PDA

View Full Version : EDHE UNE PO PREZANTOHEM VET ODISE


Odise
05-06-05, 21:09
eh edhe une po prezantohem, anipse pak vone se tevona s'ka kuptim, se i bie dushku lisit edhe nuk doket fort i hijshem!

Miresejugjeta! po de dardania de, duke shpresuar te ia zbardhim faqen me gjak te ri, me mendime te reja, me lidhje te reja, me perpjekje te reja ne liri edhe ta vertetojme emrin shqiptar kudo qe marrim fryme!

ngoni kho, e mos i shtini vesht n'lesh... :idea:

Une jam Odise, qi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, qe Penelopa e din dhe e ka kusht, e plejadė dukagjinēe - nese nga princat ndokush don ta martoj (duke menduar se humba) edhe menjehere shfaqem ne Itaken time, rrueparru qysh kam qillu, ndoshta as nuk me njohin - e pasi ta shpoj mollen neper shtat' unaza, po qe nevoja do ta perdori edhe shpaten, derisa te thrrasin te gjithe dukagjinasit e mij te dashur njezerit: Odiseee!!!

Portreti fizik: 1.75m, 75 kg, trup atleti e fytyrediell, flokegeshtenje, syshkruar (here me bahen bojkafje, braun, nuk e dij ende pse), shume energjik, i palodhshem ne pune te renda:), ngritje-renie te forte, merrem edhe me sporte, hah se desh harrova: nr. i kepuces 43, i pantolloneve 48, nganjehere mati me pash e kuti, nganjehere me metra e milimetra, po edhe me mikrona e milimikrona, krejt sipas gjase qe e mati:) rrush rrush

Portreti psikik: mendoj me tru dhe dua me zemer, i embel ne fjale sa s'ka,
zeburri, dikcion fiktiv theatral, a theksim mashkullor, po du me thone - mund te aktroj ne cfaredo situate po te dua, nuk njoh frigen, as mendjemadhesine, servilizmin as tutorizmin, dinakerine as praparenien, labilitetin as hipokrizine - keto nuk jane vetite e mia personale, te cilat i luftoj deri ne ekstrem. Kur punoj, punoj rrast, e kur pushoj pushoj pahile. Per gabime kerkoj fakte te gjalla, e nuk me bindin dokrrat, as lotet e marrise, as dinakerite as spekullimet e fjalorit obskurant - por edhe fali lehte, shume lehte kur shoh sinqeritet, besnikeri, vllazeri, ndjeshmeri shpirterore, vertetesi edhe je i/e falun - por mvaret per cfare, vetem nese nuk luan me jeten tende! Me pelqen nje lidhje shqiptare mbi te gjitha lidhjet e derisotme, qe te krijohet nga rinia jone e te gjitha trojeve etnike dhe te vertetohet emri - shqiptar, bir shqiponje me Orė! Ky shkurt eshte protreti shpirteror imi.


Urrej: shpifjet, demagogjite, tradhetine, brutalitetin, vrazhdesine shpirterore, kryeneqesine, hajnine, kurverine, alkoolizmin, drogat, me pijanecet e politikajt e shpifur, kam qejf te bej lojera - ne shoqeri pij dhe kurre nuk dehem, as me ka pare askush te dehur, po ma se shumeti ma shpojne shpirtin shpricat qe ruanazo po marrin rinia jone - e po ēoroditen, kur mund te jene RINIA MA E LAKMUESHME E BOTES, qe shume thane: krenaria - rinia shqiptare!


Me pelqejne: shpirtmadhesia, krenaria kombetare, autoriteti, dinjiteti, qendresa stoike shpirterore e njeriut, para cfaredo stuhie uraganesh ne jete; flijimi per atdheun, ideali i shenjte, miqesia e sinqerte, dashuria e sinqerte - miku-mik e armiku-armik, te dyte i dua te forte! Nuk e japi as nje gisht te t'imit, per te huajin - dua deri ne vdekje, e vdes deri ne dashuri!

Shkruaj poezi, proze, satira, erotike, por theksi eshte gjithmone me elemente atdhedashurie kolorit patriotizmi me thone. Me pelqen humori i holle, qe shpon telin dhe humorin banal e krasiti, e rrumcalli, e mprehu ne maje dhe e bej hugardhi (ndoshta i vyen dikujt:)

...ah e shtina veten ketyre llugave, po ky eshte veē filli, qe s'ka te sosur me shkrua ditenat... mė than se jam udheheqes forumi, eee trim e intelektual... po mire qe me deshirojne te behem i maaaadh, por jo si ai kryemadhi me krye ne dritare, kur iu lut zotit - bem kryemadh, duke menduar kryetar dhe u dasht m'i prishe murin me ia nxierr kryet!

