PDA

View Full Version : Solemnisht u shėnua 24 maji - Dita e Presidentit tė Kosoves


Arb
24-05-05, 20:49
Solemnisht u shėnua 24 maji - Dita e Presidentit tė Kosoves

Prishtinė, 24 maj

- Nė rezidencėn e Presdentit tė Kosovės Ibrahim Rugova nė Velani, sot me njė ceremoni solemne u shėnua pėr herė tė parė 24 maji - Dita e Presidentit tė Kosovės, e cila do tė jetė festė tradicionale. Nė kėtė ceremoni morėn pjesė nxėnės dhe studentė tė institucioneve shkollore dhe universitare dhe ministri i Arsimit Agim Veliu dhe ai i Kulturės, Rinisė dhe Sporteve Astrit Haraēia.

Presidenti Rugova tha se Dita e Presidentit tė Kosovės do tė jetė 24 maji, kur mė 24 maj tė vitit 1992 janė mbajtur zgjedhjet e para tė lira nacionale pėr Presidentin e Republikės sė Kosovės.

Kėto zgjedhje, theksoi Presidenti Rugova, ishin konfirmim i Deklaratės pėr pavarėsinė e Kosovės tė 2 korrikut tė vitit 199O, tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės nė shtator tė vitit 199O dhe tė Referendumit pėr pavarėsinė e Kosovės, shtator 1991.

"Kėto zgjedhje janė pėrkrahur nga i gjihė populli i Kosovės, me pjesėmarrje tė gjerė e masive. Po ashtu nė formė demokratike qytetarėt shprehėn vullnetin e tyre politik pėr Presidentin dhe pėr Kuvendin e Republikės sė Kosovės.

Kėto zgjedhje kanė hyrė nė analet e historisė mė tė re tė Kosovės si ditė e rėndėsishme dhe e shėnuar, ndėrsa janė regjistruar nė tė gjitha dokumentet e rėndėsishme ndėrkombėtare dhe nė publikimet e ndryshme enciklopedike pėr funksionimin e shoqėrisė dhe tė shtetit tė Kosovės", pėrkujtoi me kėtė rast Presidenti Rugova.

Ndėrkaq, duke folur pėr zhvillimet e pasluftės, Presidenti Rugova vlerėsoi se pas gjashtė vjetėsh nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Institucionet e Kosovės, tha ai, tash janė duke punuar me miqtė tanė pėr vlerėsimin e progresit nė njohjen e pavarėsisė sė vendit.

"Unė insistoj nė njohjen e drejtpėrdrejtė tė pavarėsisė sė vendit tonė nga SHBA-tė, BE-ja. Pra, njė Kosovė e pavarur e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA-tė. Ky ėshtė vullneti politik i popullit tė Kosovės, i shprehur mė 1991 me referendum".

Nė vazhdim Presidenti Rugova foli pėr kulturėn shtetėrore dhe
kuptimin e fjalės President, duke thėnė se "dita e presidentit ėshtė ditė e postit mė tė lartė tė shtetit, tė njė vendi qė simbolizon mbrojtjen, unitetin, sigurinė dhe prosperitetin". Tė njėjtėn kuptim, tha ai, e ka edhe fjala shqipe kryetar, do tė thotė njeriu qė ėshtė nė krye tė vendit, qė mbron shtetin.

Ndėrkaq, duke falenderuar pjesėmarrėsit e rinj pėr vizitėn dhe pėr urimet nė Ditėn e Presidentit nė kėtė solemnitet, Presidenti Rugova tha se kjo do tė jetė ditė tradicionale qė do tė festohet ēdo vit si ditė e simbolikės shtetėrore.

"Ne e kemi tė ngjashme me traditėn amerikane, por qė ditėn e presidentit e kanė edhe vendet e tjera.

Do tė jetė festė popullore dhe do tė shėnohet sipas dėshirės sė qytetarėve dhe me ceremoni zyrtare si sot. Sigurisht nė tė ardhmen do tė pasurohet me forma tė reja festive", njoftoi Presidenti Rugova.

Me kėtė rast Presidenti Rugova bėri tė ditur se me njė dekret tė veēantė ka vendosur tė dekorojė me Medalje tė Artė tė Pavarėsisė veprimtarin e shquar Tahir Berisha nga rrethina e Pejės, pėr merita pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Tahir Berisha u vra nė atė kohė nga pushtuesi, nė mėngjes tė 25 majit 1992, pasi ishin numėruar votat nė njė vendvotim.

Dorėzimi i Medaljes do tė bėhet nė njė ceremoni tė veēantė solemne.
Nė kėtė solemnitet u lexua njė letėr qė ia kishte dėrguar Presidenti Rugova njė nxėnės i klasės sė gjashtė nga Lipjani me rastin e Ditės sė Presidentit qė kishte lindur mė 24 maj tė vitit 1992.

Ministri i Arsimit Agim Veliu i uroi Presidentit Rugova me rastin e kėsaj dite. Nė emėr tė njė delagacioni tė shkollave tė mesme tė Prishtinės uroi Donik Sollova.

GASHI75
26-05-05, 23:29
PO PO DOME ZAVENSUE SHTAFETEN E TIOSĖ SI DIKURĖ EDHE KJO NA NDODHI A.
SIKUR DIKUR NĖ LIBRIN ETIJ IBRAHIM RUGOVA KU SHKRUAJTI

TITO PĖR KOSOVEN KOSOVA PĖR TITON. NĖ LIBRIN E TIJ.

Arb
27-05-05, 00:12
Rrnofte Dita e Presidentit te Kosoves!
Rrnofte Presidenti i Kosoves!
Rrnofte Kosova e Pavarur!

progoni
27-05-05, 11:59
Rrnofte Dita e Presidentit te Kosoves!
Rrnofte Presidenti i Kosoves!
Rrnofte Kosova e Pavarur!


--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

E GĖZUAR QOFT KJO DITĖ PĖR ĒDO PRESIDENT TE KOSOVĖS.


Sot i gėzuar qoft Rugova ,qė i dhan qytetaret NDERIN tė jet i pari

GASHI75
27-05-05, 20:45
Rrnofte Dita e Presidentit te Kosoves!
Rrnofte Presidenti i Kosoves!
Rrnofte Kosova e Pavarur!

Vallė pse sjaka shtue veqė nji ditė e kish ba 25 maj dhe ja kish sjell dikush stafeten aq tė deshiruar pėr tė se eka pas dashtė titon e mjer.

Petrit Kavaja
27-05-05, 23:19
...megjithat kjo eshte vetkenaqesi dhe tentim per te emituar.Kosova ka shume halle me te medha.