PDA

View Full Version : KRIMI I ORGANIZUAR FILLON NGA PRESIDENTI RUGOVA


mergim
23-04-05, 15:40
JU QE DERI DJE TRUMPETONIT KUNDER DJEMVE ME TE MIRE TE UCK TANI MBANUNI NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE DHE SHIQONI KU ESHTE I IMPLIKUAR I DASHURI I JUAJ DHE SE KUSH PO E TERRORRIZON KOSOVEN E PASLUFTES ME ATENTATE DHE BOMBA,SA SERIOZ JENI BESOJ SE I KINI DITET E NUMERUARA NE PUHTET SE NOLI KA THENE .MUND TA MASHTRONI POPULLIN NJEHER POR TERE KOHEN NUK MUND TA MASHTRONI .....DHE SE DINENI SE edhe gjate luftes se uck keni qene ne krime te perbashket me arkanin dhe sheshelin ,sloben e te tjeret herdokur keto dokumente do te dalin dhe drejtesia e kosoves to tju ze dhe edhe pse nuk keni turp fare do te jeni aty ku e keni vendin ku krimineli e ka prapa grilave

Arb
23-04-05, 17:13
Mergim,

Se kush eshte Rugova e dime te gjithe. Ai ne skenen politike te Kosoves, nuk eshte kyqur as dje, as jave me pare, ne Dhjetor te ketij viti, behen hic me pak se 16 vite.

Akuzat e deputetet te PDK dhe ORA-s per gjoja perfshirjen e disa ministrave te qeverise ne krime te renda, jane vazhdimesi e politikes dekonstruktive qe keto Formacione Cetnike-Enveriste jane duke bere tasj e sa vite.

Jemi te vetedijshem se keto formacioni tash e sa vite, po dergojne haptas "ujin ne mulli te Serbise."

Vetem nje politike kontruktive e opozites mund te permisonte paksa imazhin e peshtire qe kane krijuar keto formacione, qysh prej perfundimit te luftes. Ata perfundimisht duhet te kuptojne realitetin e ri ne Kosove. Atyre ju duhet qe perfundimisht te respektojne voten e popullit.

beku
23-04-05, 18:26
JU QE DERI DJE TRUMPETONIT KUNDER DJEMVE ME TE MIRE TE UCK TANI MBANUNI NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE DHE SHIQONI KU ESHTE I IMPLIKUAR I DASHURI I JUAJ DHE SE KUSH PO E TERRORRIZON KOSOVEN E PASLUFTES ME ATENTATE DHE BOMBA,SA SERIOZ JENI BESOJ SE I KINI DITET E NUMERUARA NE PUHTET SE NOLI KA THENE .MUND TA MASHTRONI POPULLIN NJEHER POR TERE KOHEN NUK MUND TA MASHTRONI .....DHE SE DINENI SE edhe gjate luftes se uck keni qene ne krime te perbashket me arkanin dhe sheshelin ,sloben e te tjeret herdokur keto dokumente do te dalin dhe drejtesia e kosoves to tju ze dhe edhe pse nuk keni turp fare do te jeni aty ku e keni vendin ku krimineli e ka prapa grilave

nga beku
Ndofta ėshtė ni ngutje qe nuk ashtė e qėllim keqtė, sepse Rugova qe prej kohesh ka zgjedhur rrugėn e ti te ndejės si huni i zabelit, e ka zgjedhur kėtė vetėm pėr tė zgjuar indinjata, tek ajo pjesė e intelektualve shqiptar qe rezistencėn ndaj vazaliteteve e kupto jo me ndejtje dhe duke qėndruar si huni i afėr apo tej gardhi. Rugova akoma mbetet njeriu mė reliktė i "politikės", kosovare zoti "atdhetar" qe po e quan vetėn "mergim" pajtohem me ju kur e lavdroni Rugovensepse kjo ėshtė puna me e lavdrushme nė politikėn kosovare.

ALMA_Alma
25-04-05, 08:39
Mergim pse ti ku i lexove te gjithė kėto dukumente pėr Rugoven aa mos do te thotė se ti te gjithat i paske po nese ki fakte atė her pse nuk i qetė por me gojė e me gishta shum po te shkojka por me fakte asėgjė aaa folni ashtu siq javė thotė mendja dhe afmiqet e Rugoves... Edhe si the ti njė her genjehet e jo gjdo her aaa po te kishet gėnjy Rugova ashtu si thua ti nuk do te ishte pėrzgjellurė qe sa vite KRYETAR.

Po lene politiken e merrnu mė gjėra tjera sepse ma mirė do ti keni punet.

MemphiSx
28-04-05, 12:08
JU QE DERI DJE TRUMPETONIT KUNDER DJEMVE ME TE MIRE TE UCK TANI MBANUNI NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE DHE SHIQONI KU ESHTE I IMPLIKUAR I DASHURI I JUAJ DHE SE KUSH PO E TERRORRIZON KOSOVEN E PASLUFTES ME ATENTATE DHE BOMBA,SA SERIOZ JENI BESOJ SE I KINI DITET E NUMERUARA NE PUHTET SE NOLI KA THENE .MUND TA MASHTRONI POPULLIN NJEHER POR TERE KOHEN NUK MUND TA MASHTRONI .....DHE SE DINENI SE edhe gjate luftes se uck keni qene ne krime te perbashket me arkanin dhe sheshelin ,sloben e te tjeret herdokur keto dokumente do te dalin dhe drejtesia e kosoves to tju ze dhe edhe pse nuk keni turp fare do te jeni aty ku e keni vendin ku krimineli e ka prapa grilave


Mergim spo besoj qe je Shqiptare

NUk ka asnje informat as nga SHPK-ja e as nga UNMIK-u qe ka ndonje te arrestuar ne Rezidencen e Rugoves
Nuk ka asnje lajm qe aty jan gjete arme apo diqka tjeter
E vetmja komunikat e leshuar per media eshte kjo
SHPK-ja ka marr masa shtes per sigurimin e REZIDENCES si dhe te Presidentit te Kosoves Dr.Ibrahim Rugoves
Ne ket komunikat nuk thote qe ka pas arrestime apo bastisje
Po tash u binda se ti nuk e shikon asnjerin TV ne KOSOVE, jam i bindur se ti e shikon RTS apo edhe TV Kariq ee aty i gjen keto shenime qe i ki postu ne Forum
Urime edhe ty veq perpara detyrat e lana ne gjysme serbia, me mjaft perpikmeri po i kryeni ju pijunet e UDB-se me ne krye PDK-ne e Hashim Hajnit ;)

Tomori
28-04-05, 14:56
I nderuari MemphiSx, dhe ju Mergim ju kisha lutur qe mos te fyeni keshtu Lideret tane,,,te Kosoves pa mar parasysh per cilin eshte fjala?!!
-Ndaq per Rugoven a Hashimin,,,e te tjerve....
Nuk ka kuptim qe te fyejm njeri tjetrin ne ket mase?!!
-Jo ti serb jo un shqiptar jo ti UDB,,e kutadi une,,,
Kerkoj falje prej jushe te dyve...po me nxiti te beje shkrimin se kjo mua me dhembe...
Sa dot me kuptoni ajo esht tjeter pune?!!!
Kalofshit mire o burra te Kosoves ......

