PDA

View Full Version : Hadithe


at|n|
02-06-05, 17:52
selam aleikum
vllazen te dashur ne kete teme te postojme hadithe ne menyre qe te jemi sa me mire te inforumuar per kete fe te paster , Islamin dhe te kemi mundesi te mesojme sa me mire Sunnetin e pejgamberit a.s.

Pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit

Kuptimi i fjalės "hadith"
Nė shkencėn e hadithit fjala hadith si shprehje profesionale ka domethėnie tė veēantė. Sipas kėsaj shkence fjala hadith do tė thotė:
1.Ajo qė Muhammedi a.s. e ka thėnė;
2.Ajo qė e ka vepruar dhe
3.Ajo qė e ka lejuar me heshtje, p.sh. kur ka parė dikė se bėn diēka dhe nuk ka thėnė asgjė (ka heshtur).
Gjithashtu nė hadith bėjnė pjesė edhe ato lajme qė flasin pėr karakteristikat trupore dhe shpirtėrore tė Muhammedit a.s.
Pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit
1. "Musnedi" i Ebu Hanifes (vdiq mė 150 h.). Pas vdekjes sė Ebu Hanifes shumė dijetarė kanė shkruar pėrmbledhje hadithesh me tė cilat ėshtė shėrbyer Ebu Hanife - "Musnede tė Ebu Hanifes"
2. "Muweta" e Malikut (vdiq mė 179 h.). Kėtė pėrmbledhje e ka shkruar vetė Maliku, gjatė kohė e ka pėrkryer dhe ua ka ligjėruar nxėnėsve. Pėr kėtė shkak pak dallojnė Muwetat qė prej Malikut nė kohė tė ndryshme i kanė mėsuar nxėnėsit e ndryshėm. Muweta mė e njohur ėshtė ajo qė prej Malikut e rrėfen nxėnėsi i tij Jahja el-Endelusi. Nė "Muweta" ka reth 700 hadithe.
3. "Musnedi" i Shafiut (203 h.). Musnedin e Shafiut e ka hartuar Ebu'l Abbas el-Esamm el-Emevi (vdiq mė 346 h.) dhe nė te shtiu hadithet qė i ka rrėfyer prej Rebi b. Sulejmanit, nxėnėsit tė Shafiut, e tė cilėt gjenden nė veprat e Shafiut "El Umm" dhe "El Mebsut".
4. "Musnedi" i Ahmed b. Hanbelit (vdiq mė 241 h.) pėrmban reth 40.000 hadithe. Ai nė musnedin e vet i vuri vetėm ato hadithe nė tė cilat sipas mendimit tė tij mund tė mbėshtetet. Nė kėtė musned ka edhe hadithe qė i ka shtuar i biri i Ahmedit, Abdullahu (vdiq mė 290 h.) dhe raviu i musnedit, Ebu Bekr el-Katii (vdiq mė 368 h.). "Musnedi" i Ahmedit ėshtė njė prej burimeve mė kryesore mė vėllimore tė hadithit.

Gjashtė pėrmbledhjet mė tė njohura tė hadithit
1. "Sahihu" nga Ebu Abdil-lah Muhammed b. Ismail el Buhari (vdiq mė 256 h.). Buhariu veprėn e vet tė haditheve e ka hartuar pėr 16 vjet. Nė kėtė vepėr Buhariu i pėrsėritė shumė hadithe. Duke i marrė parasysh hadithet e pėrsėritura, nė kėtė vepėr ka 7397 hadithe muttasil, e duke mos i llogaritur hadithet e pėrsėritura, nė tė ka 2761 hadithe merfu'.
2. "Sahihu" nga Ebu'l - Husejn Muslim b. El Haxhxhah el-Kshejrij (vdiq mė 261 h.). Nė "Sahihun" e Muslimit ka reth 4000 hadithe duke i mos i llogaritur tė pėrsėriturit.
3. "Suneni" nga Ebu Davud Sulejman b. Esh' es-Sixhistan (vdiq mė 275 h.).
4. "El-Xhamiu" nga Ebu Isa et-Tirmidhi (vdiq mė 279 h.) .
5. "Suneni" nga Ebu Abdur-rahman Ahmed b. Shuajb en-Nesai (vdiq mė 303 h.)
6. "Suneni" nga Ebu Abdil-lah Muhammed b. Jezid Ibni Maxhe el-Kazvini (vdiq mė 275 h.) Kjo pėrmbledhje pėrmban reth 4000 hadithe nė 32 kaptina dhe 1500 nėnkaptina. Nė kėtė pėrmbledhje ka edhe shumė hadithe tė dobėta, por megjithatė, ajo ėshtė shumė e vlefshme.
Pėrmbledhėsit e hadithit nė ditėt e sotme
1.Abdul-kadėr Arnauti
2.Nasrudin Albani
3.Shuajb Arnauti

at|n|
02-06-05, 17:55
- Njė njeri e ka pyetur Pejgamberin s.a.v.s.: Ēka guxon tė vesh nė ihram
ai qė kryen haxhin?". E ai pėrgjigjet: Nuk mund tė veshė kėmishė e as
pantollone, as mantil me kapelė, as petk tė ngjyrosur me safran, as vers
(dru i verdhė), e kush nuk gjen nallėn le tė mbathė meste, por le t'i
gdhend as sa tė vinė (grykėzat) tė vinė nėn nyjet e kėmbėve.

- Pejgamberi s.a.v.s. e ka ndaluar tė mbėshtjellurit me petk tė ngushtė
pa krahė (pa prerje) dhe tė ulurit nė gjunj (galuc), nėse ai petk nuk ka
diēka (ndonjė pjesė) pėr ta mbuluar organin gjenital".

- Pejgamberi s.a.v.s. i ka ndaluar dy forma tė tregtisė: tė bėrit tregti
vetėm me kontakt dhe prekje tė lėndės qė ėshtė pėr shitblerje, gjuajtjen
dhe hudhjen e gurėzave nė objektin (sendin) e treguar; po ashtu ka ndaluar
tė mbėshtjellurit me petk tė ngushtė pa prerje pėr (nxjerrjen e) duar dhe
tė ulurit nė gjunjė, duke qenė vetėm nė njė petk.

selam aleikum - at|n|

ARVANITI
02-06-05, 21:01
Jo me Copy/Paste

Jo per gje, por si lexon njeri.

Jepni vetem linkun.

Keto gjona i keni tek "Kurani Online"

ARVANITI
02-06-05, 21:55
ARVANITI , Allahu ka then ti Puno , un te shperblej , i lexon apo nuk i lexon dikush , un prap e kam be timen .

Keto i kam edhe te shkruara , edhe ne webfaqe edhe ne PC , prandaj nuk e kam veshtir te i postoj , t'ia lehtesoj atyre qe jan ne forum , mos te mundohen edhe ne faqe tejrea te gjurmojne , le te e ken me lehte ketu .

Sidoqoft , kush i lexon Zoti i shperbleft ,kush nuk i lexon prap Zoti i shperbleft qe vetem kyqen nese e shohin titullin HADITHE .

Me Respekt

Ji pak realist

A do e lexoje ti nje postim kilometrik?

Pak me shume objektiv

at|n|
04-06-05, 10:00
selam aleikum

AlbMuslim Allahu te shperblefte per keto hadithe, inshallah perfitojme te gjithe prej tyre.

- Kam hyrė te Xhabiri b. Abdullahu e ai falej i mbėshtjellė nė njė petk,
e pjesa. e epėrme e petkut tė tij e lėnė (anash). Pasi e kreu namazin, i
kemi thėnė: O Ebu Abdullah, po falesh, e pjesa e epėrme e petkut tėnd e
lėnė (anash)? Po, u pėrgjigj ai, - kam dashur tė mė shohin tė paditurit,
siē jeni ju. Unė e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur kėshtu.

- Kofsha ėshtė pjesė e turpshme e trupit. Enesi ka thėnė qė: Nganjėherė
Pejgamberi s.a.v.s. e ka zbuluar kofshėn e vet. Ebu Musai thotė:
Pejgamberi s.a.v.s. i ka mbuluar gjunjtė e vet kur ka hyrė Uthmani.

- Pejgamberi s.a.v.s. falte namazin e sabahut nė tė cilin merrnin pjesė
edhe disa muslimane tė mbėshtjella me mbulesat e tyre tė leshta tė
mėndafshta, e pastaj ktheheshin nė shtėpitė e tyre, pa mundur t'i njohė
askush.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Derisa falesha kam shikuar nė shenjat
(larat) e petkut dhe u frikova kjo tė mos mė sjellė nė sprovė.


at|n|

at|n|
04-06-05, 10:03
- Aishja e ka pasur njė mbulesė (pėlhurė) me tė cilėn e mbulonte njėrėn
anė tė dhomės sė vet, andaj, Pejgamberi s.a.v.s. i tha: Na e hiq kėtė
mbulesė tėnden, ngase vazhdimisht mė paraqiten vizatimet (pikturat) (nga
ajo) derisa falem (jam nė namaz).

- I ėshtė dhuruar Pejgamberit s.a.v.s. njė mantil (anteri) mėndafshi, e
ka veshur dhe me tė ėshtė falur, e, pasi e kreu namazin, e zhveshi
vrazhdė, sikur ta pėrbuzte atė dhe tha: Nuk u ka hije ky tė devotshmėve.

- E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. nė njė tendė (ēadėr) lėkure tė kuqe
dhe e kam parė Bilalin duke e marrė ujin e abdestit tė Pejgamberit
s.a.v.s. e po ashtu, i kam parė edhe njerėzit duke vrapuar pėr atė ujė e
merrte prej atij uji diēka, pastrohej me tė, e kush nuk mund tė
merrte gjė prej atij uji, merrte lagėshti nga dora (e tij). Pastaj kam
parė qė Bilali e mori njė shtizė (shkop) dhe e nguli (nė tokė), kurse
Pejgamberi s.a.v.s. doli nė njė petk (fustan) tė kuq tė pėrvjelė (deri nėn
gjunj) dhe, pas shkopit tė pėrmendur, me masėn i fali dy rekate (drekėn),
dhe kam parė si njerėzit dhe devet e tyre kalojnė pas shkopit tė
pėrmendur.

- Imami ėshtė i venduar qė tė pėrcillet, e kur ai e shqipton tekbirin,
shqiptone edhe ju, kur bie nė ruku bini edhe ju, kur bie nė sexhde, bini
edhe ju, e nėse falet nė kėmbė, faluni edhe ju nė kėmbė.

- Pejgamberi s.a.v.s. falej nė hasr.

at|n|
04-06-05, 10:06
- Enesi ėshtė falur nė shtratin e vet dhe ka thėnė: Jemi falur me
Pejgamberin s.a.v.s. e ndonjėri prej neve bėnte sexhde nė petkun e vet
(nė njė kėnd apo njė krah).

- Faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. disa prej nesh pėr shkak tė vapės sė
madhe, vendosnin njė skaj tė petkut ku binin nė sexhde.

- E kam pyetur Enes b. Malikun: A ėshtė falur Pejgamberi s.a.v.s. me
kėpucė tė veta? PO

- E kam parė Xherir b. Abdullahun duke u shurrė, pastaj mori abdest dhe
mestet vetėm i preku (me dorė tė lagur) pastaj u ngrit dhe u fal. Kur e
pyetėn mė vonė tha: E kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar kėshtu.
... Ibrahim (Nehaiu) thotė: Kjo deklaratė e Xheririt i habit disa
(ashabe), ngase Xheriri ka qenė nga tė fundit qė pranuan Islamin.
... I kam shtie ujė Pejgamberit s.a.v.s. pėr abdest dhe ai vetėm i ka
pėrshkuar (me dorė tė lagur) mestet e veta dhe ėshtė falur.

hasanmehmeti
04-06-05, 22:34
Falenderimi dhe i tere suksesi i takon Allahut , Ate e falenderojm , falje dhe ndihme prej Tij kerkojmi .Paqja dhe Meshira e Allahut qofte mbi Pejgambertin a.s , Familjen e Tij , shoket e Tij dhe te gjithe ata qe e pasojne rrugen e Tij .
Lusim Allahun qe edhe ne te jemi prej pasuesve te drejt te Pejgamberit a.s

selamualejkum musliman
Allahu ju shperblefte vellezer per punen e juaj


Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik
nga Shejh ‘Ali Hasan ‘Ali ‘Abdul-Hamid el-Halebi
kontrollues i haditheve eshte :
Ali Hasan ‘Ali-Hamid al-Halebi el-Etheri

- dėlirėsia dhe sinqeriteti i qėllimit -

Prej ‘Umer ibn el-Khatab (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė:
"Veprat varen prej qėllimit dhe ēdo personi i takon vetėm ajo pėr ēka e ka pasur qėllimin. Kėshtu qė ai, migrimi i tė cilit ishte pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, atėherė migrimi i tij ishte pėr Allahun dhe tė Dėrguarin e tij; ndėrsa ai, migrimi i tė cilit ishte pėr arritjen e ndonjė qėllimi tė kėsaj bote apo qė tė martohet, atėherė migrimi i tij ishte pėr atė pėr ēka ka migruar."(7)
Shtylla e veprave ėshtė qėllimi i dėlirė dhe i sinqertė, dhe pėrmes dėlirėsisė sė qėllimit zemrat drejtohen e qetėsohen, dhe pėrmes kėsaj individi vjen deri te njohja e rrugės sė drejtė nė fenė e tij, kėshtu qė ai ēdo gjė e bėn nė mėnyrė korrekte. Vetėm pėrmes dėlirėsisė sė qėllimit ai do t’i njohė detyrimet qė i ngarkohen dhe tė drejtat qė i takojnė atij. Pėrmes kėsaj ai do tė sillet me drejtėsi nė tė gjitha ēėshtjet dhe ēdo gjėje do t’ia japė tė drejtėn qė i takon, jo duke i tejkaluar kufijtė e as duke lėnė diēka mangut.
Pra, ky hadith ėshtė njė prej haditheve tė cilat janė shtyllat e tė kuptuarit tė saktė tė fesė tonė tė vėrtetė dhe tė drejtė.( 8 )

Kur robi musliman e kupton qartė atė qė parapriu, atėherė atij i bėhet e detyrueshme, pa kurrfarė ngurrimi, ta rrethojė qėllimin e tij tė sinqertė me njė barrierė mbrojtėse pėr personalitetin Islamik e cila ėshtė:

- dallueshmėria -

Prej Ibn ‘Umerit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Jam dėrguar para Ēastit qė vetėm Allahu tė adhurohet pa i shoqėruar Atij ortak, dhe se furnizimi im mė ėshtė vendosur nėn hijen e shtizės sime, ndėrsa pėrulja e poshtėrimi ėshtė vendosur mbi ata tė cilėt i kundėrshtojnė urdhėrat e mi, dhe kushdo qė e imiton njė popull, ai ėshtė njėri prej tyre"( 9 )
Muslimani ka njė personalitet tė dalluar me natyrėn e vet tė veēantė dhe sjelljen e botėkuptimin e posaēėm. Ai ėshtė i dallueshėm nė paraqitjen e tij, natyrėn e tij, besimin (‘akiden) e tij, orientimin dhe kahjen e kthyer nė namaz, dhe nė tė gjitha ēėshtjet e tija. Duke qenė tė dalluar si muslimanė, ne e ruajmė Islamin dhe thirrjen tonė nė njė formė tė qartė dhe tė dėlirė, tė pastėr nga ēdo falsifikim dhe gabim.
Sidoqoftė, muslimani derisa ėshtė i dallueshėm nuk largohet nga:

- drejtėsia dhe tė qenit i balancuar (mesatar) -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Duajeni atė qė e doni deri nė njė shkallė tė caktuar (me maturi), ndoshta njė ditė ai do tė jetė dikush ndaj tė cilit keni urrejtje, dhe urrejeni atė ndaj tė cilit keni urrejtje deri nė njė shkallė tė caktuar, ndoshta njė ditė ky do te jetė ai tė cilin e doni."( 10 )
Muslimani ėshtė i balancuar nė dashurinė dhe urrejtjen e tij. Ai ėshtė i drejtė kur jep dhe kur merr, dhe ėshtė i matur nė tėrė kėtė. Tė qenit e tij i balancuar ėshtė njė prej shenjave tė fesė dhe Sheriatit tė tij. Kėshtu qė ai nuk ėshtė i atillė qė kalon kufijtė e as i atillė qė tė dėshtojė nė atė ēka kėrkohet prej tij. Pėrveē kėsaj, muslimani nuk e nxjerr kėtė kualitet i tė qenit i balancuar prej intelektit dhe dėshirave e as nga mendimi i tij apo nga diēka tjetėr pėrveē kėsaj, mė saktė, ai kėtė e merr nga Libri i Allahut, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė.
“Ne u bėmė juve njė popull mesatar, qė tė jeni dėshmitarė ndaj njerėzimit dhe i Dėrguari (Muhamedi sallallahu ‘alejhi ue selam) tė jetė dėshmitar ndaj jush.”( 11 )
Tė qenit i balancuar nuk ėshtė njė ēėshtje e lehtė, vėrtet, shumė prej atyre tė cilėt deklarohen dhe thėrrasin nė tė, dėshirojnė qė vetėm ta qetėsojnė situatėn dhe tė bėjnė kompromis. Pra, qė njė individ tė jetė i balancuar siē urdhėrohet nga Allahu nuk ėshtė, siē kam thėnė, lehtė, por mė saktė, kjo kėrkon:

