PDA

View Full Version : Muri qe ndan Ramush Haradinajn,dhe Millosheviqin


Publicisti
13-03-05, 14:24
Dy armiq tė pėrbetuar, qė kanė luftuar kundėr njėri-tjetrit, qė janė urryer pėr vdekje, gjenden tashmė bashkė nė tė njėjtin qytet, nė tė njėjtėn godinė, i ndan njė mur dhe hanė tė njėjtėn supė, supėn e burgut tė Hagės. Ramush Haradinaj dhe Sllobodan Millosheviē. Por vlen pėr tu theksuar se ndėrsa pėr tė kapur Millosheviēin u desh kėmbėngulja e Europės dhe e trupave policore serbe, Haradinaj si njė Gjergj Elez Ali i vėrtetė, dorėzohet si burrat, hip nė avionin gjerman tė NATO-s duke i kursyer kėshtu Hagės edhe biletėn.
Beogradit duhet ta kete parė kėtė si farsė kur avioni ushtarak gjerman ėshtė ngritur nga aeroporti i Prishtinės, dhe radarėt serbė do tė kenė shpresuar mos busulla e avionit ishte drejtuar nga Amerika. Por jo, piloti ėshtė gjerman strikt dhe po drejtohet nė veriperėndim tė Europės, ka shumė mundėsi drejt Hagės. Ndėrkohė lajmi ėshtė pėrhapur nė tė gjithė Europėn, roja e burgut tė Hagės merr si pėrditė gazetat dhe i dėrgon nėpėr qeli. Millosheviēi i akuzuari pėr tė gjitha krimet e luftės nė Ballkan, i sėmurė me zemėr merr gazetėn nė dorė dhe sheh titujt kryesorė.

Haradinaj, njė ish-luftėtar i UĒK dhe tashmė ish-kryministėr shqiptar i Kosovės, i vetėdorėzohet gjykatės ndėrkombėtare. Njė fluks gjaku i pėrhapet me shpejtėsi nė tė gjithė trupin. Njė ndjesi ankthi e pėrzier me gėzim. Nuk mbėrrin ta kuptojė a ėshtė lajm i mirė apo i keq… Shqiptarėt mendon mund ti kenė tė gjitha veset, por vesi i tyre mė i keq, ėshtė krenaria. Ndoshta ėshtė koha tė thėrrasė doktorin.
Ndėrkohė qė avioni gjerman fluturon mbi alpe Haradinaj kujton kohėn, kur u plagos tre herė malesh, kur iu vranė dy vėllezėr dhe dhjetėra miq duke luftuar kundėr Millosheviēit dhe ushtrisė sė tij tė inatosur gjer nė dhėmbė. Pastaj pavarėsia dhe emėrimi kryeministėr. Avioni ulet nė aeroport dhe rrotat qė prekin tokėn i presin kujtimet. Haradinaj do shkojė me kėmbėt e veta nė njė qeli me xhelatin e tij, Sllobodan Millosheviēin. I akuzuar pėr krime lufte nga Beogradi ndihet hero dhe viktimė, viktimė dhe hero. I vetėm. I pambrojtur, por i bindur se ēdo hap drejt qelisė sė Hagės ėshtė njė hap drejt pavarėsisė sė Kosovės. Ora dy e gjysėm e drekės e datės 9 mars 2005. Haradinaj hyn nė dhomat e paraburigimit me njė buzėqeshje tė lehtė.
Duket sikur nė Ballkan "fuēia e barutit" ėshtė zbrazur, luftra, lotė dhe gjak. Dhe Europa ka kohė qė pyet: Me ēfarė duhet ta mbushim kėtė "fuci" tė zbrazur? E gjithnjė kur ka luftė ka edhe luftėtarė, e gjithmonė kur lufta mbaron luftėtarėt mbesin pa punė.
Kur Ēurēill thoshte se Ballkani prodhon histori mė shumė se sa mundet konsumojė ndoshta kishte tė drejtė nė fakt nė Ballkan ka heronj mė tepėr se sa nevojiten. Nė kohė paqeje hyjnė nė lojė tregtarėt, dhe nis shitblerja e heronjve, Ballkani shet heronj qė blihen nga Europa. Por sigurisht qė heronjtė nuk janė tė gjithė njėlloj, ka nga ata qė janė fanatikė si kryqtarėt nė mesjetė ka tė tjerė qė nuk dezertojnė nė luftė por dorėzohen nė paqe.

