PDA

View Full Version : Pershendetje Zajazi


Kercovari
05-04-05, 18:12
Pershendes bashkevendasit e mi dhe vendlindjen ku kalavo ditet me te lumtura te jetes.
U deshiroj te gjitheve shendet te plote dhe jete te lumtur.

http://www.zajazi.com/modules/uskolaxgallery/images/Foto%20Zajazi/big/Scan10091.JPG

Arb
05-04-05, 18:23
Kercovar,

Pershendetje per vendlindjen tende, ty dhe gjithe bashkevendasit e tu!

Gjithe te mirat!

Murgesha
05-04-05, 19:02
Kėrēovari pėrshėdnetje pėr ty, vendasit tu dhe venllindjėn tėnde.

Barbaroza
05-04-05, 19:59
Kerēovari,shume pershendetje ty dhe vendlindjes sate!!

Kercovari
05-04-05, 21:21
Arb

Murgesha

Barbaroza

Jeni te pershendetur edhe nga une me te gjitha te mirat ne jete.

DEA
05-04-05, 21:24
Me qen se tash e pash temen e hapur nga ju, per vendlindjen e juaj , shpresoj qe te mos jete pershendetje e vone, andaj gjitha te mirat ju i nderuaru Kercovari, Zajazit tuaj dhe Zajazeve te tjere :wink:

Kercovari
05-04-05, 21:41
Flm.Dea
Jeni e pershendetur nga te gjithe ne Zajazlit kudo qe te jeni.
Shendet dhe gjitha te mirat.

007
05-04-05, 21:41
Pershendetje per Zajazin e juaj gjith ashtu te pershendes i nderuar Kercovari.

007

dr1ta
05-04-05, 21:43
Kercova gati si ne itali :lol:


Pershendetje kercovaret dhe at vend te bukur ce e kan .....

Kercovari
05-04-05, 21:50
007

Drita

Jeni te pershendetur edhe nga une duke u deshiruar gjitha te mirat ne jet.

Sqarim per Driten. Eshte fshati im i lindjes e jo Kercova.
Me respekt Kercovari.

dr1ta
05-04-05, 22:00
007

Drita

Jeni te pershendetur edhe nga une duke u deshiruar gjitha te mirat ne jet.

Sqarim per Driten. Eshte fshati im i lindjes e jo Kercova.
Me respekt Kercovari.


Sidoqoft pershendtje edhe per zajazi edhe kercoven edhe besa lagjen tende rrugazajazi 56 :?

huh

Psikologu
05-04-05, 23:34
I ndruari Kercovari.

Pershendes ty dhe vendlindjen time me nje sinqeritet dhe respekt te madhė.

Ju deshiroj prirje te mbarė ne jetė , afirmin , shendet dhe suksese.

Me nderime si gjithmon per ju:

Psikologu

turisti
06-04-05, 00:13
Shoki im i nderuar,

Pershendetjet me te perzemerta per vendlindjen e nje pjese te - budallaqeve-,ty,te gjithe ZAJAZLIT dhe ishalla zgjerohet qyteti deri tek maja e kesaj kodre.Shendeti dhe lumturia mbreterofshin gjithmone ne ZAJAZ,vendlindjen e shokut tim te respektuar.

Me respekt,
TURISTI. :wink:

uliksi31
06-04-05, 00:50
Kercovari ju pershendes ty dhe vendlindjen e juaj te bukur.Durimi e pa shpijen e vet,shume u gezua :lol: Kalofsh mire.

Kercovari
06-04-05, 06:59
Psikologu
Turisti
Uliksi

Edhe une u pershendes te nderuar duke u deshiruar gjitha te mirat ne jete,suksese,shendet dhe dashuri.
Ne Zajas me pare mesove Veres te ngreh gomarin prapsht,e Dimrit te rhesqes ketyre brigjeve me najlon ne prapanice.
Ate kohe nuk kishte Pc-e.
.

Psikologu
20-04-05, 15:09
I nderuari Kercovari


JU pershendes edhe njė here duke ju deshiruar qdo te mirė ne jetė , ty dhe vendlinjes tende te dashur.

