PDA

View Full Version : Michael Douglas, i beson veshet kirurgjise plastike


ARVANITI
16-06-05, 21:55
Michael Douglas, i beson veshet kirurgjise plastike


Nuk eshte aspak here e para, pasi ka provuar edhe here te tjera lifting per te shmangur imazhin e nje 60 vjecari, qe nuk mund te shkelqeje sa duhet perkrah bashkeshortes se tij rrezelluese. Ka qene ky motivi qe pinjolli i familjes Douglas i ka besuar veshet e tij tek nje kirurg, i cili ka arritur te sjelle ne formen me te mire, veshin e majte, qe me sa duket e ka patur nje defekt. Aktori Michael Douglas ka shkuar ne klinike i shoqeruar nga bashkeshortja e tij Catherine Zeta Jones, e cila sipas zerave i ka sugjeruar atij te kryeje kete nderhyrje kirurgjikale, me qellim uljen e volumit te vesheve te tij dhe sjelljen ne nje balance te dukshme madhesine e tyre. Douglas eshte mjaft i apasionuar pas kirurgjise plastike. Thuhet se ne vitin 2001 arriti te bente nje depilim total te kembeve, nderkohe qe pak kohe me pas u dobesua aq shume, sa ky ndryshim nuk mund te ishte kurresesi shkak i aerobise apo i ndonje diete te suksesshme.


***

Cfare s'ben pareja...