PDA

View Full Version : PAGA MUJORE E SIMON HASELOKUT E BARABARTĖ ME PAGĖN E TREQIND


GASHI75
29-04-05, 22:34
Mė 25 shkurt 2005 Ibrahim Rugova, Kryetar i Kosovės dhe Ramush Haradinaj, Kryeministėr i Kosovės, kanė nėnshkruar njė “marrėveshje kėshilluese” me zėdhėnėsin e deriatėhershėm tė UNMIK-ut, anglezin Simon Haselok. Kjo marrėveshje ėshtė protokoluar gati dy muaj pas nėnshkrimit, mė 21.04.05, nė kohėn kur Ramush Hardinaj nuk ishte mė Kryeministėr. Sipas kėsaj marrėveshjeje Ibrahim Rugova dhe Ramush Haradinaj marrinė pėrsipėr t’i paguajnė nga buxheti i Kosovės Simon Haselokut 60.800 funta angleze (89.306 euro) dhe “shpenzimet tjera sipas Marrėveshjes, neni 2.2.(b)”. Zyra e Kryeministrit nuk kishte “guxuar” ta bėjė pagesėn e kėsaj shume marramendėse pa njė vendim tė Qeverisė. Kryeministri zemėrgjer, Bajram Kosumi, qė nuk mund t’ia prish qejfin Rugovės, propozoi dhe nėnshkroi njė vendim me numėr 8/142, qė mbanė datėn 12.04.05, me kėtė pėrmbajtje:



QEVERIA E KOSOVĖS



Nė mbėshtetje tė nenit 9.3.16. Tė rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/9, mbi Kornizėn Kushtetuese pėr Vetėqeverisje tė Pėrkohshme nė Kosovė dhe tė nenit 1 tė Rregullores sė UNMIK-ut nr.2001/19, mbi Degėn e Ekzekutivit tė Institucioneve tė Pėrkohshme tė Vetėqeverisjes nė Kosovė, si dhe tė nenit 4, pika 3 tė Rregullores sė Punės tė Qeverisė sė Kosovės, Qeveria e Kosovės, nė mbledhjen e mbajtur mė 12 prill 2005, mori kėtė:



VENDIM



1. Aprovohet Marrėveshja Kėshilluese nė vlerė mujore netto, 60800 (gjashtėdhjetėmijėetetėqind) funta britanike dhe shpenzimet tjera sipas Marrėveshjes, neni 2.2. (b) tė arritur midis institucioneve tė Kosovės (Presidenca dhe Qeveria) nė njėrėn anė, dhe tė Shoqėrisė ALBANY, nė anėn tjetėr.



2. Pagesa pėr tre muajt e parė do tė bėhet sipas radhės, nga Presidenca, Kryeministria dhe Ministria e Financave dhe e Ekonomisė (nga linja buxhetore e mallrave dhe shėrbimeve)



3. Pas tre muajve do tė rivlerėsohet Marrėveshja dhe nė qoftė se vazhdon tė jetė nė fuqi do tė paguhet sipas radhės nga tė gjitha ministritė tjera tė Qeverisė sė Kosovės.



4. Vendimi hyn nė fuqi ditėn e nėnshkrimit



Vendimi iu dėrgohet:



-tė gjitha ministrive (ministrave);

-Sekretarit tė pėrhershėm tė ZKM-sė;

-Arkivit tė Qeverisė.



Vendimi mban firmėn e Kryeministrit tė Kosovės, Bajram Kosumit. (Ky vendim botohet pa ndėrhyrje, shėn. ynė).