Me nderime dhe sinqeritet per ju si gjithmonė:

Psikologu

halla e madhe
20-04-05, 19:36
Kercovari_Me behet zemra mal kur shof pullaze te reja,aty eshte jeta.... te pershendes Ty dhe te gjithe bashkeatdhetaret tane ne mbar boten :!:

ShEjToNkA
20-04-05, 22:57
Pėrshėndetje pėr tė nderuarin Kėrcovari dhe vendėlindjen e tij Zajazi dhe gjithė bashklėvendasit e tij.

turisti
20-04-05, 23:20
Pershendetje nga zemra per ZAJAZIN e shokut tim te respektuar,Kerēovarit. :P :wink:

Gjithmone me sinqeritet dhe respekt,
TURISTI.

Arb
21-04-05, 07:46
Edhe nje pershendetje per Zajazin...

Gjumashja
21-04-05, 07:56
gjithashtu pranoj edhe pershendetjet e mija Zajaz :wink:

Kercovari
21-04-05, 17:38
Psikologu,halla e madhe,Shejtonka,Turisti,Arb,gjumashja,u falemenderohem nga thellisit e zemres per keto pershendetje te perzemerta drejtuar mua dhe vendlindjes sime Zajazit.

U jam mirenjohes duke u deshiruar gjitha te mirat ne jete.
Kercovari.

Gjumashja
21-04-05, 17:41
Psikologu,halla e madhe,Shejtonka,Turisti,Arb,gjumashja,u falemenderohem nga thellisit e zemres per keto pershendetje te perzemerta drejtuar mua dhe vendlindjes sime Zajazit.

U jam mirenjohes duke u deshiruar gjitha te mirat ne jete.
Kercovari.


sps kercovari

Gentiana
21-04-05, 17:50
Kercovari pershendetje per ty dhe Vendit tend.

ēdo te mire
Genta

Kercovari
21-04-05, 18:30
Kercovari pershendetje per ty dhe Vendit tend.

ēdo te mire
Genta
Genta Flm.
Je e pershendetur perzemersisht edhe nga une.

dembelica
21-04-05, 22:14
Pershendetje per ty Kercovari dhe per Zajasin :wink:

Kercovari
22-04-05, 07:56
Pershendetje per ty Kercovari dhe per Zajasin :wink:
Te pershendes edhe une e nderuar kudo qofsh.Flm.

Diana007
22-04-05, 12:19
Kercovar te peshendes ty dhe gjith vendlindjen tende

Me respekt per ty i nderuar Diana

Kercovari
22-04-05, 15:06
Kercovar te peshendes ty dhe gjith vendlindjen tende

Me respekt per ty i nderuar Diana




Te pershendes edhe une Diana dhe te deshiroj cka te do zemra te dhasht zoti.Flm.

Dali!Keq
23-04-05, 04:56
Kercovari Ju Pershendes Juve,dhe gjith Vendasit e Juaj-Zajazi-n.
Shendet

Dali!Keq

Kercovari
23-04-05, 07:13
Kercovari Ju Pershendes Juve,dhe gjith Vendasit e Juaj-Zajazi-n.
Shendet

Dali!Keq
Te pershendes Dali Keq,po nuk qenke aq i keq sa qe e ke be veten.
Gjitha te mirat i nderuar kudo qofsh.

Reana
30-04-05, 08:17
Kercovari,


Ka dite qe kam deshur te ndal ketu ne faqen tende, por....
Tek po lexoja nje shkrim tendin tek nen-forumi "Feja" dy dite me pare, nuk mbeta pa perkujtuar trimerite dhe patriotizmin e Kreshnikeve te Zajazit....
Per ty dhe lexuesit e faqes sate, besoj nje shkrim me shume vlere...

Me respekt te sinqerte - Reana


Kreshnikėt e Zajazit

"Mefahil Shehu - Zajazi dhe Xhemė Has Gostivari bashkuan gurrat e pastėrta tė lumenjve tė ndėrgjegjes kombėtare, tė cilat u derdhėn nė Lumin e Madh tė Revolucionit tė Popullit Shqiptar"

Nga Qazim Rrushaj

Shkurtimisht do tė orvatem pėr tė dhėnė tė vėrtetėn historike mbi Zajazin e Kėrcovės. Nė kėtė shkrim do t'i lejė anėsh, pėr tjetėr herė, Kreshnikėt e periudhės turke, dhe ish mbretėrisė jugosllave. Do tė pėrqėndrohem vetėm pėr Luftėn e Dytė Botėrore.

