PDA

View Full Version : Qellimet e Ardhjes ne kete Bote

giga
20-05-05, 07:30
nese ka mundsi

giga
20-05-05, 07:37
A e dini pse keni ardh ne kete bote?
A e dini pse jetoni?
A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?
A e dini se per ēka jetoni?
A e dini se ku do te shkoni

Panopticon
08-06-05, 23:19
Albmuslim,

Mbase po thua qe eshte mekat me thene se "une ne boten tjeter shkoj ketu ose aty", cili eshte pra satisfaksioni i atij qe ben pune te mira (faljen, agjerimin edhe senet e tjera qe spo i di)?

Une vec e di se ata qe dojne me shku ne Parajse bejne pune te mira, e ata tjert nuk e din faktikisht ku jane tu dasht me shku ose thjesht nuk besojne ne tjeter bote.

Sidoqofte, jepe ti sqarimin tend. Pershendetje gjith shqiptarve.

Panopticon
09-06-05, 08:33
Hej Albmuslim-Ku,

Flm per sqarimin tend, ishte ne rregull.

ARVANITI
09-06-05, 11:50
A e dini pse keni ardh ne kete bote?

Njeriu vjen ne kete bote, si pasoje e rastesise gjenetike. Ne kemi ardhur ne kete bote per te permbushur rastesine gjenetike.

A e dini pse jetoni?

Sepse gjithkush duhet te jetoje. Jetoj sepse nuk mund te vdes. Jetojme qe kete JETE ta bejme sa me te lehte per ne, per te mos vuajtur.

A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?

S'ka asnje qellim.

A e dini se per ēka jetoni?

Jetoj per vete dhe per te tjeret.

A e dini se ku do te shkoni

Si te gjithe njerezit. Dy metra nen dhč duke "perjetuar" procesin biologjik e absolut te avullimit dhe tretjes.

Panopticon
09-06-05, 14:54
Arvanit,

Kur e lexova postimin tend mu duk qe u ngjallua Darvini, teoria e te cilit sot injorohet katastrofikisht nga bota intelektuale (akademike, shkencore).

Une nuk jam ndonje besimtar i thelle (qe do te thoshte Ismail Kadare), porse te them se njeriu nuk ka qellim ne kete bote, eshte absurd i llojit te vet.

Sidoqofte, flm qe tregove drejt per ateizmin tend.

PanOpt.

ARVANITI
10-06-05, 12:43
Arvanit,

Kur e lexova postimin tend mu duk qe u ngjallua Darvini, teoria e te cilit sot injorohet katastrofikisht nga bota intelektuale (akademike, shkencore).

E ka heshur boshte bota shkencore Darvinin?????

Mos more...

Une nuk jam ndonje besimtar i thelle (qe do te thoshte Ismail Kadare), porse te them se njeriu nuk ka qellim ne kete bote, eshte absurd i llojit te vet.

Sidoqofte, flm qe tregove drejt per ateizmin tend.

PanOpt.

Mos i keqkupto fjlaet.

Cdo njeri ka nje qellim ne jete (perderisa ai jeton). Qellimi i jetes sime (per shembull) eshte qe te beje nje jete te lumtur, te punoj per kete gje, t'i sherbej komunitetit ku une jetoj, shoqerise sime etj...

Por njeriu (si qenie) e ardhur ne kete bote nuk ka nje qellim te caktur. Ai nuk ka ardhur per te kryer nje mison ne kete bote.

***

Une them ate qe mendoj...

***

DEA
10-06-05, 12:52
Qellimet e jetes vijne me vone, kurse ne si qenje njerzore vijme shume te paster ne kete bote, e gjitha zhvillohet me vone.

DEA

ARVANITI
10-06-05, 13:36
Qellimet e jetes vijne me vone, kurse ne si qenje njerzore vijme shume te paster ne kete bote, e gjitha zhvillohet me vone.

DEA

Dakort, po cili eshte qellimi i ardhjes sone ne bote?

Panopticon
10-06-05, 17:00
Arvanit,

Une e respektoj mendimin tend. Ceshtja eshte se ate qe e lexova une ne kete seksion te forumit ishte se mbreteroent fryma religjioze, nga e cila rrjedhimisht del se "qellimi ne kete bote eshte adhurimi i zotit."

Nga ana tjeter ti kishe shkruar ne nje fryme krejt tjeter - qe une e respektoj por nuk e perkrahi. Prandaj une dhash komentin tim, pa dashur qe te ofendoj ty.

Gezohem me qellimet e tua per ndihme shoqerise.

Panopticon.

ARVANITI
10-06-05, 18:58

Sipsa teje cili eshte qellimi i ardhjes se njeriut ne kete bote???

***

Rrofsh per Mirekuptimin

***

Panopticon
10-06-05, 22:31
Sipsa teje cili eshte qellimi i ardhjes se njeriut ne kete bote???