Mė 27.04.2005 nėnshkruhet urdhėrobligimi pėr pagesė (pėr muajin mars) nė vlerė prej 89,306.70 euro nė llogari tė Simon Haselokut, i cili pėr tė “manevruar” mė lehtė kishte deklaruar nė Londėr njė shoqatė me emrin ALBANY. Kjo shumė buxhetore ėshtė marrė nga “linja e mallrave dhe e shėrbimeve me kodin ekonomik 013400. Kjo marrėveshje xhentėllmenėsh (mė vonė vendim i Qeverisė) kuptohet nga ēdo lexues se ėshtė ilegale dhe nė kundėrshtim me ligjet nė fuqi. Shpenzimi i kėtillė i buxhetit tė varfėr tė Kosovės (paras sė qytetarit tonė) pėrbėnė krim tė rėndė ekonomik. Korruptimi dhe kriminalizimi i atyre qė po quhen Presidencė dhe Qeveri ėshtė i pėrmasave tė paimagjinueshme pėr qytetarin e zakonshėm. Ky kriminalizim dhe korrupcion moral, politik dhe financiar po bėhet nėn ombrellėn e UNMIK-ut. Qytetari i Kosovės me tė drejtė pyet se ēfarė tė mire i solli Simon Hselok Kosovės gjatė kohės qė ai ishte zyrtar i lartė i UNMIK-ut? Si paska mundėsi qė ai t’i ndihmojė Kosovės sot (kur nuk i ndihmoi dje) nga pozita e drejtorit tė njė shoqate joqeveritare? Partia Demokratike e Kosovės nuk ia ka marrė inat as Kosovės dhe as institucioneve tė saj qė veprojnė nėn ēadrėn e UNMIK-ut, por ajo ka fakte tė pkundėrshtueshme pėr korruptimin dhe kriminalizimin e kėtyre institucioneve, tė cilat po e rrezikojnė tė ardhmen e lirė dhe tė pėrparuar tė Kosovės. Rreziku pėr fatet e vendit dhe tė popullit tonė bėhet edhe mė i dukshėm kur tė dėrguarit specialė nga BE-ja dhe qendra tė tjera kėmbėngulin qė ne tė jemi unik, tė bashkohemi dhe t’i pėrkrahim institucionet e kriminalizuara! Partia Demokratike e Kosovės ėshtė themeluar dhe angazhohet me tėrė forcėn e saj pėr njė shtet tė lirė e demokratik tė Kosovės, ku do tė sundonte ligji dhe institucione qė nxjerrin ligje dhe i respektojnė ato pėr tė mirėn e Kosovės dhe tė popullit tė saj liridashės. Ngritja e korrupcionit dhe e krimit tė organizuar nė sistem institucional paralajmėron fatkeqėsi tė reja pėr qytetarin tonė. Miratimi nė heshtje i kėsaj veprimtarie shkatėrruese nga UNMIK-u dhe organet e ndjekjes dhe tė drejtėsisė tė kontroilluara prej tij tregojnė se po afrohet koha kur populli i Kosovės dhe forcat politike progresive duhet t’u bien kėmbanave tė alarmit me krejt fuqinė e tyre.

Me paratė qė paguhet Simon Haselok pėr ta “kėshilluar” Presidencėn, institucionet e Kosovės mund tė paguanin 40 ekspertėt mė tė njohur tė kombit tonė, tė tė gjitha fushave, tė cilėt do t’i ndihmonin shumė institucioneve tė Kosovės dhe ēėshtjes sonė pėrgjithėsisht. Nuk ka kryetar nė botė, madje as ai amerikan, qė ta ketė njė rrogė tė kėtillė mujore. Kryetari amerikan Gjorgj Bush e ka pagėn mujore rreth 30 mijė dollarė. Po tė llogaritet me tė ardhurat e profesorėve tė Universitetit tė Prishtinės rroga e Simon Haselokut ėshtė e barabartė me rrogat e mbi treqindė profesorėve nga tė cilėt nė njė masė tė madhe varet e ardhmja e Kosovės. Vaj vatani e mjerė mileti!

