PDA

View Full Version : Shqiperia: Grupi i 2-te Eleminator i KB


Arb
26-01-05, 18:26
Jane zhvillluar tri ndeshje nga Grupi i Dyte Eleminator per Kampionatin Boteror, grup ku ben pjese kombetarja jone.

Greqi 3-1 Kazakistan
Turqi 0-3 Ukrahine
Gjerogji 2-2 Danimarke

Tabela
1. Ukrahina 5 3 2 0 9:3 6 11
2. Danimarka 4 1 3 0 6:4 2 6
3. Turqia 5 1 3 1 6:5 1 6
4. Shqiperia 4 2 0 2 3:5 -2 6
5. Greqia 4 1 2 1 5:4 1 5
6. Gjeorgjia 4 1 2 1 5:5 0 5
7. Kazakistani 4 0 0 4 2:10 -8 0

Ne ndeshjet e ardhshme (me 9 Shkurt, 2005) takohen:

Shqiperi - Ukrahine
Greqi - Danimarke

Arb
26-01-05, 18:27
Shkurti, sa afėr qė ėshtė...

Nė futboll, nė fund tė fundit, rėndėsi ka rezultati, aksiomė e njohur kjo. Fitorja nganjėherė nuk kėnaq asnjėri, as ata nė stadium dhe as ata pėrpara ekranit, as ata qė mund tė hallakaten tė lodhur duke parė ndeshje tė kampionatit apo tė kombėtares. Nė Kazakistan nuk ishte ekipi qė kemi parė dhe qė na ka tronditur...

Nė fund tė fundit, njė njeri ndalon sė kėnduari kur e ka bėrė qejfin, pra edhe ne do tė pushojmė sė foluri kur tė kemi rezultatin. Nganjėherė rezultatet janė pa vlerė. Kur ato mungojnė mjafton tė kemi idenė dhe dėshirėn qė ekipit tė bėhet, dhe ekipi ynė nuk bėhet duke fituar me Kazakistanin apo... Ekipi duhet tė bėhet pėr rezultate dhe pėr sportdashėsit.

Pa marrė parasysh rezultatet e deritanishme, themi se Gjeorgjia, Kazakistani etj., janė ndeshje qė duhen harruar, pa ndonjė vlerė, krahasuar me rėndėsinė shumėplanėshe tė takimit me Ukrainėn nė muajin shkurt.

Nė radhė tė parė, rezultati do tė pėrcaktojė pėrfundimisht shpresėn tonė pėr tė ėndėrruar kualifikimin nė finalet e botėrorit 2006, ose do tė hedhim njė hap prapa drejt renditjes "historike" tė vendeve tė fundit nė grup. Pra, tė paktėn, tė na japė shpresėn tė ėndėrrojmė dhe mos tė shkėputemi nga kryesuesit, gjė pėr tė cilėn duhet impenjim profesional, por mbi tė gjitha fat.

Tė jemi tė qartė tė gjithė: nė finale shkohet me rezultate pozitive pėr ēdo takim, pėr ēdo pikė, me njė pėrkushtim maksimal, ku ndeshja e radhės ėshtė kulmore. Personalisht do tė isha pėr fitore pa lojė tė bukur, me ndonjė gol qė vetėm vijėn fatale tė kalojė, por shpresėn dhe shkėputjen tė mos na e shuajė. Unė them se kur njė ekip e di se pėr ēfarė lufton, kur ka taktikėn e duhur, mobilizimin dhe jep shpirtin nė fushė, ndodh si me Greqinė nė Portugali dhe skuadra fluturon nė "qiellin e shtatė".

Ndryshe (larg qoftė ndonjė rezultat negativ) atėhere Ukraina e Shevės fluturon me nja 9 pikė avantazh, Danimarka na ka mundur kėtu, shkojmė nė Greqi, Danimarkė, Ukrainė... Pra, ėndrra vetvetiu shuhet dhe ne sigurojmė vendin e dytė, por si gjithnjė nga fundi, atje ku ėshtė edhe tradita. Pėr tė fituar pretendojmė edhe pėr njė mentalitet tė ri tė Brigelit.

Nga ambienti shqiptar, gjermani tė marrė veset negative, egon, ndėrhyrjet dhe qėndrime negative e arrogante si ato ndaj Vatės, Bogdanit e ndonjė tjetri. Nė shėrbim tė rezultatit kalohet ēdo "armiqėsi", mė saktė pa qejfmbetje, pa i ndarė nė tė nėnės dhe tė njerkės, duke mos afruar edhe tė tjerė, sepse na duhen tri pikėt me Ukrainėn.

Pėr tė fituar na duhet njė publik i zjarrtė dhe me modulin e tifozerisė sė organizuar kosovare dhe maqedonase, me himn kombėtareje, me bileta tė shitura ndershmėrisht dhe, pėrse jo, me biletat anėsore me ēmim simbolik dhe nė favor tė tifozėve tė varfėr shqiptarė qė sportin e duan, por janė xhepabosh.

Qė tė fitojmė duhet edhe njė sensibilizim mediatik pėr impenjim serioz dhe profesional nė argumentin logjik dhe sportiv si oponencė serioze dhe larg frymės sė "tė mos prishemi" me ata qė na marrin nė ēarter, qė na duan, qė na begenisin edhe me ndonjė jeshil kokėmadh pėr tė gjitha tė metat qė mund tė ketė nė lidhje me ekipin kombėtar.

Qė ne tė fitojmė dhe tė shpresojmė le tė mos endemi mbas sponsorit ekonomik, i cili tashmė ėshtė prezent dhe i siguruar, por tė bindemi se pėr kėtė brez lojtarėsh legjenda fillon me fitoren ndaj Shevēenkos e Co, se janė afėr ėndrrės, se munden, munden, munden. Qė tė fitojmė me Ukrainėn dhe tė pretendojmė tė ecim nė futboll, na duhet edhe strategji pėr misionarėt shqiptarė tė futbollit, pra ekipet e moshave dhe talentet 100% shqiptare, qė enden poshtė e lartė pa fusha dhe pa pėrkrahje.

Fitorja me Kazakistanin tė harrohet, sepse ajo vetėm vlerė nė pikė ka, sepse ajo skuadėr ėshtė ndėr ekipet mė tė dobėta pjesėmarrėse nė kėto eliminatore ndėrmjet 51 ekipeve, sepse deri tani ka kėto rezultate: 16 takime, ku ka humbur 13 dhe ka barazuar 3, kurse nė grupin tonė ka 4 humbje, me golaverazh negativ -8, pra ka shėnuar dy gola dhe ka pėsuar dhjetė.

Njė fitore qė ka e arriti nė takimin miqėsor me Azerbajxhanin anonim nė futboll botėror. Pra, pa e zgjatur, ajo fitore duhet harruar, sepse tani fillon njė pėrballje serioze. Nė futboll rėndėsi ka pika, por pikėt qė duhet tė marrim ndaj Ukrainės nė shkurt na duhen pėr tė shkurtuar rrugėn drejt Gjermanisė, ose nė tė kundėrt ėndrra shkurtohet nė infinit.

Nga Xhevdet ZEKAJ (sportishqiptar)

Arb
26-01-05, 18:27
Brigeli: Mendoj per te ardhmen e Shqiperise

Eshte e veshtire te mendosh qe Shqiperia do te kishte nje fillim kaq te mire per eleminatoret e Boterorit 2006. Menjehere pasi kishin fituar titullin Kampion Evrope, skuadra e Otto Rehhagel udhetoi ne Tirane ku u ndeshkua nga Shqiperia me rezultatin 2-1.

Nje dite fantastike
"Ishte nje dite fantastike si per ekipin ashtu edhe per mua personalisht si tranieri i ekipit shqiptar,"thote Brigeli per uefa.com. "Te mundesh kampionin e Evropes eshte dicka e madhe, por kjo fitore kishte vlere vetem prej tre pikesh, si fitoret ndaj cdo ekipi tjeter. Ajo mbetet ne te shkuaren dhe tashme ne mendojme vetem per te ardhmen".

Distance e Vogel
Pas kater ndeshjesh, Shqiperia ka gjashte pike dhe gjendet ne vendin e katert, e barabarte me pike me vendin e dyte Danimarken dhe Turqine dhe 5 pike nga kryesuesit e grupit, Ukraina. Pra Shqiperia mbetet me nje shans shume te madh per tu kualifikuar.

Synime te gjata
Megjithate, per Brigelin, nuk eshte e rendesishme vetem kualifikimi per ne Botror. "Pozita yne ne grup jone ne grup nuk eshte gjeja me e rendesishme per mua," thote Brigeli. "Gjeja me e rendesishme eshte progresi i ekipit per te ardhmen. Une dua qe Shqiperia te permirsohet dhe te kete sukses ne te ardhmen."

Infrastrukture e varfer
Per Brigelin, gjeja me e rendesishme eshte progresi i infrastruktures ne Shqiperi. "Futbolli shqiptar ka nje infrastrukture shume te varfer ne krahasim me vendet e tjera evropiane," thote ai. "Por Megjithate, eshte shume me e mire ne krahasim me dy vjet me pare."

