PDA

View Full Version : ATA - Daci, PDK dhe ORA


EveryWare
01-05-05, 13:39
Kolumne, botuar nė "Jįva" - 144, Prishtinė

Shkruan: Bardhyl Metaj

Pėr demokracinė shpjegohet se, veē tjerash, ėshtė edhe njė mekanizėm i cili u mundėson njerėzve qė lirshėm tė vendosin se kush ėshtė fajtor pėr tė gjitha. Me votėn e tyre.
Dhe, meqė nė Kosovė nuk janė nė rend zgjedhjet, por zgjidhjet, pėr shumėkė mbetet i pakuptueshėm ky tensionim dhe barikadizim nė dy blloqe politike, si dhe lufta e egėrsuar verbale e cila, sipas nevojės, ndihmohet edhe me ndonjė bombė!
Pėrmes mediumeve tashmė ėshtė bėrė “krejt normale” qė njėri bllok politik, sikur ushtritė nė front, t’i ēojnė fjalė tjetrit me pėrshėndetjen: Pushka - Top t’u boftė!
Megjithatė, blloqet e polarizuara, LDK-AAK dhe PDK-ORA, kanė arritė njė konsensus politik i cili, fatkeqėsisht, pa dashtė me e nėnēmue kėtė arritje, reduktohet “vetėm” nė identifikimin e fajtorit kujdestar.
Nė kėtė pikė konsensuale, ndėrkaq, bashkohemi edhe ne. Ne qė jemi jashtė blloqeve. Fajtor pėr tė gjitha, bile edhe pėr ato probleme qė akoma nuk i kemi identifikuar, kanė tė njėjtin emėrues: Ata!
Mirėpo, derisa Partitė kur thonė “Ata” mendojnė nė Bllokun tjetėr, Ne kur themi “Ata” mendojmė nė tė dyja Blloqet! Pozitė dhe Opozitė! Pse?
Thuhet me tė drejtė se probleme ka vetėm aty ku mungojnė zgjidhjet! Dhe, nėse pėr shumicėn e problemeve Partitė tona, ato tė pozitės dhe opozitės, po thonė plot gojė se kanė zgjidhje tė shumta, atėherė rrjedhimisht do tė duhej t’i kishim punėt shumė mirė. Veēanėrisht kur e dimė se ekzistojnė mekanizmat, institucionet dhe instrumentet e nevojshme demokratike pėr kanalizimin dhe ekzekutimin e tyre.
Ku po ngec, pra, puna?!
Si duket, disa nga “Ata” nuk janė zanatlinj tė mirė dhe s`ju shkon pėrdore kjo puna me mekanizmat, institucionet dhe instrumentet e demokracisė... S`ju shkon pėrdore kjo farė pune plot rregulla, procedura, statute, tė drejta tė njeriut, pluralizėm, debat, Standarde, Solana, Tri shtyllat e Shtetit, e edhe ma shumė shtylla tė UNMIK-ut, etj, etj. Janė “lodhė” burrat, e kanė nis e po i “mshojnė shqip”!

DACI

Prej cilit nga blloqet apo personalitetet me fillue? Ta zėmė, nga ana e Dacit?
Akademiku ynė i nderuar sikur “harron” se opozita tė vetmin vend ku nė mėnyrė legjitime, tė drejtpėrdrejtė dhe institucionale, mund tė “zbardhė” projektet, refleksionet dhe energjitė kreative, por edhe tė korrigjojė e faktografojė, lėshimet dhe dėshtimet e Qeverisė, ėshtė Parlamenti. Apo ka ndonjė vend tjetėr? Sepse, sigurisht pa dėshirėn e opozitės, ai do t’i sheh “Ata”, por edhe shumėkė, atje ku nuk e kanė vendin - nė rrugė! Nė protestė e cila, siē ngjanė tek ne, degjeneron apo e merr tjetėrkush nė dorė dhe, rrjedhimisht, e shohim pastaj edhe nė CNN, EuroNews, rezoluta...Kėshtu nuk komunikohet dhe debatohet me opozitėn. Asaj duhet dhėnė kohėn dhe hapėsirėn e duhur pėr debat. Debati nė Parlament pėr Opozitėn ėshtė instrumenti mė i fuqishėm politik!

