PDA

View Full Version : Sa dini per Eliza Dushkun ???


Giovanni
18-01-05, 15:04
Aktorja Eliza Dushku qe kohve te fundit eshte shume prezente ne ekranet telivizive ehte shqiptare.

Emri & Mbiemri: Eliza Dushku

Datlindja: 30 dhjetor 1980

Vendi i lindjes: Boston, Massachusetts, USA

Por nese deshironi te dini se ajo eshte krenare qe eshte me origjine shqiptare shikojeni fotografine e saje dhe imazhin qe ka mbi bluze http://www.imdb.com/gallery/ss/0295700/Ss/0295700/WT-01.jpg?path=pgallery&path_key=Dushku,%20Eliza

Ju qjka mendoni per kete aktore dhe sa e ngjihni ??

K-man
19-01-05, 07:01
une kete artiste e njoh vetem prej filmit "The New Guy", ne te cilin fol pak shqip

Kercovari
19-01-05, 08:24
E di se eshte me prejardhje shqiptare,me shume per te di Lisi pran saje.Haaahaahaaahaa!

just 4 fun
20-01-05, 00:02
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse.........

Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse jane te divorcuar ruajne mardhenie te mira. Deputimi i pare ne filmin "That Night", ku luante rolin e nje vajze te vogel rebele qe jetonte rrugeve, u be prezantues per pjesmarrjen ne "This Boy Life"(1993). Ky i fundit i hapi rruge per pjesmarrjen ne filmin "Tru Lies"(1994), ku luante rolin e te bijes se Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis.
Te punosh ne nje morg mund te jete e tmerrshme per kedo, por jo per Eliza Dushkun. Ne filmin e saj te ri, produkt i gjigandit te prodhimeve kinematografike Fox, roli i saj eshte ai i nje vajze qe punon ne nje morg. Filmi titullohet Tru Calling. Eshte luajtur kryesisht naten, ne morgun e nje qyteti ku protagonistja (Eliza ne rolin e Tru Davies) degjon thirrjet per ndihme te nje kufome qe eshte vrare padrejtesisht. Pas shfaqjes se tij ne 30 tetor 2003 ne ekranin e madh, pati nje sukses te madh ne U.S.A. Eliza ka kohe qe eshte shnderruar ne nje symbol per filmat e frikshem. Ajo dhe dramat qe po sjell ne skene jane konsideruar nga kritiket si nje rikthim i suksesshem i klasikeve te horrorit.

Ajo po behet ikona e filmave "Dark"

Si per ironi, duket se Eliza ka qene ne kontakt me kufomat qe shume kohe me perpara sesa te lidhej me skenen. "Shoku im me i ngushte ne fillore, e kishte te atin pronar te nje zyre varrimi ne Watertown (Mass). Ne ate kohe ne ishim prototipat e atyre femijeve te moshes 7-10 vjec qe nuk lene gje pa ngacmuar. Cdo dite pas shkolle ne shkonim ne keto zyra sepse gjyshja e ketij shoku jetonte ne katin e dyte te nderteses. Na duhej te kalonim ne ata mbjent te frikshem per femijet e tjere, - thote ajo. Megjithate ajo nuk do te enderronte kurre se nje dite do te luante nje film si Tru Calling. Ky filim u shfaq per here te pare ne ekranin e madh ne 30 tetor 2003 dhe eshte bazuar ne nje horror te shkuar te cilin kritika e kishte konsideruar si nje bllof. Me Elizen ne set dhe me ndryshime te tjera te dukshme ky film u prit mjaft mire nga publiku. Ky eshte vetem fillimi sepse Fox ka si projekt shnderrimin e ketij filmi ne nje serial. Mendohet se suksesi do te jete i sigurt.
Eshte filmi i pare qe e sheh Elizen si protagoniste te vetme. "Roli qe une luaj ka shume ngjashmeri me mua dhe une identifikohem goxha me te. Ishte nje surprize e kendeshme zbulimi i ketyre ngjashmerive ndermjet meje dhe rolit qe une luaj", - tha ajo pas premieres. Gjate perzgjedhjes se aktoreve qe do te luanin rolin e protagonisteve, Fox u kerkoi atyre qe ti jepnin filmit edhe ndryshime nga vetvetja. "Eshte pak e veshtire kur merr pjese ne nje projekt perzgjedhje te tille sepse nuk e di ne te kane marre apo jo dhe kjo perben nje burim te konsiderueshem tensioni", - tha ajo. Ne fillim kritiket u shprehen se ndoshta as agresiviteti i Elizes nuk do te mud ti jepte nje ngjyrim te ri filmit, por rezultatet perfundimtare treguan te kunderten. "Te jesh lideri kryesor ne film eshte nje ngarkese e madhe, qe une nuk e kam pasur me perpara. Ne filmat e meparshem kjo ngarkese shperndahej te te gjithe ata qe kishin role paresore, kurse tani eshte ndryshe", - tha ajo.Gjithashtu ajo deklaroi se nuk e ka lene pas dore dhe mundesine per tu rikthyer te nje prej serialeve me te famshem ne bote sic eshte "Angel", por per momentin ajo eshte teper e perqendruar ne imitimin e zerave te njerezve te vdekur.