Mrekullite nuk vijne lehte
49-vjecari sheh shume permiresime ne krahasim me dy vjet me pare kur u vu ne detyre si tranier i Shqiperise, por me gjithate ka akoma shume pune per te bere. Megjithate, Brigeli nuk eshte pa shprese. "Une smund te them qe do te bej mrekulli, por cdo njeri ka endrrat e veta," tha ai. "Shqiperia eshte ne gjendje te mundi cdo ekip por mrekullite nuk vijne lehte.

Veshtiresite ne Shqiperi
"Eshte e veshtire te krijosh nje ekip te forte duke u bazuar ne lojtaret e liges Shqiptare, pasi infrastruktura ka nje impakt direkt me kualitetin e tyre. Lojtaret nga Shqiperia e kane me te veshtire te formohen ne krahasim me lojtaret e huaj ose shqiptaret qe luajne jashte."

Tre ndeshje
Ne tre ndeshjet e ardhshme, Shqiperia ka nje shans te madh te vazhdoje progresin e deri tanishem. Duke filluar me nje ndeshje ne shtepi ndaj Ukraines, djemte e Brigelit do te ndeshen me pas me Turqine dhe Greqine muajin e ardhshem. Keto tre ndeshje do te vendosin fatin e ekipit ne rrugen e metejshme per botrorin.

Deshirat mbeten vetem deshira
"Nente pike do te jene ideale, por shpesh here ne futboll deshirat mbeten vetem deshira," thote Brigeli. "Zakonisht, une nuk mendoj per tre ndeshje perpara, migjthate do te mbetem i kenaqur nese marrim tri pike nga kto 3 ndeshje. Do te na ndihmonin shume per luften tone per te arritur vendin e dyte."

Kercenimi Ukrainas
Ai shtoi: "Ukraina eshte nje ekip i forte ne nje forme te shkelqyer, por gjerat mund te ndryshojne perpara 9 Shkurtit. Une nuk mund ta parashikoj rezultatin, por po e them qe ata nuk do fitojne 3-0 ketu. Shevchenko eshte nje sulmues i forte. Une mendoj se ne do ta ndalojme ate nese nuk na pengojne demtimet sic i kishim ne ndeshjet e shkuara."

Triumf i papritur
Shume pak pritet nga Shqiperia, por tranieri i tyre i cili fitoi titullin e Serise A me Hellas Verona deshiron qe ti trondise te tjeret. "Njerzit flasin per Ukrainen, Danimarken dhe Greqine si favorite, dhe asnjeri nuk flet per Shqiperine," thote ai. "Kjo do te jete nje avantazh i madh per ne. Ata do te cuditen te gjithe"

Perktheu ENDRI ZGJANI per FUTBOLLI.COM nga uefa.com

Arb
03-02-05, 00:59
Kalendari i ndeshjeve te tjera te Kombetares sone:
26/03/2005 00:00 Turqi - Shqiperi
30/03/2005 00:00 Greqi - Shqiperi
04/06/2005 00:00 Shqiperi - Gjeorgji
08/06/2005 00:00 Danimarke - Shqiperi
03/09/2005 00:00 Shqiperi - Kazakistan
08/10/2005 00:00 Ukrahine -Shqiperi
12/10/2005 00:00 Shqiperi - Turqi

Arb
03-02-05, 01:01
O Milet!

Stadiumi Kombetar, "Qemal Stafa," e Shtune, 9 Shkurt, 2005, ora 19:45.

Shqiperi - Ukrahine

LennY
05-02-05, 20:47
Mungesa e SHEVCHENKOS pas lendimit qe pesoi ne Seria A , rrit edhe me shum shpresat per kombtaren ton qe te fitoj ndeshjen , mbesim me shpres :roll:

Agroni22
05-02-05, 21:07
ishalla fiton shqipeia dhe ma merr mendja se do te fiton 3-1

Arb
09-02-05, 02:36
Kane mbetur me pak se 24 ore deri ne takimin e shumepritur.

Te gjithe dashamiret Shqiptare te futbollit kane syte dhe veshet tek kjo ndeshje.

Sukses skuadres tone kombetare!

Nje 2-0, do te mjaftonte...

Gjumashja
09-02-05, 20:21
shpresojm qe sonte shqiperia dote fitoj ose se paku te mbetet baras :wink:

Arb
09-02-05, 21:07
Shqiperia duhet te jete me kembengulese ne pjesen e dyte. Duhet gjetur menyren per te ardhur deri tek goli. Le te shpresojme se sulmuesit tane te jene me te vemendshem.

Me te thene te drejten, jam lodh nga Komentatori, Azem Brovina, i cili ne vend qe te komentoj ndeshjen na tregon per "cilesite e kombetares se Ukrahines, lojes se mire qe po bejne ata, pozicionimit te mire te lojtareve te kesaj kombetare ne fushe, mbulimit te mire qe iu bejne futbollisteve tane.

Me menyren sikur tingellon ky komentator, te ben te ndihesh i pa-shprese ne kete ndeshje, vetem te presesh edhe nja 3-4 gola te tjere te Kombetares se Ukrahines.

Sido qe te jete, vetem 1-0 ne pjesen e pare, nje gol fatal, pas nje gabimi trashanik te kombetares sone. Suksese Shqiperise ne 45 minutat e fundit!

Arb
09-02-05, 21:19
Ne Stadiumin "Qemal Stafa," tani 0-2.

Rusol 40'
Husin 59'

Ne ndeshjen tjeter te Grupit te Dyte, Greqia eshte duke mposhtur Danimarken, 2-0.

Zagorakis 25'
Basinas 32' (p.)

Gjumashja
09-02-05, 21:22
Shqiperia duhet te jete me kembengulese ne pjesen e dyte. Duhet gjetur menyren per te ardhur deri tek goli. Le te shpresojme se sulmuesit tane te jene me te vemendshem.

Me te thene te drejten, jam lodh nga Komentatori, Azem Brovina, i cili ne vend qe te komentoj ndeshjen na tregon per "cilesite e kombetares se Ukrahines, lojes se mire qe po bejne ata, pozicionimit te mire te lojtareve te kesaj kombetare ne fushe, mbulimit te mire qe iu bejne futbollisteve tane.

Me menyren sikur tingellon ky komentator, te ben te ndihesh i pa-shprese ne kete ndeshje, vetem te presesh edhe nja 3-4 gola te tjere te Kombetares se Ukrahines.

Sido qe te jete, vetem 1-0 ne pjesen e pare, nje gol fatal, pas nje gabimi trashanik te kombetares sone. Suksese Shqiperise ne 45 minutat e fundit!


valla jem ka humbin edhe nese te nervozon aq shume Azemi ndalja zonin ndihesh me mire :wink:

K-man
09-02-05, 22:16
fatkeqsisht, sot Shqiperia na humbi kunder Ukraines me rrezulltat Ukraina 2 : 0 Shqiperia

Arb
09-02-05, 22:44
valla jem ka humbin edhe nese te nervozon aq shume Azemi ndalja zonin ndihesh me mire :wink:

Ahh, bre Gjumashe, more po ky tipi gjithe kohen e humbke duke fol per shancat e vogla qe Shqiperia kishte per te nxjerr nje rrezulltat pozitiv ndaj Ukrahines. Po te ishte Ukrahina aq e forte (ashtu sic e pershkruante vazhdimisht Z. Brovina) nuk do te shenonte nga dy gabime te pa-falshme te mbrojtjes sone.

Nejse...

Edhe perkunder perpjekjeve te shumta, Danimarka eshte dashur te largohet nga Athina pa pike, duke pesuar humbjen e pare ne ndeshjet eleminatore, dhe duke i leshuar Greqise vendin e dyte ne grup.

Greqi 2-1 Danimarke

Pas dy ndeshjeve te zhvilluara sot, tabela ne Grupin e Dyte ka kete pamje:

Tabela
1. Ukrahina 6 4 2 0 11:3 8 14
2. Greqia 5 2 2 1 7:5 2 8
3. Danimarka 5 1 3 1 7:6 1 6
4. Turqia 5 1 3 1 6:5 1 6
5. Shqiperia 5 2 0 3 3:7 -4 6
6. Gjeorgjia 4 1 2 1 5:5 0 5
7. Kazakistani 4 0 0 4 2:10 -8 0

Ndeshjen tjeter te rradhes kombetarja jone do ta zhvilloj si musafire kunder Turqise, me 26 Mars.

Arb
26-03-05, 21:31
Kombetarja e SHQIPERISE ka pesuar edhe humbjen e trete ne eleminatoret per Kompionatin Boteror.

Shqiperia ka humbur nga Turqia, 0-2.


me poshte kam huazuar komentet e marrura nga Faqja Tifozat Kuq e Zi:

Ju falenderoj edhe njė herė pėr vėmendjen (62 spektatorėt e www.tifozatkuqezi.com). Mirupafshim nė ndeshjen e ardhshme.

Prapė se prapė, mendoj se nėse Shqipėria ia del tė fitojė 1 apo 3 pikė nė Greqi, atėherė mund t'ia falim tė gjitha rezultatet negative deri tani.

Unė mendoj qė Turqia nuk luajti aq mirė, por Shqipėria ia doli ta mund vetveten.

95' Pėrfundon ndeshja.

95' Si duket nuk do tė ketė as gol nderi pėr Shqipėrinė.

93' Qastet e fundit tė ndeshjes: Turqi 2 - Shqipėria 0 (lexo: Turqi 0 - Shqipėri minus 2)

92' Basturk godet rrezikshėm, por jasht porte.

91' Lika pret njė goditje nga Karadeniz. Lika mė i dalluari deri mė tani pėr mendimin tim.

90' Lika e ndėrpret njė krosim tė rrezikshėm nga Ozat.

89' Ende nuk vjen era gol pėr Shqipėrinė.

87' Loja ka rėnė tani nė tempo. E vetmja gjė qė mbizotėron ėshtė kėnga e publikut turk.

84' zėvendėsim pėr Turqinė: Toraman futet nė vend tė Emre

83' shqiptarėt protestojnė kundėr vendimit tė referit, por asgjė nuk ndryshon, pėrveē qė Aliaj merr karton tė verdhė pėr protestėn e tij.

82' Referi austriak nuk referon penallti tė pastėr pėr Shqipėrinė. Bushi u rrėzua duke dashur tė godas me kokė nė portėn turke. Nuk ėshtė hera e parė qė referi duket i dyshimtė gjatė kėsaj ndeshjeje.

81' Momentalisht, duke e shikuar angazhimin e Kombėtares sė Turqisė, duket se Turqia ėshtė nė disavantazh e jo Shqipėria.

80' Pozitė jasht loje e Basturk. Kohė pėr tė marrė frymė pak lojtarėt shqiptarė se deri mė tani kanė qenė nė presion tė madh nga turqit kėrcėnues.

79' Emre rivėn topin dy herė nga kėndi, nga tė dy anėt, por evitohet rreziku.

78' Sulmet turke janė gjithnjė e mė kėrcėnuese. Basturk godet i vetmuar nga 15 metra, por Lika mbron. Rivėnie nga kėndi.

76' Zėvendėsim pėr Turqinė: Altintop hyn nė lojė nė vend tė Karadeniz.

74' Mė falni qė po flas kėshtu, por nuk kam parė kėso mbrojtje tė dobėt qe kaherė: njė mbrojtės shqiptar (nuk e di cili ishte) e lėshon sulmuesin, tė cilin e mbronte pėr ta marrė topin tek njė lojtar tjetėr turk, por me kėtė e la tėrėsisht tė zbuluar anėn e majtė tė mbrojtjes shqiptare, gjė qė shfrytėzohet nga Turqia, por nė momentin e fundit, shqiptarėt ia dalin ta heqin topin.

72' Sulm i rrezikshėm i Turqisė, por Basturk nuk ia arrin ta parabolojė Liklėn nga ana e majtė thellė nė 16-shin shqiptarė. Rivėnie fundore.

71' Emre gati e befasoi Likėn, i cili me njėrėn dorė e dėrgon topin mbi portė.

70' Cana fiton kartonin e parė tė verdhė nė ndeshje - ndėrhyrje nga prapa.

69' Bogdani godet shtyllėn me kokė nga njė goditje e lirė nga krahu i majtė nga Skela.

Momentalish nuk mund tė komentojė ndeshjen se ka humbur sinjali nė RTK.

67' Ozat nė pozitė jashtė loje.

Nė anėn tjetėr: Greqia pėrfundimisht fiton tre pikė nga ndeshja e saj e sotme kundėr Gjeorgjisė.

65' Bogdani e godet njė krosim tė Aliajt me kokė. Topi pėrfundon mė pak se 2 metra anash portės turke.

64' Basturk tejkalon Dallkun dhe Canėn, si mos tė ishin fare nė fushė, por mbrojtėsi i tretė e hedh topin jashtė pėr rivėnie kėndore.

63' Haxhi kombinon dyfish me Taren, por nuk mund ta kontrrollojė topin, duke e dėrguar drejt nė duart e portierit kundėrshtar.

62' Rivėnia nga kėndi e Shqipėrisė del pėr rivėnie fundore, pa e prekur asnjė lojtar, pėrveē rivėnėsit nga kėndi.

61' Edhe Tare edhe Rustu ngriten nė kėmbė pas trajtimit mjekėshqiponj.

60' Skela e kishte mundur brenda nė 16-sh njė mbrojtės turk dhe kroson tek Tare. Tare e godet topin, i cili nga koka e Rustus del pranė porte.

60' Mundėsia mė e mirė deri mė tani pėr Shqipėrinė nuk realizohet nga Tare.

59' Shqiptarėt marrin topin.

58' Ates futet rrezikshėm nė zonė, por vetė ndėrhyrja e dytė nga mbrojtja shqiptare (Beqiri) e ndalon atė. Rivėnie nga kėndi pėr Turqinė.

57' Rivėnie nga kėndi pėr Shqipėrinė, por nuk ka kėrcėnim pėr portėn turke.

56' Dhjetė minuta lojė dhe tani Shqipėria fillon tė kthjellet pak.

Nė anėn tjetėr nė ndeshjen Danimarkė - Kazakstan 0-0. Sa ka filluar kjo ndeshje.

53' Falė zotit, pozitė jasht loje, se pėrndryshe, me ruletin rus, tė cilin ėshtė duke e luajtur mbrojtja shqiptare, goli i tretė nuk duket larg.

52' Duro rrėzohet afėr 16-shit kundėrshtar, por nuk ka ndėrhyrje tė palejueshme.

51' Shqipėria filloi ta shoh pak se si duket ta mbajė topin.

50' Mundėsi e mirė pėr tė shėnuar pėr Shqipėrinė, por Cana pason topin vonė tek Tare: pozitė jasht loje.

48' Gabime tė papara nė lojėn moderne tė futbollit nga mbrojtja shqiptare. Njė pas njė.

47' Mbrojtja shqiptare fillon lojėn mu sikur e bėri atė nė pjesėn e parė, por ende nuk kemi marrė gol.

46' Pjesa e dytė fillon me njė sulm tė pasuksesshėm tė Turqisė. Lika mban topin nga njė goditje nga larg.

46' Filloi edhe pjesa e dytė e ndeshjes.

Ndeshjet qė do tė zhvillohen sot, por mė vonė janė: Belgjikė - BeH; Itali - Skoci; dhe Francė - Zvicėrr.

dhe Turqi - Shqipėri 2-0

Rumani - Holandė 0-1

Izrael - Irlandė 0-1

Gjeorgji - Greqi 1-3

Ndeshjet qė janė ende duke u zhvilluar janė:

Poloni - Azerbeixhan 8-0

Kroaci - Islandė 4-0

Lihtenshtajn - Rusi 1-2

Estoni - Sllovaki 1-2

Uells - Austri 0-2 Bullgari - Suedi 0-3 Ēeki - Finlandė 4-3

Anglia - Irlanda V. 4-0

Armenia - Andorra 2-1

Rezultatet nga ndeshjet tjera qė janė luajtur sot dhe qė janė duke u luajtur tani janė si vijon:

63 vizitorė janė ende nė faqen e Tifozave Kuq e Zi, duke mė pėrfshirė aty edhemua. Nuk ka zbritur as shtuar numri qė nga fillimi i ndeshjes. Por qėndroni ende kėtu, pasi qė me evitimin e gabimeve nė mesfushė dhe me pak mė shumė fat e vendosshmėri, ndoshta edhe ia arrijmė tė shėnojmė ndonjė gol.

Tėrė pjesa e parė mund tė pėrmblidhet me shumė pak fjalė: pakujdesi dhe mungesė e mprehtėsisė nė sulm nga ana e Shqipėrisė.

46' Pėrfundon pjesa e parė: 2-0.

46' 1 minutė shtesė.

45' Komunikacion njėkahėsh nė 7 minutat e fundit tė pjesės sė parė. Mė sė shumti falė pakujdesisė sė lojtarėve tė Shqipėrisė.

44' Tanimė loja e Shqipėrisė ėshtė nėn nivelin e duhur pėr kėtė lloj ndeshjeje.

42' Situatė e rrezikshme nė 16-shin shqiptar, kur Lika nuk ia arrinė ta mbajė topin nė duel me Ates, pasi qė mbrojtja e Shqipėrisė u habit nga kurtha e pasuksesshme e ofsajdit.

40' Qe 2 minuta Turqia ka rimarrė iniciativėn. Shpresojmė qė nuk do tė ketė edhe ndonjė gol.

39' Korner i shkurtuar pėr Turqinė, por nuk ka sukses.

38' Kundėrsulm i rrezikshėm nga kombėtarja e Turqisė, por i ndėrprehet vrrulli nga mbrojtja shqiptare.

37' Asgjė nga rivėnia nga kėndi.

36' Goditje nė portėn e zbrazėt nga Cana, pas njė pasimi me kokė nga Tare, por mbrojtėsi turk ndėrpret shpresė shqiptare. Rivėnie nga kėndi.

35' E vetmja gjė inkurajuese deri mė tani ėshtė qė loja e Shqipėrisė ėshtė duke u pėrmirėsuar tėrė kohėn, por ende nuk duket e rrezikshme pėr portėn e Rustus

33' Goditje e lirė pėr Shqipėrinė nga Aliaj, por Rustu kap topin qė pėrshkoi njė trajektore tė ēuditshme.

32' Rivėnie nga kėndi pėr Shqipėrinė. Krosim nė 16-sh, por Dallku nuk ia del ta kontrrollojė topin - jasht porte.

31' Krosim nė qendėr nga krahu i majtė i Shqipėrisė, por Bogdani nuk vendoset si duhet.

30' Shqipėria e ka shumė tė vėshtirė pėr tė depėrtuar edhepse ka posedim tė topit nė pjesėn turke.

29' Pozitė jasht loje pėr Turqinė. Ates dhe Emre udhėheqin lojėn e Turqisė.

28' Turqia luan mu siq ka paralajmėruar pėrzgjedhėsi i kombėtarės turke: nuk i len shqiptarėt tė marrin frymė, duke bėrė presion tė madh nė lojtarėt tonė.

27' Pozitė jasht loje pas njė kundėrsulmi turk.

26' Klodian Duro ėshtė i shtrirė nga njė lėndim i paqartė. Nga repriza u duk se mban dorėn nė syrin e tij tė djathė.

25' Lojė nė mesfushė me humbje tė dyanshme tė topit.

24' Goditje e dobėt e Lalas nga 18 metra, pas disa pasimeve tė pandėrprera tė Shqipėrisė.

Nė anėn tjetėr, ka pėrfunduar gjysėmloja nė ndeshjen Gjeorgji - Greqi 1-2.

21' Shqipėria prapė humb topin pa nevojė. Por Turqia e humb gjithashtu afėr 16-shit shqiptar

21' edhe njė pozitė jasht loje pėr Turqinė

20' Duke filluar nga minuta e shtatė Shqipėria luan mė mirė se nė ndeshjet e kaluara, por fatkeqėsisht u deshėn tė pranohen dy gola pėr ta bėrė kėtė.

19' Lika grushton topin nga kėndi dhe mė vonė faulohet.

18' Topi i kthehet prapė Shqipėrisė. Lala kishte Bogdanin tė lirė nė 16-sh, por vendos tė godas. Topi godet mbrojtjen turke dhe tani Turqia nė kundėrsulm. Rivėnie nga kėndi.

17' Nė anėn tjetėr, Skela godet furishėm nga 20 metra, por mbi portė.

17' Emre pason deri tek Ates, por pozita jashtė loje e shpėton Shqipėrinė.

16' Mė duket se lojtarėt shqiptarė kanė humbur topin mė shpesh sesa qė ka minuta deri mė tani.

15' Tare vėn nėn presion mbrojtjen turke. Rivėnie anėshqiponje. Pas rivėnies humbet topi.

14' Lika kap topin nga rivėnia e dytė nga kėndi dhe menjėherė e dėrgon atė nė gjysėmfushėn turke.

14' Dy rivėnie nga kėndi pėr Turqinė nė kėtė minutė.

14' Pėr pak edhe njė penallti. Lika ndėrhyn kundėr Ates.

13' Tare shkakton faul nė sulm duke depėrtuar drejt golit kundėr njė mbrojtėsi turk.

12' Duro largon topin nga vija e 16-shit shqiptar pėr tė evituar njė situatė tė rrezikshme pėr Shqipėrinė

11' Tare luan me dorė duke e pranuar njė top tė gjatė tė rrezikshėm pranė 16-shit kundėrshtar

Nė lojėn tjetėr Gjeorgjia avanson me rezultat 1-0 kundėr Greqisė

9' Cana kroson rrezikshėm drejt portės turke, por portieri e grushton topin jashtė 16-shit, ku godet Lala, pak jashtė portės.

8' ka 2 minuta qė SHqipėria mban topin shumė mirė nė pjesėn turke

7' Shqipėria fillon lojėn tani, si duket me disa pasime tė mira nė gjysėmfushėn turke

6' Aliaj ekzekuton njė goditje dėnimi nga rreth 20 metra, por nuk ka asgjė.

5' Mė vjen keq tė them, por dy gabime tė Shqipėrisė brenda pesė minutave rezultojnė nė 2 gola

5' Autogol. 2-0

4' Krosim nga goditje dėnimi nga Skela afėr 16-shit tė Turqisė. Rrėmujė para golit tė Turqisė, por portieri turk e kap topin.

3' 1-0. Necati Artes shėnon nga pika e bardhė. Lika u hodh kah topi, por nuk ia arriti ta ndal atė.

3' Penallti pėr Kombėtaren e Turqisė

2' Rrėzohet Emre nė 16-shin tonė.

1' Filloi ndeshja. Me fat

-1' Shpresoj qė KEK-u nuk do tė na dėshpėrojė me ndėrprerje tė rrymės, se atėherė nuk do tė mund tė shkruaj derisa e ndezi agregatin (5-10minuta). Por nė anėn tjetėr edhe KEK-u si duket nuk ka faj, kur (sot e pashė nė njėrėn gazetė ditore tė Prishtinės) Rektori i Universitetit tė Prishtinės i ka 2.829,25 Euro borxh KEK-ut. Mė duhet ta pėrmend se mendimet e shprehura kėtu nuk janė qėndrime tė Tifozave Kuq e Zi, por vetėm qėndrime tė mia personale.

-7' Tek prognoza sportive Shqipėria e ka koeficientin 10.5 nėse e fiton lojėn, gjė qė nuk ėshtė shumė inkurajuese, por nėse fiton atėherė do t'u shpaguhet mirė atyre qė kanė pasur guximin t'i vėjnė tė hollat e tyre nė anėn e Shqipėrisė

-8' Pėrshėndetje tė gjithė 62 vizitorėve qė jeni tani tė kyēur nė faqen tifozat kuq e zi, nga Keka (Kreshniku)

Tė dashur tifozė, mirė se erdhėt te Kombėtarja Live!, te transmetimi i drejtpėrdrejtė me tekst i ndeshjeve tė Kombėtares sonė tė futbollit. Sonte prej orės 19:00 CET, djemtė tanė nė krye me trajnerin Briegel janė mysafirė tė Turqisė nė ndeshjen e gjashtė tė Grupit 2, e vlefshme pėr Eliminatorėt e Botėrorit 'Gjermani 2006'.

Edhe kėsaj here transmetimin e ka marrė pėrsipėr Kreshniku, i cili prej fillimit tė ndeshjes do t'ju njoftojė kėtu minut pas minuti me ngjarjet mė tė rėndėsishme nga stadiumi Inonu nė Stamboll.

Arb
27-03-05, 00:18
Historiku i rrezulltateve ne mes ketyre dy Kombetareve:

Euro '72, Stamboll
13 Dhjetor, 1970
Turqi 2-1 Shqiperi

Tirane
11 Nentor, 1971
Shqiperi 3-0 Turqi

EURO '84, Izmir
27 Tetor, 1982
Turqi 1-0 Shqiperi

Tirane
11 Maj, 1983
Shqiperi 1-1 Turqi

Ndeshjet Miqesore:

Tirane
28 Mars, 1985
Shqiperi 0-0 Turqi

Antalya
21 Janar, 1998
Turqi 1-4 Shqiperi

Gazintep
25 Prill, 2001
Turqi 0-2 Shqiperi

Arb
27-03-05, 00:19
Ne ndeshjet e tjera te ketij Grupi Eleminator jane arritur keto rrezulltate:

Danimarke 3-0 Kazakistan
Gjeorgji 1-3 Greqi

Tani, tabela ne Grupin 2 ka kete pamje:

1 Ukraine 14 6 4 2 0 11 3 8
2 Greece 11 6 3 2 1 10 6 4
3 Denmark 9 6 2 3 1 10 6 4
4 Turkey 9 6 2 3 1 8 5 3
5 Shqiperia 6 6 2 0 4 3 9 -6
6 Georgia 5 5 1 2 2 6 8 -2
7 Kazakhstan 0 5 0 0 5 2 13 -11

Ri-kujtojme ndeshjen e ardhshme te Kombetares sone, diten e Merkure, me 30 Mars, ne ora 20:30, perballe Kombetares se Greqise.

Arb
27-03-05, 00:19
Ne ndeshjet e tjera te ketij Grupi Eleminator jane arritur keto rrezulltate:

Danimarke 3-0 Kazakistan
Gjeorgji 1-3 Greqi

Tani, tabela ne Grupin 2 ka kete pamje:

1 Ukraine 14 6 4 2 0 11 3 8
2 Greece 11 6 3 2 1 10 6 4
3 Denmark 9 6 2 3 1 10 6 4
4 Turkey 9 6 2 3 1 8 5 3
5 Shqiperia 6 6 2 0 4 3 9 -6
6 Georgia 5 5 1 2 2 6 8 -2
7 Kazakhstan 0 5 0 0 5 2 13 -11

Ri-kujtojme ndeshjen e ardhshme te Kombetares sone, diten e Merkure, me 30 Mars, ne ora 20:30, perballe Kombetares se Greqise.

Arb
27-03-05, 00:19
GREQI - SHQIPERI

Ndeshjet e zhvilluara ne mes ketyre Kombetareve

KKB Meksike '86
Athine
27 Shkurt, 1985
Greqi 2-0 Shqiperi

Tirane
30 Tetor, 1985
Shqiperi 0-0 Greqi

Miqesoret
Tirane
18 Janar, 1989
Shqiperi 1-1 Greqi

Patra
5 Shtator, 1990
Greqi 1-0 Shqiperi

Athine
4 Shtator, 1991
Greqi 0-2 Shqiperi

Tirane
29 Janar, 1992
Shqiperi 1-0 Greqi

Athine
14 Gusht, 1996
Greqi 2-1 Shqiperi

Kualifikimet ne Europianin ne Belgjike-Holande '00

Tirane
18 Nentor, 1998
Shqiperi 0-0 Greqi

Athine
6 Tetor, 1999
Greqi 2-0 Shqiperi

KKB Japoni dhe Korea e Jugut '02

Tirane
11 Tetor, 2000
Shqiperi 2-0 Greqi

Krete
2 Qershor, 2001
Greqi 1-0 Shqiperi

KKB Gjermani '06

Tirane
4 Shtator, 2004
Shqiperi 2-1 Greqi

Kemi 4 fitore te Kombetares sone, 3 barazime, dhe 5 humbje.

Arb
27-03-05, 00:20
GREQI - SHQIPERI

Ndeshjet e zhvilluara ne mes ketyre Kombetareve

KKB Meksike '86
Athine
27 Shkurt, 1985
Greqi 2-0 Shqiperi

Tirane
30 Tetor, 1985
Shqiperi 0-0 Greqi

Miqesoret
Tirane
18 Janar, 1989
Shqiperi 1-1 Greqi

Patra
5 Shtator, 1990
Greqi 1-0 Shqiperi

Athine
4 Shtator, 1991
Greqi 0-2 Shqiperi

Tirane
29 Janar, 1992
Shqiperi 1-0 Greqi

Athine
14 Gusht, 1996
Greqi 2-1 Shqiperi

Kualifikimet ne Europianin ne Belgjike-Holande '00

Tirane
18 Nentor, 1998
Shqiperi 0-0 Greqi

Athine
6 Tetor, 1999
Greqi 2-0 Shqiperi

KKB Japoni dhe Korea e Jugut '02

Tirane
11 Tetor, 2000
Shqiperi 2-0 Greqi

Krete
2 Qershor, 2001
Greqi 1-0 Shqiperi

KKB Gjermani '06

Tirane
4 Shtator, 2004
Shqiperi 2-1 Greqi

Kemi 4 fitore te Kombetares sone, 3 barazime, dhe 5 humbje.

Arb
27-03-05, 00:20
Outrageous decision by Hellenic Soccer Federation !

To say we all can not wait for our national team’s upcoming game against Greece, it would be an understatement. Fans of both teams are geared up for the March 30 th game set to be played in Athens. A lot of them, (lucky ones) have arranged to travel and catch the game live from the stands, being the countries neighbor one another…

However, for the first time in the history of the game, the host Federation sold the tickets based on documentation (photo ID/ passport) readily available only to Greek citizens!!

Why?

Since when did the game become about papers and proof of identity?

Do they actually believe confirmation on what you are might affect the price?

Of course not!

The support for the Albanian national team is by enlarge guaranteed by the Albanian immigrants that reside in Greece, the majority of whom do not have Greek passports. This unfortunately leaves a stadium full of Greek- only fans…

Anybody sees anything wrong with this picture?

Never mind contracts on ticket availability for the opposite team’s fans.

Never mind that selling tickets is pure retail business and not –dare we say-politics?!

We all witnessed teams and countries come together during last summer’s Olympic Games in Greece. Anybody remembers having trouble buying a ticket to attend any of the competitions? ..We didn’t think so..

While we appreciate the “security” concern of the Hellenic Football Federation, we can’t help but think this is somewhat political. It leaves Albanian fans on the fence when it comes to the desire to support their team and HFF owes them an explanation… We would have loved to settle for tickets…

In the end this is only a game. We, as Albanian soccer fans love our team, root for our players and weather being physically present in the stadium, or not, we will support them no matter what.

In the spirit of competition, MAKE THE BEST TEAM WIN !!!!!!!

ASoccer.com

Arb
04-06-05, 23:11
Shqiperi 3-2 Gjeorgji

Sot Kombetarja e Shqiperise arriti edhe fitoren e trete ne kualifikimet per KB ne Gjermani, pasi mposhti Gjeorgjine, 3-2. Kujtojme se Shqiperia ishte ne epersi 3-0.

Arb
05-06-05, 07:05
Ne ndeshjet e tjera te Grupit 2 u arriten keto rrezulltate:

Turqi 0-0 Greqi
Ukrahine 2-0 Kazakistan

Tabela
1 Ukraine 20 8 6 2 0 14 3 11
2 Greece 15 8 4 3 1 12 6 6
3 Turkey 13 8 3 4 1 13 7 6
4 Denmark 9 7 2 3 2 10 7 3
5 Shqiperi 9 8 3 0 5 6 13 -7
6 Georgia 5 7 1 2 4 10 16 -6
7 Kazakhstan 0 6 0 0 6 2 15 -13

Kete te Merkure, zhvillohen edhe tri ndeshje te tjera:

Shqiperi - Danimarke
Kazakistan - Turqi, dhe
Greqi - Ukrahine

Arb
05-06-05, 07:09
SHQIPERI 3
GJEORGJI 2

TKZ-ja tash kudo ne bote e feston fitoren... Bashkimi ban fuqine..... t.

Pėr transmetimin emocional nga Gjakova, falenderojmė Tomorrin i cili gjatė gjithė kohės mė kot u mundua tė mbetet anonim :-) Gėzuar fitoren!

Me rrespekt prej Nipit te Kasapit!

Rrnofte Shqipnia Etnike

Keta dy gola i morrem pa nevoje, mirepo prape se prape mund te themi lirisht qe fituem me merite

90' Shqiperi - Gjeogji 3-2

90' Perfundon ndeshja

90' 3-2 per Ne

90' Ne minutat shtese mysafiret ngushtojne rezultatin

90' Loja u shty per pak minuta

90' Po e kallin me daulle dhe po e shkyjin zanin

90' Tifozat Kuq e Zi po e japim maksimumin jashta stadiumit

90' Myrtaj nga e majta sulmon

90' Lika degazhon

90' Golaut per ne

89' Faul nga e majta per Gjeorgjine

89' Brigel me mire ta fuste Kapllanin se sa Myrtajn

89' Tanet sulmojin nga e majta

88' Sulmojin mysafiret nga e majta

87' Gol aut per mysafiret

86' Me largimin e Bogdanit, ra sulmi jone..

85' Blendi Shkembi futet ne loje

83' Shume pritova me e shkru kete gol

83' Budulin shenon

83' 3-1

82' Lika po tregon talent shume t'mire sonte

81' Ende 3-0 per Shqipnine

80' Lika degazhon ne mes te fushes

79' Zani i TKZ-se po ndegjohet

78' Shanse i mire per mysafiret, mirepo sulmuesi u gjend ne pozite jashte loje

78' Loja po zhvillohet ne mes te fushes

78' Lika degazhon tek Aliaj

76' Angazhim maksimal i Duros ne te majte te fushes

75' Edhe pse pa publik, tanet po e japin maksimumin

73' Murr karton gjeorgjiani

73' Faul ne Hasin,...., he nonen ***

73' Skela, Duro dhe Jupi sonte jane kryeveper fare

72' Korner per ne nga ana e djathte

72' Tanet po manovrojne shume mire me top

72' Korner per ne...

71' Fita prej Prishtine po ju b'on t'fala

70' Ende 3-0 per Shqipnine Etnike

69' Sulm i mysafireve nga ana e majte

68' Ishin t'u e kall ne Tirone, bravo 'Tifozave Kuq e Zi'

68' Burim Hana me telefonoj direkt nga Tirona

67' Myrtaj e pat porten e shprazet, mysafiret paten fat

67' Mysafiret e rrehen shtyllen pingule

66' Ilion Lika osht shume i sigurte

65' Myrtaj zevendeson Bogdanin

65' Mysafiret po e kerkojne golin

64' Nje shance e mire per mysafiret,...., patem fat

61' Tefik Osmani u ndeshku me karton te verdhe

60' Hasi u ndeshku me karton te verdhe

59' Hasi kroson nga e majta, Bogdani perseri shanse per gol....

58' Shanse i mire per Bogdanin

56' mysafiret e bon nje zavendesim...., badihava e kan

55' Shqiperi - Gjeorgji 3- 0

55' Po ndegjohen tifozat: Dauam golllllllllllll

55' U kall Tirona

54' Skela kroson, ndersa Tare shenon

54' Tareeeeeeeeeee

54' Gooooooooolllllll

53' Myrtaj po nxehet

53' Portjeri mysafir i pasigurte

53' Per pak autogol

53' Zani i tifozave po ndegjohet

52' Rivenje anesore per Shipnine

51' Hasi asiston te Bogdani, por gjindet ne pozite jashte loje

50' Shance e mysafireve, LIka intervenon per bukuri

50' Tare ne pozite jashte loje, i pesti me radhe

49' Perseri Bogdani asiston

49' Skela shanse shume te mire

48' Veē bana hajgare

48' Referi po kerkon qe tifozat prapa golit ta boshatisin stadiumin

47' Po ndihen jashta stadiumit Burimi me Kimin dhe Gertin tu piskat me krejt zanin

47' Topin e kan mysafiret

46' Si duket nuk ka ndryshime ne formacione

46' Filloi pjesa e dyte

Pak long per Gjeorgjianet

Rezultatet e ndeshjeve tjera tė grupit tonė: Ukrainė-Kazakistan 2:0 (ndeshja ka pėrfunduar), Turqi-Greqi 0:0 (min. 75.)

Si duket as i ndjeri Veli Vraniqi s'po ma kalojke per transmetim

45' Golat i shenuan Tare dhe Skela

45' Pra mbaroi pjesa e pare, 2-0 per Shqipnine

Ndeshje po transmetohet nė satelit (vetėm audio) nė Radio-Tirana. Frekuencat: 12.656 GHz, vertikal, 4883, nė 16° nė lindje.

45' Qeku minut shume i gjate te koka kon

45' Skela ne kundersulm

45' Policia osht me ne, po bertasin tifozat

45' Redi Jupi sonte osht shume aktiv

45' Loja po zhvillohet ne mes te fushes

44' Tare ne pozicion jashte loje, pas nje depertimi dhe krosimi te hasit

43' Faul per ne ne mes te fushes

41' Gol aut per Shqipnine

41' Fishekzjarret po shkojin flake nga ballkonet afer stadiumit

39' M'falni topin deshta me thane

39' Topin e kan tanet, Ēipi dhe Hasi i kan dhane siguri mbrojtjes

38' Portjeri Lika osht sonte i pa pune fare...

38' Tare, Tare..., po festojne tifozat neper ballkona

37' Do fitojme apo jo, popopo.., po ndegjohen TKZ-ja

36' Bogdani perseri po sulmon nga e majta

36' 2-0 per Shipnine Etnike

35' Bogdani depertoi nga e djathta, ndersa Skala e finalizoi

35' Skelaaaaaa!

35' Gati gol Bogdani

32' Skela kroson

32' Bogdani nje shans shume te mire

31' Klodian Duro dhe Skela po ja thojin sonte

25' Sė shpejti do tė kemi transmetimin Live! Vetėm 3 minuta durim...

20' Njėsoj sikur ju, edhe ne jemi shumė tė dėshpėruar qė nuk po kemi asnjė mundėsi ta pėrcjellin ndeshjen. Sė paku razultati po na qetėson pak.

6' Goool! Igli Tare 1:0 pėr Shqipėrinė.

Po tentojmė nė ēdo mėnyrė ta gjejmė njė raportues tjetėr si zėvendėsim. Dikė qė e sheh Sat+. Na vjen shumė keq qė na doli kėshtu.

Siē duket, sonte nuk paska ndeshje nė Imedi TV :-( Kėtu ia filloi njė film.

Nė Imedi TV ende vazhdojnė lajmet. Shpresojmė nė tė mirė.

Pėr ata qė nuk e dijnė: Kjo faqja e vogėl, kėtu ku po e lexoni kėtė tekst, freskohet vetvetiu ēdo 30 sekonda.

Nėse nuk kemi probleme teknike, ndeshjen e kemi ndėrmend ta incizojmė dhe ta qesim si video nė Web nesėr nė mėngjes pėr tė gjithė anetaret e Tifozave Kuq e Zi.

Edhe gjysėm ore deri nė fillim tė ndeshjes. Antena ėshtė kthyer drejt Azisė, tani mbetet vetėm tė mos na mashtrojė kanali gjeorgjez me transmetimin e paralajmėruar. Ndėrkohė, kėtu po kėnaqemi me lajmet e Gjeorgjisė :-)

Tė dashur tifozė, mirė se erdhėt te Kombėtarja Live!, te transmetimi i drejtpėrdrejtė i ndeshjeve tė Kombėtares sonė tė futbollit. Sonte, prej orės 20:30, djemtė tanė presin pėrfaqėsuesen e Gjeorgjisė pėr ndeshjen e tetė tė Grupit 2 tė vlefshme pėr Eliminatorėt e Botėrorit 'Gjermani 2006'.

Pėr shkak tė dėnimit tė shqiptuar nga UEFA, ndeshja nė Stadiumin Kombėtar 'Qemal Stafa' do tė zhvillohet pa pėrkrahjen e publikut tė zjarrtė kuqezi. Megjithatė, ne si zakonisht do t'ju njoftojmė minut pas minuti pėr ēdogjė qė ndodhė nė fushė.

Marr nga TKZ-ja

ARVANITI
05-06-05, 20:19
Shqipėria pa tifozė, shkatėrron Gjeorgjinė

Suksesi i kuqezinjve erdhi si rezultat i kundėrshtarit tė dobėt dhe jo si meritė e tyre, pasi lėshimi nė fund nuk falet




Mund tė kishte marrė ngjyra tė tjera fitorja e arritur mbrėmė nga kombėtarja shqiptare pėrballė asaj gjeorgjiane. Fitorja mbetet fitore, por njė 3-0, apo dhe 3-1 do tė ishte me tė vėrtetė shumė e bukur, pasi mundėsitė ishin. Fituesi nuk gjykohet, por nėse kundėrshtari do tė kishte qenė paksa mė i denjė, rezultati do tė ishte ndryshe. Vėrtet ne dominuam nė tėrėsi, por duhet thėnė qė kjo erdhi mė shumė nga pėrgjumja e Gjeorgjisė sesa pėr meritėn tonė. Duke lėnė rezultatin mėnjanė, mund tė thuhet se nė disa aspekte tė tjera kombėtarja jonė ka fituar shumė. Igli Tare mė nė fund ėshtė zhbllokuar, madje ka shėnuar dy gola. Nė shpėrblim ky pėr shtatlartin shqiptar, qė pothuajse nė ēdo ndeshje i ka munguar goli. Sa keq qė kėta gola u shėnuan tani, kur nė kėtė moment mė shumė vlejnė pėr statistikė. Megjithatė, Tare ka qenė mė i miri nė fushė. Kjo nisur jo vetėm nga golat, por edhe nga lėvizjet qė bėnte me Bogdanin, qė tani mund tė quhet edhe i domosdoshėm pėr kuqezinjtė. Pa tė sulmi ynė venitet, pasi ai ėshtė mjaft i shpejtė. Rasti mė i mirė ėshtė shėnimi i golit tė dytė. Bogdani ka grintė dhe lufton shumė, duke bėrė gjithmonė presing. Pėrveē Tares dhe Bogdanit, njė lojė shumė tė mirė ka bėrė Skela dhe nė kėtė drejtim ne kemi fituar shumė, pasi edhe mesfushori organizativ kishte disa ndeshje qė nuk ishte nė formė. Njė gol dhe njė asist ishte mėnyra mė e mirė pėr t'u kthyer si "dirigjent" nė ekipin kombėtar. Tė tjerėt kanė qenė konstantė. Lojtari mė i dobėt dhe ndoshta ai qė i prishi punė ekipit nė krahun e djathtė ishte Klodian Duro, i cili vazhdon ta mbajė gjatė topin, duke e humbur atė. Pothuaj asnjė kros nė drejtim tė zonės kundėrshtare nga ai, kur ne nė sulm kemi dy gjigantė.
Por le t'i kthehemi ndeshjes. Si gjithmonė, ne e nisim keq, pėr tė mos thėnė qė na ėshtė bėrė nė modė kėto kohėt e fundit qė hutohemi nė minutat e para, sa qė pėsojmė shumė shpejt gola. Nė dy minutat e para, gjeorgjianėt erdhėn 2-3 herė nė zonėn tonė dhe kėrkuan tė shėnonin. Pastaj, ashtu siē ndodh me ekipin tonė, ne e morėm shumė shpejt veten dhe Tare ka bėrė ndoshta triblimin mė tė mirė me ekipin kombėtar, duke nxjerrė jashtė loje portierin kundėrshtar dhe duke shėnuar me portėn bosh. Kapiteni ynė nė kėtė ndeshje e meriton tė pėrgėzohet pėr kėtė gol. Loja nė sulm e kuqezinjve ėshtė e mirė. Bogdani dhe Tare shpeshherė spostohen nė tė majtė, duke ndėrruar vendet me njėri-tjetrin dhe duke ēorientuar mbrojtjen gjeorgjiane. Por Bogdani spostohej edhe nė tė djathtė, ashtu siē ishte rasti i golit tė dytė, ku ai merr shpejt krahun dhe me zgjuarėsi nuk shėrben pėr Taren, por jep njė asist pėr Skelėn, i cili me njė gjuajtje teknike e dėrgon topin nė cepin e portės. Por deri nė momentin e dytė ekipi ynė kishte krijuar edhe 2-3 raste tė mira pėr gol. Ndėrrimi i detyruar i Haxhit tė dėmtuar nuk solli ndonjė nė problem pėr mbrojtjen tonė. Aliaj zė vendin e tij, pozicion natyral ky pėr vlonjatin, ndėrsa respektivisht Beqiri merr vendin e Aliajt, ndėrsa Ēipi i sapofutur merr qendrėn e mbrojtjes, ēka ėshtė dhe pozicioni ideal pėr tė. Skema ndryshon, pasi nga 3-5-2 ekipi kalon nė 4-4-2. Gjeorgjia, nė krahun tjetėr, ėshtė inekzistente dhe e pafuqishme pėr t'u kundėrpėrgjigjur. Njė pjesė e parė e dominuar totalisht nga tanėt, ku rezultati mund tė ishte mė i thellė.


