PDA

View Full Version : Bibla dhe Letersia shqiptare


Psikologu
23-05-05, 21:14
Tė nderuar.

Nga historia e Gjuhes shqipe mesojm se perkthimet e para Biblike janė bazė e fillimit te Gjuhes sonė Kombetare shqiptare.

Qka mendoni ju ne lidhje me ketė .

ARVANITI
24-05-05, 12:07
Kjo eshte plotesisht e vertete.

Gjuha dhe letersia shqipe ne fillemet e saj eshte levruar shume nga katoliket e zones se Shkodres. Kjo ka te beje kryesisht me perkthimin e pjeseve bibleke ne shqip, si dhe te meshoreve.

Pjeter Budi, Pjeter Bogani, Frang Bardhi etj. pervecse fetare kane qene atdhetare dhe perparimtare te idese se unitetit kombetare.

Giovanni
27-05-05, 11:44
I. Problemet teorike dhe kritike ne gjykimin e vlerave letrare, vleresimin e letersise shqipe, e nga ketej ne nderlidhjen, ne raport te ngushte me historine letrare (historine e letersise), ne perpjekjet e studiuesve shqiptare nuk ka shenuar ndonje rezultat te pranueshem teresisht, pasi vleresimet e gjykimet jane bere, shpeshere pa dije te mjaftueshme, pa kritere letrare, mbase edhe me paragjykime, parashenja keto qe e kane lene letersine shqiptare te fragmentuar, pastaj edhe me perplot cungime. Madje, ne kuader te studimeve shqiptare nuk eshte bere ndonje perpjekje e mjaftueshme sistematike per te pare letersine shqiptare ne teresi, per te pare letersine ne kuader te poetikave te ndryshme, nderkomunikimeve te natyrshme, piketakimeve e lidhjeve te krijuara neper kohe, per te nxjerre pastaj premisa e gjykime te bazuara ne nje sistem estetik-letrar, nuk jane nxjerre konstatime te qendrueshme te mbeshtetura ne nje dije paraprake, ne kritere e ne nje sistem parimesh teorike-estetike. Madje mungon vleresimi, i bere ne relacion me perfaqesimet estetike-letrare te shkollave te caktuara, autoreve te vecante, apo formacioneve letrare. Ne kete kontekst dallohet Koliqi e Cabej, Koliqi me propozimin per dy shkolla letrare (Ajo Jezuite dhe Franceskane), ndersa Cabej me propozimin per ndarjen e letersise ne qarqe letrare: Qarku katolik i Shqiperise Veriore, Qarku italo - shqiptar, Qarku ortodoks i Shqiperise Jugore dhe se fundi shkrirja e tyre ne letersine kombetare te shek. XIX . Ndersa ne fillimvitet e 70-ta, Sabri Hamiti, duke aplikuar teorine e kodeve te medha (Northep Fraji) propozon interpretimin e Letersise shqiptare permes Kodeve te medha, te cilat i identifikon te Bibla, Kodi Oral, dhe Kodi historik, duke i kontekstuar edhe ne dimensionet ligjerimore. Kjo poetike e vleresimit te letersise, apo sprove do te vazhdoje, duke u interpretuar letersia shqipe, brenda shkollave, poetikave, formacioneve letrare-estetike perendimore.

Ndersa nje segment tejet regresiv, qe percudnon letersine shqipe ne pergjithesi, mbetet prirja e idelogjise soc-realiste, per ta vene letersine ne sherbim te vetin, kritiken letrare ne sherbim te malverzimeve te brendshme te pushtetit dhe lojes me shkrimtaret, prirje kjo qe ne nje forme vetem te restaurar bartet brenda shume segmenteve te studimeve letrare, edhe pas renies se ketij sistemi, ne Shqiperi edhe ne Kosove e viset tjera.

II.

Nje nder problemet e para teorike, brenda llojeve te ndryshme te aktit te leximit dhe interpetimit, shqyrtimit te letersise shqiptare, qe nuk eshte prekur ne menyre sistematike, mbetet ceshtja e letersie se trashegimise iliro-shqiptare ne gjuhen latine (apo gjuhe tjera te shkrimit), pjese e se ciles eshte edhe nje pjese e konsiderueshme e letersise perendimore. Ne kete kontekst, madje jane bere edh "padrejtesi", ngase prelatet e kishes katolike, qe shkruan ne gjuhen latine (Nikete Dardnai, Shen Jeronimi, etj.) jane "perjashtuar" edhe pse konteksti i pergjithshem gjuhesor dhe kulturor, ne te cilin gjuhe e shkrimit ishte latinishtja, figura keto kulminante e civilizimit perendimor, ndersa psh. nje pjese e krijimtarise se Sami Frasherit, Naim Frasherit te shkruar ne gjuhet orientale eshte pranuar a priori, edhe pse tashme konteksti ishte ndryshe, gjuhet kombetare ishin ne kultivim e siper dhe lidhjet e ketyre me gjuhet orientale nuk ishin domosdoshmeri e shkrimit letrar. Ne kete kendveshtrim e konsideroj te natyrshme nje perqasje, te konceptuar brenda dy komponenteve te shkrimit kombetar, qe eshte letersia shqipe, dhe leterise shqiptare, qe ndjek vijen e trashegimise etno-kombetare. Letersia shqipe ka me se pese shekuj te gjallimit, perkunder letersise shqiptare( e cila ketu shenjohet si letersi qe ndjek vijen etno-kombetare, pa marre parasysh gjuhen e shkrimit), e cila eshte e vjeter ne traditen e kultures dhe letersise perendimore. Pra, perkunder letersise shqipe, qe ka shenjues gjuhen, si vecanti etno-nacionale, tipar dallues, ekziston edhe letersia me elemente identifikuese etno-kombetare shkruar ne gjuhen latine, e te cilen deri me sot ende nuk e kemi pranuar si trashegimi letrare. Veshtruar ne nje kontekst me te gjere, letersia shqiptare ne gjuhen dhe shkrimin latin ka moshe te vjeter, duke filluar me Shen Niketin e Dardanes dhe Shen Jeronimin, dy perla te qyteterimit perendimor, i pari qe shkroi himinin e pare kishtar, "Te deum laudamus" (Ty zot te lavderojme) dhe i dyti perkthyes i Bibles per Europen. Mbas kesaj, nje etape te rendesishme per te konceptuar rrugetimet e letersise shqiptare, paraqet faza pararendese e letersise ne gjuhen shqipe, te cilen e njohim si latinitetit i periudhes se humanizmit, e cila funksionoi me te gjitha karakteristikat. Vecorite poetike, ne raport me poetiken e shkrimit humanist (Gjon Gazuli, Marin Becikemi, Mikel Maruli) qe zhvillohej ne kuader te levizjes se madhe te Humanizmit Evropain, u kultivuan edhe te keta autore. Nga kjo faze letrare kemi autorin e epopese se Gjergj Kastriotit, Marin Barletin, qe per letersine shqipe ne pergjithesi do te mbetet nje paratekest i rendesishem e karakteristik esetik-letrar vijues, paramodel letrar e kulturor, qe do te derivohet ne gjithe letersine e mevoneshme shqipe, brenda zhanreve te ndryshme. Vetedijesimi per kete dukuri kulturore e letrare eshte domosdoshmeri, ngase si etni, kerkojme me ngulmim qe rrenjet tona qyteteruese e kombetare t'i gjejme ne Ilirine e lashte, atehere per hir te vetvetes eshte absurde, mbase edhe qellimkeqe qe letersine shqiptare mos ta shohim ne vijemesi, apo ta shohim sipas qejfeve te komisareve politike, mbase edhe te "historianeve te famshem letrare", e shkruesve te letersise shqipe. Duke e shqyrtuar e interpretuar historine letrare shqiptare ne raporte te ngushta e funksionale me sistemin e vlerave te pergjithshme dhe shenjuese civilizuese, pa paragjykime mbi sfodin e vlerave letrare e estetike, mbase edhe kulturore do te sforcohemi ne "rikthimin" e shume figurave, personaliteteve te rendesishme kulturore e letrare te "ekskomunikuara", te cilat jane pjese e kultures, letersise shqiptare.

III.

Letersia shqipe gjate gjallimit pese shekullor ka paramodel e paratekst te pare hipotekstin biblik, se kendejmi edhe diskursin biblik ne te gjitha rrafshet e shkrimit letrar-estetik, per t'u derivuar me shqiptime ne rrafshn semantik, gjate pese shekujve te shkrimit te letersise shqipe, per t' u transformuar neper gjitha periudhat letrare. Per dallim nga letersia shqiptare (shenjues i kombetares) letersia shqipe (ketu e kuptoj si shenjues te vecantesise kombetare te shkrimit e komunikimit) eshte relativisht e vonshme, si e ketille ajo eci me nje kohe te ngadalesuar, ashtu si fati i etnise sone. Perkunder disa deshmive per shqipen e shkruar, libri i pare ne shqip eshte botuar ne gjysmen e shek. XVI, (me 1555), pra "Meshari" i Gjon Buzukut, nje tekst i cunguar, por me vlera te rendesishme letrare e kulturore. Si i ketille ky tekst ka funksion doracaku, porse brenda teksteve gjejme elemente te fuqishem te shkrimit estetik- letrar, duke i hetuar perpjekjet e para poetike, ne raport te fuqishem e funksional me karkateristikat e Shkrimit te Shenjte Biblik, sikunder jane parpabolat, shembelltyrat, himnet, etj. pra teksti eshte ndertuar duke pasur paramodel paratekstin Biblik, i cili si i ketille do te derivohet per t'u shenjuar si model elementar ne gjithe kulturen e ligjerimit dhe shkrimit letrar shqip.

Ndersa ne shek. XVII, kemi tre autore te rendesishem letrar qe jane; Budi, Bogdani dhe Variboba, te cilet ne forma te ndryshme, ne varante te ndryshme pasurojne kodin e diskursin biblik, shtresojne elementet bazike te kultures e letersise shqiptare, duke sforcuar shkrimin me elmente te fuqishme biblike, ne te gjitha nivelet. I vecante si ne poetiken e shkrimit ashtu edhe ne peshen kulturore, letrare, filozofike e estetike do te mbetet Bogdani, autori i vepres se pare origjinale shqiptare, i cili duke pasur per baze hipotekstin biblik, krijon hipertekstin letrar "Ceten e Profeteve", qe ne dimensionet letrare, estetike kombetare shqiptare, do te mbetet shembelltyre e persosmerise, triumfit te idese kombetare, karshi hordhive barbare truke, per t'u zhvilluar si paradigme e shkrimit estetik e filozofik ne letersine shqipe pergjithesisht. Vepra "Ceta e Profeteve" e Bogdanit, edhe ne aspketin kompozicional e strukturor, i pergjigjet konceptit organizativ te Bibles. Libri eshte i ndare ne dy pjese, ashtu sic eshte e ndare edhe Bibla ne Beselidhjen e vjeter dhe Beselidhjen e re. Megjithate libri eshte origjinal ne kontekstin e vet kohor dhe kulturor, qe vetem e zbaton strukturen e Bibles dhe bazohet ne te (Ibrahim Rugova) se kendejmi edhe ne aspektin tematik, libri i pare del analog me Beselidhjen e Vjeter, nderkaq Libri i dyte del me perngjasime me Beslidhjen e Re, qe konceptohet qysh ne titull, Jeta e Jezu Krishtit, madje edhe numri i ligjeratave eshte i njejte me numrin e librave biblik. Kjo veper duke u shfaqur anologe me modelin e shkrimit biblik eshte nje hipertekst i tij dhe interpretim diskursiv i atij shkrimi, me shume funksione te citatesise, metatekstit, si njesi te shfaqjes se intertekstualitetit (Anton Berishaj). Permes modelit diskursiv biblik, Bogdani ka dashur ta paraqese Jezu Krishtin si dukuri kulturore dhe letrare evropiane. Pervec kesaj ne krijimtarine e Bogdanit kemi edhe nje cikel poezish, "Kenget e Sibilave", profetesha pagane qe paralajmerojne ardhjen e mesise. Sibilat marrin ne poezi dimensione e mveshje kombetare, madje te vajzave shqiptare. Poezia ka dy karakteristika: se pari formulimet poetike themelore qe shprehin doktrinen (mesimin) biblik te autorit, dhe se dyti figuren origjinale poetike, me se tepermi krahasimin e mbeshtetur ne mjedisin konkret jetesor, per te shprehur origjinalitetin e autorit ne shkrim (Sabri Hamiti). Faza e mehershme e kultivimit te letersise shqipe, letersia e vjeter shqipe, sic eshte bere e zakonshme te em-_het, perfshin korpusin letrar qe nga Buzuku, Budi, Bogdani e Variboba, qe me sistemin zhanror dhe poetiken e krijimit, krijohet ne raport me letersine biblike, per t'u derivuar si kulture dije, kulture shkrimi, gje kjo qe do te pasurohet e pasohet nga autore te shumte. Te ky korpus letrar raporti me tekstet biblike del me i vecante, se ne gjithe letersine e mevonshme, qe ka keto shenja dhe kete sistem shkrimi e nderkomunikimi. Te kater autoret me te rendesishem te kesaj letersie Buzuku, Budi, Bogdani, Variboba krijojne nje letersi kryesisht te ndikuar nga Bibla, nga tekstet biblike, pra eshte nje letersi e mbindertuar (hipertekstuale). Te kjo periudhe letrare edhe poezia si shkrim letrar fillon me diskursin biblik. Keshtu mund te themi edhe per prozen, qe me tipologjine e saj, me sistemin poetik funksionon ne raport me diskursin biblik, here si shkrimi mimisis (Aristoteli), here si pergjasim me te, here si letersi e mbindertuar (hipertekstuale), here ne raporte te pastra intertekstuale, aq sa mund te themi si interdiskursive (nderstilshmerie).

Pjeter Budi, konsiderohet poet i pare shqiptar, i cili kryesisht ne poezi transformon tekstet biblike, duke i nderlidhur (pasuruar) edhe me kulturen popullore (orale) qe verehet ne shkrimin teterrokesh, ne katervargesh, nje hibridim i stilit biblik me ate popullor. Karakteristike e kesaj poezie eshte se shpeshhere marrin vecorine e figuracionit autentik, popullor. Brenda ketij korpusi letrar kemi autorin origjnal, Jul Variboba, vepren "Gjella e Shen Merise Virgjer", autorin letrar, krijuesin e mirefillte artistik. Ne kete veper nuk eshte Shen Meria biblike, por jeta e saj, qe formesohet e transformohet permes kultures popullore, qe duke u nderlidhur me diskursin biblik artikulojne nje diskurs letrare. Diskursi biblik ketu transformohet edhe ne stilin e shkrimit (kemi nje krijim ne poezi) edhe ne perceptimin semantik.

IV.

Kodi dhe diskursi biblik, transformimet ne letersine e periudhave pasuese, ne menyre vijuese deri me sot. Ne kete faze te zhvillimt te letersise shqipe, diskursi biblik, qe tashme kishte pasur shkelqimin e tij dhe ishte formesuar si shkrim kombetar nuk eshte dominant ne kulturen e shkrimit letrar, por lidhja me kete tip dhe kulture eshte e pashmangshme, si ne dimensionin kulturor, ashtu edhe ne ate letrar e estetik. Diskursin biblik tashme e kemi te pranishem ne forme me implicite dhe sic do te shprehej Umberto Eco "ai (teksti letrar) le mundesine e kuptimeve te pafundta", nese e lexojme dhe vleresojme ne sistem dhe nderkomunikim, ne raport intertekstual. Te shume autore te kesaj periudhe e hasim diskursin biblik (te N. Frasheri, Cajupi, Asdreni, me vone Noli, Fishta, Haxhiademi, Konica, Kuteli etj), jane edhe krijuesit me te perparuar ne gjithe letersine dhe kulturen shqipe. Ne kete faze te zhvillimit letrar prania e diskursit biblik rikontekstualizohet dhe rifunksionalizohet ne nivele te ndryshme dhe me status te ndryshem brenda tipit te krijuesit, temperamentit dhe shperthimit te tij emocional, madje edhe perkunder lidhjeve analoge me diskursin baze biblik, dallohet dukshem, si rezultat i shnderrimeve te natyrshme dhe te domosdoshme qe asimilon vepra letrare me pretendime estetike. Me pas ne variante te ndryshme kete tip shkrimi e hasim edhe ne letersine bashkekohore, brenda gjitha poetikave dhe formacionave estetike ( Kadare, Pashku, Z. Rrahmani, V. Zhiti, Azem Shkreli, Mirko Gashi, Beqir Musliu, A. Podrimja, S. Hamiti, R. Musliu, I. Ahmeti, e vazhdon jeten ne menyre implicite edhe tek autoret qe jane ne proces te krijimi Xh. Bajraj, A. Berishaj, S. Gjergji, K. Shala, A. Gojcaj, Xh. Beqiri etj.)

V

Ne shek. XVIII-XIX fillon zgjimi i ndergjegjes kombetare, ndaj edhe letersia tashme merr karakter me te theksuar kombetar. Pas shkelqimit te letersise se vjeter me raporte te theksuara biblike, kemi nje faze kur letersia shqipe u shkrua ne raport me letersite orientale, si ne gjuhe ashtu edhe ne poetiken shkrimit, e qe per kulturen shqiptare ishte dicka e re, dhe jo ne sistem te vlerave pararendese. Kjo letersi njihet si letersi e Bejtexhinjeve, pa ndonje evidence te thekusar letrare e esetike. Pas periudhes se kultivimit te letersise shqiptare me elemente dhe karakteristika biblike, fillon shkrimi i letersise shqipe, i cili do te beje paramodel te pershtatshem kulturen orale, pra paratekstin e kodin diskursiv popullor, i cili ne forme implicite do te funksionoje paralel me diskursin e kodin biblik. Ne vecanti, dallohet Letersia e arberesheve te Italise, e cila perfaqeson njerin nga korpuset me te rendesishme letrare, per ta "instuticionalizuar" letersine me vetedije te plote kombetare e me vetedije artistike, e cila nderthurret ne raporte te fuqishme me kulturen e mocme kombetare, kodet orale, historike, duke i shtresuar bazat e letersise se mirefillte me vetedije kombetare dhe letrare, ne forme te artikuluar ne kete korpus letrar, dhe si i ketille roli i kesaj ne letersine shqipe pergjithesisht mbetet shumedimensional. Autoret e shumte ( De Rada, Z. Serembe, F.A. Santori, Daria i Riu, Z. Skiroi, etj.) jane krijuesit e medhenj qe shenuan kapercyelljet e sistemit te shkrimit letrar shqip, duke e inkuadruar ne kuader te rrjedhajve te letersive kombetare perendimore qe krijoheshin. Madje duke qene "tharmi i paprekur i gjakut shqiptar", ata rikujtojne momente te vetedijes historike, momente te lavdishme dhe tragjike. Ne kete kontekst duhet theksuar se me autorin e "Kengeve te Milosaut" (1836), De Raden fillon letersia shqiptare e Rilindjes, duke u karakterizuar me nje shprehje artitike, me nje diskurs letrar qe shperfaq te gjitha format e shkrimit te mehershem, duke kultivuar te gjitha zhanret letrare, te gjitha llojet poetike, te gjitha temat e medha te letersise se kohes.

VI.

