PDA

View Full Version : Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj


K-man
24-05-05, 03:09
Deklarimet pomopoze politike tė zyrtarėve tė lartė maqedonas, tė shprehura muaj mė pare lidhur me klimėn pozitive tė bashkėpunimit nė mes tė Shkupit dhe Prishtinės, nuk korrespondojnė me situatėn mė tė re qė po e pėrshkon, sidomos, bashkėpunimin ekonomik e
doganor me Kosovėn.
Kjo situatė mund tė pėrshkruhet si ngėrē, si hezitim, qė si rezultantė ka dilemat e Shkupit zyrtar pėr tė pranuar apo jo Qeverinė e Kosovės si palė e barabartė kontraktuese e dokumenteve pėr tregėti tė lire dhe pėr fusha tė tjera tė rėndėsishme.
Qė nga pėrfundimi i luftės, Maqedonia fut nė Kosovė mallra me doganė vetėm 1 pėr qind, duke shfrytėzuar marrėveshjen pėr tregti tė lire, tė lidhur mes saj dhe Serbisė nė vitin 1995. Burime zyrtare nga Kosova kanė konfirmuar pėr gazetėn tone se pala Maqedonase nuk dėshiron tė nėnshkruajė marrėveshje pėr tregti tė lirė me Kosovėn pėr shkak tė humbjes sė privilegjeve qė ua
mundėsonė marrėveshja e mėparshme me Sėrbinė.
Ndėrkohė pala maqedonase vazhdimisht ka bllokuar eksportet nga Kosova duke iu vėnė dogana deri nė 70 pėr qind. Pėr kėtė arsye, qė prej 5 vjetėve vazhdon konflikti mes qeverive tė kėtyre dy vendeve. Por kėrcėnimi mė i madh pėr kėtė ēėshtje ėshtė bėrė nga
kryeadministratori Soren Jesen Peteresen, i cili detyroi Maqedoninė qė tė niste negociatat.
Aryseja kryesore sipas negociatorėve kosovar qė pala maqedonase nuk ėshtė e interesuar tė nėnshkrujė marrėveshje pėr tregti tė lirė ėshtė shkaku se do tė humb pėrgjithmonė tregun me derivate tė naftės tė cilin OKTA e Maqedonisė e importon nė Kosovė.
Para se tė fillohet me nėnshkrimin e marėveshjes pėr tregti tė lirė me Maqedoninė, delegacioni nga Kosova nė kėto bisedime ishte e interesuar qė tė mbrojė prodhimet bujqėsore tė Kosovės, sidomos nė periudhėn e sezonit, gjė tė cilėn pala maqedonase nuk e aprovon.
Ky problem po i vėshtirėson bisedimet mes dy palėve, pėr arsye se maqedonasit kėrkojnė qė 90 pėr qind tė mallrave nga Maqedonia nė Kosovė tė hynė me doganė me 1 pėr qind.
Vendimi i fundit i Qverisė sė Kosovės pėr vėnien e doganės prej 25 pėr qind pėr prodhimet bujqėsore, derivatet e naftės dhe prodhimet kimike nga Maqedonia qė do tė importohen nė territorin e Kosovės, do tė hyn nė fuqi nga 1 qershori, informoi ministri i Pushtetit Lokal tė Kosovės, Lutfi Haziri, gjatė njė qėndrimi
pune nė Maqedoni ditė mė parė.
Ky vendim nuk u prit mirė nga prodhuesit vendor nga Maqedonia sepse me aplikimin e doganės nga ana e Qeverisė sė Kosovės, do ta humbin tregun mė tė rendėsishėm nė rajon.
Problemi kryesor qė prodhon ngėrē nė relacionin Shkup-Prishtinė, qėndron nė mentalitetin e pareformuar tė zyrtarėve tė lartė maqedonas, tė cilėt Kosovėn ende nuk e shohin si entitet shtetėror nė formim e sipėr, por si njė pjesė integrale e Serbisė dhe Maqedonisė. Pėr pasojė kishim edhe deklarimin e Branko
Cėrvenkovskit pėr aplikimin e vizave pėr Kosovėn, ndonėse adminsitratorėt e UNMIK-ut edhe gjatė vizitės sė paradotishme nė Shkup kishin mohuar kategorikisht se pala kosovare do tė vendosė viza pėr qytetarėt e Maqedonisė.
Maqedonia e don Kosovėn, por jo edhe sovranitetin e saj. Qė tė tejkalohet kjo kurthė qė po e ngrejnė vetė zyrtarėt maqedoans, nevoitet njė ndėrhyrje mė e madhe e partisė shqiptare nė pushtet, BDI, por edhe e opinionit publik, tė cilėt bashkėrisht do tė bėnin njė presion mė cilėsor nė drejtim tė ēbllokimit tė proceseve tė bashkėpunimit bilateral Maqedoni- Kosovė.
Shkupi zyrtar, sot ose nesėr, nuk mund t'i ikė realitetit se Kosova nė njė tė ardhme tė afėrt do tė bėhet shtet i pavarur dhe pėr tė bashkėpunuar me tė nuk do tė ketė nevojė tė merret leje nė Beograd.