Pjesa e dytė fillon mė e organizuar pėr miqtė, qė duken sikur kėrkojnė tė bėjnė diēka. Gjeorgjianėt fillojnė tė bėjnė presing. Megjithatė, kombėtarja shqiptare luan mirė taktikisht nė kėto minuta dhe ndoshta kjo solli edhe golin e tretė pėr ne. Tanėt dukeshin sikur po mbronin rezultatin, por nė fakt kėrkonin kundėrsulmin dhe deri diku u realizua. Skela tregon edhe njė herė se ėshtė mė i miri nė krosim, duke e ēuar saktė topin pėr Taren, i cili gjen cepin e portės, atje ku portieri gjeorgjian nuk mund ta kapte. U duk sikur ndeshja u mbyll kėtu, ose mė mirė tė gjithė prisnin qė ne tė shėnonim prapė, pasi deri nė minutėn e 60-tė Gjeorgjia nuk kishte krijuar ndonjė rast tė pastėr. Pas golit tė tretė, ne lėshuam shumė nė lojė, duke e menduar lojėn tė mbyllur. Miqtė, qė shkėndijat e para i kishin dhėnė, pasi goditėn nga larg tri herė portėn, madje njėra kishte pėrfunduar nė shtyllė, arrijnė tė shėnojnė njė gol, i cili u shėnua po nga distanca. Ndoshta zėvendėsimi i Bogdanit, qė me tė drejtė mund tė jetė sakrifikuar pėr ndeshjen me Danimarkėn, ndikoi nė sulmin tonė, i cili nuk qe nė gjendje tė shtynte mė pėrpara. Myrtaj lėvizi disi, por nė rastin qė iu dha nuk arriti tė shėnonte. Ndėrrimi i fundit, Shkėmbi, pėr Skelėn nuk solli asgjė tė re, pėr tė mos thėnė ndikoi pėr keq. Shkėmbi nuk arriti tė orientohej nė ato pak minuta qė u aktivizua, duke mos kryer punėn qė kishte bėrė Skela. Nė minutat e fundit, gjeorgjianėt fillojnė e bėhen mė tė shpejtė nė lojė dhe nė minutėn e fundit, madje nė sekondat e fundit, nė njė gjuajtje-kros ata shėnojnė pėr herė tė dytė. Nėse do tė kishte edhe pak kohė, ashtu siē po shkonte loja, miqtė edhe mund tė kishin barazuar, por ata u zgjuan vonė dhe ne morėm njė fitore, qė nuk mund tė quhet e madhe. E pėrsėrisim, nėse pėrballė do tė kishte qenė njė ekip tjetėr, ne nuk do tė dilnim tė fituar. Kjo do tė thotė se nė Danimarkė njė barazim do tė quhej historik.

ARVANITI
05-06-05, 21:28
Duhet qe te ngjitemi sa me shume ne renditje, qe kur te hidhet shorti i ardheshem te nabien sa me shume skuadra te dobeta (posh nesh ne renditjen e FIFA-s)

Ky duhet te jete qellimi yne i tanishem

Arb
08-06-05, 23:03
Danimarke 3-1 Shqiperi

Kombetarja Shqiptare ka pesuar edhe humbjen e gjashte ne Kualifikimet per Kampionatin Boteror, ne duel me Danimarken, 3-1.

Golshenuesit:
(1-0) Larsen 4'
(2-0) Larsen 48'
(3-0) Jorgensen 55'
(3-1) Bogdani 72'

Ne ndeshjen tjeter te Grupit te Dyte, Greqia ka pesuar humbjen e dyte nga udheheqesi i grupit, Ukrahina, 0-1.

Tabela
1 Ukraine 23 9 7 2 0 15 3 12
2 Turkey 16 9 4 4 1 19 7 12
3 Greece 15 9 4 3 2 12 7 5
4 Denmark 12 8 3 3 2 13 8 5
5 Shqiperia 9 9 3 0 6 7 16 -9
6 Georgia 5 7 1 2 4 10 16 -6
7 Kazakhstan 0 7 0 0 7 2 21 -19

Kombetarja do te zhvilloj edhe tri ndeshje te tjera:
03/09/2005 20:00 Shqiperi - Kazakistan
08/10/2005 20:00 Ukrahine - Shqiperi
12/10/2005 20:00 Shqiperi - Turqi

ARVANITI
09-06-05, 11:06
Thanė pas ndeshjes Danimarkė - Shqipėri


Morten Olsen, trajner i Danimarkės:
"Fituam njė ndeshje me meritė, ndaj njė kundėrshtari qė nuk duhej nėnvlerėsuar. I kisha udhėzuar futbollistėt e mi ta nisnin lojėn nė presion pėr ta gjetur sa mė shpejt golin dhe ashtu u veprua. Goli erdhi qė nė minutėn e gjashtė dhe skuadra ime u ēlirua psikologjikisht nga ai stres i madh. Megjithatė, pas golit tė epėrsisė nuk e tėrhoqa aspak skuadrėn, sepse doja ta siguroja rezultatin me gola tė tjerė, gjė qė erdhi gradualisht. Unė dua tė falėnderoj tė gjithė futbollistėt pėr lojėn qė zhvilluan dhe pėr fitoren, por nė veēanti tė riun Soren Larsen, qė shėnoi dy gola tė mrekullueshėm. Pėr mua, pa mohuar vlerat e askujt, ai ishte heroi i kėsaj fitoreje, qė na fut fuqishėm nė vallen e pretendimeve pėr nė finalet e "Botėrorit 2006", pas asaj humbjeje tė Greqisė ndaj Ukrainės."



H.P.Brigel, trajneri i Shqipėrisė:
"E nisėm ndeshjen si mos mė keq, duke pėsuar gol qė nė pesė minutat e para. Diēka qė po na ndodh shpesh nė ndeshjet e fundit. E dija se Danimarka do tė ushtronte presion tė madh qė nė fillim tė lojės dhe pėr kėtė i udhėzova futbollistėt e mi tė tregonin kujdes tė madh nė mbrojtje, por nuk ia arritėn. Goli i pėsuar herėt natyrisht ndikoi nė psikologjinė e lojtarėve tė mi nė fushė, tė cilėt nuk reaguan si duhet. E pashė skuadrėn disi tė lodhur dhe pa freskinė e duhur fizike pėr tė pėrballuar agresivitetin e Gravesenit e Jorgensenit me shokė. E thėnė ndryshe pėsuam njė humbje pa lėnė asnjė gjurmė dhe kjo mė shqetėson. Skuadra jonė duket e ka tė vėshtirė t'i pėrballojė dy ndeshje nė katėr ditė, aq mė keq kur bėhet fjalė pėr kundėrshtarė si Danimarka, sė cilės i uroj fat pėr mė tej, sepse e meriton."

ARVANITI
09-06-05, 11:09
Kuqezinjtė, vetėm Bogdani nuk mjafton

Kombėtarja nuk arrin tė bindė nė lojė dhe ka pėsuar gjatė gjithė takimit presionin e kundėrshtarėve

Tė mundur ende pa filluar loja. Ky do tė ishte pėrkufizimi mė i mirė pėr ndeshjen e djeshme, ku kombėtarja jonė u mposht me shifrat 3-1 nga homologia e saj daneze. Nė fakt, shifrat duket sikur e "pėrkėdhelin" disi 90-minutėshin e djeshėm, por ajo qė ishte fare e qartė dhe qė nuk ka nevojė pėr shumė mend pėr t'u kuptuar, ishte mungesa totale e bashkėveprimit mes reparteve tė formacionit tonė. Fillimi ishte i vrullshėm pėr danezėt. Presingu i tyre nė ēdo centimentėr katror tė fushės sė blertė e asfiksoi totalisht repartin e avancuar tė kuqezinjve dhe mbante tėrėsisht nėn kontroll mesfushėn tonė. Madje, goli i danezėve erdhi shumė shpejt. Minuta e gjashtė ishte konkretizimi i gjithė presionit tė skuadrės nordike. I rrallė pėr nga mėnyra e ekzekutimit, goli i parė nxori nė pah defektet e mbrojtjes sonė, ku askush nuk mundi ta ndalė Larsenin nė qendėr tė mbrojtjes.

Reagimi nga ana e kuqezinjve ishte shumė i vakėt dhe thuajse nė asnjė moment nuk gjendej gjuha e pėrbashkėt mes organizatorit Skela dhe "pykave" Tare-Bogdani. Skuadra jonė nuk shtynte dot nga krahėt dhe kėtė fakt e shfrytėzonte shumė mirė Danimarka, qė me njė Gravesen nė formė nuk e kishte tė vėshtirė tė thyente edhe ato pak aksione tė nisura. Kombėtarja pėrpiqet tė nxjerrė diēka nė dritė, por gjatė gjithė 45 minutave tė para regjistrohet vetėm njė gjuajtje e Skelės (mė e rrezikshmja) dhe njė goditje nga larg e Aliajt, tė dyja tė neutralizuara pa asnjė vėshtirėsi nga Sorensen.
Ajo qė mungoi lojės sė skuadrės sonė ishte grinta dhe koncepti. Tė paqartė nė veprimet me topin, kuqezinjtė nuk arrijnė kurrė tė bėhen njė kėrcėnim serioz pėr mbrojtjen vendėse. Mungoi grinta dhe bashkėveprimi. Njė skuadėr apatike, e cila nuk mundej kurrsesi tė bėhej e rrezikshme.