PDK

Po opozita jonė? Nėse bazohemi nė votėn (besimin) e popullit, pas katėr palė zgjedhjeve, atėherė bėjmė fjalė mė shumė pėr historinė e “dėshtimeve tė saj” nė luftėn pėr pu-shtet... dhe, kėshtu, u tha shumėēka!
Por, qė nė fillim, bllokun opozitar PDK-AAK duhet trajtuar ndaras!
Udhėheqės tė PDK-ės, veēanėrisht z. Jakup Krasniqi dhe “kohėt e fundit” z. Ramė Buja, kanė hisen mė tė madhe nė tensionimin dhe barikadimin nėpėr blloqe politike, si dhe nė luftėn e egėrsuar verbale. Ėshtė thėnė dhe argumentuar mjaft pėr deformimet, edhe nė numrin e kaluar, veēanėrisht nė shkrimin analitik tė Xhafer Shatrit! Por, tensionimi ka pasė edhe njė episod!
Sulmi dhe kampanja e sofistikuar mediale ndaj Ramush Haradinajt dhe pastaj Qeverisė sė tij, si dhe krijimi i atmosferės makabre tė gjoja “tradhtisė sė tij ndaj bashkėluftėtarėve dhe idealeve tė luftės”, pa i harruar edhe pėrqeshjet mbi gjoja jokompetencėn dhe luhatshmėrinė e tij !
PDK-ja, parti e themeluar nga individė tė aftė e tė dėshmuar, si udhėheqės largpamės tė UĒK-ės nė rrethana tė vėshtira tė luftės, dhe si parti e dytė mė e madhe dhe mė me ndikim nė Kosovė, ėshtė njėkohėsisht edhe vlerė e veēantė kombėtare. Dhe, kėtu duhet pasė respekt tė gjithė! Ajo nė gjirin e saj ka shumė intelektualė dhe individė kreativ e serioz, tė cilėt duhet ta lirojnė dhe mbrojnė Partinė e vet nga funksionarė tė cilėt nuk dinė tė kalkulojnė politikisht, prandaj spekulojnė me fatin e saj. Dhe, jo vetėm tė saj.

ORA

Fytyrat mė tė “hutuara”, pa qartėsi orientimi dhe pa profil nė kėtė “karambollazh demokratik” tė pas zgjedhjeve, janė ato tė grupacionit “Ora”. Ky grupacion, i themeluar nga personalitete si Veton Surroi, por edhe Ylber Hysa e ndonjė tjetėr, figura tė mirėnjohura pėr kreativitet e sens politik, qasje konceptuale dhe shkathtėsi nė Relacionet Publike, nė diēka mė shumė se 100 ditė, kanė dizajnuar dėshpėrimin mė tė madh pėr shumėkė! Ndoshta ngaqė kemi prit nga “Ata” qė, pėrmes nismave dhe potencės kreative, tė zbusin pėrleshjet frontale mes LDK dhe PDK-ės!
Krejt ēka kemi nė kujtesė nga “Ora” ėshtė se edhe njė herė mė shumė “pėrmbajnė Dokumentin, iniciativėn, qasjen apo diskutimin e radhės tė PDK-ės”! Dhe, kėtu nuk ka asgjė tė keqe por, po ashtu, nuk ka edhe iniciativė, qartėsi orientimi dhe profil politik vetanak! Sikur tė ishin - Dega Urbane e PDK-ės!
Faqja e tyre zyrtare nė Internet - ku mund tė gjesh vetėm funksione dhe shpjegime tė lanuna pėrgjysmė – pasqyron, siē duket, besnikėrisht dėshpėrimin e tyre si Parti me rezultatet e zgjedhjeve, por edhe dėshpėrimin tonė me rezultatet e tyre - pas zgjedhjeve! Nga deklaratat e fundit, po pėrmend pėrshėndetjen pėr z.Dacin, e cila mund tė jetė e shumėkujt tjetėr, por jo edhe e Veton Surroit: Pushka - Top t’u boftė!

Nobelisti dhe ish kryeministri i njohur britanez, Winston Churchill, thoshte diēka qė vlen pėr tė gjithė qė pėrmendėm mė lartė: “I menēmi nuk i bėn tė gjitha gabimet vet. Ai ju jep shanse edhe tjerėve”!
[/b]