***

Rrofsh per Mirekuptimin

***

Arvanit, flm per pyetjen.

Sipas meje eshte adhurimi i Krijuesit, i.e. Zotit.

Panopticon.

ARVANITI
11-06-05, 19:29
Arvanit, flm per pyetjen.

Sipas meje eshte adhurimi i Krijuesit, i.e. Zotit.

Panopticon.

E Respektoj mendimin tend, mgjth s'jam dakort.

Panopticon
11-06-05, 23:44
Arvanit,

Respekti eshte i mjaftueshem per biseda konstruktive. Flm. per respektin.

Sa per dakortimin - Une vij nga Maqedonia, dhe sic e di ketu tek ne ne vitin 2001 ka pasur konflikt te aramatosur mes ushtrise maqedonase dhe shqiptareve te cilin luftonin per te drejtat e tyre, parimisht per dy te drejtat natyrore, (1) te drejten per jete dhe (2) te drejten per liri, qe fatkeqesisht mungonin ne MK.

Per konfliktin e vitit 2001 ne MK kam pasur nje ligjerate ne nje vend aziatik, ne te cilin veshtire kupohej konflikti nderetnik. Meqenese u mungonin informata te prapaskenes (background information), kur une u tregova se shqiptaret me arme mbronin te drejtat e tyre dhe u mundova ta arsyetoj, nje njeri nga audienca tha: "nuk pajtohem me mendimin se me 'terrorizem' duhet te mbrohen te drejtat." Ketu une e pash te nevojshme qe tu sqaroj aziatikeve me teper per terrorizimin qe shqiptareve ua bente shteti i tyre (Maqedonia). Meqenese ishte i pranishem respekti i audiences per ligjeraten time, mendoj se ia dola, edhepse nuk jam i sigurte a u dakortuan te gjithe.

Kjo eshte ajo qe ne bejme ne forum, respekti eshte i mjaftueshem.

Ju do Panopticon te gjithve.

Panopticon.

the godfather
12-06-05, 00:17
A e dini pse keni ardh ne kete bote?

Njeriu vjen ne kete bote, si pasoje e rastesise gjenetike. Ne kemi ardhur ne kete bote per te permbushur rastesine gjenetike.

A e dini pse jetoni?

Sepse gjithkush duhet te jetoje. Jetoj sepse nuk mund te vdes. Jetojme qe kete JETE ta bejme sa me te lehte per ne, per te mos vuajtur.

A e dini se cili eshte qellimi i njeriut?

S'ka asnje qellim.

A e dini se per ēka jetoni?

Jetoj per vete dhe per te tjeret.

A e dini se ku do te shkoni

Si te gjithe njerezit. Dy metra nen dhč duke "perjetuar" procesin biologjik e absolut te avullimit dhe tretjes.

Pershendetje i nderuari ARVANITI dhe pershendetje vellezer shqipetarE

A thua i nderuar si qe e mundur qe ne te krijohemi rastesisht,kafshet te krijohen rastesish,univesi dhe cdo gje qe e shohim me sy e teleskop mund te krijohet rastesisht.

A thua valla kush e krijoi kete "rastesi",rastesia u be shkak qe ne te krijohemi,a thua i nderuar kush e beri ket shkak qe ne te jetojme dhe ne fund te vdesim.

Qellimi i krijimit tone eshte vetem e vetem adhurimi dhe njohja e KRIJUESIT,pasi qe ta besojme dhe ta adhurojme Krijuesin (Zotin),punojme gjithmone mire,veprojme gjithmone mire per veten familjnen dhe shoqerine per mire mendoj.

Po te pajtohesha me mendimin tend atehere une edhe po te punoja apo te veproja keq ne dem te vetes dhe shoqerise,une ne fund do te vdes dhe do te tretem.A thua valle ate dem qe e bera nuk paska nevoj qe njeriu te jap llogariper ate--pak logjike nevojitet.

Ku do te shkojme?

Pasi erdha ne kete bote me qellim te njohjes se KRIJUESIT,une vdes shkoj ne dhe do te tretem (une besoj se nje dite do te ringjallem),e peyes veten:

Pse u linda?
Pse jetova?
Cili ishte qellimi im?

Une them se u linda me deshiren e KRIJUESIT,jetova sepse u linda dhe deshira e KRIJUESIT ishte qe une te jetoj dhe ta dij se per c'qellim une u linda,jetova,dhe a do te jap llogari para KRIJUESIT.

Sigurisht qe do te japllogari para KRIJUESIT tim,a e njoha ATE?c'bera per ATE (ZOTIN) dhe a e adhurava ATE (ZOTIN).

Ne qofte se i kam plotesuar keto 3 kushte ky edhe eshte qellimi i jetes time.

Ndersa ku do te shkojme vetem AI (KRIJUESI) e di me se miri,por edhe njeriu duhet ta testoje vehten ne kete bote,por meshira e KRIJUESIT do te jete ABSOLUTEEEEEE.

Ndoshta kam bere ndonje leshim,gabim,apo nderlikim,shpresoj qe ne te ardhmen do ta permiresoj sepse nuk kame kohe me teper per takorrigjuar textin qe e shkrova.

ARVANITI
12-06-05, 18:11
A thua i nderuar si qe e mundur qe ne te krijohemi rastesisht,kafshet te krijohen rastesish,univesi dhe cdo gje qe e shohim me sy e teleskop mund te krijohet rastesisht.

A thua valla kush e krijoi kete "rastesi",rastesia u be shkak qe ne te krijohemi,a thua i nderuar kush e beri ket shkak qe ne te jetojme dhe ne fund te vdesim.

Qellimi i krijimit tone eshte vetem e vetem adhurimi dhe njohja e KRIJUESIT,pasi qe ta besojme dhe ta adhurojme Krijuesin (Zotin),punojme gjithmone mire,veprojme gjithmone mire per veten familjnen dhe shoqerine per mire mendoj.

me kujtove dicka,

Para 1 apo dy vitesh (nuk jam shume i sigurte) ra nje termet ne nje qztet te Iranit dhe vrau brenda nates 25 mije veta, duke zhdukur gjysmen e popullsise se qytetit.

Ata ishin besimtare te devoteshem. Faleshin 5 here ne dite, shkoni rregullishit ne xhami, grate visheshin dhe jetonin sipas rregullave te Fese Myslimane, femijet po ashtu, mbanin Ramayanin.

D.m.th. a adhuronin Zotin ne maksimumin e mundshem. Pra po krzenin qellimin e jetes se tyre (sipas teje).

Dhe...brenda nje nate nga termeti i rene 25 mije veta vdiqen.

***

Cili ishte qellimi i jetes se tyre????

...

First
30-12-05, 13:53
pershendetje arvanti

disa keshilla ju kisha dhen pastaj mundesh me parashtu kesi soj pyetje ok pik se pari ju nuk jeni qe besoni se kush te ka kriju edhe pse je kriju edhe per qka je kriju e po pyet se pse me mbyt musliman te devotshem qe jan fal ekan agjeru etj etj. Beso e pastaj pyet ose shuj e mos fol hiq po ndegjo dhe lexo edhe nje te gjith ketu qe mundohen me spjegu fen me te parster islame ju kisha keshillu gjithve se nuk ekeni obligim qe fjalet tua te jen qe ai te beson jo po ne ekemi oblgimin me ja spjegu e ato qe dojn me mesu e lexu kan mend qete logjikojn Ai qe ja qel zemrat ai mundet ta udhezoj ashtu siq duhet
pershendetje

Hattabi
02-01-06, 20:18
Thotė Allahu xh.sh. nė Kur'anin Famėlart:

[size=24]" Unė nuk i krijova xhinėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė " ( Dharijat: 56 ) .[size]

[i][b]A e kuptuat se pse jeni ne kete Bote.[b][i]

GURI SYLAJ
04-01-06, 12:22
Une e kuptova pse jam ne kete bote por nuk e kuptova ate se ne shume shkrime ,ketu, qendron edhe pohimi se duhet t'i frigohemi Allahut , kurse ne kete Ajet Kuranor , nuk behet fjale fare per frigen.

Don te thot se ; Allahun duhet adhuru e jo me u frigu nga Ai.

napoleoni
29-01-06, 23:15

Z. Guri,
kur flitet mbi frikėn ndaj Allahut, kemi tė bėjmė me njė lloj frike siē ėshtė ai i fėmijės ndaj prindit, nuk kemi tė bėjmė me frikėn qė kemi ndaj njė pėrbindshi monstruoz. Morra kėtė shembull qė tė jem mė i qartė nė spjegimin e bindjeve tė mia edhe pse me shumė gjėra qė flasin interpretuesit e ajeteve kuranore nuk pajtohem fare. Nuk mund tė i perceptoj gjėrat si p.sh. ndėshkimi nė zjarr i mėkatarėve, "gjenocidi" qė bėnė Allahu tek armiqt e besimtarėve tė pėrshkruara nė Kuran, etj etj. Thjesht janė nė kundėrshtim me atributet e tij, cilėsitė si : dashuria, paqja, mėshira, mirėsia, falja.

Shėndet !

musl|m
18-03-06, 12:54
Kjo eshte pytja e pare qe e kam be kur kam vendosur te hulumtoj rreth besimeve fetare, dhe pergjgjen me te mire qe e kam marre dhe e cila ka kuptim e i kam besuar esht ajo:
"Zoti na krijoi neve qe ta adhurojme."
Kaq po ju them edhe un, pastaj mendoja pse ta adhurojme dhe sigurisht kam gjetur shum pergjigje, ato pergjigje mund ta gjeni vet ne veten tuaj!