Nje nder ceshtjet themelore te shqyrtimit teorik te letersise shqipe, te shqyrtimit te ndikimeve, se kendejmi edhe te nderkomunikimit te letersise shqipe me letersi tjera, apo me vepra te caktuara, qe kane lene gjurme ne letersite e perbotshme, qe ne kritiken tone nuk eshte studiuar thelbesisht, eshte prania e modelit te diskursit biblik (Bibles), teksteve biblike, ne diskursin letrar, prania e se ciles paraqitet si nje vlere e vecante, duke u sforcuar neper kohe e periudha letrare. Se kendjemi nje studim dhe nje qasje reale per kete korpus letrar, do t'i sherbente njohjes se vlerave te letersise kombetare, per shume arsye: sepse ky trupezim i shkrimit biblik ne kete letersi krijon nje letersi te realizuar letrare-artistike, manifeston kuptimesi shumeshtresore dhe sublimon vlera shumedimensionale, universale e tejkohore, me cka e inkuadron letersine shqipe ne letersite e medha evropiane dhe ne traditen e shkrimit perendimor. Kesaj duhet t'i shtojme faktin se ne qarkun e studimeve shqiptare, kjo prani eshte anashkaluar shpeshhere, vecanerisht gjate te ashtuquajtures "kritike soc-realiste" jane dhene vleresime me parashenja vleresuese negative, duke u reduktuar vlera e njemendte, ngase me se paku ka pasur kritre letrare. Studiues qe i takojne ketij komuniteti, shkrimet e letersise se vjeter, qe krakterizohen me raporte te fuqishme diskursive me tekstet biblike, i vleresojne si "shkrime me rendesi gjuhesore" (Dhimiter Shuteriqi) e jo vepra letrare, me cka hapen rrugen per shume studime te njeanshme, edhe per gjithe korpusin letrar qe shfaqet me keto shenja dhe me kete sistem shkrimi ne letersine e mevonshme shqipe. Shpeshhere per pasoje ka ndodhur qe letersia te mos shqyrtohet si integrale, por jashte vijemesise se saj, atehere edhe e fragmentuar. Vleresim per keto prirje ben edhe historiani i letersise shqipe Rexhep Qosja, i cili letersine shqiptare ne studimet dhe interpretimet e tij e sheh te fragmentuar. (Qosja ne kuader te interesimeve te tij historiko-letrare per Historine e leterise shqipe nuk i qaset asnjehere Letersise se Vjeter. Madje as ne kuader te pretendimeve per periodizimin e letersise shqipe ai nuk e permend fare. Ai kur hulumton interesimet e autoreve te ndryshem per letersite e ndryshme, sic jane ajo antike greke dhe romake, pastaj italiane, franceze, angleze, persiane, arabe, nuk permend fare interesimin per letersine biblike (R. Q. HLSH, Romantizmi I.II. III, Rilindja, Prishtine 1984, vepra I, fq. 8e -94. Shembja e skemave soc-realiste, i ka dhene nje peshe te re kritikes letrare, dhe kritika i kthehet teksteve letrare, imanences se tij, qe ndodh me nje brez te tere kritkesh. Diskutime interesante per kete fushe me interes, i ka bere studiuesi Sabri Hamiti, i cili duke i bere qasje aspektit teorik te letersise shqipe, zbaton teorine per kodet e medha (Northep Fraji), veren me te drejte tre kodet me te medha, por thekson si dominant kodin biblik, qe eshte paresor dhe qe e percjell ne forma, variante dhe derivime te ndryshme gjithe letersine shqipe, qe nga fillimi deri mes sot. Pastaj qasja e Ibrahim Rugoves, ne "Vepra e Bogdanit", ka orientuar kritiken e receptuesin nga imanenca e vepres letrare, duke mos predikuar vlera, per ta orientuar studimin per kete fushe letrare ne kontekst me poetiken e kohes. Pastaj, do te vazhdojne interpretimet e Isak Ahmetit, per te pare se si letersia shqiptare me tema e ide biblike ka qene e pranishme ne gjithe letersine shqipe, ne te gjitha sistemet zhanrore, poetikat e formacionet estetike. Kjo qasje thellohet vecanerisht ne studimet e Anton Berishajt, i cili letersine e Bogdanit e sheh ne kuader te poetikes e retorikes mesjetare. Se kendjemi edhe kerkon literaritetin (nocion i formalisteve) tek autoret e shkrimet e letersise se vjeter, per te hedhur poshte qasjet tradicionale pozitiviste te teksteve letrare te kesaj peridhe. Se Bibla ka ushtruar nje ndikim te rendesishem ne gjithe letersine shqipe, S. Hamiti thote keshtu: "Letersia e jone e shkruar qe nga fillimi dhe per disa shekuj eshte mbeshtetur ne kodin biblik, njehere si pershkrim e tejshkrim i tij , me vone si shkrim ne gjirin e tij dhe si pergjasim me te. Ne shek. XVI dhe XVII, qe eshte bere zakon te quhet letersi e vjeter shqipe, lidhjet me tekstet biblike jane edhe te natyres tematike edhe te natyres ligjerimore". Pastaj prania biblike ne permasa te ndryshme fillon ta manifestohet ne letersine shqipe ne kohe dhe faza te ndryshme letrare, duke u transformuar, varesisht prej zhvillimeve shoqerore dhe kulturore, por gjithnje me elemente edhe ne makrotemat edhe ne minitemat letrare, qe konfigurojne. Prania e ndikimit te Bibles ne letersine shqipe eshte me nje rendesi te vecante ontologjike, jo vetem ne leximin dhe interpretimin e letersise shqipe, por edhe ne gjyimin e vlerave thjesht letrare, sepse prania e Bibles e percjell prej datimeve me te hershme te shkrimit shqip (qe nga Formula e Pagezimit 1468) dhe vepres se pare (Buzuku, 1555) e deri me sot letersine tone. Madje ne konsiderojme se eshte nje nder ceshtjet themelore te shqyrtimit te drejte te letersise, te kuptimit te njemendte te vlerave, per arsye sa universale, aq edhe kombetare, sepse prania e Bibles si veper themelore e kultures boterore, e ka dominuar gjithe kulturen e shkrimit perendimor. Keshtu do te shprehet edhe Tomas Elioti: "E gjithe kultura perendimore eshte mbeshtetur ne antikitetin greko-latin dhe ne Bibel", prandaj edhe kultura shqiptare ne krye te saj, sic vlereson me te drejte Sabri Hamiti, eshte kulture perendimore: kulture autentike, duke e pasur parasysh trashegimine mitologjike ilire dhe antike greke, ne njeren ane dhe ne anen tjeter letersine filobiblike, duke u nisur qe nga Shen Jeronimi ilir deri te, ta zeme, Noli per te vazhduar deri te modernisti i madh Anton Pashku. Letersia shqipe, ashtu sic edhe vete gjuha shqipe, pra qe ne fillet e shkrimit te saj del biblike. Ky ndikim i Bibles ne letersine shqipe eshte i natyrshem edhe per arsye te rrethanave kulturore dhe civilizuese. Madje, nese kesaj ia shtojme pikepamjen e Northop Frajit se "letersia perendimore ka qene e ndikuar nga Bibla me shume se nga cdo liber tjeter", atehere ceshtja edhe me letersine shqipe del analoge, edhe pse ketu ndikimi i kultures se lindjes ne shume sfera deperton, ndersa ne letersi dhe ne kulturen e shkrimit ne pergjithesi mbetet ne margjina, keshtu qe krejt kultura dhe letersia shqipe do te mbeshtetet fuqimisht ne tekstet biblike, do te derivohet prej saj, duke bere transformime letrare, shnderrime te natyrshme, te cilat ne dimensionin e nje letersie kombetare, marrin variante te reja duke shfaqur ide, emocione, realitete, trajta dhe gjendje te ndryshme konform rrethanave, por gjithnje duke ndertuar nje letersi te destinuar letrare estetike. Per te kuptuar esencialisht kete korpus letrar kerkohet nje qasje racionale, e analizuar, me njohje interdisiplinare vecanerisht njohje te Bibles, sepse eshte veshtire, mbase e pamundshme qe te shqyrtohet dhe interpretohet drejt letersia e Buzukut, Budit, Bogdanit, Varibobes, Fishtes, Kutelit, Nolit. Pashkut e shume te tjereve pa i analizuar ne lidhje intertekstuale me paramodelin biblik. Kesaj duhet t'i shtojme edhe pikepamjen e Umberto Ecos, sipas te cilit, "Rregulli themelor per t'iu qasur nje teksti narrativ (nje vepre letrare, verjetja ime N.U.) eshte qe lexuesi te pranoje heshtazi nje marreveshje fiktive me autorin" qe gjithesesi kerkon nje interpretim letrar dhe me kritere thjesht letrare, te cilat i ofron vepra e caktuar letrare, e mbindertuar ne kete rast mbi tekstet biblike, qe funksionon me shtresime te vecanta interdiskursive, qe i ka trupezuar elementet e ndryshme diskursive; si stilin shkrimor, leksikun, figuracionin, transformimin permbajtesor, fonemat, sintaksen, personazhin etj. Prandaj cdo prirje per te interpretuar kete korpus letrar me parashenja vleresuese negative, duke e kualifikuar si letersi fetare, (emertime keto ne kuptim joletrar) do ta reduktonte keshtu ate qe eshte esenciale e nje vepre arti letrar- letraritetin.