beku
28-04-05, 18:09
Nuk ka kompromisė nė dem tė AtDheut, madje qoftė kjo edhe njė fuqi e ngjajshme si "perendia". sepse kompromiset e tilla na bėjnė tė jetuarit tonė prej njė jetė qen-ēe, skllavėsh. Madje krejt tė pa kuptimtė ndaj atyre qė orvaten tė fyjnė kombin dhe vullnetin tonė, nuk duhet kursyear as gjė sepse ne s kemi tokė me falė, s kemi atdhe tjetėr, e armiqtė nė pidh tė samės. siē shprehet poeti ynė i madhė A. Podrimja
Kompromisė nuk ka asė me Rugovėn e as me njė tjetėr si ay sepse pėrmi ta ēėndron AtDheu dhe jo reliktat e bolshevizmit qė kanė flejtė me poezitė e Titės nėnė kokė siē e bėri Rugova.

tė lumt mėrgim

Bronx
29-04-05, 03:04
JU QE DERI DJE TRUMPETONIT KUNDER DJEMVE ME TE MIRE TE UCK TANI MBANUNI NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE DHE SHIQONI KU ESHTE I IMPLIKUAR I DASHURI I JUAJ DHE SE KUSH PO E TERRORRIZON KOSOVEN E PASLUFTES ME ATENTATE DHE BOMBA,SA SERIOZ JENI BESOJ SE I KINI DITET E NUMERUARA NE PUHTET SE NOLI KA THENE .MUND TA MASHTRONI POPULLIN NJEHER POR TERE KOHEN NUK MUND TA MASHTRONI .....DHE SE DINENI SE edhe gjate luftes se uck keni qene ne krime te perbashket me arkanin dhe sheshelin ,sloben e te tjeret herdokur keto dokumente do te dalin dhe drejtesia e kosoves to tju ze dhe edhe pse nuk keni turp fare do te jeni aty ku e keni vendin ku krimineli e ka prapa grilave

Weck upppppppppppppp!

rida
29-04-05, 09:29
Valla nuk e di se cka po thoni, por tani Rugova po me duket si kryetar, me polciset per rreth, sepse kur i kishte ata truprojat afer nuk te qonte mall kryetari. I keni pare se dilin te merrolshem e shikoni tash keta te SHPK-se ta te mire qe jane afer tij, ndersa ata ta tjeret thuajse ua ke mbytur babain silleshin me njerez.

Tjetra sipas te gjitha gjasave por edhe ehste e vertete kete e dine ata qe mirren pak me keto pune se ne bodrumin e Rugoves jane gjetur disa kg eksploziv e di se nuk ka asgje nga polcia dhe ende nuk e ka dhene por eshte keshtu por kane gjetur edhe arme. Ndersa perjashtimi i truprojave dhe nderrimi me policet kete duhet ta dini se ehste bere pikerisht per mbrojtjen e Rugoves pasi qe ishte i rrezikuar nga disa njerez brenda presidences dhe LDK-se.

mergim
29-04-05, 19:15
Ju qe jeni ne vendet e perqarta dhe nuk dini se cka eshte politika,eshte e vertet se njerzit per reth rrugoves dhe miqete e tij jane te korruptuar deri ne ate mase sa edhe sot mbajne lidhje me beogradin ,nese do pasaprta falls shko te njerzit e presidentit,nese do prostituta shko te njerzit e presidentit,cka te duash qe eshte elidhur me kontraband shko te njerzit e tij dhe paisesh.....

Tomori
29-04-05, 19:24
???!!!!!

Arb
29-04-05, 20:16
Ju qe jeni ne vendet e perqarta dhe nuk dini se cka eshte politika,eshte e vertet se njerzit per reth rrugoves dhe miqete e tij jane te korruptuar deri ne ate mase sa edhe sot mbajne lidhje me beogradin ,nese do pasaprta falls shko te njerzit e presidentit,nese do prostituta shko te njerzit e presidentit,cka te duash qe eshte elidhur me kontraband shko te njerzit e tij dhe paisesh.....

Cka je ka don me thone o njeri? Cka eshte gjithe ky mellef mbi Presidentin?

GASHI75
02-05-05, 21:23
Policia gjen nė Presidencė 785.000 €, 230.000 $ dhe 30.000 € nė dinar dhe denar

Arb
03-05-05, 02:24
Policia gjen nė Presidencė 785.000 €, 230.000 $ dhe 30.000 € nė dinar dhe denar

Edhe nje onderr e "Kosovo&Metohia press-it" dhe "Kohes Ditore" te Turkut (Surroi) a?

mergim
03-05-05, 11:47
[img][img][color=red][color=red][size=24][color=re d][b][b]Eshte e vertet se tek Rugova ate nate policia ka gjetur Arme ,para falls,dokumente te falsifikuara ,pasaporta serbe,municion,vule per falsifikimin e te gjitha gjerrave dhe se policia ka hy aty sepse jane rojet e Rugoves qe kane dashur ta vrasin ate,.....[b][/b][/b][/color][/size][/b][/color][/color][/img][/img]

GASHI75
27-05-05, 20:48
HAXHIU: KOSUMI ĒDO DITĖ E MĖ SHUMĖ I NGJAN PASTRUESIT TĖ ZYRĖS SĖ MBRETIT…



Intervistoi : Burim Etemaj



Prishtinė, 17 maj 2005 - Publicisti kosovar Baton Haxhiu, nė njė intervistė speciale pėr gazetėn “Epoka e re”, ka thėnė se shtėpia e presidencės ėshtė Han- bujtinė ku ruhet ditėn dhe bėhet krimi natėn. Njerėzit qė duhet ta kishin hequr nga kjo situatė Presidentin e kėtij vendi, sipas Haxhiut, duhet tė ishin Skėnder Hyseni dhe Muhamet Hamiti, pėr tė cilėt thotė se ka respekt. Haxhiu don tė besojė se presidenti Rugova nuk ka ditur asgjė pėr ndodhitė brenda mureve tė tij. Nė tė kundėrtėn, nėse ka qenė nė dijeni, thotė se ky ėshtė fundi i njė moraliteti dhe i njė funksioni.

“Unė jam ndier sinqerisht i ofenduar pėr faktin qė presidenti im kontrollohet nė mesnatė nga policia. Pas kėsaj nuk ka pasur kuptim as vota, as institucioni dhe as respekti”, shprehet Haxhiu. Ndėrkaq, kryeneqėsinė e kryeministrit Kosumi, se me ose pa pajtimin e opozitės decentralizimi duhet tė ndodhė, Haxhiu nuk e komenton, por thotė se Kosumi ēdo ditė e mė shumė i ngjan pastruesit tė zyrės sė mbretit, qė rastėsisht pėr njė moment i ka shkuar mendja tė ulet nė karrigen e tij, derisa ka pasur rastin tė fshijė dhomėn e tij. “Ai njeri ėshtė i gabuar, i vendosur keq nė momentin e gabuar dhe i vendosur me numra pėr tė marrė barrėn qė nuk i takon. Ai ėshtė nė delirium tė pushtetit dhe nė imagjinatėn e tij e sheh emrin nė librat e historisė si nėnshkrues i pavarėsisė”, thekson Haxhiu.



