PDA

View Full Version : DESHMITĖ E REJA PĖR TĖ PAGJETURUTĖ SHQIPTAR


GASHI75
21-04-05, 20:43
Hulumtim: Serbi: Mė Shumė Zbulime Rreth Djegjes sė Trupave Nė Mackaticė


Dėshmitarė okularė tė ri po ndihmojnė zgjidhjen e njė krimi qė ende pret tė dalė para drejtėsisė.

Nga reporterėt e IWPR-sė nė Surdulicė dhe Beograd

Dėshmi tė dėshmitarėve okularė qė i ka siguruar IWPR pėrmbajnė evidencė tė re dramatike se si policia qė ka punuar pėr Slobodan Milosheviēin kanė djegur kamionė tė mbushur me trupa tė pajetė tė shqiptarėve nė njė fabrikė nė Serbinė jugore gjatė konfliktit tė vitit 1999.

Burime tė IWPR-sė kanė paraqitur dėshmi tė reja pėr kronologjinė e krimit, si ka ndodhur dhe rolin kyē qė ka luajtur policia si nė procesin e djegjes sė trupave ashtu edhe gjatė mbulimit tė gjurmėve.

Dėshmitė e tyre do tė ngrisin presionin mbi gjykatat qė tė zgjidhin sa mė shpejtė misterin rreth asaj se kush ishin kėta njerėz dhe kush e urdhėroi djegjen e tyre.

Natasha Kandiē, drejtoreshė e Qendrės pėr Ligjin Humanitar, HCL, pėr herė tė parė zbuloi fshehtėsitė e tmerrshme tė kompleksit tė aluminit nė Mackaticė, afėr Surdulicės, nė distriktin e Pcinjit nė Serbinė jugore, dhjetorin e kaluar.

Nė njė artikull nė tė pėrditshmėn Danas mė 24 dhjetor 2004, ajo tha se furrat e larta tė fabrikės ishin pėrdorur pėr tė djegur trupat e shqiptarėve tė vrarė nė Kosovė me 16 dhe 24 maj 1999, gjatė bombardimeve tė NATO-s.

Njė burim i IWPR-sė – punėtor i fabrikės – tha se e tėrė afera filloi me arritjen e papritur tė disa kamionėve tė panjohur gjatė natės.


“Kamionė me ngarkesa misterioze vazhdonin tė hynin nė fabrikė me drita tė shuara. Punėtorėt e ndėrrimit tė tretė – si unė vetė – u dėrguan nė shtėpi para hyrjes nė fabrikė,” tha burimi.

Burimi i IWPR-sė konfirmoi se kishte parė arritjen e trupave nė dy raste tė ndryshme, “nė mes dhe nė fund tė majit”, 1999.

“Askush nuk na tregoi se ēfarė transportohej dhe asnjėri nga punėtorėt nuk kishte ēasje aty [ nė vendin e djegjes],” tha ai pėr IWPR-nė. “Por njoh shumė njerėz qė kanė marrė pjesė, dhe njė pjesė e kam parė vetė.


“Pjesėmarrės tė drejtpėrdrejtė ma kanė konfirmuar atė ēka kam parė. Trupat janė sjellur nė fabrikė dhe janė djegur aty. Unė nuk jam i vetmi qė ka parė kėtė.


“Nuk isha prezent nė vetė aktin e djegjes sė trupave, por kam mundur tė shoh kamionėt duke u shkarkuar.”

Njė burim tjetėr i IWPR-sė, statusin dhe profesionin e tė cilit s’mund ta zbulojmė, e konfirmoi verzionin e punėtorit, duke thėnė se edhe ai poashtu kishte qenė dėshmitar gjatė shkarkimit tė trupave. Ky burim shtoi se trupat ishin transportuar nga Kosova perėndimore, kryesisht nga Prizreni, Gjakova dhe Peja, dhe fshatrat pėrreth.