A ua bera qejfin, tregoni drejte qysh te dini, se une e ēmoj fjalen e secilit!
E ti djali!Keq, mos e mpreh dhembin kot, se po t'thehet, ty t'thafshin kraht
qe nuk din, se ta ndreqi samarin, paske kujtu se jam femer a? qyyyyyreeee qyyyyyyyyre qyyyyypi, po don m'i dijte edhe kah i ka dajte se hhh :wink:
he mo milet, e lava borxhin a joooo

Ju dua te gjithve qe jeni me mendje e zemer - shqiptarė!


Juaji

Odise

anna
05-06-05, 21:31
super :D

Odise
05-06-05, 22:57
Nderime, anna :idea:

DEA
05-06-05, 23:36
Uh Odise qka u gzova qe i erdha djale ne fund leximit te prezentimit tend,
Po prap shume shkurt mu doke, sme tregove djal qe e ki njet me u prezentu keshtu diqka, bile te kisha marre krejt diten te lire qe me pas kohe keshtu per kadaldale, nejse ne pika te shkurta te kuptova dhe te uroj mireseardhje ne forum, kaloni mire dhe qaste te mira ketu me ne

Odise
06-06-05, 00:33
ah medet DEA bre, qe s'te paskam tregua, qe ta marresh edhe diten E Diele per pushim ncncnc ah medet - ta kam borxh nje argat ditorė ku te duash ti - haj bre qike, edhe ma gjat po thua ta kishja shkruar? :lol:

Jufalemnderit DEA se po t'i shoh djereset skurre, je lodhe e ma ben hallall!


Pergezime, per intuiten e Juaj, aq embel ngacmuese!

Nderime te sinqerta,

Odise

ARVANITI
06-06-05, 11:08
Edhe je here prej meje:

Mire se na erdhe ne forum

Miqesisht

ARVANITI

Odise
06-06-05, 20:52
Edhe je here prej meje:

Mire se na erdhe ne forum

Miqesisht

ARVANITI

***Prore, Miresejugjeta!


Vllazerisht!


Odise

experti_lu
07-06-05, 01:09
ODISE,edhe pse nuk ta lexova krejte prezentimin
te uroj mireseardhje,
apo shume kishe shkru ne prezentim phaaaaaaaaaa..... :D :D

Odise
07-06-05, 01:50
ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise

Agroni22
07-06-05, 18:42
pershendetje ODISE dhe kalofsh mire

Kodra
07-06-05, 19:50
ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise




************
************
************


Nė kėta rreshta vėren njeriu MADHĖSHTIN,MENĒURIN DHE SINQERITETIN TE ju i nderuari ODISE.

Mirė se ke ardhur nė FD,tė dėshiroj jetė tė gjatė,tė lumtur dhe me shumė momente tė paharruara.

Nderimet e mia tė sinqerta pėr JU ODISE

Kodra

Odise
08-06-05, 03:45
ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise




************
************
************


Nė kėta rreshta vėren njeriu MADHĖSHTIN,MENĒURIN DHE SINQERITETIN TE ju i nderuari ODISE.

Mirė se ke ardhur nė FD,tė dėshiroj jetė tė gjatė,tė lumtur dhe me shumė momente tė paharruara.

Nderimet e mia tė sinqerta pėr JU ODISE

Kodra


I nderuari, Kodra,

Te gjitha ato, nuk qendrojne pa perkrahjen Tuaj e Te Gjitheve!
Ju pershendes vllazerisht!


I nderuari Agroni22,

Te gjitha te Mirat


Ju deshiroj

Odise

DEA
08-06-05, 07:18
Nje mik i vertete eshte ai qe VJEN kur pjesa tjeter e botes IKEN.


Pershendetje per ju!

Odise
08-06-05, 09:10
Nje Mike e mire eshte ajo, qe ta pergatite Te Miren, pa e dijte Ti!


Prore jeni e pershendetur nga une!


Odise

Kaltrushi
08-06-05, 14:17
ODISE SE PARI MIRE SE NA GJETE DHE MIRE SE ERDHE


SE DYTI: KE BERE NJE PREZANTIM SHUME TE VEQANT, per at edhe te pershendes perzemersisht


kurse gjera e trete te uroj shume Shendet, Fat, Lumturi dhe qaste te bukra ne FD, poashtu me ne dhe pa ne....



