PDA

View Full Version : Kuptimi i fjalės Dardani


Naki
30-05-05, 19:53
Onomastikė

Etniku dardan dhe horonimi Dardania
nga Abdullah Konushevci

1. Mendime tė ndryshme pėr kuptimin e fjalės Dardani

Nė studimet alabanistike hasen mendime tė ndryshme rreth dardanėve, tė cilėt heqin origjinėn e tyre qė nga kohėt mitologjike, duke u dėshmuar, krahas peonėve, njė fis fqinjė i tyre, siē mėsojmė nga “Iliada” e Homerit, edhe nė luftėn e Trojės. Prandaj, zbėrthimin dhe kuptimi i etimonit dard mund t’i ēojė shumė larg studimet jo vetėm gjuhėsore.

1.1 Hani pėr Dardaninė

Lidhur me kuptimin e kėtij emri, Ēabej vė re se ėshtė J. G. von Hani nga tė parėt qė nė Albanische Studien, I (1854) emrin e dardanėve e lidhi me apelativin e shqipes dardhė, duke shėnuar nė atė mes qė nė Shqipėri janė tė shpeshta emrat e viseve tė formuara nga emra drurėsh, ku ai pėrmend bash edhe njė emėr katundi e mali nė Shqipėri tė Mesme tė quajtur Dardhė. Ky dijetar, nė veprėn e tij Udhėtimi prej Beogradi nė Selanik (Reise von Belgrad nach Salonik), botimi i dytė (1868), i risillet edhe njė herė kuptimit tė emrit tė dardanėve dhe tė Dardanisė: “Poroshtica na dha njė vėrtetim tė papritur tė shpjegimit qė jemi pėrpjekur tė japim pėr emrin Dardania nė veprėn ‘Studime shqiptare’; sepse ne, pėrsa mundim tė shohim, pamė se sidomos shpati i saj lindor ishte i veshur plot me dardha tė egra, qė ne i kishim ndeshur edhe mė parė, tė pėrziera me pemė tė tjera, por qė kėshtu grumbull gjer mė sot nuk i kishim gjetur me njė shumicė kaq tė madhe. Dardha e egėr ėshtė e pėrhapur nė mbarė Gadishullin Ballkanik, dhe, nga sa dimė ne, ėshtė e vetmja pemė frutore me farė qė rritet nė ato anė, dhe sikurse dihet, ajo i ka dhėnė emrin njė malėsie tė tėrė qė gjendet nė kėndin veriperėndimore tė Gadishullit; kėshtu pra rrjedhimi i emrit Dardania prej shq. dardhė… na duket shumė afėr mendsh dhe kuptimi i kryehershėm gjan tė jetė ‘vend dardhash’” (f. 389). Kėtė mendim, sipas Ēabejt, e pėrkrah nga pikėpamja botanike edhe mendimi i A. Baldecit se kjo trevė ėshtė shumė e pasur me pemėt e egra Pirus amygdaliformis”.

1.2 Durham pėr Dardaninė

Lidhur me horonimin a emrin e krahinės Dardania, nga tė parėt, qė u mor shumė seriozisht me etimonin ‘kuptimin e vėrtetė’ tė saj, qe studiusja e dėgjuar angleze, Edith Durham, e njohur edhe si mbretėreshė e pakurorėzuar e Shqipėrisė.

Nė veprėn e saj “Prejardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit” (mė pas PFKZB), ajo, lidhur me dardanėt dhe Dardaninė, thotė: “Mė pas Dardaninė e gjejmė nė hartat e Ptolomeut (140 e.r.). Skica nga botimi i Manxhinit mė 1621, pavarėsisht nga shtrembėrimet, na jep njė ide mjaft tė mirė pėr pozicionin e saj, duke treguar se shtrihej nė veri tė Nishit. Nėn Dioklecianin e gjejmė Dardaninė si provincė me kryeqytet Nishin. Vetė Diokleciani ishte nga gjak ilir, fakt i cili mund ta ketė bėrė ta mbante emrin ilir. Perandori Justinian ka lindur atje dhe thuhet se ka qenė gjak vendas. I ungji (e ka fjalėn pėr perandorin Justin, v.j.), fshatar, shkoi nė Bizant dhe u regjistrua nė Gardėn perandorake, ku, si mjaft tė tjerė tė rangut tė ulėt, shpejt u ngrit nė postin e lartė dhe pati trashėgimtar nipin e tij tė ndritur.

Vetėm kohėt e fundit, emri i Dardanisė ėshtė fshirė nga hartat tona. Nė njė qė kam vetė, nga Xhon Spid i vitit 1610, e hasim kėtė emėr. Nė njė botim nė Nuremburgut, mė 1770, mbi njė rrip toke nė qendėr tė gadishullit shkruhet ‘Dardania deserta’. Mendoj se emri i saj nuk ėshtė shkruar nė hartat e shekullit tė nėntėmbėdhjetė. Kėta Dardanė, qė luftuan kundėr Maqedonisė dhe Romės dhe nga gjaku i tė cilėve ishte Justiniani, a kanė lėn ndonjė gjurmė nė trojet e sotme?” (f. 497-498).

Pasi shtron kėtė pyetje retorike, ajo shton: “Nė qoftė se fjalėn ‘Dardani’ e nxjerrim me prejardhje nga fjala ilire qė do tė thotė ‘dardhė’ dhe qė ėshtė e njėjtė me fjalėn e sotme shqipe ‘dardhė’, atėherė sigurisht qė kanė lėnė gjurmė. Pranė Drinit ka tre vende, nė Shqipėri, qė quhen Dardhė. Kėtu vende ėshtė tej mase malor dhe sipas tė gjitha gjasave, nė vazhdimėsi ka qenė banuar prej njė popullsie pak a shumė nga gjak ilir (shqiptar). Pėrtej Drinit, tokat fushore u serbizuan nė fillim tė mesjetės, por emri nuk humbi. Atė e gjejmė edhe nė trajtat e serbishtes Krushevo, Krushevas dhe Krushenica. Njė fshat, ku ka kaluar afėr Prizrenit, mė 1908, kishte emėr tė pėrzier: Krusha (serbisht) dhe e vogėl (shqip). Ndoshta tani qė u ėshtė dhėnė serbėve, quhet Krusha mala (dardha e vogėl).

Njė tjetėr shenjė qė Dardania do tė thotė ‘dardhishte’ gjendet nė hartėn e P. B. Bertius, hartograf i Luigjit III tė Frnacės. Ai i shėnon ‘Pirustėt’ lart, mbi Drin dhe thekson se ata janė ‘shqiptarė’. ‘Pirusi’ gjithashtu gjendet nė njė botim tė Ptolomeut qė ka dalė mė 1462. Duke pranuar shtrembėrimet e kėtyre hartave, kėto vende janė tė gjitha nė po atė krahinė, ku janė edhe sot nė Shqipėrinė e sotme ato vende qė quhen ‘Dardhė’. ‘Pirustė’ mund tė jetė veē forma latine e emrit dardhė” (f. 498).

Dhe, nė fund, me njė zhbirim tė habitshėm, shton: “Sė fundi, emri i dardhės na vjen nė njė tjetėr formė. Emri i familjes sė tė madhit Papė Sikstit (Sixtius, 1585-9) ka qenė Pereti. Ai ishte fėmijė i refugjatėve, siē thuhet, tė cilėt ikėn ‘nga njė vend nė Schiavonia i quajtur Krushevo’. Njė njoftim e identifikon kėtė me Krushevicėn nė Grykat e Kotorrit. Ata u vendosėn si fshatarė nė Itali dhe e italianizuan emrin e mėparshėm tė vendit tė tyre. Do tė ishte e dėshirueshme ta dinim nėse fėmija fshatar qė u bė papė, ka pasur ndonjė lidhje me gjakun ilir, ashtu siē pati Justiniani, i cili u end qė nga Dardania deri nė fronin e Bizantit. Papa ndėrtoi kolonadėn madhėshtore tė Shėn Pjetrit, Justiniani ndėrtoi Shėn Sofinė” (f. 498).

3.1 Ēabej pėr Dardaninė

Njė analizė tė thellė pėr dardanėt, fiset dardane dhe Dardaninė na sjell edhe gjuhėtari ynė i madh, Eqrem Ēabej, sidomos nė punimin “Emri i Dardanisė dhe izoglosat shqiptaro-kelte”. Njė rėndėsi tė veēantė ky gjuhėtar i jep fisit dardan Galabroi, qė pėrkon me atė tė mesapėve Calabri, si dhe dy emėrvendeve Dardapara, tė cilat shfaqen te Prokopi i Cezaresė, e tė cilėt, sipas Kreēmerit, shpiejnė nė trevėn gjuhėsore tė trakasve. Emrin e fisit tjetėr dardan Thunatae gjuhėtarėt e kanė afruar me atė tė tinėve dhe bitinėve, ndonėse, siē vē re Ēabej, nė punė tė sufiksit ai shkon me emrat fisnorė e etnikė ilirė mė –at, -ates, si: Autariates, Delmatae, Docleates, Asseriates, si dhe me emrin e dardanėve vetė, pėr tė cilėt te Straboni, pėrveē trajtės Dardanoi gjejmė edhe Dardaniatai (f. 387).

Pasi njė vėshtrimi tė shkrutėr historik, duke bėrė fjalė konkretisht pėr pėrdorimin e dendur tė kėtij emėrvendi nė onomastikė nė bazė tė kėrkimeve tė O. Hofmanit, H. Krahes, F. Ribexos dhe tė A. Majerit, Ēabej thekson: “Duke kaluar tani tek emri Dardania, do shėnuar se tema Dard- nė onomastikėn e kohės antike ka qenė e pėrhapur pėrtej caqeve tė trevės dardane dhe tė trevės dardane-trojane. Ajo na del mė njė anė te Dardas, emri i njė ‘praetor Epiroatarum’, te Derdenis, emėr i shpeshtė princash makedonė-elimiotė, bashkė me Derdia, emri i njė qyteti nė trevėn elimiote, me Derdaia nė Tesali, Derdenis nė ishullin Lesbos, mė anė tjetėr nė truallin italik, nė Apuli, si emėr i njė populli Dardi tė daunėve, si emėr krahine Dardensis dhe si emėr i njė qyteti Dardanon” (f. 388-389).

Pasi cek kontributin e E. Durhamit rreth kėsaj ēėshtjeje, ai pėrmend edhe mendimin e V. Georgievit se Krushevaci gjendet bash nė territorin e Dardanisė sė vjetėr.

Nė vijim, Ēabej rrok e trajton shtrirjen e kėtij toponimi nė hapėsirat shqiptare, si dhe nė kolonitė e ndryshme shqiptare. Kėshtu, ai konstanton se nė Shqipėri, Dardhė si emėr visesh ėshtė i shpeshtė dhe i pėrhapur nė tė gjitha anėt e vendit. Pastaj, ai thekson se ky emėr shfaqet pėr herė tė parė nė Kadastrėn e Shkodrės tė vitit 1416-17, si villa clamada Darda. “Ky emėr”, vijon ai “del ndėr tė tjera nė Veri nė anėt e Iballės e tė Mirditės, nė krahinėn e Lezhės, nė Shqipėri tė Mesme, sikundėr u tha mė lart, nė anėt e Elbasanit, nė Skrapar, nė rrethin e Korēės e tė Leskovikut, si emėr krahine Reē-e-Dardhė nė Shqipėri Verilindore, si kompozitė Dardhėzeza nė Mollas afėr Gramshit. Ka edhe rrjedhoja tė kėtij emri, si Dardhės nė Fand tė Mirditės dhe nė anėt e Pėrmetit nė Jug, ku ka gjasė tė hyjė edhe Darsi (nga njė *Dardhėsi, *Dardhsi), si dhe emri i krahinės Darsia nė Shqipėri tė Mesme, nė qoftė se ai rrjedh nga njė *Dardhsia. Pėrhapje tė madhe kanė edhe emrat topikė Maj’ e Dardhės e Qaf’ e Dardhės edhe Zall i Dardhės (nė Dibėr), Kunora e Dardhės, emri i njė kullose malore tė verės nė Kryezi tė Mirditės. Dardha ėshtė emėr katundesh i shpeshtė edhe nė Greqi, veēanėrisht nė trajtėn deminutive-kolektive Dardhėza (Ntardiza) nė More Jugperėndimore, nė Atikė e nė Elidė, si dhe Dardhishtja nė krahinėn Trifilja, emra qė i ka vėnė elementi shqiptar qė nguli nė ato anė. Prej Italie hyn aty Dardhės, emri i njė familjeje tashmė tė shuar nė katundin Kiénti tė Molizės”.

4. 1 Ajeti pėr Dardaninė

Nė artikullin me titull “Zhvillimi i gjuhėsisė shqiptare nė Jugosllavi”, akademik Idriz Ajeti, midis tė tjerash, thotė: “… Edhe Qafa e Prushit nė Shqipėrinė Veriake duket tė jetė njė vazhdim i emrit tė Pirustėve (Pirustae, Perustae) me njė zhvillim tė grupit st nė sh, sikundėr te fjala teshė prej lat. testa – ‘guaskė, gurracė, rrashtė, kokė’”(Ajeti, f. 148). Ky mendim i Ajetit, sikur pėrligj mendimin e F. Nopēės dhe tė E. Durhamit se emri pirus (lat. dardhė) gjan tė jetė njė kalk latin i fjalės shqipe dardhė, sikundėr qė e provon dhe zhvillimi i tij nga forma antike nė formėn e tij tė sotme, qė u krye me mjetet gjuhėsore tė shqipes.

2. Etimologjia e fjalės Dardani

2.1 Sipas Hanit

Sipas Ēabejt, me shpjegimin e emrit dardan qė dha Hahni, shpjegim qė – si besojmė tė ketė dalė nga shtjellimet e deritashme qė u bėn me sipėr, - ėshtė i mbėshtetur mirė si materialisht, si gjuhėsisht, nuk mund tė maten tė tjerat pėrpjekje qė janė bėrė pėr interpretimin e tij.

2.2 Shpjegimi i A. Fickut

Nuk munguan pėrpjekjet qė etimologjia e fjalės Dardani tė lidhet me shpjegimin e Strabonit se dardanėt ishin shumė tė papastėr. Njė pėrpjekje tė tillė bėri A. Fick, duke u munduar ta lidhė kuptimin e saj me dardanei molunei ‘ndyn’ qė ka Heziku, etimologji kjo pėr hir tė etimologjisė, siē e pėrcakton Ēabej. Kuptimi i saj nuk mund tė ēohet as te rrėnja indoevropiane *dhereghi ‘mbaj’, lidhje kjo qė e pėrsėrit edhe Russu.

2.3 Deēevi dhe Russu

Me shpjegimin e Hanit nuk mund tė shkojnė as pėrpjekjet e D. Deēevit dhe tė I. Russut pėr ta lidhur emrin dardan me gr. darda ‘bletė’, duke i cilėsuar dardanėt si njerėz tė bletės ose si burra tė heshtės, siē vepron A. J. Van Windekens. Kjo pse nuk mund tė shpjegohet, sipas Ēabet, me apelativa tė greqishtes, njė emėr jogrek. Megjithatė, dukuria e emėrtimit tė njė populli nga njė popull fqinjė, nuk ėshtė e rrallė nė onomastikė. Pėr mė tepėr, nė “Iliadėn” e Hometir peonėt, njė fis fqinjė i dardanėve, bashkė me tė cilėt marrin pjesė nė luftėn kundėr Trojės, qė kufizojnė me popullin maqedon, pėrshkruhen si harklakuar dhe heshtėgjatė.

2.4 Etimologjia e S. Bugges

S. Bugge, sipas Ēabejt, lidhur me burimin e shq. dardhė mendon qė kjo fjalė, si refleks i njė forme bazė *g’hard-, ėshtė e afėrt me gr. acras ‘dardhė e egėr, gorricė, dardhė’ e acerdos ’dardhė e egėr, gorricė, murriz’, d-ja e shqipes duke iu pėrgjegjur rregullisht -c-sė sė greqishtes, ashtu si nė dimėn: gr. ceima, ceimon ‘dimėr’ tė greqishtes. Ky mendim i S. Bugges ka pasur miratimin e G. Majerit, Holger Pedersenit, Norber Joklit, si dhe kundėrshtimin ose qėndrimin skeptik tė Boisacq, Walde-Pokorny, Friskut, F. Ribexos, etj.

2.5 Etimologjia e Karl Oshtirit

Ēabej, ndonėse me njė pėrēmim, nuk lė pa pėrmendur edhe pėrpjekjet e Karl Oshtirit pėr t’i gjetur njė kuptim fjalės Dardani te fjalėt e fondit paraindoevropian tė gjuhėve alarodike me fjalėn mad-ari, udare ‘dardhė’ tė baskishtes dhe gr. acras me lit. kriauše e sll. kruša, pėrkrahur edhe nga Grga Novak, i cili bėn ēmos tė hedhė poshtė argumentet e Kreēmerit se dardanėt, sikundėr tregojnė edhe emrat: Bato, Longari, Monuni, qenė ilirė, duke gjetur jo pak shembuj, sidomos pėr Baton, por jo dhe pėr Longarin dhe Monunin. Po nė kėtė frymė mundohet ta rrėzojė edhe etimologjinė e Majerit se fjala Dardani rrjedh nga apelativi i shqipes dardhė.

2.6 Mendimi i Ēabejt

Sipas Ēabejt, shq. dardhė mund tė jetė e afėrt me fjalėn kelte irland. draigen “kullumbri, dardhė e egėr, gorricė (kjo prej njė baze *drageno), kor. e vj. drani, breton. drean, njė fjalė, shpjegimi etimologjik i sė cilės nga ana e Pedersenit dhe nė formė tė zgjeruar nga ana e J. Vendryesit, nuk ka gjetur miratim tė pėrgjithshėm. Krahasimi shqiptaro-kelt qė po japim kėtu nga ana objektive-materiale pėrligjet pėr kėtė arsye, se me njė anė ‘drurėt e njomė tė dardhės sė egėr, tė gorricės janė plot me gjemba, nė tė cilat janė ndruar majat e degėve drunake’, mė anė tjetėr kullumbria, emri botanik i sė cilės ėshtė bash ‘Prunus spinosa’: ‘gjembaēe’, ‘ėshtė mbėshtjellė mirė me degėza gjembaēe e tė shkurtėra’.

Pas trajtimit tė njė vargut tė tėrė izoglosash kelto-shqiptare, sidomos nė emrat e drurėve dhe tė bimėve, qė janė mjaft tė numėrta, sikur i japin tė drejtė Ēabejt nė punė tė etimologjisė sė fjalės Dardani.

Etimologjikisht, barazimi *drageno>dardhė shtron disa probleme. Sė pari, po e morėm si tė saktė, atėherė duhet tė pajtohemi se ka ekzistuar qė moti nė ilirishten metateza r – a > a- r, kurse evoluimi /g/>/dh/ ėshtė i provuar pėr numrin mė tė madh tė fondit indoevropian tė shqipes. Megjithatė, fonetikisht ėshtė i qėndrueshėm edhe mendimi i Bugges, meqenėse evoluimin e grupit /rd/ > /rdh/ e gjejmė te njė varg fjalėsh tė fondit indoevropian, si dhe te njė numėr latinizmash: khs. gr. skorda, shq. hurdhė/hudhrė, gardh (khs. sll. grad < gard), lat. surdus > shq. i shurdh, lat. veridis > ver(i)dis, khs. it. verde, shq. i verdhė. Ky zhvillim ndoqi edhe disa orientalizma mjaft tė vjetėr (sigurisht para depėrtimit tė sllavizmave dhe vencianizmave nė gjuhėn shqipe), si, p.sh. hordhi < ordü. Mbase nėn ndikimin rrafshues tė analogjisė, edhe neogreqizmi korde pėrjetoi evolumin /rd/ > /rdh/, siē tregon fjala kordhė. Megjithatė, shumė orientalizma, si kėrdi, aor. i foljes kėrmak; batėrdi, aor. i foljes batėrmak, nuk iu shtruan kėtij evoluimi. Kėtij evoluimi nuk iu shtrua edhe folja kavėrdis ‘fėrgoj’, etj. Po kjo mund tė thuhet pėr fjalėn levėrdi, e cila mendojmė se ėshtė po ashtu njė turqizėm mjaft i vjetėr (me siguri shumė shekuj para se ėshtė bėrė zakon tė mendohet se kanė filluar tė hyjnė turqizmat nė gjuhėn shqipe nė shek. XV), sajuar nga parashtesa shqipe lė- (khs. lėbardh, lėmek, lėbyr) dhe aoristi verdi i foljes vermek ‘me dhanė’, si dhe romanizmi bastard, e cila fitoi statusin e pėrdorimit standard, sado qė autorėt tanė tė vjetėr e shkruajnė, ndoshta nėn ndikimin rrafshues tė analogjisė, si bastardh. Kur bėjmė fjalė pėr depėrtimin e orientalizmave, nė tė vėrtetė turcizmave, duhet tė kihet parasysh fakti historik se shumė kohė para depėrtimit osman, nė Ballkan ka pasur dyndje tė shumta tė fiseve turke, sikundėr janė: hunėt, avarėt, qė nė shek. VI krijuan edhe perandorinė e tyre me kryqytet Beogradin, peēenegėt, bugarėt, qė u sllavizuan mė vonė, fisi arab i saracenėve dhe shumė fise tė tjera.

Prapėseprapė, mendimit tė Ēabjet i vjen nė ndihmė hidronimi i lashtė Margus (sot Morava), tė cilin ne e gjejmė tė dalė nga apelativi i shqipes mardhė ‘i ftohtė, i ngrirė’, siē e dėshmon edhe kėnga popullore serbe: Oj Moravo, hladna vodo…Pėr evoluimin /g/ > /dh/ nuk ėshtė nevoja tė japim shpjegime mė tė hollėsishme, meqenėse ėshtė njė dukuri e ditur tashmė e fonetikės historike tė shqipes.



B u r i m e t k r y e s o r e:

Edith Durham, Preardhja e disa fiseve dhe disa kanune e zakone tė Ballkanit nė Brenga e Ballkanit dhe vepra tė tjera pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ribotim, Tiranė, 1998.

Eqrem Ēabej, Emri i Dardanisė dhe izoglosat shqiptaro-kelte nė Studime gjuhėsore, IV, Rilindja, Prishtinė, 1977.

Grga Novak, La nazionalita dei Dardani in Arhiv za Arbanasku starinu, jezik i etnologiju, knj. IV, sv. 1, Prishtinė, 1969.

Idriz Ajeti, Studime gjuhėsore nė fushėt tė shqipes, I, Rilndja, Prishtinė, 1982.





2001-2005 ShqiperiaCom