Publicisti
13-03-05, 14:24
Ndėrsa Haradinaj njoftonte dorėheqjen pėr t'u nisur drejt Hagės, nė Tiranė sundonte njė qetėsi e pakuptimtė. Politikanėt dhe diplomacia shqiptare shėnuan heshtjen mė tė pafalshme nė historinė epas luftės nė Kosovė. Reagimi i zėdhėnėsit tė qėverisė dhe njė pėrshėndetje e kryetarit tė LSI-sė, tė nesėrmen e dorėheqjes, nuk mjaftojnė pėr njė ngjarje politike kaq tė madhe. Ramushi nuk ishte thjeshtė njėri prej djemve tė fisit Haradinaj qė udhėhoqėn luftėn kundėr serbėve. Ai ishte kryeministri i Kosovės, i pari pas zgjedhjeve mė serioze qė ishin zhvilluar ndonjėherė nė historinė e vjetėr dhe tė re tė Kosovės. Udhėtimi i Haradinajt pėr nė Hagė ėshtė padyshim njė pikė e rėndėsishme nė historinė e Kosovės, efektet e sė cilės do tė ndjehen njė ditė. Nė njė kohė kur prokurorja e Hagės kėrkon me kėmbėngulje dorėzimin e kriminelėve sėrbė, tė cilėt ideuan dhe zbatuan masakrėn mė tė egėr nė globin tone qė pas Luftės sė Dytė Botėrore, Haradinaj tregoi se shqiptarėt janė tė gatshėm qė, edhe nga llogorja e viktimave, tė japin llogari pėr krimet e njė kohe lufte pėr mbijetesė. Tė mėsuar me dėshtimin e operacioneve pėr kapjen e kriminelėve serbe nė pyjet e Bosnjes, rrugėtimi I haradinajt ishte vėrtet i rrallė. Nuk ishte parė kurrė mė parė qė njė "kriminel" lufte tė nisej drejt gjyqit me ēantė nė dorė dhe i pėrcjellė nė aeroport nga qindra njerėz qė e ngushėllonin dhe falenderonin nė heshtje. Edhe pse pėrfaqėsues i njė populli qė pėrpėlitej nė pragun e shfarosjes, Haradinaj ėshtė gjithėsesi i gatshėm pėr tė qenė kurban i drejtėsisė ndėrkombėtare. Por nė kėmbim tė ēfarė? Kėtu lindin njė sėrė pikėpyetjesh. A ėshtė ky haraēi qė duhet paguar pėr ti hapur rrugėn debatit final pėr pavarėsinė e Kosovės, apo Haga plotėsoi njė tekė tė serbėve, duke rikonfiormuar edhe njė herė konservatorizimin evropian dhe mėshirimin e pėrhershėm ndaj Serbisė. Pėr kėtė arsye, edhe pse me zėrin e mekur, politika dhe diplomacia shqiptare nuk mund tė heshtin.
Serbėt janė nė njė pozicion aspak tė denjė tashmė, kur statusi i Kosovės ėshtė gatuar nė kushinėn e diplomacis ndėrkombėtare, por qė askush nuk po guxon ta fusė nė menu. Me njė tufė kriminelėsh qė mbrohen me fanatizėm, ata shfrytėzojnė pa fund resurset e tyre italo-frenge pėr tė bėrė presion ndėrkombėtar pėr dorėzimin e "kriminelėve" shqiptarė. Ndoshta nuk ėshtė rastėsi qė edhe Del Ponte ėshtė pikėrisht mė origjinė italo-frėnge dhe lajmi pėr akuzėn ndaj Haradinajt u botua sė pari nė njė gazetė prestigjoze franceze. Nė njė kohė qė shqiptarėt ishin vėnė para gijotinės, padyshim qė ata nuk mendonin zonjėn Del Ponte, por mbijetesėn. Dhe nė njė luftė, mbijetesė do tė thotė tė vrasėsh para se tė tė vrasin. E megjithatė Haradinaj shkoi nė Hagė ndėrsa politikanėt shqiptarė nuk duhet tė merren vetėm me gardhet e tyre elektorale.
Serbėt ia dolėn mbanė ta shpėrngulin topin e tyre nė Fushė-Kosovė. Ata i ngritėn kancelaritė nė kėmbė pėr ndėshkimin e shqiptarėve dhe tashmė bota do tė merret me vullnetarin Haradinaj duke lėnė nė harresė kriminelėt e tipit Karaxhic, qoftė edhe pėr njė farė kohe. Politika serbe e shfrytėzoi mė sė miri Haradinajn kryeministėr, duke mos reshtuar sė akuzuari. Ndėrsa politika shqiptare dhe kosovare harroi tė pėrsėrisė kėrkesėn pėr dėrgimin nė burg tė atyre qė e dogjėn dhe e masakruan Kosovėn. Shumė shpejt politikanėt kosovarė i harruan tė vrarėt dhe iu turrėm pushtetit pa pushtet me egėrsi. Nderkohė qė kėtij kufirit, lufta e brendshme politike ka fshirė me kohė ēėshtjen kombėtare. Pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė mė cėshtje armėsh, por ēėshtje diplomacie. Edhe pse kundėr dėshirės sė tij, Haradinaj u ka dhėnė politikanėve njė armė tė fortė e cila duhet shfrytėzuar. Shqiptarėt e bėnė kurbanin e pavarėsisė dhe tashmė duhet ta kėrkojnė atė. Qoftė edhe formalisht, pėr tė treguar se nuk kėnaqen me ēfarė tu japin dhe kur tua japin tė tjerėt. Mė shumė se kaq, dorėzimi i Haradinajt hap njė kapitull tė ri pėr politikėn nė Kosovė. Sė pari korrierėt serbė nuk kanė mė se ē'telegrame tė shpėrndajnė nėpėr Europė dhe sė dyti, ai bėhet njė mėsim i madh pėr politikanėt e UĒK-sė. Ata qė bėnė luftėn duhet tė qėndrojnė nė prapaskenė, tė paktėn derisa tė mbyllen disa kapituj tė historisė.