Zajazi ėshtė njė krahinė nė vete, e madhe dhe krenare qė graviton njė popullsi etnogjene, qė shtrihet nė veriperėndim tė Kėrcovės, jugperėndim tė Gostovarit, dhe nė lindje tė Dibrės sė Madhe. Zajazi pėr kah trimėritė ėshtė dukur qė nga mesi i shek. 18, pėr tė cilėn dėshmon kėnga - epika popullore, gojėdhanat, poashtu edhe shtypi turk dhe ai serb. Zajazin mė sė miri e ka njohur Vilajeti i Manastirit, dhe Kosova nė vecanti. Njė veteran i Bajram Currit, nga Lumthati i Dardanisė, mbasi kuptoi se jam nga Zajazi, m'u afrua, megjithėse ishim tė rrethuar nga komunist dhe spiuna tė UDBės. Ai me zė tė lart mė tha:"Gėzohem qė njohė njė trim nga ata trimat , miqtė e mij nga Zajazi, tė cilėt vinin o bacė, shpesh nė Kosovė. Ata ishin Vėllezėrit Lazam dhe Kalosh Ramadani qė udhėhiqnin Lėvizjet Kacake nė Kėrcovė". Ishte viti 1964, ku e takova nė njė darsėm nė Bllacė tė Dullės sė Prizrenit, besoj se emri i tij do tė ishte Baca Ramė, nė mos jem gabim. Ai mė porositi qė tė shkruaj pėr kėta fatosa kur t'i vijė koha. Ai shtoi: "Pėr trimėni njohim Veleshtėn e Strugės, Drenicėn e Kosovės dhe Zajazin e Kėrcovės". Dritė past, ai veteran qė mė frymėzoj qė tė them mė shumė se dy fjalė pėr kėta kreshnikė tė krahinave tona tė lavdishme.

Zajazi njehė nė periudhėn turke, Mehmed Begun e Kollarės, Hasan Brahaj, Nezir Koxhėn, ky i fundit, njė veteran i pashoq i dy periudhave: turke e serbe. Osman Gjini, Murat Dulla dhe Sefer Hysė Zajazi, qė ky i fundit ėshtė njė ndėr imazhet mė tė dalluara nė Kėrcovė, qė luftoi turqit dhe komitat sllavomaqedonė mė 1903 nė Betejėn e Karbunicės, ku mbeti edhe dėshmor. Ali Drogomishti - Ali Beqir Ala si prijės i Kėrcovės, qė kishte zėnė armėt pėr tė mbrojtur nderin e atdheut. Ky luftėtar ėshtė veteran i vitit 1912, kur po shpaloste flamurin 500 vjecar tė fatosit tonė tė tė gjithė kohėve - Skėnderbeut. Sulltana Legjendare, heroina e Gostivarit dhe e Kėrcovės, e cila i la namė historisė kombėtare nė Qafėn e martizuar (1913), pėr tė cilėt kam pėrgaditur disa faqe tė tėra, ku do tė pėrmbėlidhen nė njė vėllim tė vecantė.

* * *
Kaluan ato kohėra tė errta; filloi lufta e dytė. Kėtė rradhė populli shqiptar i kėsaj ane do tė duhej tė ishte mė i pjekur, dhe ai me tė madhe tregoi njė pjekuri tė jashtė - zakonshme. Pėr fat tė keq, po bėhej njė propogandė e tmerrshme: luftė antifashiste, antinaziste,ku mandej do tė siguroheshin tė drejtat etnike - legjitime tė popujve tė pushtuar: "pritė gomar tė bij barė". Kėshtu lindėn parulla, ideologji pa logjkė pėr tė ardhmen mjeruese tė popullit tonė. Atė botė, pėrsėri vegjlia rroku armėt, drejtoi masėn, i tregoi rrugėn popullit, historinė qindėvjecare tė sunduesve sllavė, dhe mos besimi ndaj tyre, se ata ndėrrojnė politikė e fjalė si tu dojė interesi i tyre. Prap Zajazi lindi njerėz tė peshuar, jo me arsim dhe edukatė por me njė pėrvojė tė gjatė e tė hidhur. Ngjarjet e shėmtuara tė vitit 1913 nuk kishin tė harruar; tre bunarėt nė Zajaz, ende s'ishin tharė nga gjaku i vėllezėrve, baballarve, gjyshėrve. Tė internuarit gjatė lėvizjeve kacake nė Zajaz e gjetkė, ende s'ishin kthyer nė vatrat e tyre. Me padyshim ata kishin vdekur nė vetminė e tyre nėn qiellin hapsinor nė Orizar dhe vende tė tjera tė mallkuara bullgare tė Maqedonisė lindore pa u mbuluar ndėr varre. Si tė mundte qė ky popull aq i vujatur tė harronte ato kohėra tė vrazhda, ato shtėrngata qė varruan popullin tok kreshnik. Si mund tė hiqeshin nga mendja ato burra qė me njė guximtari tė pashoqe tė asgjėsojnė komunat serbe, duke shpresuar se njė ditė do tė hynė nėn administratėn shqiptare. Ata burra viganė u zhdukėn nė Osllomej, nė Rashtan, nė Midincė, nė Zajaz etj. Si mund tė harrohen ngjarjet e Qafės, Sopit, Breqanit, kėta dy tė fundit tė zhdukur fare nga harta gjeografike. Si mund tė shkilet mbi gjakun dhe trupin e Sulltanės legjendare, dhe, sot t'i shtrijmė dorėn e pajtimit, serbve, maqedonve sllavė, pėr tė luftuar gjermanėt apo italianėt. Ishte e pamundur!