PS: nuk e di se sa kohe ke marre me shkruajtur at shkrim, por e di qe me ke marre kohe shume per te lexuar.......dhe jam kurreshtare ta di se sa shpejt shkruan more :lol:

Murgesha
08-06-05, 15:18
Odise i nderuar tė uroj gėzim dhe lumturi dhe shkrime tė mrekulluehme nė Dardani.

Odise
08-06-05, 19:30
Jufalemnderit, Murgesha e mrekullueshme! :idea:


Juaji,
Odise

laliloli
08-06-05, 21:10
Odise te pershendes perzemersisht ,prezentim qe nuk do koment .Te uroj dhe pergezoj per ter ate qe na e sollė ketu me dijen tende te qmuar

Odise
08-06-05, 21:24
Dituria eshte ne mendjen Tuaj

I nderuari, laliloli!


Pershendetje!


Juaji,

Odise

PAOLINA
12-06-05, 14:42
Odise, mire se erdhe ne FD, kalofsh sa ma bukur dhe interesant......


Prsh per juve


tung

experti_lu
12-06-05, 23:34
ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise :lol: :lol: :lol: ODISE,kukuuuuuu hala ka aaaa???
une ne prezentimin tim me 3 rreshta e kam kry(dhe mu dok shume) :lol: :lol: :lol: :lol:

Odise
13-06-05, 05:02
ANI EXPERTI_LU, urimin ta pranoj te plote! :wink:

mos merr mundim teper, se ai prezantim eshte shume i vogel :lol:


Nderime!


Odise :lol: :lol: :lol: ODISE,kukuuuuuu hala ka aaaa???
une ne prezentimin tim me 3 rreshta e kam kry(dhe mu dok shume) :lol: :lol: :lol: :lol:

*** :lol: :oops: :oops: experti_lu, mos m'skuq he burre, se tu ece kah Pashtriku me baclokun e shkrova, eee m'i pa shkru ulun n'tavoline, kukuu sa gjat ish dale :lol: :lol: :lol: tre rreshtat tu vyjne shume, konga kendohet per dy fjale :wink:

***PAOLINA E NDERUAR, miresejugjeta e kalofshim sa ma bukur dhe e befshim Dardanine sa ma interesante n'kete bote!

Juaji

Odise

halla e madhe
15-06-05, 09:09
Odise_Ju deshiroj mireseardhje ne FD dhe caste te kendshme :lol:

me nderime,Halla

Odise
15-06-05, 22:21
Halla_Madhe, jufaleminderit dhe mirėsejugjeta, burrneshe!

Po me q'ate gisht po m'tutė pak, a mos tu ka ajė e po te teptisė gja :lol: hahahaa pak mahi, burrneshe ode

Juaji,

Odise

halla e madhe
16-06-05, 18:21
Odise_Ai gisht me mbeti prej se e lash duhanin..hahaha...ne vende te cigares po ju qes disave gishtin le te qetesohen pak :wink: :lol:
Keni nderin per postimet e Juaja te begatshme per FD.

Odise
16-06-05, 23:03
njeriu, ashtu si ka nder edhe nderon

halla_madhe

mbetsh e nderuar!

Dardan Shkodra
16-06-05, 23:29
Tė lumtė Odise se me tė vertetė qenke prezentuar si burrat.

Tė them tė drejtėn fjalė paske boll, e pėr punė mbetet tė shofim.

Edhe njė gjė qe me la pershtypje nė prezentimin tuaj i nderuari Odise, i shkurtė bre qenke, gjith ato fjalė e kaq i shkurtė me qen vetėm 1, 75 cm ani edhe kepucen 43!

Ne portretin psiqik paske shkruar bukur shum, gjera tė mira apo, por njė gjė nuk e verejta, nė ketė botė mendoj se nuk ka njeri qė nuk gabon, e pėr gabime nuk pasket cekur se a gaboni ndonjėherė, e nese gaboni a ngulni kėmbė, apo terhiqeni dhe kerkoni falje, kuptohet e kam fjalen nese gaboni, pasi qė tė gjithė njerėzit gabojnė.

Nuk e kuptova mir se ju keni deshir tė jeni i madh (tė rriteni edhe pak) apo nė pozit tė lartė, udheheqės e ngjashėm.

Shum gjera me pelqyen nė prezentimin tuaj, e jo vetėm nė prezentim por me shkrime i provon kėto qė keni potencuar.

Gjith tė mirat

Odise
17-06-05, 10:17
Tė lumtė Odise se me tė vertetė qenke prezentuar si burrat.

Tė them tė drejtėn fjalė paske boll, e pėr punė mbetet tė shofim.

Edhe njė gjė qe me la pershtypje nė prezentimin tuaj i nderuari Odise, i shkurtė bre qenke, gjith ato fjalė e kaq i shkurtė me qen vetėm 1, 75 cm ani edhe kepucen 43!

