PDA

View Full Version : HASAN PRISHTINA...


Honesty^uk.
20-01-05, 21:33
http://www.beepworld.de/memberdateien/members33/ajetsahiti/hasan_prishtina.jpg :arrow: HASAN PRISHTINA




RIBASHKIMIN E KEMI TESTAMENT NGA HASAN PRISHTINA
http://www.beepworld.de/memberdateien/members33/ajetsahiti/shqipniaetnike.gif
Nga treva e Drenicės, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinės (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhėheqės i palodhur i kryengritjeve tė pėrgjithshme pėr Pavarėsinė e tokave shqiptare, tėrė pasurin dhe jetėn e dha pėr tė mirėn e kombit. Lirisht mund tė thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatė muajve maj-gusht 1912 e pėrgatiten ngritjen e Flamurit nė Vlorė. Nė pėrfundim tė kėsaj flete po e citojmė shkrimtarin tonė tė njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: Kurrė ky vend, kjo anė me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicė e papėrkulur, nuk ka dashur tė dijė pėr asnjė pushtet pėrveq pushtetit tė vet. Kurkujt pra nuk i ėshtė nėnshtruar. E prej ligjeve njerėzore qė vlenin aty diqka ishte vetėm njė: Ai i Lekės

"Luftėn dhe kundėrshtimin ndaj coptimit, do ta ndaloj vetėm kur tė ēlirohet dhe tė bashkohet kombi im" (Hasan Prishtina)

Hasan bej Prishtina ka qenė njė nga personalitetet dhe figurat mė tė shquara tė Lėvizjes sonė Kombėtare. Mbiemri i vėrtet i Hasan Prishtinės ka qėnė Berisha. Me largimin e gjyshit tė tij Haxhi Ali Berisha nga Polaci (Drenicė) nė Vushtri, mbiemrin e ndryshoi nga Berisha nė Polaci. Por mbas zgjedhjes sė Hasan beut deputet nė Kuvendin Popullor Turk, mbiemri u kthye nga Polanca nė Prishtina pra, dhe u njoh si Hasan bej Prishtina. Shovinizmi i xhonturqėve kundėr shqiptarėve dhe Shqipėrisė, nxiti njė urrejtje tė deputetėve shqiptarė, antarė tė Kuvendit Popullor turk, tė cilėt ndėrrmorėn njė takim tė fshehtė pėr fillimin e Kryengritjes (1909-1912) nė Shqipėri.

Esat Pashė Toptani morri pėrsipėr krahinėn e Shqipėrisė sė Mesme dhe krahinėn e Mirditės, Myfti Beu, Azis Pasha dhe Syrja Beu, morrėn pėrsipėr krahinėn e Toskėrisė. Ismail bej Qemali u nis pėr nė Europė, pėr tė mbledhur tė holla dhe armė pėr kryengritjen. Hasan bej Prishtina morri pėrsipėr organizimin e kryengritjes nė Kosovė, bashkė me Barjam Currin dhe Isa Boletinin. Kjo kryengritje do tė kurorėzonte mė 28 nėntor 1912 shpalljen e pavarsisė sė Shqipėrisė sė zvogėluar.

Hasan Prishtina ka qenė drejtor i sė pėrditshmes ’’ZUKRE’’ (Afėrdita) qė ka dalė mė 1911. Pėr arėsye tė gjendjes sė jashtėzakonshme brenda dy vjetėve gazeta e ndėrroi emrin rreth 20 herė, ku dolėn 412 numra. Dhe emri i drejtorit shkruhej gabimisht si; ’’Pessembe Mebusu Hasan’’ (deputeti sė enjtes).

Nė vitin 1914, kur vjen pėr tė drejtuar Shqipėrinė princ Vidi, Hasan Prishtina zgjidhet ministėr i punėve botėrore tė qeverisė sė Durrėsit. Mė 1918, Hasan Prishtina, Kadri Prishtina (Hoxhė Kadriu), Bajram Curri dhe shumė tė tjerė formojnė Komitetin ’’Mbrojtja Kombėtare e Kosovės’’ me pėrfaqėsuesit e tyre nė Romė dhe nė shtetin mėmė Shqipėri.

Hasan Prishtina mė 7 dhjetor 1921 u zgjodh nga Kuvendi Popullor Shqiptar kryeministėr dhe ministėr i jashtėm, por mė 10 dhjetor 1921 ai jep dorėheqjen mbas kundėrshtimeve tė disa deputetėve qė i kryesonte Ahmet Zogu. Kėshtu, pėr tė shmangur gjakderdhjen midis shqiptarėve, Prishtina mbetet vetėm deputet i atij Kuvendi.

Me vendosjen e marrėdhėnieve midis Shqipėrisė dhe Mbretėrisė Serbo – Kroate - Sllovene mė 1922 Qeveria e Ahmet Zogut dhe e Xhaferr Ypit u hoqi tė drejtėn e deputetit nė Kuvendin Popullor shqiptar, Hasan Prishtinės, Bajram Currit, Hoxhė Kadriut dhe shumė udhėheqėve tė tjerė nga Kosova dhe filloi ndjekja pėr eleminimin e tyre. Kjo ishte marrėveshja qė bėri kryeministri Ahmet Zogu me ministrin e jashtėm tė mbretėrisė Jugosllave z.Ninēiē mė 1922.

Nė janar tė vitit 1922 qeveria e Tiranės lidhi marrėveshjen qė ushtria serbe ta ndiqte Hasan Prishtinėn dhe udhėheqėsit e tjerė kosovarė edhe brenda territorit tė shtetit shqiptar.

Nė fund tė muajt shkurt 1923, Hasan Prishtina dhe Barjam Curri u ngritėn kundėr rregjimit serb nė Kosovė. Kjo kryengritje u shtyp sepse qeveria e Ahmet Zogut nuk i mbėshteti. Mbas kėsaj 3500 shqiptarė tė Kosovės u pėrzunė nga trojet e tyre pėr nė Turqi.

"TRADHĖTARI" HASAN PRISHTINA

Mė 26 shtator 1924 krahas Fan Nolit, Luigj Gurakuqit ishin dhe Hasan Prishtina, Bajram Curri, Bedri Pejani nė Lidhjen e pestė tė Kombeve nė Gjenevė.

Pėrfaqėsuesit e Kosovės Hasan Prishtina, Bajram Curri dhe Bedri Pejani kundėrshtuan pėr genocidin qė ndiqte Beogradi ndaj popullit shqiptar nė Kosovė. Mbas rrėzimit tė qeverisė sė Nolit mė dhjetor 1924 dhe ardhjen e Zogut me ndihmėn e serbėve Hasan Prishtina largohet pėrgjithmonė nga toka e mėmėdheut, pėr t’u vrarė mė 13 gusht 1933 nė Selanik nga dorėsi i Ahmet Zogut.

Deri nė vitin 1962 Hasan bej Prishtina ishte cilėsuar tradhėtar i kombit shqiptar. Kėshtu mbreti Zog e vrau, atėherė qeveria e asaj kohe e Enver Hoxhės e rivrau, sepse pseudohistorianėt shqiptarė shfrytėzuan deri mė 1962 dokumenta jugosllave dhe ruse pėr tė bėrė historinė e Shqipėrisė dhe vlerėsimet e disa figurave tė ndritura politike shqiptare. Shumė dekada pas vrasjes sė Hasan Prishtinės, eshtrat u sollėn nga Selaniku pėr t’u rivarosur nė njė copė tokė nė Kukės, pranė kufirit me Kosovėn


PASURIA E HASAN PRISHTINĖS NĖ SELANIK

Hasan Prishtina ka qenė shumė i pasur, por pasurinė ai e shkriu pėr ēėshtjen kombėtare shqiptare. Ai pat mbledhur tė holla pėr tė ēuar nė shkollėn normale tė Elbasanit’ djemtė shqiptarė nga Kosova. Pasuri e patundėshme qė i ka ngelur ende dhe qė njihet botėrisht ėshtė njė ndėrtesė shumė e madhe qė ndodhet nė qendėr tė Selanikut, anės detit nė rrugėn Vasilis Ollga (dikur zonė e privilegjuar). Ndėrtesa ėshtė trekatėshe dhe rrethohet prej njė oborri gjigant me siperfaqe rreth 1500 m katrorė, vlera e saj nė tregun e shitjeve tė banesave me truall arrin nė shumė miljon dollarė amerikan. Thuhet se mjaft vite mė parė pronėn e kėrkoi e mbesa e Hasan Prishtinės, por shteti grek nuk ia dha. Sot shtėpia ėshtė pronė shtetėrore dhe funksionon si shkollė dhe Instuticion bamirės pėr personat shurdhmemecė dhe tė verbėr. Kjo ndėrtesė pėr shqiptarėt ka njė vlerė historike. Vendosja nė murin e saj tė jashtėm e njė pllake memoriale ėshtė gjėja mė elementare pėr indentitetin e ndėrtesės dhe kujtimin e kėtij personaliteti. Ėshtė e drejtė dhe detyrė qė pėrfaqėsuesit e Kosovės tė kėrkojnė qė kjo pronė e njeriut qė nuk e ndali luftėn pėr bashkimin e trojeve shqiptare tė njihet dhe tė zotėrohet. Hasan Prishtina pranoi ma mirė me vdekė nėpėr malet e Kosovės, se sa kolltukun e turpit nė njė ministri nė Stamboll. Dhe fitimi i sė drejtės do tė ishte njė shpėrblim i merituar, njė peng nderimi pėr kėtė burrė tė shquar shteti.

PĖRSHKRIMI I ATENTATIT NGA GAZETA GREKE "MAQEDONIA E RE" Shkrimi i mė poshtėm ėshtė marrė nga gazeta greke "Maqedonia e Re’’ e datės 14 gusht 1933, njė ditė mbas vrasjes sė Hasan Prishtinės, nė Selanik, ku ėshtė shėnuar se ai ėshtė pronar i ndėrtesės sė sotme "Shkolla e tė Verbėrve’’. Gazeta e kohės pėrshkruan vdekjen tragjike tė atdhetarit, politikanit tė madh Hasan Prishtinės. Ja dhe pėrshkrimi: "Njė tjetėr vrasje qė u bė nė rrugėn Ēimisqi, tronditi Selanikun. Politikani shqiptar Hasan Prishtina u vra nė qoshen Ēimisqi nė Vogaxhiku, pėrpara bakallhanes ’’IVI’’. Shqiptari Ibrahim Ēelo, 28 vjeēar, i papunė, qėlloi pesė herė ish-kryeministrin shqiptar Hasan bej Prishtinėn. Vrasja u krye nė orėn 2 mbas dite mė datė 13 gusht 1933. Nė rrugėn Ēimisqi u pa njė zotėri i moshuar, i mbajtur mirė dhe me tipare simpatike, tė ecte pėrkrah e tė fjaloste me njė person tė veshur mirė, i gjallė, sa e tradhėtonte dhe toni i zėrit. Arritėn nė kryqėzimin e rrugės Ēimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin pėr tek bakallhane ’’IVI’’ dhe nė largėsi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo. Njeriu me pamje tė zymtė nxorri rrufeshėm revolverin e markes ’’SMITH’’ dhe shtiu kundrejt bashkėbiseduesit, i cili ishte Hasan bej Prishtina, qė ra nė trotuar. Kalimtarėt e mbledhur nga tė dy tė shtėnat, panė vrasėsin tė turret me mizori tė parrėfyer mbi viktimėn dhe t’i zbrazė edhe tre plumba tė tjerė, dy nė kraharor dhe tė tretėn nė kokė, si e shtenė vdekjeprurėse, pėr tė qenė i sigurtė pėr pėrfundimin e aktit tė vrasjes. Fill pas krimit tė tij vrasėsi, qė ti ikė rrezikut prej turmės sė mbledhur qė u vu pėr ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku. Nga tronditja ai ra nė vitrinėn e tregėtores ’’Beharnae’’ tė cilės ia dėmtoi tendėn, por rimori veten, pėr t’u turur drejt rrugės ’’Paleon Patron’’ ku u rrethua nga turma, qė e ndiqte me synime tė errėta. Vrasėsi hyri nė banesėn e mjekut z.Dukidhis, ku dhe ju dorėzua rojes sė policisė. Por nuk mundi t’i ik egėrsimit tė turmės. Kalimtarėt qė e ndoqėn dhe banuesit fqinjė tė ēdo moshe, shtrese, pa ditur indetitetin e tij dhe as motivet e vrasjes, tė indinjuar ndaj egėrsisė qė tregoi vrasėsi ndaj viktimės, sa panė tė vije skuadra e policisė, u turrėn dhe ata duke thirrur: - Shqyjeni, shqyjeni, vrasėsin. Ndėrsa polici mė kot pėrpiqej tė shpėtonte antentatorin, turmat u turrėn ndaj tij dhe nisėn ta grushtojnė, duke i shkaktuar mavijosje nė pjesė tė ndryshme tė trupit. Do ta kishin ēarė pėrgjysėm vėrtet, nėse nuk do ia mbėrrinte tė hynte nė njė tjetėr shtėpi, nė rrugėn ’’Paleon Patron’’, ku u strehua nga i zoti i shtėpisė, i cili nxitoi tu mbyllte derėn e jashtme turmave tė zemėruara. Pas pak mbėrriti sekretari i policisė, nėntogeri z.Zografo, dhe vrasėsin e transferuan me motoēikletė nė Seksionin e tretė tė policisė. Hasan Prishtina, i mposhtur nga plagėt, u dėrgua ndėrkohė nė Spitalin Popullor, ku trupit tė tij iu bė autopsia. Nė orėn 2.50 minuta pas dite oficeri Sotiriu nisi hetimet me pėrkthyes, pyeti vrasėsin nėse e njeh gjuhėn greke, ai u pėrgjigj se njeh gjuhėn shqipe, frėnge dhe gjuhėn turke. Vrasėsi nėnvizoi se akti i tij u dedikohet motiveve politike. Ndėrkaq pretendoi se ish-kryeministri i atdheut tė tij ishte komit dhe bashkėpunonte me komitetin bullgaromaqedonas me qėllim qė tė vrisnin mbretin e Shqipėrisė Ahmet Zogun. Planet, thotė antetatori, m’i tregoi Hasan Prishtina pėrpara pesėmbėdhjet ditėve, kur po vinim prej Vjene (Austri) dhe mė bėnte presion qė tė bėhesha unė kryetar i bandės komite dhe tė shkoja nė Tiranė ku tė vrisja mbretin Ahmet Zogun. Prishtina, vijon vrasėsi, mė premtoi shpėrblim mujor dhe njė shpėrblim dhuratė mbas aktit tė vrasjes, por unė i kundėrshtova kėto propozime tė tij, sepse jam pro regjimit te mbretit Ahmet Zogu dhe nuk dėshiroja tė bėhem vegėl e Hasan Prishtinės, tė cilin nė Shqipėri e quajne tradhėtar. Ibrahim Ēelo jetonte nė Nikea tė Francės dhe ishte tregėtar frutash, ishte i martuar me njė spanjolle, me tė cilėn kishte dhe fėmijė. Atje u njoh pėrpara disa vitesh me Hasan Prishtinėn, qė ish shpėrngulur nė Nikea pėr hir tė shlodhjes dhe kishin lidhur marrėdhėnie familjare. Gjatė njohjes midis tyre Hasan Prishtina i kish treguar pėr rininė, vėrshtirėsitė qė kishte kaluar pas largimit nga Shqipėria nė Turqi dhe Bullgari. Nė Turqi pat gjetur miq tė vjetėr dhe bashkėluftėtarė kundėr xhonturqve. Morri pjesė nė njė shoqatė tė fshehtė me bashkatdhetarėt e vet pėr ēėshtjen shqiptare".