Pas kapitullimit tė Italisė fashiste, nė Kėrcovė si veprimtar tė "nacionalshlirimtares" pėr Maqedoni kishin dėrguar njė far togerri Ymer Domni, nė popull njihej si Ymer Luma. Ymer Luma ka qenė njė burrė i shkathėt, gojmbarė, dhe kishte veti tė mira pėr tė zgjidhė disa probleme, ngatrresa qė egzistonin ndėrshqiptarė tė kėtij vendi, qė kishin mbetė si trashėgim i mbrapshtė dhe mjerues.

Nė Zajaz, Ymer Luma mbledhė parinė e vendit, dhe me tė madhe u spjegon qėllimet e tija, rrolin e "luftės nacionalshlirimtare", dhe, bashkėpunimi me arradhėt partizane sllavomaqedone. Aty pėr aty i hasi sharra nė gozhdė. Mefahil Shehu, njė prijės, qė mė vonė nė krye tė Ballit tė Kombit; shkurt ia preu: "Na si popull i kombit tė shtrenjt shqiptar duam tė bashkojmė hutat me Shqiptarėt e Shqipėrisė Politike kundėr sllavo-maqedonėve, armiqėve tonė shekullor, ndėrsa gjermanėt si kanė ardhur ashtu edhe do tė shkojnė. Gjermanėt as nė luftėn e parė dhe as tani s'kanė pėr t'na vrarė. Por, ata qė na kanė vrarė dhe do na vrasin janė maqedonėt, dhe kėtė rradhė, sic duket se edhe ju tė Shqipėrisė sė Vjetėr do tė jeni nė krahė tė tyre. Na po luftojmė pėr t'ia bashkuar kėta pjesė Shqipėrisė, dhe ju na bėni kryq pėr tė mbetur ndėr kėto "shkje" pėrgjithmonė. Na duam Shqipėrinė etnike, kurse ju, jeni kundėr kauzės kombėtare". Ymer Luma mbeti me gishtė nė gojė, i cili mbas mbarimit tė luftės deklaron: "Na u thaftė goja qė mėsuam mbrapshtė kėtė popull krenar me aq prirje luftarake e kreshnike, ku pa ndihmėn tonė qoftė fizike dhe politike, ata luftuan partizanėt maqedon edhe pėr gjashtė muaj tė tjera, mbasi gjermanėt ishin larguar nga Kėrcova, pėr derisa hyri dhe u erdhi nė ndihmė Brigada e 18-tė Shqiptaro-Partizane, arradhės partizane maqedone. Cetat vullnetare tė Ballit Kombėtar tė Kėrcovės, qė nuk deshin tė luftonin kundėr gjakut shqiptar, me njė injorancė kundėrvetvetes, mjerisht lėshuan armėt pėr dhe, pos komandantėve. Kėshtuqė, 400 vullnetarė, djemė tė rijė u pushkatuan nė "Telat e Gostivarit", u mbytėn nė Xhaminė e Zajazit, dhe ata qė shpėtuan, i dėrguan nė "Frontin e Sremit", atje mbetėn pa nam e nishan.

