės.

Me siguri, duhet ta kuptojmė si kurrė mė parė qė armiqtė e shumtė, tė ndihmuar nga shtete e forca kundėr stabilitetit e paqes, tani janė tė gatshėm tė ndėrmarrin ēdo aksion pėr t’i pėrēarė e konfrontuar shqiptarėt nė Kosovė, sidomos prijėsit e dalur nga lufta e UĒK-sė. Qėllimet e aksionet e kėtilla kurrsesi dhe nė asnjė mėnyrė nuk guxojnė tė na mashtrojnė, ato me tė gjitha mjetet duhet t’i asgjėsojmė. Nuk duhet tė ketė asnjė dyshim qė konfrontimet mes prijėsve tė luftės, por edhe tė liderėve tė Kosovės e tė partive politike, forcat e egra antikosovare kanė pėr t’i shfrytėzuar pėr tė akuzuar sa mė shumė shqiptarė. Kėshtu, mund tė dėrgojnė nė Hagė mė shumė individė tė pafajshėm. Pastaj, nė kėtė fazė tė zhvillimeve rreth Kosovės dhe tė rrethanave ndėrkombėtare, populli shqiptar duhet tė tregojė menēuri, vigjilencė, bashkėpunim dhe tė ruajė qetėsinė.

Dr.R.Xhema
Prishtinė,mė 29 dhjetor 2004

bagjaku
04-01-05, 10:43
ideja ėshtė , se nė cilėn situatė tė jemi tė arsyeshėm pėr tė koordinuar punėt si individualishtė , si komunitet apo edhe si shoqėri qė tė reflektoj brenda faktorit politik shqipėtar , kur po kalojmė nė sfida tė njė epoke tė rėndėsishme pėr tė ardhmen tonė. nuk mund tė jemi vetėm kritik dhe tė mos jemi pjesė e procesit , por duhet qė tė krijojmė njė mekanizėm veprues qė tė mund tė krijojmė njė vizion mė tė avancuar pėr tė arritur njė reflektim serioz branda shqipėtar por edhe jashtė nė komunitetin nderkombėtar , e di se lindė vetėvetiu pyetja se a duhet sakrifikuar pėr hir tė ndėrkombėtarve interesat kombėtare ..... besoj se nuk ka koment , por si tė veprohet .
tani , ėshtė koha e ndryshimeve , por si tė fillohet .....
mendoj se duhet filluar nga uni personal , sa jami tė gatshėm pėr tė arritur njė reflektim pozitiv brenda shoqėrisė , duke i bashkangjitur vlera , guxim dhe finalizim tė suksesėshėm .
nuk dua ta precizoj njė analizė tė mirėfilltė , por duhet tė sundojė arsyeja dhe komunikimi i mirėfilltė duke argumentuar nė tė mirėn kombėtare .
nuk duhet gjykuar verbalishtė , me paragjykime , njėanshmėri , apo lokalizėm etj etj...
krijoni realitete tė reja , mos hezitoni veproni arsyeshėm , po mos dėmtoni me vetėdije ....