“Kur kamionėt shkonin [pas djegjes] tė ashtuquajturit “pastrues” rrinin dhe kontrollonin se mos kishte mbetur ndonjė pjesė e trupit ose mos kishte rėnė ndonjė pronė personale e tyre nė hyrje tė fabrikės,” tha ai.

“Edhe pas sa ditėve, ende mund tė ndihej era e mishit tė djegur nė Surdulicė. E njoh kėtė erė sepse edhe unė kam marrė pjesė nė fronte tė luftės nė ish-Jugosllavi.”

Ky burim tha se Mackatica ishte zgjedhur si vend krimi sepse ishte afėr Kosovės, vetėm 170 kilometra larg Prizrenit, dhe relativisht e panjohur – pak njerėz jashtė fabrikės e dinin qė fabrika kishte furra tė larta.

Artikulli i Kandiēit nė Danas thotė se tė dy djegjet kanė ndodhur diku rreth mesnatės nėn sigurim tė rreptė nga Njėsiti i Operimve Speciale tė Policisė, JSO, atėherė me bazė nė Bele Vode, afėr Vranjės, nė Serbinė jugore.

Nė artikull thuhet se komandanti i atėhershėm i JSO-sė, Milorad “Legija” Ulemek, tani i dyshuari kryesor pėr vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiē nė 2003, kishte pėrcjellur njėrin konvoj tė trupave nė vendin e ngjarjes dhe kishte qenė prezent gjatė djegjes sė tyre nė “furrat numėr katėr dhe pesė”.

Sipas HCL-sė, zyrtarė tė lartė tė policisė – disa prej tė cilėve ende mbajnė postet – kanė organizuar djegjet, derisa zyrtarė tjerė tė besueshėm tė Milosheviqit kanė organizuar “pastrimin pasues tė terrenit”.

INFORMATA TĖ REJA RRETH ROLIT TĖ POLICISĖ SĖ MILLOSHEVIQIT NĖ KRIM

Njė burim i tretė i IWPR-sė, ish-inspektor nė policinė sekrete tė Millosheviqit, ishte aktiv nė kohėn e ngjarjeve nė Mackaticė, dhe ka siguruar IWPR-nė se policia ka “informata precize dhe tė sistematizuara” se si janė djegur trupat nė Mackaticė.

“Ka tė dhėna tė qarta pėr kėtė ēėshtje nė arkivat e polcisė lokale, tė shėnuara si “rreptėsisht konfidenciale”, tha burimi, duke iu referuar dy djegjeve.

“Njerėzit qė morrėn pjesė nė kėtė aksion kanė qėndruar nė Hotelin Theranda nė Prizren. Njė punė e tillė ishtė pregatitur pėr njė kohė tė gjatė dhe nuk mund tė kryhej brenda njė apo dy dite.

“Policia lokale publike dhe sekrete i dijnė tė gjitha por kjo po fshihet pėr arsye se zyrtarė tė tanishėm tė policisė dhe ish-zyrtarė e agjentė tė zakonshėm ishin tė pėrfshirė.

“Ēdo gjė ėshtė e pėrfshirė nė dokumentacionin e policisė – nga emri i kodit tė aksionit deri te lista e njerėzve qė kanė qėndruar nė Hotel Theranda dhe kanė punuar nė ‘sanitimin e terrenit’, deri te ata qė kanė ngarkuar kamionėt dhe i kanė vozitur deri te fabrika e Mackaticės, ky Legija dhe ekipi tij pastaj e kanė marrė punėn nė dorė.”

“Gjithashtu dihet saktėsisht se kush i ka vozitur dhe pėrcjellur kamionėt, kush ka qenė pėrgjegjės pėr mbulimin e aksionit nė fabrikė dhe kush drejtpėrdrejtė ėshtė marrur me furrat gjatė djegjes.”