Shqiptarėt e Maqedonisė (Yllirridės) formuan cetat e tyre me vullnetarė, aty mbas shkatrrimit tė Jugosllavisė kraliste. Ndėr ata qė i dhanė puls luftės sė ardhshme, qė do tu prijė me dinjitet vullnetarėve shqiptarė tė Ballit Kombėtar tė Kėrcovės; nė skenė u dukė kryekreshniku i Zajazit, Mefahil Shehu.

Mefahil Shehu lindi nė Teqe Mėhallė tė Zajazit, mė 1897, i cili ishte i pari nė Kėrcovė qė pėrqafoi flamurin kombėtar, dhe me atė flamur ndjekė komunistat maqedono-shqiptarė, kėmba kėmbės, pėr deri sa ra po nėn atė flamur nė fillim tė vitit 1945. Ai si gjithmonė kėshillonte turmėn qė mos ndjekin parulla partizanie sepse, do tė dėmtojnė lėvizjen e tyre, ballin e Ballit Kombėtar. Sllavėt kurrė se kanė mbajtur fjalėn, prandaj hiquni profkave sllavo-komuniste, u thonte trimi. Propoganda proruse, propogandat e cdo llojit, bėnte cmos qė vullnetarėt e Ballit Kombėtar, atdhetarėt e zellshėm tė tėrhiqen nga ballina e luftės kombėtare, sic ishte inkuadruar Xhemė Hasa dhe Mefahil Shehu. Propoganda fallse, propoganda mjeruese se gjoja dėbojmė gjkermanėt dhe pastaj teritoret tė pėrcaktohen simbas kriterit etnik, pėr tė cilėn gjė nuk ishte nėnshkruar asnjė dokument ndėrkombėtar.Mefahili thonte me plotėbindje: Fjalėt e Shkjaut nuk i han Shqiptari i mencur. Xhema dhe Mefahili, nuk pajtohen aspak me kėto parulla, prandaj edhe nuk gabohen dhe ishin tė bindur se me kėto parulla partizanie maqedono-serbe komuniste, gatuhej maja pėr vdekje dhe u pėrgaditnin varret shqipėtarėve sic ua kishin bėrė tėrė kohėn, gjatė sundimit tė tyre.
Zoti Stjepan Gjurekoviq, njė shkrimtar e historian kroat, autor i romanit "Bijt' e Shqipeve", thotė se propoganda komuniste jugosllave kishte pėr qėllim qė tė tjerėt (Shqiptarėt) tė vdesin pėr serbėt, sic u vranė e lanė kockat partizanėt e Enver Hoxhės nė frontin e Sremit kundėr gjermanėve, duke i nxjerrė shqiptarėt nė vijėn e parė tė zjarrit. Mefahili dhe Xhema i paramendonin kėto marifete jugosllave, serbe, dhe humnerėn pėr luftėtarėt shqiptarė, prandaj ata kurrė s'u bashkangjitėn pallavrave tė tyre. Mefahili luftoi partizanėt e Svetozar Vukmanoviq Tempos, qė udhėhiqte arradhėt maqedone nė Kėrcovė, Maqedoni. Pėr derisa Mefahili ishte i gjallė, Tempoja nuk bėhej i gjallė, por fshihej si mini fushor. Ai u printe vullnetarėve betejė pas beteje, duke pasur krahė tė djathtė dhe instruktor ushtarak Xhemėn; kurrė su largua nga ballina e luftės. Ai u priu vullnetarėve Ballėllor nė Majėn e Malit Bukoq, ku shkatrroi deri nė njė brigadat partizane maqedone; dėrrmoi cetat maqedone tė Galishnikut; puqi pushkė nė Berikovė, Tuhinė, Kastriot, Garanė; eleminoi cetat armike tė Kopackės; ngadhnjeu nė Betejėn e Kalasė sė Kėrcovės, dhe vendosi djemtė - burrat e vendit nė kazernmat ushtarake.