Ne portretin psiqik paske shkruar bukur shum, gjera tė mira apo, por njė gjė nuk e verejta, nė ketė botė mendoj se nuk ka njeri qė nuk gabon, e pėr gabime nuk pasket cekur se a gaboni ndonjėherė, e nese gaboni a ngulni kėmbė, apo terhiqeni dhe kerkoni falje, kuptohet e kam fjalen nese gaboni, pasi qė tė gjithė njerėzit gabojnė.

Nuk e kuptova mir se ju keni deshir tė jeni i madh (tė rriteni edhe pak) apo nė pozit tė lartė, udheheqės e ngjashėm.

Shum gjera me pelqyen nė prezentimin tuaj, e jo vetėm nė prezentim por me shkrime i provon kėto qė keni potencuar.

Gjith tė mirat

*** Eu Dardan Shkodra, i nderuar - lum bafsh per jete e mot!

Mendjeholle eshte shkodrani - e shpon telin. Moti, kane thene: nje oke e gjysem dije - nje oke Shkodra e 'i gjysem, dynjaja :wink: i kam ndigjua pleqet, kur na namshin (kur na femijet bejshim sherr) ''t'ēofte zoti, n'Kuka t'Kosoves'' ( e kukat e Kosoves - 30 autominuta larg:) e tash perfundi bote e nuk po na duket aq larg! :lol: Edhe dija qenka rrotull. Zor eshte me e fole fjalen e forte, po edhe ma zor eshte ta mbajsh, e ta kthesh ne veper
aty eshte trimeria. Me i shtie ne praktike ato fjale, me duhet Nje Dite Zoti jete! Boll mire m'kane mesua me qite ne shenje, po, aferim me e vra shenjen n'fluturim, e jo te ngulur me nje dru n'toke! Puna ka mana, lum shkodra!

Edhe mua me duket se jam i shkurt 1.75m (jam matur zbathur, se me ēizme jam 1.80m), e nr.43 eshte i ēizmes - po mora zemer, kur mesova se Azem Galica, e Napoleoni paskan qene shume te shkurtė...he lum i ligu, po i forti eshte:) hahaaa

Per gabime: veē i vdekuri nuk po gabojke. M'i dijte ti, ēka ia kam marrė inati vetes - vjen e m'i del zot! Kryesorja, mos me ba gabime te medha, se te gjithe jemi te bijte e gabimit - bile them shpesh, dikush prej Te Pareve e ka bere nje gabim shume te madh e te pafalshem, qe po vuajme kaq shume, e assesi te bashkohemi, m'sa nje grusht pleshta! :lol: Jemi Lindje te vonuara, e me ece ne hap me kohen, na duhet vrap i madh, e djeresitje e madhe! Po edhe nuk po te ndihmojke vrapi, po fati!

Nuk ke faj, per moskuptimin e deshires te jeme i 'madh', sepse dikush ketu, me thirri te prezentohem me nje paragraf te vet dhe une neglizhova, se eshte zor te dalesh nga lekura jote e ta shohesh vetveten, burro! Edhe paraqitesi i kerkeses te prezantohem, me tha keshtu origjinal: '' hajde de mos prit rixha e prezantohu... po e dijme se je intelektual edhe trim edhe i madh...edhe u befsh shume ma i madh''(nuk e kishte dicka fort me te keq). U zume pakez (po pa zarar, e mora shkrimin ngase kerkova te fshihet ajo teme dhe u prezantova vet bre shkodrani:) edhe mora shembullin e atij kryemadhit - ne momentin e Drites se Shenjte -
kur iu lut zotit me krye n'dritare ''o zot banem kryemadh' (duke aluduar ne njeri te madh, kryetar a zoti e din cka ka menduar ai:) e u dashte me e prishe krejt murin e shtepise, me ia nxierr kryet. :lol:

M'ke lane pa shpirt, deri ne dy rreshtat tuaj te fundit, aty mora pak zemer
si lepuri kur deshti te mbytet n'uje prej tute dhe shpetoi kur i pa bretkocat
qe u tuten prej tij! :lol: Haj bre shkoder, u knaqem, e kurre s'u gezuam!

Gjith te Mirat, Dardan Shkodra, po mundohemi, po ''ma i madhi send osht me ia dijte njeriu hadin vetit!'' Pak si te zorshme e kishin pase fole kete fjali bre! :wink:

Ju falenderoj shume, e ma se shumeti i dua ata qe me nxierrin pune!

Vllaznia don pune!

Sinqerisht, Juaji

Odise