- luftė kundėr dėshirave personale -

Prej el-‘Ala ibn Zijadit i cili tha:
Njė njeri e pyeti Abdullah ibn Amr ibn el’Asin, duke thėnė: "Cili prej besimtarėve ėshtė mė i miri nė Islamin e tij?" Ai u pėrgjigj: "Ai, prej gjuhės dhe dorės sė tė cilit muslimanėt janė tė sigurt." Ai pyeti: "Atėherė cili prej atyre qė migrojnė (bėjnė hixhret) ėshtė mė i miri?" Ai u pėrgjegj: "Ai i cili lufton kundėr egos dhe dėshirės sė tij pėr hir tė Allahut." Ai pyeti: "A ėshtė kjo diēka qė ti ke thėnė, O Abdullah ibn ‘Amr, apo i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) e ka thėnė kėtė?" Ai tha: "I Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) e ka thėnė kėtė."(12)
Pra, tė luftosh kundėr egos ėshtė njėra prej mėnyrave mė tė larta dhe mė tė ēmueshme pėr rritjen e imanit dhe afrimin e robit mė afėr Zotit tė tij, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė. Nė lidhje me kėtė Ai, i Bekuari dhe mė i Larti, thotė:
“Sa u pėrket atyre qė pėrpiqen nė Neve (Qėllimin Tonė), Ne me siguri do t’i udhėzojmė nė Rrugėt Tona (d.m.th. nė fenė e Allahut)”( 13 )
Pra, muslimani duke luftuar kundėr egos dhe dėshirave tė tija e ngritė moralin mė lart, e rritė imanin e tij dhe e pastron shpirtin. Pėrveē kėsaj, kjo pėrpjekje e kurorėzon muslimanin me njė kurorė madhėshtore nė jetėn e tij, qė ėshtė:

- butėsia -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Vėrtet, Allahu ėshtė i butė dhe e do butėsinė, dhe ka bėrė qė me butėsi tė arrihet ajo qė s’mund tė arrihet me ashpėrsi."( 14 )
Pėrmes butėsisė zemrat bashkohen nė miqėsi dhe dashuri, dhe e mira pėrhapet. Pėrderisa pėrmes tė kundėrtės sė saj mbizotėrojnė ndjenjat e kėqija dhe dyshimi, dhe njerėzit largohen prej njėri-tjetrit. Por butėsia e lehtėson:

- kthimin nė tė vėrtetėn -

Prej Ibn ‘Abasit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Nuk ka rob besimtar pėrveē se tė ketė njė mėkat tė cilin e bėn herė pas here, apo njė mėkat nė tė cilin ngulmon dhe nuk e lė atė derisa ta lėshojė kėtė botė. Vėrtet, Besimtari ėshtė krijuar si njė i cili vazhdimisht sprovohet, i cili shpesh pendohet (pastaj) harron. Kur ai kėshillohet, e pranon kėshillėn."( 15 )
Kėshtu qė thuhet se: Kthimi nė tė vėrtetėn ėshtė virtyt, ndėrsa tė vazhduarit nė tė pavėrtetėn ėshtė e pėrbuzur. Kthimi nė tė vėrtetėn e lartėson individin dhe ia ngritė gradėn, si te Allahu ashtu edhe tek njerėzit. Vėrtet, Shejtani ėshtė ai qė ua bėn njerėzve tė duket se kthimi nė tė vėrtetėn ėshtė njė e metė dhe mospėrfillje e nderit tė njeriut. Kjo ėshtė njė prej mashtrimeve dhe truqeve qė i pėrdorė Iblisi. Individi i cili kthehet nė tė vėrtetėn, duke mos qenė tepėr krenar qė mos ta pranojė atė, vendoset nė njė pozitė ideale qė ta ēmojė:


- pėrgjegjėsinė -

Prej ‘Umerit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Secili prej jush ėshtė kujdestar dhe pėrgjegjės pėr ata mbi tė cilėt ka pushtet. Kėshtu qė sundimtari ėshtė kujdestar dhe pėrgjegjės pėr tė nėnshtruarit e tij; Burri ėshtė kujdestar i familjes sė tij dhe pėrgjegjės pėr ata qė janė nėn kujdesin e tij; Gruaja ėshtė kujdestare pėr shtėpinė e burrit tė saj dhe ėshtė pėrgjegjėse pėr ata qė janė nėn kujdesin e saj; robi ėshtė kujdestar i pasurisė sė zotėriut tė tij dhe ėshtė pėrgjegjės pėr atė qė i ėshtė besuar; dhe njeriu ėshtė kujdestar i pasurisė sė babait tė tij dhe ėshtė pėrgjegjės pėr atė qė ėshtė nėn kujdesin e tij. Pra, secili nga ju ėshtė kujdestar dhe pėrgjegjės pėr atė ēka i ėshtė besuar atij."( 16 )
Pra, sikur secili nga ky Umet ta dinte pozitėn dhe vlerėn e vet, dhe ta realizonte pėrgjegjėsinė qė i ėshtė ngarkuar dhe tė mos kėrkonte ta kalojė atė e tė merr pėrgjegjėsitė e tė tjerėve, dhe tė zbatonte detyrimet tė cilat i janė ngarkuar, atėherė kjo do tė ishte njė e mirė pėrfshirėse e universale dhe njė thesar i madh pėrmes tė cilit do tė vendoseshin siguria dhe rehatia. Krahas kėsaj, diēka qė ėshtė njė veēori e personalitetit Islamik ėshtė se:

- muslimani mundohet qė t’i arsyetojė muslimanėt tjerė -

Prej Sa’d ibn ‘Ubades (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
…dhe askush nuk ka dėshirė mė shumė se Allahu qė tė pranojė njė arsyetim, dhe pėr shkak tė kėsaj ai dėrgoi prurėsit e lajmeve tė mira dhe paralajmėruesit…( 17 )
Kėshtu qė njė musliman i cili mundohet ta arsyetojė vėllanė e tij dhe ata tė cilėt i do, do tė pėrhapė vullnetin e mirė nė vend tė antagonizmave, dhe do tė vendosė lidhje miqėsore nė vend tė pėēarjes. Meqė Allahu, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, jep arsyetime, dhe Ai ėshtė Krijuesi dhe mė Madhėshtori, atėherė si mundesh ti, O rob i Allahut, njė krijesė e dobėt e Tij, tė mos mundohesh t’i arsyetosh tė tjerėt? Por mė saktė, siē ėshtė thėnė: Mundohu tė gjesh arsyetim pėr vėllanė tėnd.( 18 ) E ngjashme me kėtė ėshtė thėnia: Besimtarėt mundohen tė gjejnė arsyetime pėr tė tjerėt, derisa hipokritėt shpresojnė nė rėnien e tė tjerėve. Kėshtu qė fakti se muslimani mundohet tė gjejė arsyetim pėr vėllezėrit e tij e thekson atė se:


- muslimani nuk e ushqen zemrėn e tij me inat -

Prej Ibn Mes’udit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Nuk bėn tė ketė inat pėrveē nė dy raste( 19 ) : Njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė pasuri tė cilėn e shpenzon nė mėnyrė tė duhur, dhe njeriut tė cilit Allahu i ka dhėnė Urtėsi (d.m.th. Kur’anin) dhe vepron sipas saj dhe ua mėson atė tė tjerėve."( 20 )
Sikur tė kishte inat ndaj njerėzve, ai do tė shpresonte nė rėnien e tyre me qėllim qė tė kėnaq krenarinė qė e ka nė veten e tij, si dhe kotėsinė e fodullėkun e mendjes sė tij. Pra, ai (Muslimani) e di se inati ėshtė njė sėmundje e vėshtirė dhe njė e keqe dėmtuese dhe pėr kėtė largohet nga ai (inati).
Sa i pėrket inatit, i cili ėshtė i pranueshėm nga ajo ēka ėshtė mėkat, atėherė ky ėshtė inat i cili nuk e bėn individin qė tė vuan prej sėmundjes sė tė dėshiruarit qė bekimi tė largohet prej njė individi. Mė saktė, ai i lutet Zotit tė tij, i Cili ėshtė i pastėr nga tė gjitha tė metat, pėr vėllanė e tij, qė Allahu ta mbrojė atė, dhe pėr vetveten; dhe qė Allahu ta bėjė atė, qė ta do atė. Sa i pėrket asaj qė s’ėshtė nė pėrputhje me kėtė, atėherė ajo ėshtė e dėnuar.( 21 ) Pra, kjo vė nė pah faktin se muslimani ėshtė ai i cili bėn:

- pasimin dhe zbatimin e udhėzimit hyjnor -

Prej Um ud-Derdas (radiallahu ‘anha) e cila tha: I thashė Ebu Derdas (radiallahu ‘anhu): "A nuk do tė kėrkosh gjėra qė tė argėtosh mysafirėt ashtu siē kėrkojnė tė tjerėt gjėra pėr argėtimin e mysafirėve tė tyre?" Ai u pėrgjigj: "E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) duke thėnė:
"Pėrballė jush ėshtė njė mal i thikėt, i cili nuk do tė kapėrcehet nga ata tė cilėt janė tė mbingarkuar.” Kėshtu qė unė dėshiroj ta lehtėsoj ngarkesėn time pėr atė hipje!"( 22 )
Pra, muslimani ndjek dhe zbaton udhėzimin hyjnor nė tė gjitha ēėshtjet e tija. Kjo botė pėr tė ėshtė thjesht njė kalim pėr nė Jetėn Tjetėr dhe nuk ėshtė i dhėnė pas saj, pėrveē asaj e cila ėshtė esenciale mė qėllim qė t’i pėrmbush nevojat e tija dhe ta ruaj veten.
Por, sa i pėrket asaj qė kjo botė tė jetė preokupimi mė i madh, dhe tė jetė objektivi qė synon ta arrijė, duke menduar se ajo ēka ėshtė duke bėrė ėshtė mirė, atėherė kjo nuk ėshtė prej karakterit apo karakteristikave tė muslimanit. Pra, sa i ēuditshėm ėshtė rasti i njerėzve tė cilėt e harxhojnė ajkėn e jetės sė tyre dhe e shpenzojnė rininė e tyre tė zhytur nė angazhime tė kėsaj bote duke menduar se janė duke bėrė mirė. Vėrtet, kjo ėshtė diēka prej Shejtanit, ēka ai e ka bėrė tėrheqėse. Pra, si janė nė gjendje njerėzit ta bėjnė kėtė kur rasti ėshtė se:

- muslimani nuk ka kohė tė lirė -

Prej Ibn ‘Abasit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Janė dy bekime tė cilat shumė njerėz i humbin: shėndeti dhe koha e lirė."( 23 )
E, si mundet ai qė s’ka kohė tė lirė tė preokupohet me kėtė botė? Si mundet ai, koha e tė cilit ėshtė e mbushur, tė pėrjetojė kohė tė lirė?
Vini re, Allahu ju mėshiroftė, se ēfarė ka thėnė njėri prej dijetarėve nė lidhje me njėrin nga Imamėt. "Isha fqiu i tij nė shkollėn e Kairos, dhe shtėpia ime ishte sipėr shtėpisė sė tij. Pėr dymbėdhjetė vite, nuk jam zgjuar nė asnjė natė, nė cilėndo orė tė natės, e tė mos e kem vėrejtur dritėn e qiririt nė shtėpinė e tij derisa ai ishte i angazhuar nė mėsim. Madje, edhe derisa ishte duke ngrėnė, librat e tija ishin me tė dhe ai ishte i preokupuar me to."( 24 ) Prej atyre gjėrave mbi tė cilat ndėrtohet personaliteti i Muslimanit ėshtė:

- devotshmėria e muslimanit dhe vetėpėrmbajtja -

Prej en-Nu’man ibn Beshirit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se e kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) duke thėnė:
"Ajo ēka ėshtė e lejuar ėshtė e qartė, dhe ajo ēka ėshtė e ndaluar ėshtė e qartė. Nė mes tė kėtyre janė ēėshtjet e dyshimta pėr tė cilat shumica e njerėzve nuk kanė njohuri. Kushdo qė u shmanget ēėshtjeve tė dyshimta, e ruan fenė dhe nderin e tij, ndėrsa kushdo qė bie nė ēėshtje tė dyshimta, bie nė atė qė ėshtė e ndaluar. Ashtu sikurse njė bari i cili i kullotė delet e tija afėr kullosės private (tė tjetėrkujt), ai pa vonuar do tė humbė nė tė. Vėrtet, pėr ēdo mbret ka njė rezervat privat. Rezervati i Allahut janė ato gjėra tė cilat Ai i ka ndaluar. Nė trup ėshtė njė copė mishi, e cila nėse ėshtė e mirė, atėherė i tėrė trupi ėshtė i mirė, por nėse ėshtė e prishur, atėherė i tėrė trupi ėshtė i prishur. Vėrtet, kjo copė ėshtė Zemra."( 25 )
Pra, muslimani nė lidhje me ēfarėdo situate qė mund tė pėrballet nė jetėn e tij do tė duhet tė ballafaqohet me secilėn prej tyre me njėrėn nga tri pozitat vijuese:
1. T’i shmanget plotėsisht asaj: Kjo ka tė bėjė me atė ēka ėshtė e dyshimtė
2. Ta pranojė atė pa detyrim: Kjo ka tė bėjė me atė qė ėshtė qartė e lejuar
3. Tė pėrmbahet nga ajo: Kjo ka tė bėjė me gjėrat tė cilat s’janė plotėsisht tė lejuara dhe qartė tė ndaluara.
Nėse pozita e mbramė tregon diēka, ajo ėshtė njė indikacion i devotshmėrisė sė muslimanit dhe frikės nga rėnia nė atė qė ėshtė e ndaluar dhe nga hyrja nė diēka tė keqe.
Prandaj, muslimani pėrmbahet nga ajo dhe distancohet nga ajo me qėllim qė tė kėnaq Allahun, dhe tė sigurojė se urdhėrat e Tija respektohen. Nuk duhet tė thuhet ashtu siē thonė disa njerėz: “Kjo s’ėshtė e ndaluar, pra bėje atė. Jo, meqė nuk ėshtė e lejuar tė bėhet ēdo gjė tjetėr pėrveē asaj qė ėshtė ndaluar. Pra, ato gjėra tė cilat janė ēėshtje tė dyshimta janė mė afėr asaj qė ėshtė e ndaluar, siē na paraqitet nė vetė hadithin: "Kushdo qė bie nė ēėshtje tė dyshimta, bie nė atė qė ėshtė e ndaluar." Pra, kjo frikė dhe devotshmėri konfirmojnė se:

- muslimani ėshtė i ndershėm dhe i sinqertė nė tė gjitha ēėshtjet e tija -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Tri gjėra e dallojnė hipokritin: kur ai flet, e thotė tė pavėrtetėn; kur premton, e then atė, dhe kur i besohet, ai dėshmohet tė jetė mashtrues."( 26 )
Kėshtu qė ai ėshtė i sinqertė kur flet, besnik ndaj premtimit tė tij, i besueshėm nė pėrmbushjen e asaj ēka i ėshtė lėnė nė dorėzim. Ai nuk mashtron apo gėnjen, dhe nuk ėshtė hipokrit. Pra, besnikėria dhe ndershmėria janė njėra nga cilėsitė mė tė mira, ndėrsa gėnjeshtra ėshtė koka e ēoroditjes dhe e sė keqės. Nderi i tij e mban atė larg prej sė keqės, veprave tė ndyta dhe sėmundjes sė zemrės. Prandaj, ēfarėdo vepre qė ai bėn, e bėn pėr Allahun, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, e jo pėr atė qė tė arrijė ndonjė pozitė nė kėtė botė, famė apo reputacion. Kėshtu qė motoja e tij ėshtė:

- dituri pėr dituri -

Prej Xhabirit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Mos e mėsoni diturinė me qėllim qė tė garoni me dijetarė, as tė polemizoni me injorantin, e as tė mbizotėroni nė vendtubime. Meqė kushdo qė e bėn kėtė, atėherė: Zjarri! Zjarri!"( 27 )
Shqyrtojeni, Allahu ju mėshiroftė, kėshillėn dhe leksionin qė pėrmban ajo ēka Ibn Hatim er-Razi tregon, ai tha: "Hyra nė Damask tek studentėt e hadithit dhe kalova pranė qarkut (vendtubimit) tė Kasim el-Xhu’it. E gjeta njė grup tė ulur rreth tij e ai fliste. Paraqitja e tyre mė mahniti, dhe e dėgjova atė duke thėnė: "Grabitni dobinė e pesė gjėrave nga bashkėkohanikėt tuaj: kur jeni tė pranishėm, jeni tė panjohur; kur mungoni nuk vėrehet mungesa juaj; kur paraqiteni, kėshilla juaj nuk kėrkohet; kur thoni diēka, thėnia juaj nuk pranohet; dhe kur posedoni dituri, nuk u jepet gjė pėr tė. Po ashtu ju kėshilloj nė pesė gjėra: kur trajtoheni me padrejtėsi, mos u sillni me padrejtėsi; kur ju lavdėrojnė, mos u gėzoni; kur kritikoheni, mos u shqetėsoni; kur nuk ju besojnė mos u hidhėroni; dhe nėse ju mashtrojnė, mos i mashtroni ju ata." Ibn Ebi Hatim tha: "Kėshtu qė e mora kėtė si dobi nga Damasku."
Shiqoni, Allahu ju mėshiroftė, sesi dėshira e sinqertė pėr dituri dhe dobi e ēoi atė qė ta dėgjojė atė i cili sigurisht posedonte mė pak dituri se vetė ai, me qėllim qė tė ketė dobi prej tė kuptuarit e tij dhe tė mėsojė pak dituri. Njė ēėshtje tjetėr qė duhet tė pėrmendet kėtu ėshtė ajo se:

- besimtari ėshtė pasqyrė pėr vėllanė e tij -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ’alejhi ue selam) ka thėnė:
"Besimtari ėshtė pasqyrė pėr besimtarin, dhe besimtari ėshtė vėlla pėr besimtarin. Ai e ruan pronėn e tij pėr tė dhe e mbron atė nga prapa.( 28 )
Pėrshkrimi i tij si njė ‘pasqyrė’ ėshtė mjaft preciz dhe kuptimthellė, qė tregon kulminacionin e vėllazėrisė dhe solidaritetit. Pra, vėllai yt, O rob i Allahut, ėshtė njė shėmbėllim i vetės tėnde. Nėse ai sillet keq, kjo ėshtė sikurse ti tė jesh ai qė ėshtė sillur keq, dhe nėse ai bėn njė gabim, ėshtė sikurse ta bėsh ti atė gabim. Pra, ai ėshtė pasqyrė pėr ty, pastaj njė shėmbėllim i vetes tėnde! Kėshtu qė mos u sillni me tė ndryshe, pėrveē me butėsi dhe kujdes. Nėse nuk silleni me vėllanė tuaj nė kėtė mėnyrė, atėherė kjo do tė jetė diēka qė e dobėson:

- luftėn e muslimanit dhe djallit tė tij -

Prej Ijad ibn Himar al Muxhashi’it (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Vėrtet Zoti im mė ka urdhėruar qė t’ju mėsojė atė pėr tė cilėn nuk keni njohuri. Prej asaj ēka Ai mė mėsoi sot, (duke mė udhėzuar): "Pasuria tė cilėn ia dhuroj njė robi ėshtė krejtėsisht e lejuar per tė, dhe Unė i kam krijuar tė gjithė robėrit e Mi tė pajisur me prirje natyrore ndaj rrugės sė vėrtetė, por djajt u erdhėn atyre dhe i shmangėn prej fesė (tė vėrtetė) dhe ua ndaluan atė tė cilėn Unė ua kam bėrė tė lejuar, dhe i urdhėruan qė tė shoqėrojnė nė adhurimin ndaj Meje atė, pėr tė cilėn nuk kam zbritur kurrfarė autoriteti. "Allahu shikoi nė njerėzit e tokės dhe i urrejti ata, Arabėt dhe jo-Arabėt, pėrveē njė pjese tė mbetur prej Njerėzve tė Librit, dhe Ai tha: "Unė tė dėrgova vetėm qė tė sprovoj ty dhe t’i sprovoj tė tjerėt pėrmes teje, dhe ua kam zbritur Librin i cili s’mund tė rrėmbehet nga uji, tė cilin ju do ta ruani (mbani nė mend) dhe ta kėndoni derisa jeni tė fjetur dhe derisa jeni tė zgjuar." Allahu mė urdhėroi qė t’i shkatėrrojė Kurejshitėt andaj unė i thashė: "O Zoti im, ata do tė ma thyejnė kokėn ashtu siē thehet buka." Ai tha: "Dėboni ju ata ashtu siē ata u dėbuan juve dhe luftoji ata dhe Ne do tė tė ndihmojmė, dhe shpenzo se Ne do tė tė furnizojmė. Dėrgo njė ushtri dhe Ne do tė dėrgojme pesė tė tjera sikur ajo. Luftoji ata qė nuk tė binden. Njerėzit e Parajsės janė tre: Sunduesi i cili ėshtė i drejtė, i cili shpenzon nė bamirėsi dhe ėshtė i udhėzuar tė bėjė mirė; njeriu i cili ėshtė i mėshirshėm dhe zemėr-butė ndaj ēdo muslimani dhe tė afėrmi; dhe i dėliri i cili nuk lyp pėrkundėr asaj qė ka familje tė cilėn duhet ta mbajė. Njerėzit e zjarrit janė katėr: I dobėti i cili nuk ka vullnet qė t’i shmanget tė keqes, ata nga mesi juaj tė cilėt thjesht janė pasues (tė tjerėve), ata nuk kujdesen pėr familje apo pasuri; dhe i pandershmi, lakmia e tė cilit s’mund tė fshihet as nė rastet e gjėrave tė vogla; dhe njeriu i cili do tė tė tradhtojė mėngjes e mbrėmje nė lidhje me familjen dhe pasurinė tėnde (Ai po ashtu pėrmendi koprracinė apo tė gėnjyerit) si dhe personi me sjellje tė keqe dhe tė folur tė ndytė."(29)
Pra, ky ėshtė njė konflikt mjaft i lashtė, duke filluar prej kohės kur Allahu, i Cili ėshtė i pastėr nga tė gjitha tė metat, e krijoi Ademin, ‘alejhis-selam, dhe ēka ndodhi nė mes tij e Shejtanit ėshtė mirė e njohur. Ky konflikt do tė intensifikohet apo dobėsohet varėsisht nga afėrsia apo largimi nga Zoti i tij. Shqyrtojeni po ashtu kėtė thėnie tė tij (sallallahu ‘alejhi ue selam): "Shejtani ka humbur ēdo shpresė se ata qė falin namaz do ta adhurojnė atė, por ai mundohet qė tė provokojė armiqėsi mes tyre."( 30 )
Pra, le tė jetė kjo njė paralajmėrim pėr ne, ndėrsa e kundėrta e kėsaj le tė jetė sihariq. Ne s’duhet ta lėmė asnjė rrugė pėr Shejtanin qė tė hyjė nė zemrat tona pėrmes veprave tona, duke mos i dhėnė atij as qasje tė plotė as tė pjesėshme. Vėrtet, mashtrimet dhe kurthat e tija janė tė shumta.(29) Kėshtu qė ruaju nga kjo, O rob i Allahut, dhe mos e lė Shejtanin qė tė tė kurthojė me grackat dhe truqet e tija, dhe fortesa e juaj e pathyeshme kundėr tij ėshtė:

- pėrkujtimi i Allahut -

Prej Nu’man ibn Beshir (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Lutja (ed-Du’a) ėshtė adhurim, Zoti juaj, i Madhėrishmi, ka thėnė: “Mė thirrni Mua – Unė do t’ju pėrgjigjem lutjeve tuaja.”( 32 , 33 )
Lutja ėshtė koka e tė pėrkujtuarit tė Allahut. Vėrtet, ai (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė: "...dhe ju urdhėroj qė ta pėrmendni Allahun shumė. Kjo i pėrgjigjet shembullit tė njeriut i cili duke qenė i ndjekur nga armiku, tė cilėt nguten pėr ta zėnė atė, arrin nė njė fortesė tė mbrojtur dhe kėshtu e mbron veten aty. I kėtill ėshtė robi, se ai nuk e mbron veten prej Shejtanit pėrveē pėrmes pėrkujtimit tė Allahut tė Madhėrishėm."( 34 )
Pra, Muslimani duke e pėrkujtuar Allahun, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, arrin nė njė pozitė tė sigurisė dhe mbrojtjes, tė cilėn Shejtani s’mund ta mbizotėrojė. Kėshtu qė kjo e parandalon atė prej shumė mėkateve dhe vetive tė shumta negative qė i pėrkasin gjuhės, gjymtyrėve dhe zemrės. Prandaj:

- muslimani nuk pėrgojon -

Prej Ibn ‘Umerit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Kushdo qė ndėrmjetėson dhe e parandalon njė prej dėnimeve tė urdhėruara nga Allahu i Madhėrishėm, ai e ka kundėrshtuar Allahun nė lidhje me urdhėrat e Tij. Kushdo qė vdes duke i pasur borxh dikujt, nuk do t’i kompensohet me dinarė dhe dirhem, por me vepra tė mira dhe tė kėqija. Kushdo qė polemizon pėr diēka qė e di se ėshtė e pavėrtetė, ai mbetet nė hidhėrimin e Allahut pėrderisa tė ndalet. Kushdo qė e akuzon njė besimtar pėr diēka qė s’ėshtė e vėrtetė, Allahu do ta bėjė atė banor tė qelbit qė rrjedh nga banorėt e Zjarrit, dhe ai nuk do tė del prej aty derisa tė tėrhiqet nga ajo ēka ka thėnė."( 35 )
Pra, sėmundja vdekjeprurėse e pėrgojimit i shkatėrron veprat e njeriut, e shkatėrron vėllazėrinė dhe shkatėrron shpėrblimin e individit. Muslimani i vėrtetė nuk pėrgojon e as nuk lejon qė pėrgojimi tė ndodhė nė praninė e tij. Pra, le t’i frikohen Allahut ata njerėz, trupat e tė cilėve nuk zhvillohen dhe shpirti i tė cilėve nuk ushqehet me tjetėr pėrveē me shpėrndarjen e thashethemeve dhe shpikjen e gėnjeshtrave kundėr robėrve tė Allahut, duke pohuar se kjo ėshtė nė dobi tė da’ves (thirrjes)!
Sa ēudi! Ēfarė dobie do tė ketė pėr da’vetin pėrmes ofendimeve, pėrgojimeve dhe pėrmendjes sė vetive tė kėqija tė tė tjerėve? A mendoni, O ju qė pėrgojoni njerėz, se jeni larg tė metave? O ju tė cilėt i shihni vetėm mangėsitė e tė tjerėve, a mendoni se jeni tė pagabueshėm? Ju jeni pėrplot mangėsi dhe njerėzit kanė gjuhė! Po ashtu prej atyre gjėrave qė duhet tė dihen ėshtė se:

- muslimani nuk ėshtė kurreshtar pėr gjėrat qė nuk janė nė interes tė tij -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Prej pėrsosurisė sė Islamit tė individit, ėshtė ajo se ai e lė atė ēka nuk ėshtė nė interes tė tij."( 36 )
Pra, ai ndalet nė kufijtė e tij dhe nuk i tejkalon ata. Ai e di se tė qenit kurreshtar pėr atė qė nuk iėshtė nė interes tė tij dhe tė pyeturit pėr atė, nuk i takon atij. Mė saktė, kjo ėshtė e ndaluar pėr tė dhe diēka qė duhet t’i shmanget. Kėshtu qė ai u pėrshtatet urdhėrave tė Allahut dhe largohet nga ajo qė Ai ka ndaluar, meqė:

- tė gjitha veprat e tija janė pėr Allahun -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Kushdo qė do pėr Allahun dhe urren pėr Allahun, jep pėr Allahun dhe mban (nuk jep) pėr Allahun, atėherė ai e ka plotėsuar imanin."( 37,38 ) Ky hadith qartė paraqet mėnyrėn me tė cilėn besimtari i udhėheq tė gjitha ēėshtjet e tija dhe sillet nė tė gjitha ballafaqimet e tija; tė gjitha veprat i ka pėr Allahun dhe nuk i bėn pėr ndokėnd tjetėr pėrveē Tij, i Cili ėshtė i pastėr nga tė gjitha tė metat. Nė tė gjitha ēėshtjet e tija ai largohet nga pėrfitimet personale dhe kėnaqėsitė. Kur do dhe urren, jep dhe mban, ai e kėrkon vetėm kėnaqėsinė e Allahut dhe Parajsėn e Tij. Ai nuk kėrkon tė fitojė pozitė nė kėtė botė, pasuri apo reputacion! E, nėse bie nė kėso gjėra, ai pendohet dhe i kthehet Zotit, pra:

- muslimani pendohet dhe i kthehet Allahut -

Prej Ebu Se’id el-Hudriut (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Shembulli i besimtarit nė lidhje me imanin ėshtė sikurse shembulli i kalit nė raport me hurin lidhės - sillet pėrreth, pastaj kthehet tek huri lidhės i tij. Edhe besimtari ėshtė neglizhent, pastaj i kthehet imanit tė tij. Pra, ushqeni tė devotshmit me ushqimin tuaj dhe trajtoni mirė besimtarėt."(39)
Ai nuk ngulmon nė mėkat dhe nuk e trajton atė me mendjelehtėsi. Ashtu sikurse edhe fėmijėt e tjerė tė Ademit alejhi selam, ai bėn mjaft mėkate. Mirėpo, ai vazhdimisht i kthehet Zoti tė tij me pendim.
Ajo qė parapriu na tregon qartė:

- karakteristikat esenciale tė personalitetit tė tij -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu alejhi ue selam) ka thėnė:
"Nuk gjinden dy karakteristika sė bashku nė njė hipokrit: sjellja e mirė dhe tė kuptuarit e fesė."( 40 )
Pra, sjellja e tij ėshtė sjellje e njerėzve tė drejtė dhe sjellje e robėve tė Zotit tė Botrave. Ai matet me tė devotshmit dhe ndjek hapat e tė sinqertėve. Zemra dhe sjellja e tij dakordohen. Ai nuk ėshtė sikur tė dobėtit, tė cilėt e mundojnė veten e tyre qė tė bėjnė njė paraqitje sa mė tė mirė derisa zemrat e tyre janė tė zbrazėta! Dituria e tij dhe tė kuptuarit e fesė ėshtė e thellė dhe buron nga njė zemėr e mirė sensitive dhe kujtesė precize. Mirėpo, sjellja e mirė, dituria dhe tė kuptuarit e fesė nuk e parandalojnė atė prej:

- tė tallurit e ndershėm -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha: Ne thamė: "O i Dėrguar i Allahut! Po tallesh me ne?" Ai (sallallahu ‘alejhi ue selam) tha:
"Po, por unė nuk flas tjetėr pėrveē asaj ēka ėshtė e vėrtetė."( 41 )
Kėshtu qė e pavėrteta nuk bėn pjesė nė kėtė, dhe gėnjeshtrat nuk mund t’i afrohen kėsaj. Pra, tė tallurit e tij ėshtė me fjalė qė janė tė vėrteta. Por kjo nuk do tė thotė se ai do ta shpenzojė tėrė kohėn e tij nė shkujdesje dhe tallje. Mė saktė, nė kėtė dhe nė tė gjitha ēėshtjet tjera, ai ndjek hapat e Sahabėve, Allahu qoftė i kėnaqur me tė gjithė prej tyre, dhe mėnyra e tyre lidhur me kėtė ēėshtje ishte:

- kohė pėr kėtė dhe kohė pėr atė -

Prej Handhale el-Usejjidit i cili tha:Ebu Bekri mė takoi dhe mė pyeti: "Si je, O Handhale?" Unė iu pėrgjigja: "Handhale ka bėrė hipokrizi!" Ai tha: "I pastėr ėshtė Allahu nga ēdo e metė! Ēfarė je duke thėnė?" Unė i thashė: "Kur jemi me tė Dėrguarin e Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ai na e pėrkujton Zjarrin dhe Parajsėn sikur ta kishim parė mė sytė tanė. Pastaj ne ndahemi prej tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) dhe preokupohemi me gratė tona, fėmijėt dhe tregtinė, dhe shumė nga ajo harrojmė." Ebu Bekri tha: "Pasha Allahun, edhe mua ne ndodh e njėjta gjė." Kėshtu qė shkuam me Ebu Bekrin te i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam). Unė thashė: "Handhale ka bėrė hipokrizi, O i Dėrguar i Allahut." I Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) tha: "Si ashtu?" Unė i thashė: "Kur jemi me ty, ti na e pėrkujton Zjarrin dhe Parajsėn sikur ta kishim parė me sytė tanė. Pastaj kur ndahemi prej teje preokupohemi me gratė tona, fėmijėt dhe tregtinė e pastaj shumicėn e kėsaj e harrojmė." I Dėrguari i Allahut tha: "Pasha Atė, nė dorėn e tė cilit ėshtė shpirti im, sikur tė mbeteshit vazhdimisht ashtu sikur kur jeni me mua nė pėrkujtimin e Allahut, atėherė engjėjt do t’ju kishin mbajtur pėr dore nė shtratet tuaja dhe nė rrugė. Por, O Handhale, (ėshtė) njė kohė pėr kėtė dhe njė kohė pėr atė, njė kohė pėr kėtė dhe njė kohė pėr atė, njė kohė pėr kėtė dhe njė kohė pėr atė.”"( 42 )
Pra, tė dyja kėto kohė janė tė rregulluara me rregullat e Allahut, ashtu siē parapriu. Koha e tij pėr ēėshtje serioze ėshtė e rregulluar sipas Librit dhe Sunnetit, dhe tė tallurit e tij ėshtė tė pastėr nga ēfarėdoqoftė e ndaluar dhe ėshtė e shoqėruar me atė nė ēka Allahu ka urdhėruar.
Pra, ai nuk lejon qė pėrmes neglizhencės, tė tallurit e tij tė bėhet njė rrugė nė tė cilėn bie nė mėkat. Si do ta bėnte kėtė kur:

- ai nuk i konsideron mėkatet me mendjelehtėsi -

Prej Sehl ibn Sa’dit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahur (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Ruajuni nga mėkatet qė trajtohen si tė vogla (tė parėndėsishme), mu ashtu sikurse njė popull i cili fushohet (ngre kampin) nė mes tė njė lugine, ashtu qė dikush e sjell njė shkop pėr ndezje zjarri dhe tjetri e sjell njė shkop tjetėr, derisa tė jenė nė gjendje ta pjekun bukėn e tyre. Ngjashėm me kėtė, mėkatet tė cilat trajtohen si tė vogla, dhe pėr tė cilat individi mirret nė pėrgjegjėsi, do ta shkatėrrojnė atė."( 43 )
Pra, ėshtė mu ashtu siē ka thėnė Sahabiu (shoqėruesi) bujar ‘Abdullah ibn Mes’ud: "Besimtari i sheh mėkatet e veta sikur tė ishte ulur nėn njė mal nga i cili frikėsohet se mund tė bie mbi tė nė ēdo moment, derisa i keqi i sheh mėkatet e veta sikurse njeriu i cili e ka njė mizė nė hundė, kėshtu qė ia bėn kėshtu (njėri prej kumtuesve tha: Ai e fshin atė nga hunda)."(44 )
Muslimani duhet ta kuptojė madhėshtinė e Zoti tė tij, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, dhe Fuqinė e Mundėsinė e hatashme tė Tij, dhe nuk duhet tė mendojė nė atė se a ėshtė mėkati i madh apo i vogėl! Por ai duhet tė mendojė pėr Atė, tė Cilin ėshtė duke e kundėrshtuar. Kėto mėkate tė cilat injorohen nga ata me zemra tė dobėta, shkaktojnė shkatėrrimin e tyre duke e zhvendosur imanin dhe frikėn ndaj Allahut prej zemrave tė tyre. Kur njė individ i shpėrfillė mėkatet dhe aktet e mosbindjes, ai i cili i bėn padrejtėsi shpirtit tė vet, dhe kjo kurrė nuk duhet tė ndodhė, meqė:

- muslimani nuk ėshtė mizor -

Prej Xhabir ibn ‘Abdullahut (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Kini kujdes tė mos bėni padrejtėsi, se nė Ditėn e Ringjalljes padrejtėsia ėshtė errėsirė. Dhe ruajuni koprracisė, se koprracia i shkatėrroi ata qė erdhėn para jush. Ajo i shpjeu ata deri nė derdhjen e gjakut dhe tė bėrit tė lejuar atė ēka ishte e ndaluar pėr ta."( 45 )
Padrejtėsia ėshtė dy llojesh: (i) Individi i cili i bėn padrejtėsi shpirtit tė vet dhe (ii) i bėn padrejtėsi tė tjerėve. Tė dyja kėto kanė qenė ndaluar nga Allahu, i Cili ėshtė i pastėr nga tė metat. Pra, individi i cili i bėn padrejtėsi shpirtit tė vet e ndjen veten tė lirė ndaj mėkateve dhe i bėn ato, dhe kjo bėhet shkak qė ai t’i lė aktet e nėnshtrimit ndaj Allahut.
Muslimani i vėrtetė ėshtė larg nga tė gjitha kėto dhe pėrveē kėsaj:

- ai nuk ėshtė bartės i thėnieve keqdashėse -

Prej Enes ibn Malikut (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"A e dini se ē’ėshtė pėrflasje (shpifje) (el-‘Adh)? Ata thanė: "Allahu dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri." Ai tha: "Bartja e fjalėve tė disa njerėzve te disa tė tjerė me qėllim tė bėrjes sė ērregullimeve nė mes tyre."(46)
Bartja e thėnieve ėshtė njė sėmundje e ndytė; kur ajo hyn nė zemėr e prish atė, dhe kur zemra prishet, prishet edhe pjesa tjetėr e trupit dhe veprat e njeriut shkatėrrohen.
Sėmundja e bartjes sė fjalėve gjen vend vetėm nė zemrat qė janė tė mbushura me dashuri ndaj kėsaj bote, nė zemrat e atyre tė cilėt e shfrytėzojnė fenė pėr pėrfundime tė ulėta dhe tė neveritura; Kėrkojmė ndihmėn e Allahut nga kjo! Sidoqoftė, sa i pėrket muslimanit tė sinqertė, i cili pėrpiqet ta ndjek dhe ta zbatojė udhėzimin e dėrguar prej Zotit tė tij, atėherė:

- ai nuk ėshtė i pėrkushtuar ndaj kėsaj bote -

Prej Sehl ibn A’dit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Mė erdhi Xhibrili e mė tha: "O Muhamed! Jeto si tė duash se me siguri do tė vdesėsh; duaje kė tė duash se me siguri do ta lėsh atė; vepro si tė duash meqė me siguri do tė shpėrblehesh me shpėrblimin qė tė takon pėr tė. Dije se shkėlqėsia e besimtarit ėshtė qėndrimi i tij nė namaz gjatė natės, dhe nderi i tij ėshtė nė tė pasurit e mjaftueshėm pa qenė i varur prej njerėzve."( 47 )
Individi i cili jeton duke qenė i preokupuar me kėtė botė, ėshtė i varfėr nė lidhje me fenė dhe intelektin e tij. Ai nuk e kupton se kjo botė, pėr atė qė nuk ka fe ėshtė rrugė drejt degradimit, rrugė drejt ēoroditjes dhe ēelės pėr veprat e kėqija e tė ndyta. Derisa muslimani i cili ėshtė i sinqertė ndaj Zotit tė tij dhe shpirtit tė vet, ai me vėllezėrit e tij duhet tė jetė njė shembull i shkėlqyeshėm pėr ata tė cilėt janė tė etshėm pėr kėtė botė dhe disa dirhem e dinarė.
Ai duhet tė jetė njė mėsim pėr ta se nuk ka tė mirė nė atė, dhe se e mira qėndron vetėm nė marrjen e kėsaj bote si njė mjet pėr shtimin e gradave nė lidhje me fenė dhe nė kėrkimin pėr pastrimin e Zemrės sė njeriut. Sidoqoftė, kėto tė dyja nuk do tė arrihen pėrveē pėrmes:

- distancimi nga kjo botė -

Prej Ebu Umame Ijas ibn Tha’lebes i cili tha:
"Sahabėt (shoqėruesit) e tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) e pėrmendėn njė ditė kėtė botė nė praninė e tij, kėshtu qė i Dėrguari i Allahut tha: "A s’do tė dėgjoni, a s’do tė dėgjoni! Veshja e teshave tė vjetra ėshtė pjesė e imanit, veshja e teshave tė vjetra ėshtė pjesė e imanit!"( 48 )
Zuhdi (abstenimi) ėshtė qė tė kesh pak konsideratė pėr kėtė botė, tė shfaqet varfėria dhe nevoja e njeriut para Allahut, tė trajtohen robėrit e Allahut mė butėsi dhe kujdes, shmangia nga shpenzimet e tepruara nė tesha, ushqim dhe pije, dhe t’i iket famės.
Zuhd nuk ėshtė refuzimi i favorizimeve tė Allahut - dhurimeve ndaj disa robėrve tė Tij, por mė saktė, ėshtė siē ka thėnė shejhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah: "Largohu nga ajo qė nuk sjell dobi, ose nga qė ajo nuk pėrmban fare dobi, ose diēka tjetėr pėrveē saj ėshtė mė e dobishme, kėshtu qė duke bėrė tė parėn, ai do tė humbasė dobi mė tė madhe, ose do tė prodhojė diēka, dėmi i tė cilit do ta mbipeshojė dobinė e tij. Por, sa u pėrket gjėrave tė cilat janė nė pjesėn mė tė madhe apo tė tėra tė dobishme, atėherė shmangia prej tyre ėshtė marrėzi."( 49 ) Andaj, s’duhet tė ketė abstenime nė lidhje me:

- veprat e mira -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Lėmosha (sadaka) i takon ēdo nyjes sė njeriut pėr ēdo ditė nė tė cilėn lind dielli. Kontributi nė ndarjen e drejtėsisė nė mes dy vetave ėshtė lėmoshė; fjala e mirė ėshtė lėmoshė; dhe ēdo hap qė e bėni pėr t’u falur ėshtė lėmoshė."( 50 )
Pra, nėse robi ka mundėsi qė t’i kalojė tė gjitha ditėt dhe netėt e tija nė nėnshtrim ndaj Allahut, dhe nė bėrjen e veprave qė janė tė dėshiruara pėr Tė, atėherė le tė veprojė kėsisoj!
Edhepse abstenimit duhet t’i jepet vėmendje e posaēme nga ata qė kanė shumė, pėr shkak tė mundėsisė sė tyre qė tė shpenzojnė dhe pasurisė sė tyre, ēka s’ėshtė rasti me tė varfėrit, kjo s’do ta parandalojė muslimanin, tė pasur a tė varfėr, qė tė ketė njė shpirt tė pasur dhe tė kėnaqur, meqė:

- Muslimani ėshtė i kėnaqur -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Pasuria s’do tė thotė tė kesh shumė gjėra personale, por pasuri ėshtė pasuria e shpirtit (tė qenit i kėnaqur)."( 51 )
Pra, pasuria mė e madhe qė mund ta arrihet, O rob i Allahut, ėshtė kėnaqėsia e shpirtit dhe tė pasurit e njė zemre tė kėnaqur, e kjo nuk do tė arrihet pėrveē pėrmes tė qenit i pėrvuajtur para Allahut, i Cili ėshtė i pastėr nga ēdo e metė, dhe tė bėrit lutje Atij dhe nė tė mbėshteturit Atij. Pra, ai, shpirti i tė cilit ėshtė i kėnaqur dhe i pasur do ta shtojė:

- devotshmėrinė nė fenė Islame -

Prej Ka’b ibn Malik el-Ensarit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Dy ujqi tė uritur qė lėshohen nė mesin e deleve, s’do t’u bėjnė mė shumė dėm atyre sesa qė i bėn dėm fesė sė vet dėshira e individit, i cili dėshiron pasuri dhe pozitė."( 52,53 )
Pra ikni, Allahu ju mėshiroftė, nga kjo dėshirė e ēmendur pas kėsaj bote dhe stolive tė saja, dhe se nuk ka shpėtim nga ajo ēka ėshtė paracaktuar pėr njė individ.
Pra, ai qė e dėshiron shpėtimin, atėherė le tė jetė rasti qė dėshira e tij pėr fe tė jetė baza e tij dhe parimet udhėzuese, dhe nėse kjo ėshtė kėshtu, atėherė Allahu do ta mbrojė atė dhe fenė e tij. Prej gjėrave pėrfshirėse qė duhet tė dihen ėshtė se

- si ballafaqohet muslimani me njerėz -

Prej A’ishes (radiallahu ‘anha) e cila tha se njė njeri kėrkoi leje tė hyjė te Pejgamberi (sallallahu ‘alejhi ue selam), e ai tha:
"Lere le tė hyjė, sa bir i keq i popullit tė tij (apo: sa njeri i keq i popullit tė tij)." Dhe pasi hyri, ai u soll mirė me tė. A’isha tha: "O i Dėrguar i Allahut, ti the pėr tė atė qė the, pastaj i fole fjalė tė mira atij?" Ai tha: "Oj A’ishe, njerėzit mė tė kėqinj nė vendin para Allahut nė Ditėn e Ringjalljes janė ata, prej tė cilėve njerėzit ikun, apo i lėnė, mė qėllim qė ta shpėtojnė veten prej tė folurit e tyre tė keq."(54) Po ashtu nuk ėshtė pėr t’u fshehur se njė prej mėnyrave mė tė mira pėr forcimin e lidhjeve dhe pėrmirėsimin e marrėdhėnieve ėshtė:

- vizitimi i vėllait -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallhu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Njė njeri doli qė ta vizitojė vėllain e tij nė njė fshat tjetėr, kėshtu qė Allahu i Lartėsuar e vendojė njė engjėll pėr tė nė rrugė. Kur engjėlli i erdhi atij, i tha: "Ku je duke shkuar?" Ai tha: "Po shkoj ta vizitoj njė vėlla nė kėtė fshat." Ai tha: "A po shkon te ai pėr atė se tė ka borxh diēka?" Ai tha: "Jo, por e dua atė pėr hir tė Allahut." Ai tha: "Atėherė unė jam dėrguar nga Allahu te ti (qė tė informoj) se Allahu i Madhėrishėm tė do ty mu ashtu siē ke dashur ti pėr hir tė Tij."( 55 )
(Parajsa) nuk mund tė arrihet nėse nxitje pėr tė nuk ėshtė:


- karakteri i muslimanit -

Prej Ebu Derdas (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Nuk ka gjė qė rėndon mė shumė nė peshojė sesa karakteri i mirė."(56)
Pra, muslimani me karakterin e tij, armiqtė e tij i kthen nė shokė, kundėrshtarėt nė shoqėrues, dhe njerėzit e ashpėr nė ata qė janė tė butė. Karakteri ėshtė njė komoditet, i cili ėshtė diēka e rrallė nė mesin e njerėzve sot, pėrveē nė mesin e atyre tė cilėt sinqerisht e adhurojnė vetėm Allahun, tė cilėt janė tė ndershėm dhe tė vėrtetė nė adhurimin e Zotit tė Botrave. Pra, karakteri i mirė e rafinon shpirtin dhe mundėson qė:


- muslimani e di vlerėn e vet -

Prej Ebu Hurejres (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ka thėnė:
"Do t’ju vijnė njerėzve vite tė mashtrimit nė tė cilat gėnjeshtarit do t’i besohet, i sinqerti do tė pėrgėnjeshtrohet, tradhtarit do t’i besohet ndėrsa besniku do tė konsiderohet tradhtar, dhe tė neveritshmit (er-Ruvejbide) do tė flasin. U tha: "Kush janė tė neveritshmit?" Ai tha: "Tė ultit. Njeriu i poshtėr i cili flet pėr ēėshtjet publike."( 57,58 )
Pra, ėshtė e detyrueshme pėr robin e bindur qė:


- ai shpreson pėr tė mirėn e vetvetes dhe vėllait tė tij -

Prej Xhundubit (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka treguar:
“Se njė njeri ka thėnė: "Pasha Allahun, Allahu s’do ta falė filanin." Derisa Allahu i Madhėrishėm tha: "Kush ėshtė ai qė betohet nė mua se Unė s’do ta fali filanin. Unė e kam falur filanin dhe i kam bėrė veprat tua tė pavlefshme."( 59,60,61,62 )
Frika dhe shpresa qė Muslimani ka pėr vėllanė e tij nuk e parandalon atė qė tė zbatojė atė ēka Allahu ka vendosur nė lidhje me:

- urdhėrimin nė tė mirė dhe ndalimit nga e keqja -

Prej Ebu Se’id el-Hudriut (radiallahu ‘anhu) i cili tha:
"I Dėrguari i Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) qėndroi nė mesin tonė qė tė na mbajė njė fjalim, dhe prej fjalimit tė tij qe ajo se tha: "Vėrtet, gati sa s’ka ndodhur qė unė do tė thirrem dhe tė pėrgjigjem. Pas meje do tė pasojnė sundues mbi ju, tė cilėt thonė atė tė cilėn e dinė, dhe do tė veprojnė sipas asaj ēka dinė. Bindja ndaj tyre ėshtė bindje ndaj meje, dhe do tė mbeteni tė tillė pėr njė kohė. Pastaj do tė pasojnė sundues mbi ju pas tyre, tė cilėt flasin atė pėr ēka s’kanė njohuri dhe do tė veprojnė sipas asaj pėr ēka s’kanė njohuri. Kushdo qė ėshtė i sinqertė ndaj tyre dhe i ndihmon apo i forcon ata, atėherė ata janė tė shkatėrruar dhe kanė bėrė shkatėrrim. Shoqėroni ata me trupat e juaj ndėrsa dallohuni prej tyre me veprat tuaja, dhe dėshmoni pėr bamirėsit prej tyre se ėshtė bėrės i sė mirės, dhe pėr keqbėrėsin se ėshtė bėrės i sė keqes."(63,64)
Nė urdhėrimin e tė mirės dhe ndalimin nga e keqja, muslimani ėshtė syqelė nė:

- tė qenit i kujdeshėm qė t’i shmanget armiqėsisė dhe pėrēarjes -

Prej Xhabir ibn ‘Abdullahut (radiallahu ‘anhu) i cili tha se i Dėrguari i Allahut ka thėnė:
"Vėrtet, Shejtani ka humbur shpresėn se ata qė falin namaz nė gadishullin Arabik do ta adhurojnė atė. Mirėpo, ai mundohet qė tė provokojė armiqėsi ndėrmjet tyre."( 65 )
Kėshtu qė ndoshta njė fjalė tė cilėn njeriu nuk e kupton, lejon qė t’i ikė nga gjuha e tij dhe tė bie mbi njėrin prej robėve tė Allahut, apo gabimin qė ai e bėn ndoshta do tė shkatojė flakėrimin e njė zjarri tė madh nė zemrat e vėllezėrve.
Kėtė Shejtani e dėshiron mė sė shumti dhe kjo e bėn atė tė gėzuar dhe tė lumtur. Pra, kėtė ēka treguam, sigurisht ndodh dhe ėshtė gati qė tė ndodhė, dhe kjo ēon nė pėrhapjen e sė keqės dhe rrezikut tė madh. Pra, meqė ky ėshtė rasti, atėherė cilat janė:


- mėnyrat pėr t’u ikur sprovave tė cilat i godasin njerėzit -

Prej ‘Abdullah Ibn Mes’udit (radiallahu ‘anhu) i cili tha:
"Si do tė jetė gjendja juaj kur kur t’ju mbulojė njė sprovė nė tė cilėn i riu rritet (piqet) e i vjetri bėhet i pafuqishėm. Nėse diēka nga ajo lihet, do tė thuhet: "Ėshtė lėnė Suneti." U tha: "Kur do tė ndodhė kjo, O Ebu ‘Abdurrahman?" Ai tha: "Kur dijetarėt tuaj tė vdesin, dhe injorantėt nga mesi juaj tė bėhen shumė; kur ata qė kėndojnė (Ku’ranin) nga mesi juaj tė jenė tė shumtė, por ata tė cilėt e kuptojnė fenė tė jenė tė paktė; kur udhėheqėsit e juaj janė tė paktė; kur tė mirat e kėsaj bote kėrkohen me vepra tė Botės Tjetėr; dhe kur dituria tė mėsohet pėr tjetėr pėrveē pėr fe."( 66 )
Pra, mėnyra pėr tė ikur ėshtė shembulli qė parapriu pėr ne! Vėrtet, pasimi dhe dėgjueshmėria ndaj tė Dėrguarit tė Allahut (sallallahu ‘alejhi ue selam) ėshtė ikja mė e madhe nga sprovat tė cilat na kaplojnė.
Pra, pėr Allahun, pėr Allahun, O robėr tė Allahut, mėsoni dhe veproni, dhe kini frikė Allahun dhe bindjuni Atij qė tė mėshiroheni.

Epilog

Personaliteti Islamik ėshtė njė personalitet i dėlirė dhe i dalluar. Pėlhura e tij ėshtė Libri i Allahut, ndėrsa peri i tij ėshtė Suneti dhe kėto tė dyja janė tė pandara nga ai.
Ėshtė njė personalitet i sinqertė dhe i vendosur, i edukuar dhe i rafinuar mbi metodologjinė precize e cila nuk pėrmban madje edhe mangėsitė mė tė vogla, e si mund tė ndodhė kjo meqė kjo ėshtė fe e Allahut, Zotit tė Botrave?!
Ajo ēka kam shkruar ėshtė dituri e cila ėshtė rrugė pėr nė vepėr, njė pėrkujtues i cili e ēon njeriun nė bindje dhe pasim, si dhe kėshillė pėr arritjen e dobisė.
Kėshtu qė e lus Allahun tė mė japė sukses mua dhe tė gjitha muslimanėve, dhe qė Ai tė na vendosė nė rrugėn dhe metodologjinė e Pejgamberit tė Tij (sallallahu ‘alejhi ue selam). Ai ėshtė mė i denji qė tė lutet dhe mė i madhi i Cili pėrgjigjet, dhe thirrja jonė e fundit ėshtė, i gjithė lavdėrimi i takon Allahut, Zotit tė Botrave.

Fundota:
1. Janė disa hadithe tė transmetuara nė lidhje me epėrsinė e pėrmbledhjes sė dyzet haditheve, mirėpo asnjė prej tyre s’ėshtė autentik, siē kam sqaruar nė prezantimin tim tė dyzet hadithe mbi thirrjen nė Islam dhe Thirrėsi (E botuar nga el-Hidaje, 1994)
2. Ėshtė hadithi i njėzet i Dyzet Hadithe mbi Thirrjen nė Islam dhe Thirrėsi, burimi dhe sqarimi janė tė cituara kėtu.
3. Xhemere Hutebil ‘Areb (2/475) e Ahmed Zekij Sefuet
4. el-Muvedih li Auhamil-Xhem’uet-Tafrik (1/5) e el-Hatib el-Bagdadit
5. Ibn Rexhebi e citon kėtė prej tij nė Fadl’Ilmus Selef’alel Halef (f. 59 e botimit me verifikimin tim)
6. Kaptina el-Bekare (2):208
7. Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim
8. et-Tekjid (2/6-7) tė Ibn Nuktes
9. Transmetuar nga Ahmedi (nr.5114) dhe tė tjerėt me sened (zinxhir tė transmetuesve) hasen (tė mirė). Kam folur lidhur me kėtė mė hollėsisht nė fusnotat e mia pėr el-Hikemul Xhedire bil Idha’eh (f. 1-3) tė Ibn Rexhebit
10.Transmetuar nga et-Tirmidhi (nr. 1997) dhe tė tjerėt pėrmes Suejd ibn ‘Amr el-Kelbit: Hamad ibn Selame na kumtoi prej Ejub es-Sehtijenit prej Muhamed ibn Sirinit. Ky sened ėshtė Sahi (autentik) nėse do Allahu, nuk pėrmban ndonjė qė i nevojitet shqyrtim pėrveē pėr Suejdin dhe ai ėshtė i shpallur si i besueshėm nga njė grup dijetarėsh, dhe ky ėshtė mendimi i preferuar i el-Hafidh Ibn Haxherit. Hadithi po ashtu ėshtė i shpallur autentik nga njė grup dijetarėsh siē ėshtė el-Hafidh el-Iraki nė Tehrixhul Ihja (2/186), el-Munaui nė el-Fejd (1/177), ez-Zubejdi nė el-Itihef (6/233) dhe tė tjerėt, dhe ėshtė i sqaruar mė tutje nė Ghajetul Meram (nr. 472) tė Shejh Albanit.
11.Kaptina el-Bekare (2): 143
12.Transmetuar nga Ibn Nasr el-Meruezi nė Te’zim Kedris Salat (nr. 639)
13.Kaptina el-Ankebut (29): 69
14.Transmetuar nga Ibn Maxhe (nr. 3688) dhe Ibn Hibani (nr. 549)
15.Transmetuar nga et-Taberani nė el-Mu’xhemul Kebir (nr.11,810) zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė hasen
16.Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim
17.Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim
18.Disa njerėz e citojnė kėtė si hadith por kjo nuk ka bazė si e tillė
19.Shiko Fet-hul Beri (1/167)
20.Transmetuar nga el-Buhari
21.Referoju Eseut Dhamul Hased ue Ahlihi tė Ibnul Kajimit me fusnotat dhe verifikimin tim
22.Transmetohet nga el-Hakim (4/574), el-Bejheki nė Shu’ebul Iman dhe tė tjerė dhe zinxhiri i transmetimit ėshtė sahi
23.Transmetuar nga el-Buhari
24.Bustanul ‘Arifin (f.79) tė en-Neueuiut
25.Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim
26.Transmetuar nga el-Buhari dhe Muslim
28.Transmetuar nga el-Buhari nė el-Abadul Mufred (nr.239), Ebu Daudi dhe tė tjerėt. Zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė hasen
29.Transmetuar nga Muslimi
30.Shiko hadithin (nr.39)
31.Referoju librit tim, el-Munteken dhe Mauridul Aman min Masaxhidish Shejtan dhe Allahu e bėftė tė lehtė kompletimin e tij pėrmes mėshirės sė Tij.
32.Kaptina Gafir (40):60
33.Sahi – transmetuar nga Ahmedi (4/267, 271, 276) dhe tė tjerė
34.Hadithi 40 nė Dyzet Hadithe mbi Thirrjen nė Islam dhe Thirrėsi
35.Transmetuar nga Ahmedi (nr. 5385) dhe tė tjerė
36.Transmetuar nga et-Tirmidhi (nr. 2318) dhe tė tjerė
38.Transmetuar nga Ebu Daudi dhe tė tjerėt, me zinxhirė hasen tė transmetimit
39.Transmetuar nga Ahmedi (3/38,55)
40.Transmetuar nga et-Tirmidhi (nr. 2685)
41.Transmetuar nga et-Tirmidhi nė es-Sunen (nr. 1991)
42.Transmetuar nga Muslimi
43.Transmetuar nga Ahmedi (5/331) dhe tė tjerė
44.Transmetuar nga el-Buhari
45.Transmetuar nga Muslimi
46.Transmetuar nga el-Buhari, el-Bejheki dhe tė tjerė
47.Transmetuar nga el-Hakim (4/324)
48.Transmetuar nga Ebu Daud dhe zinxhiri i tij i transmetimit ėshtė hasen
49.Mexhmu’ul Fetaua (10/615) (10/615)
50.Transmetuar nga el-Buhari
51.Transmetuar nga Muslim
52.Transmetuar nga Ahmedi dhe tė tjerė
53.Prej sqarimit (sherh) tė Ibn Rexhebit tė kėtij hadithi
54.Transmetuar nga el-Buhari (8/50/80)
55.Transmetuar nga Muslim (4/446 dhe 448)
56.Transmetuar nga Ahmedi (6/446 dhe 448)
57.Transmetuar nga Ahmedi, Ibn Maxhe dhe tė tjerė, me zinxhir tė dobėt tė transmetimit
58.Shejh Bekr Ebu Zejd nė et-Te’alem ue Atheruhu ‘alel Fikr uel Kitab (f.7)
59.Transmetuar nga Muslim
60.Sherhul ‘Akidetit Ta’hauije (f.379)
61.Kaptina el-Isra (17):36
62.Sherhul ‘Akidetit Tahauije (f.325)
63.Transmetuar nga el-Bejheki nė ez-Zuhdul Kebir (nr. 191)
64.Transmetuar nga Ahmedi dhe tė tjerėt. Shiko (nr. 22) tė 40 Hadithe mbi Thirrjen nė Islam dhe Thirrėsi
65.Muslim
66.Transmetuar nga ed-Darimi (1/64), el-Lalika’i (nr.123). el-Hakim (4/514) dhe tė tjerė, me zinxhir sahi tė transmetimit.


Lusim Allahun qe te na e mundesoj qe ne personalitetin tone ti kemi keto cilesi e ate me ter sinqeritetin e muslimanit te drejt .
Kerkoj falje nga Allahu per vete dhe per ju andaj edhe ju kerkone nje gje te till ngase Allahu eshte Fales dhe Meshirues.

selamualejkum nga vellau juaj ne Islam

at|n|
05-06-05, 20:39
selam aleikum, ja disa hadithe te tjera Sahih Buhariu, vazhdimi ti te meparshmeve

- Pejgamberi s.a.v.s. kur falej, i ndante duart nga trupi, pėr t'u dukur
(parė) bardhėsia e sqetullave.

- Pejgamberi s.a.v.s. thotė: Ai qė falet, gishtat (majat) e kėmbėve i
drejton kah Kibla.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush e fal namazin tonė, drejtohet kah
Kibla jonė dhe han nga ajo qė na prejmė (therrim), ai ėshtė musliman qė e
gėzon mbrojtjen e All-llahut dhe tė tė Dėrguarit tė Tij, prandaj mos e
then mbrojtjen e All-llahut.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mė ėshtė urdhėruar t'i luftoj
idhujtarėt derisa tė thonė Nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut dhe kur ta
deklarojnė kėtė, tė kryejnė namazin tonė, tė drejtohen kah Kibla jonė dhe
tė therrin ashtu siē therrim ne, atėherė me kėtė veprim tė tyre gjaku dhe
pasuria e tyre pėr ne janė tė shenjta, e llogaria e tyre e fundit i takon
All-llahut.

at|n|
05-06-05, 20:41
- Mejmun b. Sijau e ka pyetur Enes b. Malikun dhe ka thėnė: Ebu Hamza,
pse janė gjaku i robit dhe pasuria e tij tė shenjta dhe tė paprekshme?
Pėr shkak se ai qė deklaron se nuk ka Zot tjetėr pos All-llahut, kthehet
kah Kibla jonė dhe han ajo qė ne therrim, konsiderohet musliman dhe i
gėzon tė gjitha tė drejtat dhe detyrimet si ēdo musliman, u pėrgjigj
Enesi. (hadith i Pejgamberit s.a.v.s.)

- Ebu Hurejre thotė se Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Drejtohu kah
Kibla dhe merre tekbirin.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (nafile) nė deven e vet ashtu kah ėshtė
sjellur ajo, e kur donte tė falė namazin e detyrueshėm (farz), zbriste nga
ajo dhe kthehej kah Kabja.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka falur (me rastin e lartėpėrmendur drekėn ose
ikindinė) kurse Ibrahimi ka thėnė: Nuk dij nė e ka zgjatur apo shkurtuar
(namazin) dhe pasi qė ka dhėnė selam, thotė pėrcjellėsi dikush ka thėnė: O i dėrguari i All-llahut, mos tė ėshtė paraqitur diēka e re nė lidhje me
namazin? E ēka ka pėr tė qenė? pyeti Ai? Je falur kėshtu e kėshtu -
thanė tė pranishmi. Atėherė i mblodhi kėmbėt, u kthye kah Kibla, i bėri
edhe dy sexhde dhe dha selam. Kur, u kthye me fytyrė kah ne, tha: Po tė
mė paraqitej diēka e re gjatė namazit, unė me siguri do t'u lajmėroja
juve, unė jam njeri sikur ju, harroj sikur harroni edhe ju, e kur tė
harroj, mė pėrkujtoni ju, e kur dikush nga ju dyshon nė rregullėsinė e
namazit tė kryer, le tė bėjė ēka ėshtė nė rregull. Pastaj ai e pėrfundoi
namazin e vet. dha selam dhe pastaj i bėri edhe dy sexhde.

at|n|
05-06-05, 20:44
- Pejgamberi s.a.v.s. ka falur pesė rekate tė namazit tė drekės. A ėshtė
shtuar diēka nė namaz? pyetėn, tė pranishmit. Pėrse? pyeti ai. I ke falur
pesė rekate! thanė ata. Pastaj i mblodhi kėmbėt (u ul) dhe i bėri dy
sexhde.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju hedh kėlbazė, mos tė
pėshtyjė para veti, as nė anė tė djathtė, por le tė pėshtyjė nė anė tė
majtė ose nėn kėmbėt e veta.

- Itban b. Malikut Pejgamberi s.a.v.s. i ka ardhur nė banesė dhe i ka
thėnė: Ku don tė falem nė banesėn tėnde? Unė, thotė Itbani, i kam dhėnė
shenjė pėr njė vend, e Pejgamberi s.a.v.s. e mori tekbirin fillestar e ne
pas tij u rreshtuam dhe i falėm dy rekate namaz.

- Ibni Umeri fillonte (hyrjen) me kėmbėn e tij tė djathtė e kur dilte e
fillonte atė me kėmbėn e tij tė majtė.

- Aishja e cila ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. i ka dhėnė pėrparėsi
anės sė djathtė nė ēdo punė tė tij aq sa ka mundur; nė pastrimin e tij
(nė abdest, pastrim etj), nė tė krehur e edhe nė tė mbathurit e kėpucėve.

at|n|
05-06-05, 20:47
- Pejgamberi s.a.v.s. falej nė torishtė tė bagėtive. Pastaj e kam
dėgjuar Enesin se ka thėnė: Muhamedi a.s. falej nė torishtė tė bagėtive,
para se tė ndėrtohej xhamia e tij.

- E kam parė Ibni Umerin duke u falur pas deves sė vet, dhe ka thėnė e
kam parė edhe Pejgamberin s.a.v.s. duke vepruar ashtu.

- Falni namazet tuaja nė shtėpitė tuaja, e mos i shndėrroni ato nė
varre.

- Pėrmendet se Aliu r.a. nuk e ka pėlqyer tė falurit nė gėrmadha tė
Babilonit.

- Nė shtėpitė e atyre qė janė tė dėnuar (me fatkeqėsi elementare) hyni
vetėm duke qarė. Nėse nuk jeni duke qarė, mos hyni tek ata qė tė mos u
ndodhė juve ajo ēka u ka ndodhur atyre.

- Umeri r.a. ka thėnė: Ne nuk hymė nė kishat (sinogogat) tuaja pėr shkak
tė statujave dhe pikturave. ...Ibni Abbasi falej nė ēdo sinagogė, pos
nė ato qė kishte statuja.

selam aleikum - at|n|

at|n|
07-06-05, 15:46
selam aleikum


- Kur Pejgamberit s.a.v.s. i ka ardhur vdekja, filloi ta vėnė nė fytyrė
petkun e vet me kutia, e kur e kaplonte mundi (temperatura), e heqte prej
fytyrės sė vet. Duke qenė nė atė gjendje, thotė transmetuesi, ai ka thėnė:
Zoti i ka mallkuar (nemur) hebrenjtė dhe tė krishterėt, pėr shkak se
varret e tė dėrguarve (tė shenjtėve) tė tyre i kanė marrė pėr faltore!
duke tėrhequr vėrejtjen pėr atė ēka kanė bėrė.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: I vraftė All-llahu hebrenjtė, pėr shkak
se i kanė bėrė varret e tė dėrguarve tė tyre faltore.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mė janė dhėnė pesė veēori, tė cilat nuk
i janė dhėnė asnjė pejgamberi para meje; forca e cila e frikon armikun nė
largėsi tė udhėtimit njėmujor; e gjithė hapėsira e tokės mė ėshtė bėrė
vend pėr kryerjen e namazit dhe mjet pėr pastrim dhe kudo qė ta takoj
ndonjė njeri nga umeti im, koha e namazit, le tė falet aty; mė ėshtė
lejuar preja (plaēka) e luftės; ēdo pejgamber i ėshtė dėrguar vetėm
popullit tė vet, ndėrsa unė i jam dėrguar tėrė njerėzimit dhe mė ėshtė
dhėnė e drejta e Shefa"atit - ndėrmjetėsimit.

- Pejgamberi s.a.v.s. kur kthehej nga rruga sė pari shkonte nė xhami dhe
nė tė falej.

at|n|
07-06-05, 15:50
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju hyn nė xhami, le t'i
falė dy rekat namaz para se tė ulet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Melaiket luten pėr ēdonjėrin nga ju
derisa tė jetė nė vendin ku e kryen namazin e vet, nė vendin ku ėshtė
falur, e derisa tė mos i ndodhė ajo ēka e prishė abdestin. Ata thonė: Zoti
ynė, falja mėkatet! Zoti ynė, mėshiroje atė!

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush ndėrton xhaminė, duke dashur qė me kėtė tė arrijė vetėm kėnaqėsinė e All-llahut, All-llahu do t'i ndėrtojė
ndėrtesė tė njėjtė nė Xhennet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush kalon nėpėr xhamitė ose sheshet
tona me shigjetė, le ta mbajė me dorė pėr maje, pėr tė mos e lėnduar
ndonjė musliman.

- Pejgamberi s.a.v.s. u ngjit nė minber dhe tha: Ēėshtė me popullin?
Ven kushte tė cilėt nuk gjenden nė Librin e All-llahut, ai kusht ėshtė i
pavlerė edhe nėse e kushtėzon njėqind herė.

at|n|
07-06-05, 15:52
- Pejgamberi s.a.v.s. ka dėrguar pėr Nexhd kalorsin qė erdhi mė vonė me
njė njeri nga (fisi) Beni Hanife, qė i thonin Thumame b. Uthal dhe e
lidhėn pėr njėrėn nga shtyllat e xhamisė. Pastaj iu afrua Pejgamberi
s.a.v.s. dhe tha: Lirojeni Thumamen! Pastaj Thumame shkoi nėn njė palmė afėr xhamisė, u la (u pastrua) e pastaj hyri nė xhami dhe tha: DĖSHMOJ SE NUK KA ZOT TJETĖR POS NJĖ ALL-LLAHU DHE SE MUHAMEDI
ĖSHTĖ I DĖRGUARI I ALL-LLAHUT.

- Ibni Abbasi ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. ka bėrė tavaf Kaben hypur
nė deve.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: All-llahu i Madhėrueshėm i ka lėnė
njeriut tė zgjedhė ose tė mirėn e kėsaj bote ose atė qė e pret tek Ai.
Dhe e zgjodhi atė qė e pret tek All-llahu.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Namazi i besimtarit i falur bashkarisht
(me xhemat) ėshtė pėr 25 herė mė i vlefshėm se namazi i atij (besimtari)
tė cilin e fal vetė nė shesh. Kur dikush nga ju merr abdest mirė dhe vjen
nė xhami pa pasur ndėrmend asgjė tjetėr pos tė falė namaz, ai nuk do tė
bėjė asnjė hap e qė All-llahu pėr atė (hap) tė mos e ngrejė pėr njė
shkallė mė lart dhe t'ia heq nga njė mėkat derisa tė hyjė nė xhami. Pasi
tė hyj nė xhami, konsiderohet se ai ėshtė nė namaz, derisa tė qėndrojė e
falet nė xhami, ndėrsa melaiket gjatė tėrė kohės sa tė gjendet nė vendin
ku ėshtė falur, do tė luten pėr te me fjalėt: Zoti ynė, falja! Zoti ynė,
mėshiroje! derisa tė mos pasojė diēka qė i prish abdestin.

selam aleikum we rahmetullah we berekatehu
at|n|

at|n|
08-06-05, 21:57
selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Besimtarėt janė si ndėrtesa, ēdo pjesė
e tė cilės ėshtė e lidhur njėra me tjetrėn dhe atėherė i gėrshetoi gishtat
e vet.

- Ebi Xhuhajfi, qė thotė: Kam dėgjuar nga babai im se Pejgamberi
s.a.v.s. ka falur me ta nė Bat-ha dy rekate tė drekės dhe dy rekate tė
ikindisė, e para tij njė shkop nė formė tė shtizės (si sutre) para tė
cilit kaloi njė grua me gomar.

- Selhi qė ka thėnė: Ndėrmjet vendit nė tė cilin ėshtė falur Pejgamberi
s.a.v.s. dhe murit para tij ishte njė largėsi aq sa pėr tė kaluar delja.

- Seleme qė ka thėnė: Muri i xhamisė ka qenė te minberi aq sa
pėrafėrsisht tė mos mund tė kalojė delja.

- Ibni Umeri e ka prapsur kalimtarin para vetit derisa nė ndejė e ka
lexuar teshehudin, dhe kur ėshtė falur nė Kabe. Ai po ashtu ka thėnė:
Nėse kalimtari nuk don tė tėrhiqet pos qė me te tė grindesh, atėherė ti me
te edhe grindu.

at|n|
08-06-05, 22:02
- Kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė: Kur dikush nga ju falet
nė drejtim tė diēkaje qė e ndan nga masa e dikush don tė kalojė para tij,
le ta largojė vetė. Nėse ai me kėtė nuk pajtohet, le tė grindet me tė,
sepse ai ėshtė shejtani (i padėgjueshėm).

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur tė dinte kalimtari qė kalon para
falėsit tė namazit, se, sa mėkat i madh ėshtė, do tė ndalej nė katėrdhjetė
sesa tė kalojė para tij. Nuk dij thotė Ebu Nadri, se Busėr b Seidi a ka
thėnė ...katėrdhjetė ditė, apo muaj, apo vite.

- As-habėt kanė thėnė: Namazin e ndėrprejnė: qeni gomari dhe gruaja.
Aishja r.a. ka thėnė: Na keni barazuar neve me gomarėt dhe qentė,
kurse pasha All-llahun, e kam parė Pejgamberin s.a.v.s. duke u falur, unė
isha mes tij dhe Kibles e shtrirė nė shtrat. Mua m'u paraqit nevoja
(femėrore) dhe nuk mė pėlqente tė rrij ulur dhe ta shqetėsoj Pejgamberin
s.a.v.s. dhe ngadalė jam tėrhequr pranė kėmbėve tė tij.

- Namazin nuk mund ta ndėrprejė asgjė (prej anash) - u pėrgjigj. Mua mė
ka njoftuar Urve b. Zubejri se Aishja, bashkėshortja e Pejgamberit
s.a.v.s. ka thėnė: I dėrguari i All-llahut ngrihej dhe falej natėn nė
shtrat tė familjes sė vet, ndėrsa unė isha e shtrirė mes tij dhe Kibles sė
tij.

- E kam dėgjuar Mejmunen e cila thotė: Pejgamberi s.a.v.s. falej e unė
fleja pranė tij, dhe kur bėnte sexhde petku i tij mė prekte mua, e unė
(isha) me menstruacione.

at|n|
08-06-05, 22:06
- Abdullah b. Mes'udi ka thėnė: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. cila
punė ėshtė mė e dashur pėr All-llahun? e ai u pėrgjigj. Falja e namazit nė
kohėn e vet. E pastaj? pyeti Abdullahu. T'u bėsh mirė prindėrve tė tu - u
pėrgjigj ai. E cila ėshtė pas kėsaj? - pyeti. Xhihadi nė rrugė tė
All-llahut - tha Pejgamberi s.a.v.s. Kėto m'i tregoi Pejgamberi
s.a.v.s. - tha Abdullah b. Mes'udi, e po tė kėrkoja ende, ai me siguri do
tė mė shtonte.

- Ebu Hurejre i cili e ka dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke pyetur: Ēka
mendoni kur para dyerve tė ndonjėrit prej juve do tė ishte lumi nė tė
cilin do tė lahej ēdo ditė pesė herė; ē'thua, a do tė lėrė ajo larje tek
ai diēka nga ndyrėsia e tij? Nuk do tė lerė asgjė nga ndyrėsia e tij - u
pėrgjigjėn as-habėt. Kjo ėshtė njėjtė me faljen e pesė namazeve tė ditės
me tė cilėt All-llahu shlyen gabimet e vogla.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju falet, ai bisedon me
Zotin e vet, andaj le tė mos pėshtyjė nė anėn e vet tė djathtė, por nėn
shputėn e kėmbės sė majtė ... .

- Kryeni sexhden sipas rregullit! Falėsi mos t'i hapė (shtrojė) bėrrylat
e vet si qen, e kur pėshtyn, kurrsesi tė mos pėshtyjė para vetit as nė
anėn e vet tė djathtė, sepse atėherė ai bisedon me Zotin e vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur bėnė vapė e madhe, shtyeni faljen e
namazit tė drekės derisa tė freskohet. Vapa e madhe ėshtė pasqyrim i
Xhehennemit.


selam aleikum
at|n|

at|n|
09-06-05, 18:40
selam aleikum we rahmetullahi we berekatehu

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Atij tė cilit i kalon namazi i ikindisė
ėshtė sikur ai tė cilit i ėshtė gjymtuar (cunguar) familja dhe pasuria e
vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush e len namazin e ikindisė, i ėshtė
shkatėrruar puna e tij.

- Xheriri i cili ka thėnė: Kemi qenė te Pejgamberi s.a.v.s. dhe ai
shikoi natėn kah hėna, domethėnė, kah hėna e plotė, dhe tha: Ju do ta
shihni Zotin tuaj siē po e shihni kėtė hėnė dhe nuk do tė jeni tė penguar
nė tė pamurit e Tij, prandaj nėse mundeni, e diēka nuk u pengon tė faleni
para daljes sė diellit dhe perėndimit tė tij, kryene atė! Atėherė vazhdoi
tė citojė (ajetin): "Lutjuni me mirėnjohje Zotit tuaj para lindjes dhe
perėndimit tė diellit"

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Tek ju ndėrrohen melaiket e natės dhe
tė ditės, e takohen (tė dy palėt) nė kohė tė faljes sė namazit tė sabahut
e tė ikindisė. Pastaj hypin (ngjiten) ato qė te ju kanė bujtur dhe Zoti i
pyet, e Ai din mė shumė se ato: Nė ēfarė gjendje i keni lėnė robėt e mi?
I kemi lėnė, do tė thonė ato, duke falur namaz, e kemi ardhur, edhe ata
falin namaz.

at|n|
09-06-05, 18:42
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju arrin nė sexhde tė
namazit tė ikindisė para se tė perėndojė dielli, le ta pėrfundojė namazin
e vet; kurse kur arrin tė kryej sexhden (e rekatit tė parė) tė namazit tė
sabahut para se tė lind dielli, le ta pėrfundojė namazin!

- Muhammed Amėr b. Hasan b. Aliu i cili ka thėnė: Erdhi Haxhaxhi (nga
Iraku nė Medine) dhe e pyetėm Xhabir b. Abdullahun (pėr kohėt e namazit) dhe ai u pėrgjigj: Pejgamberi s.a.v.s.. e falte drekėn nė mesditė; ikindinė derisa dielli ende shkėlqen pastėr; akshamin kur dielli perėndon; e jacinė nganjėherė mė herėt, e nganjėherė mė vonė; kur i shihte shokėt se janė tubuar, ngutej, e kur vėrente se janė vonuar, e shtyente. Sabahun, ata, pėrkatėsisht Pejgamberi s.a.v.s. e kanė falur (nė terr) para agimit.

- Seleme i cili ka thėnė: Ne e falnim akshamin me Pejgamberin s.a.v.s.
kur dielli mbulohej me mbulesė (tė kodrės).

- Ibni Abbasi i cili thotė: Pejgamberi s.a.v.s. njė herė ka falur
bashkarisht shtatė (rekate tė akshamit dhe jacisė), e njė herė bashkarisht
tetė rekate (tė drekės dhe ikindisė).

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Mos t'u mashtrojnė beduinėt nė lidhje
me emrin e akshamit! ...Abdullah (Buhariu) thotė: Beduinėt akshamin e
quajnė jaci.

at|n|
09-06-05, 18:44
- Ibni Abbasi dhe Aishja kanė deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s. e ka
vonuar (shtyrė) faljen e "ishasė" deri nė pjesėn shumė tė errėt tė natės.
74. Ebu Berzeti ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. e kishte nė qejf shtyrjen e
faljes sė jacisė (deri vonė nė natė).

- Enesi qė ka thėnė: Njė herė, Pejgamberi s.a.v.s. e ka shtyrė faljen e
jacisė deri nė mesnatė, pastaj ėshtė falur dhe ka thėnė: Njerzit tjerė
tashmė janė falur dhe kanė fjetur, e ju, vėrtet konsideroheni se jeni nė
namaz (gjatė gjithė kohės) derisa ta pritni atė.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush e fal sabahun dhe ikindinė do tė
hyjė nė Xhennet.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush arrin me kohė ta falė njė rekat tė
cilitdo namaz, ai ka arritur, me kohė ta kryej atė namaz.

- Ibni Abbasi i cili ka thėnė: Ma kanė vėrtetuar disa burra me tė
cilėt njeriu mund tė jetė i kėnaqur, e prej tyre besim mė tė madh tek unė
gėzon Umeri, se Pejgamberi s.a.v.s. vėrtet ka ndaluar ēdo namaz pasi tė
falet sabahu e derisa dielli tė shndritė (dhe tė mos ngrihet) dhe pasi tė
falet ikindia derisa tė perėndojė dielli. - Abbasi thotė: kėtė (hadith tė
lartėpėrmendur) ma kanė treguar shumė njerėz.

selam aleikum
at|n|

at|n|
10-06-05, 17:45
selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nuk ka namaz pas atij tė sabahut derisa
tė ngrihet dielli, as namaz pas ikindisė derisa tė perėndojė dielli.

- Abbasi ka thėnė: Mė ka treguar Ibni Umeri qė ka thėnė se Pejgamberi
s.a.v.s. ka deklaruar: Kur paraqitet vetulla (kėndi) e diellit, shtyje
faljen e namazit derisa ai tė ngrihet, e kur perėndon vetulla (e fundit) e
diellit, shtyje namazin derisa ajo plotėsisht tė perėndojė.

- Aishja r.a. qė ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. as fshehtas as haptas nuk
e ka lėnė faljen e dy rekateve namaz, dhe ato: dy rekate para sabahut dhe dy rekate pas faljes sė namazit tė ikindisė.

- Umer b. Hattabi tha: O i Dėrguari i All-llahut gati tė mos e fali
ikindinė, sepse dielli shpejt perėndoi. Pasha All-llahun - tha Pejgamberi
s.a.v.s. - s'e kam falur as unė. Pastaj shkuam deri te lugina But-han dhe
ai aty mori abdest pėr namaz, morėm edhe ne, dhe e fali ikindinė pasi qė
dielli tashmė kishte perėnduar. Pas ikindisė e fali akshamin.

- Enesi i cili ka thėnė: I ėshtė urdhėruar Bilalit t'i pėrsėrisė fjalitė
e ezanit, e nė ikamet mos t'i pėsėrisė, me pėrjashtim tė shprehjes "kad
kametis salatu".

at|n|
10-06-05, 17:47
- Pejgamberis.a.v.s. ka thėnė: Kur thirret ezani pėr namaz, shejtani e
kthen shpinėn dhe ik duke e lėshuar erėn, pėr tė mos e dėgjuar thirrjen e
ezanit, kurse, kur muzeini e mbaron thirrjen e ezanit, ai kthehet dhe kur
fillon tė kėndohet ikameti vetėm pėr faljen, ai prapė e kthen shpinėn,
kurse, kur muezini i jep fund kėndimit tė ikametit, ai kthehet dhe e
pėrkujton njeriun duke thėnė: Kujtoje atė, kujtoje kėtė! ēka njeriu mė
parė nuk ka mundur as tė mendojė, saqė njeriu mė nuk dinė sa ka falur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur ta dėgjoni thirrjen (e ezanit),
thoni po atė ēka e thotė muezini.

- Jahjai thotė: Mua mė kanė treguar disa vllezėr tanė (nga feja) dhe
thanė: Pasi qė muezini e shqiptoi "Hajje ales-salah", Muaviu ka thėnė:
"La havle ve la kuvvete il-la bil-lahi" dhe pastaj ka thėnė: Kėshtu e
kemi dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thėnė.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush shqipton pas tė dėgjuarit e
ezanit: Zoti im, Zot i kėsaj thirrje tė pėrsosur dhe lutjes sė
pėrhershme, jepi Muhammedit pozitė, shkallė tė lartė dhe dėrgoje nė vend
tė lavdėruar tė cilin ia ke premtuar, e meriton ndihmesėn time nė Ditėn e
Gjykimit.

at|n|
10-06-05, 17:48
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Sikur ta dinin njerėzit ēka kanė pėr
thirrjen e ezanit dhe faljen nė rendin e parė tė xhematit, dhe po qe se
mundėsinė e vetme pėr tė arritur te kjo ta gjenin nė hedhjen e shortit
(tėrheqjen e shigjetėzės), ata do tė hedhnin; sikur ta dinin pėr rėndėsinė
e faljes sė drekės (nė ēastet e para tė fillimit tė saj), do tė bėnin
gara pėr te, e sikur tė dinin krejt ēka kanė nė jaci dhe sabah, do tė
shkonin nė ato, po edhe duke u zvarritur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ndėrmjet ēdo ezani dhe ikameti ka
(distancė kohore) e njė namazi - ndėrsa herėn e tretė tha: Pėr atė qė don
ta falė.

- Maliku ka thėnė: Kemi ardhur te Pejgamberi s.a.v.s. si tė rinj
(djelmosha) me vite pėrafėrsisht tė njėjtė dhe qėndruam tek ai njėzet
ditė e net. Pejgamberi s.a.v.s. ishte i mėshirshėm dhe i butė dhe kur
mendoi se jemi pėrmalluar pėr familjet tona, apo jemi mėrzitur, na pyeti
pėr ata qė i kemi lėnė pas vetit dhe, kur e informuam pėr ata, ai tha:
Kthehuni te familjet tuaja, rrini tek ata, mėsoni ata, urdhėroni ata dhe
pėrmendi disa punė, tė cilat unė i mbajta nė mend, apo nuk i kam mbajtur
nė mend, dhe faluni, siē mė keni parė mua duke u falur! Kur tė bėhet koha
e namazit, le t'ua thėrrasė dikush prej juve ezanin dhe, mė i vjetri ndėr
ju, le tė bėhet imam.

at|n|
11-06-05, 12:58
aleikum selam AlbMuslim , Allahu te shperblefte edhe ty per perkrahjen


- Nafiu i cili tha: Ubejdullah b. Umeri njė natė tė ftohtė e thirri
ezanin nė Daxhnan dhe tha: Faleni kėtė namaz nė shtėpitė tuaja! Mė vonė
na informoi se Pejgamberi s.a.v.s. i ka urdhėruar muezinit ta thėrrasė
ezanin dhe pas ezanit tė thotė: Kini kujdes, nė rrugė (udhėtim) natėn e
ftohtė ose me shi, falni nė banesat (ēadrat) tuaja!

- Derisa faleshim me Pejgamberin s.a.v.s. u dėgjua njė zhurmė burrash
dhe kur u fal Pejgamberi s.a.v.s. pyeti: Ēka keni? U ngutėm nė namaz -
u pėrgjegjėn ata. Mos veproni kėshtu! tha ai. Kur tė vini nė namaz, duhet
tė vini heshtur. Pjesėn qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė
pjesė qė u ka kaluar plotėsojeni.

- Atė qė e keni arritur faleni (me imam), kurse atė qė u ka kaluar,
plotėsojeni, thotė Ebu Katade duke transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Namazi i falur me xhemat 27 shkallė
ėshtė mė me vlerė se namazi i falur individualisht.

munti
11-06-05, 15:27
LEJIMI I MALLKIMIT TE MEKATAREVE PA PERCAKTIM

Allahu i Madheruar thote:
" A nuk eshte mallkimi i Allahut kunder mizoreve?!"
(Hud,18)

"Por nje lajmetar ndermjet tyre do te therras:"Mallkimi i Allahut eshte mbi mizoret". (el-Araf,44)

Me shume hadithe te verteta eshte vertetuar se i Derguari i Allahut a.s. ka thene:
Allahu e ka mallkuar femren e cila gersheton floket e huaja mbi te vetat,dhe ate qe mundeson qe kjo te behet.Po ashtu ai ka thene:Allahu e mallkofte ate qe hane kamaten.Ai ka mallkuar edhe pikturuesit e idhujve.Po ashtu,Allahu e malkofte hajnin qe vjedhe veze!.Allahu e mallkofte ate qe i mallkon prinderit e vet!Allahu i mallkofte ate qe there ne emer te dikujte tjeter,e jo te Allahut!Po ashtu ka thene:Kush fut ne fe ndonje risi,apo kush ka simpati ndaj risimtarit,mbi te qofte mallkimi i Allahut,i engjejve dhe i te gjithe njerezve!Pejgamberi a.s. ka thene:Allahu im mallkoje Ri'lin,,Dhevkanin,dhe Usajjetin,sepse ato nuk e kane respektuar Allahun dhe te Derguarin e Tij,e keto jane tri fise arabe!Po ashtu ka thene:Allahu mallkoje cifutet,qe varret e pejgambereve te tyre i kane marre per mesxhide!Ai ka mallkuar meshkujt qe imitojne femrat dhe femrat qe imitojne meshkujt.(Buhari,Muslim)

hasanmehmeti
11-06-05, 18:05
Shpenzimi dhe shperblimi

Eshte transmetuar nga Ebu Hurejra se pejgamberi ka thene:"Kush shpenzon dy gjera te njejta ne rrugen e Allahut, i behet thirrje atij nga dyert e xhennetit:'O rob i Allahut, kjo pune qe ke bere eshte nga punet e mira!' Kush eshte prej atyre qe bejne namaz, do te thirren nga dera e namazit. Kush eshte prej atyre qe bejne xhihad, thirren nga dera e xhihadit. Kush eshte prej atyre qe agjerojne, do te thirren nga dera Rejan. Kush eshte prej atyre qe japin sadaka, do te thirren nga dera e sadakas. Atehere, Ebu Bekri tha:'O i derguar i Allahut, a ka mundesi qe dikush te thirret nga te gjitha dyert?' 'Po, dhe shpresoj qe ti je nga ata', – iu pergjigj pejgamberi".

at|n|
12-06-05, 13:48
selam aleikum

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nga masa shpėrblimin mė tė madh pėr
namazin e vet e kanė ata qė banojnė mė larg xhamisė; e kush e pret
namazin (nė xhami) pėr ta falur me imam, ka shpėrblim mė tė madh nga ai qė falet (pa pritur qoftė nė xhemat ose vetė) dhe pastaj flen.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ka pesė lloj shehidėsh: personi i
vdekur nga murtaja, nga tė hequrit bark, i mbyturi, personi i vdekur nėn
gėrmadha dhe personi i vdekur nė rrugė tė All-llahut xh.sh.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Pėr munafikėt nuk ka namaz mė tė rėndė
se sabahu e jacia, e po ta dinin se ēfarė shpėrblime kanė ato, do tė
shkonin t'i falnin qoftė edhe duke u zvarritur.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Shtatė lloj personash All-llahu do t'i
vejė nėn mbrojtjen (hijen) e Tij nė ditėn kur nuk do tė ketė hije pos
hijes sė Tij, dhe ate: imamin e drejtė; tė riun qė rritet duke i kryer me
rregull ibadetet fetare; njeriun zemra e tė cilit ėshtė e lidhur me
xhaminė; dy njerėz tė cilėt janė dashur nė emėr tė All-llahut, pėr shkak
tė Tij janė bashkuar dhe pėr shkak tė Tij janė ndarė; njeriun tė cilin e
thėrret gruaja e pashme dhe e bukur, e ai asaj i pėrgjigjet: I frikohem
All-llahut; njeriun i cili fshehtas jep sadaka ashtu qė e majta nuk e
din ēka shpėrndan e djathta dhe njeriun i cili e kujton All-llahun xh.sh.
e nė tė njėjtėn kohė i lotojnė sytė.

at|n|
14-06-05, 09:56
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kush shkon nė xhami herėt nė mėngjes e
mbrėmje, All-llahu xh.sh. do t'i pėrgatisė vendosje nė Xhennet, dhe ate sa
herė qė shkon nė mėngjes ose mbrėmje.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikujt prej jush i shtrohet darka
dhe njėkohėsisht kėndohet ikameti pėr namazin e akshamit, sė pari
darkoni dhe askush tė mos nxitojė derisa tė pėrfundojė tė ngrėnit.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nėse dikush ėshtė duke ngrėnė, po
edhe sikur tė kėndohet ikameti, mos tė nxitojė derisa ta mbushė nevojėn e
vet.

- Pejgamberi s.a.v.s. e ka falur masėn, edhe atė ulur, gjatė sėmundjes
sė tij nga e cila edhe ka ndėrruar jetė. Ibni Mes'udi thotė: thotė: Kur
xhematliu ngrihet (nga cilado pjesė e namazit) para imamit do tė kthehet
prapa dhe nė tė tė qėndrojė aq kohė sa ka qenė i ngritur, e pastaj do tė
vazhdojė ta ndjekė imamin.

- Aishja r.a. e cila ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. ėshtė falur nė
dhomėn e tij (nė basllkonin e Aishjes). Atėherė ka qenė i dobėt dhe ėshtė
falur ulur, ndėrsa njerėzit pas tij janė falur duke qėndruar nė kėmbė dhe
u dha shenjė tė ulen e kur e ka mbaruar namazin, ka thėnė: Imami ėshtė
emėrtuar pėr t'a ndjekur; andaj kur ai bie nė ruku, bini edhe ju pas tij;
kurse kur tė ngrihet, ngrihuni edhe ju pas tij; e kur tė falet ulur,
faluni edhe ju ulur.

at|n|
14-06-05, 10:00
- Kur Pejgamberi s.a.v.s. shqiptonte "Semiall-llahu li men hamiden",
askush nga ne nuk e lakonte (pėrkulte) shpinėn derisa Pejgamberi s.a.v.s.
tė lėshohej nė sexhde. Pastaj, binim nė sexhde pas tij.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: A nuk frikohet ēdo njėri prej jush,
apo, a nuk ka druajtje ēdo njeri prej jush, kur ta ngrejė kokėn (nga
rukuja apo sexhdja) para imamit, qė All-llahu kokėn e tij ta bėjė kokė
gomari, ose ta bėjė (shndėrrojė) All-llahu fizionominė e tij nė fizionomi
gomari.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Masės u bėhet imam ai qė nė mesin e
tyre mė sė miri e lexon Librin e All-llahut.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Do t'u falin imamėt, e, nėse falin
sipas rregullit, dobia ėshtė edhe pėr ju edhe pėr ata, e nėse gabojnė, pėr
ju ėshtė dobia, pėr ata dėmi.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur dikush nga ju e fal masėn, le tė
jetė i shkurtė, ngase nė mesin e atyre ka ndonjė tė pafuqishėm, tė
sėmurė, dhe plak, kurse kur dikush nga ju falet vetė le ta zgjasė sa tė
dojė.

at|n|
15-06-05, 09:58
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Fillova me namazin me qėllim qė ta
zgjasė me tė kėnduarit. Atėherė dėgjova qarjen e njė fėmije dhe e
shkurtova kėndimin nė namazin tim. duke mos dashur qė me kėtė t'i shkaktoj telashe nėnės sė tij.

- Muadhi ishte falur pas Pejgamberit s.a.v.s., pastaj shkonte te
njerėzit e vet dhe i falte si imam.

- Pejgamberi s.a.v.s. i ka falur vetėm dy rekate tė namazit tė drekės
dhe i ėshtė thėnė: Ke falur dy rekate! dhe ai i ka falur edhe dy rekate,
pastaj ka dhėnė selam dhe i ka bėrė dy (sehvi) sexhde.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ose do t'i barazoni safet tuaj nė
namaz ose All-llahu do t'u kthejė fytyrat prapa.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Shehidė janė: i fundosuri, i vdekuri
nga dezinteria, nga murtaja dhe ai qe ka ndėrruar jetė nėn gėrmadha.

at|n|
15-06-05, 10:01
- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Drejtoni safet tuaja, ngase tė
drejtuarit (tė rregulluarit) e safeve ėshtė pjesė e tė rregulluarit tė
namazit.

- Maliku qė ka thėnė: Unė si jetim jam falur nė shtėpinė tonė pas
pejgamberit s.a.v.s. e nėna ime , Ummi Sulejme, prapa neve.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nga ajo qė kam parė kuptova pėr
veprimin tuaj. Njerėz, faluni nė shtėpitė tuaja! Namazi mė i vlefshėm
ėshtė namazi i njeriut tė cilin ai e fal nė shtėpi tė vet, pėrpos namazit
tė detyrueshėm tė caktuar.

- Abdullah b. Umeri r.a. qė ka thėnė: E kam parė Pejgamberin s.a.v.s.
qė gjatė fillimit tė namazit i ngrinte duart e veta aq sa ishin mbi supet
e tij. Kėtė ai e bėnte kur e shqiptonte tekbirin pėr tė rėnė nė ruku, e
kėshtu bėnte edhe kur e ngrinte kokėn nga rukuja dhe shqiptonte
Semiall-llahu li men hamideh, ndėrsa gjatė kryerjes sė sexhdes nuk
vepronte kėshtu.
- Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka deklaruar: Pejgamberi s.a.v.s.
i ka ngritur duart drejtė supeve tė veta.

at|n|
15-06-05, 10:04
- Ebu Hurejre ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. heshtte ndėrmjet tekbirit
tė shqiptuar dhe kėndimit tė fatihas.