“Emrat e atyre qė mė vonė kishin pėr detyrė tė zhdukin gjurmėt nė fabrikė dhe atyre qė kishin pėr detyrė ta fshihnin tė vėrtetėn nga policia lokale poashtu dihen. Nė fund, ėshtė edhe njė listė me emra tė politikanėve qė kanė qenė nė dijeni tė krejt kėsaj, derisa aksioni planifikohej.”


Ish-polici thotė se i din shumicėn e kėtyre emrave por frikohet t’i zbulojė publikisht ato.

Sė bashku me gjithė ata qė kishin njohuri direkte pėr kėto djegje, ai kishte pasur presione tė fuqishme qė tė mos fliste.

“Tė gjithė ata tė cilėt nė njė mėnyrė apo tjetėr janė tė lidhur me ngjarjet nė Mackaticė nė maj tė vitit 1999, janė tė ekspozuar ndaj kėrcėnimeve, presioneve dhe shantazheve,” tha ai.

“Frikohem pėr sigurinė time dhe tė familjes time,” tha ai. “Pjesėmarrėsit nė krimin e Mackaticės do ta dinin qė unė kam zbuluar sekretet, qė ata po mundohen aq shumė t’i fshehin.”

Burimi i parė i IWPR-sė, punėtori i fabrikės nė Mackaticė, thotė se disa dėshmitarė tjerė qė kanė parė kamionat me kufoma duke hyrė nė fabrikė ende jetojnė nė Serbi.

“Njerėz tjerė e dijnė ēfarė ka ndodhur, edhepse ēdo gjė ėshtė bėrė qė operacioni tė kryhet me fshehtėsi tė madhe,” tha ai.

Tė gjithė kanė qenė tė kėrcėnuar dhe tė shantazhuar, shtoi ai, pėr tė ndaluar shpalosjen e ngjarjes edhe mė tej. Megjithatė, ky burim thotė se ėshtė i gatshėm tė dėshmojė publikisht.

IWPR gjithashtu ka folur edhe me njė burim tė katėrt tė drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve nė Mackatice. Ky burim nuk deshi tė zbuloj as vendndodhjen dhe as profesionin e tij por insistoi qė ka qenė prezent nė tė dyja djegjet ne maj tė vitit 1999.

“Ēdo gjė ėshtė kryer pas mesnatės, por mė kujtohet qė qielli ka qenė i kthjellėt dhe se ka pasur dritė tė hėnės,” tha ai. “ Pashė, pėr disa minuta, nga njė distancė prej dhjetė metrave, trupa qė po shkarkoheshin nga njė kamion dhe transportoheshin me njė karrocė tė madhe tė fabrikės drejt pjesės sė fabrikės ku ndodheshin furrat.”

Ky burim tha se e “dinte me siguri” se disa nga trupat ishin fėmijė dhe gra. Ai insistoi se nuk kishte marrė pjesė nė djegje.

Asnjėri nga burimet e IWPR-sė nuk kishte nė gjendje tė jipte ndonjė numėr tė saktė apo tė pėrafėrt tė trupave qė ishin shkarkuar dhe djegur nė Mackaticė, edhepse njėri nga ata tha se ishin transportuar nė “mė shumė se dhjetė kamiona,” qė tregon pėr njė numėr tė madh.

LISTA E EMRAVE PRAPA DJEGJEVE

Nė artikullin e saj nė Danas, Kandiē citon disa prej partnerėve mė tė besueshėm tė Millosheviqit si figurat kyēe prapa operacionit.

Ajo pėrmendi emrat e ish-Minitrit tė Policisė Vlajko Stojilkoviē; ish-zėvėndės ministrit Nikola Sainoviē; kryesuesit tė atėhershėm tė sigurimit publik dhe shtetėror Vlastimir “Rogja” Gjorgjeviq, dhe Radomir Markoviēit, ish-kryesues i policisė sekrete.

