PDA

View Full Version : LDK nuk ka aftėsi drejtuese politike


GASHI75
26-05-05, 22:58
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: LDK nuk ka aftėsi d
Grupi Ndėrkombėtar i Krizave: LDK nuk ka aftėsi drejtuese politike


Prishtinė, 26 maj 2005 (Kosovapress) Time: 19 : 17

Grupi Ndėrkombėtar i Krizave nė raportin e saj mė tė ri pėr Kosovėn tė publikuar tė enjten me titullin “Kosova pas Haradinajt” ka akuzuar LDK-nė pėr paaftėsi drejtuese politike. “LDK-ja nga ana e saj ka treguar paaftėsi drejtuese. Presidenti Rugova ndonėse me kushtetutė duhet tė pėrfaqėsojė unitetin e popullit, pranoi tė takohet me udhėheqėsit e opozitės vetėm pas ndėrhyrjes sė shefit tė politikės sė jashtme tė Bashkimit Evropian, Havier Solana. Izolimi dhe pasiviteti i tij kanė ndihmuar nė krijimin e asaj gjendjeje qė po pengon konsensusin pėr statusin pėrfundimtar,”thuhet nė raport.

Arb
27-05-05, 00:32
Presidenti Rugova tash me shume se nje dekade njihet si nje burreshtatas qe nga goja e tij kane dale vetem fjale bashkimi, fjale burrash, fjale nderi, fjale respekti, dhe fjale dashurie.

Per dallim nga Kosovo&MetohiaPress dhe Padronet e saj, qe qysh se jane paraqitur para opinionit publik ne Kosove, i kane fryer vrasjeve, kane perdorur, fjale percarjeje, fjale ofenduese, dhe fjale urrejtje.

Drita e mengjezit
27-05-05, 01:42
TEME E MIRE

Teme e mire per te sheshuar fakte per cilin do qe forumi te kete forumiste te analizes e synimit te mire.
Pse gjerat duhet te na i thone te tjeret kur ato mund ti gjejme krejt lehte duke pare realisht veten tone.
Mendoj se raporti ka thene dicka qe ne duhet te na brengose seose them se eshte e vertete.
teme e mire

progoni
27-05-05, 11:41
Grupi i Krizave thekson se Partia Demorkatike duhet ta pranojė humbjen nė zgjedhjet e tetorit dhe tė punojė pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar dhe jo tė kėrkojė njė rol qeverisės pėr vete nga komuniteti ndėrkombėtar dhe tė godasė minisitrat e LDK-sė.

PDK-ja, thotė raporti, ose beson gabimisht se ka ende shumė kohė para se tė fillojė procesi pėr statusin, ose e quan kaq tė papranueshėm sundimin e LDK-sė, sa qė do tė preferonte mė mirė qė procesi i statusit pėrfundimtar tė mos fillonte derisa tė gjendej njė mėnyrė pėr tė dobėsuar dominimin e LDK-sė.

--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

ky Gashi me numra kurre nuk e kupton aty ku nuk duhet, thash ta plotsoj temen per te shoshuar fakte se vertet tem e mire.

Arb
27-05-05, 13:44
Grupi Ndėrkombėtar i Kizave kritikon partitė politike nė Kosovė

Bruksel, 27 maj - Grupi Ndėrkombėtar i Krizave ka publikuar dje njė raport tė ri pėr Kosovėn tė titulluar: "Kosova pas Haradinajt". Raporti ėshtė njė analizė e problemeve dhe tensioneve tė brendshme nė Kosovė dhe ndikimit negativ qė do tė kishin ato ndėrsa komuniteti ndėrkombėtar po pėrgatitet pėr tė filluar procesin pėr statusin pėrfundimtar. Raporti ngre shqetėsime serioze pėr gjendjen politike nė Kosovė.
Raporti mė i ri i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave ėshtė njė kritikė e ashpėr ndaj partive politike nė Kosovė, qė siē thuhet nė tė, me qėndrimet dhe luftėn me njėra tjetrėn, rrezikojnė tė dėmtojnė procesin e pritshėm pėr statusin pėrfundimtar.

Mosbesimi ndaj njėra tjetrės i dy partive kryesore, LDK sė dhe PDK sė, shkruan raporti, po i pengon forcat kryesore politike tė arrijnė njė konsensus pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar. Tensioni i kohėve tė fundit mes tyre, thotė raporti, rrezikon qė tė pasohet edhe me vrasje.
Megjithėse komuniteti ndėrkombėtar po fillon tė lėvizė drejt njė forme pavarėsie pėr Kosovėn, shkallėzimi i konfliktit tė brendshėm politik, dhe vrasja e vėllait tė ish kryeministrit Haradinaj, thekson raporti, tregojnė se rreziqet pėr paqėndrueshmėri janė serioze.

Aftėsia, ose paaftėsia, e partive nė Kosovė pėr tė bashkėpunuar gjatė muajve tė ardhshėm, do tė ketė pasoja pėr aftėsinė Kosovės pėr tė funksionuar si shtet nė tė ardhmen, kur prania e tanishme ndėrkombėtare tė shndėrrohet nė njė mision tė vogėl vėzhgues.
Nė Kosovė, thotė Grupi i Krizave, ekziston mundėsia reale e fraksionalizmave, ashtu siē ka ndodhur nė Shqipėri. Partitė nė Kosovė, duhet tė jenė tė ndėrgjegjshme dhe tė punojnė pėr tė shmangur njė skenar tė tillė, ose pėrndryshe ato do tė mbajnė pėrgjegjėsinė pėr dėshtimin e pėrpjekjeve pėr krijimin e shtetit.

Raporti pėrmban kritika edhe pėr UNMIK un, i cili, siē thuhet nė tė, ndonėse ka dalė nga plogėshtia, duket se po ndjek mė shumė strategjinė si tė dalė nga Kosova se sa si tė ndėrtojė aty institucione shtet formuese.
Nxitimi qė vihet re tani pėr t'u pėrgatitur pėr proceisn e statusit, ėshtė i debatueshėm dhe nuk ka pėr t' rezistuar provės sė kohės, thuhet nė raport. UNMIK u, sipas Grupit tė Krizave duhet tė lėvizė me vendosmėri dhe shpejtėsi pėr tė mbyllur shėrbimet e fshehta qė mbajnė partitė politike, si dhe pėr tė luftuar korrupsionin, qė tė lėni pa u zgjidhur, do ta dėmtonin rėndė Kosovėn nė tė ardhmen.

Raporti i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave pėrkon me njoftimin nga Prishtina, se PDK ja krijoi njė qeveri nė hije, tė quajtur, kabineti i qeverisjes sė mirė.

Kėto janė pikėrisht kritikat qė bėn Grupi i Krizave nė kėtė raport. Ndonėse mendimi i Grupit tė Krizave ėshtė se shpėrbėrja e koalicionit gjithėpėrfshirės ka ēuar nė krijimin e njė qeverisje mė tė efektshme pėr tė plotėsuar standartet, gjithsesi, ēmimi qė po paguan Kosova pėr shkak tė tensionit politik dhe gjendjes sė sigurisė ėshtė i lartė.

Grupi i Krizave thekson se Partia Demorkatike duhet ta pranojė humbjen nė zgjedhjet e tetorit dhe tė punojė pėr bisedimet pėr statusin pėrfundimtar dhe jo tė kėrkojė njė rol qeverisės pėr vete nga komuniteti ndėrkombėtar dhe tė godasė ministrat e LDK sė.

PDK ja, thotė raporti, ose beson gabimisht se ka ende shumė kohė para se tė fillojė procesi pėr statusin, ose e quan kaq tė papranueshėm sundimin e LDK sė, sa qė do tė preferonte mė mirė qė procesi i statusit pėrfundimtar tė mos fillonte derisa tė gjendej njė mėnyrė pėr tė dobėsuar dominimin e LDK sė.

LDK ja nga ana e saj, thuhet nė raport, ka treguar paaftėsi drejtuese.
Raporti e thekson qartė se partitė nė Kosovė, me pėrjashtim tė synimit tė pėrbashkėt pėr pavarėsi, ende nuk kanė arritur tė formojnė njė pozicion tė qartė, ende nuk ėshtė parė ndonjė vizion i strukturimit tė njė shteti tė ardhshėm, ende nuk ėshtė vėnė re ndonjė debat ose marrėveshje pėr kėto ēėshtje nga partitė kryesore. Grupit tė Kontaktit nuk i ėshtė dorėzuar ndonjė dokument pėr kėtė qėllim. Kushtetuta, flamuri, sistemi elektoral, statusi i pakicave dhe kushtet, nė tė cilat do tė integrohej veriu i populluar nga banorė serbė, vazhdojnė tė mbeten tema tabu, tė patrajtuara.

QIK-u

GASHI75
27-05-05, 20:34
Cili ėshtė qėllimi juaj konkret dhe cila do tė jetė forma e veprimit?

HASHIM THAĒI
Qėllimi i PDK-sė ėshtė formėsimi i plotė i vizionit pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur dhe sovran, zbatimi i standardeve, ushtrimi i autoritetit pėr garantimin e funksionimit demokratik tė institucioneve, respektimi i ligjit, lufta pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar, reformimi i pushtetit lokal, fillimi i zbatimit tė kontratės kolektive, zhbllokimi i fondeve tė privatizimit dhe pėrdorimi i tyre pėr zhvillimin e Kosovės, bashkėpunimi me vendet fqinje, por mbi tė gjitha do tė jetė fuqizimi i angazhimeve tona pėr ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės dhe arritjen nė nivel tė duhur tė mirėqėnies sociale tė qytetarėve tė Kosovės.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Cila do tė jetė forma e veprimit nė mėnyrė qė tė realizohen kėto qėllimet tuaja?

HASHIM THAĒI
Forma e veprimit tė kabinetit tė qeverisjes sė mirė ėshtė duke u pėrcaktuar me rregullore tė veēantė tė punės. Do tė ketė takime tė rregullta javore, nė tė cilat do tė marrin pjesė tė gjithė drejtuesit e 14 departamenteve. Natyrisht secili do tė ketė pėrgjegjėsitė e veta tė ndara. Do tė kemi prezantim tė ideve, objektivave dhe alternativave tė reja pėr proceset aktuale politike dhe qeverisėse nė Kosovė, nė prezantimin e ideve mė tė mira dhe nė zbatimin e tyre nga institucionet aktuale, brenda mundėsive aty ku i kemi kėto mundėsi. Nė tė njėjtėn kohė do tė kemi edhe angazhimet tona nė reagimet pėr eleminimin e dobėsive, lėshimeve dhe deformimeve nė kuadėr tė qeverisė aktuale, por edhe nė veēanti tė ngritjes sė zėrit pėr mosrespektimin e ligjit nga qeveria aktuale dhe thjesht lufta ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar, e natyrisht angazhime tė tjera shtesė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Thaēi, nė media, por edhe nė qarqe tė ndryshme ky mekanizėm ėshtė quajtur qoftė qeveri nė hije, qoftė qeveri paralele. Cili ėshtė shpjegimi juaj?

HASHIM THAĒI
Partia Demokratike e Kosovės sot ka formuar kabinetin e qeverisjes sė mirė, qė do ta lerė nė hije qeverinė aktuale me ide dhe projekte, ndėrsa kabineti i qeverisjes sė mirė nuk do tė jetė kabinet paralel me qeverinė aktuale, por do tė jetė kabinet i qeverisjes sė mirė, qė do tė pėrballet me ide, projekte dhe sfida tė reja pėrballė kabinetit tė qeverisjes sė keqe Kosumit.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Si do tė pėrballeni me qeverinė aktuale tė Kosovės? Cila do tė jetė fuqia juaj nė raport me qeverinė?

HASHIM THAĒI
Kontaktet do tė jenė nė nivel tė kabineteve qeveritare. Natyrisht ne do tė shikojmė qė tė gjejmė tė gjitha pikat e mundura tė kontakteve, por edhe tė bashkėpunimit qė lidhen me interesat madhore tė vendit dhe qytetarėve.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Cilat pritni qė tė jenė efektet dhe pasojat e mundshme tė kabinetit tė qeverisjes sė mirė nė raport me rrjedhat politike nė Kosovė?

HASHIM THAĒI
Fillimisht dua tė theksoj se ky projekt i PDK-sė ėshtė krejt diēka e re pėr Kosovėn dhe pėr qytetarėt e saj. Por besoj se qytetarėt do ta kuptojnė drejt riorganizimin dhe natyrisht pėrshtatjen nė rrethanat e reja demokratike me ide tė reja. Kėshtu qė ky projekt ėshtė duke u praktikuar pėr herė tė parė nė Kosovė dhe rajon, por ėshtė njė projekt qė ėshtė praktikuar nė vendet perėndimore dhe nė disa vende tė tjera tė Evropės Lindore qė ėshtė treguar i suksesshėm. Ėshtė njė projekt qė do tė sjellė rezultate dhe emancipim tė jetės institucionale nė Kosovė.

Petrit Kavaja
27-05-05, 23:21
...LDK-se eshte force politike e pabosht kurrizor...

IB
28-05-05, 10:43
Formimi i qeveris se mire mu" tani i duhet kosoves" sepse qe nga dita e par filloi me suksese sepse kshilli i sigurimit e dha vlersimin se qeverit te ma parshme nuk dhan rezultat te mire per shume vite sa dha rezultat "qeverija e mire" per nje dit sepse ajo me kete po ua trason rrugen edhe serbeve qe ta formojn qeverin e tyre kush e di se me qfar emri dhe me formimin e ketyre qeverive qoroditese mund te vije edhe deri te kantonizimi i kosoves e kjo nuk do te thote tjeter veqese ndarje te kosoves por nuk eshte befasi se nga kush vjen kjo ide sepse idet e keti personi jane te njohura edhe ma hertet si p.sh memorandumi, gjuha serbe te bahet gjuhe e dyte zyrtare ne kosove, te behet nje marveshtje e njejt si e ohrit per serbet te kosoves qka do te thot se ky person i trajto
5% te serbeve ne kosove njejt si ma teper se 30% te shqipetarve ne maqedoni mu kjo nuk me befason fare sepse ky eshte i njejti person qe ne ditet e para te pase luftes kur kosova ende tymonte kur kosoves ende i vinte era kufoma ai merrte fuqi dhe takohej me kriminelet serb mu ne mes te prishtines dhe ky eshte i njejti person qe me dore te vet firmosi shuarjen e UCK-s dhe mu me kete nenshkrim ja hapi rrugen tribunalit te hages ti qes para kti tribunali luftaret ma te devotshem te UCK-s si psh
Fatmir Limen me bashkeluftar dhe Ramush Haradinaj.
pershendetje ky eshte nje mendim i imi personal pa marr parasysh a i pelqen ndokuj apo jo.