Atje poshtė nėn kala baheshin luftime tė ashpėra. Cetat armike janė tė shtėrnguar qė tė tėrhiqen nė jug tė qytetit. Nga zhurmat e pushkėve dhe mitralezave buciste qyteti sikur po binin daullet-lodrat e mėdha tė Kėrcovės, e jo se po bėhej njė luftė e hatashme, njė luftė pėr vdekje a liri! Ata ishin trimat e Halim Mangupit. Atje kah mesi i qytetit, nė xhaminė e madhe, ku minareja po dukej nga cdo kėnd tė qytetit, sikur tė ishte oxhaku i ndonjė fabrike moderne; njė ndėr trimat me zė tė Zajazit., dora e djathtė e kryekomanarit, Mefahil Shehut; pararoja e luftės nacionaliste, Begzat Vuli, u ngjitet shkallėve tė xhamisė, dhe u bėrtetė luftėtarėve me zėrin e tij si vetėtima, qė pėrqohej kėnd mė kėnd: "Pėrpara vllazėn! Me dorė, me dorė! Pėrqafoni fitoren, Kėrcova ėshtė e juaja, kjo ėshtė Shypneja qė kemi ėndėrruar!"

Po flas vetėm pėr trimėritė e Kėrcovės dhe tė Gostivarit. Sikur tė kishin luftuar e tė ishin tė organizuar jo mė shumė se kėto dy vende, pjesėt tjera tė Shqipėrisė etnike, mendoj se cdo qytet shqiptar, qoftė i Shqipėrisė Politike dhe asaj etnike, me siguri qė luftėn do ta kishim fituar, dhe sot do tė ishim tė bashkuar. E keqja po e ndjek popullin tonė mbrenda kėtyre 90 vjetėve. Serbėt komunista gjetėn menden qysh nė ditėt e hershme pėr t'i dhėnė dritė njė kombi qė nė luftat ballkanike e coptuan dhe e rrefuzuan si komb e si popull (fjala ėshtė pėr shtetin dhe kombin maqedon), pėr t'iu kundėrvėnė interesave shqiptare. Nga ana tjetėr, komunistat shqiptar duke besuar komunizmin ndėrkombėtar, se gjetėn dot mendjen pėr tė punuar nėn rogoz, pėr tė bashkuar kombin e tyre, tė cilėn e humbėn po n'ato lufta ballkanike, dhe tashmė pritėn minutin e fundit se cfarė sihariqi do tu jepte "internacionalisti i madh i Ballkanit" shoku Tito. Pėr ndryshe, kishin shpallur luftė vėllavrasje, e cila shkonte nė dobi tė tjetėrkujt.

Sot kudo po ndihet ndėr trojet tona pėr luftėn e humbur, pėr trojet e humbura. Por populli shqiptar i Maqedonisė nuk humbi dot besimin tek martirėt qė u flijuan gjatė luftės sė dytė. "Pra, Xhemė Has Gostivari dhe Mefahil Zajazi, bashkuan gurrat e pastėrta tė lumenjve tė ndėrgjegjes kombėtare, tė cilat u derdhėn nė lumin e madh tė revolucionit popullor shqiptar". "Kurrė e kurrės mos u besoni pėrrallave tė shkjeve, sepse ata gjithmonė nė besė na i kanė ngul thikėn mbas shpine, prandaj cdo premtim (nxotje) ata bėjnė, kinse pėr barazinė dhe tė drejtat njerėzore e kombėtare (pėr t'ia arrirė qėllimeve tė tyre tė kėsaj lufte tė kobshme) janė fjalė boshe - fjalė shkjau" - Mefahil Zajazi.

Ndnjenjat kombėtare tek Shqiptarėt e Maqedonisė, nuk janė shuar, ndėr turmat popullore gjithmonė ka qenė e gjallė - dėshmojnė faktet historike, kėngėt - epika! janė burimi, gurra e dokumentuar qė gjallėron nė gjakun e tyre arbėror. Pra, baballarėt e tyre kanė vepruar ashtu si dijtėn, dhe si veprimtar kanė qenė gjithmonė nė vazhdėn e asaj veprimtarie. Tashmė nė Maqedoni jemi njė milion! Fatkeqsisht armiqtė tanė, qofshin tė huaj apo tė tanė, kanė qenė tė pashpirt qė edhe sot e kėsaj dite bėjnė tė njejtat trumbetime kundra bashkimit tonė, njėsimit tonė kombėtar, qė e kanė mbytur dhe po e mbytin zėrin e shqiptarit.

Fryma e luftės shlirimtare tė cetave vullnetare tė komandant M. Sheut dhe Xh. Hasit, qė humbėn davanė pėr 60 vjet, sot ato kreshnkė nė fjalė frymėzojnė ndnjenjėn kombėtare tė populli tonė, qė tė jenė mė tė vendosur pėr ardhmėrinė e fateve tė tyre.