Agim!
05-03-06, 04:19
HASAN PRISHTINA

NJI SHKURTIM KUJTIMESH
MBI KRYENGRITJEN SHQYPTARE TE VJETIT 1912

Shkodėr
SHTYPSHKRONJA FRANCISKANE
1921

(Ribotim i parė)
SHTEPIA BOTUESE "EURORILINDJA" 1995

Redaktor: Ramadan Musliu
Pėrgatiti
pėr botim: Adem Istrefi


Parathānė
Tue lanė botimin e nji libri mā tė plotė per atė herė kur kam me pasė nė dorė dokumentat q'i perkasin kryengritjes shqyptare tė vjetit 1912, tė cilat mė gjinden nė Stambollė e Kosovė; tesh pėr tesh, po e shoh tė nevojshme vetėm me qitė ket broshurė me qėllim pėr me ndritsue pjesėsisht mendimin e pėrgjithėshėm e me forcue pa vjeftsin e disa ēpifjeve pa-logjikė qi pėrfliten pėr punė tė kesaj kryengritje.
Fitimin qi ka me u nxjerrė prej kėsaj broshure, kam m'e kushtue pėr sigurim t'arėsimit tė fėmivet jetima tė Kosovės, Dibrės e tė Ēamėris qi gjinden nė Shqypni.

Hassan Prishtina.

_____
Shėnim: - Tue kėnė se gjyshi i em, Haxhi Ali Berisha, para 150 vjetve ka ardhė nė Vulēitirn nga katundi Polancė (Drenicė), prandej mbi-emni em duhet me kenė "Polanca ". Por mbas qi u zgjodha deputet i Prishtinės e mbrapa, ndeper shkrime, fletore e tjera mė quejshin Hassan Prishtina, pėr ket shkak po me vazhdon gjithnji ky mbi-emen.

Nji shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqyptare tė vjetit 1912

I.
Shkaqet e kryengritjes:
Shkaqet e kryengritjes janė tė shuma e shum nduersh. Por po i shkurtojmė ndėr kėto qi janė mā kryekreje:
1) Shovinismi i komitetit "Jeune-Turc".
2) Pa pajtimi i traditionevet e zakonevet tė Shqypnis, sidomos tė Gegnis, me konditionet e liris tyrke.
3) Intrigat panislamike t'administrationit.
4) Tė pėrzimunit t'ushtris nė politikė.
5) Mizorit tyrke tė vjetit 1910.
6) Shvillimi i ndėrgjegjes komtare nė Shqypni.
7) Systemi mizuer e i pa ligjėshėm qi ndoqi qeverija e tyrqvet tė rij ndėpėr zgjedhje tė vjetit 1912.

II.
Para lėvizjes s'armatisun.


Nji ditė historike nė Parlament Othoman.
Nji mizori pa farė frźni mbretnonte nė Shqypni fill prej asaj dite qi operationi i Turgut Pashės (1910) mori fund me fitim tė plotė tė Turkis.
Nuk kish ma nė Shqypni as klube, as komitete e shkolla. Bashkimxhit (emėn qi u epshin tyrqit nacjonalistve shqyptarė), ishin shperda e krejt organizimi komtar nuk shėnonte veē se nji shkatrrim; kėsaj gjendjeje tė dishprueme i dhanė deri diku nji shkas positiv lėvizja malcore e vjetit 1911, veprimi i komitetit bullgar ndėr viset e Makedonis, ngatrresat qi paten le e u shvilluen nė mes t'elementave othomanė mbas themelimit tė partis "Marrveshtje e Liri" e lufta Italo-Turke qi plasi pėr ēashtjen e Tarabullusit.
Kah fundi i vjetit 1911, tue u frymėzue nga idhnimet e mizoris turke, partija kundreshtare bani nji pyetje mbi gjendjen e Shqipnis e e ngushtoi Hakki Pashėn me dhanė hesape mbi ket pikė pėrpara Parlamentit.
Shumica e deputetėnvet tė Shqypnis mė paten ngarkue me i ba ball shpjegimevet tė Vizirit tyrk, tue i u mbėshtetė dokumentavet qi kishim mbledhun pėrmbi kėto mizorina.
Biseda u hap e qysh nė fillesė shkoi tue u ashprue. Ēashtja kishte nji landė tė pa kufizueme. Na ishim tė fortė nė lamė tė logjikės e me prova tė gjalla nė dorė. Mora pra edhe unė fjalėn. Kritikova ashprisht politikėn tė turpshme qi po ndiqej nė Shqypni. I derdha arėsyenat qi mė shtyjshin nė ket kritikė kaq tė rreptė e ma nė fund tue permbledhė krejt energin t'eme i a lidha kryet me ket frasė:
"Nė kjoftė se Qeverija nuk ndrron politikė e administrim nė Shqypni, nė kjoftė se shqiptarėt nuk i gėzojnė tė drejtat e tyne politike, asht pėr t'u vu oroe qi kanė me shpėrthye nji varg ndodhinash tė pėrgjakėshme e t'idhta".
Nji deputet arab ma priti:
"Ē'kuptoni me fjalėn ndodhina tė pėrgjakėshme e t'idhta?"
I pėrgjegja:
"Po due me thanė qi nė kjoftė se "Tyrqit e Rij" vijojnė nė zbatim tė kėtij systemi mizuer nė lamė tė politikės sė pėrmbrendėshme, kam me kenė njeni, e ndoshta i pari i atyne, qi kam pėr t'a ngrehė flamurin e kryengritjes".
Ky deklarim pėrpara ma se dy qind deputetėnve, kabinetit tyrk e mija ndigjuesve u bani efektin e njij bombe.
Hakki Pasha u ēue nė kambė e tha:
"Hasan begu t'a kishte pėrdorue kėt fjalė pėr dobi tė vendit pat me krye nji shėrbim tė madh. Por, Hasan begu me kėto fjalė ka pėr qėllim me i a shti zjarmin krejt Perandoris".
I a prita:
"Pashė, Pashė, nuk po flas veē se nji tė vėrtetė. Nė kjoftė se nji ditė themelohet nė ket vend nji liri e vėrtetė, vendi i yt e i shokvet t'uej nuk ka pėr tė kenė kėtu; por nė Gjygj tė Naltė (divan alii)". Kur duelem nga Parlamenti, deputetent e Shqypnis e shqyptarėt e Stambollit rrėfyen nji gėzim tė pa kufizuem e mė pėrshendetėn me nji sympathi krejt tė posatshme.
Ismail Kemal begu mė pėrgėzoj nxehtėsisht e mė proponoi me u gjetė nė darkė nė shpi t'eme pėr me pasė shteg me bisedue pak ma gjatė mbi situation tė ri.
Kėshtu mbaroi kėjo ditė historike qi nuk pat lanė shteg pajtimi nė mes tė Shypnis e tė Komitetit "Jeune-turc".

Agim!
05-03-06, 04:26
Vendimi
Ismail Kemal begu, sikur m'a pat dhanė fjalėn, u gjet nė shpi t'eme pėr darkė dhe e kaluem natėn sė bashku.
Gjanė e gjatė biseduem mbi fatin e Shqypnis e ma nė fund venduem me i dhanė mbarim mizorivet tyrke me nji kryengritje. Biseda u mbyll me kėto fjalė:
Ismail Kemali begu: "Hassan beg, i besoi fetarisht karakterit tė Zotnis s'Ate. Ky besim mė ka shty me i shkrue nė zemėr t'eme me ato fjalė qi i pėrdorove nė Parlament tue thanė: kam me kenė njeni e ndoshta i pari i atyne qi kam pėr t'a ngrehė flamurin e kryengritjes"!...I pėrgjegja:
"Ismail beg, para se me folė nji fjalė matem shum e mbasandej flas; por, mundem me Ju sigurue qi zakon i em asht me mbajtė nji fjalė qi mė del nga goja. Pra mbassi edhe Zotnija e Juej po e ndin nevojėn e njij kryengritje, ndoshta vetėm vendimi i ynė nuk mund tė mjaftojė pėr me qitė nė krye ket qėllim, e mė duket qi do tė na duhet me u bashkue edhe me katėr, pesė vetė rreth ketij vendimi".
Ismail Kemal begu mė pėrgjegji: - "Poh, edhe unė jam nė mendim tė Zotnis s'Ate".
Mbasandej mė proponoi me u gjetė n'e nesre nė Hotel "Pera Palace" e me vijue bisedėn aty mbi ket pikė.


Nė Hotel "Pera Palace".
Tė nesermen kuvendi nė mes t'Ismail Kemalit e meje zgjati ma se tre sahat e, nė fund, venduem me mbajtė nji kuvend tue pasė me vedi kėta Zotnij:
Myfid beg Libohovėn, Esad Pashė Toptanin, Aziz Pashė Vrionin e Syreja beg Vlonėn.
Me disa prej tyne u muer vesh Ismail begu e me disa unė. Kur kuptuem se kėta zotnij mendoheshin si na tė dy, venduem me ba nji mbledhjė nė shpi tė Syreja begut, nė Taksim.


Komploti i Taksimit
Mbledhja u mbajtė nėn kryetari t'Ismail Kemalit.
Tue marrė para sysh randėsin e ēashtjes qi kishim pėr tė bisedue proponova me u betue tė gjith para se tė fillojshim kuvendin.
Ky proponim u pranue dhe betimi u ba tue dhanė fjalėn e nderes seicili prej nesh mos me i kallxue kurrkuj shka do t'u flitte e t'u vendote n'at mbledhje.
Mbas betimit filloi kuvendi.
U numruen e u pėrmenden dhe nji here krejt mizorit e "Jeune-turqvet" nė Shqypni e politika e tyne nė ēashtje tė shkollavet e tė shkrolavet qi pat shkue gjithnji tue u rreptėsue.
Sa per ndonji privilegj politik e administruer jo me u marrė vesh, por nuk ish punė as me hy nė bisedė me 'ta.
Pra kuvendi nuk zgjati shum e tė gjith shokėt u bashkuen mbi ket pikė:
"Per me i dhanė fund politikės tyrke nė ēashtje tė kultures komtare e pėr me sigurue disa privilegje politike pėr Shqypni nuk ka tjetėr mjet veē se me fitue mė nji kryengritje tė pėrgjithėshme".
Kėshtu pra u vendue qi t'u organizonte kryengritja e biseda nisi me rrjedhė mbi ket pikė tė dytė: Qysh do t'u organizonte kėjo lėvizje e kur kishin me fillue veprimet?
Ne ket mes rolin ma tė ēmueshem kishte pėr t'a luejtė Kosova.
Pėr ket arėsye u vendue me gjetė e me i futė ndėpėr Mal tė Zi nė Kosovė pesė-mbėdhetė mijė pushkė "mauzer" e me mbajtė n'urdhen t'em, posė ketyne, edhe dhetė mijė napoleona ari.
Zbatimin e kėtij vendimi e mori mbi vedi Ismail Kemal begu qi pat tėfaqė nji uzdajė tė fortė me sigurue ket punė ndepėr Europė.
I sigurova shokėt se kisha per ta organizue kryengritjen ndepėr tė gjitha krahinat e Kosovės e kėjo kryengritje kishte pėr tė plasė kur armėt e tė hollat do t'i kishe nė disposition t'em. Me gjith kėtė, per me fitue ma mirė e ma shpejt, menduem se nuk kishte me mjaftue nji lėvizje e kufizueme vetėm nė Kosovė. Pra, shtova, se kishte me i u dashtė si Toskėnis ashtu edhe Shqypnis sė Mesme me marrė pjesė nė kryengritje disa dit mbas Kosovės.
Esad Pasha, tue u pėrgjegjė, siguroi me dalė vetė e me i pri Shqypnis sė Mesme e Mirditės.
Sa per Myfid begun, Aziz Pashėn e Syreja begun edhe kėta zotnij dhan fjalėn me u gjetė nė krye tė ēetavet tė Jugut drejtė pėr sė drejti.
Ismail Kemal u detyronte me mbetė n'Europė e me na ndihmue me armė e me tė holla tue sjellė nė tė mirė tė lėvizjes s'onė mendimin e pėrgjithėshėm t'Europės.
Kėto ishin fjalėt t'ona para se me dalė prej shpis sė Syreja begut:
Tue i u perdrejtue shokvet u thaēė!
''Jam i bindun, se tė gjith jeni tė ndershėm; por, po ju deklaroj edhe nji herė qi, ku tė dalė le tė dali, unė kam pėr tė kenė nė mal kur ka me tingllue ēasi i kryengritjes. Per kėte kam vu peng pak pėrpara fjalėn t'eme tė nderes. Ju lutem pra mos me mė lanė vetėm, pse jeni betue edhe Ju.
M'u pėrgjegjen tė gjith me nji heri:
"Mundeni me kenė tė sigurt se edhe na kemi pėr t'a krye detyrėn t'onė".
Kėshtu mori fund kuvendi e u mbyll komploti i Taksimit.