Danimarka, pėrkundrazi, ishte shumė e qartė nė veprimet e saj dhe e qarkullonte topin lehtėsisht. Goli i shėnuar herėt e bėri skuadrėn e Olsenit mė tė qetė dhe pėr pasojė edhe mė tė rrezikshme. Gjatė gjithė fraksionit tė parė, ekipi nordik ishte zot i fushės dhe nuk la asnjėherė hapėsira nė prapavijė. Njė qarkullim perfekt i topit dhe saktėsia nė harkimet e gjata e zinin formacionin e Brigelit nė befasi dhe vetėm fati nuk bėri qė shifrat tė
thelloheshin.

Por sinjali i pjesės sė parė u bė menjėherė fakt i kryer nė 45 minutat e dyta. Ende pa u vėnė mirė nė fushė, danezėt dyfishojnė sėrish me anė tė Larsenit. Njė gol me kokė, tipik i kėsaj skuadre dhe sėrish gabon i njėjti sektor, qendra e mbrojtjes, ku shtatlartėsia daneze dhe mungesa e saktėsisė nga mbrojtėsit tanė, bėjnė qė portieri Ilion Lika tė jetė i pafuqishėm pėrballė goditjes sė saktė me kokė. Kėtu gjithēka merr fund. Danezėt janė shumė tė qetė, ndėrsa kuqezinjtė ēoroditen edhe mė. Bogdani pėrpiqet tė ēajė nė sulm, por ndryshe nga ndeshja me Gjeorgjinė nuk gjen bashkėpunimin e Tares dhe tė Skelės, tė cilėt nuk janė ata tė katėr ditėve mė parė. Loja e Danimarkės bėhet edhe mė e furishme dhe ėshtė krahu i majtė i mbrojtjes sonė qė e vuan mė shumė kėtė shpėrthim. Nga ky krah vjen edhe goli i tretė, por ajo qė tė bėnte mė shumė pėrshtypje ishte fluksi i danezėve nė qendėr tė mbrojtjes sonė, plot tre, dhe Beqiri i vetėm nuk ka ēfarė tė bėjė. Jorgensen i pashqetėsuar e dėrgon topin me qetėsi nė rrjetė (si gjithmonė qendra e mbrojtjes e pavendosur mirė). Danimarka nuk ngopet, ndėrsa ne vazhdojmė tė vuajmė presionin e tyre. Pak minuta pas golit tė tretė, Danimarka fiton njė 11-metėrsh. Tomason, nė pėrballjen me Likėn, del i humbur, pasi shqiptari e grushton mjaft mirė goditjen e tij.
U desh tė vinte minuta e 65-tė e takimit qė trajneri gjerman i kuqezinjve, Hans Peter Brigel, tė ndryshojė diēka nė formacionin e Shqipėrisė. Skela i lė vendin Klodian Duros dhe loja e pėrfaqėsueses sonė ndryshon ritėm. Ngadalė gjallėrohen aksionet sulmuese, ndonėse nė kampin danez avantazhi i tre golave ishte i mjaftueshėm pėr tė toleruar paksa. Erion Bogdani konfirmon edhe njė herė se ėshtė njė shtyllė e rėndėsishme pėr kombėtaren, pasi realizon njė gol shumė tė bukur. Asist perfekt i Canės, stopim i mirė me pjesėn e jashtme tė kėmbės sė djathtė, qė nxjerr jashtė loje ndėrhyrjen e njė mbrojtėsi kundėrshtar dhe goditje e ėmbėl dhe e qetė. Disavantazhi reduktohet nė dy gola, por tė gjithė nė fushėn e lojės ishin tė vetėdijshėm se ndeshja kishte pėrfunduar me kaq. Pas shėnimit tė golit gjallėrohet edhe trajneri Brigel, qė ndoshta kėrkonte ta reduktonte edhe mė humbjen. Del Tare dhe hyn Myrtaj. Praktikisht nuk ndryshon asgjė nė rreshtimin taktik (ashtu si dhe me zėvendėsimin e parė). Tashmė janė danezėt ata qė nuk duan tė lėshojnė mė terren dhe mjaftohen me qarkullimin e topit, qė nxjerr jashtė ēdo dyluftimi lojtarėt tanė. Mundėsia e fundit pėr kuqezinjtė pėr tė ngushtuar diferencėn ishte njė goditje dėnimi e ekzekutuar nga Aliaj, topi i tė cilit pėrfundon pak sipėr traversės sė portierit Sorensen.

Ndeshja e djeshme ishte konfirmimi mė i mirė se pėrfaqėsuesja kuqezi vuan shumė nė fazėn mbrojtėse dhe sidomos kur topat harkohen nga krahėt. Tė tre golat erdhėn si pasojė e kėtij problemi. Zakonisht, jemi mėsuar tė themi atė shprehjen shabllone tė shndėrruar nė moto "humbėm denjėsisht", por humbja e djeshme nuk e kishte fare nė bėrthamė as moton e kėndshme. Penalltia e pritur nga Lika dhe goli i Bogdanit ishin gjėrat e vetme tė bukura qė pamė nė Danimarkė. Pas njė 90-minutėshi tė shėmtuar, tė krenohesh me kėto dy "vogėlsira" ėshtė hipokrizi. Ēipi nuk figuronte as nė stol dhe mėkat qė Sina nuk mundi tė luante mė shumė se tri minuta. Tė paktėn tė kishte marrė njė kujtim nga Danimarka...


Renditja e grupit 2
1.Ukrainė 9 +12 23
2.Turqia 9 +12 16
3.Greqia 9 +5 15
4.Danimarka 8 +5 12
5.Shqipėria 9 -9 9
6.Gjeorgiia 7 -6 5
7.Kazakistani 7 -19 0

ARVANITI
09-06-05, 11:10
Ja te gjitha ndeshjet e djeshme:


Grupi 1
Ēeki - Maqedoni 6-1
Koler 42', 49', 53', Barosh 45', 88', Rosicki 74'(pen) / Pandev 14' Rumani - Armeni 3-0
Petre 29', Bukur 40', 78'
Finlandė - Holandė 0-4
Van Nistelroi 36', Kujt 77', Koku 85', Van Persi 87'

Grupi 2
Kazakistan - Turqi 0-6
Teke 13', 81', Toraman 15', Sanli 41', 90', Altintop 88'
Danimarkė - Shqipėri 3-1
Larsen 6', 47', Jorgensen 55' / Bogdani 73'
Greqi - Ukrainė 0-1
Gusin 82'

Grupi 3
Letoni - Litenshtein 1-0
Bleidelis 17'
Estoni - Portugali 0-1
K.Ronaldo 31'
Luksemburg - Sllovaki 0-4
Nemeth 5', Mintal 15', Kisel 54', Reiter 60'

Grupi 4
Ish.Faroe - Irlandė 0-2
Harte 51'(pen), Kilbein 58'

Grupi 5
Biellorusi - Skoci 0-0

Grupi 7
Spanjė - Bosnjė 0-1
Misimoviē 39'

Grupi 8
Islandė - Maltė 4-1
Thorvaldson 27', Gudjonsen 34', Gudmundson 59', Gunarson 86' / Said 59'

Miqėsore
Suedi - Norvegji 2-3
Kallstrom 17', Elmander 68' / Gustafson 61'(aut), Helstad 64', Iversen 65'
Gjermani - Rusi 2-2
Shveinsteiger 30', 69' / Aniukov 26', Kerzhakov 90'

Arb
08-10-05, 21:49
Kombetarja e Shqiperise ka barazuar sot perballe Ukrahines (tashme te kualifikuar ne Kampionatin Boteror), 2-2.

1-0, Shevchenko 45'
1-1 Bogdani 75'
1-2 Bogdani 82'
2-2 Rotan 86'

Ne ndeshjet e tjera te Grupit, Danimarka ka mposhtur Greqine 1-0, Ndersa Gjeorgjia ka barazuar me Kazakistanin (qe fitoj piken e vetme), 0-0.

Me kete fitore Danimarka ka kaluar ne vendin e trete ne tabele, me 19 pike, nje pike me pak se Turqia (20) dhe nje me shume se Greqia (18).

Greqia dhe Danimarka nuk e kane aq te veshtire te marrin nga tre pike ne ndeshjet e ardhshme, pasi presin Gjeorgjine respektivisht udhetojne ne Kazakistan.

Ndersa per Turqine, vendimtare do te jete fitorja ne Tirane perballe Kombetares sone.

Kombetarja jone do te ishte mire qe te mposhte Kombetaren Turke ne menyre qe Danimarka te jete skuadra e dyte e kualifikuar ne Kampionatin Boteror qe do te mbahet ne Gjermani ne mesin e vitit te ardhshem.

Te gjitha ndeshjet e fundit do te zhvillohen diten e Merkure, me 12 Tetor, dhe qe te gjitha fillojne ne oren 18:00.

Tabela e Grupit te Dyte
1 Ukraine 25 12 7 4 1 18 7 11
2 Turkey 20 11 5 5 1 22 9 13
3 Greece 18 10 5 3 2 14 8 6
4 Denmark 16 10 4 4 2 21 11 10
5 Shqiperia 13 11 4 1 6 11 19 -8
6 Georgia 10 11 2 4 5 14 24 -10
7 Kazakhstan 1 11 0 1 10 5 27 -22