PDA

View Full Version : Barca kampione e Primera Divison


ARVANITI
15-05-05, 16:10
Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.

Agroni22
15-05-05, 19:55
Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.e ak merituar

Cool_Boy
16-05-05, 21:04
Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.


Po kush tjetr mendove me fitu???

REALI A?

:arrow: :arrow: :arrow: :arrow: RONALDINHO Askush tjetr

ARVANITI
17-05-05, 11:17
Barcelon fiton nje jave paratitullin kampion te Spanjes. Nje fitore e merituar pasi ka udhehequr gjate gjithe kampionatit.


Po kush tjetr mendove me fitu???

REALI A?

:arrow: :arrow: :arrow: :arrow: RONALDINHO Askush tjetr


Reali ka shku per lesh, sivjet as kupe, as kampinat, as lige kampionesh.

Bilanci ekonomik eshte krejtesisht negativ, shume anliste sportiv thone "se Reali do te shese disa nga yjet e tij".

ARVANITI
17-05-05, 11:31
Luksemburgo: Barēa, kampione me meritė


Trajneri brazilian pėrgėzon katalanasit pėr titullin dhe shprehet optimist pėr tė ardhmen e Realit

Trajneri i Realit tė Madridit, Vanderlei Luksemburgo, ka deklaruar gjatė njė interviste pėr shtypin spanjoll, se nuk ka asnjė dyshim pėr faktin se Reali do tė shpallet kampion vitin e ardhshėm. Braziliani ėshtė i dėshpėruar nga dėshtimi madrilen nė kėtė sezon dhe pėrgėzon Barcelonėn pėr titullin e fituar. Sipas tij, skuadra e Rajkardit ka fituar pėr meritat nė fushėn e lojės dhe jo nė saje tė ndihmės sė gjyqtarėve. Ja cila ka qenė intervista e Luksemburgos:


- Si ndiheni pas numrit tė madh tė ndeshjeve tė fituara nga Reali, tė cilat nuk mjaftuan pėr tė fituar titullin?

- Bėmė njė fazė e dytė nė nivelin e duhur. Ushtruam deri nė fund presion ndaj Barcelonės, duke bėrė mė tė mirėn e mundshme pėr tė fituar titullin kampion. Nuk kishim shumė kohė nė dispozicion, pėr tė bėrė kthesėn.

- Ju vjen keq qė nuk fituat nė Sevilja, pėr tė vazhduar presionin ndaj Barcelonės?

- Po. Pėsuam gol nga Baptista, kur mbeteshin edhe dy minuta nga koha e rregullt. Por edhe nė rast se do tė fitonim, triumfi nė Primera Divizion nuk do tė ishte i lehtė. E pranoj se besuam deri nė fund fitimin e titullit kampion, por tani Barcelona fitoi dhe duhet ta pėrgėzojmė. Titulli u vendos pas fitores sė Barcelonės nė "Mestaja". Atė javė, ne fituam nė Sociedad, ndėrsa Valencia nuk mundi ta ndalte Barcelonėn.

- Tani duhet menduar pėr kampionatin e ardhshėm...

- Po, kemi filluar tė mendojmė, edhe pse mė parė do tė respektojmė edhe dy ndeshjet e mbetura nė kėtė kampionat. Do tė luajmė derbin me Atletikon dhe do tė luajmė nė Saragozė. Do ta mbyllim kampionatin denjėsisht.

- Pra, vitin e ardhshėm do tė luftoni sėrish pėr titull...

- Sigurisht. Kėtė gjė Reali e bėn nė fillim tė ēdo kampionati. Kemi baza tė forta, nga ku do tė bazohemi pėr tė ndėrtuar njė skuadėr fituese. Besoj se vitin e ardhshėm do tė fitojmė ne.

- E meriton titullin Barcelona?

- Po, e meriton. Eshtė folur shumė pėr gjyqtarėt dhe gjėra tė tjera, por mendoj se Barcelona ka bėrė njė kampionat madhėshtor, duke qėndruar nė krye gjatė gjithė sezonit. Ne arritėm numrin e duhur tė fitoreve, por katalanasit ishin me tė vėrtetė tė fortė.

- Si e shihni tė ardhmen tuaj nė Madrid?

- Unė jam i lumtur, sepse skuadra ka arritur rezultate tė mira, qė kur unė kam marrė drejtimin e saj. Vitin e ardhshėm do tė kem mundėsinė ta filloj punėn qė nė gusht dhe jo nė mes tė sezonit. Me futbollistėt qė kam nė dispozicion, Reali mund tė bėjė gjėra tė mėdha.

- Pra, mendoni se do ta riktheni pas tri vitesh titullin nė "Bernabeu"?

- Pa dyshim. Te kjo skuadėr, tė gjithė kanė mentalitet fituesi dhe pas dy viteve dėshtimi do tė kėrkojnė tė fitojnė njė trofe tė rėndėsishėm. Shpresojmė tė jetė kampionati.

- Mund tė pėrmirėsohet pėrbėrja e skuadrės?

- Duhet t'i marrim gjėrat me qetėsi, do tė kemi takime me futbollistėt dhe do tė planifikojmė tė ardhmen e klubit. Por mbi tė gjitha duhet tė punojmė tė qetė gjatė gjithė verės. Vetėm kėshtu do tė ndėrtojmė njė skuadėr fituese.

***