Kohėt e fundit po bėhet fjalė, pėr tė themeluar njė parti apo organizatė politike nė Maqedoni. Mosmarrveshjet egzistojnė, dhe pėr Maqedonėt kjo parti "Balli Kombėtar" do tė bėhet tollosun nė zemrat e tyre, sepse kjo e luftoi haptas, dhe ata e dijnė mirė atė. Unė si anėtar, pjestar i vjetėr i Organizatės sė Ballit Kombėtar, qė nga viti 1970, me gjthė shpirt po e pres qė tė themelohet, sepse kjo do tė jetė rripėrtrimja e kombit tonė mbetur jashta Shqipėrisė. Pėrkrahjet do tė jenė tė pareshtura!

Q. Rrushaj

Kercovari
30-04-05, 09:09
Reana e nderuar

Nga thellesit e zemres te falemenderohem qe me solle kete histori te shkurter per Zajazin,e ne veqanti shkrimin e mesuesit tim te nderuar Qazim Rrushaj qe per 30.vjet e ca jeton ne Amerike.
Qazim Rrushaj bashke me koleget e tij arsimtare te nderuar si Medin Emini,Fazli Veliu dhe disa te tjere qe per momentin nuk me kujtohen kan qen edhe te burgosur politik nga UDB-a jugosllave,dhe si te tille moren rrugen e mergimit per te mbeshtetur fuqimisht cdo levizje Kombetare.

Reana
30-04-05, 09:13
"...mbahu nene e mos ke frike, se ke bijte/bijat ne Amerike..."

mirembec, daja im :wink:

Kercovari
30-04-05, 09:30
"...mbahu nene e mos ke frike, se ke bijte/bijat ne Amerike..."

mirembec, daja im :wink:
Mirmbec edhe ti,kudi une ndoshta je mbesa ime!

turisti
04-05-05, 22:17
ZAJAZI nuk e ka vendin ne faqen e dyte,hahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahaha haah. :P E pershendes si dhe shokun ti Kercovarin.

Me respekt,
TURISTI. :P :wink:

Kercovari
05-05-05, 08:31
ZAJAZI nuk e ka vendin ne faqen e dyte,hahahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahaha haah. :P E pershendes si dhe shokun ti Kercovarin.

Me respekt,
TURISTI. :P :wink:
Flm.Shoku
Edhe ty te pershendet Zajazi bashke me Kercovarin.

turisti
05-05-05, 09:02
:P :wink:

turisti
06-07-05, 12:45
:P Pershendetje per ZAJAZIN e nderuar dhe mikun tim te madh- Kėrēovarin. :P

Respekt gjithmone,
TURISTI. :P

Kercovari
06-07-05, 13:47
:P Pershendetje per ZAJAZIN e nderuar dhe mikun tim te madh- Kėrēovarin. :P

Respekt gjithmone,
TURISTI. :P

Te fal. shoki i nderuar qe nuk harron te pershendesesh vendlindjen time,vendin tim te dashur ku me ra koka me te qa, qe sot te jem krenar qe jam Zajazli me te gjitha te mirat dhe mangesit.
Nuk di si te shpreh ate qe ndjeje ne keto momente,po do te ishte edhe me keq sikur te haroja se diku kam lene nje vende te shprazet per nje shoke te nderuar dhe te sinqert.
Sikur une te isha ai qe u ndane fatin dhe lumturin njerzve,per ty dhe familjen tenda nuk do te ndaja me shume se nje grushte uratash perplot ngrohtesi,shendet dhe lumturi ne jete.
Respekt mbi te gjitha,
Kercovari

Kercovarja
20-05-06, 01:03
Pershendetje me respektin me te madhe per Zajazi.Respekt per te gjithe.

Kercovari
21-05-06, 13:46
Pershendetje me respektin me te madhe per Zajazi.Respekt per te gjithe.

Shyqyr zoti me ka dashte edhe mua te keme nje kercovare ketu.Mire serdhe dhe falemenderit qe keni pershendet zajazin.
Me duket se jan nisi prape sheikllekut,me vjen keq te ju anesh pa u shti ne harem .
ahaahahahahahaha!
Jeni e pershendetur nga une forte duke u deshiru qaste te kendshme dhe cdo mire ne jete.
Me respekt kercovari

Kercovarja
30-05-06, 01:38
Shyqyr befshe o Kercova, shyqyqr qe paskam dhe une ketu nje Kercovar.