- Ebu Ma'meri qė ka thėnė: E kemi pyetur Habbabin, a ka kėnduar Kur'an
Pejgamberi s.a.v.s. nė namazin e drekės dhe ikindisė? Po, u pėrgjegj ai.
Prej nga e dini ju kėtė? - kemi pyetur ne. Nga tė tundurit e mjekrės sė
tij - u pėrgjigj Habbabi.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Ēka ėshtė me masėn, nė namaz po i
ngrenė shikimet e veta kah qielli! Pastaj e ngriti zėrin e tha: Ose le ta
mėnjanojnė kėtė, ose do t'u merret tė pamurit.

- Aishja e cila ka thėnė: E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. pėr tė
kthyerit nė namaz dhe ai m'u pėrgjigj: Ajo ėshtė grabitje tė cilėn
shejtani e rrėmben nga namazi i njeriut.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Nuk ėshtė (i plotė) namazi i atij qė
nuk e kėndon Fatihanė e Kur'anit.


selam aleikum we rahmetullahi we berekatehu
at|n|

loni19
15-06-05, 10:05
Selamun Alejkum vellezer te nderuar.
Allahu ju shperblefte ju qe beni keto postime, ty atn,Alb-MuslimKu, munti.
vetem vazhdoni e keni perkrahjen time sepse tema eshte e qelluar.
me respekt vellai juaj loni19.

at|n|
17-06-05, 09:49
selam aleikum we rahmetullahi we berekatehu

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur tė nisėsh namazin shqiptoje
tekbirin, pastaj kėndo nga Kur'ani ēka tė vie mė lehtė e bjer nė ruku
derisa nė te tė qetėsohesh plotėsisht, atėherė ngrihu, qė nė tė qėndruar
(nė kėmbė) tė drejtohesh plotėsisht, pastaj bjer nė sexhde qė nė te tė
qetėsohesh plotėsisht, pastaj ngrihu nė tė ulur ashtu qė tė qetėsohesh
plotėsisht. Ashtu vepro nė ēdo namaz (qoftė farz apo nafile)!

- Pejgamberi s.a.v.s. nė dy rekatet e para (farz) tė namazit tė
drekės lexonte suren fillestare tė Kur'anit dhe dy sure: tė kėnduarit nė
rekatin e parė zgjaste e nė tė dytin e shkurtonte e nganjėherė ato ajete
edhe dėgjoheshin. Nė ikindi kėndonte Fatihanė dhe dy sure: nė rekatin e
parė e zgjaste tė kėnduarit, e, e zgjaste edhe nė rekatin e parė tė namazit
tė sabahut, dhe e shkurtonte nė tė dytin.

- Pejgamberi s.a.v.s. kėndonte nė dy rekatet e para tė drekės dhe
ikindisė Fatihanė dhe nga njė sure, e nganjėherė i kemi dėgjuar edhe
ajetet.

- Ebu Hurejre r.a. ka thėnė: Kur'ani kėndohet nė ēdo namaz, e ku na ka
mundėsuar Pejgamberi s.a.v.s. ta dėgjojmė edhe ne jua mundėsojmė ta
dėgjoni, e ku na e ka lexuar nė vete (pa zė) edhe ne jua lexojmė juve nė
vete. Nėse Fatihasė nuk i shton asgjė (nga Kur'ani), namazin e ke tė
vlefshėm, nėse i shton kjo ėshtė mė mirė.

at|n|
17-06-05, 09:52
- Abassi ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s ka lexuar zėshėm nė namaz nė tė
cilin i ishte urdhėruar, kurse ka heshtur (ka lexuar nė vete) nė tė cilin
ėshtė urdhėruar (tė hesht).

- Ata'u thotė: Amin ėshtė dua. Ibni Zubejri, dhe ata qė ishin pas
tij, kanė shqiptuar "amin" aq saqė nė xhami ushtonte.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur imami shqipton: "gajril-magdubi
alejhim veled-dalin", ju thuani "amin". Dhe shprehja "amin" e tė cilit
puthitet me tė shqiptuarit e melaikeve do t'i falen mėkatet e vogla tė
bėra.

- Imrani ėshtė falur me Aliun r.a. nė Basra dhe ai na ka pėrkujtuar
namazin tė cilin e kemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. Ka pėrmendur se ka
shqiptuar tekbir sa herė qė ėshtė ngritur dhe ka rėnė.

- Ebu Hurejre, ka falur dhe ka shqiptuar tekbir sa herė qė binte ose
ēohej, e kur kthehej kah ata thoshte: U bėjė namaz tė ngjashėm me namazin e Pejgamberit s.a.v.s.

at|n|
22-06-05, 21:08
- Abdullah b. Salihu nga Lejthi thotė: ...ve lekel-hamd, kur lėshohej
nė sexhde shqiptonte tekbir, kur e ngrinte kokėn nga sexhdja shqiptonte
tekbir; pastaj tekbir shqipton kur bie nė sexhden e dytė dhe prapė
shqiptonte tekbir edhe kur e ngrinte kokėn (nga ajo sexhde). Ashtu ka
vepruar pastaj gjatė tėrė namazit derisa e pėrfundonte. Ai shqiptonte
tekbir edhe kur ngrihej pas ndejės pas kryerjes sė dy rekateve (tė parė).

- Ebu Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s.
i vinte duart e veta nė gjunjė tė vet.

- Ebu Humejdi nė prani tė shokėve tė vet ka deklaruar: Pejgamberi
s.a.v.s. ėshtė pėrkulur nė ruku dhe e ka lakuar shpinėn e vet (duke e
rrafshuar me kokėn e vet).

- Pejgamberi s.a.v.s. nė ruku e nė sexhde shqiptonte: Subhane
kell-llahume rabbena ve bi hamdike. All-llahumme gfirli! d.m.th. Lavdia tė
qoftė ty All-llah. Zoti ynė! Falėnderimi tė qoftė Ty. Zoti im, mė fal mua.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur imami shqipton "Semiall-llahu li
men hamideh", ju thuani "All-llahumme rabbena lekel-hamd", sepse atij, tė
cilit i pėrputhet shqiptimi i kėtij teksti me shqiptimin e melaikeve, do
t'i falen mėkatet e vogla (tė bėra ndaj All-llahut).

- Ebu Humejdi thotė: Pejgamberi s.a.v.s. drejtohej ashtu qė ēdo pjesė
e kurrizit tė kthehej nė vend tė vet.

at|n|
22-06-05, 21:12
- Ebu Hurejre e ka informuar se masa e ka pyetur: O i Dėrguari i
All-llahut tonė nė Ditėn e Gjykimit? A dyshoni ju nė hėnėn e natės sė
plotė para tė cilės nuk ka kurrfarė reje? Pyeti Pejgamberi s.a.v.s. Jo, o
i Dėrguari i All-llahut - u pėrgjigjėn ata. A dyshoni ju nė diellin para
tė cilit nuk ka kurrfarė reje? - Pyeti Pejgamberi s.a.v.s. Jo, u
pėrgjigjėn ata. Po ju pra, ja kėshtu, vėrtet do ta shihni. Kur masa tė
mblidhet nė Ditėn e Gjykimit, ai do tė thotė: Kush kend e ka adhururar,
le ta ndjekė edhe tash! Atėherė, dikush nga ajo masė do ta ndjekė diellin,
dikush do ta ndjekė hėnėn, dikush shtatoret (edhe shejtanėt), e do tė
mbesin (nė vend) kėta ithtarėt e mi dhe mes tyre munafikėt. Pastaj do t'u
paraqitet All-llahu e do tė thotė: Unė jam Zoti juaj. Ata, atėherė, do tė
thonė: Ky ėshtė vendi ynė derisa tė na vij Zoti ynė, dhe kur tė na vijė Ai
ne do ta njohim Atė. Atėherė, vėrtet, do t'u paraqitet All-llahu dhe do
t'u thotė: Unė jam Zoti juaj. Ti je Zoti ynė do tė pėrgjigjen ata.
All-llahu, atėherė do t'i thėrrasė dhe atėherė do tė vendoset edhe ura
nėpėr mes tė Xhehennemit dhe unė do tė jem i dėrguari i parė tė cilit do
t'i lejohet qė me ummetin tim tė kaloj. Atėherė askush asgjė nuk do tė
flasė pos Pejgamberit s.a.v.s. kurse fjalimi i Pejgamberit s.a.v.s. do tė
jetė vetėm: O Zot, shpėto, shpėto! A i keni parė therrat e sa'danit?
Po, do tė pėrgjigjen ata. Ja pra ato hanė si therrat e sa'danit, pos qė
madhėsinė e tyre nuk e din askush pos All-llahut, ato do ta rrėmbejnė
masėn sipas veprave tė tyre dhe disa do tė jenė tė shkatėrruara pėr shkak
tė veprave tė tyre, ndėrsa disa tė copėtuar dhe pastaj tė shpėtuar.
All-llahu kur don t'ua tregojė Mėshirėn e vet disa personave nė Xhehennem, ai do t'u urdhėrojė melaikeve t'i nxjerrin, e i nxjerrin ata tė cilėt e kanė adhuruar All-llahun. Melaiket do t'i nxjerrin nė saje tė gjurmėve tė sexhdeve tė namazeve, kurse All-llahu ia ka ndaluar Zjarrit tė Xhehennemit ta djeg gjurmėn e sexhdeve. Kėshtu ata do tė dalin nga Xhehennemi. Zjarri i Xhehennemit gėlltit tė gjitha organet e njeriut, pos vendeve me gjurmė tė sexhdeve. Mėkatarėt do tė dalin nga Xhehennemi krejtėsisht tė djegur dhe te ata do tė derdhet uji i jetės dhe do tė fillojė tė gufojė siē gufon kokrra nė lymin qė ka sjellur vėrshimi. Atėherė All-llahu do ta pėrfundojė gjykimin ndėrmjet robėrve dhe do tė mbetet vetėm njė njeri ndėrmjet Xhennetit dhe Xhehennemit. Ai ėshtė njeriu i fundit i Xhehennemit, i cili do tė duhej tė hyjė nė Xhennet i kthyer me fytyrė kah Xhehennemi dhe do tė thotė: O Zoti im, largoje fytyrėn time nga Xhehennemi, mė ka helmuar era e tij, e mė ka djegur flaka e ashpėr! Nėse tė mundėsohet kjo, mos do tė kėrkosh ti ndoshta edhe diēka tjetėr? - do tė pėrgjigjet All-llahu. Jo, pėr nderin Tėnd - do tė pėrgjigjet ai. Atėherė, All-llahu do t'i jep ēka tė dojė nga premtimi dhe marrėveshja dhe do t'ia largojė fytyrėn nga zjarri. Pasi qė e ktheu kah Xhenneti dhe ai pa bukuritė e tij, do tė heshtė aq sa tė dojė All-llahu tė heshtė, e pastaj do tė thotė: All-llahu im, mė afro vetėm deri te dera e Xhennetit. All-llahu do t'i pėrgjigjet: A nuk e ke dhėnė tashmė premtimin dhe obligimin se nuk do tė kėrkosh asgjė pėrpos asaj qė tashmė ke kėrkuar! O Zoti im, do tė thotė ai - mbase, nuk jam, krijesa Yte mė fatkeqe? All-llahu do t'i thotė: Mos,
ndoshta, nėse tė jepet kjo, do tė kėrkosh edhe diēka tjetėr? Jo Do tė
thotė ai pasha Madhėrinė Tėnde, nuk do tė kėrkoj asgjė pos asaj. Ai,
pastaj do t'i japė All-llahut, betimin dhe obligimin tė cilin do ta dojė
Ai dhe pastaj do ta ofrojė te dyert e Xhennetit. Kur tė vijė te dyert e
Xhennetit, e sheh shkėlqimin e tij, gjelbėrimin e gjithanshėm dhe gėzimin,
do tė heshtė aq sa tė dojė All-llahu e pastaj do tė thotė: O Zoti im, mė
fut nė Xhennet! All-llahu i Madhėrueshėm do tė thotė: I mjeri ti, njeri!
ke bėrė deklaratė tė ēuditshme. A nuk ke dhėnė premtimin dhe detyrimin qė nuk do tė kėrkosh asgjė tjetėr pos asaj qė tashmė tė ėshtė dhėnė! O Zoti im - do tė thotė ai, mos mė bėnė krijesėn Tėnde mė fatkeqe! Shumė i larti All-llah qeshet me te, e pastaj i lejon hyrjen nė Xhennet dhe do t'i
thotė: Kėrko ētė duash tjetėr! Ai do t'i paraqesė dėshirat e veta dhe kur
tė pėrfundojnė dėshirat e tij, Shum i Larti All-llahu i Madhėrueshėm do
t'ia pėrkujtojė tė gjitha ato njė nga njė dhe kur tė mbarojnė ato dėshira,
All-llahu i Madhėrueshėm do tė thotė: Do t'i kesh tė gjitha ato e edhe mė
shumė.

at|n|
26-06-05, 22:07
- Ibni Abassi ka treguar se: I ėshtė urdhėruar Pejgamberit s.a.v.s. tė
bėjė sexhde me shtatė organe tė trupit dhe tė mos i mbledh (tėrheq) flokėt
e as petkun, dhe atė: me ball, me duar (shuplaka), me gjunjė dhe me kėmbė (me shputa).

- Bera' b. Azibi, ka thėnė: Ne faleshim pas Pejgamberit s.a.v.s. dhe
kur ai shqiptonte: Semiall-llahu li men hamideh, askush nga ne nuk do ta
lakonte shpinėn e vet derisa Pejgamberi s.a.v.s. ta vejė nė tokė ballin e
vet.

- Enesi r.a. ka thėnė: Nuk ngurroj t'u fali ashtu siē e kam parė
Pejgamberin s.a.v.s. tė falė me ne. Enesi, thotė Thabiti, ka bėrė diēka qė
nuk kam parė tė bėni ju: kur e ngrinte kokėn nga rukuja, qėndronte nė
kėmbė aq saqė dikush do tė mendonte se e ka harruar sexhden, e ndėrmjet sexhdeve prapė aq, saqė njeriu do tė mendonte se tashmė e ka harruar (sexhden e dytė).

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Bėhuni tė pėrpiktė nė kryerjen e
sexhdes dhe askush nga ju tė mos i hap nė tokė bėrrylat e veta siē
veprojnė qentė.

at|n|
26-06-05, 22:10
- Malik b. Huvejrith el-Lejthij qė ai e ka parė Pejgamberin s.a.v.s.
duke u falur, dhe kur ka qenė nė rekatin tek tė namazit tė tij nuk ėshtė
ngritur nė kėmbė menjėherė, por ndreqej pas nė ndejtje.

- Seid b. Harithi qė ka thėnė: Na ka falur Ebu Seidi dhe ēdo tekbir e
shqiptonte zėshėm: kur e ngrinte kokėn prej sexhdes, kur binte nė sexhde,
kur ngrihej nė kėmbė dhe kur ēohej nga ndeja e rekatit tė dytė e thoshte:
Kėshtu e kam parė Pejgamberin s.a.v.s.

- Aishja r.a. ka thėnė: E kam dėgjuar Pejgamberin s.a.v.s. qė nė namaz
tė vet kėrkon strehim nga Sprova e Dexhxhallit.

- Itbani, i cili ka thėnė: Jemi falur me Pejgamberin s.a.v.s. kurse
selam kemi dhėnė kur jepte ai.

- Abassi r.a. i cili ka thėnė: E di qė namazi i Pejgamberit s.a.v.s.
kryhej me tekbir (dhikėr)

- Enesi r.a. ka thėnė: Pejgamberi s.a.v.s. e ka vonuar njėherė faljen
e jacisė deri pas mesnate, pastaj, doli e, kur na fali, u kthye kah ne me
fytyrėn e vet dhe tha: Masa tjetėr tashmė janė falur dhe kanė fjetur, e ju
konsideroheni se jeni nė namaz derisa prisni namazin.

at|n|
06-07-05, 18:56
- Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam, gratė pastaj ktheheshin dhe hynin nė
shtėpitė e tyre para se tė kthehej Pejgamberi s.a.v.s.

- Rreth deklaratės sė Pejgamberit s.a.v.s. Kush ka ngrėnė qepė ose
hudhėr pėr shkak tė urisė ose pėr nevojė tjetėr, kurrsesi tė mos i afrohet
xhamive tona.

- Pejgamberi s.a.v.s. ka thėnė: Kur gratė e juaja t'u kėrkojnė leje
pėr tė shkuar natėn nė xhami lejoni ju.

- Ummi Selemeja r.a. qė ka thėnė: Kur Pejgamberi s.a.v.s. jepte selam,
gratė ngriheshin sapo ai e mbaronte selamin, e ai mbetej edhe pak nė
vendin e vet para se tė ngrihej. Zuhriu thotė: Mendojmė, e All-llahu e
din mė sė miri, qė e tėrė ajo ka qenė pėr tė dalur gratė mė parė, qė tė
mos i arrinė meshkujt.