Me nderime Giovanni.

Psikologu
02-06-05, 13:57
Naim Frashėri pėr Biblen:

Figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i tij mund tė jetė mė i veqanti dhe mė origjinali

Studiuesi i njohur Dr. Moikom Zeqo paraqet kronologjinė e pėrkthimeve tė Ungjillit dhe librave fetarė nga korifejtė e letėrsisė shqipe, qysh nga Gjon Buzuku e deri te rilindasit

Si e pėrktheu Naim Frashėri librin e Biblės sė Shenjtė :
Pėrveē poetit tonė kombėtar, pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj


Dr. Moikom ZEQO Dimė deri mė sot se libri mė i kryehershėm nė gjuhėn shqipe ėshtė ai i Gjon Buzukut mė 1555. Kjo kryevepėr filologjike e shqipėrimit dhe e strukturimit terminologjik dhe konceptual ėshtė nja antologji e librave pėrbėrės tė Biblės sė Shenjtė. Pra ėshtė pikėrisht Bibla e Shėnjtė qė hap hullinė madhėshtore dhe tė pakufishme tė letėrsisė shqipe. Tė shumtė janė dijetarėt, qė kanė bėrė pėrkthime mjeshtėrore tė librave tė Biblės sė Shenjtė, qoftė nga Testamenti i Vjetėr, qoftė nga Testamenti i Ri. Njė kulm tė shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė e arriti filologu i mrekullueshėm shqiptar Konstandin Kristoforidhi. Por pėrkthimi integral, i tėrėsishėm dhe i vetmi deri mė sot i plotė i gjithė librave kanonikė tė Biblės sė Shenjtė ėshtė bėrė nga kishtari i ndritur shqiptar Don Simon Filipaj. Vepra e Filipajt ėshtė po aq madhėshtore sa vepra e dijetarit ilir tė shek.IV Euseb Hieronimit, i cili pėrktheu Biblėn e Shenjtė nė gjuhėn latine, nė variantin e njohur "Vulgata", qė u bė baza dhe shtrati konceptual i qytetėrimit letrar, teologjik dhe filozofik i Evropės Perendimore. Kohėt e fundit duke shkruar njė libėr pėr Gjon Buzukun, unė kam hyrė nė hullitė e pafundme dhe tė ēuditėshme tė pėrkthyesve shqiptarė dhe tė huaj tė Biblės sė Shenjtė nė shqip. Kaq tė shumtė dhe tė ndryshėm janė kėta njerėz, disa personalitete me emėr tė madh dhe shumica gati anonimė dhe tė harruar krejtėsisht, sa tė bėn pėrshtypje fakti, qė vetėm njė kryelibėr si Bibla e Shenjtė mund tė ngjallte njė interes kaq tė shumėfishtė intelektual dhe kulturor. Jo rastėsisht nė shek.XIX, qė quhet si shekulli i Rilindjes Kombėtare, shqiptarėt patėn njė ringjallje morale dhe letrare, duke u bazuar mė tepėr tek njė kulturė laike e mirėfilltė nė formėn e njė moderniteti dhe tė njė stili tė ri dhe fuqishėm pėr kohėn. Motoja kryesore e rilindasve tanė qe laicizmi dhe filozofia e kombėtarizmit, gjė qė bėhej pėr herė tė parė nė njė mėnyrė tė programuar dhe iluministe. Letėrsia e romantizmit shqiptar pėrputhej si tipologji potenciale dhe jashtėzakonisht prekėse pėr ideologjinė kombėtariste tė Rilindjes tė pėrfaqėsuar shkėlqyeshėm sidomos me emrat e De Radės dhe Naim Frashėrit. Por nuk ėshtė e vėrtetė, qė kultura e re shpresėdhėnėse e rilindasve kishte njė karakter purist dhe laicist absolut. Pikėrisht nė kėtė lak kohor, Konstandin Kristoforidhi bėn pėrkthimet e tij tė mahnitėshme, tė Librit tė Psallmeve si dhe tė 4 ungjijve tė Testamentit tė Ri apo dhe tė disa librave tė Testamentit tė Vjetėr. Nė kėtė mėnyrė Kristoforidhi vazhdonte nė kohė dhe nė hapėsirė por nė njė mėnyrė tjetėr veprėn e ndėrprerė qė para 4 shekujsh tė Gjon Buzukut tė pavdirė. Shqipėrimet e unjgjijve nuk ishin nė kontradiktė as me romantizimin dhe as me kombėtarizmin shqiptar. Kjo vėrtetohet mjaft qartė. Pėr shembull tek De Rada metaforat e unjgijve dhe sidomos egzotika kristiane e mėshirės dhe e pėrdėllimit, e altruizmit dhe e misticizmit tė ndritur ėshtė nė substancėn e poemave tė tij tė mahnitėshme. Nga ana tjetėr pa shqipėrimin e ungjijve nga Kristoforidhi nuk mund tė arrihej dot tek Fan Noli dhe aksioni i tij i jashtėzakonshėm kombėtar i krijimit tė Kishės Autoqefale Shqiptare. Qėllimi im ėshtė tė them qartė dhe pa ekuivok se tė gjithė shkrimtarėt shqiptarė rilindas tė njė origjine etnike, pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare tė ndryshme kishin njė syzim tė qartė letrar dhe modern tė sė ardhmes. Ajo qė dua tė ve nė spikamė ėshtė qė figura mė ėmblematike e Rilindjes Kombėtare Naim Frashėri ka bėrė njė akt tė pashembullt vlerėsimi dhe nderimi pėr Biblėn e Shenjtė. Naim Frashėri ka pėrkthyer njė nga fragmentet mė sinoptikė dhe domethėnės tė Ungjillit tė Shėn Gjonit (8-1,11). Ky fragment i mrekullueshėm dhe tronditės lidhet me ballafaqimin e Krishtit pėr dėnimin ose jo tė krimit tė kurorėshkeljes nga ana e njė gruaje qė ėshtė Maria Magdalena. Ky fragment ėshtė komentuar nga tė gjithė ideologėt dhe intelektualėt e kohėrave. Kemi tė bėjmė me zanafillėn e idesė sė mėshirės dhe idesė sė fajit si realitet njerėzor tek tė gjithė. Krishti nė parabolėn e kėsaj ngjarjeje shkruan me gisht diēka nė rrė ose mbi tokė. Kjo ėshtė e vetmja dėshmi biblike qė ai dinte tė shkruante, por ndoshta edhe tė vizatonte. Teza e tij dialektike, me njė paradoks tė ndėrsjelltė, se mund tė godiste njė mėkatar ose mėkatare vetėm ai njeri qė nuk kish bėrė vetė mėkate, pėrbėn esencėn e drejtėsisė zanafillore, tė pastėr, absolute. Ajo qė kėrkon Krishti, e kpėrcen botėn juridike, domethėnė edhe atė reale. Krishti tregon se ka njė tė drejtė tė epėrme, tė ndryshme nga e drejta juridike. Kur ndėshkuesit e gruas mėkatare hodhėn pėrdhe gurėt qė mbanin nė duar, sepse kishin bėrė mėkate qė tė gjithė, Krishti, i cili qe nė kėtė sknė shekspiriane e vetmja qėnie qė nuk kish bėrė mėkate, nė bazė tė logjikės formale aristoteliane duhej tė vepronte dhe tė qėllonte me gurė mėkataren. Por Krishti e shkeli dhe e pėrbuzi kėtė tė drejtė kanunore, e fali mėkataren, ndonėse nuk harroi ta porosiste, qė tė mos mėkatonte mė nė tė ardhmen. Kjo parabolė ėshtė mrėkullibėrėse dhe dlirėsuese nė tė gjithė pikpamjet. Kjo parabolė tregon se jo dėnimi, por emancipimi ėshtė shpėtimi i botės. Naim Frashėri e ka shqipėruar mrekullisht si mė poshtė fragmentin parabolė nga Ungjilli i Shėn Gjonit : Pėrkthimi i Naim Frashėrit "Zoti Krisht njė mėngjes, tek mėsonte njerėzinė nė hijetoret (d.m.th nė tempullin e sinagodės - shenimi im M.Z.) tė kėnduarit (mėsuesit, qė dinin shkrim e kėndim - shėnimi im M.Z.) e judeve, qė quheshin shkronjės dhe farisenj, i prunė njė grua qė kishinė zėnė mbė turp, edhe i thonė qė nė nomtė (nė ligjin - shėnimi im M.Z.) Moisiu porosit tė tillatė tė vritenė me gurė, ti pra si thua? Kėtė ja thoshinė duke ngarė, qė tė gjeninė punė ta shaninė. Zoti Krisht hodhi sytė poshtė dhe shkruante me gisht mbi dhe, si vunė kėmbė dhe po e pyetninė, ngriti dytė mbė ta dhe tha : "I pafajmi prej jush tė hedhė pėrpara gurė mbi tė", ata, si dėgjuanė kėtė fjalė edhe mendja i rrihte, zunė njė nga njė, nga tė mėdhenjtė e gjer tek tė fundit, e po dilninė dhe mbeti vetėmė Zoti Krisht dhe gruaja qė po qėndronte ndė mest, si ngriti sytė Zoti Krisht, pėrsėri dhe s'pa njeri veē gruanė, i tha asaj : "Grua, ku janė ata qė tė hiqninė fajtore? Asnjė s'tė dėnoi?" Dh'ajo u pėrgjej : "Asnjė o Zot". Pra i tha Zoti Krisht : "As unė s'tė dėnonj, shko tashi dhe mos bėnjė faj mė". Pėrpara Naim Frashėrit, mė 1879 Kristoforidhi kish pėrkthyer tė katėr ungjijtė sinoptikė. Pėrkthimi i Konstandin Kristoforidhit "Edhe Jisui vate ndė malt t'ullinjvet. Edhe mbė tė vagulluarėt erdhi pėrsėri ndė hijeroret, edhe gjithė llauzi. vinte tek ay, edhe ay ndenji e i mėsonte. Edhe shkronjėsit e farisenjtė i bjenė njė grua tė zėnė ndė kurvėri, edhe si e vunė ndė mestė, i thonė, Mėsonjės, kėjo grua ėshtė zėnė mbi punėt duke kurvėruarė. Edhe Moisiu ndė nomt na ka porositurė tė tillatė gra tė vritenė me gurė, ti pra ē'thua? Edhe kėtė e thoshinė duke ngarė atė, qė tė kenė me se t'a pėrflasėnė. Po Jisui u unj, e shkruante me gishtinė mbė dhet. Edhe pasi qėndroninė duke pyetur atė, u ngrit e u tha atyre : i pafajmi prej jush, ky mė pėrpara, le tė hedhė gurinė mbi tė. Edhe pėrsėri u unj e shkruante mbė dhet. Edhe ata kur dėgjuanė, edhe pasi, qėrtoneshinė prej ndėrgjegjesė, zunė tė dilninė jashtė njė nga njė, qė prej pleqvet e gjer mbė tė fundėshmit, edhe Jisui mbeti vetėmė, edhe gruaja ishte duke ndenjurė ndė mest. Edhe Jisui si u ngrit edhe nukė pa as ndonjė veē gruasė, i tha asaj : Grua, ku janė ata qė tė pėrflisninė? Asndonjė s'tė dėnoi? Edhe ajo tha : As ndonjė, Zot. Edhe Jisui i tha : As unė nukė tė dėnonj, shko, edhe mos fėje mė". Pėr tė bėrė mė tė plotė krahasimin e shqipėrimit tė kėsaj parabole po citoj edhe pėrkthimin e quajtur Diodati i Ri, bėrė mė 1994 nė shqip . Pėrkthimi i Biblės i variantit Diodadi i ri Edhe Jezusi shkoi nė Malin e Ullinjve. Por si zbardhi dita, u kthye pėrsėri nė Tempull dhe gjithė populli erdhi tek ay, edhe ai u ul dhe i mėsonte. Ahere farisenjtė dhe skribėt i prunė njė grua qė ishte kapur duke shkelur kurorėn dhe, mbasi e vunė nė mes, i thanė Jezusit : Mėsues, kjo grua ėshtė kapur nė flagrancė, duke shkelur kurorėn. Por nė ligj Mosiu na ka urdhėruar tė vriten me gurė gra tė tilla, po ti ē'thua? Flisnin kėshtu pėr ta vėnė nė provė dhe pėr tė pasur diēka pėr ta paditur. Por Jezusi, duke u shtėnė se nuk ndėgjoi u pėrkul dhe shkruante me gisht ndė dhe. Dhe, kur ato vazhdonin ta pyesnin ai iu derjtua dhe u tha atyre : "Kush nga ju ėshtė pa mėkat, le ta hedhė i pari gurin kundėr saj!" pastaj u pėrkul pėrsėri dhe shkruante ndė dhe. Atėherė ata e dėgjuan kėtė dhe tė bindur nga ndėrgjegja u larguan njė nga njė, duke filluar nga mė tė vjetrit e deri te tė fundit, kėshtu Jezusi mbeti vetėm me atė grua, qė qėndronte atje nė mes. Jezusi ahere u ngrit dhe duke mos parė tjetėr veē gruas i tha : "O grua, ku janė ata qė tė paditnin? Askush nuk tė dėnoi?" dhe ajo u pėrgjigj : "Askush, Zot". Ahere Jezusi i tha : "as unė nuk tė dėnoj, shko dhe mos mėkato mė". Vėshtrimi krahasimtar midis tre shqipėrimeve nė kohė tė ndryshme dhe nga njerėz tė ndryshėm ėshtė tepėr i qartė. Vėrtetojmė kėshtu se Naim Frashėri ka bėrė me vetėdije tė plotė shqipėrimin e njė fragmenti substancial tė Biblės sė Shenjtė. Kjo parabolė pėr mosdėnimin e gruas mėkatare dhe tė mėshirės qe nė harmoni me konceptin humanistik tė emancipimit tė gruas nga ana e Naim Frashėrit. Ėshtė njė ide tepėr e veqantė dhe largpamėse. Po pse e ka bėrė kėtė gjė Naim Frashėri? Feja e tij i takonte njė sekti kaq tė veēantė siē qe bektashizmi Naimi shkroi eposin e bektashizmit "Qerbelanė" si dhe njė libėr tė quajtur "Fletorėt e bektashinjve". Bektashizmi naimjan qe nė harmoni me romantizmin dhe kombėtarizmin laicist tė tij. Bektashizmi naimjan gjithsesi ishte njė formė origjinale e harmonizimit tė dy feve tė mėdha : krishtėrimit dhe islamizmit. Njė sinkretizim i tillė nė kohėn e sotme quhet ekumenizėm. Naim Frashėri ishte njė shkrimtar i madh ekumenik dhe ekumenizmi i Naimit mund tė jetė mė i veēanti dhe mė origjinali nga gjithė shkrimtarėt e tjerė nė rrafsh ballkanik dhe evropian. Ekumenizmi i Naimit bazohet jo vetėm mbi shqiptarizmin por dhe nė harmoninė dhe dashurinė midis popujve, ēka e bėn projektin ideor tė Naimit tė ngjashėm dhe familjar me teorinė e globalizmit tė sotėm. Ėshtė e habitshme qė ekumenzmi naimjan shėrben si pararojė mendore pėr integrimin botėror tė shqiptarėve dhe tė zhdukjes sė kufijve ndarės midis qytetėrimeve, feve dhe etnive. Nė kohėn e Naimit, tė shqipėrojė Biblėn e Shenjtė pa qenė i krishterė, quhej njė herezi dhe blasfemi e rėndė. Naimi pa qenė i krishterė dha shembullin e shqipėrimit tė Biblės sė Shenjtė. Por ai bėri diēka akoma mė tė ēuditėshme dhe tė pabesueshme. Nė kyeveprėn e tij poetike "Lulet e verės" Naim Frashėri botoi dhe vjershėn "Pėrpara Krishtit". Naimi tregon njė nderim tė pafund pėr Krishtin, tė cilit i drejtohet :"Djalėth, njeriu i Perėndisė". Ėshtė e habitėshme qė vjersha e Naim Frashėrit bektashian pėr Krishtin tė mirėkuptohej nga myslimanėt dhe tė mos gjendet asnjė gjurmė kundėrshtimi nė shtypin e kohės, pse vallė Naimi e bėri kėtė gjė. Vetėkuptohet, qė Naimi e nderoi Krishtin sepse ndėrgjegja e tij ekumenike nuk njihte dallime dhe sidomos pėrjashtime. Sė fundi dua tė shtoj qė Naim Frashėri nė librat e tij ka dhe fragmente tė tjera tė pėrkthyera nga Bibla e Shenjtė. Nė shumė fjalė tė urta apo edhe parabola tė Naimit, ka pėrkthime biblike. Kėshtu thėnia e Naimit "Tė mirėtė thonė: shumėzohuni" ėshtė njė fragment nga libri i "Gjenezės" nga Testamenti i Vjetėr. Kurse njė parabolė, qė pėrshkruan gruan fisnike dhe punėtore si model tė harmonisė familjare ėshtė njė fragment i pėrkthyer nga Naim Frashėri nga libri biblik"Fjalėt e urta", qė i pėrket Testamentit tė Vjetėr.