Nji pritje prej anės sė Sulltanit (audience).
Nuk ishin vetėm shqyptarėt qi i kundėrshtoheshin sundimit "Jeune-turc", por krejt elementat e perandoris, edhe nji pjesė e popullit tyrk, punė kėjo qi na i lehtėsonte mė nji mėnyrė tė posatshme veprimet nė lamė tė pėrgatimevet e na siguronte sympathin e krejt elementavet tė Shtetit tė Turkis nder minuta tė para tė kryengritjes.
Pra: per me i dhanė nji shkas pak ma tė gjallė lėvizjes antijeunėturke, me initiativė tė grupit shqyptar u formue nji deputation prej pesė deputetensh (shqyptarė, arabė, tyrk, qyrd, armen) per me ia paraqitė Sulltanit ankimet e partis kundėrshtare.
Mora pjesė nė ket deputation edhe unė.
Nafi Pasha, pėrfaqėsuesi i grupit arab, kritikoi me ashprim politikėn e partis Jeunė-turke dhe shtoi se kėjo politikė heret a vonė kishte per t'i tronditė themelet e Perandoris.
Kur Nafi Pasha i mbaroi fjalėt e veta, mora fjalėn unė tue i thanė Sulltanit:
"Mbreti i im, nė kjoftė se nuk i nepet fund nji orė e ma para politikės sė shtrembėt qi po ndjekė partija Jeunė-turke ndepėr tė gjitha krahinat e Perandoris, vendi ka per t'u ba lama e shumė ndodhinave tė pėrgjakėshme dhe do tė heci me vrap kah njij rrėnim i plotė. I vetmi shpėtim per t'a pritė ket rrezik asht tė largumunit e partis sė turqvet tė rij nga fuqija".
Fjalėt e mija ban nji pėrshtypje aqė tė thellė sa Sulltanit i u pėrlotuen syt.
Audienca muer fund mirė, por, fitimi mbeti fjeshtė moral, pse Sulltani nuk e kishte at fuqi sa me shkatrrue sundimin Jeunė-turk. Kėte, muejtem me e kuptue tė nesermen kur "Tanini", organi i partis Jeunė-turke, botoi nji artikull tė rreptė kundra mejet me ket titull:
"Hassan begu nga Vulēitirni, deputeti i Prishtinės, filloi me na kercnue (tehdidė) perpara Mbretit".

Agim!
05-03-06, 04:34
Nji ftim nė dyluftim (duel)
Ky artikull, tue mė shtrėngue me pėrgjegjė, hapi nė shtyp tė Stambollit nji polemikė t'ashpėr qi u pėrfundue me nji ftim nė dyluftim (duel) qi i a ēova Hysein Xhahidit, drejtorit tė "Taninit".
Sheih-islami, mbi kėtė, botoi nji fetva me tė cillen kundėrshtoi tue gjykue duel-on kundra parashkresave (presceiptions) tė Sheriatit e Mbreti, jo vetėm ndaloi me ba duel, por dhe na shtrengoi me u pajtue.
U pajtuem me Hysein Xhahidin e "Tanini" nuk shkroi ma as kundra mejet as kundra shqyptarvet.


Partija "Marrveshtje e Liri" e kryengritja Shqyptare.
Tue i u mbėshtetė levizjes vepruese qi paten pasė nder kėto
kohna komplotistet e Taksimit ndeper konflikte tė partis
"Marrveshtje e Liri" me partin "Bashkim e Perparim" shumė
zotnij paten pretendue ma vonė se kryengritja 1912 u organizue
me dijeni e me bashkpunim tė partis "Marrveshtje e Liri"
Kėjo dava asht fare kundra sė vėrtetės, pse as na nuk ishim aqė tė pa mendė sa me i lajmue tyrqit mbi nji komplot shqyptar, as tyrqit nuk kishin pranue qi shqiptarėt t'i rrokshin armėt kundra ushtris sė tyne.
Komplotistėt kanė pėrfitue nga antagonismi i partivet politike, por pa i a bjerrė me as nji mėnyrė karakterin fjeshtė komtar Komplotit.
Partija "Marrveshtje e Liri" ka muejtė me dijtė aq sa partija sunduese d.m.th, "jeune-turke'"
Roli i komplotistvet nė ket mes asht kufizue mė kėte: Me e ndezė me ēdo mėnyrė antagonismin e kėtyne dy partivet kryesore tė politikės othomane.


Tė shpėrdamit e Parlamentit othoman.
Partija kundėrshtare ishte tue fitue dita me ditė, antagonismi pat mėrrijtė mė nji shkallė aq t'ashpėr sa partis Jeunė-turke nuk i pat mbetė tjetėr armė pėr veē se me shpėrda parlamentin, mjet qi mund tė quhet fysheku i dishprimit qi i takon me provue ase me kerkue me provue ēdo partije politike nė tė bjerrun tė davas.
Partija Jeunė-turke pėrfitoi nga karakteri i vet revolutionar e guximtar dhe e pėrdoroi me fitim ket fyshek tė mbramė.
U shpėrda pra parlamenti tue lanė mbrapa nji pezmetim tė pashoq nder rrethe t'oppositionit.
Mė ket rasė u thashė deputetenvet arabe e qyrdė qi Xhemeitxhit kanė pėr tė kerkue tė fitojnė ndeper zgjedhjet e reja tue perdorue mėnyra tė pa ligjėshme e ndoshta edhe mjetet e terrorismit e kėshtu nuk ka me na mbetė ne veē se me i rrokė armėt pėr me i dalė zot tė drejtavet t'ona politike.
Qėllimi i em me ket propogandė ishte, me i u dhanė guxim e me i shty edhe ata kah udha e kryengritjes.


Komiteti bullgar i Makedonis e kryengritja e 1912-ės.
Mbassi u shpėrda parlamenti othoman, Ismail Kemal begu u nis per Europe e unė pėr Kosovė, tue vendue me permbajtė korrespodencėn ndepėr mjet tė Konsulatės Britanike tė Shkupit.
Kur arrijta nė Shkup puna e parė qi m'u desht me krye kje me qitė nji hap tė njimendėshėm per nji tė marrėm-vesh Shqiptar-Makedonas.
E kerkova dhe u poqa me Z.Pavlof, ish-deputetin e Shkupit nė kohė tė Turkis e ambassadori i Bullgaris pranė Mbret Wied-it mė 1914.
Kėtu po shkurtoi proponimin qi i bana:
'Tyrqit, mbas konstitutionit 1908, kanė ba e po "bajnė mjaft mizori nė Shqypni e nė Makedoni".
"Nuk i kanė nderue kurrqysh tė drejtat e shqyptarvet e tė bullgarvet".
"Terrorismi i tyne po shkon gjithnji tue u ashprue e po ndjekun nji politikė fjeshtė panturkiste. Pra, mė duket se ka arrijtė koha me pėshtue prej kėsaj zgjedhe mizore ndeper mjet tė njij kryengritje tė pėrbashkėt tue pasė pėr qėllim me krijue nji shtet autonom shqyptar-makedonas".
"Mė duket shumė e nevojshme qi mos t'a bjerrim ket rasė e unė jam aq i sigurėt qi kemi pėr tė fitue tue kenė se po pranoni tė merrni pjesė nė kryengritje vetėm atė-herė kur keni pėr tė pa se shqyptarėt po fitojnė".
Z.Pavlof m'u pėrgjegj:
"Proponimi i zotnis sė Juej ka nji randėsi aq tė madhe sa nuk mundem me Ju pėrgjegj pa dergue nji njeri tė posatshėm nė Sofje e pa marrė urdhna prej qendrės sė pėrgjithėshme tė Komitetit t'ynė. Qandra e Shkupit nuk ka kompetencė me vendue mbi nji ēashtje kaq tė randėsishme. Ju lutem pra me mė dhanė lejė deri sa tė mė kėthehet njeriu".


Tė pėrpjekunat me Konsulin e Anglis tė Shkupit.
Tue pritė pergjegjen e Z.Pavlof i u perdrejtova Konsulit Britanik tė Shkupit dhe i bana ket deklaration me gojė:
"Na shqiptarėt, pėr me i dhanė fund mizoris tyrke nė Shqypni si edhe pengimevet qi po na bahen nė ēashtje t'alfabetit e kultures s'onė komtare, kemi zgjedhė si tė vetmin mjet shpėtimi me ba nji lėvizje t'armatisun kundra sundimit turk.
Mė ket rasė tė rrezikėshme kemi nevojė tė madhe per pėrkrahjen e Anglis.
Ju lutem pra tė lajmoni Ministerin t'Uej tė Punėvet tė Jashtme mbi ket deklaration".
Konsuli ish nji zotni shumė liberal. Mė pergjegji tue mė thanė se kishte per t'i a komunikue me nji herė ket deklaration qeveris sė vet e cilla sigurisht nuk kishte per t'a kursye nji pėrkrahje tė gjallė nė tė mirė tė njij Shqypnije qi rrokė armėt pėr liri.
"Me gjith ketė, shtoi Konsuli Britanik, kam me muejtė me ju dhanė nji pergjegjie tė kėputme mbassi tė marr pergjegjen e Londrės"
_____
Shėnim: - Mbas disa ditesh Konsuli Britanik mė ftoi nė ēajė me anen e dragomanit tė tij z.Haxhi Havadis e me tha se Qeverija e tij i kishte pėrgjegjun mbi deklarationin t'em tue thanė se Anglia nuk ka interes nder ēashtje Ballkanike, prandaj s'ishte as kundra as antare e nji kryengritje sė Shqyptarvet.

Agim!
05-03-06, 04:42
Tė parėt e Kosovės.
Nė Kosovė mbretnonte nji pezmetim shumė i ashpėr kundra Xhemjetit. Pra, kujdo qi i a hapa nevojėn e njij levizje me armė m'u pėrgjegj positivisht.
Kuvendova me shumė Zotnij nga Parija mbi shvillimin e njij kryengritje; por damas e me reservė tė madhe. Ēashtja ish shumė e randė e sberthimi i saj kerkonte nji mėshehtėsi e mjeshtri sa as nji punė tjetėr. Pra, ata qi u merrshe fjalėn nuk muejshin me njoftė shoqishoin e tė gjith ishin lidhė nė mue.
Tue kenė se nji pjese e kėtyne zotnive rrnon edhe sot nė Kosovė, ku po mbretnon mizorija sllave, nuk kam se si me permende kėtu veē se emnat e atyne qi kanė dekė, ase qi nuk mund tė kenė ndonji dam prej sundimit barbar tė Serbis.
Riza beg Kryeziu nga Gjakova, Zeinullah begu, im kushėri, nga Vulēitirni, Isė Boletini, Xhemal beg Prishtina, Halim beg Deralla, Ahmed beg Gjakova, nji nga nji, u besatuen me mue qi kanė pėr tė hecė deri nė fund. Kėshtu m'a dhanė besen dhe krent e Llapit e tė Drenicės.
Kryengritja kishte per tė fillue at ditė qi unė kishe me i mbathė opengat e me dalė nė Drenicė (Malci e Vulēitirnit e e Mitrovices). Mbas mejet kishin me i marrė malet krejt ata qi mė patėn dhanė besėn.


Ismail Kemali.
Koha e shėnueme pėr kryengritje u afronte gjithnji.
I shkrova Ismail Kemalit qi t'a kryente detyrėn. M'u pergjegj me sot e neser e me premtime tė thata.
Unė, aqė rreptas i pata hy punės sa nuk muejshe me bjerrė as nji minutė nga friga sidomos qi mos po dishprohen e mos po lodhen ata qi ishin betue.
Kėshtu, bjen fjala, mė ngjau me Nexhip beg Dragen.
Ky zotni m'a pat dhanė fjalen si tjetėr: Nji ditė mė vjen Selim Fanda e mė thotė: "Nexhip begu mė ndeshi te Ura e Gurit e mė tha: "A po shef Selim aga qi policėt po duen me mė xanė!"
"A thue Nexhip begu ka dijeni mbi kryengritje qi organizohet?"
"Jo" i thashė, nuk din gja. "T'ishe kenė polic, m'a priti Selim Fanda, kishe me nxjerrė shumė sende e punė nga tuta qi diktova te ky zotni".
Me gjith qi ket lajm e prita me gjak tė ftohėt, kuptova mirė qi kishe nevojė me qetėsue Nexhip Begun. U poqa me zotnin e tij nė Kafe t'Izzetit prej nga shkuem nė Kafe "Turati". Aty, mbassi hapem biseden tue kuvendue mbi disa punė tė pa randėsishme, gjeta rendin dhe i thashė: "Me gjith qi Ju pata diftue se do tė na u lypte me u pergatitė per nji kryengritje tė pergjithėshme, kam muejtė me kuptue tash vonė se realisimi i kėtij mendimi nuk asht i mundėshem veē se mbas dy vjetve e per hesap t'em kam hjekė dorė tash per tash nga caktimi qi kishim;'"
Me ket dredhi i dhashė fund tutes sė Nexhip begut.
Mė tjetren anė, per tė holla e pėr armė nisa me ngushtue Ismail Kemal begun pak ma seriozisht.
Nder kėto ditėt ma tė kritikėshme tė pergatimevet z.Pavlof-i mė bani nji vizitė nė shpi e mė lajmoi se bullgarėt nuk mundshin kurrsesi me marrė pjesė mė nji kryengritje. U ēudita e kurrqysh nuk muejta me marrė vesh pse Makedonasit refusojshin me u lidhe me ne kur ata, mė nji kohė jo shumė larg, kanė pasė kundershtimin ma tė madh prej nesh nder lėvizje tė tyne pėr librim tė Makedonis. 1)
Kėjo pergjegje tue u bashkue me apathin qi diftoi Ismail Kemal begu nė tė kryemunit tė detyres sė vet, na pat krijue nji gjendje gadi tė dishprueshme.
Nuk kishe veē se krejt pak tė holla e puna qi i pata hy ishte shumė e madhe. M'u lypte me gjetė tė holla e me gjetė pa hall! Nuk mė pat mbetė veē se nji rrugė: me i shitė magazet qi kishe nė Shkup e me fillue veprimin e kryengritjes me ket kapital.
I shita pra magazet e me pretekst tė zgjedhjevet u nisa pėr Vulēitirn bashmė me Nexhip beg Dragen qi shkonte pėr nė Mitrovicė.
Prej Vulēitirni ēova mė katėr anė njėrės per me i lajmue besnikėt e lidhjes se ishte afrue ēasi i veprimit.
_____
1) Lidhja Ballkanike qi u tfaq kahė fundi i vjetit 1912 na jep dorė me gjetė shkakun e vertetė tė pergjegjes negative tė Z.Pavlof-it.
Nuk mund tė mirret me mend se ēfarė ndryshimit pat me i pru kohės s'onė ma se historike tė kishte pasė kėjo pėrgjegje nji natyre tė pėrkundėrt.
Tue u gjetun nji herė nė Vjenė mė ra rasa me kuvendue me nji njeri tė famshėm tė diplomacis austro-hungare mbi ēashtjen e propozimit t'em bullgarve pėr nji marrveshtje mbi autonomin shqyptare-makedone. Diplomati austro-ungar mė tha se po t'a kishin pranue bullgarėt propozimin t'em e po t'ishte realizue ky mendim, pėr sigurė se jo vetem lufta ballkanike nuk do tė kishte ndodh, por edhe lufta botnore kishte muejtė me u zgjatė pėr shumė kohė.


Kryengritja Drenicė-Jynik
Me 5 Maj 1912 ishe nė Drenicė bashkė me Zeinullah begun, burrė nė shej per besniki, nationalisėm e bujari.
Nga Drenica shkrova dy letra, nji per nenprefekturen e Vulēitirnit e nji pėr Nexhip beg Dragen nė Mitrovicė.
Letra e parė permblidhte me pak fjalė kėtė:
"Tue u bindė qi politika Jeunė-turke po vijon mizorisht nė Shqipni, ashtu si pata deklarue nė Parlament, po e ngrehi sot flamurin e ngritjes kundra sundimit tė Turkis".
Letra e dytė shkurtohet si vijon:
"Krejt Kosovasit e unė ngrehem flamurin e kryengritjes kundra tyrqve tė rij. Nė kjoftė se nuk dishroni me u da prej popullit tė Kosovės, ky njeri ka per detyrė me ju pri deri nė vend ku gjindem unė e shokėt e mij".
Kėto fjalė u ndrruen nė mes tė Nexhip beg Drages e Ahmet Prekazit, derguesit tė letres:
- Ku asht Hasan begu?
- Nuk dij. Nuk kam kohė pėr me folė shumė e me ndigjue shumė. Nė patshit menden me ardhė, jam i gatshėm me ju pri.
- Jam i smuet. Nuk mundem me ardhė - i a ka kėthye Nexhip Begu. -
Ket letėr i a ēova Nexhip begut, per mos me muejtė nji ditė me mė kritikue e per mos me i mbetė shteg fjalės sė tij tė thonte ndo i herė se Hasan Begu nuk mė ka lajmue e prandej s'kam marrė pjesė nė kryengritje.
Naten e parė bujtem nė Balincė e tė nesermen, me dy-qind pushkė ram nė Prekaz, te Ahmet Delija ku i mblodhen krenėt e Drenicės dhe kerkuen qi t'a perėsritshim besėn e dhanme.
Besa u lidh me kėto fjalė:
"Bajmė be e japim besen e burravet, se kemi me ba ēfardo flije e nė kjoftė nevoja kemi me i ba kurban me duer t'ona robėt e fėmit t'onė."
Kur arrijtem nė Gjyrxhevik (krahin'e Pjejes) tu Sadik Rama u persėrit besa, dhe nė ket krahinė e prej kėndej ram nė Pozhar, krahin'e Gjakovės.
Fuqija e jonė shkonte gjithnji tue u shtue e aty per aty ishim tė zotet me ēue nė kambė nji ushtri tė madhe fort kryengritėsh.
Kėshtu erdhem nė Jynik, vendi historik ku gjithmonė bashkoheshin e lidhshin besė Peja e Gjakova per me i ra Turkis.


Lidhja e Jynikut.
Populli i Jynikut na priti shumė mirė. Me t'arrijtun kėtu i a perdrejtova Riza beg Gjakoves nji letėr qi mund tė shkurtohet nė kėto fjalė:
"Arrijta nė Jynik bashkė me shokėt per me realisue qellimin.
Ketu po Ju pres, Ju e parin e Gjakoves".
Tė nesermen Riza begu u gjet nė Jynik. Ahmed begu, i biri i Myrteza Pashes, pat mėrrijtė nė Jynik bashkė me ne. Pak mbrapa mėrrijti edhe Hassan Feri me pari tė Plavės e tė Gucis.
- Nder kėto dit Malcija e Gjakoves, tue nxjerrė per preteks ēashtjen e zgjedhjevet e me tė shtyme t'Ahmet begut pat fillue me u turbullue e me i u kercenue Gjakoves. Malcorėt patėn nisė e kerkue qi tė mėsohet gjuha komtare ndėr shkollat e Shtetit.
Zeqir Halili, nji prej krenvet ma nė shej tė Krasniqes, i pat pri kėsaj levizje. - Zeqir Halili, nė kryengritje tė 1912-ės i ka krye pikė per pikė instruktionet qi ka marrė dhe ka mbushė plotėsisht detyren e vet komtare. -
Nė Jynik u bashkuen per pak ditė shumica e atyne qi muejshin me perfaqėsue popullin e Kosovės.
Nė ket mes arrijti dhe Bajram beg Curri pak si idhnueshėm pse nuk e pata lajmue kur ishim nė Shkup. Tue pa qendrimin e zemrueshem tė Bajram Begut u solla e i thashė si tue u mahite:
- Shka kishe me ba, kur Ju pashė se kishi lidhė mjaft miqėsi me xhemietxhit?
- Jam shqyptar, m'a priti, nuk kam mendue kurr veē se si shqyptar e kėtė koha ka per t'a provue.
- Bajram beg, na kėsaj pune i kemi hy. Jemi tė shtrenguem me dalė me nderė e me i sigurue Shqypnis disa privilegje. Nė kjoftė se kėsi shtegu nuk mundemi me realisue qellimin kemi per tė ra n'at gjendje qi gjinden tyrqit e fushes "Hajmana", e kėshtu kanė per t'u vėrtetue fjalėt e Talat begut, kryetarit tė Jeunė-turqvet. 1)
_____
1) Tyrqit e Hajmanės perbajnė at pjesė tė popullit tyrk qi janė shtypė ma sė forti nga Turkija.

Agim!
05-03-06, 04:51
Bajram Begu nuk vanoi me kuptue randėsin e gjendjes e biseda nė mes t'onė vijoi:
- Pėr me luftue me nji Perandon e me fitue kundra saj duhet me pasė shumė sende e sidomos armė, munition e tė holla - tha Bajram Begu.
- Unė i pėrgjegja:
- Ismail Kemal begu ka pasė marrė mbi vedi mena dergue 15.000 pushkė e 10.000 napoleona. Si duket kėto nuk kemi pėr t'i pasė, mbassi deri me ditė tė sodit as tė hollat nuk na i ka ēue. Por Bajram beg nuk kemi edhe fort nevojė per keto sende. Mos muejshim sot me ngrehė krye pse nuk kemi pushkė e tė holla do tė bahemi razi me jetue si tyrqit e Hajmanes e kurrgja kurrkujt...
- Poh, tha Bajram begu, keni tė drejtė. Asht nji detyrė e shejtė per ne me luftue kundra ēdo anmiku dhe mos me pasė as pak pushkė. Lufta na u ka ba detyrė. Pra duhet t'i dalim zot tė drejtavet tona e tė pėshtojmė prej robnis.
Nė Jynik ishin tė mbledhun shumica e paris sė Kosovės Paris sė Pejes nuk i besojshim mjaft e pra dhe ket pari e ftuem nė Jynik.
Zejnel begu, Sejfeddin begu e Jashar Pasha erdhen e i u diftuem pse po u bante mbledhja.
Kėta zotnij, jo vetėm nuk diftuen nji vullndesė tė mirė, por filluen tinzisht me ba nji propogandė per me paralisue qėllimin. Deri diku ia paten kėthye mendjen dhe Riza beg Gjakovės. Na muejshim me i hy punės dhe pa pasė fort nevojė per parin e Pejes; por dishrojshim m'u duke fare tė bashkuem per me fitue ma lehtas e ma mirė.
Na duhej pra me ba nji hap guximtar e me i lanė tė parėt e Pejes e Riza beg Gjakovėn perpara nji "fait accompli".
U mora vesh me Ahmet begun e Myrteza Pashės qi i u dha urdhėn ēetavet tė Berishes me i a fillue pushken ushtris tyrke nder rrethe tė Pejės.
Tė nesermen heret, para se me u zbardhė dita, pushka krisi me tyrqit tue mos i lanė shteg kurrkujt me u marrė ma me diplomati.
Riza begut i a ēuem nji njeri qi u shti sikur me pasė ardhė prej Gjakove at ditė per me i kallzue se tyrqit e kishin dėnue pėr dekė e, nė kjoftė se do tė kėthente nė Gjakovė, kishin per t'a xanė e gri.
Kuvendi nuk kishte se si shtyhet ma. Tė ndeshunat u shvilluen rreptėsisht e krejt parija ram nė Strellc, katund afėr Peje ku u ngreh qandra e kryengritjes.
Populli nisi me u mbėshtjellė rreth kėsaj qandre.


Rrethimi i Pejes.
Kryengritja u shvillue shpejt e me nji energi t'egersueshme rreth Pejes; katundet rreth qytetit u pushtuen e qarku i rrethimit u ngushtue e tė mėsymet kundra kodravet tė forcueme me topa shkuen tue u ashprue pa pra.
Xhafer Tajari, kommandanti i kėtij vendi, bani mrekulli qindrese per mos me na i lėshue kodrat e Jarines e tė Karagaēit.
Furija e kryengritsvet kishte marrė nji fytyrė aq tė mnerrshme sa u bind dhe Xhafer Tajari se qindresa per te duhej t'ishte nji qindresė dishprimi.
Tri dit e tri net nuk pushoi as nji minutė gjimimi i topavet e fishkullimi i plumbavet.
Numri i kryengritsavet ishte shumė ma i madh se ai i ushtris; por shqyptarėt kishin nji pushkė per ma se dhetė vetė, me fort pak munition e ushtrija tyrke ish ngujue nder llogore e pika strategjike me krejt veglat rrenuese tė teknikes sė shekullit XX.
Lufta u ashprue gjithnji e kur fortesat ishin tue ba qindresen e mbramė, regimenti 21 tyrk i Gjakovės, bashkė me regimentin e parė tė Stambollit shperthyen tue na ra kahė shpina e na shtrenguen me i u veshė malevet qi shtrihen kahė Rugova e Plava.
Kėshtu hovi i parė i kryengritjes u thye mjaft keqas perpara Pejes; por morali i shqyptarvet nuk u prish fare e mėnija e shpagimit (intikamit) u shtue edhe ma teper nder zemra tė tyne.


Trathtija e paris sė Pejes.
Mbas kėtij tė thymuni dy vende na paten mbetė ku muejshim me u pėrmbledhė e me vijue kryengritjen: Rugova e Pejes ase Malcija e Gjakoves.
U preferue Rugova 1) "per ku nguli kambė Zejnel begu i Pejes bashkė me dy shokėt e vet.
Rugova me gjith qi na priti mirė, me gjith kėte i u perkrah-paris sė Pejes e cila ishte e marrun vesh me Xhafer Tajarin para se me ardhė nė Jynik bashkė me krenėt e Rugovės, pose Qerim Begut.
Nuk na pat mbetė pra, tjetėr mjet per me pėshtue prej nji kurthe trathtare, veē se me lėshue Rugovėn.
Qandra e kryengritjes nguli nė Krasniqe prej kahė na duhej me komandue nji levizje qi shkonte tue u shtri nder tė gjitha krahinat e Kosovės e ma rreptas nder rrethe tė Mitrovicės, nen prisi t'Isė Boletinit, e nder rrethe tė Prishtines.


Nji ēpallje.
Mu nder keto minuta kritike tė levizjes, kur nuk muejshim me dijtė kush ka per t'a fitue davan, a Shqyptarėt apo Turkija, u pa si e arėsyeshme me i lėshue popullit othoman nji thirrje per t'i dhanė shkas kryengritjes e per me fitue sympathin e krejt elementavet tė Perandoris nė tė mirė t'onė. Nuk kishim se si me fitue luften pa i a shti ēarten dhe ushtris tyrke.
Kėjo ēpallje u shtyp ndeper tė gjitha gazetat dhe mund tė shkurtohet si vijon:
"Qėllimi i tė ngrehunit tė flamurit tė kryengritjes asht per me i dhanė fund sundimit barbar tė jeune turqve, qi nen fytyrė tė liris janė tue perkrye tė gjithė llojet e mizorinavet nė vendin tonė tė cilat tė shtyjnė me pasė ndjesė per absolutizėm tė Sulltan Hamidit.
Ata qi duen atdhen e nderin, i perkrahen landsisht e moralisht trupit t'onė kryengritės, qi ka dalė nė fushė me ketė qėllim tė shejtė. Ata qi dishrojnė qi osmanlijt mos tė mėrrijnė nė nji gjendje tė dhimbshme, mblidhen nen flamurin t'onė kryengritės. Atdheu pret prej nesh bashkimin. Dita asht sod e minutat janė afrue per me pėshtue prej tė kėqijave tė jeune-turqve. A pėshtim a vdekje!"
_____
1) Rugova asht krahina ma e forta e Pejes qi shtrihet kah veri i qytetit me nji grykė tė gjatė e teper strategjike e me nji popullsi nė za per trimni e shėndet.


Lufta e Qafes sė Prushit.
Nuk kishim kohė per tė bjerrė; na duhej me fitue nji luftė per me ēue moralin e popullit nder rreth tė Pejes e tė Gjakoves.
Kėtu Bajram Curri permbledhi fisin e vet Krasniqen e mėsyni qafen e Prushit (Has).
Nė Has Turkija kishte lanė nji garnison prej katėr bataljonash.
Nji luftė e pergjakėshme qi zgjati ashprisht nen komandė tė Bajram Currit, tue marrė pjesė Hasi, Gashi e Bityēi nder rrethe tė Qafes sė Prushit me tė mėsyme e kundra tė mėsyme i shperdau kėta katėr bataliona. Tyrqit u thyen keqas tue na lanė nė dorė shumė munitione, armė, mitraloza e topa, me qinda tė dekun, tė plaguem e robė lufte.
Gjallnimi i ynė ishte aq i plotė sa i dha shpirt e zemer krejt popullit.
Robėt e luftes shka ishin ushtarė, u liruen mbassi u ēarmatisen e mbassi i mashtruem tue i thanė se kryengritja nuk kishte tjetėr qėllim veē se me pėshtue katundarin shqyptar e anadollak prej njij sundimi mizuer. Kėta tė mjerėt me habi tė madhe e perbijshin ket propogandė e kur u kėthyen nė Gjakovė demoralizuen gadi krejt ushtarėt e garnisonit t'atij qyteti.
Nji lidhni me ushtrin othomane tė Gjakoves.
Fitimi i njij lufte mjaft me randėsi, demoralisoi deri diku ushtrin e Gjakoves dhe i dha dorė atyne oficiervet tė partis kundershtare me tfaqė pa kėnaqėsin e tyne ndaj regimit Jeune turk tue sympatisue ēiltas kryengntjen shqiptare.
Kėjo ndodhi fort pak e pritme na dha dorė mos me bjerrė kohė perpara Gjakoves e fuqija e jonė komtare heci guximisht mbi fushen e Kosoves.


