PDA

View Full Version : Kosova feston 6-vjetorin e hyrjes sė NATO-s


ARVANITI
12-06-05, 19:04
Ceremoni festive me rastin e ditės kur forcat e NATO-s hynė nė Kosovė pas 78 ditė bombardimesh


Kanė kaluar gjashtė vjet qė nga dita kur NATO hyri nė Kosovė, pas 78 ditė bombardimesh pėr tė dėbuar forcat serbe nga kjo krahinė. Pikėrisht hyrja triumfatore e “ēliruesve” tė Kosovės, data 11 qershor, kujtohet nė kėtė vend me ceremoni tė veēanta. Dje nė Prishtinė pėr tė shėnuar kėtė pėrvjetor ėshtė zhvilluar njė paradė e forcave paqeruajtėse tė NATO-s nė Kosovė, tė cilat e kanė vlerėsuar si shumė tė suksseshėm misionin e tyre pėr krijimin e njė ambienti tė qetė dhe sigurt pėr tė gjithė qytetarėt kosovarė. Nė Kosovė ndodhen ende 17 000 trupa paqeruajtėse tė NATO-s. Nė ceremoni, kreu i NATO-s nė Kosovė, gjenerali Yves de Kermabon, tha se pas vuajtjeve tė mėdha tė popullit tė Kosoves, aftėsia e tyre pėr tė shkuar pėrpara edhe pas humbjeve, ėshtė vėrtet frymėzuese. Gjenerali shtoi se prania e KFOR-it i mundėsoi kėtij vendi tė bukur t'i tejkalojė paragjykimet e vjetra: “Prandaj, meqė po afrohet koha kur do tė bėhet vlerėsimi i standardeve dhe kur do tė fillojnė bisedimet rreth statusit final tė Kosovės, unė vazhdoj tė besoj se ndėrhyrja e KFOR-it, pėrkundėr ēmimit, e ka arsyetuar veten”. Nė ceremoni mori pjesė edhe presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, i cili tha se “Kosova duhet tė ketė forcėn e saj mbrojtėse, por ajo do tė jetė e kufizuar, ashtu siē duhet tė kufizohen edhe ushtritė e vendeve fqinje”. Gjithashtu ai falėnderoi trupat e KFOR-it pėr gjithēka kanė bėrė pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Ndėrkohė, kreu i administratės sė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, i pranishėm nė kėtė ceremoni, shfrytėzoi rastin pėr tė shprehur bindjen e tij se “njė vit nga dita e sotme, e ardhmja e re e Kosovės do tė jetė e vėrtetuar”. Ky vit ėshtė konsideruar nga tė gjithė si viti i zgjidhjes sė statusit tė Kosovės. Perėndimi shpreson se nga vjeshta do tė hapen edhe negociatat pėr bisedimet mbi statusin, ku do tė vendoset nėse Kosova do tė bėhet e pavarur apo do tė mbetet vetėm nė emėr si pjesė e Serbisė, por me autonomi tepėr tė zgjeruar.


Periudhė shprese pėr Ballkanin

“Kėshilla mė e rėndėsishme qė SHBA-ja mund t’i ofrojė popujve tė Ballkanit ėshtė se “ata duhet ta shohin kėtė periudhė si shumė shpresėdhėnėse”. Kėshtu ėshtė shprehur dje pėr gazetarėt nėnsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, i cili vizitoi Prishtinėn dhe Beogradin dy ditė mė parė. “SHBA-ja beson se 2005-a do tė jetė viti i ndryshimeve pėr Kosovėn”, - tha Burns, duke iu referuar edhe tė dėrguarit tė OKB-sė, Kai Eide, qė sė shpejti do tė mbėrrijė nė Kosovė pėr tė bėrė procesin e rishikimit tė standardeve tė arritura. “Nė qoftė se gjithēka shkon mirė nė procesin e vlerėsimit tė standardeve, kjo do tė ēonte nė fillimin e bisedimeve pėr statusin kėtė vjeshtė”, - siguroi Burns. Ai shtoi se rishikimi i standardeve do tė tregojė se tė gjitha partitė nė Kosovė janė tė vendosura pėr tė punuar mbi decentralizimin, si dhe pėr tolerancėn pėr tė gjitha grupet e minoriteteve. Mbi tė gjitha kėrkohet shumica shqiptare nė Kosovė tė pėrcaktojė qartė se edhe serbėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė kėtė vend. “Ėshtė sensi i tolerancės qė do tė jetė nė zemėr tė ēdo lloj zgjidhjeje politike”, - shtoi Burns. Numri dy i dipolomacisė amerikane tha se “nėse bisedimet pėr statusin do tė fillojnė, atėherė SHBA-ja do tė synojė tė angazhohet nė qendėr tė tyre”. Burns pėrsėriti edhe njė herė qėndrimin amerikan qė shprehu para pak javėsh nė Kongres, se statuskuoja lidhur me statusin e papėrcaktuar tė Kosovės nuk ėshtė mė e qėndrueshme, e dėshirueshme apo e pranueshme dhe lė tė hapur mundėsinė pėr pėrsėritjen e dhunės etnike. “Shtetet e Bashkuara, -tha ai,- nuk imponojnė asnjė zgjidhje, por lidhur me idenė e ndarjes sė Kosovės kjo tashmė ėshtė jashtė ēdo diskutimi.