PDA

View Full Version : Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar


Arb
31-05-05, 18:05
Kosova me kod tė ri ndėrkombėtar postar

Prishtinė, 31 maj - Qė nga dita e sotme Kosova ka kodin e ri postar. Nė njė solemnitet tė organizuar sot me rastin e 5-vjetorit tė punės sė Postės Ndėrkombėtare tė Kosovės, drejtues tė Postės dhe Telekomunikacionit tė Kosovės thanė se ky kod do tė avancojė veprimtarinė e PTK-sė. Kodi i ri padyshim se do tė jetė dobiprurės pėr ekonominė e Kosovės, ngase do ketė pėrfitime tė mėdha, por njėherit dėrgesat do tė jenė mė tė shpejta. Por njėherit do tė ndikojė edhe nė sigurinė dhe shpejtėsinė e dėrgesave brenda dhe jashtė vendit.

Kjo u bė e mundur me anėtarėsimin e Postė-Telekomit tė Kosovės nė Unionin Ndėrkombėtar tė Postave, dhe nė kėtė mėnyrė ka hequr qafet kodin e ish-Jugsollavisė. Deri mė tash tė gjitha dėrgesat postare kanė kaluar nėpėrmjet Serbisė dhe pėr kėtė "shėrbim" Serbia ka marrė taksa tė caktuara pėr ēdo dėrgesė.

Postė-Telekomi i Kosovės tashmė ka marrė edhe pėlqimin e UNMIK-ut pėr tė pasur kodin e saj i cili dallon nga ai vjetri. Tani e tutje para numrit postar dhe qytetit duhet tė shkruhet "Kosovo (UNMIK)".
Prishtina nė vend tė numrit tė gjertanishėm 38OOO, tani e tutje do tė ketė numrin 1OOOO, ndėrkaq numri i Mitrovicės do tė jetė 4OOOO, i Prizrenit 2OOOO, i Pejės 3OOOO, i Gjakovės 5OOOO, i Ferizajt 7OOOO, i Gjilanit 6OOOO.

Ministri i Postė-Telekomunkacionit Qemal Ahmeti tha se kjo ėshtė ditė e madhe pėr Kosovėn, ashtu sikur qė do jetė edhe marrja e prefiksit pėr numrin telefonik.

Arb
01-06-05, 02:26
Posta e Kosovės me kodin e vet ndėrkombėtar postar
31-05-2005
Kodi Postar i Kosovės

Posta e Kosovės si kompania e vetme e licencuar nė Kosovė ka pėr qėllim dhe orientim kryesor ofrimin e shėrbimeve cilėsore, tė shpejta dhe tė sigurta pėr tė gjithė klientėt e saj.

Me 31 maj 2000, 5 vjet mė parė, kanė filluar dėrgesat e para tė Postės sė Pavarur Ndėrkombėtare tė Kosovės. Pra, nga 5 maji 2000 dėrgesat nuk kanė pėrdorur kodin e vjetėr tė ish-Jugosllavisė dhe nga kjo datė, asnjė dėrgesė nuk ka kaluar pėrmes Beogradit. Qė nga ajo ditė e deri me sot ndėrkombėtarisht, por edhe brenda Kosovės, janė dėrguar mbi 1 milion e 031 mijė e 869 letra dhe paketa postare. Pėrveē kremtes sė jubileut tė pesė vjetorit tė pavarėsisė, Posta e Kosovės, nė kėtė jubile poashtu ju prezanton edhe kodin e ri postar ndėrkombėtar.

Kodi Ndėrkombėtar Postar, ėshtė njė avancim pėr punėn e Postės sė Kosovės, por edhe njė ndihmesė e jashtėzakonshme pėr tė gjithė qytetarėt qė dėshirojnė tė shkėmbejnė letra dhe paketa me mė tė dashurit e tyre brenda dhe jashtė Kosovės si dhe anasjelltas. Deri me tash ēdo dėrgesė ėshtė bėrė pėrmes qendrave transite, nė Shqipėri apo pėrmes Zvicrės. Me marrjen e kodit, gjithēka do tė shkon dhe kthehet pėrmes Kosovės. Tash kodi e saktėson vendin e dėrgesės, e rrit shpejtėsinė e dėrgesės dhe sigurinė poashtu.

Kodi postar do ta ndihmoi tej mase zhvillimin ekonomik tė Kosovės dhe tash njerėzit mund ta ndjekin shpejtėsinė e lėvizjes sė dėrgesės se tyre. Siguria rritet tej mase. Pra, zvogėlohet mundėsia e humbjes sė dėrgesave nė 99%.

Kodi i ri postar ndėrkombėtar ėshtė pėrcaktuar nė bashkėpunim tė ngushtė me Unionin Postar Botėror (UPU), i cili mė pas ėshtė miratuar edhe nga Zyra Ligjore e UNMIK-ut. Qėllimi i pėrcaktimit tė kodit tė ri postar ėshtė qė tė eliminohet devijimi i dėrgesave postare duke mundėsuar kėshtu shėrbime mė tė shpejta, tė sakta dhe mė kualitative pėr klientelen e Postės sė Kosovės. Kodi postar ndėrkombėtar do ta ndihmoi ekonomikisht tej mase Kosovėn. Pra, zhvillimin ekonomik tė Kosovės.

Tashti tė gjitha qytetet e Kosovės do ta pėrdorin kodin e ri. Kodi pėr Prishtinėn ėshtė 10000, Prizreni 20000, Peja 30000, Mitrovica 40000, Gjakova 50000, Gjilani 60000, dhe Ferizaj 70000.

Pra, rajoni i Prishtinės ka edhe 31 nėn-kode postare duke vazhduar me rajonin e Prizrenit i cili ka 23 nėn-kode postare, rajoni i Pejės me 9 nėn-kode postare, pason rajoni i Mitrovicės dhe ai i Gjilanit me nga 11 nėn-kode tė reja postare, ndėrsa rajoni i Gjakovės me 10 kode postare dhe rajoni i Ferizajt me 8 nėn-kode tė reja postare.

Arb
04-06-05, 22:18
Kodet e reja postare tė autorizuara nga UNMIK-u janė bėrė efektive qė nga 1 qershori

Prishtinė, 3 qershor – Kodet e reja postare tė autorizuara nga UNMIK-u janė bėrė efektive qė nga 1 qershori, kurse PTK do tė jetė pėrgjegjėse pėr realizimin e kodeve tė reja. Kodet e reja postare janė bėrė nė bashkėpunim me Unionin Universal Postar.

UNMIK-u ka miratuar kodet e reja si autoritet i pėrkohshėm mbi bazė tė rezolutės sė KS 1244. Me kodet e reja, shėrbimet postare do tė jenė mė tė shpejta, mė tė sigurta dhe mė tė lira. Posta do tė ndahet drejtpėrdrejtė nė Kosovė nė vend se nė qendrat transite nė vendet, siē janė Shqipėria apo Zvicra.

Njė aspekt i rėndėsishėm ėshtė se me kodet e reja do tė mundėsohet kalkulimi i pagesės mė i saktė sipas kohės. Kodi i ri i Prishtinės ėshtė 10000, Prizreni ka kodin 20 000, Peja 30 000, Mitrovica 40 000, Gjakova 50 000, Gjilani 60 000 dhe Ferizaji 70 000. Rajoni i Prishtinės ka 31 nėnkode postare, rajoni i Prizrenit 23, Peja 9, Mitrovica dhe Gjilani nga 11, rajoni i Gjakovės dhe i Ferizajt nga 8 nėnkode, thotė nė njė komunikatė Anxhela Grip, pėrfaqėsuese pėr media e UNMIK-ut.

Reana
19-08-05, 05:09
Pullat e reja postale te Kosoves, te dizajnuara nga artisti kosovar Shyqri Nimani, dhe te printuara ne France(!) duken keshtu :P :


http://www.un.org/peace/kosovo/news/0.20.jpg
The 20 pf stamp represents a piece of a 5th-6th century mosaic portraying the poet Orpheus, found in the Podujeve area, where it had been extracted from the flooring of an ancient house.

http://www.un.org/peace/kosovo/news/0%2030.jpg
The 30 pf stamp replicates the "Dardanian idol", a 3500 B.C. figurine held by the Museum of Kosovo, among some of the first evidence of human settlement in Kosovo.

http://www.un.org/peace/kosovo/news/0%2050.jpg
The 50 pf stamp portrays a 4th century B.C. silver coin from the Illyrian town of Damastion in Dardania (today's Kosovo).

http://www.un.org/peace/kosovo/news/1.jpg
The 1 DM stamp illustrates a silver statue in Prizren of Mother Theresa, winner of the Nobel Peace Prize, who was an Albanian.

http://www.un.org/peace/kosovo/news/2.jpg
The 2 DM stamp features a map of Kosovo with sites of destruction, reconstruction, industrial wealth, natural beauty and cultural heritage.

Dilaver
19-08-05, 11:06
E nderuara Reana, e kam pak si te paqartė punen e ketyre pullave postare, si duket ose ju i keni perzier ose dizajneri, ose une.

0,20 DM; 0,30 DM; 0,50 DM; 1 DM; 2 DM a mos ka qen dasht te jet aty ne vend te DM euro €



Dilaver

Reana
22-08-05, 01:29
I nderuari Dilaver,

Nuk behet fjale per gabim, po dizajni i pullve postale eshte i para disa vitesh, para se Euroja te behej valute zyrtare ne KS!!!
(nuk munda ti gjej lidhjet e internetit me verzionin me te ri ku shkruan cent/euro ne vend te fening/dm, por qe mergimtaret qe lexojne ne kete forum, ta kene perafersisht te qarte se si duken pullat postale te Kosoves i postova keshtu)!