Pushtimi i Prishtines.
Per pak dit ma se 12.000 kryengritės u duken perpara Prishtines tue u betue tė gjith me pushtue qytetin me luftė ase paqsisht.
Nė ket mes kryengritėsit e krahinavet tė Gilanit, tė Kaēanikut, tė Prizrenit e tė Tetoves i paten xanė grykat e Kaēanikut e tė Cernoleves e shqyptarėt e rrethit tė Prishtines, me Isė Boletin e Xhemal Beg Prishtinen e Beqir agė Vulēitirnen nė ball, i paten thye tyrqit nė Llap e nė Gollak e ata tė Drenicės, nen komand tė Zejnullah Begut, pushtuen Vulēitirnin.
Kommandanti i garnisonit tė Prishtines deshti me ba si Xhafer Tajari perpara Pejes dhe morri tė gjitha masat ushtarake per me mburue qytetin kundra ēdo tė mėsymes.
Por disa prishtinas trima e ndaluen rrezikun e njij lufte mizore tue i a vu koburen nė gojė komandantit tė vendit mbrenda nė zyrė tė telegrafit e tue e ngushtue kėte me nenshkrue nji urdhen qi ndalonte ushtrin nder llogore me ba ēdo kundreshtim nė kjoftė se kryengritėsit dishirojnė me pushtue qytetin.
Populli i kėtij qyteti na priti me nji enthusiasėm tė pa shoq nė kronologji tė lėvizjevet komtare e i madh e i vogėl u bashkuen me ne.
Tash qandra e kryengritjes ish Prishtina e numri i kryengritėsvet pat arrijtė mė 30.000.
Nė ket mes korrespodentat e shtypit tė huej si tė "Times" "Neu Freu Presse", "Novoje Vremja" etc., u ēuditshin sidomos mbi kėto dy pika:
a) Si muejten me fitue shqyptarėt kundra nji ushtrije tyrke prej ma se 60.000 vetėsh.
b) Dishiplina e madhe qi mbretnonte nė mes tė kryengritėsvet.
Kėtu po shkurtoj nji intervistė qi bani me mue nė Prishtinė redaktioni i fletores sė Petresburgut "Novoje Vremje".
- Shka asht natura e fuqis qi po siguron dishiplinėn nė mes tė kėtij populli kryengritės. Pse edhe nji ushtri e rregullshme nė kohė tė luftės nuk kishte me muejtė me mbajtė nji dishiplinė kaq tė madhe; sidomos kur dihet qi ky popull asht i pa dijshėm?
- Poh, i thashė unė, shqiptarėt nuk mund tė thomi se janė tė dijshėm; por, kanė nji intelligencė qi i dan nė shej nder sa e sa popuj, Shqyptarėt nė kohė tė luftės mund tė sillen si sot, porsi nji ushtri e dishiplinueme, nė kjoftė se prisat dijnė me perfitue nga psykologia e tyne.
- Me tė vertetė, m'a priti korrespodenti rus, jam i bindem sot qi shqiptarėt pėrbajnė popullin ma tė zgjuem tė Ballkanit. Munden me meritue nji t'ardhme tė shkelxyeshme.

Agim!
05-03-06, 05:03
Rrėximi i kabinetit Jeunė-tyrk.
Pushtimi i Prishtinės na lėshonte nė dorė krejt vilajetin e Kosovės. Nė Stamboll filloi me mbretnue nji frigė aq e madhe sa shkaktoi dorhjekjen e Said Pashes, ministri i parė i kabinetit Jeunė-turk. Nė vend tė tij formoi kabinetin e Turkis Qamil Pasha, i njoftėm si ma i madhi anmik i Xhemietit.
Qamil Pasha na lajmoi telegrafisht se kishte vendosė me ēue nė Prishtinė nji mission zyrtar nen kryesi t'Ibrahim Pashes, ish qeveritar e kommandant i Tarabullusit, me Ali Danish Prishtinen, ministri i Punevet tė Mbrendėshme e me Sylejman Pashė Kolonjėn, senator.
Ky mission kishte per detyrė me u marrė vesh me shqiptarėt e me i dhanė fund kryengritjes. Qellimi i im u permblidhte nė kėto pika kryesore:
a) Tė njifen zyrtarisht kufijt e Shqypnis.
b) Autoritetet civile e ushtarake tė ken komsin Shqyptare.
c) Ushtrija shqyptare tė sherbejė nė Shqypni e tė jet komanda prej oficiervet shqyptarė.
ē) Veprimet zyrtare nė Shqypni tė bahen nė gjuhė shqype.
Ibrahim Pasha kėto pika i gjykoi si shumė tė randa e si hapi i parė qi qitet per me u da nga Perandoria othomane. Pra, kerkoi prej meje qi t'i lehtėsojshe kėto pika e mė tha qi nuk kishte me i pasė hije Shqypnis me kerkue kėsi pikash, pse populli asht muhamedan.
- Pashė i a prita; feja nuk ka shka tė bajė me komsi, Zotnija e Juej jeni nga Manastiri, pra shqyptar si unė. Kėto pika lypet t'i gjeni teper tė lehta per me lanė kėshtu nji emėn tė mirė nė histori tė Shqypnis.
Pritėshe prej Zotnis sė Juej qi tė mė kėshilloni me kerkue dishka ma me randėsi. Pse jeni ma shumė tė vaditun se unė pėr kėsi punėsh. Sido qi tė jet, vijova, nuk pranoj kurrfarė pergjegjsije nė kjoftė se kėto pika nuk pelqehen e na mund tė hecim kėshtu deri mė Stamboll e aty mund tė mirremi vesh me Turkin. Besojmė se kėjo punė nuk asht aq e vėshtirė per ne.
Ibrahim Pasha kerkoi prap me fjalė t'ambla me mė kallxue se sjellja e ime ishte kundra myslimannismit e nuk u dam mirė me te.
Nė tjetrėn anė Ibrahim Pasha filloi me i lėmue kryetarėt tjerė qi shkuen m'e vizitue edhe nisi me u perpjekun me tė gjith fuqin e vet per me shti dasin nė mes t'onė. Sidomos filloi me perfitue nė ma tė mirėn mėnyrė prej pa dijes sė Riza Beg Gjakoves e tė fanatizmit fetar tė tij. Riza Beg Gjakova e mandej edhe Isa Boletini filluem me thanė: "Na nuk duem autonomi edhe nuk mund tė dahemi prej osmanlive". N'anė tjeter filluen me u perpjekė me konsulin serb nė Prishtinė. Konsuli do t'i u ket thanė se do tu epte armė, mbasi ma vonė, moren prej Serbis shumė pushkė. Gjendja ishte tue shkue per ditė e ma keq. Para se me lanė Prishtinėn u mundojshe me sigurue shkaqet per tė xjerrunit e privilegjeve; pse ishte e mundun me sigurue qellimin ma lehtėsisht nė Pnshtinė. Por nė njenėn anė Ibrahim Pasha e nė tjetrėn konsuli i Serbis kishin mėrrijtė me futė farėn e dasis nė mes t'onė me propoganda qi bajshin nėn dorė.
Kur shkuem prej Prishtine nė Ferizoviq ishte nevoja me shkrue privilegjet qi do t'i kerkojshin prej qeveris edhe me i a kumtue asaj nė nji mėnyrė kategorike. Ma nė fund, me vėshtirsina e mbas shumė fjalimeve i u ba kerkesa Ibrahim Pashės qi pėrmbante 14 pika; e cila kje pranue prej Qeveris sė Qamil Pashės. Nė ketė rasė, me tė vertetė, asht per t'u permendė mundi e zelli i Bajram Beg Curit, (Kur ishim nė Ferizoviq krejt parsija e Shqypnis jugore, per secillėn punė, mė kishte ba perfaqsues tė vetin edhe mė kishte dhanė nji autorizim tė plotė. Nė librin qi kam me shkrue ma gjansisht per kryengritjen e vjetit 1912, kam me pershkrue ndodhinat e rrjedhuna nė Shqypnin e Jugut e tė Mesmen).
Pikat janė kėto :
1 ) Me perdorue nė Shqypni nėpunės tė praktikuem qi dijnė gjuhėn e zakonet e vendit;
2) Me ba sherbimin ushtarak vetem nė Shqypni e Makedoni, per jashta kohės sė luftės;
3) Me ba e me vu nė zbatim ligjė tue u bazue ne ligjen e maleve (xhibal) pėr disa krahina nė tė cilat asht forcue me fakte se nuk mund tė xierret kurrnji fryt prej organizmit tė drejtsis.
4) Me i dhanė shqyptarve armėt e nevojshme e moderne, mėnyra e tė damit tė cilavet do t'i perkitte Qeveris. (Do t'u bajshin nder vende tė randėsishem deposita armėsh, tė cilat, nė rasė tė nevojes, do tė mund t'i merrshin shqyptarėt).
5) Me themelue e me hapė shkolla reale nė tė gjitha Prefekturat e qandrave tė Kosoves, tė Monastirit, tė Shkodrės e tė Janinės qi numrojnė ka nji popullsi ma se 300.000 frymesh; me hapė edhe shkolla bujqsije si tė Salonikut, mbassi vendi me krejt kuptimin asht nji vend bujqsije; si edhe me shti nė program tė mėsimeve gjuhen e vendit.
6) Me hapė shkolla theologjike moderne ndėr vende ku asht nevoja;
7) Me kenė i lirėshėm nė Shqypni tė hapunit e tė themeluemit e shkollave private;
8) Me u mėsue gjuha e vendit nė shkollat fillestare, qytetse e nė gjymnaze;
9) Me i dhanė randsi tė posaēme tregtis, bujqsis e punve botore si edhe me plotsue e me perhapė udhėt e hekurit;
10) Me vu nė veprim organizimin e krahinave: 1)
11) Me u kujdesue me ruejtė ma fort se perpara zakonet e tradicjonet komtare;
12) Me ēpallė amnistin (faljen e pergjithshme), pa vėshtrue klasė e racė, per tė gjith othomanėt qi kanė marrė pjesė ne kryengritje, per komandantat, oficerat, nepunesit e ushtaret qi kanė lanė ushtrit e vendet e veta si edhe per tė liruemit e t'ikunit prej burgut ne kohen e kryengritjes;
13) Me u dhanė ēdamim, mbas ēmimit tė vertetė, prej Qeveris Turke pėr tė gjitha ato shpija qi u prishen ma para e nuk u kje dhane tė zotve ēdamimi si edhe pėr ato qi u prishen e u rrenuen kėsaj here;
14) Me i marrė nė gjyq tė naltė pjestarėt e kabinetvet tė Haki e tė Sait Pashes;
_____
1) Kėto janė propozime per me diftue kufijt e Shqypnis heshtimisht (tacitement). Me folė kjarisht per caktimin e kufijve tė Shqypnis u donte tė vrahemi me Riza Begun.
Kėto kėrkesa kjenė ba me qellim per me perhapė ma shpejt e ma themelisht organizimin e propagandės. Sidomos dobija e organizimit tė krahinave, n 'administratė, nuk mund tė mohohet.

Kush mundet me mohue pra, se kėto privilegje nuk kanė kenė hape tė mėdha kahė indipendenca e jonė.
Poh, vetem, lufta ballkanike u ba shkak qi kėjo nder e famė t'i mbetet Vlones e jo Kosoves e ne vend tė nji Shqypnis se madhe tė bahet nji Shqypni e vogėl.
U nisėm prej Ferizoviqit per Shkup. Nuk kishim ma shumė fuqi se 20% t'asaj fuqije qi kishim nė Prishtinė. Shkaku i svoglimit tė fuqis ishte ky: Riza Gjakova e Isa Boletini mendojshin me pėshtue Sulltan Hamidin, qi ishte i burgosun nė Salonik e prandej me kenė qi u shikonte me nji fuqi tė madhe, tue mos muejtė me dallue antarėt e Riza Begut e t'Isa Boletinit, kishim frigė e drojshim se ndjeksat e tyne do t'u bashkojshin me kėta dy pėr pėshtimin e Sulltan Hamidit e kėshtu e pam me nevojė pėr me shperda fuqin kunder ē'do rase qi mund tė ndodhte. T'ardhmen nė Shkup, ēashtja e Sulltan Hamidit ndėr qėllime tė Riza Begut e Isa Boletinit u pa shumė kjartas; e per ket arsye u prishėm keqas me kėta dy.
Ishe i bindun se ishte nevoja me shpėrda nji orė e ma parė fuqin, qi kishim nė Shkup, abolla qi mos t'i mbette vend ndodhinave tė pakandshme. Per ket shkak fillova me ba tė perpjekuna ma tė shpeshta me Ibrahim Pashen. Edhe ky ishte frigue tepėr keqas prej ēashtjes sė Sulltan Hamidit. Ibrahim Pasha, tue mendue se shqyptarėt kishin nji fuqi tė pakėt, kishte qitė ceken me xanė Riza Begun e Isa Boletinin bashkė me ushtarėt e Turqis edhe kėte m'a pat thanė edhe mue Ibrahim Pasha kujtonte se unė do t'a pranojshe ket propozim, mbassi e dinte se unė nuk ishe i marrun vesht e nji mendimi me Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė i pata kundershtue kėtij propozimi rreptsisht edhe i pata thanė qi ma parė t'a vete nė veprim ket punė kunder meje se kunder tė permendunve e kėshtu ma ne fund, merrijta m'e shporrė prej kėtij mendimi Ibrahim Pashen. Qellimi i em pėr tė mprojtun tė Riza Begut e t'Isa Boletinit ishte per mos me damtue prestigjin e shqyptarvet. Me tė vertetė kėta tė dy, n'at kohė, nuk mendojshin ndonji send tjetėr veē me pėshtue Sulltan Hamidin prej burgimit. Jo qi nuk mund t'u flitte me ta per punė t'independences; por nuk mund t'u permendte gja as per autonomi pse keto ishin fjalė qyftri (mkati) per Riza Begun e Isa Boletinin.
Unė qindrojshe nė mendimin qi edhe me kenė nevoja me i ndeshkue dy tė permendunit, t'u ndeshkojshin me anė te shqyptarve e jo tė tjeter kujt. Me gjith kėte kėjo kryengritje na ka mėsue shum tė vėrteta t'idhta e na ka dhanė eksperiencė tė madhe.
Paten ardhė nė Shkup si perfaqsuesa te Shqypnis se mesme ZZ.Abdi Beg Toptani, Mustafa Krueja e Kapidani i Mirdites, Marka Gjoni. Kur e pan shkallen e fanatizmit, tė Riza Begut t'Isa Boletinit e tė shokve tė tij, tė thuesh se u dishpruen. U vėrtetuen edhe ata se atė herė nuk ishte e mundun t'u ngrehte flamuri i independences. Unė u pata thanė kėtyne zotnive tė ndershem, se mbas tre a kater mujve do tė bajshim prap nji kryengritje edhe se atė herė do t'a ēpallshim independencen t'onė. Veē kėsaj u pata shtue se nder kėta tre a kater muej do t'a perhapshim organizimin t'onė ma gjansisht edhe do t'i bajshim tė pa kenun, n'emen t'intereses sė Shqypnis, disa vetė tė cilėt muejshin me kenė nji pengim per t'arrijtun qėllimin e shejtė.
Per ket ēashtje patem ra nė godi me ZZ. e naltpermendun. Me tė vėrtetė, patem fillue me u organizue ma themelisht se perpara, por ēka tė bajshim mbassi mbas pak kohe krisi lufta ballkanike, e cila i qiti poshtė tė gjitha planet t'ona.

Agim!
05-03-06, 05:10
Perfundim e Vertetime.
Nė faqe 30 kam folė mbi pėrfaqsimin t'em tė Shqypnis sė Jugut nė Kryengritjen me 1912 e autorizimin qi mė kishin dhanė atdhetarėt e asaj pjesė tė Shqypnis nė ket kryengritje. Pėr vėrtetim tė kėtyne fjalve po botoj kėtu nji letėr tė Z.Nenkolonel Ismail Haki Tatzatit:

Shkodėr, me 15.6.1921

Fort tė ndertit Zotni
Zot.Hasan Beg Prishtinės Deputet i Dibres nė Shkodėr

"Kam marrė vesht se Zot. e Juej jeni tue gatue nji broshurė mbi ndodhinat e kryengritjes shqyptare nė vjetin 1912. Ju lutem tė keni mirėsin m'e pranue edhe ket pjesen teme e m'e shti nė broshuren e siperthanun; mbassi ka tė bajė me kryengritjen qi bahet fjalė:
"Nė vjetin 1912, me qellim per m'u bashkue me kryengritjen e Kosovės, kjemė nisė prej Elbasanit: Ymer Bej Ohri, unė (atė herė ishe kapitan), Ahmed Dakli; e shumė atdhetar tjerė e tė gjith sbashkut u bamė kund 40 vetė qi patėm formue nji komitė edhe kjemė mbledhė nė katundin Martanesh; vend i permetueshem per tė sjellun tė komitės.
Kėtu kje bashkue me ne edhe Zot. Ismail Haki Libohova, kapiten, i cilli kishte ikė prej Dibre. Ēeta e jonė mbet nė Martanesh nja dy javė e nė ket kohė pat ardhė deri nė kufļ tė Martaneshit nenprefekti i Matit, kapiten Esadi me nji bataljon ushtar e dy topa per gjurmimin e kėsaj ēete; por kje ndalue prej saj. Tue kenė qi prap nė ket ditė paten ardhun prej Dibre; ēeta kje detyrue me u largue nė nji mal tė fort tė Martaneshit, ku filloi me ba gatimet e nevojshme, per mos me lanė nė qetsim ushtrin e ardhun; por kėto forca ushtarake u kėthyen mbas 24 orėve per mbas nji urdhni tė marrun.
"Edhe ēeta e jonė kje ba 80 vetėsh e shkoj nė Domre e Shpat t'Elbasanit. Kėtu u bashkuen me ne edhe kapiten Tajar Begu me shumė oficjera tjerė. Kur i u afruem Elbasanit, morem, lajmin se ishte vu kabineti i Qamil Pashės. Tue kenė nė Domre e Shpat paten ardhė edhe shumė atdhetarė tjerė e kje ba forca e jonė afer 800 vetėsh. Kėjo ēetė u marshtronte prej Aqif Pash Elbasanit e shumė atdhetarve tjerė. Nė ket kohė, nė Fieri kjenė mbledhė Komitetet e Vlonės, tė Lushnjes, Beratit, Mallakastres, e tė Korēes nėn kryesi t'Ismail Kemal Begut per me bisedue disa ēashtje tė randėsishme edhe per ket punė paten lajmue komiten e Elbasanit telegrafisht; mbas tė cillit lajmim kjenė dergue prej Elbasanit, per me marrė pjesė nder kėto bisedime, unė, Ali agjah Begu, Hasan Beg Elbasani, Timor Efendija e Zenel Hoxha".
"Nder kėto dit Qeverija osmane kishte shenjue Ibrahim Pashen e Sylejman Pashen per me u marrė vesht me komiten e Kosovės. Gadi krejt Tosknija kishte zgjedhė e lajmue telegrafisht per mėkamės tė vetin Hasan Beg Prishtinen per mu gjetė nė ket bisedim. Qe pra edhe nė Fieri paten fillue me u ba bisedimet mbi ket ēashtje. Nder kėto bisedime ishin edhe Ymer Pashė Virjoni e Aziz Pash Virjoni".
"Ismail Kemal Begu i pat ba nji propozim mbledhjes per me zgjedhė per secillen krahinė nga dy vetė edhe me i dergue nė Kosovė per me bashkpunue me Hasan Beg Prishtinėn nė tė mprojtun tė qėllimit e tė kerkesavet shqyptare".
"Mbledhja, tue kenė se ket mėkambsi i a kishte lanė qysh ma para Hasan Beg Prishtinės, nuk e pelqej ket propozim e kėshtu Ismail Kemal Begu pat mbetė vetėm nė ket mendim".
"Mbledhja propozoi qi Ismail Kemali t'u niste me nji herė per Stambollė per me u marrė vesht me kabinetin e ri edhe ai e pat pėlqye ket propozim".
"Tue kenė per tė nisun, nji ditė para, mbledhja muer nji pergjegje me telegrafė prej Drejtorit tė Telegrafes se Prishtinės. Ky telegram i marrun kje kendue para mbledhjes e ishte nė ket mėnyrė: "Hasan Beg Prishtina asht nisė per nji vend qi sė dihet stop Telegrami nuk mujt me i u dorzue stop". Kur mbledhja ishte tue e komentue nė gjithfarė menyrėsh ket telegram, Zot. Qazim Kokoshi i pat dergue tekstualisht mbledhjes nji lajm tė marrun prej disa fletoreve italjane. Fletoret thojshin: "Hasan Beg Prishtina qysh nė piken e parė tė kerkesave asht prishė me delegacjonin othoman, edhe asht tue shkue gjithnji kahė Shkupi me tė gjith fuqin e vet. Me te asht tue u bashkue me gėzim edhe ushtrija".
"Mbas kėtij lajmi, Izet Beg Zavalani e shumė tė rij tjerė ndin nji zemrim nė vedi edhe filluen me gatue ēetat e me dhanė urdhėn per me marrė nė dorė depositat e Vlonės e tė Beratit. Ismail Kemal Begut i pat kėcye nji nervositet prej ketyne lajmeve e prej kėsaj sjellje edhe i pat thanė Z.Zavalanit: "Ti, shko nė Korēė e bani ball fuqis qi do tė vinė prej andej. Deposita e Vlonės mė perket mue".
"Plaku ishte idhnue aq fort sa i shkojshin lotėt prej syve. Por e pat mbledhė vedin e pyette mbledhjen: A thue ishin tė themelshem kėto lajme a po jo?"
"Tetėdhetė pėr qind prej pjestarve tė mbledhjes i thojshin qi munden me kenė tė vėrteta kėto lajme. Ismail Kemal Begu thonte se jo edhe se nuk mundet me kenė kurrsesi kėjo punė e vertetė; pse ka edhe njerz qi do tė mendojnė per ardhjen e fatin e Qeveris othomane, e nė qoftė se kėto lajme kanė me kenė tė vėrteta, atė herė, na shqyptarėt e osmanllit tė fillojmė me kja pse ka me fļllue mbas kėsaj kohe nji katastrof per tė dy elementat".
"Nuk ishte e mundun me ndalue zemrimin e ēetave. Ma nė fund, u ndalue nisja e Ismail Kemal Begut per Stambollė edhe kje vendue qi t'u niste me nji herė per Bari per me marrė vesht, sa ma shpejt a ishin tė verteta keto lajme a po jo".
"Ismajl Kemali kje nisė per Bari e pa pasė mėrrijtė atje i erdhi mbledhjes sė Fierit nji telegram prej Hasan Beg Prishtinės. Telegrami asht ky: "U morem vesht mbi 14 pikat me delegacjon stop. Asht e udhshme qi secilli tė shkojė nė vend stop. "Tue u ba keto bisedime nė Fieri, nji pjesė prej komitės, qi ishte afėr Elbasanit, hyni nė zyre tė telegrafės edhe bani mėkambės tė vedin Hasan Beg Prishtinėn. Edhe kėjo komitė kje shperda me nji telegram tė marrun si ai i sypermi".
"Komitat e Permetit, tė Klisurės e tė Leskovikut ishin nen urdhen tė togerit Melek Beg Frasherit. Asht per t'u permendė telegrami i Z.Toger Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut nė pergjegje tė nji telegrami q'i pat dhanė ky i mbrami Hasan Beg Prishtinės tue i thanė se: "po vi". Telegrami i Z.Frasherit qi i a pat drejtue Nijazi Begut mbassi e pat perzanė nenprefektin e Permetit ishte nė ket veshtrim:"
"Po kje qi nuk ju dhimbet qoshku magnifik i Juaji ju pres tė vini. Kah unė eni jo kah Hasan Begu".

Nenkolonel Ismail Haki Tatzani m.p.

* * *

Per me diftue, si argument, sa mendime tė gabueshme janė per kryengritjen e vjetit 1912 e perfundimet e saja po e shoh tė nevojshem me pershkrue tekstin si asht tė nji artikulli tė botuem nė Nr.166, me 16 tė vjeshtės sė parė 912 nė fletoren "Dielli" tė shkruem prej kryetarit tė tashem tė Partis Popullore, Emzot Fan Nolit nen titullin "Per zgjedhjet tė deputetve". Artikulli asht ky:

Per zgjedhjet tė Deputetve.
"Pas nji muaji Shqiptarėt do tė ftohen prej guvernes tė zgjedhin perfaqėsonjėsit e tyre per Parlamentin e Perandorisė turke. Ne u-lenēin tė lirė, memedhetarėt t'anė do t'apin voten e tyre vėrberisht per sa njerės, tė "mėdhej" pas mendjes sė tyre dhe ēarllatane pa cipė pas mendjes s'onė, pa i lidhur me njė program dhe pa venė re jetėn e tyre tė shkuar. Dy nga kėta Shqypėtarė "tė shkelqyer dhe me nam" qė do tė dalim pa dyshim janė Ismaili i Vlorės dhe Hasani i Prishtinės".

Agim!
05-03-06, 05:17
Ē'behet Gjetkė.
"Ne viset e qyteteruara, kur del nje njeri perpara popullit dhe i lyp voten per tė dalė deputat, i kerkojnė pik'sė pari t'u tregojė programin qė do tė mbajnė nė Parlament po tė zgjidhet. Ē'do kandidat ben hesap qė do tė harxhojė njė sumė tė madhe per tė shtypur kėto programe dhe njė sumė tjetėr me tė madhe per tė shetitur qytet me qytet e fshat me fshat qė t'u ē'koqitet zgjedhsve pikė pas pike e t'u pergjigjet ē'politikė do tė mbajė nė ēeshtje, tė cilen harroj t'a verė nė program. Kjo eshtė pjesa me e lehtė e fushatės elektorale. Se ēdo vagabond munt tė paguajė qatip, qė t'i shkruajė sa programe, ne tė cilat t'i zotohet turmes qė, po tė zgjidhet, do tu mbarojė deshirat tė gjithė zgjedhsve tė tij. Ēobeneve do t'u thotė qė, po tė behet deputat, dhent e tyre do tė pjellin nga dymbedhjet shqera; bujqerve arat do t'u siellin grurė dhe miser pa leruar; hajduteve do tė zbresė hena t'u thotė ku munt tė vjedhin kecer dhe misiroke pa gjakosur hunden per lavdi tė memedheut; memdhetarėve do t'u mbijnė shkolla dhe mesonjės si kepudhra pa levizur vendit e pa futur dorėn nė xhept; medreserat do tė lulėzojnė, ylefete do tė shtohen, puna do tė pakėsohet, plaēkat do tė lirohen, nė vent tė shiut do tė bjerė raki nga qielli, dhe nė vent tė debores muhalebi. Po turma e qytetėruar, ndonėse i perkedhelet veshi nga gjithė kėto bekime qė do t'i vijnė, ka dyshime dhe nisė e pyet cili ėshte ky nieri qė do tė bejė kėto ēudira : ē'gjera ka berė nė jetė tė tij mė parė qė tė garantitin ato qė zotohet? Nė mos ka berė veē tė keqia gjer aherė, si do tė ndrrojė me njė herė e do tė perhapė miresira dhe lumerira mė tė gjitha anėt? Kandidati duhet tė pergjigjet nė tė gjitha kėto pyetje. Duhet tė thotė cili ėshtė, ē'ka berė per popullin dhe tė hedhė dritė mi gjithė pikat e errėta tė jetės sė tij. Ne mos e beftė ay, do t'a bejnė armiqt e tij, tė cilėt do mos lenė asnjė cip tė jetės sė tij pa gervishtur, asnjė fjalė, asnjė shkrim, asnjė punė pa nxjerė nė shesh e pa kritikuar. Dhe kjo ėshtė pjesa mė e renda e fushės elektorale nė viset e qytetėruara".
"Po le tė thomi qi kandidati u shtroj zgjedhsve njė program tė pelqyer, qė u pergjegj nė gjith pyetjet e tyre qė jet e tij e shkuar qe pa njollė dhe u zgjoth deputat. Mos pandehni se zgjedhėsit e tij do t'a lenė tė lirė. Jo! po venė re si sillet nė Parlament, a mban programin e tij dhe ne u provoftė qe e shkel, mblidhen, kritikojnė politiken qė mban dhe e thėrresin tė japė demicjen. S'ka njeri tė nderēim nė boten e qyteteruar i cili tė qendrojė deputat, posa zgjedhsit tė protestojnė kunder tij".
"Po nė Shqipėri nuk ēajnė koken per gjithė kėto hollėsira. Asnjeri, fjala vjen, do mos kuxojė t'u kėrkojė njė program tė shkruar me ngjyrė tė zezė nė kartė tė bardhė Ismailit tė Vlorės dhe Hasanit tė Prishtinės. Asnjė do mos u kėrkojė tė shpjegojnė pse kanė ndrruar aqė herė mendje dhe s'kanė mbajtur kurrė zotimet qė dhanė. Do t'i zgjedhin verberisht se i kanė degjuar per njerės tė "mėdhej". Po ne qe jemi rritur nė qendra qytetėrie Anglosaksone, ku ka lindur dhe ngaha u perhap gjetke forma koshtutale e guvernes kemi detyrė t'a ndriēojmė popullin, dukė i treguar ē'duhet tė kėrkojė nga njerėzit qė i lypin voten. Dhe nė ėshtė populli i verber e s'di ē'tu kėrkojė, do t'i pyesim ne drejt per drejt".
"Hasani dhe Ismaili duhet tė na tregojnė programin e tyre, tė na zotohen qė do t'a mprojnė me gjithė fuqi nė Parlament tė Turqisė, tė japin demicjen nga deputatesia porsa qe tė protestohen zgjedhėsit e tyre e t'i denojnė si genjeshtarė qė shkelė zotimet qė bejtin. Kėshtu bejnė njerėzit e nderēim qė vihen kandidatė per nje ofiq nė viset e qyteteruara".