Sainoviēi, i akuzuar nga Gjykata pėr krime lufte nė Hagė, pėr krimet e kryera nė Kosovė nė vitin 1999, iu dorėzua vullnetarisht autoriteteve nė pranverė tė vitit 2003. U lėshua nė Prill 2005 duke pritur gjykimin.

Markoviē ėshtė momentalisht nė burgun qendror tė Beogradit, i ballafaquar me proces gjyqėsor pėr akte kriminale. Stojilkoviē, gjithasthtu nė listėn e Hagės tė personave tė akuzuar pėr krime nė Kosovė, bėri vetėvrasje mė 11 prill 2002.

Nga tė gjithė emrat e pėrmendur nga Kandic, mė interasanti ishte ai i Gjorgjeviēit. Njėri nga katėr gjeneralėt e kėrkuar nga Haga pėr krime tė luftės nė Kosovė mė 1999, ai ka lindur ne Koznicė, vetėm disa kilometra larg nga Mackatica.

Gjorgjeviq njihet tė ketė qenė njėri nga personalitetet mė me ndikim nė sferat, fjala e tė cilave konsiderohej pothuajse ligj. Ai mbante nėn kontroll tė gjitha strukturat e pushtetit lokal, sidomos policinė.

Pas rėnies se regjimit tė Millosheviqit mė 5 tetor 2000, GjorgjeviēI thuhet tė kėtė lėshuar vendin dhe besohet se ėshtė duke u fshehur nė Rusi.

PROKURORI SPECIAL FILLON TĖ HULUMTOJĖ

Pėr muaj tė tėra, pas publikimit tė artikullit ekskluziv nė Danas, as autoritetet e as gjykatat nė Serbi nuk reaguan publikisht rreth pohimeve tė rėnda qė nxirrte nė pah ky artikull.

Megjithatė nė mes-prill tė vitit 2005, Vladimir Vukēeviē, prokurori special i shtetit pėr krime lufte, e vizitoi Surdulicėn.

Duke vepruar nėn kėrkesėn e Vuēkeviēt, gjykatėsi hulumtues i gjykatės sė distriktit tė Vranjės, zėvendėsi i prokurorit special dhe njė ekip i ekspertėve gjyqėsor me trajnim special gjithashtu vizituan Mackaticėn.

Vukēeviē i tha radios B-92 se kishte biseduar me dėshmitarė, por theksoi se shumė gjėra ishin ende nė etapen e “fshehtėsisė komplete, duke marrė parasysh natyrėn serioze tė procedurės”. Prokuroria po priste rezultatet nga raportet e mjekėsisė ligjore, tha ai.

Duke dhėnė informata mė tė hollėsishme se deri ku kishin arritur me hetime, ai shtoi, “Furrat e larta nė kompleksin e Mackaticės janė inspektuar, dhe vendet ku depozitohen mbeturinat gjithashtu.” Ai nėnvizoi se se vetėm pėrfundimet e ekspertėve mund tė konfirmonin nėse kishte gjurmė tė mbetjeve tė trupave nė mbeturina.

Vuēkeviē nuk e fshehi faktin se vendimi i tij pėr tė mbikqyrur personalisht procesin nėnkuptonte mungesė besimi nė aftėsinė dhe vullnetin e policisė lokale pėr ta hulumtuar rastin.

Ai gjithashtu tha se i vinte keq qė njė njėsit special i policisė nuk ishte krijuar pėr tė hulumtuar krime tė tilla tė luftės dhe pėr tė ndihmuar ekipin e prokurorisė.

Njė burim i IWPR-sė i afėrt me policinė e distriktit tė Pcinjit konfirmoi se fillimi i punės nė terren nga ana e prokurorit special pėr krime lufte kishte trazuar anėtarėt e policisė lokale.

“Policia e Pcinjit ende operon me tė njėjtat principe dhe me tė njejtit njerėz si nė vitin 1999” tha ky burim.

IWPR gjithashtu ka kuptuar se ky rast kurrė nuk do tė ndriēohej sikur njė ish-agjent dhe njė agjent aktiv nga Agjencia pėr Sigurim dhe Informim, BIA, - pasardhėse e Sigurimit tė Shtetit, DB – nuk do t’i kishin dėrguar dėshmi Kandiēit.

Zoran Stosic, kryesues i DB-sė rajonale nė kohėn e rastit tė Mackaticės ėshtė shkarkuar nga posti i inspektorit gjeneral nė policinė e distrtiktit tė Pcinjit, para njė muaji dhe ėshtė zėvendėsuar me Vujica Veliēkoviēin, gjithashtu njė figurė kyēe nė policinė rajonale gjatė dekadės sė kaluar.

Burimi i tretė i IWPR-sė, ish-inspektori i fshehtė i policisė, pėrsėriti se policia lokale kishte tė dhėna tė sakta mbi tėrė aferėn. “Krejt ēka nevojitet ėshtė vullneti politik pėr zbulimin e tyre.”

MURI I HESHTJES NĖ SURDULICĖ

Surdulica ėshtė qytet i vogėl, rreth 10, 000 njerėz, diku 10 km larg autostradės qė lidh Beogradin dhe Shkupin. Ėshtė mė pak se njė orė rrugė nga Bullgaria ose nga Maqedonia apo Kosova.

Njerėzit nė Surdulicė, tė cilėt i intervistoi IWPR-ja, ose refuzonin tė flisnin pėr djegjet e trupave, ose i mbronin ato. Askush nuk mohon se diēka ka ndodhur, por nė qytet, ku nacionalistėt ekstrem tė Partisė Radikale Serbe janė nė pushtet, ekziston njė konspiracion i heshtjes.

Nė njė kafiteri nė qendėr tė qyteti, njė grafit i madh thotė “Serbia pėr Serbėt”.

“E ēka nėse kanė djegur ‘Shiptar’ [emėr nėnēmues pėr Shqiptarėt]?” tha njė burrė. “Ata nuk kanė merituar asgjė mė mirė. Pse nuk shkruani pėr krimet qė po bėhen kundėr Serbėve nė Kosmet [emėr nacionalist serb pėr Kosovėn] sot?”

Njė shitėse ishte mė e pajtueshme. “Gati askush nuk guxon tė flasė publikisht pėr atė,” ishte e tėra qė tha ajo pėr ngjarjet e zymta nė fabrikėn pranė.

Por arritja nė Surdulicė e prokurorit special tė shtetit pėr krime tė luftės, tregon se me gjithė dėshirėn e popullatės lokale pėr tė mbuluar dhe harruar kėtė aferė, autoritetet gjyqėsore janė tė vendosur pėr t’u ballafaquar me kėtė ēėshtje tė dhimbshme.

Se a do tė vendoset ndonjėherė drejtėsia pėr ēfarė ka ndodhur nė Mackatice, mbetet tė shihet.

Bruno Vekaric, zėdhėnės i prokurorit pėr krime lufte, tha se nuk do tė jetė lehtė. Fakti se krimet ishin kryer shumė kohė mė parė dhe se policia dhe ministria e drejtėsisė ishin larg nga bashkėpunimi ishin vetėm disa nga pengesat me tė cilat ballafaqohen, tha ai pėr IWPR-nė.

Serial Clicker
21-04-05, 21:10
pse ma heret nuk ke pru shkrime me argumenta po shkrujshe sende e muhalife qe nuk jone kerkunde

GASHI75
21-04-05, 22:30
pse ma heret nuk ke pru shkrime me argumenta po shkrujshe sende e muhalife qe nuk jone kerkunde
JO zotni une shkruj gjithėni te verteten dhe vetem tė vertenė se do sene i preki me dorė e do i nuhati prej burimeve tė sakta asni shkrim i imi se thotė tė pa vertetėn.