Biografi e shkurter
Lindi ne 30 dhjetor 1980 ne Boston, MA, ne nje familje ku i ati eshte shqiptar dhe e ema daneze. Ajo ishte femija i katert pas tre djemve. U rrit mes "keqtrajtimeve" te te vllezerve gje qe ndoshta ndikoi ne krijimin e nje karakteri te forte te ajo. Pavarsisht se vllezerit e kane ngacmuar gjithmone shume ajo eshte tejmase e lidhur me me te vogelin prej tyre Nat, me te cilin jeton aktualisht. Te dy prinderit e saj punojne si profesore dhe megjithse jane te divorcuar ruajne mardhenie te mira. Deputimi i pare ne filmin "That Night", ku luante rolin e nje vajze te vogel rebele qe jetonte rrugeve, u be prezantues per pjesmarrjen ne "This Boy Life"(1993). Ky i fundit i hapi rruge per pjesmarrjen ne filmin "Tru Lies"(1994), ku luante rolin e te bijes se Arnold Schwarzenegger dhe Jamie Lee Curtis. Ne 1998 asaj iu dha nje nga rolet qe do ta ngrinin ne majat e suksesit, do te ishte Faith ne serialin me vampire "Buffy". Pjesmarrja e saj fillimisht ishte vetem per disa seri por suksesi qe pati i shtyu producientet qe ta benin nje rol permanent. Suksesin e saj me te madh ne kinema ajo e arriti me filmin "Bring it on", i cili u shfaq per here te pare ne vitin 2000.Ky i fundit ishte nje film qe e shikonte ate ne rolin e Kirsten Dunst, nje kercimtareje per tifozet (cheerleader) dhe eshte transmetuar edhe nga stacionet tona televizive. Ky film u be nje nga filmat me fitime me te medha ne veren e vitit 2000 dhe Eliza u mbulua nga oferta e projekte te shumta filamsh. I suksesshem ishte edhe filmi horror "Soul Survivor"(2001) i cili e pa ate ne rolin e protagonistes krahas emrave te njohur si Casey Affleck e Wes Bentley. Po ne vitin 2001 ajo mori pjese ne "The new guy", nje tjeter horror qe u prit mjaft mire nga shikuesit. Megjithese ka nje gjyshe tipike shqiptare, (qe ajo e do shume edhe pse kur shikon mbesen ne skena te nxeha fik televizorin dhe nuk i flet me dite te tera thene nga vete Eliza ne nje interviste ),Eliza duket se nuk do te heqe dore nga suksesi televiziv.

ELZA DUSHKU PO SHPETON NJEREZIMIN NGA NJE NJERI

Interviste e "Science Fiction weekly Interview"

Nje prej revistave me te njohura ne boten e spekaklit dhe te skenes ne U.S.A, Science Fiction weekly Interview, publikoi ekskluzivisht nje interviste me Eliza Dushkun, pak dite para se te shfaqej filmi "Tru Calling". Me kete film ajo po shnderrohet ne nje konkurente te denje per serialin Friends e per real tvshow Survivor(dy me te ndjekurit ne U.S.A). Ne rolin e saj te meparshem ne "Baffy" ( vajza e keqe qe kthehet ne nje hero te mire), Eliza i shpertheu dyert e suksesit. Tashme duket se ajo po krijon nje sage te re me interpretimin e fundit qe ka bere.

C’te terhoqi ty te "Tru Calling"?
E.dushku: Gjithcka .Nuk kam dashur kurre qe te bej seriale televizive per shkak te kohes qe te merr kjo pune.Me filmat eshte ndryshe, mund te besh dicka tjeter pas periudhes qe i ke realizuar.Isha duke menduar per nje pune te qendrueshme dhe projekti i ketij filmi ma prishi mendjen.Eshte me te vertete nje projekt i bukur e me shume premisa.