Ismail Qemali.
"Po Hasani dhe Iasmaili NUKĖ do t'i japin popullit shqipetar asnjė program, se bota e terė i njeh per njerės tė nderēim, tė mėdhej dhe patriote. Fort mirė po jeta e tyre e shkuar therrėt per kunder qė janė njerės pa cipe e pa nder, carllatanė pa ndergjegje, tregėtarė patriotikė me zemer Kucovllahu dhe Serbi, Turq dhe Anadollakė gjer nė palcė e gjer nė koskė".
"Per tė nisur me Ismailin, - se, siē thotė fjala frenge "a tout seigneur tout honneur" - si, si mor Shqipetarė pike- vrarė e tė humbur, i kini besė kėtij njeriu dhe e dergoni nė Parlament? Pėrse nukė hithni nje sy mi jeten e tij tė shkuar, qė ėshtė njė Iliade carllatanirash, batakēillekesh dhe tradhetirash? Pėrse nukė pyesni ē'ka bėrė per Shqiperinė gjer me tani? A eshtė nevojė tė ndyj penden qė t'ua thom unė? Ky kallpozan s'ka berė nė jetė tė tij tjater gjė veē tė shesė yje tė Shqiperisė nė kumpanira italiane, kongresė dhe kryengritjera Liberaleve, dhe tė genjejė Greket dukė u falur Epirin. Per Shqiperinė s'ka hapur kurrė gojen boterisht as nė Parllament, as ner gazetat shqipe, as nė tė huajtė. Kur shaheshin nė Gegeri pa mėshirė, Ismaili heshtte, dhe bente hesap sa para dhe fitime munt tė nxiere nga kėto turbullime. U sull nė Mal tė Zi dukė u kėshilluar Toskėve tė heshtin e tė mos i turbullejnė hesapet. Tregetoj gjakun e Malesorėve dhe pastaj u tha Toskeve qė ėshtė koha tė ngrihen. Sivjet gjith'ashtu u-zotua qė do t'a ēlironte fare Shqiperinė me njė kryengritje. I beri qė tė dyja, u'a shiti Liberaleve, mori paratė i futi nė xhept, shkoj nga Korfuzi ku i shiguroj Grekėt qė Epiri ėshtė i tyre, dolli nė Vlorė ku i kėshilloj Tosket tė mos kerkojnė nga guverna veē gjera qė tė munt t'u jipen. Pas kėtyreve tė gjitha Myzeqarėt munt t'a besojnė per njeri tė math Ismailin e t'a zgjedhin deputat, Shqipetarėt e vertetė s'duhet t'a bejnė kabull as t'a peshtyjnė".


Hasan Prishtina.
"Vijme te Hasan i Prishtinės. Ky njeri gjer kater vjet mė parė ish nje tregėtar i nderēim qė shiste mobila dhe qe s'trazohej nė politikė*). Po koshtuta e solli ne patalok te Parlamentit. Si deputat u suall mjaft mire, foli sa mundi si Liberal kunder Xhon-Turqve edhe dergoj cesa diema nė Shkollen Normale me harxhet
_____
*) Nuk kam kenė kurr tregtar mobiljash. - Sh. i auk.

e tij*). Kjo e funtmja e ngjiti ne shtimė te Shqipetareve nacionalistė dhe e idealizoj. Hasani i Prishtinės vėrtet na u duk ahere si njė patriot i vėrtetė dhe pa perquasie me i besiesė se Myfļti, i cili dha vetem 10 lira per shkollen e Shqiperisė, dhe Nyzllet be Vrioni dhe Ismaili qė sdhanė fare. Po dardha e kish prapa bishtin. Kur Xhon-Turqet bejtin njė mijė menyra qė tė mos dalė persėn deputat, Hasani u-muar vesh me Liberalet nga njera anė, me general Isa Boletinin dhe me Riza ben'e e Jakoves ngajtjatra, i gėnjeu keta tė funtmit me njė program autonomist dhe i futi ne zjarr tė kryengritjes. Degjuam ne krye qe qellimi i tij qė tė krijojė njė Shqiperi me vete, me njė flamur tė veēantė dhe me njė princ nga gjaku i Skenderbeut. Pastaj mėsuam se Hasani do t'a bentė Shqiperinė t'onė njė Republikė malesore si tė Svizeres. Gjaku u-derth rreke, Isa Boletini u plagos,**) Por nė funt Shqipetarėt muntne. Ahere Hasani i shtroj guvernes kondidat e tij tė cilat qenė: Tė zgjidhet Parlamenti dhe tė hapen me teper medresera. Kur Riza Beu dhe shoket e tij kerkojin autonomi ky kerkonte reforma per mbeterinė Othomane. Isa Boletini me Riza Benė tė genjyer me njė paturpėsi dhe dinakėri aqė tė poshtė, u shtrėnguan tė kthehen nė malet e tyre dhe t'a lenė Hasanin tė mbledhė pemet e mundimeve tė tyre. He per he Hasani mon njė "Osmanie" nga Sulltani; per pak kohe do tė shohim si do t'ja ēperblejnė sherbimet Liberale qė theu Xhon-Turqet me gogolin e kryengritjes gege. Serbet edhe Turqet duhet t'a ngrehin Hasanin nė qiell qė ndaloj njohjen e njė Shqipėrie autonome me kater vilaetet prej guvernes turke. Po Shqipetarėt e vertetė, kur t'u kerkojė voten, duhet t'a dergojnė tė verė kandidature nė Konjė a nė Belgrad qė e ka me afer".
_____
*) Nxansit u derguen nė Shkollė Normale me ndihmat qi mhlodh'a nga bashkatdhetarėt. - Sh.i auk.
**) Nuk ka kenė plagosė. - Sh.i auk.


Konkluzia.
"Gjer kur do tė beheni kleēka tė verbera tė ca intriganeve qė tregėtojnė me gjakun t'uaj? Sa para bejnė kryengritjet t'uaja kur pemet-i mbledhin dy a tre ēarllatanė dhe ju mbeteni si pul'e lagur? Ē'fitim kini qė dergoni deputetė nė Stamboll, qė heshtin kur therren Shqipetarėt e ēnderohen pleqtė dhe gratė dhe, nė vent qė tė mprojnė tė drejtat t'uaja, i ndihin armikut qė t'ju mbytė e t'ju shuajė?".
'"Bota qesh me marresitė t'uaja dhe ne qajmė. Se kurrė s'na shkonte nga mendja qė do tė derthnit aqė gjak per medresera. Kur s'jini tė zoterit tė perfitoni nga trimeria juaj, rrini urtė dhe mos e zgjeshni pallen si palecora qė tė behemi gaz'i armiqve. Kur nukė dini cilet tė zgjithni deputetė, a mos dergoni fare a ēoni ca Serber, ca Kucovlleh, ca Greker dhe ca Evgjiter, po jo carllatanė Shqipetarė tregėtarė tė patriotismit me damke nė ballė. Po, ne doni tė beheni njeres nė funt e tė veni ment, kėrkojuni t'ju shtrojnė njė program tė ēkoqur, pyesni pastaj ē'fare njeres janė dhe ē'politikė mbajtin ne jetėn e tyre tė shkuar, kritikojini dhe stigmatizojini po t'ju dalin gėnjeshtarė dhe kthejuni kurrizin per gjithėnjė. Kėshtu dhe vetem kėshtu do tė muntni tė perparoni. Se s'arrin vetem palla qė tė fitoni tė drejtat t'uaja, po duhet dhe pakė mendje dhe pakė gjykim, o luane nga trupi dhe foshnja nga truri".

F.S.NOLI. Boston, Mass., 6 Vieshto I, 1912.

Agim!
05-03-06, 05:23
Shkruesi thotė se jam mashtrue nė dekoracjonet (nishanet) e Sulltanit. Ē'mendim i gabueshem! Shum, e sidomos, shqyptarė tė randėsishėm dijnė mirė filli, se Jeune-turqit mė kanė pasė dhanė shumė randsi e se kanė kenė gadi me ba shumė sakrifice tė medha vetem me kusht qi tė bashkpunojshe me ta. Perveē tjerve Hysein Hilmi Pasha, inspektor i Pergjithshem i Rumelis e qi ka kenė sa herė edhe Vezir i madh: mė pat thirrė nji ditė nė Zyren e Senatit nė Stambollė ku ndrruem kėto fjalė:
"Hasan Bey, e din sa fort ju due! Kam me ju ba nji propozim. Kerkoj qi tė mė nepni fjalen se keni m'e pranue doemos!"
I pergjegja: "Ekselencė, e dini se kam nji nderim tė posaēem ndaj jue, por si mundem me ju dhanė fjalėn pa dijtė se ē'farė propozimit do tė mė bani?"
- Prap qindroj Pasha nė fjalen e parė. Me tė vėrtetė unė kishe nji nderim tė madh ndaj tė! por, natyrisht, pa dijtė propozimin nuk mund t'i epshe pergjegje.
Mbi kėtė tha Hysejn Hilmi Pasha: "Jam pa me Mahmud Shevqet pashen edhe me Tal at Begun e kena vendue me ju emnue tash nji here gouvernor ne Brusė e mbas dy a tre muejsh me ju dhanė nji prej ministrinave".
Unė i pergjegja: "Ekselencė, Jam gadi me krye ē'do urdhėn t'Uej por ket propozim nuk mundem m'e pranue, pse me pelqimin e tij duhet me lanė kundershtimin kunder jeune turqve, e cila punė asht krejt kundra parimit t'em".
Prap pasha qindroj nė fjalė, por unė, per me i dhanė fund propozimit tė tij i thaēė: "Parimin t'em nuk mund t'a ndrroj jo per nji ministri; por as per nji kambė mbretnore".
Mbassi muer ket pergjegje definitive Hysejn Hilmi Pasha, mė tha edhe kėto fjalė tė mbrame.
"Hasan Beg me tė vėrtetė je nji shqiptar shum inadēi!"

* * *

Me gjith qi historija e vėrtetoi me shkelqim se shenimet e artikullit t'Emzot Nolit nuk pajtohen me tė vėrtetėn; prap pershkrova ket bisedim me Vezirin e Turkis me qellim qi me diftue se disa bashkatdhetarė, tė muejtun prej smirave personale, shpesh herė duen me harrue shum tė vėrteta e perveē kėsaj i shtyejnė pendat e tyne ma tė shumten si t'i vinė ndėr ēashtje tė randsishme per pa ba shqyrtimet e nevojshme thellėsisht. E ky kje qellimi kryekreje, si thaēė nė fillim, qi po botoj, ket shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e 1912-ės, tue kenė se asht nevoja qi me botime e shenime qi i perkasin historis komtare lypet kujdesim e pa - ansi e madhe e perveē kesaj asht e nevojshme qi per nderin e tjervet duhet me pasun kujdes tė madh nder botime; pse sikur dihet, me marrė neper kambė nderin e nji njeriu, ndonji herė, asht ma rrezik se me luejtė me zjarm.


Shtojcė:
Deklaratė e Hasan Prishtinės botuar nė gazetėn "Ora e Shqipnisė". me tė cilėn hedh poshtė propogandėn e Beogradit. shpifjet e Ahmet Zogut dhe shpreh vendosmėrinė pėr tė luftuar deri nė fund pėr ēėshtjen e Atdheut.

Vjenė, mė 22 maj 1928
"DERI NĖ VDEKJE"
Nuk kam menden tė baj me ket shkresė nji ekspoze tė gjatė mbi veprėn teme politike nė tė tana kėto vjet qi, bashkė me nacionalistat tė tjerė shqiptar, jam mudue me krye deri nė fund detyren teme ndaj atdheut. Atė ditė qi pėr tė mirėn e atdheut hyena nė fushėn e politikės, kam pranue edhe tė gjitha ataket, kundėrshtimet, akuzat e shpifjet e atyne tė cilėt nė veprimet e mija o do tė shifeshin tė gėnjyem, rrėnimin e atdheut, o do tė konsideroshin, tė mėrzitun, pengimin e realizimit tė qėllimevet tė tyne personale. Do tė baj vetėm disa shėnime mbi relacionet e mija me shtetin jugosllav, nga tė cilat edhe i verbti do tė kujtohet se sa qesharake janė veprimet e disave.
Pikė se parit duhet vu oroe se nė politikėn me shtetet e hueja fjalėve "miqėsi e simpati" unė nuk u jap tjetėr vėshtrim veēse atė tė nji interese reciproke. Merret vesht prej vetvetiu tė nji interese reciproke tė njė shteti me nji shtet tjetėr e jo tė nji shtetit me nji personė apo me nji klasė.
Unė jam kenė dhe jam prap sot anmik i rrebėt i politikės jugosllave nė Shqipni, pse kam kenė dhe jam prap sot plotėsisht i bindun qi interesat e atij shtetit janė fare nė kundėrshtim me interesat e shtetit tonė shqiptar.
Po erdh nji ditė, shka unė nuk besoj, qi Jugosllavia tė pranojė me ndreqė kufit... Vetėm me kėtė ndreqje kufinit unė kuptoj e pranoj parullen "Ballkani i Ballkanasvet. Jo vetėm por nė atė rasė unė pėr me mbrojtė indipendencėn e kėtyne tokave ballkanike kishe me kenė gati me luftue krah per krah me ushtarėt e Jugosllavisė kundra ēdo uzurpatorit t'huej. Nė kjoftė se Jugosllavia paqėsisht nuk do tė pranojė at ndreqje kufinit e se shqiptarėt do tė kenė dikur rasen me rifitue tokat qi atyne natyrisht u perkasin, at here ata nuk do tė kondendohen ma me ndreqjen e siperthanun, por do tė kėrkojnė nji Shqipni me kufit e vjetit 1912.
Kur nė vjetin 1923 u gjendeshe bashkė me Bajram Currin nė shpellat e Gashit dhe tė Krasniqes, qeveria jugosllave na propozoj me hye nė marrėveshje me tė. Pajtimi me Jugosllavinė na binte personalisht dobina mjaft tė mėdha. Konditat e pajtimit ishin kėto:
1) Me na u dorėzue tė tanė pasunia; 2) me na u shpėrblye tė tana damet; 3) me na plotėsue tė tana dėshirat; 4) me pasė ndihmėn e duhun t'organizojmė nji forcė pėr me rrxue qeverinė e atėhershme. Prej nesh qeveria e Belgradit kėrkonte vetėm tė hiqshim dorė nga ideja jonė. E mėsyemja e Tiranės ishte nė kėto kondita send fort i lehtė.
Ahmet Zogu ma vonė hyeni nė Tiranė....dihet prej gjithkuj se populli i Gjakovės i Shkupit, edhe i qytetit tė Dibres kje kundra Zogut e levizjes sė tij. Pra rolin qė luejti Zogu me levizjen e tij kishim muejtė me e luejtė ne shumė ma parė e ma mirė se aj mbasi, natyrisht emnat tonė, si vendas, kishin ma influencė nė popullin e Kosovės se emni i nji begut tė Matit. Na refuzueme dhe refuzueme nė nji kohė kur shumė herė rrishim kah 24 orė pa ngranė e nuk kishim as aq tė holla sa me ble letra cingaresh. Kishe atherė tė ēilun dhe kam prap sot nji rrugė tjetėr, jo me bashkėpunue me Jugosllavi, por vetėm me hjekė dorė nga kundėrshtimi. Fryti i kėtij abstenimit tem do t'ishte, si m'asht propozue, kthimi imediat i tė tanė pasunis s'eme nė Kosovė, sot sekustrue nga Jugosllavia. Shteti jugosllav nuk e ka pasė as nuk ka nevojė me ble me t'hollat e koskes sė tij bashkėpunimin e nė mos tjetėr dorėheqjen teme nga kundėrshtimi: i mjafton me mė kthye gjanė t'eme, at gja me ēmimin e tė cilės kishe me muejtė te peshoj ne ar sigurisht nė mos nji t'atyne zotėrivet t'mi kundėrshtarė prej qimes sė flokėvet deri nė gishtat e kambėvet. E kush dhe pėr ket ka dyshim le tė pyesė ndoj kolegė tė vet kosovar qi sot asht kundėrshtar i em. Qe shka kėrkonte e kėrkon interesa e eme personale. Une me pase dashtė me kqyrė e me punue mbas interesavet tė mija personale e jo mbas interesavet t'atdheut nuk kam pasė as nevojė tė pres ndihmėn e shtetit jugosllav mbasi dera e madhėrisė dhe ambicjes, tė kishe dashė me shkelė interesat e vendit t'em me ka kenė e ēilun qysh nė kohėn e Tyrkisė kur kishe rasen fare tė kollajtė m'u ba ministri i nji perandoris 33 miljonėsh e me marrė konēesjone prej tė cilavet kishe mujtė tė bahem mjaft i pasun.
Por ne vend tė nji kolltukut me turp nė Stamboll preferova kryengritjen me nder nė malet e Kosovės. Akuza, shpifje, kėrcnime, rreziqe nuk mė kanė frikėsue kurr deri me sot e kundėrshtarėt e mij le tė jenė tė sigurtė se nuk do tė mė frikėsojnė as mbas sodit. Unė kam nji rrugė tė caktueme para mejet: ate kam shkelė dhe ate do tė shkeli deri nė vdekje- rrugėn e indipendences ma tė plotė tė tanė Shqipnis! Rrugen e tradhetis as nuk e kam shkelė as nuk do ta shkeli kurr edhe pse disave sot po u kande me mė quejtė publikisht tradhtor! Nė kjoftė se kėta kanė ngulė sytė nė personen t'eme tue kujtue se unė trembėm prej shpifjevet tė tyne e do tė ndėrroj rrugė, u diftoj kjartas se kan gabue adresė. Nderin t'em si njeri e si shqiptar e ēėmoj, e tham me kreni, nuk e le tė pėrlyhet me llumin e shpifjeve. Mue n'idenė t'eme patriotike nuk ka mujtė as nuk do tė muej me mė shtrue ari i tė tanė botės, por as mėnia e tė tanė anmiqvet!

Ka me mė shtrue vetėm vdekja!

(Marrė nga Hasan Prishtina "Dokumente" Tiranė 1983)

Agim!
05-03-06, 05:29
SI TĖ FLASIM PĖR HASAN PRISHTINĖN
Me drejtėsi, vetėm me drejtėsi. Ē'ėshtė e tij, le tė mbetet e tij dhe ē'ėshtė e tė tjerėve, e tė tjerėve qoftė! Dhe pėr kėtė ai gjithmonė na kujton: "Para se gjithash ruhuni nga mallkimi i historisė dhe mos e harroni atė kur tė jepni gjykimin tuej".
Po si foli pseudohistoria dhe si duhet tė flasė historia pėr tė? Dhe dihet se pseudohistoria ka pėr perėndi politizimin, konjukturalizmin, dhe zhurmėrinė e gjysmėtevėrtetave. Nė peshoren e saj gjithmonė mat njė djall ēalaman, me njė gjysmė syri picėrrak e me kamzhik nė dorė. Prandaj nė kėtė peshore figura shumėpėrmasore e Hasan Prishtinės s'kish se si tė matej ndryshe. Prandaj edhe shfytyrimi dhe njollosja e tij qenė domosdoje pėr rivrasjen e kėtij kryeheroi. Dhe rivrasja "ėshtė edhe mė e zezė se vetė vrasja. Me vrasjen e njė poeti, bie fjala, shkurtohet e vritet jeta e tij, po jo vepra e tij, ai rron pėrmes librave. Po kur vriten edhe librat, atėhere rivrasja ē'emėr ka? Dhe rivrasja e Hasan Prishtinės u bė pėr vite mė radhė nga kjo pseudohistori. Deri mė 1962 qe shpallur tradhtar. Ne tė gjitha tekstet e historisė kėshtu qe emėrtuar. Madje edhe nė njė dramė1), kėshtu u paraqit. Nė vitet e mėvonshme diēka sikur ndėrroi, diēka sikur u bė: i sollėn edhe eshtrat e tij nga Selaniku dhe u gjet mė nė fund njė copė tokė nė Kukės pėr prehjen e tyre. U tha ndėr fjalime se i lahet njė borxh historisė. Me gjysmė zėri, po u tha. U tha si nė njė farsė tė luajtur keq. Hijet e zeza tė pseudohistorianėve prapė gėrrithnin. Megjithatė nė shpirtin e popullit shpalosej gėzimi edhe pėr kaq sa u bė. Nė shpirtin e popullit kurrė s'ishte varrosur; kurrė s'ishtė vrarė. Le tė ishtė dėnuar gjashtė herė me vdekje, vdekje s'mund tė kishte pėr kėtė bir tė tij. Le tė ishte vrarė mė nė fund prej tri pushkėve tė kralėve tė Ballkanit, nė shpirtin e popullit kishte po atė vend qė duhet tė kishte. "Pa konė Hasan Prishtina, tyben s'ta lėshova vendin", do tė vazhdonin tė thonin malėsorėt e Malėsisė sė Gjakovės pranė zjarrit bubulak tė dimrit. Se ai deklaratėn "Deri nė vdekje" kėshtu e pat nėnshkruar: "Mue nė idenė teme patriotike nuk ka mujte as nuk do te muej me mė shtrue ari i tanė botės, por as mėnia e tė tanė armiqvet!". Prandaj, nė shpirtin e popullit dhe nė dėshmitė e historisė qe ka perėndi tė shenjtė vetėm faktografinė e vetėm tė vėrtetat e saj, ai shpaloset si njė vigan i pėrmasave tė rralla, si kryeprotagonist i akteve mė dramatike tė historisė sonė. Pėrndritja e rolit tė tij ėshtė edhe pėrndritja e luftės sonė pėr tė drejtėn legjitime njerėzore tė pėrbashkimit kombėtar, tė luftės pėr mėvetėsi, pėrparim, dinjitet e demokraci.
Le tė mos harrojmė pėrse e shkriu tė gjithė pasurinė e tij e tė gjitha energjitė e tij. Le tė mos harrojmė pėrse nuk pranoi pozita tė larta as ne kabinetin ministror turk dhe as nė atė jugosllav mė pastaj, pse nuk u josh prej kėtyre lakmive. Le tė mos harrojmė rolin e tij kryeudhėheqės nė Kryengritjen e Pėrgjithshme Shqiptare tė 1912-ės dhe nė kryengritjet e kaēakėve nė Kosovė. Le tė mos harrojmė luftėn trimėrore nė parlamentin turk dhe nė atė tė shtetit shqiptar. Le tė mos harrojmė se ai qe kryeministri i republikės mė demokratike tė Evropės se asokohshme, qė, doemos, s'do tė mund tė zgjaste mė shumė se pesė ditė. Le tė mos harrojmė trimėrinė e tėrheqjes se tij trishtuese: reaksioni i ēifligarėve tė mėdhenj e i bizantinėve tė tjerė dhe ai i kralėve ballkanikė s'mund tė lejonim ekzistencėn e njė republike qė synonte pėrbashkimin e pajtimin kombėtar. Prandaj dhe anatemimi i kėtyre shtriganėve se ai po vinte nė lojė dhe po rrezikonte edhe ekzistencėn e kėsaj grimėze Shqipėrie qė mezi u krijua s'do tė ishte pa gjurmė dhe s'do tė ishte "argument" dosido pėr pseudohistorianėt.
Prandaj nė kėtė tėrheqje ai tregoi urtėsinė qė tė mos shkaktonte ndonjė gjakderdhje vllavrasėse e me pasoja katastrofale pėr kombin. Reaksioni feudal e lakmitarėt e pangopshėm pėr pushtet ishin tė pėrndezur nė tru e gjak ta ēonin popullin nė kėtė kacafytje. Dhe Hasan Prishtina s'mund t'ia jepte kėtė shkas egėrsimit tė tyre. Kuptoi e vlerėsoi drejt raportin e forcave. Pėrmbi tė gjitha pėr tė qėndronte interesi i Atdheut. Por ai kurrsesi s'do tė mund tė tėrhiqej nga lufta pėr zgjidhjen e nyjeve tė fatit tė kombit. Kurrsesi s'do tė mund tė rronte i tėrhequr. Jashtė kėsaj lufte, i zhgėnjyer nė pėrpjekjet e tij, i mbyllur dhe i vetėburgosur nė njė qoshk tė qetė Evrope as qė mund tė parafytyrohej. Pėrndryshe s'do tė quhej Hasan Prishtina. Pėrndryshe do tė flitnim edhe pėr inkonsekuenca tė kėtij burri tė shquar qė historia e Atdheu shumė borxhe i kanė, ndėrsa ai tė gjitha njė pėr njė i lau, pa harruar asnjė peng.
Prandaj sė pari s'do tė ishte detyrė ngritja e njė shtatoreje madhėshtore nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pikėrisht nė vendin ku ėshtė ajo e Leninit?
Nejse, Hasan Prishtina, historia ndryshe do ta hapė gojėn e do tė flasė pėr ty. Ti s'je nga ata qė ashtu si hyjnė, ashtu dalin (si nė enciklopedinė e hartuar nga Akademia e Shkencave). Kujtesa pėr ty ėshtė si kujtesė pėr njė dramė tė hidhur qė pėrsėritet e luhet me aktorė tė tjerė. Teatri po ai. S'guxojmė tė mashtrohemi. S'guxojmė tė mos dimė. Duhet tė dimė tė fitojmė pa asnjė alternative tjetėr. Historisė s'duhet t'i mbetemi borxh.

Botuar nė gazetėn "Republika"
Tiranė, 14.2.1991 (Nr.2)
ADEM ISTREFI

______
1) Ėshtė fjala pėr dramėn "Dragoi i Dragobisė tė Xhemal Brojės", qė kur u shfaq pėr herė tė parė nė Bajram Curr, salla gati mbeti pa dyer. Natėn e dytė pati vetėm tre spektatorė, edhe ata nėpunės nga Tirana, tė ardhur me shėrbim. (Shėnim im -A.J.)

P.S. Kėtij botimi i shtohet deklarata "Deri nė vdekje" (botuar
sė pari nė gazetėn "Ora e Shqipnisė ", Vjenė, mė 22.5.1928 nr. 7)
si vijim logjik i fjalės sė papėrmbyllur tė autorit tė kėtyre
"Kujtimeve" dhe si kapak floriri i njė profecie dhe i njė jete tė
jetuar kreshnikisht.
U ruajt drejtshkrimi i kohės sė botimit dhe u bėnė fare pak ndreqje qė u patėn parasysh si gabime shtypi.

Fund