EPOKA E RE: Si e komentoni idenė e shefit tė UNMIK-ut, Petersen, pėr krijimin e njė Forumi gjithėpėrfshirės, kur nė Kosovė ekzistojnė institucionet e dala nga vota e lirė e popullit?

Baton Haxhiu: E kam tė njohur kėtė situatė qė nga viti 1998, kur nuk kishte as pushtet as institucione. Kur askush nuk kishte fuqi tė caktonte njerėz pėr bisedime me serbėt. Ėshtė dashur ne nga jashtė tė ndėrtojmė emra dhe tjerėt t’i lexojnė si akt i kryer. Ajo situatė, qė nė opinion njihet si “Forumi G 15” ka qenė e dhimbshme pėr tė gjithė ne, dhe posaēėrisht pėr mua. Shefi i UNMIK-ut nuk ka njohuri pėr detajet e sė kaluarės, prandaj edhe ka bėrė gabime rresht qė nga periudha e formimit tė qeverisė sė Kosovės. Ai ka anashkaluar problemin kryesor – faktin se Kosova nuk ėshtė shtet dhe pėr statusin nuk mund tė bisedojnė qeveria dhe presidenca. Gabimet e tij nė qasje dhe futja e vendit nė konfrontime pozitė – opozitė ka dėmtuar rėndė procesin.



KOSUMI NUK MUND TĖ UDHĖHEQĖ DELEGACIONIN PĖR STATUSIN - ZONA PREJ NGA AI VJEN KA NDARĖ VOTA MINIMALE PĖR TĖ



EPOKA E RE: Po ku janė gabimet dhe pse Forumi, kur ekzistojnė institucionet?

Baton Haxhiu: E kisha shkruar disa ditė mė herėt nė “Expres” dhe “Korrieri” se situata e Kosovės ka disa veēanti qė obligojnė qasje dhe gjuhė tjetėr tė komunikimit karshi kėtij procesi. Pėr faktin se shteti i Kosovės nuk ekziston dhe nuk ėshtė formuar ende. Kosova ėshtė nė rrethanė specifike dhe ēėshtja e bisedimeve vetėm me institucione do tė kishte kuptim sikur Kosova tė ishte shtet. Meqė nuk ėshtė e tillė dhe zgjedhja e kryeministrit ka qenė dhe ėshtė ēėshtje numrash, numra kėta qė obligojnė pėr tė qeverisur problemet ditore, qė kanė tė bėjnė me jetėn e pėrditshme, e jo mė ēėshtje tė mėdha siē ėshtė statusi. Nė Kosovė procesi politik ka nisur nga kulmi. Pra sė pari ėshtė zgjedhur qeveria e pastaj ka filluar tė krijohet shteti. Edhe pse e tėra ėshtė proces, kjo nuk i jep tė drejtė askujt tjetėr qė ēėshtjen e statusit ta udhėheqė njė institucion. Ēėshtja e statusit, pikėrisht pse nuk kemi shtet tė krijuar, nuk i takon asnjė qeverie dhe asnjė presidenti dhe asnjė kryetari tė ndonjė partie. Ēėshtja e statusit nuk ėshtė pronė e askujt. Ėshtė pronė e secilit prej nesh qė kemi dhėnė kontribut pėr lirinė e saj. Vetė fakti se kėtu ka gjuhė dhe njerėz qė mendojnė se duhet tė pėrfitojnė nga tė qenit kryeministėr, ose kryetar, ose kryeparlamentar, ose kryetar partie, pėr tė mbetur si i vetėm nė histori, pėr shkak tė rrethanave dhe numrit tė votave, tregon pėr afinitete brutale politike dhe shumė primitive. Gjuha dhe mėnyra e komunikimit pėr statusin ėshtė shumė-shumė e ndjeshme dhe nuk mund tė eksplorohet vetėm dhe as tė jetė pronė e askujt. Bisedat pėr statusin duhet tė pėrfshijnė tė gjithė dhe natyrisht qė nė grup duhet tė jenė njerėzit qė kanė bėrė diēka pėr kėtė vend. Natyrisht, se pėr kėtė vend ka shumė qė kanė vdekur dhe ata duhet pėrfaqėsuar nė mėnyrėn e vet. Jo pėr faktin se nuk i besohet Kosumit apo dikujt tjetėr, por pėrfaqėsimi ėshtė respekt dhe ėshtė nevojė imediate.



POKA E RE: Po Kosumi ėshtė Kryeministėr dhe ka tė drejtė ta udhėheqė delegacionin?

Baton Haxhiu: Bajram Kosumi nuk mund tė udhėheqė delegacionin pėr statusin. Sepse pėrfaqėson vetėm njė pjesė tė vogėl tė popullsisė sė Kosovės - vetėm 9% tė saj dhe nuk obligon njė pjesė tė madhe tė saj pėr procesin dhe vendimmarrjen. Aq mė keq qė zona prej nga ai vjen ka ndarė vota minimale pėr tė.

Ēėshtja e numrave ėshtė pėr qeverisje brendakosovare dhe ēėshtje teknike, por jo pėr status. Natyrisht qė nuk duhet tė flitet pėr pjesėn e errėt tė asaj qė mund tė ndodhė nėse nė kėtė proces mund tė ketė kryeneēėsi dhe nuk pėrfillen elementet e respektit pėr secilin, qė nė njė mėnyrė a tjetėr ka kontribuuar pėr Kosovėn. E keqja e gjithė kėsaj nuk i takon kėtyre njerėzve, dhe Kryeministrit, por i takon shekullit qė po e lėmė pas, qė nguliti njė mentalitet qė gjėrat duhet bėrė pėr historinė. Aq mė keq qė Kryeadministratori i Kosovės erdhi pėr tė ndryshuar diēka nga ajo qė quhet nacional-romantizėm, dhe e huqi idenė pėr ēka kishte ardhur. Ai erdhi tė ndryshojė ballkanizimin e procesit dhe u bė viktimė e tij. Ai e bėri Ramushin dhe mbeti aty. Nuk ka lėvizur nga vendi.



EPOKA E RE: Bisedimet kanė hyrė nė periudhėn e ankthit. Si tė dilet nga kjo situatė?

Baton Haxhiu: Nuk mund t’i akuzosh tė pafuqishmit. Nuk mund tė kėrkosh nga ta tė pamundurėn. Unė po them disa nga problemet qė i bėjnė bisedimet e vėshtira: Historia, e kaluara, mungesa e vizionit, mungesa e guximit, aftėsia pėr tė manipuluar me ēėshtje tė mėdha, e pėrbėjnė gjithė spektrin e dėshtimeve tona. Po e them njė gjė: pėrvoja tregon se takimet e papėrgatitura shkaktojnė pasoja. Nuk them se pasojat do tė jenė tė mėdha pėr Kosovėn, sepse lufta tashmė ka pėrfunduar, por situata e brendshme politike mund tė ngatėrrohet pėr shkak se disa gjėra nuk janė kompetencė e kosovarėve. Pyetja ėshtė nėse kosovarėt janė tė gatshėm, pa ndihmėn e bashkėsisė ndėrkombėtare, tė ndėrtojnė dokumente negociuese dhe t’ia ofrojnė ato palės serbe dhe ndėrkombėtarėve. Unė them njė jo tė madhe. Pastaj, le tė ndahen pėrgjegjėsitė. Vetėm nė kėtė mėnyrė iket nga spekulimet, improvizimet dhe loja politike me figura tė mėdha. Duhet ta dimė gjithashtu, se nuk ėshtė momenti tė pėrfitohet nga kjo situatė, sepse pėr momentin nuk vendoset pėr statusin e Kosovės. Pyetja pėr momentin ėshtė: kush janė ata qė duhet tė bisedojnė pėr gjėrat konkrete. Liderėt? JO! Ekspertėt? Cilėt janė ata? A mund tė identifikohen. Kėshilltarėt e udhėheqėsve dhe drejtuesve tė institucioneve! Pra kush janė ata qė duhet tė bisedojnė? Kush?



EPOKA E RE: Sikur kanė frikė nga bisedimet, por edhe bashkėsia ndėrkombėtare ka probleme?

Baton Haxhiu: Janė shumė shpjegime pėr konfuzionin e krijuar. Por e vėrteta ėshtė se shqiptarėt janė po ata qė i kam parė nė vitin 1997, pa ide, frikacakė, dhe me frikėn historike qė kanė nga serbėt. Pra janė tė hezituar, tė frikėsuar nga serbėt dhe politika e tyre. Natyrisht se kėtu kėrkohet edhe koka e turkut dhe kalkulohet shumė se kush mund tė jetė ai tradhtari i ri qė do tė bisedojė me serbėt. Por qė tė gjitha kėto pėr momentin janė tė heshtura. Nga ana tjetėr, ka edhe njė lodhje tė bashkėsisė ndėrkombėtare qė vazhdimisht kėrkon njė strategji dalėse nga Kosova. Simbolika e dorėshtrėngimit dhe bisedimeve formale pėr momentin pėr ta ėshtė mė shumė e rėndėsishme sesa pasojat qė mund tė lindin nga njė takim i papėrgatitur. Kam njė pėrvojė tė mirė nga e kaluara dhe e di si funksionojnė udhėheqėsit tanė dhe natyrisht e di si funksionojnė edhe ata serbė. Por e njoh shumė mirė edhe faktorin ndėrkombėtar, i cili nė situata tė ndryshme ėshtė krejtėsisht i papėrgjegjshėm.



BALLKANI ĖSHTĖ I VETMI VEND QĖ NGA NJĖ BUROKRAT POLITIK APO ASKUSHI, MUND TĖ ARRISH TĖ BĖHESH KRYETAR, KRYEMINISTĖR, MINISTĖR…



EPOKA E RE: Po ku sipas mendimit tėnd qėndron problemi esencial?

Baton Haxhiu: Lufta e shqiptarėve dhe serbėve pėr atė se kush ka lindur i pari nė Kosovė po bėhet absurde dhe po bėhet pjesė e lojės politike. Qė tė dy vendet janė tė pėrfshirė me politikanė tė shekullit 19. Jo pėr faktin se ata duken ashtu, por shteti etnik ėshtė ende prioritet i politikės sė tė dy vendeve. Natyrisht se mosmarrėveshjet aktuale do duhej tė zgjidheshin me standarde tė kohės moderne, e jo me kacafytje mesjetare. Pėr mendimin tim, tė grindesh pėr tė kaluarėn dhe t’i mbyllėsh sytė para ardhmėrisė ėshtė mjerim mendor, sepse kur nuk ke se ēka flet pėr tė ardhmen i kthehesh tė kaluarės. Dhe kjo po ndodh. Nuk them se mund tė harrohen tė gjitha gjėrat qė kanė ndodhur dhe duhet tė fshihet memoria shqiptare ēdo 20 vjet, por gjithė ajo qė ka ndodhur duhet tė shėrbejė nė funksion tė daljes nga situata, e jo tė mbetesh peng i sė kaluarės. Natyrisht qė politikanėt e paskrupullt janė imunė ndaj kėtyre mendimeve. Kėtė mė sė miri e dėshmoi karriera e shumė politikanėve gjatė periudhės sė dekadės sė kaluar. Pėr momentin ngjitja nė pushtet me ndezjen e urrejtjes do duhej tė ishte edhe fundi i njė politikani kudo nė botė, por, fatkeqėsisht, Ballkani po mbetet ende regjioni me parametra tė tillė politikė. Ballkani ėshtė i vetmi vend qė nga njė burokrat politik apo askushi, mund tė arrish tė bėhesh kryetar, kryeministėr, ministėr, dhe tė njėjtit, nė tė njėjtėn kohė mbesin tė papunė. Cilėt parametra moralė dhe politikė mund t’i kėrkosh nga politikanė tė tillė, apo mė mirė thėnė ēka mund tė ndėrtojė njė politikan i cili mund tė mbetet i papunė nėse humb nė zgjedhje. Asgjė mė shumė pėrveē premtimeve tė kota dhe pasja e intuitės dhe aftėsisė bizantine qė nė ēastin e duhur tė ndizen atmosferat nė popullsi dhe t’i kanalizojė ato krejtėsisht pėr interesa tė veta. Kėto janė shkathtėsia mė e madhe politike e njerėzve nė pushtetin e Ballkanit. Dhe kjo, tė themi kushtimisht, shkathtėsi, pandėrprerė funksionon qė nga viti 1990 deri mė tash. Pėr mua kėto janė arsyet qė shkaktojnė huti dhe konfuzion edhe pėr dialogun qė Ju e pėrmendėt nė pyetjen tuaj.



FORUMI PĖR STATUSIN DUHET TĖ JETĖ VENDIMMARRĖS - PĖR DECENTRALIZIMIN DUHET TĖ BĖHET LIGJI



EPOKA E RE: A do tė thotė kjo se Qeveria, Kuvendi, Presidenca nuk janė nė gjendje tė marrin mbi supe zgjidhjen e ēėshtjeve tė rėndėsishme pėr Kosovėn, siē ėshtė decentralizimi, bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės etj., dhe si rrjedhojė e kėsaj nė vend tė tyre duhet tė krijohet Forumi?

Baton Haxhiu: E thashė mė lart se tė gjitha kėto ēėshtje nuk janė pjesė e institucioneve tė Kosovės. Janė diēka mė shumė. Meqė nuk kemi shtet, ēėshtja e statusit dhe decentralizimit don pėrfshirje totale tė tė gjithėve.



EPOKA E RE: Ky forum duhet tė jetė vendimmarrės apo kėshillėdhėnės?

Baton Haxhiu: Pėr statusin duhet tė jetė vendimmarrės. Pėr decentralizimin duhet tė bėhet ligji. Ndryshe s’ka kuptim tė bisedohet pėr tė.



EPOKA E RE: Duke e pasur parasysh gjendjen e tanishme nė Kosovė dhe pėrbėrjen e institucioneve (me disa ministra tė korruptuar, sipas opozitės), sa jeni optimist se kėtė vit do tė fillojnė bisedimet pėr statusin politik tė Kosovės?

Baton Haxhiu: Pėrgjigjja nė kėtė pyetje ėshtė mė se e sigurt. Po, nė fund tė vitit. Por sė pari duhet tė ndėrrohet Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, qė thotė se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė dhe e Malit tė Zi, e qė nė shumė raste bėn qė tė vonohet procesi. Statusi i Kosovės do tė zgjidhet me vendim e jo me negociata. Negociatat do tė jenė pjesė e relaksimit tė procesit, e jo zgjidhja e statusit qė lė armiqėsi. Gjithashtu, disa nga anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit pėr momentin janė shumė kėmbėngulės nė atė se nuk duhet tė ketė ndėrrime nė statusin ndėrkombėtar tė Kosovės, jo aq shumė pėr shkak tė vetė Kosovės, sa pėr hir tė parimeve tė tyre dhe tė kundėrshtimit tė vendosjes sė njė presidence. Aleatėt janė tė ndarė, por shumica ende frikėsohen se ēfarėdo hapash tė shpejtė drejt vetėvendosjes sė Kosovės dhe ēfarėdo deklarimesh tė qarta pėr pavarėsinė e Kosovės do tė kėrcėnojnė rajonin. Mbi tė gjitha, nuk ėshtė aspak e qartė dhe e sigurt se Qeveria e re nė Serbi ka vullnetin dhe pėrkrahjen politike qė tė pranojė ndėrrime nė statusin e Kosovės. Bisedimet serioze do tė fillojnė nė pjesėn e tretė tė kėtij viti- pra 2005 dhe, sipas zyrtarėve evropianė dhe amerikanė, do tė zgjasin deri mė 2007-8, me njė pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės, duke u plotėsuar shumė kushte tė reja.



Opozita dhe pozita luajnė lojėn koti pėr historinė - nuk ka pozitė dhe opozitė pėr statusin



EPOKA E RE: Ku e shihni rolin e opozitės nė bisedimet pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės?

Baton Haxhiu: Opozita dhe pozita luajnė lojėn koti pėr historinė. Nuk ka pozitė dhe opozitė pėr statusin. Duhet tė bėhet Forumi qė vendos pėr tė ardhmen. Tė katėr udhėheqėsit duhet tė nėnshkruajnė dokumentin pėrfundimtar.



EPOKA E RE: Si e vlerėsoni rolin e opozitės pėrballė pozitės nė proceset politike?

Baton Haxhiu: S'ka pozitė dhe opozitė nė Kosovė. Ka tenderistė dhe manipulues dhe ka njerėz qė presin tė jenė tė tillė. Por, realisht, opozita mė e mirė nė Kosovė janė njė pjesė e mediave.



EPOKA E RE: Udhėheqėsi demokrat, Hashim Thaēi, ka disa muaj qė ka dalė me idenė pėr krijimin e Qeverisė nė hije. Mendoni se i duhet Kosovės njė qeveri e tillė?

Baton Haxhiu: Ėshtė dashur ta bėjė. Por, kėtu fjala e ka humbur peshėn. Nėse thua duhet ta mbash fjalėn, jo tė ikėsh sikur s’ke thėnė asgjė. Por nuk luan keq nė rolin e opozitarit.



SA RĖNDĖ PĖR VENDIN DHE PĖR PARTINĖ MĖ TĖ MADHE KUR PERSONAZH ĖSHTĖ RAMĖ MARAJ



EPOKA E RE: Para disa ditėve, policia e UNMIK-ut dhe e SHPK-sė ndėrmorėn njė aksion nė rezidencėn e Rugovės nė Velani, pastaj nė selinė e Institutit… tė Ramė Marajt (kėshilltar pėr siguri i Rugovės), por shumė pak opinioni ėshtė nė dijeni se ēka me tė vėrtetė ka ndodhur nė tė dyja rastet. Si e shpjegoni mostransparencėn e zėdhėnėsve tė policisė dhe tė zėdhėnėsit tė Presidencės?

Baton Haxhiu: Mė vjen shumė rėndė tė them se jam i zhgėnjyer nga njė pjesė e personaliteteve tė LDK-sė. Si duket s’kanė moral politik dhe ballafaques qė tė jenė pjesė e njė procesi tė vėrtetė. Mė vjen keq qė Ramė Maraj ėshtė bėrė personazh kryesor i Lėvizjes qė kanė krijuar njerėzit e mėdhenj tė Kosovės. Sa rėndė pėr vendin dhe pėr Partinė mė tė madhe kur personazh ėshtė Ramė Maraj.



REALISHT NĖ LDK MĖ DHIMBSET VETĖM NJĖ PERSONALITET - AI ĖSHTĖ SABRI HAMITI



EPOKA E RE: Konsideroni se janė duke e kryer punėn e tyre me nderė kryetari i Kosovės, Ibrahim Rugova, kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci, dhe kryeministri Bajram Kosumi?

Baton Haxhiu: Mendoj se Daci ėshtė viktimė e balancave dhe e paditurisė sė dy njerėzve kryesorė tė partisė sė tij: Rugovės dhe Kosumit. E ka tė vėshtirė tė vazhdojė tė mbrojė diēka qė nuk mbrohet. Daci ėshtė viktima mė e madhe e kėtij procesi. Arroganca dhe bėrja e politikės me shantazhe nuk po i shkon Dacit. Po humb imazhin edhe tė profesorit edhe tė njeriut tė ndershėm. Nėse tashmė nuk e ka humbur. Nuk mbrohet njė infrastrukturė e tė paditurve, qė janė nė AAK dhe LDK, me fuqinė e sustės dhe ndaljes sė mikrofonit. Realisht nė LDK mė dhimbset vetėm njė personalitet. Ai duhet ta vuajė kėtė injorancė nė partinė e tij. Ai ėshtė Sabri Hamiti. Pėr dikė ėshtė i rėndė, por pėr mua ėshtė i vetmi qė ka qėndrim. Ėshtė i vetmi qė respekton partinė dhe dinjitetin e saj qė i ka mbetur.



REXHEP GJERGJI, ANTON KOLA DHE SKĖNDER BLAKAJ, DUHET TĖ TURPĖROHEN PĖR DOSJET…



EPOKA E RE: Nė dosjen qė PDK-ja ia ka dorėzuar UNMIK-ut, qė pretendon se ėshtė hartuar nga “Sigurimi i Atdheut”, ekziston edhe dosja e juaj. Besoj se e keni lexuar nė media. Komenti juaj?


Baton Haxhiu: E kam lexuar. Po, pashė detaje interesante qė as imagjinata nuk i kap. Dua tė them vetėm njė gjė. Lexojeni librin e Mehmet Krajės dhe ju shpjegon mė sė miri se kush janė kėta njerėz. Kush janė kėta mjeranė. Mendoj se ata qė kanė nisur dosjet kanė qenė denoncuesit dhe tė dyshuarit mė tė mėdhenj. Po ē’e do qė pas luftės, tė poshtrit u bėnė tė mirė, tradhtarėt u bėnė patriotė, spiunėt u bėnė tė afėrt me pushtetin, njerėzit e nėnsqetullave tė Serbisė u bėnė mė tė afėrtit e pushtetit dhe tė institucioneve, tė paditurit u bėnė doktorė, kurse denoncuesit u bėnė tė afėrmit e dr. Rugovės. Ēfarė morali ka kjo shoqėri. Desha tė them se asgjė e re nuk ka qenė nė ato dosje. Pikė pėr pikė i ka botuar “Bota sot” nė vazhdime qė nga viti 1999. Tė gjitha. Ama tė gjitha. Nuk dua tė them asgjė mė shumė, pos qė Rexhep Gjergji, Anton Kola dhe Skėnder Blakaj, duhet tė turpėrohen se deri ku ka degjeneruar kjo punė e dosjeve. Ata kanė njė pjesė tė madhe tė fajit pėr gjithė kėtė qė ėshtė shfaqur nė opinion. Jo pėr faktin se ata kanė bėrė dosjet, por pėr faktin se iu kanė dhėnė tė drejtė tė bėjnė njė punė tė tillė njerėzit e marrė-tė ēmendurit. Dhe kėtu janė pėrzier vlerat. Kosova pas luftės pėr disa ka qenė njė tmerr, pėr disa ka qenė njė dhimbje dhe ėshtė ende dhimbje, kurse pėr disa tė tjerė ka qenė dhe vazhdon tė jetė biznes. Duke trajtuar kėtė vend dhe kėto gjėra, kam vėrejtur se pėr do gjėra duhet tė jesh oportunist, lojal, i pafytyrė, i poshtėr, injorant dhe bythlėpirės. E kam parė zhvillimin e situatave dhe njerėzve. E vėrteta ėshtė se pėr njė vend qė kurrė nuk ka jetuar nė njė rend demokratik, nė njė rend qytetėrimi, nė njė rregull demokracie, ėshtė e natyrshme tė gjesh kėso strukture fituese. Ėshtė e natyrshme qė njerėzit qė nuk prodhojnė asnjėherė ide dhe akuzojnė, bėhen fitues. Vetėm shikoni TV dhe e sheh se sa turp do duhej t’iu vinte pėr atė qė kanė folur dikur dhe ēka thonė tash. Sa keq.



VETONI MUND TĖ KRITIKOHET, POR JO TĖ SHAHET NĖ MĖNYRĖN SIĒ E BĖNĖ LDK-JA DHE “BOTA SOT”



EPOKA E RE: Aty ishte edhe Veton Surroi?

Baton Haxhiu: E lexova. Ishte e turpshme tė shkruash pėr Vetonin me atė gjuhė. Sa pėr kujtesė, e tėra e shkruar nė dosje ishte botuar nė “Bota sot” dy ditė para zgjedhjeve. Nėse nuk iu kujtohet se ēfarė ka shkruar kjo gazetė, lexojeni dhe ėshtė shkruar fjalė pėr fjalė si nė dosjen e publikuar. Unė i kuptoj inatet. Kuptoj edhe denoncimet pėr hir tė situatės dhe kontestit politik. Por ka edhe njė moral nė denoncime. Mund njeriu tė ketė mospajtime, por Vetoni i ka dhėnė njė imazh ndryshe Kosovės nga ajo pėrditshmėria banale e prezantimit. Nėse pėr asgjė tjetėr, Vetoni ka qenė njė ndėr zėrat e vetėm nė mos i vetmi qė e ka bėrė Kosovėn tė jetė ndryshe nė imazhin ndėrkombėtar. Sinqerisht dua tė them se kjo shoqėri, edhe pse nuk ka bėrė respekt pėr tė, sė paku ėshtė dashur tė heshtė pėr atė qė ka bėrė Vetoni. Mė vjen keq qė askush nuk i doli nė mbrojtje. Unė e mbaj peshėn e fjalės pėr atė qė ka bėrė ai njeri gjatė viteve tė fundit. Denjėsisht e ka prezantuar Kosovėn dhe idenė e lirisė. Nuk duhet tė thuhet asgjė pėr punėn e tij. Vetėm lexoni librat qė janė shkruar pėr Kosovėn dhe a mund tė gjeni njė tė vetėm ku nuk ėshtė konsultuar mendimi i tij. Tek e fundit, jeta e tij ėshtė krejt nė shesh. E shkruar nėpėr kolumne. E kisha lexuar njė mendim tė Faik Konicės qė mė duket se i shkon shumė jetės sė Vetonit nė politikė. I cili thoshte: “Fati im nė punėrat e Shqipėrisė duket se qenka tė vė pėrpara mendime tė cilat me bėjnė mijėra kundėrshtarė, nė mos armiq; Pastaj t'i shoh kėta, pak nga pak tė ftohen tė heshtin e tė kthehen te mendimet e mia. Me nė fund tė nxehen dhe tė tėrbuar me sy tė gjaksuar tė mė predikojnė ato pėr tė cilat mė shanin kur unė predikoja”.

Doja tė pėrfundoja gjithė kėtė me Sali Berishėn, Kryetarin e PD-sė. Gjatė njė takimi nė Tiranė tash sė fundmi, mė tha: “I kam parė tė gjithė nė bisedime me serbėt. I kam parė tė ballafaquar, por mendoj se Vetoni ėshtė figura qendrore e besimit tek unė pėr tė biseduar pėr statusin. Vetoni reflekton siguri dhe respekt edhe tė ndėrkombėtarėt edhe tė serbėt”, thoshte Berisha. E ndaj plotėsisht mendimin me Berishėn. Vetoni mund tė kritikohet, por jo tė shahet nė mėnyrėn siē e bėnė LDK-ja dhe “Bota sot”.


EPOKA E RE: Vėrtet jeni aq antirugovist dhe njeri i rrezikshėm pėr Rugovėn?
Baton Haxhiu: A dukem si i tillė? Unė jetoj nga shkronjat. Pėr mua ēdo udhėheqės ėshtė i kritikueshėm. Udhėheqėsi nuk ėshtė as prift, as hoxhė. Nuk ėshtė institucion religjioz qė nuk duhet tė preket. Ai ėshtė institucion publik dhe bėn jetė publike. Jeta publike i nėnshtrohet kritikės. Shikojeni koherencėn e shkrimeve tė mia dhe do tė shihni se kė kam kritikuar. Proceset apo njerėzit?



KOSUMI NĖ IMAGJINATĖN E TIJ E SHEH EMRIN NĖ LIBRAT E HISTORISĖ SI NĖNSHKRUES I PAVARĖSISĖ!



EPOKA E RE: Njė ndėr ēėshtjet ku pozita dhe opozita janė duke u konfrontuar ėshtė edhe decentralizimi. Por, me gjithė kundėrshtimet e opozitės, kryeministri i Kosovės, Bajram Kosumi, kėmbėngul se decentralizimi duhet tė ndodhė. Si e shpjegoni kėtė qėndrim tė Kosumit?

Baton Haxhiu: Duhet ligj pėr decentralizimin, s’ka rrugė tjetėr? Qėndrimin e Kosumit nuk e komentoj, vetėm di tė them se ēdo ditė e mė shumė m’i ngjan pastruesit tė zyrės sė mbretit, qė rastėsisht pėr njė moment i ka shkuar mendja tė ulet nė karrigen e tij, derisa ka pasur rastin tė fshijė dhomėn e tij. Ai njeri ėshtė i gabuar, i vendosur keq nė momentin e gabuar dhe i vendosur me numra pėr tė marrė barrėn qė nuk i takon. Ai ėshtė nė delirium tė pushtetit dhe nė imagjinatėn e tij e sheh emrin nė librat e historisė si nėnshkrues i pavarėsisė.



JAM NDIER SINQERISHT I OFENDUAR PĖR FAKTIN QĖ PRESIDENTI IM KONTROLLOHET NĖ MESNATĖ NGA POLICIA



EPOKA E RE: Nga pėrvoja e juaj, qoftė si gazetar shumėvjeēar apo publicist, si do tė kishit sqaruar faktin e kapjes sė afro 1 milion euro (nė valuta tė ndryshme) nė presidencė, si dhe mjete tė tjera joligjore? Ēka do tė ndodhte nė njė vend perėndimor sikur tė pėrsėritej e njėjta skenė me atė tė Rugovės nė Velani?

Baton Haxhiu: Shtėpia e presidencės ėshtė Han. Ėshtė njė bujtinė ku ruhet ditėn dhe bėhet krimi natėn. Njerėzit qė duhet ta kenė hequr nga kjo situatė Presidentin e kėtij vendi duhet tė ishin Skėnder Hyseni dhe Muhamet Hamiti, pėr tė cilėt kam respekt. Nuk do duhej ta linin presidentin dhe shtėpinė e tij tė katandisej deri nė kėtė shkallė. Mė vjen keq qė edhe ata tashmė janė pjesė e njė ndėrtese ku kontrollohet nga policia. Sa keq pėr ta dhe pėr presidentin. Dua tė besoj se Presidenti Rugova nuk ka ditur asgjė pėr ndodhitė brenda mureve tė tij. Nėse ka qenė nė dijeni, ky ėshtė fundi i njė moraliteti dhe i njė funksioni. Unė jam ndier sinqerisht i ofenduar pėr faktin qė presidenti im kontrollohet nė mesnatė nga policia. Pas kėsaj nuk ka pasur kuptim as vota, as institucioni dhe as respekti.



NJERĖZIT QĖ DO TĖ DUHEJ TA UDHĖHIQNIN KOSOVĖN NĖ BISEDIME ME SERBĖT DUHEJ TĖ ISHIN: SABRI HAMITI, HASHIM THAĒI DHE VETON SURROI



EPOKA E RE: Ka kohė qė ėshtė duke u pėrfolur pėr njė takim tė mundshėm Rugova- Tadiq, mirėpo Rugova sikur po heziton tė takohet. Pse po heziton Rugova?

Baton Haxhiu: Njerėzit nė Kosovė, pra edhe Rugova, i frikėsohen Serbisė. Nuk e di pse, por njė ditė duhet tė ballafaqohemi me ta. Duhet tė heqim ankthin dhe izolimin. Duhet ta bėjmė Kosovėn tė pavarur. Nuk mendoj se Rugova ėshtė i aftė dhe i sigurt pėr kėto bisedime. Njerėzit qė do tė duhej ta udhėhiqnin Kosovėn nė bisedime me serbėt, pėr mua do tė duhej tė ishin tre: Sabri Hamiti, Hashim Thaēi dhe Veton Surroi. Me kėta njerėz as nuk turpėrohesh, as s’e ke frikėn dhe as qė mund tė shantazhohen nga askush. Unė pėr veten time nuk besoj nė njerėz tjerė. Dhe as qė ka nė Kosovė tė tillė qė dinė tė bisedojnė pėr tė ardhmen e kėtij vendi. Nėse kėta njerėz emėrohen, lirisht mund tė them se mund tė flemė zbathur dhe pa siklet. Me kėta njerėz Kosova del faqebardhė.



EPOKA E RE: Ndėrkohė, edhe kryeministri Koshtunica i ka dėrguar njė ftesė kryeministrit Kosumi pėr njė takim tė mundshėm nė Prizren. Pse sipas jush, Koshtunica e ka zgjedhur Prizrenin, dhe a do tė duhej tė takohet kryeministri Kosumi?

Baton Haxhiu: Bajram Kosumi ėshtė vetėm njė njeri i ndershėm. 28 vjet tė politikės sė tij, siē e tha pėr veten e tij nė njė intervistė, janė tė pėrfshira nė librin e tij. Janė vetėm mendime. Kosumi nuk shquhet pėr njė veprim qė nga koha qė unė e njoh. As nuk ka qenė UĒK, as gazetar i mirė, as politikan me guxim. Ai ėshtė vetėm i ndershėm. Kaq. Ai ėshtė vetėm patriot. Asgjė mė shumė.

Agroni22
28-05-05, 20:56
JU QE DERI DJE TRUMPETONIT KUNDER DJEMVE ME TE MIRE TE UCK TANI MBANUNI NGA DREJTESIA NDERKOMBETARE DHE SHIQONI KU ESHTE I IMPLIKUAR I DASHURI I JUAJ DHE SE KUSH PO E TERRORRIZON KOSOVEN E PASLUFTES ME ATENTATE DHE BOMBA,SA SERIOZ JENI BESOJ SE I KINI DITET E NUMERUARA NE PUHTET SE NOLI KA THENE .MUND TA MASHTRONI POPULLIN NJEHER POR TERE KOHEN NUK MUND TA MASHTRONI .....DHE SE DINENI SE edhe gjate luftes se uck keni qene ne krime te perbashket me arkanin dhe sheshelin ,sloben e te tjeret herdokur keto dokumente do te dalin dhe drejtesia e kosoves to tju ze dhe edhe pse nuk keni turp fare do te jeni aty ku e keni vendin ku krimineli e ka prapa grilavejo i nderuar per ROGOVEN qa te mundoni te njollosni portretin e ti kot e keni se populli e din kush oshte ai dhe e njohin hiq me pak se 15 vjet e ton kete kohe ker kush nuk mujti me ja hedhur e ju po mundoni tash qe keni ba qeveri nen hijen e pllazhave te ulqinit e duresit shkoni flladituni

Rugovani
29-05-05, 18:27
--------------------------------------------------------------------------------

Prishtinė, 3 dhjetor 2004 - Ibrahim Rugova u lind mė 2 dhjetor 1944 nė fshatin Cerrcė, komuna e Istogut, nė Kosovė. Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.

Ibrahim Rugova mbaroi shkollimin e mesėm nė Pejė mė 1967. Diplomoi nė Degėn e Albanologjisė tė Fakultetit tė Filozofisė tė Universitetit tė Prishtinės mė 1971. Zoti Rugova qėndroi gjatė njė viti akademik (1976-77) nė Paris, nė Ecole Pratique des Hautes Etudes, nėn mbikėqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet e veta shkencore nė studimin e letėrsisė, me pėrqėndrim nė teorinė letrare.

Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.

Mė 1996, Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh anėtar korrespondent i Akademisė sė Arteve dhe tė Shkencave tė Kosovės.

Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.

Autor i dhjetė librave. Dr. Ibrahim Rugova ishte nė nismė redaktor nė gazetėn e studentėve "Bota e re" dhe nė revistėn shkencore "Dituria" (1971-72), qė botoheshin nė Prishtinė. Pastaj pėr afro dy dekada, Dr. Rugova punoi nė Institutin Albanologjik tė Prishtinės si hulumtues i letėrsisė. Pėr njė kohė ka qenė kryeredaktor i revistės "Gjurmime albanologjike", qė e nxirrte ky Institut.

Dr. Rugova ėshtė zgjedhur kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės mė 1988, i cili u bė bėrthamė e fuqishme e lėvizjes shqiptare qė po kundėrshtonte sundimin komunist serb/jugosllav nė Kosovė.

Si intelektual me nam qė i jepte zė kėsaj lėvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u zgjodh mė 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK), partisė sė parė politike nė Kosovė qė e sfidoi drejtpėrdrejt regjimin komunist nė fuqi. LDK-ja u bė shpejt forca politike prijėse nė Kosovė, duke mbledhur shumicėn e popullit, edhe pse nė ndėrkohė u shfaqėn nė skenė edhe parti e grupe tė tjera.

Nėn udhėheqjen e Dr. Ibrahim Rugovės, LDK-ja, nė bashkėpunim me forcat e tjera politike shqiptare nė Kosovė dhe me Kuvendin e atėhershėm tė Kosovės, pėrmbylli kornizėn ligjore pėr institucionalizimin e pavarėsisė sė Kosovės.

Deklarata e Pavarėsisė (2 korrik 1990), shpallja e Kosovės Republikė dhe miratimi i kushtetutės sė saj (7 shtator 1990), referendumi popullor pėr pavarėsinė dhe sovranitetin e Kosovės mbajtur nė fund tė shtatorit tė vitit 1991, qenė prelud pėr zgjedhjet e para shumėpartiake pėr Kuvendin e Kosovės dhe zgjedhjet presidenciale nė Republikėn e Kosovės mė 24 maj 1992.

LDK-ja fitoi shumicėn dėrrmuese tė deputetėve nė Kuvend, nė tė cilin pėrfaqėsoheshin edhe tri parti tė tjera, ndėrsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės me shumicė dėrrmuese tė votės.

Dr. Ibrahim Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikės sė Kosovės nė zgjedhjet e mbajtura nė mars tė vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicėn e vendeve nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės nė atė vit.

Nėn udhėheqjen e Rugovės, LDK-ja fitoi 58% tė votave tė elektoratit nė zgjedhjet lokale, tė sponsorizuara ndėrkombėtarisht, nė Kosovėn e pasluftės, nė tetor tė vitit 2000, si dhe zgjedhjet e para nacionale nė vitin 2001 dhe zgjedhjet e dyta lokale mė 2002.


Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:

Mė 1995, Dr. Rugovės iu dha Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.

Mė 1996, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.

Mė 1998, Rugova iu nda Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.

Nė vitin 1999, Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndėrsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias (Brecscia).

Nė vitin 2000, Dr. Rugova mori Ēmimin pėr paqe tė Unionit Demokratik tė Katalonisė "Manuel Carrasco i Formiguera", nė Barcelonė, Spanjė.

Mė 2003 nė Belgjikė mori Ēmimin Senator Nderi i Evropės.

Mė 2004 u shpall Honoris Causa (Doktor Nderi) i Universitetit tė Tiranės.

Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovės nė mars tė vitit 2002 nė bazė tė zgjedhjeve nacionale tė zhvilluara nė nėntor tė 2001.





Per ju qe nuk dini per Dr. Ibrahim Rugoven!!!!!

Vajza
29-05-05, 19:51
o po bre se e njohim te gjithe Rugoven....e dim kush eshte.....ska nevoje per shkrime te tilla.... :)

4ever
30-05-05, 00:00
Vajza, nese e njeh atehere reflekto!!

GURI SYLAJ
30-05-05, 09:31
NESE B: HAXHIU DERI TANI NE FAMILJEN E TIJ APO AI VET PERSONALISHT NUK KA MEDALJE NGA krali i serbise , ka mundes
te fitoj nje , per hire te intervistes ne" Epoka e Re"

Dilingjia
30-05-05, 12:42
Eu po burra t'mire ishin do qisajde per HU GARDHI bre,a q'po kajke stupci per ta!
S'ju ka mbet tjeter qka me shkrue e me menue veq kunra Dr.Rugoves a?

Rugovani
30-05-05, 18:26
o po bre se e njohim te gjithe Rugoven....e dim kush eshte.....ska nevoje per shkrime te tilla.... :)


Vajza ti nese din per te mos e lexo, une e postova per ata qe nuk po din per te e po shajn. Po te kisha dit diqka te mir edhe per Thaqin kisha shkru po nuk po di.Po une sepaku nuk po e shaj.

Auberoni
30-05-05, 19:02
Mė 10 janar 1945, komunistėt jugosllavė ia pushkatojnė babain e tij Ukė Rugova dhe gjyshin Rrustė Rugova, qė kishte qenė luftėtar i njohur kundėr ēetave ēetnike qė po depėrtonin gjatė Luftės sė Dytė Botėrore nė krahinėn e Rugovės.


Ibrahim Rugova mori doktoratėn nė letėrsisė nė Universitetin e Prishtinės mė 1984.

Po nė kėtė vit ai u shpall doktor nderi i Universitetit tė Parisit VIII nė Paris.



Njashtu Lako...tregoju se Rugova nuk ka diplomuar as ne Beograd, babain nuk e ka pasur Ambasador te Yugoslavise, dhe nuk ka diplomuar pas lufte ne Prishtine si keta intelektualet e rinje te veteshpallur.


Ai qe flet kunder integritetit te Rugoves; duhet te jete i paisur edhe me dije e edhe me tituj.

GASHI75
06-06-05, 21:13
KSAJ I THON NO KOMENT :historia e nji njeriu u tregue nė parlamentin e kosovė se kush ėshtė dhe veprimtaria e tij nė politikėn e kosovės gjatė dekadave e deri sotė.
Nji deputet ia tha tė gjitha nė seancen inaguruse tė parlamentitė tė kosovės dhe kandidimitė tė presidentitė.

Rugovani
07-06-05, 11:16
KSAJ I THON NO KOMENT :historia e nji njeriu u tregue nė parlamentin e kosovė se kush ėshtė dhe veprimtaria e tij nė politikėn e kosovės gjatė dekadave e deri sotė.
Nji deputet ia tha tė gjitha nė seancen inaguruse tė parlamentitė tė kosovės dhe kandidimitė tė presidentitė.


Po tregona bre gash pra se qka paska pas than ky far deputeti?
Edhe cili ke aj deputet ??

Tomori
13-06-05, 11:01
Pershendetje te nderuar diskutues?!!!
une tash po shfaqi mendimin tim personal se u futa kote ne ket rubrik!
Nuk arsyetoje asnjenin qe mireni me shpifje me njeni tjetrin...kete te gjitha jan thashethame ne favor te armikut?!!
Perse nuk thkeheni para gjashte vitesh te analizoni se ku kemi pas vendin ateher?!! Kerkundi!
Po tashe kemi parlament dhe presidente qe juridikishte eshte i pranuar nderkombtarishte,,,qe kjo per ne ne te kaluaren e afert ka qene ender?!!
Ju lutem lereni presidentin tone rahat se ai di rugen e pavarsis...
Po pati naj burre qe din formulen le te urdhnoje ne presidence te shfaq si te zgjidhet ky problem madhore me nderkombtaret,,,nuk esht lehte siq mendon donjeni se kjo pune i ngjason tregut te rendomte... :?: :!: :!: