PDA

View Full Version : BIBLA – burim frymėzimi i letėrsisė shqiptare


Giovanni
25-05-05, 11:41
Bibla, libėr i librave, ka qenė e pranishme dhe libėr frymėzimi nė krijimin e letėrsisė Perėndimore. Kėtė tė vėrtetė e vėrtetojnė autorė tė mėdhenj – Aligieri, Shekspiri, Gėte, Molieri, Miltoni, etj. - qė nė veprat e veta kanė trajtuar apsekte biblike. Bibla, me pasurinė e llojeve letrare, ishte njė ’tundim’ i pėrhershėm, jo vetėm pėr letėrsinė e Pėrendimit, por edhe pėr letėrisnė botėrore nė pėrgjithėsi. Me kėtė ’tundim’ ėshtė takuar edhe letėrsia jonė iliro-shqiptare dhe prej saj ka thithur fryėmzim tė pėrhershmėm pėr tė krijuar letėrsinė e vet, qė, shikuar nga ky aspekt, ėshtė letėrsi perėndimore. Edhe pse Bibla nuk ishte e pėrkthyer komplet deri nė vitin 1993 nė gjuhen shqipe, fragmente tė saja nė shqip do tė hasim qė nė periudhėn e humanistėve tė letėrsisė shqipe e deri nė letėrisė moderne/bashkėkohore shqiptare. Sepse shqiptarėt me mesazhin ungjillor, biblik, janė takuar qė nė shekujt e parė pas Krishtit. Qė atėherė e deri tani letėrsia shqiptare, nė mėnyra tė ndryshme do tė brumoset me figuracione, metafora e ndonjė tjetėr lloje letrare nga Bibla. Ėshtė interesante se nga Bibla do tė frymėzohen njė numėr i madh i njerėzve tė letrave shqipe tė cilėt nuk kanė qenė tė krishterė. Psh. Ismail Kadare, nė romanin e tij Kėshtjella, Naim Frashėri nė poezitė e tija. Jo vetėm kėta, por edhe shumė tė tjerė autorė tė tė gjitha periudhve dhe formacioneve letrare-stilistike, me veprat e veta artistike tė frymzuara nga mesazhi ungjillor biblik, kanė bėrė tė pranishėm porosinė biblike dhe tė krishterė nė letėrsinė shqiptare dhe te populli shqiptar. Madje, figuracionet dhe metaforat biblike, pėr shumė autorė kanė qenė mjet i shkėlqyer pėr tė pėrēuar ide morale, vlera njerėzore dh,e nė veēant,i ide kombėtare te populli ynė.





Letėrsia e Perėndimit, siē e ka vėnė nė dukje edhe studiusi i njohur Northrop Frye[1], ka qenė e ndikuar dhe e frymėzuar nga Bibla mė shumė se nga ēdo libėr tjetėr. Dritės biblike nuk kanė mund t’i shpėtojnė as shkrimtarėt tanė tė tė gjitha kohėrave – periudhave dhe formacioneve stilistike–letrare, sikundėr qė nuk i kanė shpėtuar as shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė Perėndimit si Aligieri, Shekspiri, Servantesi, Miltoni, Molieri, Gėte, Tasso, Elioti, etj etj, tek tė cilėt zbulojmė, krahas aspekteve tė tjera, edhe aspekte tė trajtimit artistik tė sė vėrtetės, tė drejtėsisė, tė mirėsisė dhe tė dashurisė sė Hyjit. Zbulojmė kėshtu edhe njė dimension tė ri estetik, letrar dhe artistik, qė burimin e kanė te letėrsia e krishterė nė pėrgjithėsi dhe te Bibla nė veēanti. E frymėzuar nė radhė tė parė nga Fjala e gjallė e Hyjit, por edhe nga tradita e pasur letrare-kulturore greke dhe veēmas hebraike, qė nė shekullin e parė kishte zėnė fill letėrsia e krishterė. Kjo letėrsi, me tė cilėn do tė ketė lidhje tė forta edhe letėrsia shqiptare, do tė quhet kur e kur Letėrsi patristike, por edhe Letėrsi kishtare (Jeronimi[2], Augustini[3], O. Badenhewer[4], E. Sedaj[5], A. Ēapaliku[6], Z. Simoni,[7] etj.). Kjo letėrsi qė pėrmban njė kapitull tė veēantė edhe nė Historinė e Letėrsisė Botėrore[8], duke u kultivuar dhe zhvilluar nėpėr rrjedhėn e shekujve, do tė lėrė gjurmė tė pashlyeshme nė kulturėn e letėrsisė shqiptare. Pėr mė tepėr, duke bėrė fjalė pėr frymėzimin biblik, madje edhe pėr frymėzimin e letėrsisė sė krishterė nė letėrsinė shqiptare, pėrmendim nė mėnyrė tė veēantė edhe shkrimtarėt apologjetė tė krishterimit, me tė cilėt nė tė vėrtetė edhe ka filluar „takimi i mesazhit ungjillor nė filozofinė greke“.[9] Ndėrkaq, takimi i mesazhit ungjillor me iliro-shqiptarėt fillon qė nė kohėn e shėn Palit, apostull, filozof dhe letrar, me tė cilin edhe ka zėnė fill sistemi teologjik i krishterimit[10]. Ky apostull dhe shkrimtar shprehimisht thotė: „Kėshtu, qysh prej Jerusalemit e pėr qark nė Iliri e kam pėrhapur Ungjillin e Krishtit.“[11] Prandaj qė atėherė e deri mė sot, nė letėrsinė dhe kulturėn shqiptare, kur mė pak e kur mė shumė, do tė kemi shkėndijat rrezatuese tė Biblės si dhe tė letėrsisė sė krishterė evropiane.

Bibla, libri i librave, vepėr kapitale dhe thesar kulturor me vlerė tė pėrhershme pėr mbarė njerėzimin, ka qenė e pranishme, nė njė mėnyrė ose tjetėr, edhe te iliro-shqiptarėt, pėrkatėsisht nė jetėn, kulturėn dhe letėrsinė e tyre gjatė njėzet shekujve, me ēka dėshmohet edhe procesi i hershėm e jo i vonshėm, siē shkruan Rexhep Qosja[12], i integrimit tė letėrsisė sonė nė rrjedhat dhe ritmin e letėrsisė dhe kuturės evropiane.

E pėrkthyer me pėrkushtim dhe dashuri tė jashtėzakonshme nė shumė gjuhė tė botės, pra edhe nė gjuhėn shqipe, Bibla gjatė shumė shekujve ka vazhduar tė jetė frymėzuese e fuqishme e shkrimit dhe e krijimit tė veprave tė ndryshme shqip. Bibla, pėrkatėsisht pjesė tė saj, fragmente tė saj, pėrmbajtje, kėshilla, mėsime dhe porosi tė saj, tė transmetuara pėrmes gojės sė gjallė tė apostujve tė parė, kur e kur edhe si fjalė e shkruar, e frymėzuar nga Hyji, pėrmes botimeve shqip, e pėrvetėsuar edhe nė letėrsinė shqipe, ka bėrė doemos jetė tė gjallė e aktive edhe nė mesin e ilirėve-arbėrve-shqiptarėve. Le tė pėrsėrisim edhe njė herė se ky monument i kulturės botėrore, ka bėrė njė jetė shumė tė gjatė, njė jetė dymijėvjeēare edhe te iliro-shqiptarėt, nė jetėn dhe shpirtin e tyre, veēanėrisht nė letėrsi qė nis me dy emra kulmorė dhe nė letėrsinė evropiane: Shėn Jeronimi nga Stridoni i Dalmacisė dhe Niketė Dardani nga Remisiana e Dardanisė, qė kishin deklaruar vetė origjinėn e tyre ilire dhe thėnė, njėri: Miserere mihi Domine, quia Dalmata sum (Mė mėshiro, o Zot, se jam dalmatin), dhe tjetėri: Dardanus sum (Jam dardan)[13], pėr tė vazhduar me Gjon Buzukun, Pjetėr Budin, Pjetėr Bogdanin, etj., deri te Ismail Kadare, tek i cili (te versioni mė i ri i Kėshtjellės, botim i „Fayardit“ Francė) kėshtjella nuk ėshtė mė njė fortesė e zakonshme, por njė kėshtjellė e krishterė me kishėzėn, kėmbonaren dhe kryqin si shenjė ngashėnjimi dhe si dekor i pandashėm i saj, ndėrsa kėshtjellarėt, nė fillim fare para se tė fillonte rrethimi i kėshtjellės dhe ekspeditės ndėshkuese aziatike, i falen figurės sė shėn Mėrisė, tė sjellė apostafat nga Shkodra, detaj ky qė nuk e hasim te versioni i parė i kėtij romani. Po kėshtu pashai turk, posa arrin nė Shqipėri, aty rrėzė mureve tė Kėshtjellės, pėrsiat rreth raportit tė gjysmėhėnės si simbol i islamizmit dhe kryqit si simbol i krishterimit, meditim ky, siē ka theksuar edhe studiuesi Agim Vinca[14], ka tė bėjė me ndeshjen e mundimshme tė kėtyre dy civilizimeve nė kėto hapėsira ballkanike. Ndėrkaq, shkaba dhe kryqi, si simbol i krishterimit, qėndrojnė pothuaj barabar dhe bėhen simbole tė barasvlefshme, ashtu sikundėr tė Fishta, Prennushi etj., nė vetėdijėn e personazheve, por mbase kėtu edhe nė vetėdijen e shkrimtarit Kadare.[15]

Shkrimtarėt shqiptarė, tė tė gjitha kohėve dhe tė tė gjitha periudhave e formacioneve letrare-stilistike, duke u mbėshtetur nė kodin e madh tė letėrsisė biblike dhe filozofinė e saj, duke krijuar veprat e tyre me motive biblike-filozofike, me figura e aspekte tė jetės religjioze tė krishterimit, kanė provuar tė promovojnė nė praktikė jo vetėm porosinė mesiane biblike, por edhe tė ruajnė natyrėn dhe karakterin perėndimor tė kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare. Prandaj Bibla, pėrkatėsisht pėrkthimi i saj nė shqipet, qė mė kohė ishte jo vetėm burim i mėsimit tė krishterė, por edhe simbol tradicional i rilindjes shpirtėrore tė shqiptarėve. Ē’ėshtė e vėrteta, me Formulėn e Pagėzimit tė Pal Engjėllit (1462), fillon simbolikisht rilindja e kulturės kombėtare shqiptare nė rrijedhėn evropiane. Kėsaj rruge do tė ecin edhe shkrimtarėt tanė mė tė dalluar si Budi, Bogdani, Variboba, Naimi, Prennushi, Fishta, Zadeja, Poradeci, Haxhiademi, Kuteli, Noli etj. Kėshtu, pėr shembull, autorėt e Letėrsisė sė vjetėr shqipe, ndėr ta edhe Buzuku, Budi, Bogdani, krahas qytetėrimit tė krishterė evropian, kanė ruajtur edhe frymėn e qytetėrimit autokton, duke kontribuar, kur e kur edhe nė mėnyrė vendimtare, jo vetėm nė zhvillimin e gjuhės dhe letėrsisė shqipe nė frymėn e letėrsisė evropiane, por edhe nė zhvillimin e vetėdijes kombėtare mbrenda dhe jashtė shtetit iliro-shqiptar. Veprat e tyre karakterizohen jo vetėm me frymėn e filozofisė sė krishterė, por edhe nga njė frymė e thellė kombėtare-patriotike, e shprehur nė forma dhe mėnyra tė ndryshme.[16] Pėr mė tepėr, poeti P. Budi, projektues i Lidhjes Shqiptare[17], dhe filozofi P. Bogdani, nė shek. e XVII, duke u mbėshtetur nė themelet e letėrsisė sė krishterė dhe tė Biblės nė veēanti, kishin arritur kulmet e krijimit tė tyre letrar e mendor njėherėsh, siē ka vlerėsuar edhe studiuesi ynė i njohur Rexhep Ismajli[18], ishin bėrė figurat mė tė shquara edhe nė organizimin e kryengritjeve tė armatosura kundėr Perandorisė Osmane.

Edhe gjatė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Bibla dhe filozofia e saj ka vazhduar tė jetė frymėzuese e fuqishme e shkrimit dhe krijimit tė veprave tė ndryshme shqipe. Pėr mė tepėr, Bibla do tė ndikojė nė krijimin e llojeve tė ndryshme tė veprave shqipe siē janė: pėrkthimet e teksteve biblike, tekstet shkollore me pėrmbajtje dhe porosi biblike, etj. Shkrimtarėt tanė tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, tė krishterė dhe jo tė krishterė, pėrmes figurave biblike kanė arritur tė shprehin ndjenja, ide dhe porosi me vlerė tė madhe njerėzore dhe kombėtare, duke gjakur kėshtu zgjimin dhe bartjen te bashkėkombasit e tyre cilėsitė dhe virtytet mė tė larta si besimin, tė vėrtetėn, urtėsinė, pėrvujtėrinė, flijimin etj.[19] Edhe njėri nga shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė Rilindjes Kombėtare Shqiptare, Naim Frashėri, i besimit jo tė krishterė, njohės dhe adhurues i madh i Biblės, nė poezinė e tij do tė integrojė pikėpamje dhe figura biblike. Ndonėse i rritur dhe i edukuar me mevludet dhe Kur’anin nė duar, Naimi, megjithatė jo vetėm qė i ka kėnduar lavdime Krishtit[20], por ka shprehur edhe pikėpamje biblike pėr Zotin, si Krijues i gjithėsisė, pėr pasurinė e gjithanshme tė Zotit. Madje, jeta pėr tė cilin kėndon ai, duhet tė jetė ndriēuar nga tre virtytet e predikimit (doktrinės) kristian.[21] Naimi do t’i shprehė pikėpamjet e tij biblike-filozofike edhe pėr gjuhėn kombėtare si „dhuratė e Perėndisė“ (Gjuha jonė), etj.

Ėshtė mė rėndėsi tė theksohet se Naimi, nė frymėn e teologjisė biblike, do t’i mėsojė shqiptarėt se „tė gjitha fetė kanė njė themel tė pėrbashkėt“ dhe pėr ata qė besojnė „Zoti ėshtė Njė“ – thoshte Naimi. Prandaj Naimi solli njė prirje tė re filozofike nė letėrsinė shqipe. Ē’ėshtė e vėrteta, Naimi e parafytyron Zotin si Krijues tė gjithėsisė, ashtu sikundėr parafytyrohet (paraqitet) edhe nė Bibėl. Gjithėsia sipas Naimit, por edhe sipas Biblės, ėshtė dėshmi e fuqishme e fuqisė krijuese tė Zotit. Kėshtu, pėr shembull, nė vjershėn: ZOTIT, te pėrmbledhja Ėndėrrime, Zoti paraqitet si NJĖ, i gjithėdijshėm, i plotėfuqishėm dhe i gjithmonshėm. Nė tė vėrtetė, Naimi ėshtė poet monoteist, qė beson thellė nė Zotin, nė Zotin, Ati i tė gjithėve, Krijues i tė gjithėve.[22] Nė pajtim me pikėpamjet e tija etike, tė shprehura kudo nė shkrimet e tij, Naimi do tė pėrsiasė pėr Zotin nė frymėn e teologjisė biblike. Prandaj, edhe do tė pėrgjigjet: Zoti shfaqet i pėrsosur te njeriu, sepse njeriu ėshtė i krijuar nė pėrgjasimin e Zotit. Njeriu ėshtė shprehja mė intelegibile e Zotit. Ai bėri njerinė dhe atje ėshtė Ai vetė – kėndon Naimi. Njohja e vetes sonė, siē ėshtė vlerėsuar, nuk ėshtė vetėm akt moral ose vetėm agatologjia e jetės, por ėshtė vlerė epistemologjike, dashuri dhe njohuri intelektuale mbi Zotin:



Ndėr njeri qė e njeh vetėn e tij,

E di se ē’ėshtė dhe Perėndija.



Njeriu sipas Naimit, ėshtė cilėsor moral i Perėndisė, kurse Perėndia ėshtė mbėshtetja e tij etike nė jetė. Sipas Naimit, qė mjaftė shesh ėshtė frymėzuar nga Bibla, Zotin nuk mund ta njohim sikundėr i njohim shfaqjet sendėsore. Zotin mund ta ndiejmė me zemėr dhe, duke e ndierė, mund t’ia shpjegojmė vetvetes. Nė tė vėrtetė njohjen e thelbit tė gjithėsisė, pra edhe tė Zotit, qė ėshtė bėrėsi i saj, Naimi me tė drejtė e kushtėzon prej menēurisė[23]:



„Ėshtė nė shesh Perėndija,

i verėbri s’mund ta shohė,

Ajo ėshtė gjithėsia,

i dituri mund ta njoh.“



Prandaj, deviza e Naimit, fjala e tij e parė: „mėsoni diturinė e gjithėsisė, atėherė do tė kuptoni fuqinė e mirėsisė sė Zotit.[24] Kjo ėshtė nė njė farė mėnyre, thėnė figurativisht, filozofia e teologjisė biblike e Naimit qė edhe sot korrespondon, nė shumė aspekte, edhe nė filozofinė e teologjisė biblike moderne nė tė kuptuarit dhe nė tė shpjeguarit e Zotit. Ndonėse Naimi ishte bektashi, nga vepra e tij poetike kuptojmė se Zoti i tij ėshtė Zot i vėretė, Zot i mirėsisė, Zot i mendjes, Zot i bukurive, Zot i dritės.[25] Ndonėse me intonime gnomike tė pėrdorimit oriental, Naimi i thėrret shqiptarėt tė ndjekin rrugėn qė shpie te Zoti, nė pėrmbytjen e lumtur tė shpirtit tė vetmuar nė shpirtin e pafund tė universit.[26] Mirėpo Jeta, pėr tė cilėn kėndon dhe flet Naimi duket tė jetė ndriēuar nga tre virtytet e predikimit (doktrinės) kristian: feja, shpresa dhe dashuria, e jo siē ka theksuar Jorge Bulo.[27]

Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se edhe Letėrsia moderne shqiptare do tė frymėzohet nga Bibla. Edhe shkrimtarėt mė tė mėdhenj tė kėsaj letėrsie kanė gjetur njė mbėshtetje shumė tė fortė nė Bibėl. Kujtojmė nė kėtė rast Fishtėn, Kutelin, Poradecin, etj. Kėshtu, pėr shembull, poeti i parė modern shqiptar dhe liriku mė i madh shqiptar, Lasgush Poradeci (1896-1987), nė shenjė nderimi, falėnderimi dhe pėrkushtimi, te poezia antologjike: Dita e Njėzetetetės, do t’i falet papushuar Zotit – Krijues edhe i Ditės sė lirimit tė Shqipėrisė nga sunduesit e huaj – 28 nėntor 1912 – kur shpallet pavarėsia e shtetit shqiptar. Kjo ėshtė ditė e shenjtėruar, e krijuar me urdhėrin e Zotit vetė. Pėr mė tepėr Lasgush Poradeci, si poet me ndjesi, shije tė hollė e kulturė evropiane, zė njė vend tė rėndėsishėm nė letėrsinė shqiptare edhe pėr nga aspekti i frymėzimit biblik-filozofik tė krishterė. Thellėsia e kėsaj filozofie, shpesh e pakapshme pėr njerėzit mendjeshkurtėr, ka ndikuar qė shpesh ajo tė keqinterpretohet. Sidomos nė periudhėn e socializmit, edhe nė Shqipėri edhe nė Kosovė. Mirėpo, e vėrteta qėndron nė faktin se Lasgushi ka trajtuar, nė shumė poezi tė tij, ēėshtjet mė delikate filozofike-biblike, ēėshtjet e thelbit tė jetės sė njeriut dhe tė lėndės, tė shpirtit dhe tė frymėzimit poetik. Pėr tė provuar kėtė, po pėrmendim disa nga vjershat (poezitė) e tij mė tė bukura, siē janė: Zog’i Qeejve, Njeriu dhe Zoti, Marėshi i djalėrisė, Balladė, Vallja e pėrjetėsisė, Shpirti, Dita e Njėzetetetės etj.

Te vjersha: Zog’i Qiejve, pėr shembull, Lasgushi i kėndon, nė njė dekor stilistik tė madhėrishėm, Qiellin, Zotin, Dherin, Kombin, Dashurinė e Vashėn, tė Lartat e mendimit – jetėn metafizike – edhe Pėrjetėsinė. Qielli, sipas botėkuptimit filozofik tė Lasgushit, ėshtė thellėsi metafizike dhe metapsikike e jetės krijuese, lartėsia absolute pėrmbi edhe pėrtej jetės e qenies tokėsore. Prej kėsaj lartėsie ku jeton i lumtur e gazmor pranė Zotit e brenda nė parajsė tė Zotit, Zogu i Qiejve, poeti „kėngėtar finosh“ kėputet e sipas urdhėrit tė Zotit zbret nė botėn tokėsore. Po me qenė se mė parė pat ndenjur pranė Zotit, nė gjirin e kėngėtorit, ku rreh frymė e Zotit, pėr atė Zot qė, siē ka vlerėsuar me tė drejtė edhe Mitrush Kuteli[28], i pat dhėnė shkėndijė nga Qenia e vet. Dhe me tė zbritur nė jetėn dhe botėn fizike, fillon tė kėndojė e t’i falet Zotit, fuqisė supreme tė tij. Dhe mu aty shprehet kulmi i adhurimit tė poetit ndaj Krijuesit, ndaj Zotit.

Mbasi tė ketė zbritur nė tokė dhe mbasi tė ketė kryer misionin dhe pėrshkrimin e Atdheut, Vendin e tij, poeti sėrish do tė kthehet atje prej nga pat zbritur, te Zoti:



„Qė nga bota njerėzore, ku kėndoj me shpirtin plot,

Prite, prite! se po t’afrohet Zog’i Qiejve, o Zot.



Zog’i Qiejve nė tė vėrtetė ėshtė poezi-sintezė e veprės poetike tė Lasgushit. Dhe te oda Shpirtit ushėton koncepcioni ungjillor-biblik pėrmbi Shpirt ose Frymė dhe pėrshkrimi i mburimit dhe i cilėsive tė tij themelore:



„Tė lus, o Lajmės qielluar!

O Frymė e Zotit, Vetė Zoti!

Me hirin tėnd tė pashterur

Qė ka mburim pėrjetėsie.“



Pra „Lajmės qielluar“, „Frymė e Zotit“ dhe „Vetė Zoti“ janė cilėsitė esenciale, hyjnore, tė Shpirtit – pra Vetė Zotit, tė cilit i lutet poeti duke i kėrkuar mėshirė pėr veprėn e vet.

Vjersha tjetėr e Lasgushit, ku dalin nė pah filozofia e krishterė dhe frymėzimi biblik, ėshtė „Marshi i djalėrisė“, kushtuar brezit tė ri, ngritjes sė tij shpirtėrore dhe kombėtare. Kėtė vjershė poeti e fillon me vargje emblematike:



„Urdhėroj i madhi Zot:

Zu ndrin yll’i Shqipėrisė.“



Siē shihet, nė kvinarin e parė kemi invokacionin e Zotit – e tė Madhit Zot, tė cilit, siē ka vlerėsuar Kuteli[29], shqiptari i ėshtė lutur dhe falur gjithmonė – me shenjėn mistike tė Yllit, qė ndrin sheshazi pa mundur ta ndalojė askush. Ndonėse nė vjershė kėndon virtytet themelore shqiptare, qė pėrkojnė me ato biblike siē janė: heroizmi, nderi, trashėgimi, qėndresa, besa, liria etj., poeti aty thėrret djalėrinė shqiptare tė lidhė besėn pėr Atdhe njėsoj „Para Kombit – para Zotit.“

Edhe te Vallja e pėrjetėsisė, poemė filozofike, me vlera universale, e ndarė nė pesė kėngė, poeti kėndon nė formė metrike e sulme shpirtėrore tė ndryshme tė harmonizuara me fondin e temės: Lėndėn dhe Jetėn, Frymėn dhe Qiellin, Njerinė dhe Zotin dhe Pėrjetėsinė. Kėshtu prandaj, edhe sipas vlerėsimit fort tė qėlluar tė Kutelit[30], Lėnda sjell (pėrmban) jetėn, Fryma sjell qėllimin, Ndjenja sjell njerinė, Mendimi sjell Zotin dhe intuiconi sjell Pėrjetėsinė. Me tė vėrtetė kėtu esenciale ėshtė se Zoti i Lasgushit ėshtė Zoti i krishtinitetit e jo i Vedave, siē ėshtė pėrpjekur ta kuptojė dhe interpretojė Sabri Hamiti filozofinė poetike tė Lasgushit.[31]

Frymėn kristiane, si njė sistem vlerash universale, qė tashmė konsiderohet edhe si kod universal[32], e hasim edhe nė letėrsinė e sotme shqiptare, nė letėrsinė bashkėkohėse. Kėshtu, prandaj vargu i autorėve tė letėrsisė sė sotme shqipe, tė krishterė e jo tė krishterė, tė cilėt, kur mė pak e kur mė shumė, kanė inkuadruar nė krijimtarinė e tyre pikėpamje, tematikė, filozofi e figura biblike, ėshtė sa i madh aq edhe i rėndėsishėm. Le tė theksojmė nė kėtė rast se mjaft shkrime tė autorėve tanė, si Ismail Kadare, Lush Gjergji, Zenjullah Rramani, Teki Dervishi, Daniel Gjeēaj, Frano Ilia, Zef Simoni, Ibrahim Kadriu etj., do t’i gjejmė tė pėrmendura disa nga refleksionet dhe idetė universale tė Biblės, si idenė e dashurisė hyjnore dhe njerėzore, idenė e lirisė, tė shpėtimit, tė paqes, tė drejtėsisė, tė mirėsisė etj. Nė kėtė kontekst do tė veēonim romanin Kėshtjella (versioninin e ri) tė Ismail Kadaresė, Nėna jonė Tereze tė Don Lush Gjergjit, romanin Sheshi i unazės tė Zenjullah Rramanit, prozėn moderne tė Zef Simonit, tregimin Mesha e parė e Pjetėr Bogdanit dhe Zhvarrimi i Pjetėr Bogdanit (dramė) tė Teki Dėrvishit, romanin Qerrja e drtės tė Ibrahim Kadriut, prozėn Legjionet e tė sėmurėve tė Beqir Musliut, romanin Dava tė Frano Ilisė etj. Nė kėto shkrime qė i pėrkasin Letėrsisė sė sotme shqipe, shpalojmė jo vetėm besėlidhjen shpirtėrore e artistike tė autorėve tanė me dritėn rrezatuese biblike, por edhe vlera tė mirėfillta, tė pakontestueshme, letrare-estetike, ku si figura tė preferuara dhe mė tė pėrlqyeshme, veē tjerash, na dalin edhe Zoti, Hyji, Jezu Krishti, Shėn Mėria, Eva, Adami, Davidi, Goliati, Pilati, Shėn Joani (Gjoni) etj.

Edhe nė poezinė e sotme shqipe, sidomos n’atė tė Kosovės, madje edhe nė periudhėn e socrealizmit dhe monizmit politik dhe veēanėrisht nė ditėt e sotme, pikė e pėlqyeshme referimi ishte dhe ėshtė Bibla. Ndonėse mjaft tė shtrėnguar, shumė poetė tė Kosovės nuk kanė ngurruar qė disa nga librat e tyre t’i pagėzojnė edhe me tituj biblikė. Kėshtu pėr shembull Azem Shkreli, klasiku ynė modern, e titullon librin e vet: Nga Bibla e heshtjes, Rlindja, Prishtinė 1975; Beqir Musliu librin e vet poetik e pagėzon: Parabola, Rilindja, Prishtinė 1976; Musa Ramadani, Mėkatet e Adamit, Rlindja, Prishtinė 1969; Fahredin Gunga, Psalmet e gurta, Rilindja, Prishtinė 1977; Nexhat Halimi, Dita e daljes, Rilindja, Prishtinė 1978; Isak Ahmeti, Uratė zbulimi, Rilindja, Prishtinė 1976; Iliaz Prokshi, Satana nė ferr, Fjala, Prishtinė 1992; Sarė Gjergji, Golgotė, Drita, 1994; Xhevdet Bajraj, Copė e humbur e parajsės, Rilindja, Prishtinė 1996, etj. Kėta poetė, duke shfrytėzuar me bollėk simbolikėn biblike, kanė krijuar veprat e tyre qė dėshmojnė pėr njė prirje dhe afinitet krijues univeral dhe mė tė avansuar nė letrat shqipe. Pėr mė tepėr edhe poetėt tjerė, gjithsesi tė rėndėsishėm, si Martin Camaj, Ali Podrimja, Mirko Gashi, Rrahman Dedaj, Vorea Ujko, Lluka Perrone, Dushko Vetmo, Sabri Hamiti, Hasan Hasani, Prend Buzhala, Ramadan Musliu, Visar Zhiti, Sali Bashota, Sabri Ēapriqi, Pren Kola, Mimoza Ahmeti, Luljeta Leshanaku, Hida Halimi, Rita Filipi, etj., do t’i referohen mjaft shpesh figuracionit biblik, me ēka edhe kanė dėshmuar, nėpėrmjet fjalės poetike, ripėrligjjen e saj qė thuhet nė ungjillin e Gjonit: „Nė fillim ishte Fjala e Fjala ishte nė Hyjin e Fjala ishte Hyj... Prej saj u bė ēdo gjė.“(Gjn 1, 1-3).

Si krijime e shtjellime tekstore e si kumte poetike, me njė figuracion tejet tė qėlluar biblik, shquhen edhe poezitė si: Perėndisė e Dritėro Agolli; Zoti, Adami kishte pėr Zotin njė lutje shqip e Sabri Hamitit; Tallje para Krishtit e Ramadan Musliut; Nė Qiell tė qiejve e Sali Bashotės; Urdhėrimet e Zotit janė kėngė gėzimi e Pren Kolės; Lutje Mesisė e Tahir Deskut; Anno Domini 286 e Beqir Musliut; Barka e moēme e Noes e Luljeta Leshanakut, etj, etj.

Me shpalosjen edhe njėherė tė kėtyre vlerave, me rastin e 10-vjetorit tė botimit tė Biblės integrale, pėrkthyer dhe shtjelluar shqip nga Jeronimi i ditėve tona, Imzot Simon Filipaj, ne shpalojmė, siē do tė shprehet poeti dhe studiuesi Prend Buzhala[33], jo vetėm lidhjet me Hyjin po edhe me civilizimin evropian dhe botėror.[34]

Dhe nė fund po theksojmė se vargu i shkrimtarėve shqiptarė, tė krishterė e jo tė krishterė, tė cilėt nė krijimtarinė e tyre kanė inkuadruar pikėpamje, tematikė, figuracion dhe filozofi biblike, ėshtė i madh dhe ai duket kėshtu: shėn Jeronimi, shėn Niketa Dardani, Gjon Buzuku, Pal Hasi, Pjetėr Budi, Pjetėr Bogdani, Lukė Bogdani, Lekė Matrėnga, Nikollė Brankati, Nikollė Filja, Nikollė Keta, Jul Variboba, Pjetėr Zarishi, Leonardo de Martino, Ndue Bytyēi, Jeronim De Rada, Frangjisk Anton Santori, Pashko Vasa, Gabriell Dara i Riu, Zef Serembe, Naim Frashėri, Naum Veqilharxhi, Anton Xanoni, Zef Shkiroi, Ndre Mjeda, Anton Zako Ēajupi, Gjergj Fishta, Mihail Grameno, Asdreni, Shtjefėn Gjeēovi, Kristo Floqi, Luigj Gurakuqi, Fan S. Noli, Vinēenc Prennushi, Hil Mosi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ndre Zadeja, Anton Harapi, Lazėr Shantoja, Aleksandėr Sirdani, Bernardin Palaj, Vorea Ujko, Lluka Perrone, Zef Zorba, Arshi Pipa, Zef Del Gaudio, Martin Camaj, Enca Skutari, Vinēenc Borreshi, Fatos Arapi, Vinēenc Selvaxhi, Dritėro Agolli, Ismail Kadare, Lush Gjergji, Azem Shkreli, Zef Simoni, Zenjullah Rramani, Frano Ilia, Rraman Dedaj, Mirko Gashi, Daniel Gjeēaj, Ali Podrimja, Zef Skiroi Di Maxho, Hasan Hasani, Teki Dervishi, Beqir Musliu, Musa Ramadani, Sabri Hamiti, Ibrahim Kadriu, Ramadan Musliu, Prend Buzhala, Visar Zhiti, Sali Bashota, Basri Ēapriqi, Mimiza Ahmeti, Pren Kola, Isak Ahmeti, Hida Halimi, Tahir Desku, Xhevdet Bajraj, Sarė Gjergji, Rita Filipi, Ahmet Selmani, Baki Ymeri, etj. Sė kėndejmi kėta autorė, duke iu referuar Biblės nė procesin krijues, kanė dhėnė dėshmi tė forta, jo vetėm pėr aftėsinė, shkathtėsinė dhe guximin pėr t’u marrė me ēėshtje sa thelbėsore aq edhe ndėrliqshme tė botės e tė njeriut tonė, por edhe pėr karakterin perėndimor tė letėrsisė shqiptare.[35]