IB
30-04-05, 11:49
Zoteri gashi75 une nuk e kame te qart qe thue se paga mujore e personit te larte permendur thua se eshte 60500 funta une sa e di asnje zurtar i unmikut nuk paguhet nga fondi i kosoves por nga fondet prej nga vendet qe vijn ata dhe se kam te kjart a eshte kjo pag mujore apo ndoni kontrat elidhur ne mes qeveris se kosoves dhe ndermarjes qe e permend sepse asnje i krisur ne kete bot e sidomos ne kosove te paguhen paga te tilla dhe se pagamujore eshte nje kurse kontrata mes kosoves dhe ndermarjes qe e permend eshte diqka tjeter dhe nese ki mundsi trego se qka sherben aji ndermarje per kosoven ateher do tejemi te qart sepse keshtu vetem sa mjegullohet situata ne kosove
te pershendes gashi75

IB
11-05-05, 09:40
Zotri gashi75 manipulimi i juaj me ane te keti forumi ishte jete shkurter
dhe tjera here manipulimeve te juaja qitju kryp ma shume se po i prish nxhtsija mbrenda dites
te pershendes

GASHI75
12-05-05, 23:05
Zotri gashi75 manipulimi i juaj me ane te keti forumi ishte jete shkurter
dhe tjera here manipulimeve te juaja qitju kryp ma shume se po i prish nxhtsija mbrenda dites
te pershendes

lEXO MASHUM VLLAU IM SE BĖJ KĖT PĖR REKLAMA POR QĖMĖ DJEGĖ SI MUA POR EDHE JUVE A .SEPSE UNE I SHIQOJ GJĖRAT SHUM SHPEJTĖ POR DIKUSH I KAP ATO SI SHPIFJE E KTO SJAN SHPIFJE POR REALITET MĖ VJEN KEQ A POR E VERTETA ESHTĖ E HIDHURĖ.

IB
13-05-05, 22:30
Zotri gashi75 prap lidhur me kete tem dhe une po te them se nuk eshte e njejt kur thuhet se rroga e nje personi 60800 euro apo rogat e kompanis albany sepse ne kete kompany ka ndoshta shum te punsuar dhe sa e di une kjo kompany i paska tri zura ne shtete te ndryshme dhe ketu nuk ka asnje dyshim dhe kjo qenka e hapur per opininon dhe se nuk ke pasur qka te zbulojsh por per kete mund te ipen opinione se a kemi pasur nevoj apo jo per kete lloj kompanie (ALBANY) qeveria e ka dhanun mendimin e vet pozitiv prandaj ktu nuk ne pytje rroga e nje personi si keni deklarua ju prandaj per kete arsye kam thanur se ky eshte manipulim.
te pershendes zoteri gashi75

Kastri
16-05-05, 16:23
Zotri gashi75 manipulimi i juaj me ane te keti forumi ishte jete shkurter
dhe tjera here manipulimeve te juaja qitju kryp ma shume se po i prish nxhtsija mbrenda dites
te pershendes

IB i nderuare ku po jetone ti ,apo moto juaje eshte nese ka then Presidenti mir e ka se ai e dine pse ne nuk dime pse por mir eshte se LDLja ka gjithnje te drejt,per ju.
Apo siqe kane then plakat :per inati te rese ishalla me vdes djali.

IB
16-05-05, 20:26
I nderuari kastri nuk e di sa e ke kuptuar afishimin tim une nuk kame dhanur mendimin tim por kam cekur se a ka qen e nevojshme apo jo kjo kontrat dhe se qeverija sa e kame kuptur une ajo ka pasur mendim pozitiv dhe e ka realizuar kete kontrat dhe se une nuk jame nga ata se neqoftese qdosend qe vjen nga ldk.ja sithoni ju dhe po te tregoj se as qe jame antar i ndoni partije politike por kame qene dhe jame adhurues i rugoves por kjo sdo te thote se krejt ajo qe ai ndermer e perkrahu por yne e perkrahu nje veti te tij i cili karjeren e tij politike nuk e ndertoi duke perdhunuar dhe shantazhuar te tjeret siqe bejne sot kati te gjitha partit tjera politike bile edhe me qindra faqe marrina qe po lansohen sot ne kosove vetem e vetem per te penguar pevarsine kosoves
te pershendes i nderuari kastro dhe epe mendimin e juaj lidhur me ate kontrat per te cilen eshte realizuar nga qeverija.