Me trego per "Tru Calling"...
E.Dushku: Eshte nje vajze e zakonshe 22 vjecare qe po perpiqet te beje dicka ne jete ashtu si cdo vajze tjeter. Ajo nuk ka superfuqi, nuk eshte nje vajze e eger, por tipi i heroit. Ajo ka mbarar shkollen e mesme dhe ka deshire qe te vazhdoje universitetin per mjeksi. Nderkohe ajo punon ne morgun e qytetit. Menyra se si eshte shkruar dhe eshte ngritur ky skenar eshte shume realistik dhe me pelqen shume. Ajo nuk ka rrugedalje nga dhuntia qe i shfaqet gjate kohes kur punon ne morg. Nuk eshte ajo qe kerkoi te degjonte zerat e kufomave te vrara padrejtesisht, megjithate i duhet te veproje dhe ashtu ben.


Cfare eshte e vecate ne rolin e Tru?
E.Dushku: Ne kete lufte qe behet per te shpetuar jete njerezish ajo jo gjithmone do te beje gjene e duhur, jo gjithmone do te fitoje sepse nuk do te jete ne gjendje qe te mbaje peshen e botes mbi shpine Ajo eshte shume reale si karakter.


Cila eshte sfida me e madhe ne berjen e ketyre serive?
E.Dushku: Mendoj se ajo eshte nje karakter i forte, por eshte pak me e komplikuar se sa roli i Faith(roli i saj te Buffy).
A jeni ndopak nervoze tani qe do luani ne keto seri ku jeni protagonistja kryesore e qe do ju duhet qe te punoni nga 16 ore ne dite?
E.Dushku: Shoket e mi shkojne ne kolegj, marrin pushime , udhetojne e me pas kur arrijne nje moshe te caktuar ata thone Ok tani le te mendojme per karrieren; dhe per kete do te duhet me shume kohe. Pra tani une jam ne ate moment qe te vedos per karrieren time e do me duhet te punoj jo pak sepse ne fund te fundit eshte kjo bota ne te cilen ne jetojme, ti duhet te punosh (duke qeshur). Mendoj se kjo eshte nje nga gjerat qe me streson ne menyre konstante sepse me pelqen qe te udhetoj e te pushoj por edhe qe te merrem me kinema.Koha qe kam ne dispozicion eshte gjithnje shume e kufizuar dhe e mbushur me projekte pune. Nuk i dihet kurre se ku do te jesh te nesermen. Megjithate do te behem pak shtepiake nese projekti i "Tru Calling" do te vazhdoje per disa vjet .


Si mendoni, cfare do ta beje "Tru Calling" qe te kete sukses?
E.Dushku: Mendoj se shume seriale jane perqedruar rreth vajzave . Buffy perundoi dhe Dark Angel po ecen mire, por ka shume seriale e subjekte qe mund te kene protagoniste kryesore vajzat dhe natyrisht qe vajzat perbejne nje pjese te konsiderueshme te shoqerise sone. Do te kete gjithnje nje interesim ndaj ketyre temave sepse vajzat qe i shohin keto filma kane gjithmone dicka per te mesuar.Keta personazhe triumfojne dhe gabojne por me e rendesishmja eshte se ata te mesojne qe te pranosh veten ashtu si je. Kjo eshte nje terapi mjaft e mire per shume njerez. Per kete arsye mendoj se "Tru Calling’ nuk do te kaloje pa u vene re.


A jeni e merakosur per sfiden? Do te jete nje perballje mes "Friends", "Survivor" dhe "Tru Calling" ?
E.Dushku: Vetem nje pjese e vogel aktoresh marin pjese ne filma apo shfaqje qe jane te ndjekura apo qe mund te krijojne konkurece. E si mund te ndihem tjeer vecse me fat? Sfida nuk ka filluar ende plotesisht. Nese filmi do te kete nje audiece te madhe, do te jete fanastike nese jo atehere le te provojme dicka tjeter. Ne po e provojme dhe nuk do te terhiqemi pa dhene me te miren. Mendoj se suksesi do te jete ne varesi te punes tone e pa diskutim edhe ne varesi te audiences. Arti imiton jeten dhe eshte i ngjashem me te. Nese jep maksimumin vleresimetnuk mugojne. Ne te vertete une jam shume e emoicionuar per kete projekt qe kam nisur.


A do te kemi mundesi qe te shohim te "Angels" kete vit?
E.Dushku: Nuk i dihet. David Boreanz eshte si vellai im dhe ne ia kalojme shume mire me njeritjetrin.Do te doja qe te pnoja ne vazhdimesi me te. Ai eshte i madh. Me pelqen shume kur aktroj me te dhe jo eshte me e redesishmja per mua. Duhet qe me njerezit qe punon te kesh mardhenie te mira se ne te kundert e gjithe puna te veshtiresohet me shume e ti do qe nvetem te mbarosh e te ikesh. Kur ka dashuri e mirekuptim mes njerezve gjithcka shkon ne drejtimin e duhur. Me pelqen shume kur ambjenti ikrijuar nuk te kujton se je ne pune dhe cdo gje eshte e ndertuar mbi respektin reciprok.
Ndonje gje tjeter per te shtuar?
E.Dushku: Habitem me veten time se si thashe dicka serioze e te thelle (qesh). Shpresojme qe fansat e mi te pelqejne fjalet qe thashe.

K-man
20-01-05, 06:38
na krejt dijim me bo "search" ne internet per Eliza Dushkun, po giovanni e ka hap kete teme qe me i marr mendimet tona, e jo aftesite tua per "copy/paste"

Gentiani
30-01-05, 15:44
na krejt dijim me bo "search" ne internet per Eliza Dushkun, po giovanni e ka hap kete teme qe me i marr mendimet tona, e jo aftesite tua per "copy/paste"

mirė pra K-man nisja ēka ke pėr tė shėnuar nga mendimet tua, pa asnjė informacion tjetėr pėr Eliza Dushkun!

Jam kurreshtarė tė lexojė mendimet tua se prej nga do tė fillosh?! :wink:

K-man
31-01-05, 01:52
na krejt dijim me bo "search" ne internet per Eliza Dushkun, po giovanni e ka hap kete teme qe me i marr mendimet tona, e jo aftesite tua per "copy/paste"

mirė pra K-man nisja ēka ke pėr tė shėnuar nga mendimet tua, pa asnjė informacion tjetėr pėr Eliza Dushkun!

Jam kurreshtarė tė lexojė mendimet tua se prej nga do tė fillosh?! :wink:

une shkrimin tim e kam bere. ti fillo..

Gentiani
31-01-05, 22:36
K-man edhe unė shkrimin tim e kam bėrė gati, por e kisha harruar :wink: :lol:

Vetėm ja jep "search" dhe Eliza Dushku dhe tė gjitha shkrimet qė gjinden marr autorėsinė unė :wink: :lol:

shihe nėse edhe sjell dikush Copy/Paste nuk ėshtė kurrfarė thyerje rregulle e parimi, sė fundit njė personalitet nuk mundet ti ketė 4-5 biografi dhe tė ja qėllojmė secili nga ne kėtu se kush ėshtė e cili mundet tė jetė.

anna
05-02-05, 16:02
heren e pare e kam pare te seriali `buffy` :wink:

NobodysFool
08-02-05, 19:42
besoj esht beqarja :D

Kercovari
29-04-05, 10:52
Eliza Dushku

I Ati Shqiptare Nena Daneze
Thote se me shume ka qen e dhene pas te atit se sa pas te emes.

http://www.wrongturnmovie.com/img/wallpaper_a_1024.jpg

King_Gentius
03-04-06, 07:55
Shikoni kete video ku Eliza Dushku eshte e ftuar ne shfaqjen e Regis Philbin ne New York. Atje qe te dy thone se jane shqiptare.

www.youtube.com/p.swf?video_id=r33t-dPz1jg (http://www.dardania.de/vb/upload/www.youtube.com/p.swf?video_id=r33t-dPz1jg)


Regis: what kind of name is Dushku?

Eliza: Dushku is...Im Albanian-Danish

Regis: oh im Albanian too

Eliza: yeah right

Regis: yea ok how bout this wice guy, the word for bread is Buke!


Ekziston dhe nje video tjeter ku ajo dhe Belushi jane te ftuar ne shfaqjen e Jimm Kimmelit, ku gjithashtu Dushku dhe Belushi thone se jane shqiptare.

DEA
07-09-06, 15:56
ElizaDushku-JamesBelushi (http://www.youtube.com/watch?v=b0cFvVOket4)

egi
03-08-07, 19:48
e di qe ajo nuk e din shqipen..shum keq...:frown: